Tag: gjesti

  • “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

    “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

    Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.

    Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.

    Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët:

    Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.

    Gjesti Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.

  • “U fikën dritat, më kërkoi…”/ Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi

    “U fikën dritat, më kërkoi…”/ Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 11:04
    Egli Tako dhe Gjesti mbrëmjen e kaluar darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
    Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

    “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.
    Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.

  • Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Gjesti nuk përmbahet ndaj Eglit: Dua të të puth!

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 12:28
    Gjesti i ka shprehur Eglit se:
    Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda.

    Egli:
    E di që nuk funksionon ti këtu pa mua.
    Gjesti:
    Më të pas ty këtu dhe mos të të ngacmoj shkatërrohem. Ti më kupton shumë mirë mua. Është shumë e vështirë për mua.
    Egli:
    Mirë ke qenë ti edhe pa mua.
    Egli:
    Po ku e di ti moj?
    Gjesti:
    A të ka marrë malli të më puthësh?
    Egli:
    Jo.
    Gjesti:
    Kontradiktore. Mua po, më ka marrë shumë, më ke munguar shumë.

  • VIDEO/ Gjesti-Rozanës: Mos më ndjek, ti do vëmendje nga unë

    VIDEO/ Gjesti-Rozanës: Mos më ndjek, ti do vëmendje nga unë

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 17:23
    Krisja e miqësisë mes Gjestit dhe Rozanës vijon që të shkaktojë debate. Është Gjesti që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më nga pas. Ai i thotë se po e bezdis dhe duhet ta kuptojë që të mos e ndjekë kudo që lëviz ai. ”Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, tha ai.

  • “Nuk dua të jem me Eglin…”/Gjesti shprehet tek Valbona: Nuk është vetëm ajo e pastër

    “Nuk dua të jem me Eglin…”/Gjesti shprehet tek Valbona: Nuk është vetëm ajo e pastër

    Valbona ka diskutuar me Gjestin për Eglin dhe e ka këshilluar duke i thënë se:
    ,Mund ta përqafosh si një shoqe
    Gjesti
    Këtë e ka hëngër dreqi. I kam thënë këtu do të ta fusin të gjithë. Tani më gjuhet mua. Unë thjesht dua komunikim, nuk dua me qenë bashkë me Eglin. Dua të merrem vesh, të falim njëri tjetrin. Nuk është vetëm ajo e pastër, edhe unë jam i ngarkuar edhe i lënduar. Të dy kemi pas faj, jo vetëm unë. Nuk mundesh të mi hedhësh të gjitha mua fajet. Unë ia kam treguar të gjitha gjërat

  • Plas keq mes Gjestit dhe Rozanës: As mirëmëngjes mos më thuaj…

    Plas keq mes Gjestit dhe Rozanës: As mirëmëngjes mos më thuaj…

    Miqësia mes Gjestit dhe Rozanës ka kaluar në një fazë krize, duke u shndërruar në rivalitet për shkak të lojës dhe çmimit të madh në “Big Brother VIP 4”.
    Pasi u bën miq dhe kalonin mjaft kohë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit, situata ka ndryshuar dhe Gjesti i ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron ta ndjekë më nga pas.
    Në një moment, ai i ka thënë Rozanës se po e bezdis dhe duhet të kuptojë që nuk duhet ta ndjekë kudo që ai shkon. Gjesti është shprehur se:
    “Shpirtin ma ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”.
    Ai shtoi më tej:
    “Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjesi mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas”.
    Nga ana e saj, Rozana e kundërshtoi këtë qëndrim dhe i hodhi poshtë akuzat, duke i dhënë përgjigje të gjitha këtyre komenteve. Tensionet mes tyre janë rritur, duke i shtuar më shumë dinamizëm lojës.

  • Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo gjë të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

    Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo gjë të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

    Egli dhe Gjesti kanë sqaruar raportin mes tyre edhe në Prime-n e kësaj të marte.
    Egli komentoi darkën me Gjestin, ku theksoi se ndjeu nota pendese në faljen që kërkoi banori. Ndërsa këngëtari vuri në dukje se nuk ka luajtur me Eglin.

    “Pavarësisht zhgënjimit që kam pësuar brenda, se di pse vazhdoj të besoj se brenda Gjestit nuk është djalë kaq i keq. Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra mund të bëhen për pjesë të lojës. Zgjedh të besoj që ka edhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij. Mendoj që nuk është as rasti i parë dhe as i fundit që për egon mashkullore mund të kalojë kohë me këtë vajzë dhe në vajzë mund të thotë ’ në fund të ditës u kënaqëm dhe nuk jam i dashuruar me ty’, ndodh rëndom. Jam vajzë që beson në shanse të dyta. Gaboi, okej, nuk e kam harruar ndjesinë që kam përjetuar, por nuk dua të jetoj me pengje”, tha Egli.
    Ndërsa Gjesti u shpreh “Sot para Prime-t, ka ardhur një dron dhe pamë ca dorëshkrim. 8 bilionë klikime dhe deshta me thonë që nuk i kam bërë unë veç ato sukses, po i kam bërë bashkë me të.
    Unë kam kajt kur e kam pa. Falje kam kërkuar për senet e mia. Kam vepruar në kokën tem. Për çdo sen i kërkoj falje. Shyqyr e këna falë njëri-tjetrin. Gabime kam pasur, keqkuptime kam pas, por lojë kurrë skam pas. S’du me luajt me Eglin”.

  • Incidenti me Gjestin, zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”

    Incidenti me Gjestin, zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”

    Në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ndodhi një incident i papritur që trazoi atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
    Gerta Gixhari, në një moment të tensionuar, i hodhi alkool në sy Gjestit, duke shkaktuar një irritim të menjëhershëm dhe rritje të tensionit në sy, që e detyroi këngëtarin të kërkonte ndihmë mjekësore.
    Pas kësaj, Gjesti u largua nga shtëpia për t’u trajtuar, ndërkohë që situata në shtëpi u bë jashtëzakonisht e tensionuar. Rozana, e zemëruar për veprimin e Gertës, debatoi ashpër me të, duke shprehur indinjatën e saj.
    Po ashtu, Egli dhe Livian u shfaqën të shqetësuara dhe të trishtuara, duke shpërthyer në lot për shëndetin e Gjestit.
    Pasi tensionet u rritën, dhe Gjesti u rikthye në lojë, një zarf i zi mbërriti në shtëpi, duke njoftuar se me veprimin e Gertës, kishin kaluar kufijtë e pranueshëm dhe si pasojë, televotimi aktual u anulua.
    Gjithashtu, masa që do të merret për banoren do të bëhet e ditur gjatë Prime-it të së martës.
    Të gjithë banorët dhe telespektatorët janë në pritje të vendimit të “Vëllait të Madh”, të cilin e presim me shumë kuriozitet./ TAR