Dashi – Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat mes jush do shkojnë më së miri dhe nuk do keni çfarë të kërkoni më shumë nga partneri. Beqarët duhet të dalin sa më shumë e të argëtohen nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Asgjë nuk do ndodhë nëse qëndroni mbyllur në shtëpi. Në planin financiar do jeni më të organizuar.
Demi – Dita e sotme nuk do jetë si një lumë i qetë për jetën në çift. Tensioni dhe debatet do shtohen me kalimin e orëve dhe asgjë nuk do shkojë sipas programit. Beqarët as vetë nuk do e dinë çfarë duan të bëjnë dhe kjo do i pengojë të hedhin hapa më tej. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Përfitoni për të kryer ndonjë investim dhe për të shlyer borxhet.
Binjakët – Sektori i jetës në çift do jetë goxha i qëndrueshëm. Do harxhoni kohën e duhur me atë që keni në krah dhe marrëdhënia mes jush do përforcohet edhe më tepër. Beqarët duhet të tregohen më të rezervuar sepse përndryshe mund të bëjnë gabime. Në planin financiar do keni fat, megjithatë në çdo moment duhet të qëndroni vigjilent. Mos rrezikoni më shumë sesa duhet.
Gaforrja – Saturni do e influencojë tej mase sot jetën tuaj në çift dhe kjo do bëjë që gjërat mes jush të përmirësohen. Do ketë pasion me shumicë dhe ndjesi të forta. Beqarët nuk duhet të mendohen shumë për të pranuar ftesa, sikundër as nuk duhet të japin fjalën pa u njohur mirë me disa persona. Ekuilibri financiar do dobësohet. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.
Luani – Jeta juaj në çift do jetë e mbushur me peripeci sot. Asgjë nuk do ecë si e kishit parashikuar dhe do iu duhet mund e sakrifica për të ruajtur qëndrueshmërinë. Beqarët do koleksionojnë zemra dhe më pas do bëjnë edhe kualifikimet e duhura. Në planin financiar do iu duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime në mënyrë që të mos keni probleme.
Virgjëresha – Jeta në çift nuk do jetë e keqe sot, por nëse i shtoni dozat e fantazisë, ambienti do bëhet edhe më emocionues. Beqarët do joshin cilindo që do iu dalë para dhe do kenë mundësi të njihen me sa më shumë persona. Më pas do jenë më të qartë për zgjidhjet që duhet të bëjnë. Për financat duhet të bëni shumë kujdes. Asgjë nuk do shkojë si e kishit menduar.
Peshorja – Edhe nëse keni kohë që jeni në një lidhje dhe nëse keni kaluar çaste romantike ashtu sikurse edhe të vështira me partnerin, sërish nuk duhet t’i besoni atij verbërisht. Beqarët do kenë një takim interesant i cili do ua ndryshojë tërësisht rrjedhën e jetës. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të kryeni investime dhe nëse mundeni duhet të kërkoni këshillat e specialistëve.
Akrepi – Do i jepni më shumë prioritet se kurrë sot jetës suaj në çift. Gjithçka do ndryshojë sepse do i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do fillojnë një histori dashurie fiks ashtu si ata e kishin menduar. Gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Në planin financiar priten përmirësime. Përfitoni për të shlyer fillimisht borxhet apo për të paguar faturat e prapambetura.
Shigjetari – Dashuria për ju është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Pa të nuk do arrinit dot të merrnit frymë dhe nuk do donit të jetonit asnjë çast. Beqarët edhe pse do kërkojnë kudo dhe në çdo çast dikë që t’iu përshtatet, nuk do ja dalin dot. Situata financiare ka shumë mundësi të përmirësohet. Kjo falë mbështetjes së planetëve, por edhe të disa të afërmve.
Bricjapi – Do jeni më të përgjegjshëm sot në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia do ecë si duhet. Intimiteti do shtohet dhe herë pas here do kaloni në ekstazë. Beqarët nuk duhet ta humbin deri në fund optimizmin se do e gjejnë personin e duhur. Financat do jenë si gjithmonë ulje dhe ngritje. As sot nuk do arrini dot të mbani një gjendje të qëndrueshme.
Ujori – Duhet të luftoni fort sot me rutinën që mbizotëron në jetën tuaj në çift sepse nëse i lini gjërat të rrjedhin vetë do keni probleme shumë shpejt. Beqarët do kenë takime të paimagjinueshme dhe do ndryshojnë menjëherë status. Financat mund të jenë paksa delikate për shkak të disa shpenzimeve që do iu duhet patjetër të kryeni. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme.
Peshqit – Jeta në çift do jetë e shkëlqyer gjatë kësaj dite. Do dashuroheni si kurrë më parë me atë që keni në krah dhe ka gjasa që të hidhni edhe ndonjë hap më tej. Beqarët duhet të luajnë me sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Është e sigurt që në këtë mënyrë do e gjejnë personin e përshtatshëm. Në planin financiar do ketë shumë probleme për shkak të pamaturisë kohët e fundit.









