Tag: gjesti

  • Prej muajsh në heshtje, por muzika e Gjestit flet shumë

    Prej muajsh në heshtje, por muzika e Gjestit flet shumë

    Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 21:55
    Gjesti u pa për herë të fundit në publik në varrimin e vëllait të tij, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Që prej atij momenti të 27 shtatorit, artisti është zhdukur nga çdo hapësirë publike dhe digjitale, duke krijuar një heshtje që është ndjerë shumë më e rëndë se mungesat e zakonshme të yjeve të muzikës. Në mungesë të një rikthimi, katalogu i tij muzikor ka marrë një peshë të re. Në YouTube, këngët e Gjestit vazhdojnë të grumbullojnë miliona dëgjime, duke krijuar një kontrast të fortë mes heshtjes personale dhe zhurmës së vazhdueshme të artit të tij.
    “ALO”, e publikuar katër vite më parë, mbetet kënga e tij më e shikuar me 48 milionë klikime. Hitet e kohëve të fundit, si “Veshu Ndrequ” me 17 milionë apo “Princesha” me 37 milionë, vijojnë të jenë ndër më të dëgjuarat në platformë. Lista e plotë, e cila përfshin projekte të prodhuara nga Albos dhe bashkëpunime si “ANI” me Ema-n apo “Pandemia”, tregon një ritëm që nuk është zbehur, pavarësisht distancës së artistit.

    Përpara ngjarjes që tronditi jetën e tij, Gjesti kishte përfunduar edhe “Gasolina”, një duet me Dhurata Dorën. Projekti, i cilit i ishte krijuar një pritje e qartë në industrinë muzikore, mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse do të publikohet këtë vit apo nëse do të shtyhet për një moment kur artisti të jetë gati të rikthehet.

  • Gjesti shfaqet pas një kohe të gjatë larg mediave

    Gjesti shfaqet pas një kohe të gjatë larg mediave

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Humbi jetën në aksident/ Egli Tako dhe figura të njohura marrin pjesë në varrimin e vëllait të Gjesti

    Humbi jetën në aksident/ Egli Tako dhe figura të njohura marrin pjesë në varrimin e vëllait të Gjesti

    Egli Tako dhe Gjesti në ceremoninë mortore

    PEJË- Një atmosferë e rëndë dhe e mbushur me dhimbje mbizotëroi pasditen e sotme në ceremoninë mortore të 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor ditën e djeshme.
    Varrimi u zhvillua pasditen e sotme në orën 17:00, ku morën pjesë familjarë, të afërm dhe shumë miq të ngushtë të familjes Kelmendi. Në këtë moment të vështirë për reperin dhe familjen e tij, mbështetja nuk mungoi as nga figura të njohura të ekranit dhe muzikës shqiptare.
    Ndër të pranishmit ishin Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli dhe Danja Koka, ish-banorë të Big Brother. Po ashtu, këngëtarët e njohur Dafina Zeqiri dhe Yll Limani ishin të pranishëm në ceremoninë lamtumirëse, duke treguar mbështetjen e tyre për kolegun dhe mikun e tyre në këtë periudhë të dhimbshme.

    Ngjarja ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë e Eldionit, por edhe publikun dhe komunitetin artistik shqiptar, i cili ka reaguar me mesazhe të shumta ngushëllimi në rrjetet sociale./ZËRI

  • Gjesti në lot: Momenti i dhimbshëm gjatë varrimit të vëllait të tij

    Gjesti në lot: Momenti i dhimbshëm gjatë varrimit të vëllait të tij

    Në fshatin Bllagajë të Pejës u dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të artistit të njohur Gjesti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor ditën e djeshme. Ceremonia mortore u mbajt pasditen e sotme, me praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe shumë fytyrave publike, të cilët u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi në këtë moment të dhimbshëm.
    IndeksOnline publikoi një video nga varrimi, ku shihet këngëtari Gjesti duke u përballur me dhimbjen, të mos mundur të mbante lotët gjatë ceremonisë. Emocioni i tij theksoi humbjen e thellë dhe lidhjen e veçantë mes vëllezërve, duke lënë të kuptohet sa i vështirë është ky moment për familjen dhe miqtë e tyre.
     

    Të pranishmit nderuan kujtimin e Eldionit me fjalë ngushëlluese dhe heshtje respekti. Shumë nga të afërmit dhe bashkëpunëtorët e Gjestit shprehën dhimbjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe përkrahjes në një kohë kaq të vështirë.
    Mes lotëve dhe heshtjes së dhimbjes, ceremonia u mbyll me një mesazh të qartë: kujtimi i tij do të jetojë përmes dashurisë dhe mbështetjes së atyre që e rrethuan gjatë jetës.
    U prehsh në paqe, Eldion.

  • VIDEO/ Gjesti përlotet në varrimin e vëllait

    VIDEO/ Gjesti përlotet në varrimin e vëllait

    Showbiz E Shtunë, 27 Shtator 2025 17:27
    Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, si dhe shumë fytyra publike, që u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi.

  • Gjesti humbi vëllanë në aksident tragjik, Egli ngushëllon familjen e ish-partnerit: Më dhemb zemra…

    Gjesti humbi vëllanë në aksident tragjik, Egli ngushëllon familjen e ish-partnerit: Më dhemb zemra…

    Egli Tako ka bërë një postim në Facebook, përmes të cilit i dërgon ngushëllime familjes së ish-partnerit të saj, Gjesti, i cili humbi sot në një aksident të rëndë rrugor vëllanë e tij, Elidon Kelemendi.

    “Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja… Më dhemb zemra..
    Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!
    Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”.

    Gjithashtu lidhur me vdekjen e vëllait të këngëtarit kanë reaguar edhe shumë personazhe të showbiz-it shqiptar: Loredana Brati, Rizarta Hoxha, Rozana Radi, etj.

    Përmes Instagramit Radi shpreh ngushëllimet për Gjestin dhe familjen e Gjestit, ndërsa ka postuar në profilin e saj një shirit të zi.

    “Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë ”, ka shkruar Rozana Radi në Instagram.

  • “O vllau jem bre…”! Moment kur Gjesti mbërrin në vendin e aksidentit

    “O vllau jem bre…”! Moment kur Gjesti mbërrin në vendin e aksidentit

     Një aksident tragjik rrugor i ndodhur pasditen e së hënës në Pejë ka marrë jetën e Eldion Kelmendit, vëllait të këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother”, Gjesti. Sipas raportimeve, Eldioni po udhëtonte me një motor katërgomësh bashkë me një mik të tij, kur u përplasën me një automjet. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa miku i tij ndodhet në gjendje kritike në spital.
    Pamje të publikuara nga mediat në Kosovë tregojnë momentin e rëndë kur këngëtari Gjesti mbërrin në vendin e aksidentit, i tronditur dhe i shkatërruar nga dhimbja. “Oh, vëllau jem…”, dëgjohet të thotë mes lotësh, teksa familjarë dhe miq përpiqen ta mbajnë pranë në këtë moment të vështirë. Ngjarja ka prekur opinionin publik dhe ka sjellë një valë ngushëllimesh për familjen Kelmendi.

  • VIDEO / “Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti mbërrin në vendin ku vdiq vëllai i tij i mitur

    VIDEO / “Oh vëllau jem…”, momenti i rëndë kur Gjesti mbërrin në vendin ku vdiq vëllai i tij i mitur

    Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit dhe ish-banorit të “Big Brother”, fituesit Gjesti, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor në Pejë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor katërgomësh me shokun e tij, kur janë përplasur me një makinë.
    Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital.
    “Klan Kosova” ka publikuar momentin e rëndë kur Gjesti ka mbërritur në vendin ku u aksidentua për vdekje vëllai i tij, totalisht i shkatërruar, ndërsa miqtë i qëndrojnë pranë në këto orë të vështira për të gjithë.
    “Oh vëllau jem…”, dëgjohet të thotë këngëtari, duke qëndruar disa metra më tej vendit të përplasjes.

  • ‘Oh vëllau jem…’/ Prekëse, ja momenti kur Gjesti merr lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të vëllait (VIDEO)

    ‘Oh vëllau jem…’/ Prekëse, ja momenti kur Gjesti merr lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të të vëllait (VIDEO)

    Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti, u nda sot nga jeta pas një aksidenti tragjik. Lajmi i rëndë ka tronditur familjen dhe miqtë e tij.

    Një video e publikuar nga Kosova.info tregon momentin e dhimbshëm kur Gjesti mëson për humbjen e vëllait, duke prekur thellë publikun.

    Ngjarja tragjike ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur ngushëllimet për familjen Kelmendi.

  • E rëndë/ Ndërron jetë në aksident me motor vëllai i Gjestit

    E rëndë/ Ndërron jetë në aksident me motor vëllai i Gjestit

    Gjesti

    PEJË- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë. Viktima dyshohet të jetë Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti.
    Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
    Nga ana tjetër policia ende nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij./ZËRI