Tag: gjerman

  • Kush është lojtari gjerman që refuzoi Realin dhe Barcelonën?

    Kush është lojtari gjerman që refuzoi Realin dhe Barcelonën?

    13 Maj 2025

    16:31

    Telesport

    Jonathan Tah, 29 vjeç, ka marrë vendimin final se ku do të luajë në vitet e fundit të karrierës.
    Qendërmbrojtësi gjerman ka njoftuar se do të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit. Ai ka refuzuar Real Madridin dhe Barcelonën, sepse ka në plan të mos lëvizë nga kampionati gjerman.
    Tah do të largohet me parametra zero nga “Aspirinat” dhe për Bayern është gëzim i madh të marrë një lojtar cilësor me kosto thuajse zero.
    Sipas The Athletic, Tah është pranë kalimit te Bayern, ku do të firmosë kontratë 3-vjeçare me opsion për një vit shtesë.

  • Ambasadori gjerman, thirrje qytetarëve: Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!

    Ambasadori gjerman, thirrje qytetarëve: Përdorni të drejtën tuaj për të votuar!

    Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, është i pranishëm në KZAZ numër 41 në Tiranë, ku po vëzhgon nga afër procesin e votimit.
    Në një prononcim për gazetaren Sonila Agostini, ambasadori Bergner i bëri thirrje qytetarëve që dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.
    Ai përmendi votën e diasporës dhe votimin dhe numërimin elektronik si përparime në këto zgjedhje. Ambasadori theksoi se Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve, në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
    “Dua të përgëzoj shqiptarët për këtë ditë të veçantë. E drejta për të votuar nuk mund të merret për e mirëqenë dhe ne në Gjemani, pas përfundimit të luftës e dimë një gjë të tillë. Një votim i pavarur sot është një moment për të festuar. Dy gjera që doja të përmendja që janë për t’u përgëzuar këtu në Shqipëri është vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik, ky është përparim. Gjermania mbështet integritetin e këtyre zgjedhjeve në kuadër të mbështetjes që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ky është një moment i mirë për të inkurajuar qytetarët që të përdorin të drejtën për të votuar dhe të votojnë”, u shpreh ambasadori.

  • “Nëse nuk mund ta shmangësh përdhunimin, relaksohu dhe shijoje atë”, shkarkohet gjenerali gjerman i NATO-s pas deklaratës fyese

    “Nëse nuk mund ta shmangësh përdhunimin, relaksohu dhe shijoje atë”, shkarkohet gjenerali gjerman i NATO-s pas deklaratës fyese

    Qeveria gjermane ka shkarkuar gjeneralmajorin Hartmut Renk nga pozicioni i tij si zëvendëskomandant  mbështetës i NATO-s për Ukrainën, pas akuzave se ai bëri një koment fyes në lidhje me përdhunimin para një oficereje britanike.
    Sipas revistës gjermane Der Spiegel, Renk tha në një takim me kolegët e tij ushtarakë: “Nëse përdhunimi është i pashmangshëm, atëherë relaksohuni dhe shijojeni”, një frazë që, siç pretendoi ai, kishte për qëllim të përdorej “ironikisht” për të inkurajuar ekipin e tij.
    Komenti, i bërë në shkurt, u denoncua nga oficerja ushtarake britanike, e cila ishte e pranishme në takim dhe tha se ishte thellësisht e ofenduar nga komenti.

    Ankesa çoi në një hetim nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes, dhe ministi Boris Pistorius së bashku me kreun e forcave të armatosura, Carsten Breuer, morën pjesë personalisht në proces.
    Rasti u konsiderua mjaftueshëm serioz për të përshpejtuar largimin e Renk nga selia e NATO-s në Wiesbaden, Gjermania perëndimore.
    Kjo nuk është hera e parë që një oficer i lartë i Bundeswehr-it shkarkohet për shkak të një skandali.
    Vitin e kaluar, një gjeneral gjerman që shërbente në Bruksel u thirr në Gjermani pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara, në një shkelje serioze të sigurisë.
    Për më tepër, në fillim të vitit 2024, u publikuan regjistrime të oficerëve të forcave ajrore gjermane që diskutonin vendosjen e raketave Taurus në Ukrainë, duke shkaktuar një turp të madh në Berlin./vizionplus.tv

  • Merz: Anëtarët e BE të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

    Merz: Anëtarët e BE të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

    Kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoiParisin të mërkurën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Merzi u takua me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e priti ngrohtësisht në Pallatin Elysee.
    Gjatë vizitës së tij të parë në Paris, Kancelari i ri gjerman njoftoi rritje të bashkëpunimit me Francën në politikën e mbrojtjes. Janë planifikuar masa të përbashkëta për të forcuar më tej aftësitë e sigurisë dhe mbrojtjes së Evropës, deklaroi Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin francez Macron në Pallatin Elysee.
    Sipas kancelarit, ndër të tjera, Këshilli i Mbrojtjes Gjermano-Francez do të forcohet dhe bashkëpunimi dypalësh në armatim do të thellohet. Merz theksoi gjithashtu se të gjitha shtetet anëtare të BE duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.
    Merz në Paris: Anëtarët e BE-së të rritin shpenzimet e mbrojtjes
    Kancelari gjerman Friedrich Merz pohoi se të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris.
    “Vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllim gradualisht boshllëqet tona të aftësive dhe të mbështesim kolektivisht Ukrainën”, deklaroi Merzi.
    Macron njofton Këshillin e Përbashkët të Mbrojtjes me Gjermaninë
    Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Parisi dhe Berlini “do të krijojnë një Këshill të Mbrojtjes dhe Sigurisë franko-gjermane”, ndërsa priti kancelarin gjerman Friedrich Merz të mërkurën.
    “Ne do të krijojmë një Këshill të Mbrojtjes dhe Sigurisë franko-gjermane që do të takohet rregullisht për të ofruar përgjigje operative ndaj sfidave tona të përbashkëta strategjike”, deklaroi Macron në konferencën e përbashkët të shtypit.
    Merz planifikon të vizitojë Ukrainën
    Kancelari Friedrich Merz planifikon të vizitojë Ukrainën “në javët e ardhshme”. Kjo vizitë është duke u koordinuar aktualisht dhe ai dëshiron të “kontribuojë, nga Bashkimi Evropian, me gjithçka të mundshme për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm përtej fundjavës së ardhshme dhe që një marrëveshje paqeje me Rusinë të mund të arrihet gjithashtu”, tha Merzi në vizitën e tij të parë në Paris.
    “E rëndësishme që SHBA të mbeten të përfshira”
    Është e rëndësishme që SHBA të mbeten të përfshira në këtë proces “dhe gjithashtu në një garanci sigurie pasuese për Ukrainën” dhe “që amerikanët të mbeten në bord”.
    Presidenti amerikan Donald Trump ka “mbështetjen tonë të plotë për t’i dhënë fund luftës”, deklaroi Merzi. Sapo të arrihet një armëpushim, Gjermania është gati të marrë pjesë në mbikëqyrjen e tij “nën udhëheqjen dhe me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara”.
    Merz njoftoi gjithashtu se, në të ardhmen, mbështetja për Ukrainën do të “koordinohet edhe më mirë” midis Berlinit dhe Parisit.
    Presidenti francez Emmanuel Macron pohoi se Franca dhe Gjermania duan të bashkëpunojnë “sistematikisht” në të ardhmen dhe “të përgjigjen së bashku ndaj sfidave me të cilat përballet Evropa”.
    “Franca dhe Gjermania, së bashku me partnerët e tyre, do të vazhdojnë të punojnë për një armëpushim në Ukrainë”, shtoi Macron.
    Wadephul: Qëllimi të rifillojë të funksionojë boshti gjermano-francez
    Kancelari shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Johann Wadephul, i cili deklaroi se qëllimi është të rifillojë të funksionojë boshti gjermano-francez. Ai dëshiron ta bëjë të qartë se ritmi mund të përshpejtohet përsëri në Evropë. Përpara vizitës në Poloni, e planifikuar gjithashtu për të mërkurën, Wadephul theksoi rëndësinë e Polonisë, për shembull, në formatin e “Trekëndëshit të Vajmarit” së bashku me Francën.
    Me ekonomitë dhe popullsitë më të mëdha në BE, partneriteti gjermano-francez ka qenë prej kohësh gurthemeli i BE prej 27 vendesh. Por ai ka humbur disi nga energjia në muajt e fundit, pasi liderët e të dyja vendeve janë përballur me çështje të brendshme.
    Tradicionalisht, kancelarët e sapozgjedhur gjermanë vizitojnë fqinjët e tyre më të mëdhenj perëndimorë dhe lindorë në ditën e parë në detyrë, për të theksuar unitetin evropian. Merz ka udhëtuar për në Poloni të mërkurën, para se të kthehet në Berlin.
    Ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot tha këtë javë se Merzi dhe Macron duan që takimi i tyre të rigjallërojë atë që ai e përshkroi si “motori franko-gjerman”.
    Në veçanti, Franca kërkon mbështetjen gjermane për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së përballë kërcënimit që paraqet Rusia për sigurinë evropiane, si dhe shqetësimeve se Trump po largohet nga marrëdhënia transatlantike pas Luftës së Dytë Botërore me Evropën, për të përqendruar burimet e tij në përballjen me Kinën./DW

  • Aleanca e re franko-gjermane, Merz në Paris: Të mbrojmë BE-në dhe të mbështesim Ukrainën

    Aleanca e re franko-gjermane, Merz në Paris: Të mbrojmë BE-në dhe të mbështesim Ukrainën

    Kancelari i ri gjerman, Friedrich Merz, e nisi mandatin e tij me rikthimin e aleancës franko-gjermane.

    Vizita e tij e parë ishte në Elize, ku u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
    Vizita e parë ndërkombëtare në Paris është një shprehje e qartë e dëshirës për të rigjallëruar aleancën, e cila ishte dobësuar vitet e fundit. Pas takimit, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi krijimin e një “Këshilli franko-gjerman për Mbrojtje dhe Siguri”.
    “Ne do të krijojmë një këshill mbrojtjeje dhe sigurie franko-gjerman që do të takohet rregullisht për të sjellë përgjigje operacionale ndaj sfidave tona të përbashkëta strategjike”, tha Macron.
    “Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen, për të mbuluar boshllëqet në kapacitetet e bllokut dhe për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën. Vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllim gradualisht boshllëqet tona të kapaciteteve dhe të mbështesim kolektivisht Ukrainën”, tha kancelari i ri gjerman.
    Kjo aleancë po rindërtohet për të forcuar mbrojtjen e Evropës, mes luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe dyshimeve mbi angazhimet e sigurisë së SHBA-së ndaj Evropës.
    Në Paris, njëkohësisht mbërriti edhe ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i cili u prit nga ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Noël Barrot.

    Top Channel

  • Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar të martën, duke shënuar një pengesë të papritur për koalicionin e tij të ri me Socialdemokratët (SPD).
    Merz, 69 vjeç, i cili udhëhoqi CDU/CSU-në drejt fitores në zgjedhjet federale të shkurtit, mori vetëm 310 vota në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316 votash, njoftoi presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner.
    Pas votimit, Kloeckner ndërpreu seancën parlamentare për t’u dhënë grupeve mundësinë të konsultohen mbi hapat e ardhshëm.
    Parlamenti gjerman ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër me shumicë absolute, me një votim të mundshëm që mund të zhvillohet sërish edhe gjatë së martës, raporton Reuters.
    Edhe pse konservatorët fituan zgjedhjet me 28.5 për qind të votave, ata kishin nevojë për një partner për të formuar qeveri shumice.
    Të hënën, ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me SPD-në, e cila kishte dalë me rezultatin më të dobët në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm 16.4 për qind.
    Aleanca CDU/CSU e udhëhequr nga Merzi dhe partneri në koalicion, Partia Socialdemokrate (SPD), janë zotuar se do ta ringjallin ekonominë e dobësuar dhe se do ta rindërtojnë ushtrinë në një kohë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vënë në dyshim të ardhmen e sigurisë dhe lidhjeve tregtare transatlantike.
    Merz gjithashtu është zotuar se do ta frenojë emigracionin e parregullt dhe se do ta ndalë rritjen e partisë kundër emigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli në vend të dytë në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit.
    AfD-ja u shpall të premten “grup ekstremist i krahut të djathtë” nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë – një veprim që ka nxitur një përplasje të re me administratën Trump, dhe kundër të cilit AfD-ja nisi veprime ligjore të hënën.
    Merz, i cili ka përvojë të madhe në biznes, por zero përvojë në poste drejtuese qeveritare, në ceremoninë e nënshkrimit të së hënës premtoi “qeverisje të fortë, të besueshme dhe të planifikuar mirë”.
    “Ne jetojmë në kohë ndryshimesh të thella, përmbysjesh të thella… dhe pasigurie të madhe, dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se është detyra jonë historike të udhëheqim këtë koalicion drejt suksesit”, tha ai./REL

  • Friedrich Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Friedrich Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë

    Friedrich Merz

    GJERMANI-Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar të martën, duke shënuar një pengesë të papritur për koalicionin e tij të ri me Socialdemokratët (SPD). Merz, 69 vjeç, i cili udhëhoqi CDU/CSU-në drejt fitores në zgjedhjet federale të shkurtit, mori vetëm 310 vota në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316 votash, njoftoi presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner.
    Pas votimit, Kloeckner ndërpreu seancën parlamentare për t’u dhënë grupeve mundësinë të konsultohen mbi hapat e ardhshëm. Parlamenti gjerman ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër me shumicë absolute, me një votim të mundshëm që mund të zhvillohet sërish edhe gjatë së martës raporton Reuters.
    Edhe pse konservatorët fituan zgjedhjet me 28.5 për qind të votave, ata kishin nevojë për një partner për të formuar qeveri shumice. Të hënën, ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me SPD-në, e cila kishte dalë me rezultatin më të dobët në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm 16.4 për qind./REL

  • Ikja e një legjende gjermane të Formula 1

    Ikja e një legjende gjermane të Formula 1

    Ish-piloti gjerman i Formula 1, Jochen Mass, gjithashtu fitues i garës 24 Ore të Le Mans, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, njoftoi familja e tij në Instagram të dielën.
    Mass e filloi karrierën e tij në F1 në vitin 1973 me Surtees, pastaj iu bashkua McLaren midis viteve 1974 dhe 1977. Ai fitoi një Çmimi të Madh të Spanjës në vitin 1975, por fitoi vetëm gjysmën e pikëve sepse gara u ndal para gjysmës së rrugës për shkak të aksidentit të bashkatdhetarit të tij Rolf Stommelen, i cili shkaktoi vdekjen e disa spektatorëve.
    Pasi i dha fund karrierës së tij në F1 në vitin 1982, ai u zhvendos në garat e qëndrueshmërisë ku ndërtoi një rekord të shkëlqyer në pistë, veçanërisht me Porsche, duke fituar 24 Orë të Le Mans në vitin 1989. Ai fitoi gjithsej 30 gara dhe dy herë përfundoi si nënkampion i botës.
    “Me zemër të thyer duhet të njoftojmë se Jochen Mass ndërroi jetë sot nga komplikacionet pas një goditjeje në tru që pësoi në shkurt“, njoftoi familja e tij.

    Pasi u tërhoq nga garat aktive, Mass punoi si komentator për një stacion televiziv të njohur gjerman dhe ishte gjithashtu mentor për pilotë të rinj, përfshirë Michael Schumacher, të cilin e ndihmoi në fazat e hershme të karrierës së tij.
    Jochen Mass jetonte në jug të Francës dhe vitet e fundit kishte drejtuar makina në demonstrime të automjeteve historike. /tesheshi.com/

  • Pse ari gjerman është ende në Amerikë?

    Pse ari gjerman është ende në Amerikë?

    Duke pasur parasysh marrëdhëniet aktuale me SHBA-në, shtrohet pyetja pse një pjesë e madhe e rezervave shtetërore të Gjermanisë në ar është ende në Amerikë.
    Por, banka qendrore gjermane vepron në mënyrë pragmatike në këtë çështje, shkruan Deutsche Welle.
    “Sillni arin tonë në shtëpi”, kërkon, për shembull, Michael Jäger, president i Shoqatës Evropiane të Tatimpaguesve, në një deklaratë për transmetuesin publik gjerman ZDF. Ari, në mendjet e njerëzve, është ende “thesari më i madh” që zotëron një shtet, dhe çfarë po bën ky president amerikan me të gjitha institucionet federale, të gjithë po e shohim.
     
    Drejtori i FED-it amerikan, Jerome Powell, ishte mjaft i sinqertë për të thënë mendimin rreth masave të presidentit amerikan, Donald Trumpit në ekonomi, kështu që nuk duket se do të mbetet gjatë në atë pozitë. Dhe çfarë do të ndodhë atëherë me arin gjerman në Amerikë?
    Bundesbanka, banka qendrore gjermane, në fakt deri në vitin 2013 publikonte gjendjen e rezervës shtetërore në ar, por nuk donte të thoshte se ku ndodhej ai. Kjo shkaktoi spekulime të shumta se çfarë po bënte Berlini me thesarët shtetërorë, ndaj edhe vetë banka qendrore u bë më transparente.
    Pak më shumë se gjysma ndodhet në Gjermani
    Po, është e saktë: Në fund të vitit 2024, Gjermania kishte 3.352 tonë ar, që është rezerva e dytë më e madhe shtetërore në botë: vetëm SHBA ka më shumë. Po ashtu është e saktë që 1.236 tonë, pra rreth 37 për qind, ndodhen në thesaret e Federal Reserve Bank në New York, 409 tonë ndodhen në Bankën e Anglisë në Londër dhe pjesa tjetër, pra rreth 51 për qind e arit që zotëron Gjermania, ndodhet në një “lokacion konfidencial” në Frankfurt mbi Main.
    Gjermania dikur kishte shumë më tepër ar jashtë vendit: nga viti 2013 deri në 2017, nga New York u transportuan gjithsej 300 tonë ar, dhe në bankën qendrore të Francës ndodheshin 374 tonë ar gjerman, që tashmë ndodhen në Gjermani.
    Arsyeja pse Gjermania mban fare ar jashtë vendit ka rrënjë pjesërisht në histori: pas rrëzimit të nazizmit, arin gjerman – të paktën atë që mundën të gjenin – aleatët perëndimorë e morën si garanci për likuiditetin e vendit. Që në marrëveshjen e Bretton Woods-it, u përcaktua që ky ar t’i kthehej Gjermanisë në përputhje me suficitin shtetëror nga vitet ‘50. Deri në vitin 2013, gati 70 për qind e arit gjerman ishte jashtë vendit edhe për arsye strategjike: gjatë Luftës së Ftohtë, në rast se ajo do të shndërrohej në një luftë të nxehtë, ekzistonte frika se Gjermania do të pushtohej shpejt nga ushtria sovjetike ose do të shkatërrohej nga armët bërthamore. Kjo kujdes kërkonte që edhe ari të ruhej larg kufirit me Bllokun Lindor.
    Afër tregjeve të mundshme
    Shumë nga ari gjerman ndodhet ende jashtë vendit, por tashmë për arsye pragmatike “Ari në Frankfurt, në rast emergjence apo krize, nuk mund të konvertohet shpejt në valuta rezervë të huaja dhe për këtë arsye Bundesbank mban ende një pjesë të rezervave jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e bankës për gazetarët e transmetuesit publik ARD.
    “Kriteret vendimtare për shpërndarjen e rezervave të arit janë siguria dhe disponueshmëria e shpejtë, që të mund të shitet në rast nevoje. Në bazë të këtyre kritereve, Bundesbank rregullisht kontrollon arin atje ku ndodhet”, raporton mediumi.
    Për çdo shufër ari mbahet evidencë – për pasurinë gjermane është një libër voluminoz me 2.373 faqe – të gjitha shufrat janë të numëruara dhe ekspertët gjermanë vizitojnë rregullisht Londrën dhe New York-un për të kontrolluar nëse pesha dhe pastërtia e arit “gjerman” është ende ajo që thuhet në libra. Asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem për përfaqësuesit e Bundesbankës gjatë verifikimeve, as në Britani të Madhe e as në SHBA.
    Është krejtësisht e parëndësishme se kush është në krye të FED-it amerikan, sepse me ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshjet e nënshkruara, as presidenti amerikan nuk mund të ndërhyjë në këtë ar.
    “New York Fed ka qenë dhe mbetet vend i rëndësishëm për ruajtjen e arit tonë. Nuk kemi as edhe një dyshim të vogël që nuk kemi një partner të besueshëm dhe konfidencial për rezervën tonë të arit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Bundesbankës. Dhe duke qenë se disponueshmëria është faktori më i rëndësishëm, Gjermania nuk ka ndërmend të sjellë më shumë ar “në shtëpi”.
    Përse i duhet Gjermanisë gjithë ky ar? Por lind edhe pyetja: përse Gjermania ka kaq shumë ar?
    Për shembull, Kroacia për një kohë të gjatë nuk kishte aspak rezervë ari dhe vetëm me hyrjen në zonën e euros u detyrua të blejë të paktën një pjesë të këtij metali të verdhë. Çmimi i arit aktualisht është shumë i lartë dhe vlera e arit gjerman do të ishte këto ditë mbi 340 miliardë euro.
    Por, në Bundesbank nuk e mendojnë kështu: së pari, kjo vlerë është llogaritur me një matematikë të thjeshtë. Nëse do të hidhej në treg një sasi e tillë ari, kjo do të sillte domosdoshmërisht rënie të theksuar të çmimit.
    Arsyeja tjetër lidhet sërish me historinë dhe psikologjinë: prej kohësh nuk ekziston më “standardi i arit” për monedhën në qarkullim, dhe pasuria e një shteti nuk matet më me ar, por me performancën e përgjithshme ekonomike.
    Por, gjermanët gjatë shekullit XX kanë parë shumë herë sesi monedha e tyre shndërrohej në letër pa vlerë, ndaj edhe ari i tyre përbën “një bazë të rëndësishme të ndjenjës së sigurisë për qytetarët gjermanë”, thotë presidenti i Bundesbankës, Joachim Nagel.

  • Bayern-Barcelona, nis gara për mbrojtësin gjerman! Kërkohet komision 10 mln euro

    Bayern-Barcelona, nis gara për mbrojtësin gjerman! Kërkohet komision 10 mln euro

    1 Maj 2025

    17:56

    Telesport

    Jonathan Tah ka tërhequr interes nga Barcelona dhe Bayern.
    Klubi katalanas ka muaj të tërë që e ndjek mbrojtësin gjerman të Bayer Leverkusen, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Bayern e tentoi verën e kaluar, por “Aspirinat” kërkuan 25 mln euro dhe bavarezët refuzuan. Sivjet Bayern po e tenton sërish.
    Mundësia e nënshkrimit të Tah me parametra zero është një mundësi efikase në treg, sepse agjenti i tij nuk kërkon komision më shumë se 10 mln euro.