Bota e futbollit është ende e tronditur nga humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të dy viktima të një aksidenti të rëndë rrugor. Kjo humbje ka prekur thellë jo vetëm Portugalinë, por edhe Liverpool-in, klub në të cilin Jota kishte luajtur për 5 sezone, duke u kthyer në simbol të përkushtimit dhe profesionalizmit.
Klubi anglez, i cili tashmë kishte njoftuar vendimin për ta tërhequr simbolikisht fanellën me numrin 20 në kujtim të lojtarit të ndjerë, ka vendosur të bëjë një tjetër gjest me vlerë të madhe njerëzore. Sipas asaj që shkruan gazeta portugeze “Record”, Liverpool do t’ia paguajë familjes së sulmuesit të ndjerë të gjithë pagën e parashikuar në kontratë (rreth 15 milionë euro), deri në skadimin e saj natyral, në qershor 2027.
Ky është një akt konkret dhe i ndjerë, që dëshmon lidhjen e thellë mes klubit dhe njeriut, para se të jetë fjala për sportistin. Jota, me origjinë nga Gondomar, kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e fundit të “Reds”, duke dhënë kontribut vendimtar në fitimin e Premier League dhe duke realizuar, ndër të tjera, golin e fitores në derbin kundër Evertonit, prillin e kaluar. Ky ishte goli i tij i fundit me fanellën e Liverpool-it.
Ky gjest i klubit nag “Anfield” ka prekur tifozët dhe të gjithë botën e futbollit, duke forcuar edhe më shumë ndjesinë e përkatësisë që lidh “Reds” me komunitetin dhe lojtarët e vet, edhe përtej jetës.
Tag: gjest
-

Liverpool-i, gjest prekës për Diogo Jota. Klubi do t’ia paguajë rrogën familjes deri në vitin 2027
-

PD protestë në Samitin e Europës, Ibrahimaj: Gjest i shëmtuar
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj komenton protestën që ka paralajmëruar Partia Demokratike më 16 maj. ”Mendoj që është një gjest i shëmtuar. Në një ditë të tillë, kur e gjithë Europa vjen në Shqipëri, edhe për shkak të përmirësimit të imazhit të vendit tonë dhe punës së mirë të bërë nga qeveria Rama për të arritur në këtë ditë, unë besoj që është shumë i shëmtuar fakti që do të mbahet një protestë që vërteton atë që kemi thënë edhe herë të tjera: që PD-ja nuk ka asnjë interes të lartësojë imazhin e Shqipërisë, por ka interesat e veta të ngushta”.
-

Nusja në Elbasan votoi e veshur me vello të bardhë, reagon Rama: Një gjest emocionues qytetar!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rrallë që është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku bashkë me qytetarët e tjerë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një nuse e veshur me vello të bardhë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron çiftin në ditën e tyre, duke e quajtur këtë një gjest emocionues qytetar.Lexo edhe :Related Posts
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar.Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar”, shkruan kryeministi Edi Rama krah fotos.
/vizionplus.tv
-

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP, Nur zbulon marrëdhënien me Dijonis Bibën
Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur. Ky gjest romantik ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime në rrjet, por sot në “Ferma Club”, vetë Nur ka zbuluar autorin e surprizës: Djonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”.
“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falenderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore,” tha Nur.
Ky gjest u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimi ose romantizmi mes tyre, por deklarata e Nurit hedh poshtë çdo aludim për diçka më shumë se një miqësi.Nur mbylli rrugëtimin e saj në Ferma VIP mbrëmjen e djeshme, pasi doli në një televotim të fortë dhe të papritur.
Me vendim të Agait, ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit, fermerja doli në nominim përballë Albës, Andreas, Big Mamës, Anduelit dhe Big Bastës.
/vizionplus.tv -

Edi Rama dhe “Ata ishin 5”, një gjest simbolik me Zyliha Milotin, ikonën e qytetarisë dhe artit shkodran
Në përmbyllje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zgjodhi të largohej nga Shkodra me një gjest simbolik që ngërthen në vetvete më shumë se një numër në fletën e votimit. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai ndau një fotografi ku shfaqet me pesë gra – “Ata ishin 5” – një aludim i drejtpërdrejtë me numrin 5, pozicioni i Partisë Socialiste në fletën e votimit.
Por ajo që e bën këtë imazh të mbetet në kujtesë nuk është vetëm simbolika politike, por prania e një figure që përfaqëson në mënyrë të denjë shpirtin e Shkodrës: Zyliha Miloti, aktorja legjendare, ikona e humorit, e dramës, e qytetarisë dhe përkushtimit artistik.Zyliha Miloti, e cila vijon të jetë e pranishme në skenën e Teatrit “Migjeni” edhe sot, mbetet një emër që nuk zbehet në kujtesën kulturore të qytetit. Ajo është një frymëzim për brezat e rinj, si ato katër vajza të reja që e shoqëronin në këtë foto simbolike – ndoshta votuese për herë të parë, ndoshta zëri i një Shkodre që kërkon të dëgjohet përmes angazhimit të vet demokratik.
“Ata ishin 5”, shkruan Rama, me një nënkuptim që shkon përtej numrit dhe përshkon një horizont më të gjerë: të një vullneti që kërkon të shndërrojë Shkodrën, të rizgjojë potencialin e saj qytetar dhe të kontribuojë në projektin e madh të evropianizimit të Shqipërisë.
Në këtë mesazh të heshtur, por të qartë, përzihen politika, arti dhe trashëgimia e një qyteti që, ndonëse shpesh i lënë në margjinat e zhvillimit, vijon të jetë një nga gurët e çmuar të identitetit shqiptar. Dhe kur për këtë flasin duart, shikimet dhe prania e një gruaje si Zyliha Miloti, gjithçka merr më shumë kuptim.
Albert Vataj -

VIDEO/ Krizë mes Donald e Melania Trump? Një puthje në faqe dhe…
Donald Trump dhe Melania zbarkuan në Newark, New Jersey, pasi morën pjesë në funeralin solemn të Papa Françeskut në Romë.
Sapo zbritën nga Air Force One, Trump dhe Melania përshëndetën njëri-tjetrin me një puthje në faqe, një gjest që tërhoqi vëmendjen e gazetarëve të pranishëm.
Nga aty, rrugët e tyre u ndanë menjëherë. Presidenti hipi në helikopterin Marine One që u drejtua për në Bedminster, ku ndodhet fusha e tij e famshme e golfit, ndërsa Zonja e Parë, e cila po festonte ditëlindjen e saj të 55-të po atë ditë hipi në një makinë dhe mori një drejtim tjetër.
Destinacioni i Melanias nuk është bërë i ditur, por nuk është përjashtuar mundësia që ajo të ketë shkuar në Nju Jork për t’u bashkuar me të birin, Barron, i cili studion atje, dhe për të festuar me të.
Trump, përpara se të nisej, kishte deklaruar se do ta festonte ditëlindjen me gruan e tij në bordin e avionit presidencial, duke pranuar se nuk kishte pasur shumë kohë për të organizuar dhuratat për shkak të angazhimeve institucionale.
Megjithatë, një gjest simbolik nuk mungoi, pasi një buqetë e madhe me lule rozë u ngarkua në makinën e Melanias, një shenjë vëmendjeje pavarësisht nxitimit dhe ndarjes logjistike. -

Mourinho vijon të bëjë lajm, por jo me triumfe
Mourinho ka shpërfaqur dhe njëherë natyrën e tij eksentrike, me një gjest gati të paparë në fushat e futbollit, sa i përket trajnerëve.
Në pankinën e Fenerbahçes, ai ashtu si në pankinat e disa klubeve vitet e fundit, ai nuk po korr dot sukses, duke i mbetur ora e famës te Çelësi e Interi e jo më tutje se kaq. Dhe qartazi kjo e ka bërë edhe më nervoz se ç’është.
Kështu, pas një humbjeje të Fenerit me Gallatën për Kupën e Turqinë, 1-3, në çerekfinale, duke dalë kështu nga gara për një tjetër trofe, ai i është lëshuar homologut të ekipit kundërshtar, pra trajnerit të Gallatasarajit, Okan Buruk, duke e kapur këtë të fundit për turinjsh.
Ky gjest ka pasuar atë të Buruk, duke rënë në fushë në mënyrën më teatrale të mundshme. /tesheshi.com/Jose Mourinho attacked Galatasaray manger Okan Buruk after losing to him tonight
pic.twitter.com/dEgAsuIIoj
— Janty (@CFC_Janty) April 2, 2025