SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net
Tag: gjeni
-

Goditet grupi kriminal në Fushë Krujë/ Arrestohen 6 persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS
-

Horoskopi për ditën e sotme, 9 dhjetor 2025
Showbiz E Martë, 9 Dhjetor 2025 08:59
DashiKomunikimi me të tjerët mund të jetë mjaft i turbullt sot. Do të thoni diçka dhe njerëzit mund t’ju pyesin sikur po flisni në një gjuhë krejtësisht të ndryshme. Mund t’ju duhet t’i shkruani gjërat qartë dy ose tre herë para se mesazhi të përçohet.
DemiNëse keni diçka për të thënë, thuajeni. Mos kini frikë ta thoni në një mënyrë krijuese dhe të imagjinuar. Nëse keni një prezantim virtual për të bërë sot, mos ngurroni të përdorni shumë metafora dhe shembuj imagjinativë. Kjo qasje do të fitojë pikë të mëdha.BinjakëtNëse jeni duke kërkuar një punë të re, kjo është një ditë e mirë për të dalë dhe për të bërë disa kërkime. Bëni punën detektive që duhet bërë në mënyrë që të gjeni mundësinë e saktë që po kërkoni. Këmbëngulja do të shpërblehet në këtë ditë.
GaforrjaFlluska do të shpërthejë sot dhe mund ta gjeni veten përsëri në pikën fillestare me një projekt ose qëllim që është i rëndësishëm për ju. Shkurt, një ide joreale mbi të cilën keni llogaritur përputhet me realitetin dhe situata nuk duket e mirë.
LuaniPërdor imagjinatën tënde. Sa më kreativ të jesh, aq më mirë. Idetë e tua mund të duken mjaft të pazakonta, por kjo nuk do të thotë se ato nuk kanë asnjë vlerë. Qasja jote inovative ndaj një problemi të vjetër ka të ngjarë t’ju çojë shumë përpara konkurrencës.
VirgjëreshaNëse nuk po e bën punën tënde me pasion, atëherë pse ta bësh? Sot është një nga ato ditë në të cilat duhet të ndihesh i frymëzuar për të punuar më shumë se zakonisht. Nëse jo, atëherë ndoshta duhet të mendosh të gjesh një punë të re. Lumturia jote varet nga kjo.
PeshorjaProblemet financiare ka të ngjarë të jenë në qendër të vëmendjes suaj. Koha kritike ka ardhur më shpejt nga sa kishit shpresuar dhe shifrat thjesht nuk po shkojnë në favorin tuaj. Tani është koha për t’i dhënë përparësi seriozisht nevojave tuaja dhe për të krijuar një buxhet realist.
AkrepiShumica e njerëzve me të cilët komunikoni profesionalisht do të jenë në një situatë emocionale të vështirë sot, prandaj kini kujdes. Gjeni një bazë të fortë dhe qëndroni fort në të. Produktiviteti juaj varet shumë nga aftësia juaj për të qëndruar i qëndrueshëm emocionalisht. Do të jetë më e vështirë nga sa mendoni, por mos u dorëzoni.
ShigjetariMund të ndihesh sikur e ke humbur avantazhin në botën e karrierës sot. Kjo ndjenjë është vetëm e përkohshme. Mos harro se për të pasur sukses në botën e biznesit, duhet t’i përballosh goditjet. Mbaje kokën lart.
BricjapiAkuzat e çmendura do të përhapen përreth dhe shumë prej tyre nuk do të jenë aq të mira. Qasju burimit të këtyre thashethemeve në vend që të vazhdosh ciklin negativ në rënie të të folurit keq për të tjerët pa u marrë me thelbin e çështjes.
UjoriTë përpiqesh ta lehtësosh një situatë të vështirë nuk do të jetë e lehtë sot. Njerëzit e tjerë janë më të ngatërruar emocionalisht se zakonisht. Kolegët do të acarohen pa u vënë re fare. Veproni lehtë dhe përpiquni të qëndroni larg telasheve.
PeshqitEtika juaj e punës është veçanërisht e fortë sot, prandaj përdoreni atë. Keni qëndrueshmërinë për të punuar me shumë orë të gjata. Punoni jashtë orarit nëse mundeni. Shpërblimet do të jenë të shumta dhe kjo me siguri do të sjellë pikë të mëdha te njerëzit përgjegjës. -

“Ku është ministrja, të japë llogari?”/ Balliu ngre tonet në Kuvend: Gjeni kohë të mbroni hajduten Belindë
Klevis Balliu, me tone të ashpra ka akuzuar mazhorancën se bën gjithçka që të mbrojtje hajdutët, referuar Belinda Balluku, por nuk bëj në asgjë për të mbrojtur dhe dalë në krah qytetarëve.
Si ka mundësi që kjo qeveri gjen kohë të shkojë në GJK e të paguajë analistë të thonë Balluku është e mirë. Gjeni kohë të mbroni hajdutë por jo të ndërtoni një kopësht e shkollë në Astir.
Çlidhje keni ju me patriotizmin, ju që krenoheshit në arenat ndërkombëtare, kryeministri juaj, që thoshte nuk shkoj mirë me kryeministrin e Kosovës, por shkoj mirë me atë të Serbisë. Jeni kthyer në sallë hajdutes që justifikojnë vjedhjet e tyre dhe bëjnë propagandën e zakonshme.
Bëni mirë që bëni kështu sepse ne nuk vijmë të gjithë këtu e t’ju nxjerrim të gjithëve jashtë, siç ua bëni ju shqiptarëve”, tha ai. -

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie
Kryeministri Edi Rama, në një postim në “X”, theksoi se nuk ka rast të dytë në botë “ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie”.
“Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri! E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci”, shkruan Rama në rrjetin social.
“Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cenon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës. Le të jemi të qartë: Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush”, shtoi kryeministri. -

Reagon sërish Rama: Gjeni një rast të dytë ku një prokuror dhe një gjykatës pezullojnë një ministër
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, çështje e cila tashmë ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i plotë i Ramës:Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!
Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
Le të jemi të qartë:Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush. -

“Ky mësim nuk duhet harruar”, Rama reagon sërish për Ballukun: Ma gjeni një vend në botë që pezullohet ministri…
Ka një tjetër reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama sa i takon vendimit të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.
Ai rithekson se është rast unikal në botë dhe sipas tij, lufta ndaj korrupsionit nga ana e drejtësisë së re, nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar.
Postimi i kreut të qeverisë në “X”:
Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie!
Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri!
E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës.
Le të jemi të qartë:
Qëllimi i lartë i luftës kundër korrupsionit nuk e justifikon përdorimin e asnjë mjeti të gabuar dhe historia e vendeve që kanë kaluar më parë nga kjo rrugë e domosdoshme, na mëson se justifikimi i mjeteve të gabuara për hir të qëllimit madhor, e kthen kurën me mjete të tilla, në një të keqe edhe më të madhe se sa vetë sëmundja që thuhet se këto mjete po kurojnë. Ky mësim nuk duhet harruar kurrësesi. Nga askush. -

Charlie Chaplin, para dhe pas Hollivudit!
Gjeni universal, dalë nga një rini e vështirë për të bërë karrierë në Shtetet e Bashkuara, Charlie Chaplin kishte ndër të tjera edhe dhuntinë e muzikës. Tashmë njihet reputacioni i romancës së tij hit: “Buzëqeshje”, por pak e dinë se interpretuesi i Sharlotës e kompozonte vetë muzikën filmave të tij, duke filluar nga “Dritat e qytetit” (1931).
Edhe në ditët e sotme, mbreti i filmave pa zë vijon të na flasë e të na bëjë për vete. Aktor, regjisor, producent dhe kompozitor i filmave të tij, Charlie Chaplin është krijuesi i një vepre universale, artist akrobat, gjithmonë mes të qeshurave dhe lotëve. Rolet e tij si endacak janë të paharrueshme, filmat e tij mahnisnin miliona spektatorë. Gjeni i komikes, Chaplin është me siguri artisti më i kompletuar i epokës së tij. Figurë emblematike politike dhe artistike e shekullit të 20-të, gjeni i parodisë, ai e vuri talentin e tij në shërbim të idealit të drejtësisë dhe lirisë. Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun.
“Ai nuk ishte një yll Hollivudi, – shprehet ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, – sepse teksa ai shkëlqente, Hollivudi nuk ekzistonte”.
Madje, edhe sot mund të pohojmë se ai është shumë më tepër se sa një aktor: ai është një legjendë që diti ta ruante lirinë artistike. Duke i rezistuar kinemasë me zë, ai gërmoi në dimensionin joverbal të gjuhës.
Në këtë eksplorim të mundësive ritmike dhe vizive të kinemasë së pazëshme, tingulli do të mbërrinte shumë shpejt për Chaplin, i cili deklaroi se nuk dëshironte të kalonte tek e folura: nëse do të fliste jo vetëm që Sharlota (Charlot) nuk do të ishte më stricto sensu ndërkombëtar, por arti i kinemasë do të rrezikonte të binte në teatrin e filmuar.
I ashtuquajturi raport anakronik i Chaplin-it ndaj të folurit shpaloset në fjalimin e Hynkel – ky sabir që përzien gjermanishten, anglishten dhe gjuhën e derrave, për të njehsuar nivelin e nxitjes në punë në çdo ideologji propagandistike. Hanah është emri i parë i së ëmës, të cilën e citon në autobiografinë e tij, si një nga artistet më të mëdha të pantomimës që ai ka njohur ndonjëherë dhe se ajo kishte dhuratën e vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve.
Ankthi që ai kishte për të kaluar te dialogu, mund të kuptohet vetëm me fjalinë drejtuar berberit te “Diktatori”, kur e urdhëron të ngjitet në tribunë: “Ju duhet të flisni, kjo është shpresa jonë e vetme”. Në të vërtetë, kur hyri në dialog me “Diktatorin” në vitin 1940, ai provoi se mund ta përdorte zërin dhe të folurit në mënyrë perfekte.
Chaplin përjetoi një devotshmëri universale thuajse unike, mirëpo në paranojën e ambientit të Shteteve të Bashkuara të pasluftës, ai do të kthehej në shënjestrën e sulmeve të njëpasnjëshme të krahut të djathtë amerikan, që e akuzonte për pozicione radikale.
FBI, nën drejtimin e të famshmit J. Edgar Hoover, orkestroi me një publicitet të paparë një proces gjyqësor, çka çoi në rrënimin e mëtejshëm të popullaritetit të tij. Më pas, ai vendos të sistemohej me qëndrim të përhershëm në Zvicër, sesa të vazhdonte të luftonte kundër Shteteve të Bashkuara, prej nga drejtoi dy filma në Evropë: “Një mbret në Nju Jork” dhe “Kontesha e Hong-Kongut”, botoi dy libra autobiografikë: “Autobiografia ime” dhe “Jeta ime në fotografi”, vazhdoi të shkruante skenarë dhe të kompozonte partitura të reja muzikore për filmat e vjetër pa zë, praktikisht deri në vdekjen e tij në vigjilje të Krishtlindjeve 1977.
Për Chaplin-in, të flasësh si artist është diçka tjetër, përveç parakalimit ose komunikimit, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, njëherazi një përvetësim i pashmangshëm: të marrësh stafetën e zërit të pazëshëm, kur askush tjetër nuk mund ta marrë përsipër.
Në historinë e kinematografisë edhe sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet, figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Çaplini u ka mbijetuar kohërave, ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të kaluare të largët.
Lexo edhe:
LETRA EMOCIONALE E CHARLIE CHAPLINIT DËRGUAR TË BIJËS NATËN E KRISHTLINDJES
-

A mund ta gjeni macen në mesin e mijëra gjetheve që kanë rënë nga pemët?
Iluzionet optike mund të testojnë funksionin e trurit dhe shikimin tonë, duke na mbajtur të mprehtë dhe të gatshëm për ditën që na pret.
Shikoni peizazhin e vjeshtës të paraqitur më poshtë. Mund të duket si një rrëmujë gjethesh që kanë rënë së fundmi nga pemët, por një mace është fshehur diku në foto, transmeton Telegrafi.
Një përdorues i mediave sociale e ndau foton në Reddit në faqen ‘Gjej Snajperin’, me sfidën: ‘Gjej macen e kushëririt tim’.
Faqja përmban foto origjinale të objekteve, kafshëve ose njerëzve të kamufluar në pamje të qartë.
Sfida e peizazhit të vjeshtës u shënua si mesatare në nivel vështirësie, por shumë ende kishin vështirësi për të gjetur macen me qime.
A jeni një nga të paktët njerëz që mund ta dallojnë macen në më pak se 30 sekonda? /Telegrafi/ -
Raporti final, Peka: Nuk mjaftuan paratë e Ramës për të blerë OSBE-në – SHORTS
SYRI.net është agjencia më e madhe e lajmeve në Shqipëri, që brenda një kohe të shkurtër është kthyer në lider të informacionit. Në SYRI.net do të gjeni opinionistë më me emër në vendin tonë, investigime dhe lajme që nuk do ti gjeni diku tjetër. Lajmet në SYRI.net janë prodhim i SYRI.net dhe nuk lejohet marrja e tyre pa një komunikim të mëparshëm me redaksinë. Ju ftojmë të klikoni dhe të na shkruani sa herë që ju mendoni se duhet. Stafi i SYRI.net
Për informacione info@syri.net, për reklama marketing@syri.net -

Si ta dalloni një gjeni
Në epokën e Inteligjencës Artificiale, njerëzimi është gjithnjë e më i rëndësishëm, shkruan The Economist Ervin Macic ishte i dëshpëruar. Gjatë shkollës ai kishte fituar dy herë medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe kishte bërë kërkime mbi Inteligjencën Artificiale (IA) duke u përpjekur të përshpejtonte mënyrën se si modelet bëjnë parashikime.Ai ëndërronte që një ditë të bëhej…