Tag: gjermanisë

  • Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës

    Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës

    Kombëtarja U-21 ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit shtator ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.
    Ekipi zhvilloi pasditen e sotme seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët kanë mbërritur në grumbullim dhe grupi ishte i plotë në stërvitjen e parë.

    Trajneri Alban Bushi, gjatë kësaj seance stërvitore, vëzhgoi nga afër gjendjen fizike të lojtarëve dhe provoi disa skema të ndryshme taktike.
    Kombëtarja U-21 do të mbyllë të enjten përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore ndaj Gjermanisë U-21, e cila do të luhet të premten, në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.
    Hyrja në stadium për këtë ndeshje është falas dhe të gjithë tifozët janë të ftuar të mbështesin kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit.

  • Programi i Kombëtares U-21 për dy miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës

    Programi i Kombëtares U-21 për dy miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës

    Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.
    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.
    Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur.
    Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.
    Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

  • Programi i Kombëtares U21 për dy miqësoret ndaj Gjermanisë e Zvicrës

    Programi i Kombëtares U21 për dy miqësoret ndaj Gjermanisë e Zvicrës

    Kombëtarja U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 dhe Zvicrës U-21.

    Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, do të bëjë publike listën të shtunën, më 30 gusht, dhe më pas, po atë ditë në orën 11:00, do të dalë në konferencë për mediat nga “Shtëpia e Futbollit”.

    Grumbullimi zyrtar do të nisë të dielën, më 31 gusht, ku pasdite do të zhvillohet edhe seanca e parë stërvitore me lojtarët që do të kenë mbërritur.

    Ndeshja e parë miqësore, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

    Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

  • Ministri gjerman: Putin duhet ta ketë të qartë, mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet

    Ministri gjerman: Putin duhet ta ketë të qartë, mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

    “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz.
    “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil.

    “Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai.
    Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.
    Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.
    “Për këtë qëllim, ne po bashkëpunojmë ngushtë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.
    Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.
    Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.
    Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës. /REL/

  • Ministri gjerman në Kiev: Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë

    Ministri gjerman në Kiev: Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

    “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz.
    “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil.

    “Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai.
    Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.
    Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.
    “Për këtë qëllim, ne po bashkëpunojmë ngushtë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.
    Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.
    Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.
    Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës.

  • Ministri gjerman: Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

    Ministri gjerman: Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

    Bota E Hënë, 25 Gusht 2025 09:38
    Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

    “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz.
    “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil.
    “Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai.
    Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.
    Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.
    “Për këtë qëllim, ne po bashkëpunojmë ngushtë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.
    Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.
    Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.
    Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës.

  • Ministri gjerman në Kiev: Ukraina do të mbështetet nga Gjermanisë

    Ministri gjerman në Kiev: Ukraina do të mbështetet nga Gjermanisë

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qartë se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën nuk po zbehet, tha të hënën ministri i Financave dhe zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil, pasi mbërriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për një vizitë të paparalajmëruar.

    “Putini nuk duhet të ketë iluzione se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mund të ndalet”, tha Klingbeil, kryetar i Partisë Socialdemokrate, e cila është partnere e vogël në koalicionin qeverisës të udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz.
    “Përkundrazi, ne mbetemi mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës në botë dhe më i madhi në Evropë”, theksoi Klingbeil.
    “Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Gjermanisë”, shtoi ai.
    Klingbeil i bëri thirrje Putinit të dëshmojë se është i interesuar për paqe në luftën më vdekjeprurëse në Evropë në 80 vjetët e fundit, e cila shpërtheu në shkurt të vitit 2022.
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shtyrë për përfundimin e shpejtë të luftës, por Kievi dhe aleatët e tij shqetësohen se ai mund të përpiqet ta imponojë një marrëveshje sipas kushteve të Rusisë.
    Klingbeil tha se Ukraina duhet të përfshihet në bisedime dhe se janë të domosdoshme armëpushimi dhe garancitë e besueshme të sigurisë për të pasur paqe të qëndrueshme.
    “Për këtë qëllim, ne po bashkëpunojmë ngushtë në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.
    Ndër opsionet e paraqitura këtë javë për sigurinë e Ukrainës pas një marrëveshjeje të mundshme të paqes, si presidenti francez, Emmanuel Macron, ashtu edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehën mbështetje për dërgimin e trupave si pjesë e një koalicioni të vullnetit.
    Merz gjithashtu ka treguar se Gjermania është e hapur për pjesëmarrje në këtë koalicion, por do të përballej me kundërshtime si nga brenda ashtu edhe nga jashtë spektrit të tij politik për këtë çështje.
    Sipas Ministrisë së Klingbeilit, Qeveria gjermane e ka mbështetur Ukrainën me 50.5 miliardë euro që nga fillimi i luftës./REL

    Top Channel

  • Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

    Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

    Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës.

    “Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë.
    “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai.

    Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është e ekstremit të djathtë synon të shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë.
    “Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore për ta ndaluar AfD-në”, tha ai.
    Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani – e njohur si Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës – në maj e shpalli AfD-në “grup ekstremist të krahut të djathtë”.
    Përdorimi i këtij termi më vonë u pezullua, teksa po shqyrtohet një ankesë e dorëzuar nga kjo parti në Gjykatën e Apelit.
    Agjencitë e inteligjencës në nivel shtetëror kanë bërë klasifikime të ngjashme për degët lokale të AfD-së, partisë më të madhe opozitare në Gjermani.
    Ndërsa SPD-ja e Klingbeilit po kërkon krijimin e një grupi pune për të mbledhur dëshmi nëse AfD-ja vepron në mënyrë antikushtetuese, blloku konservator i Merzit mbetet skeptik dhe beson se procedurat ligjore mund të rrisin mbështetjen për AfD-në.
    Një kërkesë për ndalim mund të dorëzohet nga njëra nga dy dhomat e Parlamentit ose nga Qeveria, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka fuqinë për të vendosur masën e ndalimit./REL/

  • Zëvendëskancelari gjerman, kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

    Zëvendëskancelari gjerman, kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

    Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës.
    “Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë.
    “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai.
    Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është e ekstremit të djathtë synon të shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë.
    “Për këtë arsye, demokratët janë të obliguar që seriozisht ta shqyrtojnë mundësinë e procedurave ligjore për ta ndaluar AfD-në”, tha ai.
    Agjencia për inteligjencë të brendshme në Gjermani – e njohur si Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës – në maj e shpalli AfD-në “grup ekstremist të krahut të djathtë”.
    Përdorimi i këtij termi më vonë u pezullua, teksa po shqyrtohet një ankesë e dorëzuar nga kjo parti në Gjykatën e Apelit.
    Agjencitë e inteligjencës në nivel shtetëror kanë bërë klasifikime të ngjashme për degët lokale të AfD-së, partisë më të madhe opozitare në Gjermani.
    Ndërsa SPD-ja e Klingbeilit po kërkon krijimin e një grupi pune për të mbledhur dëshmi nëse AfD-ja vepron në mënyrë antikushtetuese, blloku konservator i Merzit mbetet skeptik dhe beson se procedurat ligjore mund të rrisin mbështetjen për AfD-në.
    Një kërkesë për ndalim mund të dorëzohet nga njëra nga dy dhomat e Parlamentit ose nga Qeveria, dhe vetëm Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka fuqinë për të vendosur masën e ndalimit./REL

  • Ekonomia e Gjermanisë bie përsëri në ‘territor negativ’, rënia më e madhe në një vit

    Ekonomia e Gjermanisë bie përsëri në ‘territor negativ’, rënia më e madhe në një vit

    Ekonomia më e madhe e Europës u tkurr me 0.3% ndërsa eksportet dhe investimet ranëEkonomia e Gjermanisë u tkurr me 0.3% në tremujorin e dytë, një tkurrje më e mprehtë se sa ishte vlerësuar më parë, sipas të dhënave zyrtare.Një vlerësim i shpejtë në korrik fillimisht kishte treguar për një tkurrje prej 0.1% në periudhën prill-korrik. Rishikimi i së premtes pasqyron një rënie më të thellë në prodhim dhe investime sesa mendohej fillimisht.Gjermania ra përsëri “në territor recesioni”, shkroi Carsten Brzeski, kreu global i makro-ekonomisë i ING. “Duket gjithnjë e më e pamundur që ndonjë rimëkëmbje e konsiderueshme të materializohet para vitit 2026.”PBB-ja gjermane është tkurrur në gjashtë nga 10 tremujorët e fundit dhe po luhatet në nivelin e vitit 2019. Rënia e tremujorit të dytë, më e madhja në një vit, kompenson një performancë më të mirë se sa pritej në tre muajt e parë, kur ekonomia më e madhe e Europës u rrit me 0.3 për qind, ndërsa eksportet në SHBA u rritën në pritje të tarifave nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.Kancelari Friedrich Merz ka liruar kontrollin e rreptë të borxhit të Gjermanisë dhe ka premtuar të nisë një investim të financuar nga borxhi me vlerë 1 trilion euro gjatë viteve të ardhshme, ndërsa ekonomistët parashikojnë se efektet pozitive të rritjes do të bëhen të dukshme vitin e ardhshëm.Rritja do të shfaqet gjatë “tremujorëve të ardhshëm”, tha Ralph Solveen, ekonomist në Commerzbank. Ai vuri në dukje efektet pozitive nga normat e ulëta të interesit të Bankës Qendrore Europiane, të cilat u përgjysmuan në 2 për qind gjatë 12 muajve të fundit, dhe zgjerimin fiskal të ardhshëm të Gjermanisë. Por ai gjithashtu paralajmëroi se rimëkëmbja ka të ngjarë të jetë “shumë modeste”.Pas marrëveshjes tregtare SHBA-BE të rënë dakord në fund të korrikut, tregtarët kanë ulur pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave nga BQE këtë vit. Ata tani po vlerësojnë një probabilitet më pak se 50 përqind për një ulje tjetër prej një çerek pike deri në dhjetor.Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, paralajmëroi të mërkurën se nxitja në fillim të vitit nga kompanitë që ndaluan eksportet për t’iu paraprirë tarifave të SHBA-së “tani po përmbyset”. “Ngadalësimi i pritur i rritjes së Eurozonës ishte tashmë i dukshëm në tremujorin e dytë të këtij viti”, tha ajo.Eksportet e mallrave të Gjermanisë ranë me 0.6% në tremujorin e dytë. Investimet në mallra kapitale ranë me 1.9%, pjesërisht të nxitura nga një rënie e ndjeshme e blerjeve të automjeteve të korporatave. Ndërtimi ra me 2.1%. Rënia u kompensua pjesërisht nga një rritje prej 0.8% e konsumit qeveritar dhe një rritje prej 0.1% e konsumit privat. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.