Tag: gjërat

  • “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë

    “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë

    5 Nëntor 2025

    14:27

    Alfred Lleshi

    Të mërkurën e 5 nëntorit u firmos zyrtarisht akti noterial për kalimin e pronësisë së stadiumit “San Siro” tek Interi dhe Milani, një moment historik për futbollin milanez. Pas nënshkrimit, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u ndal shkurt përpara gazetarëve, duke komentuar: “Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë”.
    Scaroni ka qenë një nga nxitësit kryesorë të këtij projekti që në fillim, ndaj konsiderohet si një nga fituesit e çshtjes. Nga ana e Interit, procesin e ka ndjekur fillimisht Alessandro Antonello, më pas Massimiliano Catanese dhe përfaqësues të fondit “Oaktree”, ndër ta Katherine Ralph. Deklarata të tjera priten në vazhdimësi për këtë sipërmarrje të përbashkët mes dy klubeve milaneze.

  • A do të jetë muaji Nëntor një muaj me ndikim të thellë emocional apo transformues? Ja çfarë thotë astrologia

    A do të jetë muaji Nëntor një muaj me ndikim të thellë emocional apo transformues? Ja çfarë thotë astrologia

    E ftuar në një emision televiziv ishte numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, e cila bëri një parashikim për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues.
    “Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin. Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo”, theksoi Gjika duke vijuar me parashikimin e detajuar për secilën shenjë.
    Dashi
    Ky muaj ju jep mundësi të mira, kush merret me letërsi do të ketë hapësira dhe mundësi të jashtëzakonshme. Dashit i pëlqen arti, në përgjithësi janë njerëz me shpirt artistë. Përgjatë këtij muaji do keni pak probleme në anën sentimentale, disa pengesa nga e kaluara ose mund të keni disa konflikte të vogla. Gjithashtu flirte të reja do të keni, por kujdes, qëndroni më këmbë në tokë, mos premtoni shumë! Dikush që ka ëndërrruar një punë të re, do gjejë stabilitet.
    Demi
    Do keni rregullime në anën ekonomike, do bashkëpunoni me shoqëri dhe do keni shumë kontrata. Ju dini ta përdorni gjuhën se jeni filozof. Keni pak konflikte në raport sentimental, do mungojë disi toleranca për Demin gjatë ketij muaji, do ngeleni pak të menduar, por nuk do ju pëlqejë lufta dhe do shtroheni. Në anën e punës do jetë një muaj me lëvizje dhe udhëtime. Gjatë kësaj periudhe do keni flirte nëse jeni beqar. Kujdes me shpejtësinë e makinës!
    Binjakët
    Do ndiheni pak të plogësht në punë, do ju duket sikur do ju humbasë siguria, por kjo do ju japë shumë krahë që të ndryshoni pozicionin, dhe kjo mund t’ju vijë surprizë, pak e vonuar, por do ju vijë. Sa i takon anës sentimentale jeni pak kokëfortë, pasi nuk do ndjeheni mirë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke qenë se do të keni Mërkurin ballë për ballë. Nga ana e shëndetit do të jeni mirë, nuk do keni probleme.
    Gaforrja
    Ndodheni në pozicion të shkëlqyer! Nëse në punë keni pasur disa momente të dyshimta dhe të mërzitshme, do ngriheni dhe do bëheni pishman për stresin që keni kaluar. Kujdes duhet të ketë Gaforrja, por dhe Dashi e Virgjëresha, pasi jeni të implikuar me thashetheme. Anashkalojini, mos i jepni rëndësi, pasi janë thjesht flluska në ajër. E vërteta do dalë në dritë dhe do kuptohet kush jeni ju. Në fushën sentimentale keni një rikthim nga e kaluara, një ish i yti do shfaqet ose do t’ju dalë përpara dikush që ju e keni menduar dikur ose e keni dashur dikur. Sa i takon anës ekonomike do jetë në ngritje.
    Luani
    Jeni pak nervoz në këtë periudhë, por punës do i jepni shumë prioritet. Ata që merren me shkrime dhe botime, do kenë një “ndriçim” fjale, do kenë sukses dhe sharm. Luani ka një zakon që duhet t’a heqë, shpesh herë e ka mendjen tek e shkuara. Nëntori do të jetë dinamik për Luanin, me ngritje në detyrë dhe me udhëtime profesionale. Keni nevojë shumë për tokëzim me natyrën, duke qenë se ndihet mungesa e tokës në këtë periudhë, ndaj shenjat e zjarrit ndjehen pak të vobekta. Kështu që lidhuni me tokën, ecni, ushqehuni me prodhime toke, por kujdes me mbipeshën!
    Virgjëresha
    Me një kapërcim të jashtëzakonshëm jeni katapultuar në punë dhe karrierë, me përgjegjësi të mëdha. Por kujdes, keni edhe shumë goditje! Mos pyesni asnjë njeri, do i kapërceni vetë, sepse keni shumë kurajo. Virgjëreshat shquhen për krenarinë dhe vetëbesimin e tyre, mos pyesni shumë të tjerët pasi dini gjithmonë si të merrni vendimin e duhur. Nga ana sentimentale keni pak grindje, vazhdoni në rrugën tuaj dhe lërini gjërat të rrjedhin normalisht. Ana ekonomike do jetë shumë mirë, por kujdes se mund të goditeni aty ku nuk e prisni.
    Peshorja
    Muaji për Peshoren do të nisë me disa vështirësi, por do e merrni veten nga fundi i Nëntorit, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit, duke bërë kontrata të reja pune, duke bërë udhëtime profesionale që do ju vlejnë shumë, sidomos ata që merren me krijimtari. Në fushën sentimentale kemi një entuziazëm të jashtëzakonshëm, kemi një anë erotike harmonike, sa të qetë dhe të ëmbël.
    Akrepi
    Na pret një muaj i bukur, do i shohim gjërat më kthjellët, prioritet i jepet Akrepit, lum ata që janë të lidhur me Akrepët, ai bëhet më dinamik, më seksual. Kemi ide të mrekullueshme tek Akrepi në këtë periudhë, nëse ka qënë neglizhent dhe i pavendosur tani kemi një stabilitet. Mërkuri në datën 29 kalon tek Shigjetari ku i jep liri fjalës, të drejtës, të pastrës dhe së bukurës.
    Shigjetari
    Ndihet pak i plogët në mendime sepse është i trazuar. Ata që merren me krijimtari e kanë një periudhë të përsosur të gjithë Nëntorin. Nëse keni një projekt tani bëjeni, jeni në momentin e duhur! Ana sentimentale është e stabilizuar, nëse keni lidhje me shenjat e tokës ka pak trazime, nëse ke lidhje me Akrepin do të jetë një periudhë shumë e bukur, shohim një Shigjetar që fluturon.
    Bricjapi
    Jeni në një periudhë shumë dinamike me jetën tuaj, keni shumë mendime dhe sugjerime nga të tretët, por pyesni veten tuaj dhe instiktin tuaj, pasi do ju udhëhiqte shumë më mirë sesa të pyesnit të tjerët. Sa i takon fushës ekonomike-financiare është një muaj i mbarë për ju, kush punon që ka të bëjë me paratë në bankë apo në marketing, do ketë një periudhë të artë, shumë të mirë.
    Ujori
    Jeni futur në një balancë të vogël për disa gjëra që janë të prapambetura. Kush ka pasur punë me dokumente, bashkim familjar, shkolle, do stabilizohen. Dikush fillon një punë të re, dikush realizon një ëndërr… Kur Mërkuri është tek Shigjetari, i jep një liri të fortë të fjalës dhe mendimit shumë shenjave të zodiakut. Do dëgjojmë këtë vit për Ujorët, tani është momenti i tyre, nuk do rrinë nën hije.
    Peshqit
    I kanë gjërat në terezi, për ta punojnë të tjerët, janë më me fat në këtë drejtim. Mërziten kot, shpesh herë qajnë, do ju bënin mirë udhëtimet. Jeni në një pozicion të mirë dhe gjatë gjithë periudhës keni vetëm stabilizim. Në fushën sentimentale nëse ke të bësh me Shigjetarin do të jeni akoma më mirë, por mos e ngacmoni shumë atë, lëreni rehat se është ambicioz. Nëse ke të bësh me Gaforren do të jesh mirë, nëse ke të bësh me Akrepin do ngacmohesh, nëse ke të bësh me Dashin, këtu ke konflikte shumë të forta.

  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e diel 2 Nëntor 2025

    HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e diel 2 Nëntor 2025

    Nga Paolo Fox
    DASHI
    Ditë goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për të shkuar ashtu si ju e kishit ëndërruar. Për beqarët ambienti do jetë mjaft i përshtatshëm për të filluar histori dashurie. Përgatituni për ndryshime të mëdha. Në planin financiar situata do vazhdojë të jetë delikate. Nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen dhe të shpenzoni aq sa doni.
    DEMI
    Do keni dëshira të çmendura gjatë kësaj dite ju që jeni në çift, por partneri nuk do arrijë t’ua plotësojë dot të gjitha. Tregohuni të kuptueshëm dhe kënaquni edhe me pak. Për beqarët pritet të vijnë dashuri me shikim të parë. Do i shihni gjërat me një sy tjetër sot. Problemet financiare do fillojnë një e nga një të zgjidhen. Do jeni disi më të qetë kur të shpenzoni.
    BINJAKËT
    Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak negative kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe gjërat do ecin më së miri. Beqarët do marrin frymë lirisht sepse do e gjejnë personin e duhur. Në planin financiar duhet të luftoni fort për ta ndryshuar sa më shpejt situatën. Gjendja mund të përkeqësohet tej mase po i latë gjërat pas dore.
    GAFORRJA
    Nëse jeni në një lidhje, mos bëni gabim sot të joshni persona të tjerë sepse do e lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka të bukur që keni ndërtuar. Beqarët nuk do e marrin as sot guximin të dalin nëpër takime. Sërish do mbeten vetëm. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni disa kufizime. Po nuk bëtë ekonomi sot, situata do dalë jashtë kontrollit.
    LUANI
    Çdo gjë do jetë shumë e thjeshtë për ju të dashuruarit sot. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe gjërat do ecin në rrugën e duhur. Beqarët duhet të tregohen më të hapur dhe të mos mbyllen në vetvete. Vetëm në këtë mënyrë mund të realizojnë takimet e duhura. Çështjet financiare do jenë goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
    VIRGJËRESHA
    Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni aq mirë pranë atij që dashuroni saqë nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët nuk do e ndiejnë nevojën e një personi në krah dhe do mbeten me të njëjtin status. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe me pak mund do ja dilni mbanë.
    PESHORJA
    Marrëdhënia me partnerin do jetë goxha e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do gjeni fjalët e duhura për të ruajtur një komunikim të ngrohtë dhe gjërat do ecin për mrekulli. Beqarët do takojnë persona interesantë, por nuk do ndihen ende gati për të hedhur ndonjë hap më tej. Para se të shpenzoni, reflektoni njëherë për gjendjen financiare në të cilën ndodheni. Kështu do shmangni problemet.
    AKREPI
    Priten ndryshime drastike gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Partneri do ju surprizojë në çdo moment dhe do ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët gjithashtu do kenë një ditë harmonike dhe të mbushur me takime mbresëlënëse. Gjendja e financave do varet nga sjellja juaj kohët e fundit. Po keni shpenzuar pa mbarim, do keni vështirësi të mëdha.
    SHIGJETARI
    Ditë goxha e ndërlikuar dhe delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër do këmbëngulni gjithë kohës që të dalë e juaja. Beqarët do vazhdojnë të njihen me disa persona, por pa arritur të konkretizojnë një lidhje. Financat do jenë të mira. Do e keni më të lehtë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.
    BRICJAPI
    Do jeni nostalgjikë sot ju të dashuruarit dhe me shumë gjasa do mendoni për të kaluarën. Kjo do ju bëjë edhe më melankolikë dhe herë pas here do mërziteni. As partneri nuk do ju nxjerrë dot nga ajo gjendje. Beqarët do marrin ftesa interesante nga disa persona që i njohin. Financat do jenë të mira, kështu që mund t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.
    UJORI
    Gjatë kësaj dite duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në jetën tuaj në çift. Nga momenti në moment mund të ketë mosmarrëveshje të cilat do jetë e vështirë të zgjidhen shpejt. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë, prandaj nuk do kërkojnë dikë në krah. Plutoni do ju nxisë të tregoheni të kujdesshëm me financat. Gjendja do jetë e qëndrueshme.
    PESHQIT
    Të dashuruarit më mirë ta lënë veten të lirë dhe t’i marrin gjërat si t’iu vijnë. Do ndihen edhe më mirë. Ju beqarët do tërhiqeni mjaft sot nga një person i cili nuk është aspak i përshtatshëm, por që do mundohet t’iu joshe me mënyrë të veçanta. Mundohuni të mos bini pre e tij. Financat do ua mbrojë gjatë gjithë kohës Jupiteri. Nuk pritet asnjë vështirësi.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Nëntor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Diel 2 Nëntor 2025

    Dashi
    Dite goxha e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit ëndërruar. Për beqaret ambienti do jete mjaft i përshtatshëm për te filluar histori dashurie. Përgatituni për ndryshime te mëdha. Ne planin financiar situata do vazhdoje te jete delikate. Nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen dhe te shpenzoni aq sa doni.
    Demi
    Do keni dëshira te çmendura gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift, por partneri nuk do arrije t’ua plotësojë dot te gjitha. Tregohuni te kuptueshëm dhe kënaquni edhe me pak. Për beqaret pritet te vijnë dashuri me shikim te pare. Do i shihni gjerat me një sy tjetër sot. Problemet financiare do fillojnë një e nga një te zgjidhen. Do jeni disi me te qete kur te shpenzoni.
    Binjaket
    Dite shume e qëndrueshme dhe aspak negative kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe gjerat do ecin me se miri. Beqaret do marrin fryme lirisht sepse do e gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për ta ndryshuar sa me shpejt situatën. Gjendja mund te përkeqësohet tej mase po i late gjerat pas dore.
    Gaforrja
    Nëse jeni ne një lidhje, mos bëni gabim sot te joshni persona te tjerë sepse do e lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka te bukur qe keni ndërtuar. Beqaret nuk do e marrin as sot guximin dhe te dalin neper takime. Serish do mbeten vetëm. Ne planin financiar ka ardhur koha te bëni disa kufizime. Po nuk bëtë ekonomi sot situata do dale jashtë kontrollit.
    Luani
    Çdo gjë do jete shume e thjeshte për ju te dashuruarit sot. Do i shtoni dozat e komunikimit dhe gjerat do ecin ne rrugën e duhur. Beqaret duhet te tregohen me te hapur dhe te mos mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë mund te realizojnë takimet e duhura. Çështjet financiare do jene goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim qe do kryeni.
    Virgjeresha
    Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqaret nuk do e ndiejnë nevojën e një personi ne krah dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar do jeni te vendosur ta përmirësoni situatën dhe me pak mund do ja dilni mbanë.
    Peshorja
    Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e ngrohte gjate kësaj dite. Do gjeni fjalët e duhura për te ruajtur një komunikim te ngrohte dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do takojnë persona interesante, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur ndonjë hap me tej. Para se te shpenzoni reflektoni njëherë për gjendjen financiare ne te cilën ndodheni. Kështu do shmangni problemet.Akrepi
    Priten ndryshime drastike gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do ju surprizoje ne çdo moment dhe do ju beje te ndiheni sa me mire. Beqaret gjithashtu do kenë një dite harmonike dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Gjendja e financave do varet nga sjellja juaj kohet e fundit. Po keni shpenzuar pa mbarim do keni vështirësi te mëdha.
    Shigjetari
    Dite goxha e ndërlikuar dhe delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh me partnerin dhe nga ana tjetër do këmbëngulni gjithë kohës qe te dale e juaja. Beqaret do vazhdojnë te njihen me disa persona, por pa arritur te konkretizojnë një lidhje. Financat do jene te mira. Do e keni me te lehte te kryeni shpenzimet e dëshiruara.
    Bricjapi
    Do jeni nostalgjike sot ju te dashuruarit dhe me shume gjase do mendoni për te kaluarën. Kjo do ju beje edhe me melankolike dhe here pas here do mërziteni. As partneri nuk do ju nxjerre dot nga ajo gjendje. Beqaret do marrin ftesa interesante nga disa persona qe i njohin. Financat do jene te mira kështu qe mund t’i kryeni shpenzimet e domosdoshme.
    Ujori
    Gjate kësaj dite duhet te tregoheni shume te kujdesshëm ne jetën tuaj ne çift. Nga momenti ne moment mund te ketë mosmarrëveshje te cilat do jete e vështirë te zgjidhen shpejt. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do kërkojnë dike ne krah. Plutoni do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me financat. Gjendja do jete e qëndrueshme.
    Peshqit
    Te dashuruarit me mire ta lënë veten te lire dhe t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Do ndihen edhe me mire. Ju beqaret do tërhiqeni mjaft sot nga një person i cili nuk është aspak i përshtatshëm, por qe do mundohet t’iu joshe me mënyrë te veçanta. Mundohuni te mos bini pre e tij. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Jupiteri. Nuk pritet asnjë vështirësi.

  • Arsyeja e vërtetë pse Ana de Armas i dha fund lidhjes me Tom Cruise

    Arsyeja e vërtetë pse Ana de Armas i dha fund lidhjes me Tom Cruise

    Romanca e rrëmbyeshme e Ana de Armas dhe Tom Cruise thuhet se ka marrë fund, me burime që përmendin shqetësimin e yllit të “Ballerina” me shpejtësinë që po ecnin gjërat. Sipas Us Weekly, ndarja u iniciua nga de Armas, e cila mendonte se gjërat po lëviznin shumë shpejt. “Ishte vendim i Anës,” zbuloi një burim i brendshëm, duke shtuar, “Ajo filloi të ndihej pak në siklet me shpejtësinë që po shkonin gjërat.” Ndërsa kimia e tyre ishte e pamohueshme, aktorja vendosi të bënte një hap prapa.
    Dyshja ndezi thashetheme për një romancë të re në shkurt, gjatë kohës që punonin në filmin “Deeper”. Lidhja e tyre thuhet se lulëzoi gjatë seancave intensive stërvitore nënujore për filmin, ku ata kaluan kohë të konsiderueshme së bashku. “Filloi si një respekt i thellë profesional dhe më pas u ndez”, tha burimi.
    “Tom u magjeps plotësisht nga Ana”. De Armas, nga ana tjetër, e shijoi shoqërinë e Cruise dhe e gjeti atë “kënaqësi të rrinte me të”, duke vlerësuar mbështetjen e tij për karrierën dhe ambiciet e saj.
    Pavarësisht romancës së tyre të shkurtër, de Armas, 37 vjeç, ende e vlerëson shumë Cruise, 63 vjeç. Burimi sqaroi se ndërsa ajo i “vëu frenat” marrëdhënies, asaj “ende i pëlqen shumë [Cruise]”. Dyshja ka vendosur të mbetet miq dhe t’i japë përparësi bashkëpunimit të tyre profesional në film. “Ata duan të mbeten miq, por asaj i duhej të bënte një hap prapa”, shpjegoi burimi.
    Vendimi i tyre për t’u ndarë thuhet se buroi nga një mirëkuptim i ndërsjellë se ruajtja e profesionalizmit ishte thelbësore si për miqësinë e tyre ashtu edhe për suksesin e filmit të tyre. Daily Mail vuri në dukje se ata në fund “e kuptuan se duhet ta mbanin profesionalizmin” në mënyrë që të ruanin si lidhjen e tyre personale ashtu edhe punën e tyre në Deeper.

  • Borges: Gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret!

    Borges: Gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret!

    JORGE LUIS BORGES: MË E MIRA ËSHTË NË TË ARDHURNë shqip: Manjola Brahaj Halili

    Nga humbjet e shumta mësova të fitoj;nga lotimi i shumtë m’u pikturua kjo buzëqeshje që kam.

    Njoh aq mirë dyshemenë saqë shoh veç qiellin.

    Kam pekur aq herë fundin saqë, sa herë që bie, e di se nesër do ngrihem.

    Aq shumë habitem si është qenia njerëzore, saqë mësova të jem vetvetja.

    M’u desh të ndjeja vetminë për të mësuar që të rrija me veten dhe të mësoja që isha shoqëri e mirë. U përpoqa shumë herë t’i ndihmoja të tjerët, saqë mësova se duhej të më kërkonin ndihmë.

    U përpoqa gjithmonë që gjithçka të ishte e përsosur dhe kuptova se në të vërtetë çdo gjë është aq e papërsosur sa ç’duhet të jetë (duke më përfshirë mua). Bëj vetëm atë që duhet, në mënyrën më të mirë që mundem e të tjerët të bëjnë ç’të duan.

    Kam parë aq shumë qen duke vrapuar pa kuptim, saqë mësova të jem breshkë dhe të vlerësoja rrugëtimin.

    Mësova se në këtë jetë asgjë nuk është e sigurtë, vetëm vdekja…prandaj e shijoj momentin dhe atë që kam.

    Mësova se askush nuk më përket, dhe mësova që do të jenë me mua kohën që ata duan dhe duhet të jenë, dhe kush me të vërtetë është i interesuar për mua do të ma bëjë me dije në çdo çast dhe kundra kujtdo qoftë. Se shoqëria e vërtetë ekziston, por nuk është e lehtë ta gjesh. Se kush të do, do të ta dëshmojë gjithmonë pa pasur nevojë që ti t’ja kërkosh. Se të jesh besnik nuk është detyrim, por një kënaqësi e vërtetë kur dashuria është zotëruesi yt.

    Kjo është të jetosh… Jeta është e bukur me ikjen dhe ardhjen e saj, me shijet dhe jo shijet…mësova të jetoj dhe të shijoj çdo detaj, mësova prej gabimeve po nuk jetoj duke menduar për to, se gjithmonë zakonisht janë një kujtim i hidhur që të pengon për të vazhduar përpara, epo, ka gabime të pakorrigjueshme. Plagët e forta kurrë nuk fshihen nga zemra jote, por gjithmonë do jetë dikush i gatshëm për t’i shëruar me ndihmën e Zotit.

    Ec me Zotin për dore, dhe çdo gjë do përmirësohet gjithmonë. Mus u sforco tepër sepse gjërat më të mira të jetës ndodhin kur më së paku i pret. Mos i kërko, ato të kërkojnë. Më e mira është në të ardhur.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Borges: Kam kryer më të tmerrshmin e mëkateve, s’isha i lumtur…

    Borges: Veç muj me t’dashtë ashtu siç je…

  • Xabi Alonso reagon për gjestin e Vinicius Junior, paralajmëron brazilianin: Do flasim privatisht

    Xabi Alonso reagon për gjestin e Vinicius Junior, paralajmëron brazilianin: Do flasim privatisht

    26 Tetor 2025

    19:42

    Telesport

    Në konferencën për shtyp pas fitores 2-1 në “El Clasico”, Xabi Alonso ndër të tjera u ndal dhe të reagimi aspak normal i Vinicius Junior në momentin e zëvendësimit në minutën e 72-të. Braziliani nuk e priti aspak mirë vendimin e Xabi Alonso dhe u largua i acaruar direkt drejt dhomës së zhveshjes.
    “Më lejoni të përqendrohem te gjërat e bukura, te gjërat e mira. Ne ia dolëm mbanë shumë mirë dhe Vini ishte një pjesë e madhe e kësaj, ai ia doli shumë mirë. Do të flasim për reagimin e tij, me siguri do ta bëjmë… do ta bëjmë privatisht. Tani dua vetëm të përqendrohem te gjërat e mira”, tha Alonso.
    Gjithashtu, Alonso nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve mbi komentet dhe deklaratat e Lamine Yamal para supersfidës. “A u motivuam nga fjalët e Lamine Yamal? Nuk kishim nevojë, të motivuar ishim dhe e dinim sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Kjo fitore vlen më shumë se tre pikë”, shtoi Alonso.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 tetor 2025

    Showbiz E Mërkurë, 22 Tetor 2025 08:56
    DashiShijo një ditë plot të qeshura. Gjërat bëhen shumë më serioze nesër, prandaj shfrytëzoje ditën e sotme për t’u argëtuar. Nëse nuk i bashkohesh të tjerëve sot, do të ndihesh mjaft i vetmuar.
    DemiNdani mendimet tuaja me ata që mund t’ju ndihmojnë t’i ekzekutoni. Nëse keni diçka që duhet të zhvendoset, mos u përpiqni ta bëni vetë. Ju keni burimet në dispozicion. Ka gjasa të jetë një ndër ditët tuaja më të mira në lidhjen tuaj në cift.

    BinjakëtMundohu të mos përpiqesh shumë të depërtosh në thelbin e gjithçkaje sot. Shijo kënaqësitë e thjeshta në jetë. Mos i shiko gjërat me bezdi. Shumicën e kohës gjërat që shmang janë ato që mund të të mësojnë më shumë.

    GaforrjaMund të pësoni një ndryshim të madh në jetën tuaj. Gjërat mund të mos shkojnë aq mirë për ju nëse nuk i vini re mundësitë që ju hapen. Megjithatë, gjasat janë që gjithçka të shkojë në favorin tuaj.

    LuaniMendja juaj mund të jetë duke ju mashtruar, kështu që nuk është domosdoshmërisht në interesin tuaj më të mirë t’u besoni plotësisht perceptimeve tuaja. Merrni në konsideratë metoda të tjera për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballeni.
    VirgjëreshaSot mund të jetë një nga shanset tuaja të fundit për të thënë atë që dëshironi në lidhje me një situatë të caktuar. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shprehur mendimet tuaja. Do të shpërbleheni në përputhje me rrethanat për përpjekjet tuaja.
    PeshorjaSot ka gjasa të tërhiqeni nga gjëra të gjalla dhe emocionuese. Aktivitetet dinamike janë ato me të cilat do të ndiheni më rehat. Nëse jeni në një situatë të mërzitshme, mendoni për mënyra se si mund ta bëni më të këndshme. Ndërpritni bisedën për të parë se si reagojnë njerëzit.
    AkrepiMund të duhet të ndërmarrësh veprime të mëdha sot për të mbrojtur qëndrimin tënd. Mënyra jote aktuale e të menduarit të ka çuar në një pikë të caktuar dhe tani përballesh me nevojën për ta mbrojtur atë. Mos u dorëzo pa luftuar.
    ShigjetariSa më shumë veprime të ndërmerrni sot, aq më shumë janë shanset për të gabuar. Mund të gjendeni në një nga ato situata në të cilat thoni një gjë dhe më pas detyroheni të shtrembëroni të vërtetën për të mbrojtur pikëpamjen tuaj. Bëni kujdes në jetën tuaj në çift.
    BricjapiDo të kesh fat ditët vijim. Do të jesh në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe për të pasur sukses, thjesht duhet të ndjekësh zemrën tënde. Intuita do të të tregojë rrugën. Trgohinu më të vëmendshëm ndaj partnerit/partneres suaj.
    UjoriJe në një humor të gjallë dhe optimist, por mbaj mend se jo të gjithë e ndiejnë këtë energji. Ji i ndjeshëm ndaj atyre që ndihen paksa të trishtuar. Mungesa e ndjeshmërisë ndaj të tjerëve ka të ngjarë të jetë rrënja e një përballjeje shumë të vështirë.
    PeshqitEdhe pse një situatë e vështirë ka kaluar tashmë, efektet e saj duket se ende vazhdojnë. Ndihesh sikur ka sërish punë për t’u bërë. Merr frymë thellë dhe përpiqu të relaksohesh. Stresi vetëm sa do të komplikojë pozicionin tuaj.

  • “Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

    “Gjërat po ecin mjaft mirë!”, Trump për Zelenskyn: Lider i fortë, ka kaluar shumë!

    Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku zhvilluan bisedime për situatën në Ukrainë.
    Takimi u hap me fjalët e Trump, i cili e cilësoi si një “nder” praninë e Zelenskyt dhe e përshkroi atë si “një lider shumë i fortë” që “ka kaluar shumë”.
    Trump deklaroi se gjatë takimit do të diskutohej telefonata që ai zhvilloi një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe samiti i planifikuar mes tyre që pritet të mbahet në Hungari.

    “Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë,” tha Trump, duke shtuar: “Duam të shohim nëse mund ta realizojmë këtë, pas disa udhëzimeve që u diskutuan gjatë takimit në Alaska.”
    Nga ana e tij, presidenti ukrainas falënderoi mikpritësit dhe e uroi Trump për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
    “Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” u shpreh Zelensky, duke shtuar se Rusia nuk po arrin shumë suksese në fushën e betejës.
    Ai gjithashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me disa kompani energjetike amerikane që janë të gatshme të investojnë në Ukrainë sapo të përfundojë lufta.
    Para se të kalonin në pyetjet nga gazetarët, Trump komplimentoi Zelenskyn për “xhaketën shumë me stil” që kishte veshur.

  • “Shtri këmbët sa ke jorganin”, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Kujdes me shpenzimet, do mbeteni keq

    “Shtri këmbët sa ke jorganin”, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Kujdes me shpenzimet, do mbeteni keq

    Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
    Tetori është muaji i punës. Profesionin duhet ta vendosim prioritet për të pasur një ecuri të mirë dhe produktivitet. Nga sot kemi një Hënë në një hyrje shumë pozitive që ndërvepron me energjinë e Jupiterit nga Gaforrja dhe një bashkëveprim shumë pozitiv me Venusin nga Virgjëresha. Kjo do të thotë se çështje që i përkasin punëve dhe çështje që i përkasin humorit do të ëmbëlsohen.
    Të dielën, me një Hënë mbi Jupiterin e Gaforres, do të kemi një ndjesi të ekuilibrit emocional pas shumë kohe. Për disa mund të ketë edhe lajme shumë të mira dita e fundit e javës.

    DashiSa më shumë të afrohemi ditës së shtunë, aq më lehtësisht do të zgjidhen gjërat dhe ngecjet që pati në fillim të javës. Hëna e plotë është bërë kryefjalë, por ka shkaktuar edhe disa shqetësime të vogla. Nga sot pasdite do të keni një ndjesi shumë pozitive të fati. Nëse doni t’i jepni fundjavës ngjyra të bukura, afrohuni te dashuria dhe njerëzit që doni.
    DemiKeni Hënën tuaj. Mund të jeni pak më tepër empatikë se normale. Intuita juaj mund t’ju udhëzojë saktë në çështjet e punës. Nga nesër deri të dielën, do të ndjeni nevojë për t’u çlodhur dhe për të qenë larg ambienteve me shumë njerëz. Gjeni kohë për veten.
    BinjakëtNesër dhe pasnesër do të keni Hënë për vete, gjë që mund të sjellë dyzime: të bëni çfarë duhet apo çfarë doni. Do të gjeni veten duke bërë atë që duhet, dhe kjo mund të trazojë humorin tuaj, duke ju bërë të pakënaqur. Sot përfundoni çdo punë që duhet mbyllur jashtë shtëpie.
    GaforrjaDo të ndjeni nevojë për të kontrolluar hapat dhe për të qenë racional në detyrimet që keni marrë përsipër. Prioritet të jetë profesioni dhe mënyra se si ndërtoni bazën që sjell të ardhura. Për të mos pasur pakënaqësi me veten, lërini kohë gjërave që doni dhe gjërave personale. E diela do të jetë shumë e bukur.
    LuaniSot dhe nesër do të ndiheni në lëvizje dhe me agjendë të ndryshueshme për detyrimet familjare. Ende nuk është momenti për t’u fokusuar te gjërat personale dhe profesionale. Për profesionin, duhet të organizoni hapat dhe strategjinë për zhvillimet që ju nevojiten.
    VirgjëreshaKeni Venusin për vete, në hyrje pozitive me Jupiterin dhe Hënën. Del prioriteti të merremi me çfarë ata duan. Një pjesë e mirë do të bëjnë shpenzime dhe investime në gjërat që kanë dëshirë dhe i kanë menduar prej kohësh. Mos harroni që ende nuk është koha për entuziazëm të madh me shpenzime. Sot e nesër do të keni edhe një informacion që lidhet me zgjidhjen e një çështjeje të prindërve ose më të mëdhenjve në familje.
    PeshorjaPuna ka hyrë në rutinë të mirë. Mënyra si funksionon është produktive. Ndiheni në një periudhë energjike, por duhet të keni kujdes me raportet njerëzore. Nuk janë ditë për të vendosur pikat mbi “i” apo për t’u larguar nga ata me të cilët bashkëpunoni. Diplomacia duhet të dominojë është një armë shumë e lehtë për Peshoren. Me diplomaci do të kaloni keqkuptimet.
    AkrepiDo të ndiheni në kërkim të kohës për t’u marrë me veten dhe për t’u çlodhur. Fundjava është e domosdoshme për të dhënë qetësi trupit tuaj. Vendosini fundjavës ngjyra entuziazmi dhe dashurie. Sot e nesër do t’ju kushtohet më shumë vëmendje ç’ndjeni dhe si ju shikojnë të tjerët. Jepini kohë vetes për të kuptuar situatën saktë. Sqarimet do t’i keni më lehtë nga e hëna.
    ShigjetariKëtë fundjavë ka rrezik të përçon vetveten me të tjerët. Kjo është gjëja që nuk duhet ta bëni për të pasur ditë të mira dhe të qeta. Duket se diçka në jetën personale ju brengos, por lërini sqarimet për nga e hëna e tutje. Veten krahasojeni vetëm me veten tuaj të djeshme.
    BricjapiKëtë 4 ditësh, lërini problemet e punës në punë dhe problemet e shtëpisë në shtëpi. Ju ka ardhur tendenca t’i mbani gjithkund me vete. Nëse i lini gjërat pas, do të shijoni një periudhë produktive dhe me shije të mirë. Në të kundërtën, do të ndiheni të lodhur.
    UjoriMos nxitoni në lëvizje dhe investime të mëdha. Mbani kontrollin dhe ritëm të menduar. Fundjava jep mundësinë për të vepruar në lidhje me pasardhësit. Fëmijët do t’ju sjellin bukurinë e fundit të javës.
    PeshqitKeni tendencë të plotësoni të gjitha dëshirat që mendoni se janë të domosdoshme duke bërë shpenzime dhe investime që duhet të kontrollohen. Mos shtrini këmbët më shumë seç e ka jargëni. Nëse ju kap spontaniteti, shkruajeni dhe lexojeni para se të veproni. Sot e nesër do të keni një optimizëm që do ngjyrosë për mirë 24 orëshin tuaj. Fundjava i kushtohet dashurisë dhe familjes.
    /vizionplus.tv