Tag: gjest

  • Pse Slavia Prague u gjunjëzua para tifozëve të saj, mbas humbjes 3-0 ndaj Interit në Champions

    Pse Slavia Prague u gjunjëzua para tifozëve të saj, mbas humbjes 3-0 ndaj Interit në Champions

    1 Tetor 2025

    11:05

    Alfred Lleshi

    Slavia Prague u mund qartë nga Interi në “San Siro”, por pas ndeshjes lojtarët e saj bënë një gjest që tërhoqi vëmendjen. Ata u afruan te linja e portës dhe u gjunjëzuan, duke drejtuar shikimin nga tifozët çekë (rreth 3.000 ishin në Milano). Ky gjest nuk ishte shenjë dorëzimi, por një mënyrë për të shprehur keqardhje dhe falënderim ndaj mbështetjes së tifozëve, edhe pse rezultati ishte zhgënjyes.
    Ndeshja ishte e vështirë dhe performanca e Slavia Prague u dëmtua nga gabime të shumta, duke e bërë detyrën thuajse të pamundur. Portieri Stanek bëri një gabim të pabesueshëm në pjesën e parë, duke i dhuruar një asist Lautaro Martínez për golin e avantazhit. Ky gabim reflekton pasigurinë e skuadrës çeke.
    Rezultati 3-0 ishte pasqyrë e forcës së Interit dhe e kufizimeve të ekipit mysafir, duke nxjerrë në pah lidhjet e dobëta dhe gabimet e rëndësishme që ndikuan në humbjen e thellë.

  • Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve

    Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve

    Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka prekur thellë opinionin publik. Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë figura publike shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre. Por kjo situatë ka hapur edhe një debat mbi mënyrën se si shprehet respekti dhe dhimbja në epokën e mediave sociale.
    Në këtë kuadër, aktorja Sara Kolami reagoi me një mesazh të fortë, duke kritikuar “spektaklin publik” që, sipas saj, shpesh shoqëron tragjeditë.
    “Në momente të tilla, familja dhe të afërmit kanë nevojë për qetësi dhe ngushëllim të sinqertë, jo për spektakël publik. Nuk matet respekti me një imazh bardh e zi apo një status të shpërndarë. Dhimbja nuk është për t’u bërë trend, por për t’u përjetuar me dinjitet,” shkroi Kolami.
    Ajo theksoi se respekti i vërtetë qëndron tek një fjalë ngushëllimi, një gjest njerëzor ose një mesazh privat, jo tek “like” dhe “view”.
    “Familja e Gjestit nuk ka nevojë për publikime të pafundme, por për heshtje, qetësi dhe ndihmë reale. Kujtimi i tij jeton tek ata që e kanë dashur, jo tek postimet që zhduken pas 24 orësh,” u shpreh aktorja.
    Mesazhi i Kolamit është përshëndetur nga shumë ndjekës që ndajnë të njëjtën shqetësim për mënyrën se si trajtohen publikisht tragjeditë personale.

  • Historia e përshëndetjes: Pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?

    Historia e përshëndetjes: Pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?

    Shtrëngimi i dorës është gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt – bazuar në kontekstin në të cilin kryhet.

    Është e mahnitshme të mendohet sesi shtrëngimi i duarve është gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur të panumërta herë nga njerëz, nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.

    Por, pse i shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin?

    Ky gjest daton që në kohët e lashta. Madje edhe atëherë ishte simbol i harmonisë universale. I gjejmë gjurmët e para arkeologjike të kësaj që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 p.e.s.), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 p.e.s.). Ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit të III-të, e ruhet në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.

    Në Perëndim kjo regjistrohet më vonë. Shtrëngimi i parë i duarve mes dy perëndeshave, si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, shihet në një reliev të shekullit V p.e.s., i cili ndodhet në Muzeun e Akropolit në Athinë.

    Shtrëngimi i dorës i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Në poemat e lashta, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si shenjë e besimit.

    Shtrëngimi i duarve midis të huajve ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit”, si një shtrëngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile. Shtrëngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të zotit Mitra në Perandorinë e madhe Romake.

    Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne me gjasë ka ndodhur më herët sesa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.

    Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e tyre mbi ballë dhe duke hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Siç shkruan bota.al, disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve u rikthye nga oborrtarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapelës.

    Përshëndetja më vonë u bë simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL KADARE: O JU KORBA QË MË HANI, SYTË E ZEZË TË MOS M’I NGANI!

  • Sharon Osbourne përkujton Ozzy-n me një gjest prekës

    Sharon Osbourne përkujton Ozzy-n me një gjest prekës

    Sharon Osbourne ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, legjendës së rokut Ozzy Osbourne, me një gjest simbolik dhe emocional. Ozzy, vokalisti ikonik i Black Sabbath, ndërroi jetë më 22 korrik në moshën 76-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi muzikore të jashtëzakonshme.
    Ceremonia e varrimit u zhvillua në rezidencën e tij në Buckinghamshire dhe ishte private, ku morën pjesë familja, miqtë më të afërt dhe figura të njohura të muzikës, përfshirë Marilyn Manson dhe kitaristin Zakk Wylde. Në fundjavë, ekipi që menaxhon llogarinë e Ozzy-t në Instagram publikoi një fotografi të fundit të tij në skenë, me mbishkrimin: “Nuk dua të them lamtumirë. Kur ta bëj, do të jesh mirë. Në fund të fundit, e bëra gjithçka për ty”. Sharon, 72 vjeç, reagoi duke e pëlqyer këtë postim, një përshëndetje e heshtur dhe e ëmbël për partnerin e jetës.
    Dokumentet zyrtare tregojnë se shkaqet e vdekjes së Ozzy-t ishin arresti kardiak, infarkti akut i miokardit dhe sëmundja e arteries koronare, si dhe komplikacionet e Parkinsonit, i diagnostikuar tek ai në vitin 2019. Vdekja e tij shkaktoi reagime të shumta në botën e muzikës dhe showbiz-it, ndërsa familja deklaroi se Ozzy u nda nga jeta “i rrethuar nga dashuria”. Ndërkohë, dokumentarë mbi jetën e tij janë duke u përgatitur nga BBC dhe Paramount+, megjithatë projekti i BBC-së është shtyrë pas shqetësimeve të familjes mbi trajtimin dhe tonin e programit.

  • Këngëtari Labi me gjest të pazakontë në dasmë: Është nga zemra dhe respekti

    Këngëtari Labi me gjest të pazakontë në dasmë: Është nga zemra dhe respekti

    Showbiz E Martë, 19 Gusht 2025 14:07
    Në zakonet e industrisë muzikore, këngëtarët shpesh marrin bakshishe të majme nëpër dasma, por Labinot Tahiri ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër. Ai tregon se në vend që të presë dhurata nga të ftuarit, është ai vetë që i jep bakshish dhëndrit.
    ”Deshta me ju përshëndet nga zemra çdo familje shqiptare. Këtë gjest e bëj prej se kam dalë në skenë, duke i hedhur bakshish fillimisht unë dhëndrit me qëllim që me i liruar të tjerët të japin aq sa kanë mundësi”, është shprehur Labi. Sipas tij, ky veprim ka një arsye të qartë, lehtësimin e barrës financiare të çifteve që shpesh shpenzojnë shumë për dasmat e tyre.

    ”Këtë gjest e bëj me ia lehtësu çdo çifti dasmën, sepse ata gjithsesi kanë shpenzuar për dasmën e tyre. Unë nuk e di për asnjë çift se si i kanë mundësitë dhe uroj që t’i kenë milionat, sepse dasma bëhet për qejf, ama gjesti im është nga zemra dhe respekti”, thekson këngëtari. Në fund, ai e mbyll mesazhin e tij me urimin e zakonshëm: ”Zoti e bekoftë çdo nuse e dhëndër. Me dashuri, Labi”.

  • Dorështrëngimi, origjina dhe domethënia e një përshëndetje universale shumë të lashtë

    Dorështrëngimi, origjina dhe domethënia e një përshëndetje universale shumë të lashtë

    Nga Mateo Ruboli

    Shtrëngimi i dorës është një gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt, bazuar në kontekstin në të cilin kryhet. Ai kryhet si midis dy njerëzve krejtësisht të panjohur për njëri-tjetrin dhe që takohen për herë të parë, ashtu edhe midis të afërmve të ngushtë, që përsëritet sipas nevojës edhe disa here për të treguar dakordësinë e ideve ose mendimeve.Është e mahnitshme të mendohet se si shtrëngimi i duarve, është një gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur herë të panumërta nga njerëz nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.Por pse i shtërngojmë duart me njëri-tjetrin?Gjesti i shtrëngimit të duarve daton që në kohët e lashta, madje edhe atëherë ishte një simbol i harmonisë universale. Në i gjejmë gjurmët e para arkeologjike që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 P.E.S), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 PE.S), dhe ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit III, e ruajtur në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.Në Perëndim, rregjistrohet pak kohë më vonë, shtrëngimi i parë i duarve mes dy Perëndeshave, të cilat shtëngrojnë duart si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, në një reliev të shekullit V P.E.S, i cili ndodhet aktualisht në Muzeun e Akropolit në Athinë.Pamja e gdhendur në reliev përshkruan Herën dhe Athinën, respektivisht perëndesha mbrojtëse të Samosit dhe Athinës, me popullin athinas që nderon atë të Samosit, për shkak se i ka qëndruar një aleat besnik, pavarësisht disfatës së flotës athinase në Agios Potamoi kundër spartanëve.Teksti është një kopje e dekretit origjinal të nënshkruar në vitin 405 P.E.S, i gdhendur në vitet 403-402 P.E.S gjatë Luftërave të Peloponezit. Në kohën e Greqisë së lashtë, shtrëngimi i duarve përcaktohej si “dexiosis” që do të thotë “të jap dorën e djathtë”, e cila në latinisht përkthehej si “dextrarum iunctio”, që megjithatë i referohej shtrëngimit të duarve midis bashkëshortëve gjatë martesës, dhe për këtë arsye përkufizohej si “inter coniuges”.Shtrëngimi i dorës. i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Një shembull është relievi i Mbretit Antioku I (69-36 P.E.S), sundimtar i shtetit të vogël helenistik Komagjeni, që është pikturuar duke shtrënguar duart me Perëndinë Herkul.Në poemat homerike, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si një shenjë e besimit, ndërsa pamjet nga ceremonitë funebre janë të zakonshme, edhe në kohët e etruskëve, dhe shfaqen shumë herë për të treguar dy bashkëshortët që shtrëngojnë duart, ose personin e vdekur që largohet përfundimisht nga jeta tokësore, duke përshëndestur të afërmit me një shtrëngim duarsh.

    Një shtëngim dore i fuqishëmShtrëngimi i duarve midis të huajve ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve, bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit” si një shtrëngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile.Shtërngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të Zotit Mitra, një prej feve më të mëdha në perandorinë e madhe romake. Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne, me gjasë ka ndodhur më herët se sa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e trye mbi ballë dhe hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve, u rrikthye të ishte popullor falë obortarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapeles.Përshëndetja më vonë u bë një simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”./VanillaMag – Bota.al/

  • Gjesti prekës i Sharon Osbourne në “lamtumirën” e saj të fundit ndaj Ozzy

    Gjesti prekës i Sharon Osbourne në “lamtumirën” e saj të fundit ndaj Ozzy

    Në momentet para funeralit të Ozzy Osbourne, Sharon Osbourne bëri një gjest të veçantë që preku mijëra fansa të vokalistit legjendar të Black Sabbath.
    Dukshëm emocionale, e veja e muzikantit ngriti të dyja duart së bashku me pjesën tjetër të familjes, duke formuar shenjën e dyfishtë të paqes drejt turmës së mbledhur, duke përsëritur gjestin karakteristik që ishte bërë sinonim i Ozzy-t gjatë gjithë karrierës së tij.

    Ky gjest i veçantë kishte një kuptim të veçantë për Ozzy-n. Siç tha ai në një intervistë për Rolling Stone në vitin 2002, “Ne ishim grupi i fundit hipi. Ne ishim të gjithë për paqen”. Edhe pse gjestet “djallëzore” u bënë të famshme ndër të tjera, Ozzy gjithmonë këmbënguli në shenjën e dyfishtë të paqes – një gjest që njerëzit e identifikonin me fytyrën e tij.
    Sharon dhe fëmijët e saj, Amy, Jack dhe Kelly, dolën nga makina në Broad Street, ku ndodhet stoli i Black Sabbath, për të parë procesionin mortor dhe për të përshëndetur publikun. Turma, duke brohoritur “Ozzy, Ozzy, Ozzy – oi, oi, oi!” dhe “Faleminderit, Ozzy”, krijoi një atmosferë prekëse.

  • Kthehet në hero jashtë fushës së blertë, ish-kapiteni i Manchester United shpëton një jetë

    Kthehet në hero jashtë fushës së blertë, ish-kapiteni i Manchester United shpëton një jetë

    31 Korrik 2025

    14:33

    Alfred Lleshi

    Një gjest i jashtëzakonshëm vjen nga Antonio Valencia, ish-ylli i Manchester United dhe kapiten i skuadrës nga viti 2009 deri më 2019. Legjenda ekuadoriane është bërë hero në vendlindje, duke parandaluar një vetëvrasje.
    Ngjarja e fortë është rrëfyer nga vetë Valencia: “Një djalë shumë i ri donte t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë. U afrova me makinë dhe falë Zotit më njohu. U përpoqa t’i thoja disa fjalë që ta bindnin. Ishte shumë e vështirë, por në fund vendosi të mos hidhej”.
    Valencia nuk flet vetëm si ish-futbollist, por si njeri që përçon një mesazh të fortë shoqëror: “Të kujdesemi për veten, për mendjen dhe zemrat tona. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Jeta është e brishtë”.
    Ky gjest prekës i një njeriu që ka fituar gjithçka në futboll tregon se në jetën reale, heronjtë nuk veshin gjithmonë fanella sportive, ndonjëherë ndalojnë makinën dhe shpëtojnë jetë.

  • Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

    Gjest i vogël, tension i madh? Lëvizja e Princit William ndez sërish spekulimet për përçarjen Kate–Meghan

    Një moment i kapur gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të Forcave Ajrore Mbretërore në vitin 2018 po komentohet sërish, pas analizës së ekspertëve të gjuhës së trupit.
    Teksa Kate Middleton përshëndeste mikpritësit në Westminster Abbey, Princi William u pozicionua mes saj dhe Meghan Markle, një lëvizje që, sipas ekspertes Judi James, mund të shihet si një “mburojë njerëzore” për të shmangur kontaktin mes dyshes.
    Ky gjest vjen në sfondin e tensioneve të dyshuara mes Meghan dhe Kate, veçanërisht pas incidentit të famshëm me fustanet e shoqërueseve të nuses në dasmën e Meghan. Ndërsa fillimisht u raportua se Meghan kishte bërë Kate të qante, më vonë ishte Meghan ajo që tha se ndodhi e kundërta, por Kate i kishte kërkuar ndjesë dhe i kishte sjellë lule.
    Sipas ekspertes, veprimi i William-it mund të ketë qenë gjithashtu një përpjekje për të ruajtur etikën mbretërore, por për shumë persona, mbetet një nga shenjat e para të përçarjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes.

  • Sërish në gjunjë për Melonin, Rama “rrëmben” vëmendjen në Itali

    Sërish në gjunjë për Melonin, Rama “rrëmben” vëmendjen në Itali

    Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ukraine Recovery Conference 2025”.

    Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase me një gjest të veçantë ndaj homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

    Në një video të publikuar nga mediat, Rama shfaqet duke iu ulur në gjunjë Melonit. Ky gjest simbolik nuk është i pari, pasi Rama bëri të njëjtën gjë edhe më 16 maj, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë.
    Mes 47 liderëve të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, Rama zgjodhi që Meloni t’i ulej në gjunjë, një veprim që u komentua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare./vizionplus.tv