Tag: gjest

  • Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

    Rama kujton strehimin e afganëve në Shqipëri: Bamirësia është disiplinë, jo gjest i rastësishëm

    Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri Edi Rama ka folur për konceptin e bamirësisë dhe solidaritetit, duke sjellë në vëmendje strehimin e afganëve në Shqipëri pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të NATO‑s nga Afganistani. Kryeministri e cilësoi atë si një provë të karakterit të vendit.
    Sipas tij, ky veprim tregoi se pavarësisht madhësisë dhe pasurisë së kufizuar, Shqipëria nuk mund të kishte “një shpirt më të vogël” se vendet më të mëdha dhe më të pasura.

    “Bamirësia nuk është një gjest, as një ngjarje, është disiplinë dhe ndaj të dyja jetojnë bashkë, edhe shpresa që pa bujarinë kthehet në abstraksion, ndërsa bamirësia pa shpresën kthehet në ofendim. Unë e kam përjetuar lidhur me mënyrën e qeverisjes dhe sesi shtete nuk ndërtohen vetëm me buxhete dhe politika, pikërisht në atë ngjarjen lidhur me afganët. Ishte një moment kur Amerika i la mbrapa duke tërhequr me vete gjithë NATO-n, të gjithë ata që i kishte nxjerrë nga errësira me premtimin se me ardhjen e Amerikës dhe NATO-s në Afganistan, çdo gjë do ndryshonte në jetën e tyre. aty kam parë Amerikën tjetër, kam kuptuar forcën e jashtëzakonshme të atij vendi kur njerëz nga më të ndryshmit u bënë bashkë dhe vinin telefonatat më të çuditshme që kërkonin ndihmë dhe e kërkonin këtu nga Shqipëria sepse ne u bëmë i vetmi vend që hapi dyert për afganët. Ne pamë pasqyrën ku reflektohej shpirti ynë dhe shpirti ynë, pavarësisht se jemi një ndër vendet më të vogla të NATO-s dhe më pak të pasura, nuk mund të ishte aq i vogël sa shpirti i atyre që mund të jenë më të pasur dhe më të mëdhenj se ne”, tha Rama.
    Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se bamirësia shpesh keqkuptohet, duke u parë si një akt i thjeshtë dhurimi. Ai shtoi se bamirësia nuk është një gjest i rastësishëm, por një disiplinë që ecën paralelisht me shpresën.
    “Bamirësia e vërtetë nuk është bujari me atë që ti ke të tepërt, por bujari në radhë të parë me vetveten, bujari që mishërohet te shprehja: Lum kush jep, jo kush merr. Bamirësia është një vendim për ta hapur veten ndaj tjetrit dhe për të mos e parë tjetrin si të huaj, si një barrë kur ai është në vështirësi, por si një pasqyrë ku reflektohet masa e njerzëllëkut që ke ti vetë”, u shpreh kryeministri.

  • Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të

    Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të

    27 Tetor 2025

    13:54

    Alfred Lleshi

    “Mundo Deportivo”, gazetë katalanase, shkruan se Jude Bellingham është i respektuar në Angli, por në Spanjë ka treguar herë pas here imazhin e tij më të keq. Në fund të “El Clásico” ndaj Barcelonës, mesfushori festoi fitoren e Real Madridit me një gjest të pahijshëm, duke imituar prekjen e organeve gjenitale, ndoshta drejtuar tifozëve të Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.
    Kjo nuk ishte hera e tij e pare në këtë version. Vitin e kaluar, gjatë “Euro 2024” ndaj Sllovakisë, Bellingham bëri të njëjtin gjest pas golit, duke thënë se ishte “shaka për disa miq në tribunë”. Atëherë, ai u ndëshkua me një ndeshje pezullim dhe 30.000 euro gjobë.
    Edhe këtë herë, në ndeshjen e nxehtë ndaj Barcelonës, u pa duke bërë të njëjtin gjest, këtë herë me gjuhën jashtë. A do të marrë dënim për gjestin si në Europianin e vitit të kaluar? Mbetet të shihet nëse La Liga-s ia “vrasin sytë” gjeste të tillë jo të hijshme…

  • Ish-ylli i Juventus-it “skuqet” pa bërë faull: gjesti ishte i pafalshëm (Video)

    Ish-ylli i Juventus-it “skuqet” pa bërë faull: gjesti ishte i pafalshëm (Video)

    Disa gjeste nuk kalojnë pa u vënë re, por disa shkojnë në drejtimin e gabuar. Po flasim për Kaio Jorge, i cili është rikthyer në qendër të vëmendjes.
    Ish-lojtar-i i Juventus-it u kap nga kamerat e VAR gjatë ndeshjes midis Atlético Mineiro dhe Cruzeiro dhe u ndëshkua me karton të kuq.
    Nuk ishte për shkak të një faulli apo një ndërhyrjeje agresive, por përkundrazi një gjest me duar që u konsiderua i tepërt: i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit, ai akuzoi gjyqtarët për “vjedhje”.
    Ishte goli i ekipit vendas që shkaktoi reagimin e sulmuesit. Vendimi i gjyqtarit për të dhënë një goditje nga këndi, e cila çoi në gol, në vend të një rivënie fundore, me sa duket nuk ishte diçka me të cilën braziliani ishte dakord.

    kaio jorge expulso após fazer sinal de roubo em campo pic.twitter.com/r0obkzoA4D
    — out of context brasileirão (@oocbrsao) October 16, 2025

    Jorge më pas akuzoi ekipin tjetër për vjedhje, me bashkëpunimin e gjyqtarëve. Një gjest i bujshëm që të kujton “prangat” e famshme të Mourinho-s gjatë ndeshjes Inter-Sampdoria në vitin 2010.
    Megjithatë, në këtë rast, gjyqtari nuk vuri re asgjë dhe vetëm ndërhyrja e VAR sinjalizoi nevojën për ndëshkimin e lojtarit.

  • Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

    Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!

    Nga Lutfi Dervishi
    Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
    Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
    Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
    UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
    Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
    Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
    Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA.
    Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
    Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila
    prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
    Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.

  • Karton i verdhë për shqiponjën?! Po ajo është në fanellë

    Karton i verdhë për shqiponjën?! Po ajo është në fanellë

    Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
    Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
    Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
    UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.
    Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
    Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
    Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
    Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.
    Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA. Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
    Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
    Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.
    Shkruar nga Lufti Dervishi

  • Jozi Marku nderon vëllain e ndjerë të Gjestit me një gjest prekës

    Jozi Marku nderon vëllain e ndjerë të Gjestit me një gjest prekës

    Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, ka treguar një anë të ndjeshme të vetes gjatë paraqitjes së tij të fundit në emisionin “Kosovë Show”, ku bëri një gjest human që preku publikun dhe ndjekësit e programit. Përpara se të fliste për përvojën e tij brenda shtëpisë së famshme dhe debatet me banorët, Jozi kërkoi një minutë heshtje në nder të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili ndërroi jetë tragjikisht pak javë më parë në një aksident me motor.
    Ky veprim u konsiderua si një moment reflektimi dhe respekti, veçanërisht duke marrë parasysh marrëdhënien e tensionuar që Jozi kishte pasur me Gjestin gjatë kohës në BBVA, ku debatet mes tyre kulmuan edhe me një incident fizik që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
    Pavarësisht konflikteve të së kaluarës, Jozi u shpreh se ndien keqardhje të thellë për humbjen e pësuar nga ish-bashkëbanori dhe se një ngjarje e tillë e tejkalon çdo përplasje të dikurshme. Ai theksoi se jeta është shumë më e vlefshme se konfliktet televizive dhe se në raste të tilla, solidariteti dhe empatia duhet të jenë përpara gjithçkaje.
    Gjestit dhe familjes së tij iu përcollën ngushëllimet publike në një moment të heshtur, që u vlerësua nga publiku si një akt i vërtetë njerëzor.

  • Mungesa e flamurit shqiptar në stadium, justifikohet federata serbe: E hoqëm për të evituar incidente

    Mungesa e flamurit shqiptar në stadium, justifikohet federata serbe: E hoqëm për të evituar incidente

    Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.
    E pyetur nga Top Channel Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset në stadiumin e Leskovacit përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit. Sfida do të startojë sot në orën 20:45.

  • Mungesa e flamurit shqiptar në stërvitjen e kombëtares, reagon federate serbe

    Mungesa e flamurit shqiptar në stërvitjen e kombëtares, reagon federate serbe

    Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.
    E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq.
    Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

  • Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, Federata Serbe: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse….

    Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, Federata Serbe: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse….

    Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë. 
    Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar. 
    E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit. 

  • Serbia provokon sërish, flamuri shqiptar nuk vendoset në stadiumin e Leskovcit

    Serbia provokon sërish, flamuri shqiptar nuk vendoset në stadiumin e Leskovcit

    Teksa vetëm një ditë na ndan nga “finalja” mes Serbisë dhe Shqipërisë në Leskovc, skuadra kuqezi zhvillon këtë të premte seancën e fundit.

    Në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.
    Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.
    Pritet në orët në vijim nëse UEFA dhe FIFA do të ndërhynë për këtë gjest dhe të vendosin flamurin shqiptar në stadium.