Tag: gjerman

  • Taulant Muka denoncon ‘grupin e strukturuar kriminal’ në Arsim: Universiteti gjerman konfirmoi mashtrimin e Manastirliut

    Taulant Muka denoncon ‘grupin e strukturuar kriminal’ në Arsim: Universiteti gjerman konfirmoi mashtrimin e Manastirliut

    Studiuesi dhe aktivisti për integritetin akademik Taulant Muka ka denoncuar një skandal të vërtetë të qeverisë ‘Rama 3’.Në një postim në facebook Muka shkruan se gjatë kohës kur ishte ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka falsifikuar një email dhe ka krijuar një komision me motive politike për të mos njohur titujt akademikë të tij.
    Muka shton se Komisioneri për Diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast për të mos i njohur titujt e tij nga një Universitet Gjerman

    “Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin. Kjo nxorri zbuluar grupin e strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane” shkruan ai.

    Postimi i Plote

    “Ogerta Plagjiatura falsifikoi email-in, krijoi një komision politik me persona pa tituj akademikë dhe në kundërshtim me ligjin për të mos njohur titujt e mi. Komisioneri për diskriminin iu bashkua gjithashtu dhe sajuan një rast në një universitet gjerman për të mos njohur titujt e mi. Sot, universiteti gjerman ka konfirmuar mashtrimin.

    Faleminderit që e çuat çështjen deri në këtë pikë, sepse kështu u bë e mundur të nxirrej në pah grupi i strukturuar kriminal në Arsim që ka cënuar dhe integritetin e universiteteve evropiane:). Keni 35 vite që tentoni të shkaterroni jetën e shkencëtarëve shqiptarë, por koha për drejtësi ka ardhur!” shkruan Muka.

    Në nëntor 2018 Rama, emëroi Taulant Mukën si zëvendës ministër Arsimi, pasi denoncoi për plagjiaturë ish-zëvendësministrin e atëhershëm të Arsimit, Ervin Demo, i cili pas verifikimit dhe u konstatua se ishte e vërtetë Demo, dha dorëheqjen.

    Por Muka qëndroi vetëm 2 javë në këtë post pasi dha dorëheqjen ‘për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë”. Ndërkohë kujtojmë sot se në qeverinë ‘Rama 4’, Ervin Demo – i cili në 2018 u kap me plagjiaturë duke publikuar në revista ndërkombëtare artikuj të kopjuar –  u emërua ministër i Pushtetit Vendor, ndërsa Ogerta Manastirliu është kandidatura e Ramës për kryetar bashkie të Tiranës pas shkarkimit të Erion Velisë.  
    Në 2025 Taulant Muka ka akuzuar edhe Presidentin, Bajram Begaj se ka bërë plagjiaturë në një artikull shkencor mbi menaxhimin e çrregullimeve gastrointestinale të botuar në vitin 2014.

  • “Nuk jemi në luftë, por as në paqe”, Merz zbulon pse Gjermania nuk i rrëzoi dronët e dyshimtë

    “Nuk jemi në luftë, por as në paqe”, Merz zbulon pse Gjermania nuk i rrëzoi dronët e dyshimtë

    “Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe nuk jemi”. Kështu deklaroi të hënën kancelari gjerman Friedrich Merz, duke nënvizuar se bota po përjeton ndryshime themelore.
    Duke folur në një aktivitet të organizuar nga gazeta Rheinische Post, Merz tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po zëvendësohet nga politika e forcës brutale, e cila shpesh shoqërohet me dhunë ushtarake.
    “Ne jetojmë në një botë krejtësisht të ndryshme”, nënvizoi kancelari gjerman.
    Merz nuk e fshehu shqetësimin e tij në lidhje me fluturimet e fundit të dronëve mbi Danimarkë dhe mbi rajonin gjerman Schleswig-Holstein. Ai tha se ndërsa nuk kishte asnjë tregues se dronët ishin të armatosur, ata ishin të pajisur me sisteme mbikëqyrjeje dhe kishin një hapje krahësh deri në tetë metra.
    “Nuk e dimë ende nga vijnë, por dyshimet po kthehen nga Rusia”, tha ai. “Ballafaqimi me këtë kërcënim është i ndërlikuar, pasi Gjermania është me popullsi të dendur”, vazhdoi Merz, duke shpjeguar se rrëzimi i një droni tetë metrash paraqet rreziqe.
    “Mund të rrëzohet në një oborr, në një çerdhe ose në një spital. Ne duhet të jemi vërtet të kujdesshëm në çdo trajtim të situatës”, tha kancelari gjerman, duke shtuar se qasja më e mirë do të ishte parandalimi i hyrjes së dronëve të tillë në hapësirën ajrore të shteteve evropiane që në fillim.

  • Kancelari gjerman: Nuk jemi në luftë, por as në paqe!

    Kancelari gjerman: Nuk jemi në luftë, por as në paqe!

    Bota E Martë, 30 Shtator 2025 10:53
    Kancelari paralajmëron për një epokë të re të “forcës brutale”, sulmon Rusinë dhe bën thirrje për kujdes në përballimin e kërcënimit nga dronët. “Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe nuk jemi”, tha të hënën kancelari gjerman Friedrich Merz , duke nënvizuar se bota po përjeton ndryshime themelore. Duke folur në një aktivitet të organizuar nga gazeta Rheinische Post, Merz tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po zëvendësohet nga politika e forcës brutale, e cila shpesh shoqërohet me dhunë ushtarake. “Ne jetojmë në një botë krejtësisht të ndryshme”, tha kancelari gjerman.
    Merz nuk e fshehu shqetësimin e tij në lidhje me fluturimet e fundit të dronëve mbi Danimarkë dhe shtetin gjerman Schleswig-Holstein. Ai tha se ndërsa nuk kishte asnjë tregues se dronët ishin të armatosur, ata ishin të pajisur me sisteme mbikëqyrjeje dhe kishin një hapje krahësh deri në tetë metra. “Nuk e dimë ende nga vijnë, por dyshimet po kthehen nga Rusia”, tha ai.
    Ballafaqimi me këtë kërcënim është i ndërlikuar, pasi Gjermania është me popullsi të dendur, vazhdoi Merz, duke shpjeguar se rrëzimi i një droni tetë metrash paraqet rreziqe. “Mund të rrëzohet në një oborr, në një çerdhe ose në një spital. Ne duhet të jemi vërtet të kujdesshëm” në çdo trajtim, tha kancelari gjerman, duke shtuar se qasja më e mirë do të ishte parandalimi i hyrjes së dronëve të tillë në hapësirën ajrore të shteteve evropiane që në fillim.

  • Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe. Detyra jonë të mbështesin Ukrainën

    Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin nuk dëshiron paqe. Detyra jonë të mbështesin Ukrainën

    Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin nuk synon paqen dhe se përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

    Gjithashtu ka bërë thirrje që Europa të mbështesë Ukrainën.

    “Nuk ka asnjë dyshim se Vladimir Putin nuk dëshiron armëpushim dhe nuk dëshiron paqe për Ukrainën. Por Ukraina duhet të jetë e fortë dhe është përgjegjësia jonë si europianë, kjo është detyra jonë”, nënvizoi ai.

  • Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.

    Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital.
    Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit.
    “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.

    Top Channel

  • Bie aksidentalisht nga ballkoni në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Bie aksidentalisht nga ballkoni në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.
    Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital.

    Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit.
    “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.

  • Gjenerali gjerman i NATO-s, Maik Keller: Ukraina ka përmirësuar aftësinë për të goditur Rusinë

    Gjenerali gjerman i NATO-s, Maik Keller: Ukraina ka përmirësuar aftësinë për të goditur Rusinë

    Ukraina ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë e saj për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, tha sot gjeneralmajori gjerman Maik Keller, duke theksuar përparimet në personel, pajisje dhe trajnim.
    “Ukrainasit po bëhen më të mirë në arritjen e objektivave ushtarakisht të rëndësishëm në brendësi të Rusisë. Kjo është një çështje aftësie, dhe aftësi do të thotë personel, materiale dhe trajnim”, tha ai.

    Keller shërben si zëvendëskomandant i Ndihmës dhe Trajnimit të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën (NSATU), e cila koordinon mbështetjen e aleancës nga baza e saj në Kazermat Lucius D Clay në Wiesbaden, Gjermani.

    Ekspertë nga 30 vende, përfshirë partnerët që nuk janë anetarë të NATO-s, Australinë dhe Zelandën e Re, si dhe vetë Ukrainën, punojnë në Wiesbaden për të siguruar që nevojat e Kievit për armë, municione, pjesë këmbimi dhe pajisje të përmbushen.

    Misioni gjithashtu këshillon Ukrainën dhe i përshtat forcat e saj me standardet e NATO-s.
    Sipas gjeneralit të NATO-s, dronët janë një shembull kryesor se si Ukraina ka përparuar në luftë.
    Deklarata e Keller vjen ndërsa Berlini premtoi 300 milionë euro për të ndihmuar Ukrainën të prodhojë mijëra dronë me rreze të gjatë veprimi.
    Kievi, kohët e fundit ka shtuar sulmet e tij, duke shënjestruar rafineritë ruse të naftës dhe infrastrukturën e rëndësishme për prodhimin e naftës dhe benzinës.

  • Superfundjava e futbollit italo-gjerman, gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport

    Superfundjava e futbollit italo-gjerman, gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport

    2 super ndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bukur në botë, të futur tashmë në zonën e zjarrit.

    Në Torino, të premten një superfidë, ajo mes Juventusit në superformë dhe Atalantës, një prej skuadrave më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian vitet e fundit.

    Ndërkohë që të dielën mbrëma në “La Scala”-n e futbollit italian, Milani pret Napolin. Dy skuadra legjendare, që kanë nisur në mënyrë perfekte një sezon, që, nëse vijon kështu, shumë shpejt do t’i kristalizojë mes favoritëve kryesorë për titull.

    E me siguri, nuk do të jenë të vetmit pretendentë, pasi Interi duket se nuk do të ndalet derisa të shpallet sërish kampion, i cili këtë javë sfidon Cagliarin, por edhe 2 skuadrat kryeqytetase Roma e Lazio, që në javën e pestë të Serie A, shohin përballë Verona dhe Genoa.

    Pasionit italian, në këtë superfundjavë sportive, i bashkohet superfuqia dhe klasi gjerman, me disa supersfida mes të cilave ajo mes Bayern dhe Werder,Mainz-Borussia, apo Union Berlin-Hamburg, të cilat ndezin tifozerinë fanatike në Bundesliga, por edhe tifozët e zjarrtë shqiptarë që futbollin gjerman e ndjekin me po aq pasion sa në arenat legjendare.

    Plot 30 superndeshje mes Serie A, Bundesliga e Bundesliga 2, Superligës Portugeze, e bëjnë këtë fundjavë maratonike sportive vendtakimin ideal për fansat e futbollit.
    Tashmë ju e dini, kampionatet më të forta në botë i sjell Tring, platforma sportive më e madhe në vend, njëherësh edhe paketa më e përshtatshme për çdo individ e familje.
    Përfito nga oferta e momentit, shijo të plotë futbollin elitar dhe sportifikohu, me Tring sigurisht!

    /vizionplus.tv

  • Superfundjava e futbollit italo-gjerman. Gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport

    Superfundjava e futbollit italo-gjerman. Gati fanellat e zemrës? “Zjarr” në Tring Sport

    2 superndeshje brenda një fundjave në kampionatin më të bukur në botë, të futur tashmë në zonën e zjarrit.
    Në Torino, të premten një superfidë, ajo mes Juventusit në superformë dhe Atalantës, një prej skuadrave më të guximshme që ka prodhuar futbolli italian vitet e fundit.

    2 Juve Atalanta
    Ndërkohë që të dielën mbrëma në “La Scala”-n e futbollit italian, Milani pret Napolin. Dy skuadra legjendare, që kanë nisur në mënyrë perfekte një sezon, që, nëse vijon kështu, shumë shpejt do t’i kristalizojë mes favoritëve kryesorë për titull.
    4 Milan Napoli
    E me siguri, nuk do të jenë të vetmit pretendentë, pasi Interi duket se nuk do të ndalet derisa të shpallet sërish kampion, i cili këtë javë sfidon Cagliarin, por edhe 2 skuadrat kryeqytetase Roma e Lazio, që në javën e pestë të Serie A, shohin përballë Verona dhe Genoa.
    3 Cagliari Inter
    Pasionit italian, në këtë superfundjavë sportive, i bashkohet superfuqia dhe klasi gjerman, me disa supersfida mes të cilave ajo mes Bayern dhe Werder, Mainz-Borussia, apo Union Berlin-Hamburg, të cilat ndezin tifozerinë fanatike në Bundesliga, por edhe tifozët e zjarrtë shqiptarë që futbollin gjerman e ndjekin me po aq pasion sa në arenat legjendare.
    Bayern Verder
    Plot 30 superndeshje mes Serie A, Bundesliga e Bundesliga 2, Superligës Portugeze, e bëjnë këtë fundjavë maratonike sportive vendtakimin ideal për fansat e futbollit.
    Kalendari
    Tashmë ju e dini, kampionatet më të forta në botë i sjell Tring, platforma sportive më e madhe në vend, njëherësh edhe paketa më e përshtatshme për çdo individ e familje.
    Përfito nga oferta e momentit, shijo të plotë futbollin elitar dhe sportifikohu, me Tring sigurisht!

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • “Moska provokoi përsëri”, ministri gjerman i Mbrojtjes: Avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

    “Moska provokoi përsëri”, ministri gjerman i Mbrojtjes: Avioni rus fluturoi mbi fregatën tonë detare!

    “Një avion ushtarak rus fluturoi mbi një fregatë të Marinës Gjermane në Detin Baltik”.
    Kështu tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, në fjalimin e tij para Bundestag-ut, duke e krahasuar incidentin me ndërhyrjen e dronëve dhe avionëve luftarakë rusë në hapësirën ajrore polake dhe estoneze.
    Këto incidente, që ndodhin vetëm brenda pak ditësh, “demonstrojnë qartë se Rusia po i teston gjithnjë e më shumë kufijtë e saj, përfshirë edhe kundër shteteve anëtare të NATO-s”, shtoi ai, informon “La Repubblica”.

    Tensionet gjatë javëve të fundit mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, teksa fillimisht me te dronë shkeli hapësirën ajrore të Polonoisë dhe më tej me avionë spiunë atë të Estonisë për 12 minuta.
    NATO ka paralajmëruar Kremlinin se do aktivizojë Nenin nr. 4 dhe do i kundërpërgjigjet, teksa kërcënon se do rrëzojë avionët rusë nëse shkelin përsëri hapësirën ajrore të vendeve anëtare.