Tag: gjerman

  • “Shtëpia e tmerrit”/ Izoluan veten dhe fëmijët për më shumë se tre vite, arrestohet çifti gjerman në Spanjë

    “Shtëpia e tmerrit”/ Izoluan veten dhe fëmijët për më shumë se tre vite, arrestohet çifti gjerman në Spanjë

    Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin në izolim për më shumë se tre vite në Oviedo, në veriperëndim të Spanjës.

    Fëmijët, një 10-vjeçar dhe vëllezërit e tij binjakë, të dy tetë vjeç, nuk ndiqnin shkollën, ishin “të lënë pas dore” dhe jetonin “në mjerim” aty ku mediat spanjolle e quajnë një “shtëpi tmerresh”.
    Policia u njoftua për situatën nga një fqinj i familjes më 14 prill. Kur policia shkoi në shtëpi, ata zbuluan se atje nuk jetonte vetëm një burrë, siç u tha në zyrën e gjendjes civile: kjo u dëshmua edhe nga “shumë blerje” që u dorëzuan në hyrjen e jashtme.
    Sipas fqinjëve, askush nuk doli kurrë nga kjo shtëpi, e cila ishte marrë me qira në tetor 2021, gjatë pandemisë Covid-19.
    Prindërit, një burrë gjerman dhe një grua gjermano-amerikane, kishin grumbulluar një sasi të madhe ilaçesh, tha policia, duke përmendur edhe problemet e “higjienës” dhe kushtet e jetesës.
    “Ne të gjithë u prekëm nga Covid-19 dhe gjithçka që pasoi. Mund të hamendësojmë disi se çfarë mund ta ketë çuar një familje të mbyllet në atë mënyrë për një kohë kaq të gjatë. Fakti që ata mbanin maska, mund të konsiderohet një anekdotë… apo jo”, shpjegoi inspektori i policisë Francisco Javier Lotano García.
    Autoritetet spanjolle shpresojnë që hetimi do të zbulojë “si arritën këtu dhe cili ishte motivimi i tyre për të jetuar në Spanjë”, shtoi ai.
    Sipas mediave spanjolle, të gjithë fëmijët mbanin pelena dhe nga tre maska ​​kirurgjikale në fytyrë. Babai i familjes i kërkoi policisë të vishte maska ​​para se të hynte në shtëpi për hetim.
    Brenda, era ishte e papërshkrueshme. Qepenat ishin të gjitha të mbyllura. Kur dolën nga shtëpia, fëmijët “prekën barin si magji, sikur të mos kishin dalë kurrë më parë”, raporton gazeta La Razon.
    Fëmijët u ekzaminuan nga një mjek dhe kujdesi i tyre i është besuar një qendre për mbrojtjen e fëmijëve.

    Top Channel

  • Bayern arrin marrëveshjen verbale me talentin gjerman, Leverkusen kërkon 150 milionë euro

    Bayern arrin marrëveshjen verbale me talentin gjerman, Leverkusen kërkon 150 milionë euro

    30 Prill 2025

    11:32

    Telesport

    Sipas “Footmercato”, skuadra e Bayern Munich dhe mesfushori Florian Wirtz kanë arritur një marrëveshje verbale përpara afatit kalimtar të verës.
    Lojtari gjerman është në shënjestrën e disa prej klubeve kryesore evropiane, në veçanti bavarezëve, Real Madrid dhe Manchester Cit, të cilët nuk janë dorëzuar dhe ende e duan 21-vjeçarin.
    Gjithsesi, mësohet se Bayern ka marrë “OK” e Wirtz për transferimin këtë verë edhe pse ai ka një kontratë e cila skadon më 30 qershor 2027.
    Pasi Bayern të ketë finalizuar marrëveshjen me lojtarit do të duhet të fillojnë negociatat me Bayer Leverkusen, skuadrën që ka në pronësi kontratën. Skuadra kampione e Gjermanisë kërkon mbi 150 milionë euro për ta lënë të lirë.

  • Përplasi këmbësoren në aksin “Gjirokastër-Tepelenë, shoqërohet në komisariat drejtuesi gjerman

    Përplasi këmbësoren në aksin “Gjirokastër-Tepelenë, shoqërohet në komisariat drejtuesi gjerman

    Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore në zonën e njohur si “Plepat e Kardhiqit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 dhe ka përfshirë një shtetas gjerman, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit tip “BMW”. Këmbësorja është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore.
    Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren

    Aksident në Gjirokastër, shoferi gjerman përplas këmbësoren

    Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.
    Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

    Top Channel

  • Flik kërkoi Jonathan Tah, Barcelona gati t’ia plotësojë dëshirën trajnerit gjerman

    Flik kërkoi Jonathan Tah, Barcelona gati t’ia plotësojë dëshirën trajnerit gjerman

    Adriatik BALLA
    Merkato po afron dhe klubet e mëdha europiane po ndjekin që tani tregun, duke piketuar elementët e dëshiruar me të cilët do të lidhen gjatë afatit zyrtar të transferimeve verore. Në treg do të dalë edhe Barcelona, për të kërkuar elementët që dëshiron trajneri Hansi Flik. Tekniku gjerman po e udhëheq Barçën drejt titullit në Spanjë dhe në Champoions League europiane, ndaj klubi duket i vendosur t’ia plotësojë dëshirat. Në fakt, pranohet në mediat spanjolle, që klubi i Barcelonës është gjithnjë e më afër njërit prej qendërmbrojtësve më të kërkuar në treg: Jonathan Tah. Mbrojtësi gjerman ka konfirmuar publikisht se nuk do të vazhdojë me Bajer Leverkusen pas përfundimit të këtij sezoni — një vendim që ai ia kishte komunikuar klubit gjerman më parë dhe që tani e ka bërë zyrtar. Tah, i cili përfaqëson kombëtaren gjermane dhe ka kontratë që përfundon në qershor, ka shprehur qartë dëshirën për të përballuar sfida të reja jashtë Bundesligës, me një synim të veçantë: të veshë fanellën Blaugrana.
    Qendërmbrojtësi ka qenë objektivi i Barcelonës edhe verën e kaluar, por Leverkusen vendosi ta mbajë edhe pse kishte mbetur vetëm një vit në kontratë. Sipas Sport, kontaktet mes palëve nuk janë ndërprerë asnjëherë, dhe Barça ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij. Trajneri i ardhshëm i Barcelonës, Hansi Flik — që është gjithashtu bashkëkombës me Tah — e mbështet fuqishëm transferimin e tij. Ai e konsideron ideal për të përforcuar mbrojtjen, falë forcës fizike, shpejtësisë dhe aftësisë taktike për të aplikuar presion të lartë dhe për të kontrolluar linjën e pozicionit jashtë loje. Megjithatë, nënshkrimi i tij varet nga largimi i njërit prej mbrojtësve aktualë. Ronald Araujo, Inigo Martinez dhe Pau Kubarsi janë elementë të rëndësishëm për Flik, ndërsa e ardhmja e Andreas Kristensen mbetet e paqartë.
    Nuk përjashtohet as shitja e mundshme e Araujos, nëse vjen një ofertë që përmbush klauzolën e lirimit të tij. Pavarësisht interesit të madh nga Bajern Munich dhe ofertave shumë më të mëdha financiarisht nga Premier League, Jonathan Tah e ka vendosur si prioritet kalimin te Barça dhe dëshiron të luajë në “Camp Nou”. Ndihmë në këtë drejtim vjen edhe nga menaxheri i tij, Pini Zahavi, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin Joan Laporta — një faktor që e lehtëson procesin e negociatave. Me largimin e konfirmuar nga Leverkusen, hapi i parë është bërë. Tani, rruga për të siguruar këtë përforcim strategjik është e hapur për Barcelonën.

  • Do transferohet te Barcelona? Futbollisti i njohur zyrtarizon largimin nga klubi aktual dhe është gati për aventurën e re

    Do transferohet te Barcelona? Futbollisti i njohur zyrtarizon largimin nga klubi aktual dhe është gati për aventurën e re

    21 Prill 2025

    17:53

    Telesport

    Ashtu siç edhe pritej, Jonathan Tah do të largohet në fund të këtij sezoni nga Leverkusen. Qendërmbrojtësi gjerman e ka konfirmuar këtë gjë pas barazimit të djeshëm të Leverkusen ndah St. Pauli.
    “Po, do të largohem nga Leverkusen në fund të sezonit dhe klubi e di këtë gjë. Kam qenë shumë i hapur me ta. E ardhmja? Të jem i sinqertë ende nuk e di”, tha Tah.
    Mediat gjermane janë të bindura se 29-vjeçari do të transferohet si lojtar i lirë në verë te Barcelona. Ka qenë pikërisht Hansi Flick që ka folur me qendërmbrojtësin gjerman dhe e ka bindur që të zgjedhë katalanasit. Zyrtarizimi i Tah te Barcelona pritet të ndodhë që në javën parë kur hapet afati i merkatos verore.

  • E bujshme nga Gjermania: Martesa e çiftit Schweinsteiger-Ivanovic në krizë të thellë

    E bujshme nga Gjermania: Martesa e çiftit Schweinsteiger-Ivanovic në krizë të thellë

    Sipas asaj që raporton tabloidi gjerman “Bild”, martesa mes ish-mesfushorit të njohur gjerman Bastian Schweinsteiger, 40 vjeç, kampion bote me Gjermaninë, dhe ish-tenistes serbe Ana Ivanovic, 37 vjeçe, po kalon një moment të thellë krize.
    Çifti, i martuar që nga viti 2016 dhe me tre fëmijë, po përballen me shumë vështirësi, kryesisht për shkak të mungesës së kohës që arrijnë të kalojnë së bashku. Ai udhëton shumë, ndërsa ajo qëndron me fëmijët në qytetin e saj të lindjes, Beograd.
    Ish-futbollisti ndodhet aktualisht në Xhakarta, Indonezi dhe siç duket, Ivanovic mund të mbështetet vetëm te ndihma e prindërve e vëllait të saj, që jetojnë gjithashtu në Serbi. Në muajt e fundit, çifti është parë rrallë bashkë.
    Në shtatorin e kaluar morën pjesë në “Laver Cup” në Berlin, ndërsa postimi i fundit i përbashkët në Instagram daton në dhjetor, kur vizituan një treg Krishtlindjesh në Vjenë. Sipas burimeve të afërta me çiftin, Schweinsteiger dhe Ivanovic po mendojnë për divorcin, megjithëse me shumë gjasa do të tentojnë fillimisht ta rikuperojnë marrëdhënien.
    Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic u takuan në New York, në vitin 2014. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy, aq sa vetëm disa muaj më vonë, në një park të Londrës, ai i bëri propozimin për martesë. Dasma u zhvillua në vitin 2016 në Venezia.
    Po atë vit, Ivanovic, fituese e “Roland Garros” më 2008, u tërhoq nga tenisi. Në atë kohë, Schweinsteiger u transferua te Manchester United, por qëndrimi i tij zhgënjyes në “Old Trafford” përfundoi në mars 2017, kur u bashkua me Chicago Fire në MLS.
    Schweinsteiger e shpalli tërheqjen nga futbolli aktiv në vitin 2019 dhe që atëherë punon si opinionist në televizionet gjerman. Ivanovic solli në jetë fëmijën e parë në vitin 2018 dhe një vit më pas lindi djali i dytë. Çifti njoftoi ardhjen e fëmijës së tretë në maj 2023. Dy fëmijët e parë quhen Luka dhe Leon, ndërsa emri i fëmijës së tretë nuk është bërë ende publik.

  • Televizioni gjerman publikon dokumentarin për Shqipërinë, qeveria e implikuar në trafikun e drogës në nivele të…

    Televizioni gjerman publikon dokumentarin për Shqipërinë, qeveria e implikuar në trafikun e drogës në nivele të…

    Një dokumentar i titulluar “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në” po bën shumë bujë në mediat ndërkombëtare. Përveç në televizionin publik gjerman ZDF, ai është publikuar edhe nga rrjeti franko-gjerman, Arte. Në dokumentar ngrihen pikëpyetje të mëdha mbi gatishmërinë e vendit për t’u bërë pjesë e familjes europiane, por edhe mbi gatishmërinë e vetë BE-së për të pranuar një vend të zhytur në kriza të brendshme dhe struktura mafioze. Dokumentari nis me kontekstin historik të Shqipërisë, e cilësuar si “Koreja e Veriut e Europës” deri në fillim të viteve ‘90 – një vend i izoluar nga Lindja dhe Perëndimi.
    Sot, Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2014, por sipas televizionit gjerman, integrimi i saj duket se po udhëhiqet më shumë nga interesa gjeopolitike sesa nga përmbushja e kritereve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. “Pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Europian është i gatshëm të kalojë mbi dështimet e qarta në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shtypit në Ballkanin Perëndimor. Përfituesi i drejtpërdrejtë është Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, klika e tij dhe strukturat mafioze në vend”, thuhet në dokumentar.
    Implikimi i qeverisë në trafikun e drogës
    Televizioni gjerman sjell kontrastin e fortë mes fasadës së promovuar ndërkombëtarisht dhe realitetit të brendshëm. Nga njëra anë, Shqipëria promovon turizmin duke tërhequr mbi 10 milionë vizitorë në vit, por nga ana tjetër, përballet me akuza serioze për korrupsion të nivelit të lartë dhe përfshirje të qeverisë në trafik ndërkombëtar droge. “Në samitet ndërkombëtare, liderët europianë e lëvdojnë Shqipërinë, por në rrugët e saj dhe në Parlament, qytetarët protestojnë kundër një regjimi gjithnjë e më autokratik”, thekson dokumentari duke vazhduar me dy pyetje thelbësore që sfidojnë narrativën zyrtare: A është Shqipëria vërtet gati për Europën? Dhe a është Europa gati të pranojë një vend të përfshirë nga protesta, korrupsion dhe struktura mafioze?
    Detajet
    Duke u ndalur gjerësisht tek Edi Rama, në dokumentar thuhet se: “Fakt është se gjatë viteve të fundit, ai e ka kthyer Shqipërinë me kokë poshtë për të krijuar një sistem që i përshtatet plotësisht atij”. “Që kur Edi Rama erdhi në pushtet, aparati shtetëror është më shumë se dyfishuar. Shumë prej këtyre punonjësve të ri, duhet ta shprehin mirënjohjen e tyre me ndihmë politike”, vijon më tej dokumentari. Sipas tyre, Rama tashmë kontrollon plotësisht drejtësinë dhe klani i tij mbetet i paprekshëm.
    “Kontrollorët e lartë të sistemit të ri të drejtësisë janë të afërm të ngushtë të ministrave të Ramës. Një autoritet i ri mbikëqyrës i drejtësisë së re drejtohet nga motra e zëvendëskryeministres së Edi Ramës, Belinda Balluku. Rama reagon duke thënë se kjo ishte dëshirë e Europës, por zbatimi ngre pikëpyetje. Kundërshtarët politikë, por edhe miqtë e Ramës dalin njëherë në disa javë përpara gjykatës, por rrethi i ngushtë i Ramës mbetet i paprekur. Sipas traditës shqiptare, ku një klan qëndron më lart se shteti, biznesi apo feja”. Në dokumentar, gazetarët ndalen gjerësisht edhe tek çështja e kampit të refugjatëve në Lezhë. “Shqetësimi më i ri është një kamp refugjatësh jashtë BE, në këtë mënyrë kryeministri autokrat Edi Rama bëhet gjithmonë i domosdoshëm për Europën”. Po ashtu, gazetarët kanë intervistuar edhe politikanë europianë, që shprehin shqetësim për mënyrën se si përdoren fondet e BE në Shqipërinë që aspiron të anëtarësohet në bllok. “Që tani shumë para nga Brukseli rrjedhin për projekte infrastrukturore në Shqipëri.
    Vetëm në vitin 2022, 33 milionë euro, të cilat ishin parashikuar për bujqësinë, u përvetësuan nga politikanët lokalë. Më shumë se dyfishi në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku”, thekson dokumentari. Në fund thuhet se Shqipëria mund të jetë jo një shans, por një problem për Europën. “Shqipëria është pjesë e Europës. Në këtë pikë bashkohen të gjitha partitë politike dhe qytetarët. Zor se ka një vend tjetër ku miratimi për BE-në është kaq i lartë. Zor se ka një vend tjetër ku refuzimi i të shkuarës të jetë kaq i madh. Por ndërsa popullata duket gati për Europën, të fuqishmit e vendit mbeten në struktura klanore. Nga të gjitha anët. Nëse Shqipëria nuk e tejkalon ekonominë klanore, ajo do jetë më shumë një problem për Europën, sesa një shans për të”.

  • Bayern interesohet për Wirtz, Leverkusen i vendos çmimin

    Bayern interesohet për Wirtz, Leverkusen i vendos çmimin

    Bayer Leverkusen po ia bën shumë të vështirë Bayernit blerjen e Florian Wirtz.
    “Aspirinat” duan që të mos e ndihmojnë klubin bavarez, rival i drejtpërdrejtë në kampionatin gjerman. Bayern mendonte se Wirtz do të mund të blihet për 120-140 mln euro, por jo.
    Sport Bild raporton se Leverkusen kërkon 150 mln euro minimalisht për lojtarin gjerman. Shifër e lartë? Po, por Manchester City është gati të paguajë edhe më shumë.

    Bayern ka një plan B. Në Mynih e shohin të arsyeshme që Wirtz të rinovojë me Bayer Leverkusen, me kusht që në verën e vitit 2026 të ketë klauzolë largimi 125 mln euro.

  • Berisha për televizionin gjerman: Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele

    Berisha për televizionin gjerman: Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele

    Nga Enver Robelli
    Ky film dokumentar i televizionit publik gjerman ZDF, i realizuar në bashkëpunim me kanalin televiziv gjermano-francez ARTE, shpalos një Shqipëri përtej reklamave të bukura.

    Polarizimi i thellë politik, madje urrejtja mes grupeve politike, (keq)përdorimi i pushtetit dhe drejtësisë, degradimi i resurseve, përfshirë dëmtimin e ambientit, zhytja e thellë e të dy partive të mëdha në korrupsion si dhe lidhjet me krimin e organizuar, e bëjnë Shqipërinë “partnere të dyshimtë” të Europës – në këtë përfundim arrin autori i dokumentarit.
    “Nëse Shqipëria nuk arrin të tejkalojë ekonominë klanore, ky vend do të paraqes më shumë një problem se sa një shans për Europën”.
    Ndërsa njëri lider ëndërron të luajë rol të madh në politikë edhe në dekadën e katërt të angazhimit të tij politik, lideri tjetër, kur pyetet mbi anët e errëta të politikës shqiptare, jep këtë përgjigje: “Kur ju keni pasur shtet, ne kemi qenë në male me dele”. Kaq sa i përket respektit ndaj popullit shqiptar.