Tag: gjërat

  • “Gjërat janë kopsitur”, ish-shefi i SHIK: Procesi ndaj Berishës është serioz, tani fjala është e gjykatës

    “Gjërat janë kopsitur”, ish-shefi i SHIK: Procesi ndaj Berishës është serioz, tani fjala është e gjykatës

    Këtë të hënë u caktua trupa gjykuese, e cila do gjykojë ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe aktorët e tjerë të akuzuar për korrupsion e pastrim parash për dosjen e njohur “Partizani”.
    Trupa gjykuese përbëhet nga Elsa Ulliri (kryesuese), Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Por çfarë pritet në këtë proces?
    Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi, i ftuar në një emision televiziv theksoi se tashmë gjërat janë kopsitur dhe të gjitha palët janë përgatitur për t’u përballur në Gjykatë.
    Ai theksoi se Gjykata nuk do të “vuajë” shumë për të dalë me një vendim mbi këtë çështje, tek e cila është marrë i pandehur ish-kryeministri i vendit.
    “I kanë parë provat, i kanë sistemuar, e dinë se çfarë do kërkojnë, si do kërkojnë dhe i dinë nenet. Kjo është përgatitje. Për sa kohë sa kanë vendosur të shkojnë në gjykatë, kjo do të thotë se janë përgatitje për të mbrojtur akuzën në gjykatën, ashtu dhe mbrojta është përgatitur për t’u ballafaquar në gjykatë. Them ta presim gjykimin.  Nëse Berisha është i pafajshëm le ta mbrojë veten në gjykatë. Nuk kam asnjë të dhënë mbi ato që janë shkruar atje, të dyja palët e dinë. T’ja lëmë gjykatës. Prokuroria e  ka thënë fjalën saj.  Procesi gjyqësor  nuk do jetë kaq i gjatë dhe gjërat janë trajtuar. Gjykata nuk do të vuajë shumë për të marrë vendimin, tani të presim vendimin”, tha Klosi.
     
  • Nënë për herë të dytë, Fatma Haxhialiu: Sikur po jetoja një ‘déjà vu’

    Nënë për herë të dytë, Fatma Haxhialiu: Sikur po jetoja një ‘déjà vu’

    Fatma Haxhialiu, u bë nënë për herë të dytë në muajin shkurt, kur në jetë erdhi Noari i vogël. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo ndau emocionet dhe përvojën e saj nga lindja, duke treguar në detaje si e përjetoi këtë moment të veçantë. Fatma tregon se lindja e saj e dytë ka qenë si një “déjà vu” me lindjen e parë, megjithëse pak më e “çuditshme”, pasi ditën e parë bëri vizitën rutinë tek mjekja, kurse në orët e para të mëngjesit shkoi në sallën e lindjes
    “Ka qenë shumë e çuditshme! Një ditë më përpara se të lindja, isha për vizitë sepse ndjeja disa kontraksione dhe doja që të isha e sigurt. Pasi kisha lënë pas disa punë, xhirime, disa takime për shtëpinë, doja të dija se ku isha. Shkoj bëj vizitën dhe më thotë doktoresha që jemi në rregull dhe më tha që nga e enjtja ose e premtja të bëjmë një kontroll tjetër sepse jemi afër. Por, këtë javë tha bëj çfarë ke për të bërë, mbylli gjërat që pastaj të jesh gati. Lashë oraret unë të gjitha për ditën tjetër. Shkon ora dy e gjysmë e mëngjesit dhe më ndodh e njëjta gjë si me Kianin që më plasnin ujërat si fillim. Lajmëroj doktoreshën, ngrohem bëhem gati, por kësaj here më e qetë jo si herën e parë. Kur të plasin ujërat thjesht duhet të shkosh me qetësi në maternitet.

    Shkuam bëmë gati gjërat, çova Kianin tek nëna dhe më pas shkuam në maternitet. Procedura ka qenë nuk e di, sikur po jetoja një ‘déjà vu’ si me Kianin. Shkova atje dhimbjet nuk më kishin ardhur. Kësaj here kisha fatin që të kisha tim shoq në sallën e lindjes. E vendosëm që ai do të ishte dhe do bëheshim pjesë e kësaj eksperience. Gjërat që kisha peng nga hera e parë, që oshte mos prania e partnerit në sallë dhe mungesa e një videoje, sepse doja shumë që ta kisha momentin. Dhe kështu i realizova të dyja dhe nuk e di është momenti më i bukur në jetë”, tregoi Fatma Haxhialiu.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2025

    Dashi
    Mund të mos kaloni mbrëmjen romantike që kishit menduar, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë do të shkojë dëm. Biseda me një njeri me të cilin po komunikoni online do të jetë e pazakontë.
    Demi
    Është koha për t’i dhënë një të shtyrë marrëdhënies në çift. Është momenti për të bërë aventurat që keni menduar. Kohë e mrekullueshme për të planifikuar diçka për të ardhmen.
    Binjakët
    Një bisedë mund t’ju bëjë që të merrni vendimin më drastik në jetë. Do të gjeni një njeri tërheqës, gjë që do ju bëjë të nisni diçka të re sëbashku. Megjithatë duhet të luftoni për ta fituar atë.
    Gaforrja
    Nëse keni rënë poshtë pa arsye atëherë energjia që ju rrethon sot mund t’ju ngrejë sërish atje ku ishit. Përgatituni që drejt jush të vijë një person që prej kohësh ndjen diçka, por nuk ta ka thënë.
    Luani
    Gjërat e bukura nisin në një mënyrë të çuditshme. Do të kuptoni se personi që po njihni është ndryshe nga ajo që kishit imagjinuar. Duhet të kënaqeni me momentin që po kaloni.
    Virgjëresha
    Dita e sotme do të përfshihet nga romanca. Dikush që do të takoni sot do të trazojë ndjenjat. Kjo gjë mund të krijojë ndonjë problem të vogël, por nuk duhet që të shqetësoheni.
    Peshorja
    Do të mësoni diçka shqetësuese për dikë që njihni. Njëkohësisht do të njiheni edhe me diçka intriguese. Çfarëdo që do të ndodhë në të ardhmen varet nga ju nëse shkoni me rrjedhën ose jo.
    Akrepi
    Një bisedë mund t’ju ndezë kuriozitetin. Kjo më pas do të bëjë të kuptoni se ndani disa pikëpamje unike me një person të dashur për ju. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.
    Shigjetari
    Mund të rilidhni kontaktet me një person të cilët e njihnit kohë më parë. Do kuptoni që ai/ajo nuk ju ka harruar. Në fillim do të çuditeni pak, por pastaj do të zbuloni se gjërat janë më mirë se ç’duken.
    Bricjapi
    Gjërat do të ndryshojnë pavarësisht marrëdhënies që keni pasur me një person në të shkuarën. Kjo gjë mund të shkaktohet rastësisht  ose për shkak të disa ngjarjeve.
    Ujori
    Një ngjarje e planifikuar  do të ndikojë në jetën tuaj dashurore. Do të donit që  të ishit në dijeni të këtyre gjërave. Do të duket sikur jeni në mes të oqeanit dhe duhet të mësoni si ta kaloni këtë situatë.
    Peshqit
    Takimi i darkës me një person që po njihni do të jetë plot surpriza. Megjithatë në fund do të ndiheni paksa të hutuar në lidhje me bisedat që keni bërë. Nga këtu do të nisni të mësoni gjëra të reja.

  • Horoskopi ditor: Një takim fati apo një gabim i rrezikshëm? Çfarë thonë yjet për 28 majin

    Horoskopi ditor: Një takim fati apo një gabim i rrezikshëm? Çfarë thonë yjet për 28 majin

    Dashi
    Ditë e shkëlqyer ka për të qenë kjo e sotmja falë ndikimit të madh të Neptunit. Ju të dashuruarit do jeni mjaft të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do e mbani atë në pëllëmbë të dorës. Edhe ai do ju bëjë surpriza të këndshme. Romantizmi dhe ëmbëlsia do jenë pjesë e çdo minute. Ju beqarët do jeni sensuale dhe do arrini të afroni pas vetes cilindo që do pëlqejë. Ka mundësi të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Në punë Mërkuri do jetë planeti që do ju bëjë t’i kuptoni mirë gjërat dhe do dini si të veproni. Sektori i financave nuk do jetë aspak i rrezikuar, pasi logjika dhe largpamësia do ju drejtojnë gjithë kohës.
    Demi

    Gjatë kësaj dite do vendosni ta lini veten të lirë dhe ta jetoni jetën si t’iu vijë. Në përgjithësi gjithçka do evoluojë. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe do bëni çdo gjë që do i pëlqejë partnerit vetëm që ai të ndihet mirë. Së bashku do qeshni e do përjetoni kënaqësi. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, megjithatë mire është të bëni kujdes me hapat që do hidhni. Në punë, Mërkuri do ju bëjë të reflektoni më gjatë dhe të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që do ju dalin. Financat do jenë të begata prandaj edhe po bëtë ndonjë shpenzim më tepër nuk do keni probleme.
    Binjakët
    Hëna do bëhet bashkë me Neptunin sot dhe do ju ndihmojnë të realizoni çdo dëshirë që keni pasur. Për ju të dashuruarit është momenti i duhur për të marre vendime të rëndësishme. Po i shtytë ende gjërat situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë duhet të besoni tek vetja dhe ta joshni ashtu siç dini atë që pëlqeni. Me shumë gjasë do ia arrini qëllimit përfundimtar. Në punë mos u nxitoni aspak sepse situata mund t’iu ndërlikohet. Bëjeni çdo gjë sa më shtruar që të mundeni. Vështirësitë që ju kishin dalë në planin financiar do arrini t’i zgjidhni falë mbështetjes së të afërmve.
    Gaforrja
    Intuita nuk do ju zhgënjejë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse keni një lidhje do keni një ditë shume të rëndësishme. Do merrni vendime përfundimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Për punën nuk do ketë vështirësi shumë të mëdha. Do e dini mirë se çfarë doni dhe do ecni drejt objektivave pa u hallakatur shumë. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do stabilizohet akoma më shume nga sa e kishit menduar.
    Luani
    Sido që të jenë gjërat ju do dini si të silleni e si të mbani një klimë të ngrohtë. Do jeni përherë të motivuar dhe me dëshirë për të ecur para. Nëse keni një lidhje, shumë planetë do ta mbrojnë jetën tuaj. Në disa momente do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti. Besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm, Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa marrë vesh se çfarë doni në të vërtetë. Në punë nuk duhet të shpërqendroheni vetëm për të kërkuar arritjen e majave menjëherë. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin mbizotërues. Financat nuk do jenë të mira, prandaj merrni hua tek dikush që i besoni më shumë se të tjerët.
    Virgjëresha
    Me pak këmbëngulje dhe kurajë sot do ja dilni kudo. Nuk dorëzoheni lehtë dhe për ju nuk ekzistojnë gjërat e pamundura. Nëse keni krijuar një lidhje, Jupiteri do ta përmirësojë mjaft jetën tuaj. Ka ardhur momenti të bëni çdo gjë për t’ia kaluar sa më mirë me atë që keni në krah. Gjithë mundi do të rikompensohet më vonë. Ju beqarët do shkoni në qiell të shtatë. Do e shfrytëzoni deri në fund çdo minute që kalon pasi do realizoni takimin e ëndrrave. Në punë herë pas here do ju duket sikur nuk do mund të arrini ku doni, por nuk do dorëzoheni. Në fakt gjërat do ndryshojnë për mirë. Saturni do iu ndihmojë të menaxhoni më mirë financat dhe situata do përmirësohet.
    Peshorja
    Yjet do iu japin mundësinë të reflektoni më shumë sot dhe të vendosni disa objektiva që doni të arrini. Në vijimësi do ndiheni edhe më të qetë. Hëna do ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift dhe do ua qartësoje mendimet. Nëse mendoni se rutina iu ka mërzitur mjaft atëherë ka ardhur koha të bëni ndryshime. Mos u vononi shumë sepse më vonë gjërat mund të komplikohen. Nëse jeni beqarë dhe keni bërë një takim kohët e fundit, Marsi do i përshpejtojë pak gjërat. Në punë më në fund do merrni aprovimin për një kërkesë që keni bërë dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Financat nuk do jenë të këqija, por as në gjendjen më të mirë. Nëse iu duhet të bëni ndonjë shpenzim bëjeni, por pa boshatisur llogarinë tuaj bankare.
    Akrepi
    Mërkuri do ju bëjë më entuziastë gjatë kësaj dite. Nuk do e mbani mendjen tek hallet e problemet që keni pasur, por do mendoni me pozitivizëm për të ardhmen. Jeta sentimentale për ju që keni një lidhje do shkoje mirë dhe nuk do ndonjë asnjë problem që t’iu shqetësojë. Nëse jeni beqarë, Marsi do e shtojë edhe më shumë dëshirën tuaj për të dashuruar. Një prej ëndrrave tuaja do fillojë të realizohet. Në punë ambienti do jetë i ndërlikuar në mëngjes, por pas diskutimit me shefat do i keni idetë më të qarta. Me financat duhet të bëni shumë kujdes. Shihni njëherë sa e keni buxhetin dhe më pas veproni. Mirë është që çdo shpenzim të kryhet me maturi.
    Shigjetari
    Në disa momente mund të jeni konfuzë sot, por do e rimerrni shpejt veten dhe do logjikoni. Për ju të dashuruarit të gjitha rrethanat do jenë në favorin tuaj kështu që jeta ka për t’iu ecur vaj. Për asgjë nuk do keni ankesa apo pengje. Ju beqarëve do ju peshojë shumë vetmia, por nuk do keni mundësi të bëjnë asgjë për ta ndryshuar situatën. Bëni sa më shumë durim që të mundeni. Në punë do veproni me devotshmëri dhe nuk do ju mungojë asnjë moment motivimi. Në planin financiar duhet të ndiqni një plan strikt sepse vetëm ashtu do mund të bëni ekonomi. Shpenzime për gjëra qejfi mos bëni për asnjë arsye.
    Bricjapi
    Sot do i mendoni gjërat më seriozisht dhe nuk do kërkoni asgjë të pamundur. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa shumë emocione. Shfrytëzojeni situatën për të folur shtruar edhe për disa tema të ndërlikuara. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të merrni vendime sepse përndryshe do gaboni e do vuani. Në punë do arrini më lart sesa keni menduar dhe kjo falë përkujdesit, maturisë dhe durimin. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll me mënyrën e menaxhimit dhe me vendosmërinë që do keni.
    Ujori
    Sot do i lini mënjanë të gjitha hatërmbetjet dhe problemet dhe do mundoheni të krijoni një ambient më të qetë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për harmoni dhe do mundoheni me sa të mundeni të tregoheni të matur me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshin personin tuaj të ëndrrave dhe do vazhdoni të mbeteni ende të vetmuar. Në punë do jeni të frymëzuar dhe të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e shumëpritura. Buxheti nuk ka për të qenë i mirë pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara e me pasoja të renda për të ardhmen.
    Peshqit
    Në tërësi dita do jetë pozitive sot dhe pa probleme serioze. Do keni besim tek vetja dhe nuk keni për të pasur debate me të tjerët. Ju që keni një lidhje do jeni shumë romantikë dhe do krijoni një klimë të jashtëzakonshme në çift. Zemra do rrahë fort dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë moment nga njëri-tjetri. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë me inat dhe me nxitim sepse do lëndohen e do vuajnë më vonë. Në punë shumë kolegë do ju shtyjnë drejt rrugës së gabuar, por një zë i brendshëm do ju nxitë të bëni kujdes. Financat do përmirësohen në mënyrë të paimagjinueshme falë një shpërblimi të majmë që do merrni.

  • Financat rrezikojnë të kalojnë një fazë të trazuar, ja si parashikohet horoskopi për ditën e sotme

    Financat rrezikojnë të kalojnë një fazë të trazuar, ja si parashikohet horoskopi për ditën e sotme

  • Horosopi i datës 23 maj, yjet flasin dhe ju sjellin shanse të papritura

    Horosopi i datës 23 maj, yjet flasin dhe ju sjellin shanse të papritura

    Dashi
    Humori do ju ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe gjëra shumë të gabuara. Nëse keni një lidhje, yjet nuk do ndikojnë pozitivisht dhe ka rrezik që të prekin edhe lirinë tuaj në çift. Nuk do ndiheni gjithë kohës mirë me partnerin dhe në disa momente mund ta ngrini zërin edhe më shumë. Ju beqarët do keni një ditë shumë pozitive dhe do arrini më në fund të gjeni personin tuaj më të përshtatshëm. Në punë, nëse po merreni përkohësisht me diçka që nuk ka lidhje me fushën tuaj, lëreni dhe fokusohuni me gjërat thelbësore. Mos humbni kohë me gjëra pa rëndësi për momentin. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund t’i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet.
    Demi

    Gjatë kësaj dite do doni të avanconi dalëngadalë në çdo fushë dhe gjërat nuk do ju duken aspak të ndërlikuara. Nëse keni një lidhje, qëndrojini besnikë partnerit tuaj sepse nëse bëni gjestin më të vogël dhe e tradhtoni atë, do shkatërroni çdo gjë të bukur që e keni ndërtuar me shumë mund e sakrifica. Ju beqarët nuk do e gjeni terrenin e duhur për të joshur e për të afruar dikë pas vetes. Në punë do jeni goxha të motivuar dhe do ecni para me ritme goxha të shpejta. Mund të pranoni edhe një projekt të ri që do ju propozohet. Me financat duhet të jeni më të përgjegjshëm sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
    Binjakët
    Gjatë kësaj dite do e keni më të lehtë për të vendosur për diçka dhe Dielli dhe Urani do ua ndryshojnë akoma më shumë mendimet. Ju të dashuruarit do jeni më pak ëndërrimtarë dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e qetë. Konfliktet nuk do ekzistojnë aspak mes jush dhe po vazhduat kështu vetëm gjëra të mira keni për të përjetuar. Ju beqarët do ndiheni të lumtur edhe ashtu si jeni, prandaj nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë. Në punë ekziston ende rreziku për të gabuar, kështu që bëjini gjërat sa më ngadalë e pa u nxituar për asgjë. Në planin financiar do ju duhet të bëni një menaxhim më të mirë që gjendja të mos ketë probleme.
    Gaforrja
    Ditë e mbushur me momente të lumtura ka për të qenë kjo e sotmja. Ju të dashuruarit më në fund do e rigjeni ekuilibrin dhe do keni një ditë të begatë. Mendimet negative do i largoni menjëherë nga vetja. Për ju beqarët, takimet janë premtuese dhe prej tyre mund të filloni histori të mrekullueshme. Në punë do jeni më të vendosur dhe do ndryshoni pak radhën e gjërave për të arritur më parë atje ku doni. Në çdo moment ju duhet t’i bëni sytë katër. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, kështu që shmangni çdo shpenzim të tepruar që mos mbeteni keq.
    Luani
    Si dita e sotme pak keni kaluar në jetë. Do ndiheni gjatë gjithë kohës shumë mirë dhe të mbushur shpirtërisht. Për ju të dashuruarit, e sotmja do jetë e mbushur me gëzime të mëdha. Në çdo moment do përjetoni emocione vërtet të veçanta dhe nuk do keni aspak për çfarë të ankoheni. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër pasi atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu shfaqen personat më interesantë. Në punë do i përmbushni me përpikmëri të gjitha detyrat që iu janë dhënë dhe shefat nuk do kenë asnjë ankesë për t’iu bërë. Buxheti do jetë goxha i mirë pasi kohët e fundit keni ditur si t’i organizoni të ardhurat tuaja.
    Virgjëresha
    Nëse e bëni gjithçka me dëshirën e mirë, gjërat do ju ecin siç e kishit ëndërruar sot. Nëse keni një lidhje, asgjë nuk do jetë e pamundur për ju. Marrëdhënia me partnerin do jetë emocionuese në çdo moment pasi të dyja palët do mundoheni të shmangni rutinën. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuar. Në punë do keni një teknikë shumë të mirë për të arritur çdo gjë që dëshironi. Asgjë nuk ka për të qenë e pamundur për ju dhe do i habisni të gjithë. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe aspak problematik, mos u shqetësoni. Po bëtë një menaxhim të mirë mund të hiqni edhe disa para mënjanë.
    Peshorja
    Ka mundësi që sot të gjendeni përballë një dileme të vështirë, megjithatë do e gjeni një zgjidhje. Nëse keni një lidhje, e sotmja do jetë e bukur. Shumë gjëra kanë për të ecur për mrekulli dhe ngjyrat do rikthehen sërish. Ju beqarët do keni plot takime, por do hezitoni të hidhni hapa nga frika e një zhgënjimi të mundshëm. Në fakt edhe nga hapat e gabuar mund të mësosh shumë. Në punë duhet të ndërmerrni iniciativa në mënyrë që të arrini atje ku doni. Mirë është të mos e lini karrierën tuaj në duart e personave që nuk keni besim të plotë. Sektori i financave do mbetet i njëjtë si më parë. Nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.
    Akrepi
    Vetë do jeni të sinqertë e të ndershëm sot, prandaj nuk do ju pëlqejë që të tjerët të luajnë me ju. Ju të dashuruarit do jeni tej mase të ndjeshëm dhe çdo kritikë e partnerit mund t’iu vrasë pamasë. Duhet të jeni më të mirëkuptueshëm sepse jo çdo gjë ai ua thotë për keq. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura, mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar. Në planin profesional gjërat kanë për të ecur më së miri. Nuk do keni aspak ankesa si dikur. Edhe kolegët do ju gjenden pranë sot. Të ardhurat do përmirësohen akoma më tepër pasi do jeni në çdo moment të kujdesshëm dhe të matur.
    Shigjetari
    Mirë është që gjatë kësaj dite të merrni edhe vendime të rëndësishme sepse është momenti ideal. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë më e ngrohtë. Do jeni më të logjikshëm dhe nuk do flisni me zë të lartë kur të kërkoni diçka. Toleranca do jetë ajo që do ju afrojë më shumë me njëri-tjetrin. Edhe ju beqarët do keni një ditë euforike. Për ju gjërat do ndryshojnë si asnjëherë më parë. Në punë tashmë do keni mundësi të veproni dhe jo të qëndroni në një vend. Do lëvroni edhe disa fusha të reja. Buxhetin do e mbani nën kontroll. Do jeni largpamës dhe do shpenzoni me llogari.
    Bricjapi
    Edhe pse jeni munduar shumë, sërish nuk do ndiheni plotësisht të sigurt për të bërë gjërat që keni menduar. Nëse keni një lidhje, jeta juaj ka për të qenë më e mirë. Nëse para pak kohësh partneri ju ka kritikuar për mungesat e herëpashershme dhe mos shprehjen e ndjenjave, sot çdo gjë do marrë një tjetër rrjedhë dhe zemra do ndihet më mirë. Ju beqarët duhet t’i merrni më seriozisht ftesat që do iu bëhen. Në punë mundohuni të mos e ngatërroni detyrën me miqësinë sepse vetëm keni për të humbur. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj bëni kujdes me çdo hap që do hidhni.
    Ujori
    Përfitoni nga konfigurimi i yjeve sot për të qetësuar gjërat dhe për të sqaruar situata të ndëra. Ju që keni një lidhje do i përkushtoheni kokë e këmbë punës dhe do e lini mënjanë jetën në çift. Kjo do krijojë hendekë të parikuperueshëm. Ju beqarët mirë është të mos e humbisni optimizmin deri në fund të ditës sepse gjërat e bukura do iu ndodhin atëherë kur nuk e prisni. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do e dini mirë çfarë të bëni për të arritur ku doni. Në planin financiar, për fat të madh, fati do jetë me ju dhe situata do jetë shumë më e stabilizuar.
    Peshqit
    Dielli dhe Hëna do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ua përmirësojnë jetën. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do ketë prioritet, kështu që para saj nuk do vendosni asgjë tjetër. Do mendoni të bëni edhe surpriza të jashtëzakonshme të cilat do ua bëjnë zemrën mal. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa në mënyrë që të bindeni plotësisht. Në punë do nënshkruani një kontratë të re shumë më të rëndësishme se ajo që keni pasur. Tashmë do i shihni gjërat me një sy tjetër. Buxheti do përkujdes të specializuar, kështu që kërkoni ndihmën e personave të fushës nëse nuk doni të mbeteni shpejt pa para.

  • Berat Gjimshiti rrëfen momentin magjik të karrierës së tij, trofeu i Ligës së Europës

    Berat Gjimshiti rrëfen momentin magjik të karrierës së tij, trofeu i Ligës së Europës

    Adriatik BALLA
    Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, dha një intervistë speciale për kanalin “Lega Serie A” për formatin “MadeinItaly”. Mbrojtësi rrëfen se gjërat kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve te bergamaskët dhe gjithmonë do të mbajë mend gjërat më të bukura. Ai e nis duke kom,entuar familjen. “Futbolli është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën time, ashtu si edhe familja që krijova dhe besoj se kjo nuk është një gjë e vogël sepse familja është diçka shumë e rëndësishme për mua, është thelbi i shoqërisë. Dhe kjo më bëri të qaja, më bëri të gëzohesha dhe të ndihesha i lumtur në çdo kuptim të udhëtimit tim.
    E gjithë kjo ndodhi së bashku, por më besoni, gjithçka është e mundur në jetë sepse, kur fillova, sigurisht që nuk mendoja se do të arrija në këtë nivel”, tha ai. Më pas komenton kalimin te Atalanta. “Ndikimi fillestar ishte sigurisht shumë i vështirë sepse, të them të drejtën, nuk e kisha ndjekur shumë futbollin italian më parë. E shikoja futbollin gjerman më shpesh sepse është më afër Zvicrës dhe madje edhe në familjen time shikonim më shumë ndeshje të kampionatit gjerman.
    Por kur erdhi telefonata nga Atalanta, fillova të informohesha, i shikoja ndeshjet në TV dhe i ndiqja lojtarët e Atalantës. Ajo që më shtyu të zgjidhja Italinë në vend të Zvicrës është padyshim futbolli. Vendi juaj ka pasur gjithmonë një traditë të shkëlqyer futbolli që është shumë më e përparuar se Zvicra, si në aspektin e sistemit ashtu edhe në nivelin e zhvillimit. Ishte një zgjedhje e bërë për karrierën time, për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe për të pasur sukses në të ardhmen. Dhe mendoj se ishte një vendim themelor për mua”, shtoi Gjimshiti.

  • Kryeministri britanik Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen, i merr gjërat zvarrë

    Kryeministri britanik Starmer në Tiranë: Putin nuk është serioz për paqen, i merr gjërat zvarrë

    Kryeministri britanik Keir Starmer në një prononcim për mediat para takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë, e ka cilësuar presidentin Putin jo serioz në premtimet e tij për vendosjen e armëpushimit në Ukrainë.
    Starmer tha se për këtë arsye, Evropa duhet të jetë e bashkuar për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi pa to s’ka armëpushim.

    “Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë sot që duhet të ketë një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim por për mua kjo është e qartë që Putin nuk e do seriozisht paqen dhe po tërheq gjërat zvarrë ndaj sot është e rëndësishme për të punuar me kolegë që të jemi të bashkuar dhe do ta diskutojmë gjerësisht dhe me presidentin Zelensky i cili do të jetë këtu”, tha Starmer.
    Keir Starmer: Ajo cfarë pamë dje është një tjetër provë që vërteton se Putin nuk është serioz sa i  paqes dhe po tërheq gjërat zvarrë. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një unitet absolut me aleatët tanë dhe do ta diskutojmë sot që duhet të ketë një armëpushim.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

    DashiNëse keni qenë duke pritur që gjërat të ngadalësohen pak, sot mund të jetë dita juaj me fat. Kjo fazë organizative është shansi juaj për t’u çliruar nga gjërat për të cilat ju nuk keni nevojë më.
    DemiEnergjia juaj shoqërore është e paparashikueshme sot dhe lidhja me të tjerët mund të jetë e vështirë. Në biseda, mund të ndiheni sikur jeni thellë në baltë – lëvizja përpara mund të jetë rraskapitëse.

    BinjakëtMblidhni pak shpresë tani – në fund të fundit, ka kaq shumë arsye për të menduar pozitivisht. Duhet të kuptoni se një fillim të ri po vjen. Kjo do t’ju japë besimin për të lëvizur në një drejtim të ri.
    GaforrjaJepini vëmendjen tuaj gjërave që me të vërtetë kanë rëndësi. Sot është një ditë e mrekullueshme për të filluar organizimin e një ribashkimi familjar, duke planifikuar një udhëtim në grup.
    LuaniJeni të bekuar me një kombinim të pakrahasueshëm energjie dhe mprehtësije kështu që mos hezitoni të veproni kur shihni diçka që mendoni se mund të ketë nevojë për vëmendjen tuaj. Nëse një mik vepron jashtë karakterit, pyeteni atë për këtë.
    VirgjëreshaAskush nuk do të mund të përfitojë më mirë sesa ju sot, prandaj mos kini frikë kur i afroheni çdo lloj negociate. Sa i përket dashurisë, jo gjiththçka po ecën sipas parashikimeve.
    PeshorjaNëse zgjoheni i nervozuar, mund të kthehet në një nga ato ditë kur ndihet sikur të gjithë po përpiqen t’ju bëhen pengesë në rrugën tuaj. Për të shmangur këtë zhgënjim, ju duhet të filloni ditën sa më pozitivisht të jetë e mundur.
    AkrepiPa marrë parasysh se çfarë ndodh sot, mos harroni një gjë: ju mund të merrni gjithë kohën që ju nevojitet. Bëjeni çdo gje me kujdes, me ngadale dhe pa u nxituar fare. Kështu do të keni sukses.
    ShigjetariNdërsa vazhdoni në një rrugë pasiviteti, do të filloni të vini re gjërat që nuk keni pasur kohë t’i vini re më parë. Do të mësoni diçka të re për dikë që e njihni për një kohë të gjatë.
    BricjapiKomunikimi me të tjerët do t’ju sjellë një gëzim të jashtëzakonshëm tani, kështu që është në interesin tuaj më të mirë për të nisur diskutimet sa herë që – dhe kudo që të mundeni. Të huajt janë vetëm miq që nuk i keni takuar ende.
    UjoriÇdo person që ju shkakton stres duke ushtruar presion mbi ju tani është i ngjashëm me nje mur me tulla, kështu që qëndroni drejt dhe mos u frikësoni. Kushtoji më shumë vëmendje dashurisë.
    PeshqitNëse vërtet doni të bëni një ndryshim në komunitetin tuaj, ju keni një mundësi të madhe për të bërë pikërisht këtë sot. Ka gjëra të mira që po ndodhin në jetën tuaj, prandaj jini i lumtur.