Tag: gjermanët

  • Gjermania me pak shkëlqim kalon Italinë ‘heroike’ dhe kap gjysmëfinalen e Euro U21

    Përcaktohen gjysmëfinalet e Euro U21 në Sllovaki: Holandë- Angli dhe Francë- Gjermani

    U zhvillua ndeshja e fundit çerekfinale e Euro U21 në Sllovaki mes Gjermanisë U21 dhe Italisë U21. Ndeshja e Kampionatit Europian nën 21 vjeç, e respektoi traditën mes kombëtareve respekive por në fund fituan gjermanët e Grudës dhe Vajper.

    Pas një nisjeje më të favorshme për Gjermaninë, djemtë e Nunziata-s rriten me kalimin e kohës. Në minutën e 31-të, Gnonto, nuk e shfrytëzon këtë mundësi, duke e dërguar topin pak jashtë. Raste të tjera për të kaltërit e vegjël. Me Gjermaninë që dha pak mbyllet pjesa e parë pa gola.

    Në të dytën, në minutën e 58-të: Ruxheri e rikuperon topin dhe menjëherë ia kalon vertikalisht Koleoshos; talenti i Bërnlit lëviz nga e majta, në qendër dhe nga skaji i zonës lëshon një gjuajtje me të djathtën që godet shtyllën e brendshme dhe përfundon pas Atubolu-s.

    Goli i pësuar, i zgjon gjermanët, të cilët fillimisht i afrohen barazimit me Rohl (i cili hyri në lojë gjatë pjesës së dytë) dhe më në fund e gjejnë atë me bomberin e tyre Voltemade (me golin e tij të pestë në turneun kontinental). Më pas del në skenë gjermano- shqiptari Veiper teksa pak minuta nga koha e rregullt shënon golin e epërsisë për gjermanët. Sidoqoftë Italia e cila prej minutave luante me dy futbolistë më pak barazon në shtesë mbi shtesë me një kryeveper të Ambrozinos.

    Në kohën shtesë, Italia bëri një rezistencë të fortë. Megjithatë, muri italian u shemb 3 minuta para fundit: topi arriti te Broun në të majtë, një asist për Rohl i cili ndëshkoi italianët për 3-2 final.

  • Gjermanët “pushtojnë” Durrësin, krocera me 463 turistë ankorohet në port

    Gjermanët “pushtojnë” Durrësin, krocera me 463 turistë ankorohet në port

    Porti i Durrësit mirëpriti mëngjesin e kesaj te shtune kroçerën turistike me 463 pasagjerë në bord, shumica prej të cilëve janë shtetas gjermanë.

    Anija turistike po zhvillon një itinerar nëpër Mesdhe dhe ndalesa në portin më të madh detar të vendit është pjesë e turit të saj turistiko- kulturor.
    Gjatë qëndrimit njëditor në Shqipëri, turistët do të kenë mundësi të vizitojnë disa nga atraksionet historike dhe arkeologjike më të rëndësishme të vendit, përfshirë qytetin antik të Durrësit, Kalanë e Krujës dhe qendrën muzeale të Beratit.

    Kroçera ka mbërritur në Durrës pas një lundrimi nga Porti i Vathit në Greqi dhe do të vijojë më tej itinerarin e saj drejt Kotorrit, në Malin e Zi.
    Lëvizjet e tilla janë tregues i interesit në rritje të linjave turistike për Shqipërinë si destinacion mesdhetar, duke kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në vend.
    /vizionplus.tv

  • “Të shqetësuar për moshën e pleqërisë!” Gjermanët kursejnë shumë, por pse?

    “Të shqetësuar për moshën e pleqërisë!” Gjermanët kursejnë shumë, por pse?

    foto ilustruese

    GJERMANI-Gjermanët njihen për kursimin e parave dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Ata janë veçanërisht të shqetësuar për moshën e pleqërisë.
    Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia të jetë më e favorshme. Por gjermanët janë më të shqetësuar për pleqërinë: ka gjithnjë e më pak të rinj, gjithnjë e më shumë të moshuar dhe pak besojnë se pensionet e tyre do të jenë të mjaftueshme për të paktën një jetë të mirë në pleqërinë e tyre.
    Kursimi për moshën e pleqërisë është qëllimi më i rëndësishëm i kursimit në Gjermani. Pothuajse 61 për qind e të anketuarve e përmendën atë si motivin e tyre kryesor, më i larti që nga pranvera e vitit 2017. Kështu thuhet në një anketë të kryer nga instituti i kërkimit të opinionit publik Kantar, të bërë për Shoqatën e Bankave Private të Kursimeve. U anketuan 2,000 persona.
    Por kursimi për blerje më të mëdha, të tilla si mobilje ose një makinë, është gjithashtu i rëndësishëm – mbi 46 për qind e të anketuarve thanë se kanë lënë mënjanë para për këtë qëllim.
    39% kursejnë për “katër muret e tyre”
    Kursimet për shtëpinë dhe vendbanimin kanë ndryshuar së fundi. Së pari, në epokën e rritjes së çmimeve, kreditë ishin të pafavorshme – sepse kursime të tilla zakonisht janë vetëm një depozitë për një kredi, dhe përveç kësaj, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, aq sa disa kanë arritur në përfundimin se nuk do të jenë kurrë në gjendje të përballojnë apartamentin ose shtëpinë e blerë.
    Tani përsëri rreth 39 për qind e të anketuarve po kursejnë për blerjen e ndonjë apartamenti apo shtëpie, që është pak më pak se një vit më parë (42 për qind), por dukshëm më shumë se në vjeshtën e vitit 2024 (33 për qind).
    35 për qind e të anketuarve përmendën investimet kapitale si një motiv për kursim. Pothuajse gjashtë për qind kursejnë “për urgjenca” dhe katër për qind për arsimimin e fëmijëve.
    “Fundi i periudhës së normave të ulëta të interesit u ka treguar qartë njerëzve se kursimi ia vlen përsëri – dhe se është i nevojshëm. Heqja dorë nga shpenzimet sot krijon liri më të madhe nesër”, thotë Christian König, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave Private të Kursimeve të Strehimit.
    Megjithatë, interesi për depozitat u rrit në një kohë kur inflacioni ishte i lartë. Meqenëse tani po ulet, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me interesin. Por kursimi për pleqëri është një përjashtim nga normat aktuale të interesit për një arsye tjetër: “Njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se pensioni shtetëror nuk do të jetë i mjaftueshëm.”
    Gratë shpesh kursejnë shumë pak për pleqëri
    Ato që kursejnë për pleqëri duhet të kenë parasysh edhe jetëgjatësinë e tyre, e këtu hulumtimi vuri re një detaj të çuditshëm. Sipas hulumtimit nga Instituti Federal për Kërkime Demografike (BiB), gratë e moshës së mesme shpesh nënvlerësojnë se sa gjatë do të jetojnë – ndërsa burrat e së njëjtës moshë janë tepër optimistë.
    Autorja e studimit Anna Reuter shpjegon: “Hulumtimi tregon se njerëzit që nënvlerësojnë se sa jetë u ka mbetur kanë tendencë të investojnë më pak në sigurinë e tyre të pensionit.” Kjo mund të çojë në një pension më të ulët dhe një rrezik më të lartë të varfërisë në pleqëri. Kështu, burrat e moshës 40 deri në 49 vjeç supozojnë mesatarisht se do të jetojnë 1.2 vjet më gjatë sesa tregojnë statistikat – aktualisht në Gjermani duhet të jetë 79.2 vjet, por ata e “rrumbullakosin” në më shumë.
    Gratë e së njëjtës moshë, nga ana tjetër, e nënvlerësojnë jetëgjatësinë e tyre – me një mesatare prej 3.3 deri në 5 vjet, sepse statistikat tregojnë se ato do të jetojnë më gjatë se burrat dhe do të jetojnë deri në 83.9 vjeç.
    Një nga autorët e studimit, Andreas Mergenthaler, thekson se veçanërisht për gratë, siguria financiare në pleqëri është një problem në rritje. Ato jo vetëm që presin një jetë më të shkurtër, por mesatarisht ato fitojnë dukshëm më pak se burrat, që në të ardhmen mund të jetë një problem edhe më i madh financiar./DW

  • U testua në vitin 2018, por Bayern nuk e bleu! Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

    U testua në vitin 2018, por Bayern nuk e bleu! Gjermanët sot pendohen për yllin e sulmit

    2 Prill 2025

    15:21

    Telesport

    Kingsley Coman dhe Leroy Sane vështirë se do të jenë lojtarë të Bayern pas qershorit. Klubi ka vendosur t’i largojë. I pari do të shitet, kurse i dyti do të lihet i lirë (parametra zero).
    Mediat gjermane kanë zbuluar një emër që Bayern po studion për t’i zëvendësuar. Bëhet fjalë për Luis Henrique, i cili luan për Marseille.
    Braziliani mund të përdoret në të dyja krahët e sulmit dhe vlera e tij në treg është e ulët, rreth 18 mln euro. Bayern do ta merrte menjëherë me këtë shifër.
    Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2028. Këtë sezon ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionatin francez. Në vitin 2018, ai u ftua për një provë në Mynih, por në fund transferimi nuk u konkretizua.