Tag: gjerman

  • Rama dhe Kurti sot në Londër, zhvillohet Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

    Rama dhe Kurti sot në Londër, zhvillohet Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

    Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit.  Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.
    Për herë të parë në këtë format merr pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës. “Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor – një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim.
    Çfarë është arritur deri tani

    Procesi i Berlinit, themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel, ka si objektiv bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përmes zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe mobilitetit. Samitet mbahen çdo vit në një qytet tjetër evropian dhe kanë nxitur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, njohjen e diplomave dhe tregtinë ndërkufitare. Megjithatë, zbatimi i tyre ka hasur në pengesa të shumta.
    Sipas Frauke Seebass nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) në Bruksel, kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik për bashkëpunim midis disa vendeve të rajonit, por edhe me hezitimin e Brukselit për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.
    Paralajmërimi i ministrit gjerman Wadephul
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann David Wadephul, deklaroi në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm në Belfast se duhen ndërmarrë nisma të reja për të arritur përparime në procesin e zgjerimit të BE-së; në të kundërt, sipas tij, do të shtohet ndikimi në rajon i vendeve të tjera, sidomos i Rusisë dhe Kinës. Deri tani, qeveria gjermane nuk ka bërë të ditur se për cilat nisma konkrete bëhet fjalë.
    Sipas burimeve qeveritare, kancelari gjerman në këtë samit do të ketë rastin të njihet më nga afër me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa fokusi i takimit të këtij viti është bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftimi i migracionit të paligjshëm./dw

  • Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin…

    Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin…

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Mayer, i është drejtuar Qeverisë Federale me një sërë pyetjesh lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në paraburgim pas 8 muajsh. Deputeti gjerman ka kërkuar sqarime mbi ndikimin që mund të ketë rasti i Veliajt në vlerësimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në perceptimin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.
    Në pyetjet e tij, deputeti Meyer pyet se a është i njohur për Qeverinë Federale rasti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, me sa duket për një periudhë joproporcionale prej tetë muajsh, prej të cilëve gjashtë pa akuzë, si dhe a është e njohur për Qeverinë Federale vlerësimi për Shqipërinë, sipas të cilit si sistemi i drejtësisë atje, ashtu edhe paditë ndaj kundërshtarëve politikë dhe raportimet mediatike të njëanshme, përdoren si “arma politike” për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
    Deputeti gjerman i ka drejtuar qeverisë gjermane edhe pyetjen a janë të njohura për Qeverinë Federale raportimet mediatike, sipas të cilave ka ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor, dhe nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Ndërkaq, në përgjigjen e saj, Qeveria Federale Gjermane ka theksuar se: “Ashtu si Gjermania, edhe Shqipëria e ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe është zotuar për respektimin e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të njësive vendore. Qeveria Federale po ndjek zhvillimet përkatëse dhe do të ndjekë me vëmendje të veçantë rezultatet e vizitës së ardhshme të rregullt të monitorimit nga Kongresi i Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Evropës në kuadër të Kartës”, thuhet në përgjigjen e qeverisë federale gjermane.

  • Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit

    Arrestimi i Veliajt bëhet çështje në parlamentin gjerman, deputeti i Bundestag pyet Qeverinë: A u prek autonomia e pushtetit vendor? Ja qëndrimi i ekzekutivit

    Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Mayer, i është drejtuar Qeverisë Federale me një sërë pyetjesh lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në paraburgim pas 8 muajsh.

    Deputeti gjerman ka kërkuar sqarime mbi ndikimin që mund të ketë rasti i Veliajt në vlerësimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në perceptimin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.
    Në pyetjet e tij, deputeti Meyer pyet: se a është i njohur për Qeverinë Federale rasti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, me sa duket për një periudhë joproporcionale prej tetë muajsh, prej të cilëve gjashtë pa akuzë, si dhe a është e njohur për Qeverinë Federale vlerësimi për Shqipërinë, nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
    Ai shton se “sistemi i drejtësisë, ashtu edhe paditë ndaj kundërshtarëve politikë dhe raportimet mediatike të njëanshme, përdoren si “arma politike” për të eliminuar kundërshtarët politikë”.
    Deputeti gjerman i ka drejtuar qeverisë gjermane edhe pyetjen: a janë të njohura për Qeverinë Federale raportimet mediatike, sipas të cilave ka ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor, dhe nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
    Ndërkaq, në përgjigjen e saj, Qeveria Federale Gjermane ka theksuar se: “Ashtu si Gjermania, edhe Shqipëria e ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe është zotuar për respektimin e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të njësive vendore. Qeveria Federale po ndjek zhvillimet përkatëse dhe do të ndjekë me vëmendje të veçantë rezultatet e vizitës së ardhshme të rregullt të monitorimit nga Kongresi i Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Evropës në kuadër të Kartës”, thuhet në përgjigjen e qeverisë federale gjermane.

    Top Channel

  • ‘Shqipëria ka nevojë për këtë ligj’, ish-presidenti i Prishtinës propozon modelin gjerman për sponsorizimet

    ‘Shqipëria ka nevojë për këtë ligj’, ish-presidenti i Prishtinës propozon modelin gjerman për sponsorizimet

    Ligji i Sponsorizimit vijon të mbetet peng në Shqipëri. Ish-presidenti i Klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, propozon një ligj të përafërt me atë të Kosovës për sa i përket sponsorizimit në sport.
    Ejupi ka folur për “Panorama Sport”, si një ndër iniciatorët në Kosovë ku klubet kanë përfituar ndër vite.
    FJALA E REMZI EJUPIT
    “Shqipëria po ecën mjaft mirë me futboll dhe ka bërë hapa përpara. Mirëpo, për të pasur qëndrueshmëri financiare, Ligji për Sponsorizime do të ishte një shpëtim për sportin, më konkretisht për futbollin shqiptar. Ne në Kosovë e kemi zgjidhur këtë çështje falë një pune të palodhshme, përkundër zvarritjes dhe pritjes prej shumë vitesh. Ishte viti 2016 kur e nisëm këtë mision, i cili në fund pati sukses të jashtëzakonshëm. Së bashku me Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, i përbërë nga Nait Hasani, Bekim Haxhiu, Shpejtim Bulliqi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Shukrije Bytyqi dhe Mufera Sinik, unë si kryetar i klubit më të madh në Kosovë, FC Prishtina, e morëm rrugën drejt Frankfurtit për ta marrë si model Gjermaninë se si duhet vepruar dhe se si funksionon ky ligj në këtë vend të zhvilluar.
    Atje patëm takime me deputëtë, udhëheqës të sportit gjerman, biznese gjermane dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave gjermane, prej të cilëve morëm këshilla, modalitete dhe përvoja se si ta bëjmë edhe Kosovën me një ligj të mirë dhe në interes të shpëtimit dhe zhvillimit të sportit. E pas tri vjetësh pritjeje, më saktësisht në qershor të vitit 2019 Kuvendi i Kosovës votoi PRO Ligjit për tatim mbi të ardhurat në Korporata, i cili e kompletoi dhe e mundësoi implementimin e Ligjit për Sponsorizim.
    Dhe, ne arritëm që në Kosovë ta ndjekim praktikën e njërit prej shteteve me sportin më të zhvilluar – Gjermaninë, duke e pasur Ligjin për Sponsorizim më të mirë në rajon me plot 30 për qind zbritjeje nga tatimi në fitim. Më saktësisht, sipas këtij ligji, sponsorizuesve në sport do t’u njihen zbritjet prej 30 për qind të tatimit në fitim. Këso lehtësirash gëzojnë edhe sponsorizuesit në sportin gjerman. Ky ligj i ka dhënë shpresë të madhe avancimit të sportit kosovar, i cili edhe ashtu është promovuesi kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare, ani pse ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet, të cilat zanafillën e kanë pikërisht te kriza financiare dhe mungesa e madhe e donatorëve, të cilët nuk kishin pse të sponsorizonin në sport pa kurrfarë kompensimi.
    Nga ky ligj, nga ajo kohë përfituan klubet sportive dhe Federatat, prandaj unë ndihem krenar që isha iniciator i këtij projekti madhor. Ndihem krenar që ia lash vendit tim këtë trashëgimi, e cila do të përcillet brez pas brezi dhe ndër gjenerata. Dhe, duke e pasur parasysh se Shqipëria nuk e ka ende Ligjin për Sponsorizim, i inkurajoj institucionet shtetërore që ta marrin iniciativën dhe ta shpëtojnë sportin me këtë Ligj. Duke e ndjekur Ligjin gjerman, të cilin po e implementon tash e sa vite edhe Kosova, klubet shqiptare do të merrnin frymë më lirshëm.
    Përmes Ligjit për Sponsorizim do të afroheshin më shumë sponsorë, natyrisht, duke uruar që ky ligj të mos keqpërdoret nga palët. Sa më shpejt që të veprohet, aq më mirë do të jetë për futbollin dhe sportin shqiptar në përgjithësi.Unë jam në dispozicionin tuaj që të ndihmoj sa të kem mundësi dhe dijeni, pa e kursyer aspak veten pasi edhe Shqipëria është vendi im, njëjtë si Kosova. Me përulje, Ju faleminderit!”, e mbyll fjalën e tij Remzi Ejupi.

  • Zotimi gjerman përballë Moskës, bombarduesit Eurofighter zbarkojnë në Poloni

    Zotimi gjerman përballë Moskës, bombarduesit Eurofighter zbarkojnë në Poloni

    Gjermania do të stacionojë avionë luftarakë Eurofighter në bazën ajrore ushtarake polake në Malbork për të mbrojtur krahun lindor të NATO-s dhe për të investuar dhjetë miliardë euro në dronë.
    Kjo u njoftua nga Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
    Lidhur me angazhimin e ri në Poloni, politikani i SPD-së deklaroi: “Ne do të kontribuojmë në mbrojtjen e krahut lindor me fluturime patrullimi.Kjo do të na bëjë edhe më aktivë dhe edhe më të pranishëm e të dukshëm në kufirin lindor të aleancës”.
    Lidhur me miliarda dollarët e investuar në dronë, ai tha se këto duhet të prodhohen në vitet e ardhshme. Kjo vlen për të gjitha llojet e dronëve, përfshirë dronët sulmues. Sjellja agresive e Presidentit rus Vladimir Putin tregon se nuk mund të heqim dorë për asnjë moment në forcimin e gatishmërisë mbrojtëse.
    Sipas raportimeve, angazhimi shtesë gjerman për mbrojtjen e krahut lindor do të zbatohet si pjesë e misionit të NATO-s “Eastern Sentry”. Ai u lançua në shtator në përgjigje të shkeljeve të dyshuara të qëllimshme të hapësirës ajrore nga dronët kamikazë rusë në Poloni. Iniciativa mobilizon kryesisht aftësi shtesë mbikëqyrjeje dhe mbrojtjeje ajrore.
    Gjermania, për shembull, aktualisht po ofron katër avionë luftarakë Eurofighter që mund të marrin pjesë në fluturime sigurie të armatosura mbi Poloni nga baza ajrore Rostock-Laage. Vendosja e re në Poloni është planifikuar të fillojë në dhjetor dhe të zgjasë të paktën deri në mars të vitit të ardhshëm. Përveç Gjermanisë, në “Eastern Sentry” po marrin pjesë edhe Franca, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Danimarka.

  • Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane

    Ministri i Jashtëm gjerman, Wadephul: Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane

    Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes sonë evropiane. Ne do të ndjekim rrugën drejt BE-së së bashku me gjashtë vendet e rajonit, tha sot ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul përpara udhëtimit të tij në Belfast dhe Paris. 
    Qëllimi, sipas tij, është forcimi i besimit në anëtarësimin e rajonit në BE dhe arritja e përmirësimeve konkrete në jetën e përditshme të njerëzve – për shembull përmes shkëmbimeve rinore, lirisë se udhëtimit dhe njohjes së diplomave. 
    “Procesi i Berlinit është katalizatori në procesin e pranimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Njerëzit po fillojnë të humbasin besimin në një të ardhme të afërt në BE. Ne nuk mund ta përballojmë këtë, pasi kjo do të kërcënonte një rikthim në kohët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për Rusinë dhe Kinën”, shtoi ministri gjerman. 
    “Në të njëjtën kohë, Procesi i Berlinit ka të bëjë edhe me promovimin e bashkëpunimit të përditshëm dhe arritjen e përmirësimeve të prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare rinore, udhëtimit të lirë, apo njohjes së ndërsjellë të kualifikimeve”, tha Wadephul. 
    “Ka ende shumë hapa për të ndërmarrë, veçanërisht në rrugën drejt pajtimit. Kjo është një nga arsyet pse vendi i zgjedhur nga miqtë dhe mikpritësit tanë britanikë për takimin e këtij viti të ministrave të Jashtëm është veçanërisht i rëndësishëm. Belfasti simbolizon vendin ku pajtimi u bë i mundur pas disa dekadash mosmarrëveshjeje sociale. Jo brenda natës. Por me durim, vullnet politik dhe mbi të gjitha falë guximit të shumë njerëzve për t’iu drejtuar vazhdimisht njëri-tjetrit në situata të vështira”, tha ai. 
    “Në të njëjtën kohë, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të na shqetësojë këtë javë. Më në fund ka shpresë për familjet e pengjeve dhe për njerëzit në Gaza. Shpresë për t’i shpëtuar makthit të dy viteve të fundit. Shpresë për një jetë dinjitoze, lirie dhe sigurie”, tha ministri gjerman. 
    “Në këto orë dhe ditë diplomacie, është thelbësore të punojmë së bashku dhe të ndërmarrim veprime. Kjo është arsyeja pse po udhëtoj nga Belfasti në Paris, ku, me ftesë të kolegut tim francez, po zhvillohet një takim ministror i shteteve evropiane, arabe dhe të tjera myslimane”, tha Wadephul.
    “Shumë vende janë të përgatitura të punojnë për të siguruar që plani i paqes i SHBA-së – të ketë sukses dhe që shpresa për paqe të bëhet shpejt realitet”, shtoi ai. 
    “Që kjo të ndodhë, Gaza nuk duhet të përbëjë më kërcënim për Izraelin dhe që kjo të ndodhë, populli i Rripit të Gazës ka nevojë, përveç ndihmës urgjente humanitare, për perspektiva politike dhe ekonomike”, tha ai. 
    “Gjermania vazhdon të angazhohet për paqe, ndihmë humanitare dhe rindërtim në Gaza. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë së bashku me partnerët ndërkombëtarë. Ne do të angazhohemi në koordinimin e hapave te mëtejshëm në Paris. 
    Pas takimit në Belfast, Wadephul do të udhëtojë për në Paris për të zhvilluar bisedime me shtetet evropiane, arabe dhe myslimane mbi Lindjen e Mesme. 
     
     

  • Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar, shtrëngohen politikat e emigracionit

    Gjermania heq nënshtetësinë e përshpejtuar, shtrëngohen politikat e emigracionit

    Mes shtrëngimit të politikave të emigracionit, Bundestagu gjerman përgatitet të shfuqizojë marrjen e nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer në shoqëri, një rregull ky i vendosur nga qeveria e mëparshme.

    Prej më shumë se një viti, në vend ishin në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë, në bazë të të cilave marrja e nënshtetësisë ishte e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Ndërkohë, në rastin kur kishte përpjekje të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur edhe pas vetëm tre vitesh. Por koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt tha se “natyralizimi turbo”, siç quhej ndryshe, i vendosur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar.
    Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nënshtetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë.
    Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani.

    Top Channel

  • ‘Makina më e keqe e prodhuar ndonjëherë nga njeriu’ pushton përsëri rrugët gjermane

    ‘Makina më e keqe e prodhuar ndonjëherë nga njeriu’ pushton përsëri rrugët gjermane

    Një “kuti mbi rrota” që nxjerr tym blu të trashë dhe njihet si makina më e keqe e prodhuar ndonjëherë, Trabant, refuzon të zhduket, falë një grupi entuziastësh të përkushtuar për restaurimin e modeleve të vjetra.

    Sot, rreth 40,800 Trabantë janë të regjistruar në Gjermani, krahasuar me 33,000 dhjetë vjet më parë, sipas të dhënave të klubit gjerman të makinave KBA. Makina e vogël e Gjermanisë Lindore, e prodhuar për herë të parë në 1957, ka fituar një status kulti për shkak të lidhjes së saj me ribashkimin gjerman dhe rënien e Murit të Berlinit.

    Glen Kushan, 58 vjeç, mekanik nga Berlini Jugor, ka në pronësi 23 Trabantë dhe tregon se klientët e tij përfshijnë nga më të moshuarit që u rritën me këto makina deri te të rinjtë që duan modelin origjinal. “Ai është i pathyeshëm,” thotë Kushan, duke iu referuar motorrëve dy-taktësh që nxjerrin tym të dendë.

    Trabantët, të cilët dikur duheshin për të pritur deri në 15 vjet për t’u marrë, sot janë pjesë e muzeve dhe turneve turistike, duke rikthyer nostalgjinë dhe duke mbajtur gjallë një simbol të jetës së përditshme të Gjermanisë Lindore.

  • Sapo ishte zgjedhur kryebashkiake, si paraqitet gjendja shëndetësore e 57-vjeçares së plagosur jashtë shtëpisë/ Reagon kancelari gjerman: Kemi frikë…

    Sapo ishte zgjedhur kryebashkiake, si paraqitet gjendja shëndetësore e 57-vjeçares së plagosur jashtë shtëpisë/ Reagon kancelari gjerman: Kemi frikë…

    Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një sulmi me thikë jashtë banesës së saj.

    Iris Stalzer, 57-vjeçare dhe nënë e dy adoleshentëve, u gjet me plagë që rrezikonin jetën, në qytetin Herdecke të rajonit Ruhr në Gjermani. Ajo u transportua me helikopter në spital, njoftoi policia për CNN.
    Kancelari Friedrich Merz reagoi ndaj ngjarjes duke e quajtur “një krim të tmerrshëm”.
    “Ne kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së sapozgjedhur, Iris Stalzer, dhe shpresojmë për një shërim të plotë. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e saj,” shkroi Merz në rrjetin social X.
    Stalzer, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë, u zgjodh kryebashkiake e Herdecke në raundin e dytë të zgjedhjeve më 28 shtator dhe pritej të merrte detyrën në nëntor.
    Administrata e qytetit Herdecke e përshkroi ngjarjen si “tronditëse dhe të pabesueshme”, pa dhënë detaje të tjera për sulmin, i cili fillimisht u raportua nga gazeta gjerman Bild dhe transmetuesi publik WDR.
    Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një motiv por policia bëri të ditur se po shqyrtohen të gjitha pistat hetimore dhe se një lidhje familjare me ngjarjen nuk përjashtohet.
    Vlen të përmendet se vitet e fundit në Gjermani janë shënuar disa sulme ndaj politikanëve. Në vitin 2019, vendi u trondit nga vrasja e Walter Lübcke, një zyrtar lokal që mbështeste politikat pro-refugjatëve të ish-kancelares Angela Merkel.
    Ai u qëllua për vdekje nga një neonazist ndërsa qëndronte në tarracën e shtëpisë së tij, ndërsa sulmuesi është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Top Channel

  • Sot 35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE

    Sot 35 vite nga bashkimi i Gjermanisë, ambasadori gjerman: Të angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE

    Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.

    “🇦🇱 | Sot festojmë Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, 35 vite pas ribashkimit paqësor që solli liri, demokraci dhe vetëvendosje. Ambasadori gjerman Karl Bergner kujton jo vetëm guximin e qytetarëve gjermanë, por edhe atë të shqiptarëve që kërkuan lirinë e tyre 35 vite më parë.

    Në mesazhin e tij, ai thekson rëndësinë e sigurisë, solidaritetit dhe vlerave evropiane, si dhe angazhimin e Gjermanisë për paqen, integrimin evropian të Shqipërisë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin kulturor.”, shkruhet në ambasadën gjermane.