Pas reagimit të Ambasadës së SHBA-së dhe kryeministrit Rama, edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka postuar një deklaratë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku ambasadori gjerman i shpreh urime Klodian Brahos.
Ambasadori Bergner thotë se mirënjohja i shkon edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës.
“Lufta e vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka një rëndësi të jashtëzakonshme nga këndvështrimi i Gjermanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin ne e mbështesim. Për punën e rëndësishme të SPAK-ut mbeten thelbësore integriteti, pavarësia dhe respektimi i standardeve më të larta të shtetit të së drejtës.”
“I uroj shumë sukses Klodian Brahos dhe të gjithë punonjëseve e punonjësve të SPAK-ut në detyrën e tyre ambicioze, si dhe një bashkëpunim të frytshëm me institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Mirënjohja ime sot shkon edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për procesin transparent të zgjedhjes dhe për të gjitha institucionet e drejtësisë në Shqipëri, të cilat çdo ditë kontribuojnë për shtetin e së drejtës”, thuhet në reagimin e Ambasadorit të Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.
Tag: gjermanisë
-

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon
-

VIDEO/ Sporting frikëson Bayernin në Champions, por kampionët e Gjermanisë përmbysin ndeshjen
Bayern fiton 3-1 ndaj Sportingut në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së ligës në Champions.
Kampionët e Gjermanisë ushtruan presion në pjesën e parë, por nuk e gjetën dot golin. Në fillimin e pjesës së dytë, një autogol i Kimmich i dhuroi avantazhin mysafirëve nga Lisbona.Ekipi i Kompany reagoi dhe vendosi ekuilibrat. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, Gnabry përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Karl përmbysi llogaritë, ndërsa Tah gjeti golin e qetësisë. Bayern shkon në kuotën e 15 pikëve në Champions.
-

Gjermania përgatitet për luftë, shërbim ushtarak i detyrueshëm
Bota E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 11:00
Parlamenti i Gjermanisë, Bundestag, ka votuar për të futur shërbimin ushtarak vullnetar, në një masë që synon të forcojë mbrojtjen kombëtare pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e Gjermanisë ndaj ushtrisë së saj dhe vjen pas përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të krijuar ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës.
Ndryshimi do të thotë që të gjithë 18-vjeçarëve në Gjermani do t’u dërgohet një pyetësor që nga janari i vitit 2026, ku do të pyeten nëse janë të interesuar dhe të gatshëm të bashkohen me forcat e armatosura. Formulari do të jetë i detyrueshëm për burrat dhe vullnetar për gratë. Nxënësit në shkolla në të gjithë Gjermaninë kanë thënë se do t’u bashkohen grevave për të protestuar kundër këtij vendimi.«Nuk duam të kalojmë gjysmë viti të jetës sonë të mbyllur në kazerma, duke u stërvitur dhe duke mësuar të vrasim», shkruan organizatorët e protestave në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.
“Lufta nuk ofron asnjë perspektivë për të ardhmen dhe shkatërron jetesën tonë.”, pohuan ata.
Vetëm në Hamburg, rreth 1,500 njerëz pritej të bashkoheshin me protestat dhe drejtorët e shkollave i paralajmëruan prindërit të mos i nxirrnin fëmijët e tyre nga shkolla për atë ditë. Deputetët gjermanë votuan me 323 vota pro dhe 272 kundër për të mbështetur ndryshimin.
Muajin e kaluar, Franca tha se po prezantonte 10 muaj trajnim ushtarak vullnetar për 18 dhe 19-vjeçarët. -

Gjermania gjen “Toni Kroos i ri”, është vetëm 16 vjeç dhe kushton 20 milionë euro
4 Dhjetor 2025
20:55
Telesport
Në Gjermani janë të lumtur se më në fund mund të kenë gjetur “Toni Kroos i ri”. Bëhet fjalë për Kennet Eichhorn, 16-vjeçarin e Hertha Berlin, i cili shënoi golin e parë për ekipin kryeqytetas në fitoren 6-1 ndaj Kaiserlautern për Kupën e Gjermanisë.
Eichhorn është një titullar i rregullt te Hertha Berlin dhe është një nga dy mesfushorët qëndrorë para mbrojtjes. Pas golit dhe perfomancës në Kupën e Gjermanisë, por edhe në Bundesligën, mediet gjermane besojnë se ai mund të jetë “Toni Kroos i ri”.
Kjo gjë jo vetëm për shkak të stilit të ngjashëm të lojës, por edhe për qetësinë dhe sigurinë që ka ky adoleshent, cilësi të rralla për një lojtar të moshës së tij. Vlera e tij në treg është 20 milionë euro dhe për të ka një numër të madh ekipesh që interesohen, ku listës i prisn sigurisht Bayern Munich, por nuk mungojnë edhe klubet e tjera të mëdha jashtë Gjermanisë, si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe klubet e Premier League. -

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave pas tensioneve të larta me Rusinë
Ushtria e Gjermanisë ka vënë në funksion pjesën e parë të një sistemi të mbrojtjes kundër raketave balistike në vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, me qëllim që të mbrohet më mirë Evropa në një kohë kur tensionet janë të larta me Rusinë.
Sistemi Arrow (Shigjeta), i prodhuar në Izrael dhe i zhvilluar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të jetë pjesë e nismës së gjerë Mburoja e Qiellit Evropian, që u lansua pak pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, që ngriti shqetësimet për boshllëqet e mundshme në mbrojtjen ajrore të vendeve evropiane të NATO-s. “Për herë të parë po fitojmë aftësinë për paralajmërim të hershëm dhe mbrojtje kundër raketave balistike me rreze të gjatë veprimi për popullsinë dhe infrastrukturën tonë”, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
“Po forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s dhe po përmbushim një obligim planifikues të NATO-s. Po demonstrojmë që Gjermania po merr përgjegjësi”,shtoi ai.
Marrëveshja për furnizimin e sistemit Arrow 3, e nënshkruar në vitin 2023, u përshkrua si kontrata më e madhe ushtarake e eksportit në historinë e Izraelit.
Sistemi është dizajnuar që të shkatërrojë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi që fluturojnë mbi atmosferën e Tokës.
Ai përbëhet nga sisteme radar për zbulim, lëshues raketash dhe një sërë raketash penguese që, sipas raportimeve, janë në gjendje të godasin objektiva në lartësi deri në 100 kilometra.
Një delegacion izraelit iu bashkua zyrtarëve ushtarakë gjermanë në bazën ajrore Holzdorf në pjesën lindore të Gjermanisë në një ceremoni që shënoi dislokimin zyrtar të pjesëve të para të sistemit Arrow 3.
Dislokimi i së mërkurës shënoi herën e parë që një sistem Arrow është vendosur jashtë Izraelit, një gjë që Ministria gjermane e Mbrojtjes e përshkroi si “një sinjal të qartë për lidhjet e ngushta dhe partneritetin mes Izraelit dhe Gjermanisë”.
Elemente të tjera pritet të dislokohen në lokacione të tjera në Gjermani sapo sistemi të jetë plotësisht operacional.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, Izraeli kishte dislokuar sistemin e vet Arrow 3 për të rrëzuar dhjetëra raketa balistike iraniane gjatë përleshjeve gjatë vitit të kaluar.
Sistemi Arrow 3 i jep Gjermanisë një mbulim me rreze të gjatë, që plotëson sistemet aktuale gjermane Patriot me rreze të mesme, si dhe raketat me rreze të shkurtë veprimi, Iris-T.
Në total, 23 vende të tjera janë bashkuar me nismën Mburoja e Qiellit Evropian, që udhëhiqet nga Gjermania. Berlini kishte propozuar nisjen e kësaj iniciative në gusht të vitit 2022./REL -

Kompany: Gjithnjë duam të shkojmë në finale, por duhet shumë punë për të arritur aty
Shorti për raundin e 16-të të Kupës së Gjermanisë nuk mund të kishte shkuar më mirë për Vincent Kompany dhe Bayern Munich. Pas humbjes ndaj Arsenal në Ligën e Kampionëve, ekipi gjerman u rikthye te fitorja në Bundesligë kundër St. Pauli, duke ruajtur epërsinë ndaj rivalëve
Dhe tani, bavarezët janë duke u përgatitur për t’u përballur me Union Berlin sot në Kupën e Gjermanisë. Dhe kjo do të kërkojë një shfaqje force, pasi ata nuk kanë arritur në finalen e turneut për pesë vjet rresht. “Kjo fitore nuk do të na çojë në finale, por do të na afrojë me të”, tha trajneri i “Die Roten”.
“Gjithmonë mund të thuash se do të fitosh gjithçka. Finale, finale, finale. Por duhet punë, duhet qëndrimi i duhur. Nëse sot tregojmë sa të uritur jemi për të arritur në finale, e di që mund ta bëjmë“, shtoi Kompany.
Finalja e Kupës së Gjermanisë është një nga objektivat e sezonit dhe këtë gjë e di edhe Kompany: “Nuk ka mundësi tjetër, e ndiejmë edhe ne këtë. Por së pari duhet të japim një shembull. Dhe shpresoj që sot të mund të tregojmë sa shumë duam të arrijmë atje.”
Trajneri belg i Bayern Munich, megjithatë, nuk ndjen ndonjë presion të veçantë përpara ndeshjes eliminatore; përkundrazi: “Është një presion i mirë dhe mund të rritet edhe më tej. Jemi të përgatitur për çdo gjë. Por ky presion zakonisht është pozitiv për ne.” -

Plani sekret i Gjermanisë për luftë kundër Rusisë
Quhet “Oplan Deu” dhe është plani sekret i Gjermanisë për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Rreth dhjetë oficerë të lartë gjermanë u mblodhën dy vjet e gjysmë më parë në një kompleks ushtarak në Berlin për të punuar mbi këtë dokument. Pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 i dha fund dekadave të stabilitetit në Evropë, duke nxitur një proces të shpejtë riarmatosjeje. Siç e ka përmbledhur kancelari Friedrich Merz, “kërcënimet janë reale” dhe, edhe pse “nuk jemi në luftë, nuk jetojmë më në kohë paqeje”.
Por fati i një konflikti të mundshëm nuk varet vetëm nga numri i trupave dhe i armëve. Ai do të përcaktohet edhe nga suksesi i një operacioni gjigant logjistik, zemra e “Operativplan Deutschland”, Oplan Deu, një dokument i klasifikuar prej 1 mijë e 200 faqesh, hartuar pas mureve të kompleksit ushtarak Julius Leber në Berlin.
Plani gjerman
Sipas Wall Street Journal (WSJ), projekti përshkruan në detaje se si 800 mijë ushtarë gjermanë, amerikanë dhe nga vende të tjera të NATO-s do të zhvendoseshin drejt lindjes, në drejtim të vijës së frontit. Plani harton portet, lumenjtë, hekurudhat dhe rrugët që do të përdornin, si dhe mënyrën se si do të furnizoheshin dhe mbroheshin gjatë rrugës.
“Pavarësisht nga pika e mundshme e nisjes”, thotë Tim Stuchtey, drejtor i Brandenburg Institute for Society and Security, duke marrë parasysh se Alpet përbëjnë një barrierë natyrore, çdo lëvizje e NATO-s kundër Rusisë do të duhej të kalonte përmes Gjermanisë.
Kjo do të kërkonte një mobilizim të të gjithë shoqërisë, një “zhbërje të vijës mes civilit dhe ushtarakut”, që WSJ e përshkruan si kthim tek mentaliteti i Luftës së Ftohtë, por i përditësuar me kërcënimet e reja. Dhe këtë herë të penguar nga probleme që nuk ekzistonin dikur, infrastrukturë e amortizuar, legjislacion i papërshtatshëm dhe ushtri më e vogël.
Sa i përket kohës, nuk ka siguri. Zyrtarë gjermanë kanë deklaruar së fundmi se Rusia mund të jetë e gatshme t’i sulmojë vendet e NATO-s në vitin 2029. Por incidentet e shpeshta të spiunazhit, sabotazhit dhe ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të Evropës, shumë prej tyre të atribuuara Moskës, sugjerojnë se përgatitjet mund të vijnë më shpejt. Ndërkohë, një armëpushim i mundshëm në Ukrainë, të cilin SHBA-të po e shtyjnë, do t’i lironte Rusisë kohë dhe burime për të përgatitur një ofensivë ndaj anëtarëve të NATO-s.
Provat e para
“Qëllimi është të parandalojmë luftën duke i treguar armikut se një sulm i tyre do të dështojë”, shpjegon një oficer i lartë gjerman, një nga hartuesit e parë të planit.
Përmasat e këtij ndryshimi u panë këtë vjeshtë, kur Rheinmetall ngriti në fshatrat e Gjermanisë Lindore një kamp nate për 500 ushtarë: fjetore, 48 kabina dushi, pesë pika furnizimi me karburant, një kuzhinë fushore, dronë mbikëqyrës dhe roje të armatosura. U ndërtua për 14 ditë dhe u çmontua për shtatë.
Operacioni nxori në pah edhe problemet. Terreni nuk mund të mbante të gjithë mjetet dhe përbëhej nga parcela të ndara, gjë që detyroi Rheinmetall të transportonte ushtarët vazhdimisht.
Në një provë të mëparshme u zbulua nevoja për një semafor të ri në një pikë specifike për të shmangur bllokimet e trafikut kur kalonin autokolonat ushtarake. Të gjitha këto mësime po integrohen vazhdimisht në Oplan dhe në anekset e tij. Pengesa të tjera burojnë nga rregullat e prokurimit, ligjet e privatësisë dhe rregullore të tjera të krijuara në një epokë më të qetë.
Zbatimi i planit kërkon një “riprogramim mentalitetesh”, duke çrrënjosur pothuaj një brez zakonesh.
Problemet infrastrukturore
Një tjetër pengesë është infrastruktura. Gjatë Luftës së Ftohtë, e ashtuquajtura infrastrukturë me përdorim të dyfishtë ishte normë në Gjermani: autostrada, ura, stacione hekurudhore dhe porte të projektuara që të mund të shërbenin edhe për ushtrinë. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, këto standarde u zhdukën dhe tunelet e urat e ndërtuara pas viteve ’90 u rezultuan shumë të ngushta ose të brishta për mjetet ushtarake. Në vitin 2009, Berlini hoqi detyrimin për të shënuar rrugët që mund të mbanin peshën e mjeteve të ushtrisë.
Edhe infrastruktura e vjetër nuk është gjithmonë e përdorshme. Vlerësimet thonë se 20% e autostradave dhe mbi një e katërta e urave rrugore kërkojnë riparime për shkak të një nënfinancimi kronik. Portet e Detit të Veriut dhe të Baltikut kanë nevojë për investime prej 15 miliardë eurosh.
Të gjitha këto kufizime do të vështirësonin lëvizjen e ushtrisë në rast lufte. Pikërisht për këtë arsye, pikat e ngushtimit të lëvizjes ushtarake janë ndër sekretet më të ruajtura të Oplan-it.
Rikthimi i Gjermanisë në logjikën e luftës
Sipas WSJ, përpjekja për të bërë Gjermaninë sërish të gatshme për luftë nisi pak ditë pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022, kur kancelari Olaf Scholz shpalli fondin 100 miliardë euro për riarmatimin dhe foli për Zeitenwende, një “kthesë epokale”.
Po atë vit, Bundeswehr krijoi Komandën Teritoriale, e cila do të drejtonte të gjitha operacionet brenda vendit, dhe i dha komandantit të saj, gjeneralit André Bodemann, veteran i luftërave në Kosovë dhe Afganistan, detyrën e hartimit të Oplan-it. Deri në marsin e vitit të kaluar, pas konsultimeve me ministri, agjenci dhe autoritete lokale, u përfundua drafti i parë.
Më pas nisi faza e zbatimit. Ndërsa qeveria e re e Merz promovonte një plan shpenzimesh prej 500 miliardë eurosh për mbrojtjen dhe rikthimin e shërbimit ushtarak, Bundeswehr punonte në heshtje, duke njoftuar spitalet, policinë dhe agjencitë e emergjencave, duke nënshkruar marrëveshje me landet dhe me menaxhuesit e autostradave, si dhe duke shënuar rrugët e tranzitit për autokolonat ushtarake. -

800 mijë trupa në Lindje/ Plani sekret i Gjermanisë për luftë të mundshme me Rusinë
Gjermania po punon dhe tashmë ka filluar të zbatojë një plan operacional tepër sekret prej 1,200 faqesh , “Plani Operacional i Gjermanisë” ( OPLAN DEU ), i cili përshkruan se si vendi do të vepronte si një qendër qendrore në rast të një konflikti ushtarak me Rusinë.
Plani parashikon, ndër të tjera, lëvizjen e deri në 800,000 ushtarëve nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të NATO-s drejt kufijve lindorë të Aleancës.
Sipas Wall Street Journal, rreth dy vjet e gjysmë më parë, një duzinë oficerësh të lartë gjermanë u mblodhën në një kompleks ushtarak në Berlin për të filluar hartimin e planit – një proces që u zhvillua fshehurazi brenda kazermave Julius Leber. Sot, të njëjtët oficerë po garojnë për ta zbatuar atë.
Transferimi i trupave, infrastruktura dhe kthimi në logjikën e “Luftës së Ftohtë”
OPLAN DEU detajon se si do të lëvizin forca të mëdha ushtarake nëpërmjet porteve, lumenjve, hekurudhave dhe rrugëve, dhe si do të mbrohen dhe furnizohen ato gjatë rrugës. Plani bazohet në një qasje të “të gjithë shoqërisë”, që do të thotë pjesëmarrje e plotë e aktorëve shtetërorë dhe jo-shtetërorë.
Gjermania po kthehet kështu në një mentalitet të epokës së Luftës së Ftohtë – por një që është përshtatur ndaj kërcënimeve të reja si dronët, sulmet kibernetike, mundësia e sabotimit dhe dobësitë e infrastrukturës moderne gjermane.
Vlerësim i një sulmi të mundshëm rus në vitin 2029 – por me indikacione për një kërcënim më të shkurtër
Zyrtarët gjermanë vlerësojnë se Rusia mund të jetë “e gatshme” për të sulmuar një vend të NATO-s në vitin 2029. Megjithatë, një sërë incidentesh në Evropë – spiunazhi, përpjekjet e sabotimit dhe shkeljet e hapësirës ajrore – të cilat agjencitë perëndimore të inteligjencës ia atribuojnë Moskës, tregojnë mundësinë e një rreziku më të menjëhershëm.
Analistët besojnë gjithashtu se një armëpushim i mundshëm në Ukrainë, për të cilin SHBA-të po kërkojnë aktualisht, mund t’i lejojë Rusisë të rialokojë burimet dhe të përshpejtojë përgatitjet e saj kundër vendeve të NATO-s.
“Qëllimi është të parandalohet lufta duke e bërë të qartë se kushdo që na sulmon nuk do të ketë sukses”, tha një nga hartuesit fillestarë të planit, një oficer i lartë gjerman.
Investime prej 166 miliardë eurosh në infrastrukturë – Roli i Gjermanisë si qendër transiti është thelbësor
Berlini planifikon të investojë 166 miliardë euro deri në vitin 2029 për të përmirësuar infrastrukturën e tij, nga të cilat më shumë se 100 miliardë euro do të shkojnë në rrjetin hekurudhor. Prioritet po i jepet infrastrukturës me “përdorim të dyfishtë”, pra objekteve civile që mund të shërbejnë edhe për nevojat ushtarake.
Në një konflikt të mundshëm, Gjermania nuk do të jetë një vend në vijën e frontit, por “platforma” kryesore përmes së cilës forcat aleate do të lëvizin drejt Evropës Lindore.
Boshllëqe ligjore, sabotim dhe sulme kibernetike
Hartuesit e planit identifikuan probleme të rëndësishme në kohë paqeje: një kuadër ligjor të pamjaftueshëm për të luftuar sabotimin, kufizime në lëvizjen e trupave dhe një prapambetje të konsiderueshme në infrastrukturën kritike.
Testet e fundit të gatishmërisë kanë treguar se nevojitet koordinim i mëtejshëm për ta përafruar plotësisht planin me realitetin.
Përgatitja e heshtur dhe kuadri politik
Ndërsa qeveria Merz ka njoftuar një program shpenzimesh për mbrojtjen prej 500 miliardë eurosh dhe kthimin e rekrutimit ushtarak, ushtria gjermane po punon paralelisht prapa skenave, duke trajnuar tashmë spitalet, policinë dhe shërbimet e mbrojtjes civile, dhe duke rënë dakord për rrugët për konvojet ushtarake.
Kancelari theksoi së fundmi se “nuk jemi në luftë, por nuk jetojmë më në kohë paqeje”, duke përshkruar periudhën e re të vigjilencës së shtuar.
-

Plani sekret i Gjermanisë për një luftë me Rusinë
Gjermania po ecën me ritme të përshpejtuara për të zbatuar një plan sekret ushtarak për një konflikt të mundshëm me Rusinë, shkruan Wall Street Journal.
Plani, i njohur si OPLAN DEU, është një dokument i klasifikuar prej rreth 1 mijë e 200 faqesh, i hartuar nga një grup oficerësh të lartë gjermanë që prej më shumë se dy vitesh në garnizonin Julius Leber në Berlin.
Dokumenti përshkruan një operacion gjigant logjistik që do të kishte në qendër territorin gjerman: lëvizjen e deri në 800 mijë trupave gjermane, amerikane dhe të NATO-s drejt lindjes në rast të një agresioni rus.
Ai specifikon portet, hekurudhat, autostradat, urat dhe pikat kritike që do të përdoreshin për të dërguar forcat në front, si dhe mënyrat e mbrojtjes së tyre gjatë tranzitit.
Sipas analizës së WSJ-së, plani shënon rikthimin e Gjermanisë në një mentalitet të epokës së Luftës së Ftohtë, ku dallimi midis sferës civile dhe asaj ushtarake fillon të zbehet.
Përveç sfidave të kapacitetit ushtarak, Berlini duhet të ripërdorë ose rindërtojë infrastrukturën civile për përdorim të mundshëm ushtarak nga portet e deri te autostradat që dikur ishin dizajnuar edhe si pista uljeje emergjente.
Zyrtarët gjermanë paralajmërojnë se Moska mund të jetë e gatshme të sfidojë NATO-n deri në vitin 2029, ndërsa veprime të fundit të inteligjencës dhe akte sabotimi në Evropë ngrejnë shqetësimin se një përplasje mund të vijë edhe më herët.
Qeveria gjermane tashmë ka nisur ushtrime të përbashkëta me sektorin civil, testime logjistike dhe modernizime të shpejta infrastrukturore, ndërsa firmat private si Rheinmetall po inkorporohen drejtpërdrejt në arkitekturën e re të mbrojtjes.
“Qëllimi nuk është lufta”, citon Wall Street Journal një nga autorët e planit, “por parandalimi i saj, duke bërë të qartë se një agresion ndaj nesh nuk do të ketë sukses”.
-

Gabimi fatal i Bayern Munich, refuzoi të paguante 10 mln euro për yllin e ri të Gjermanisë
24 Nëntor 2025
18:12
Telesport
Rreth një vit e gjysmë më parë, Bayern Munich humbi mundësinë për të nënshkruar me Assan Ouedraogo, i cili tashmë cilësohet si ylli i ri i Gjermanisë. Aktualisht, 19-vjeçari i cili luan si mesfushor qendëror, po shkëlqen te Leipzig, ku ka shënuar edhe 3 gola në 12 ndeshje.
Gjatë sezonit 2023-2024, shumë klube të mëdha shprehën interes për të nënshkruar me Assan Ouedraogo. Në fund, pas spekulimeve të panumërta, futbollisti i talentuar u largua nga Schalke 04 dhe u bashkua me RB Leipzig, për 10 milionë euro.
Babai i lojtarit zbuloi pak kohë më vonë, se i biri ishte shumë afër transferimit te Bayern Munich, të cilët i kishin propozuar kontratën me detajet e plota, por në fund bavarezët u tërhoqën për arsye që nuk u morën vesh kurrë.
Sigurisht që drejtuesit e Bayern Munich janë bërë tani pishman, pasi Ouedraogo po rritet me shpejtësi si lojtar dhe vlera e tij në treg llogaritet 50-60 milionë euro, sipas asaj që raporton Sky Germany. 19-vjeçari debutoi pak ditë më parë me Gjermaninë dhe i mjaftuan vetëm 13 minuta lojë për të gjetur golin.