Tag: gjenerata

  • Berisha: Sot përsëri shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj

    Berisha: Sot përsëri shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj

    Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria po përballet sot me një ndër momentet më të vështira të tranzicionit politik, ku Edi Rama po vendose një regjimi autoritar dhe shkatërrimin e pluralizmit.

    Kreu i PD theksoi se në këtë situatë kritike, shpresa e vetme për përmbysjen e asaj që ai e quajti “narkodiktaturë”, mbetet rinia shqiptare dhe Gjenerata Z, të cilët janë trashëgimtarët e vërtetë të idealeve të Dhjetorit ’90.

    “U bëj thirrje të rinjve shqiptarë të frymëzuar nga dita e lirisë, në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë këtë regjim të shëmtuar narkodiktatorial që po shkreton dhe po shkatërron Shqipërinë”- u shpreh Berisha.

    Deklarata e plotë:

    Zonja dhe zotërinj, sot pas 35 vitesh, qytetarët shqiptarë kujtojnë dhe nderojnë këtë ditë pasi Edi Rama, pasardhës direkt biologjik i etërve xhelatë të regjimit komunist, Kristaq Ramës që në gusht të vitit 1988 kishte firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe kushedi sa e sa kundërshtarëve të regjimit, dhe Spiro Kolekës, i cili edhe më 11 dhjetor në mëngjes kërkoi shtypjen me tanke të lëvizjes studentore, ka vendosur në Shqipëri diktaturën autoritare, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.
    Armik i votës së lirë dhe skllav i pushtetit të tij të krimit, ai ka zëvendësuar zgjedhjet e lira me farsën zgjedhore.
    Ai ndërtoi në Shqipëri jo vetëm narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, por instaloi regjimin më kleptokratik që shqiptarët kanë njohur në ekzistencën e tyre.
    Kurrë ky komb nuk ka pasur në krye një dyshe të tillë siç ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun që ta ketë vjedhur atë as një të qindtën e atyre që kanë vjedhur këto dy monstra të vjedhjes dhe të grabitjes së pasurive kombëtarë të shqiptarëve.
    Ai sot është i pari kryeministër në historinë e Europës që mbron publikisht vjedhjet e tij dhe të ministrave të tij.
    Sot, në Ditën e Rinisë, më 8 dhjetor, Edi Rama vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë në tërë historinë tonë.
    Në 10 vite të sundimit të tij plaçkitës dhe narkoregjim, me politikat e tij përzuri nga Shqipëria mbi 700 mijë të rinj dhe të reja, apo rreth 70 përqind të të rinjve shqiptarë.
    Edi Rama, me ndihmën e Xhorxh Sorosit, mafies ndërkombëtare të ekstremit të majtë, bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, pra për të varrosur përfundimisht pluralizmin politik dhe idealet e dhjetorit 1990.
    Por dështoi sepse ato ideale janë të pavdekshme, ato frymëzojnë sot çdo opozitar shqiptar, çdo të ri shqiptar të qëndrojë me guxim në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.
    Ata sot janë më të vendosur se kurrë të shporrin nga pushteti narkomafien dhe kleptokracinë me në krye Ramaduron që sot po i rrëshqet toka nën këmbë.
    Sot përsëri në këtë udhëkryq në të cili ndodhet Shqipëria, shpresat e vetme për të përmbysur regjimin e Ramaduros është rinia shqiptare, është Gjenerata Z e saj, është ajo gjeneratë që këto dy vite ka bërë historinë e lirisë në botë, në Bangladesh, në Nepal dhe vende të tjera duke përmbysur diktaturat autoritare.
    Unë kam besimin më të madh se Gjenerata Z e të rinjve shqiptare, trashëgimtare e idealeve të rinisë studentore të dhjetorit 1990, do përmbushë misionin e saj.
    Ndaj dhe duke u uruar gëzuar këtë ditë, u bëj thirrje të rinjve shqiptarë të frymëzuar nga dita e lirisë, në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë këtë regjim të shëmtuar narkodiktatorial që po shkreton dhe po shkatërron Shqipërinë.
    Nderim përjetë Azem Hajdarit, studentëve liberatorë të dhjetorit 1990.
    Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë, misionin e saj.
    Nderimin më të madh për dhjetoristët.

  • Financial Times: Revolucioni i udhëhequr nga Gjenerata Z përhapet në të gjithë Azinë

    Financial Times: Revolucioni i udhëhequr nga Gjenerata Z përhapet në të gjithë Azinë

    Rrugët e Katmandusë ditët e fundit janë shndërruar në skenë revolucioni. Njolla gjaku në trotuare, tym nga ndërtesat publike të djegura dhe rezidencat e politikanëve të plaçkitura tregojnë gjurmët e protestave më të mëdha në dekada, raporton Financial Times.

    Në muret e parlamentit, i cili u dogj javën e kaluar, protestuesit lanë një mesazh të qartë:
    “Vetëm Gjenerata Z do të jetë këtu. Udhëheqësit e korruptuar do të dëbohen. Rroftë Nepali. Rroftë Gjenerata Z.”

    Protestat, të quajtura nga media si kryengritja e “Gjeneratës Z” – për t’i referuar të rinjve të lindur midis viteve 1997 dhe 2012 – filluan me të rinjtë, disa edhe me uniforma shkolle, që dolën në rrugë kundër një elite politike të plakur dhe të korruptuar. Pas dy ditësh trazirash vdekjeprurëse dhe shkatërruese, kryeministri KP Sharma Oli dha dorëheqjen të martën. Policia njoftoi se deri të premten numri i të vdekurve ishte arritur në 51, me rreth 1,400 të plagosur.

    Fillimisht nxitëse e protestave ishte ndalimi i platformave kryesore të mediave sociale, por shpejt ato u kthyen në shprehje të pakënaqësisë së gjatë ndaj politikanëve dhe familjeve të tyre të korruptuara. “Mund të na ndalohet interneti, por prapë mund të jemi në rrugë dhe të kërkojmë përgjigje – ku po shkojnë taksat tona, si jetojnë ata në luks me pagat e nëpunësve civilë, ndërsa ne mezi mbijetojmë?” pyet Anjali Shah, një studente 24-vjeçare e drejtësisë, e cila pa shokët e saj të qëlluar nga policia me municion luftarak.

    Nepali, ku mosha mesatare është 25 vjeç – më poshtë se mesatarja aziatike prej 32 vjeç – po bëhet një shembull i një trendi rajonal, ku udhëheqës të moshuar përplasen me të rinj ambiciozë, të papunë dhe të lodhur nga politikat e vjetra dhe mungesa e mundësive. Gjatë krizës ekonomike të Sri Lankës në vitin 2022, dhjetëra mijëra të rinj pushtuan pallatin presidencial në Kolombo, duke detyruar presidentin Gotabaya Rajapaksa të largohej nga vendi. Në Bangladesh dhe Indonezi, lëvizjet studentore kanë ndikuar gjithashtu në ndryshime të rëndësishme politike.

    “Të rinjtë nuk kanë respekt për politikanët – ata nuk duan korrupsion, ata duan ndryshim,” thekson Shafqat Munir, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Bangladeshit për Paqe dhe Siguri. Ky mesazh përsëritet në të gjithë rajonin, ku Gjenerata Z po sfidon elitën politike të vjetër dhe të privilegjuar, duke përdorur internetin si mjet dhe burim energjie për mobilizim.

    Një aspekt veçanërisht simbolik i kryengritjes është versioni nepalez i momentit “le të hanë tortë”. Para ndalimit të mediave sociale, Instagram dhe TikTok ishin plot me video që tregonin jetën luksoze të fëmijëve të politikanëve – me hashtagje si #NepoKid dhe #NepoBabies. “Qytetarët nuk kanë as kripë, dhe ju hani nga pjata ari dhe argjendi,” shkruhet në një postim që dokumentonte luksin e elitës.

    Studenti Shah thekson: “Fillimi i kësaj lëvizjeje ishte një trend në mediat sociale – ekspozimi i ‘fëmijëve Nepo’, të cilët jetojnë luksozisht, ndërsa ne nuk kemi ujë të pijshëm të sigurt, vende pune apo mundësi. Korrupsioni është kudo rreth nesh.”

    Protestat në Nepal kanë rrënjë historike: ato kujtojnë revolucionin e vitit 2006, i cili i dha fund monarkisë 239-vjeçare, por epoka republikane nuk solli stabilitet. Rrugët e Katmandusë sot janë të qeta, por mes automjeteve të blinduara dhe mbetjeve të djegura, të rinjtë përpiqen të rindërtojnë vendin.

    “Shteti nuk i është përgjigjur nevojave të qytetarëve, dhe politikanët janë sjellë si mbretër të rinj. Zemërimi shpërtheu këtë javë, njësoj si në Bangladesh, Sri Lanka dhe Indonezi,” thotë analisti Amish Raj Mulmi.

    Në Bangladesh, kryengritja filloi kundër sistemit të kuotave të punësimit, por u shndërrua në refuzim të regjimit dhe korrupsionit të rrënjosur. Rreth 1,400 njerëz u vranë, por demonstratat vazhduan. Në Indonezi, të paktën 10 persona humbën jetën dhe disa parlamentet rajonale u dogjën, ndërsa turma plaçkiti shtëpitë e politikanëve.

    Vendet e Azisë Jugore dhe Juglindore kanë popullsi të re: në Nepal, 20% e popullsisë ishte midis 15 dhe 24 vjeç në vitin 2023. Por mungesa e vendeve të punës dhe papunësia e lartë pengojnë përfitimet e këtij avantazhi demografik. Rreth 700,000 nepalezë largohen çdo vit, duke kontribuar në ekonominë përmes remitancave, por vendi mbetet pa vende pune cilësore.

    Të rinjtë po formojnë forcë politike të rëndësishme. Në Bangladesh, ata kanë krijuar Partinë Qytetare Kombëtare që do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Në Sri Lanka, roli i tyre ishte vendimtar për zgjedhjen e një presidenti të ri. Në Nepal, lëvizja Gen Z vendosi ish-Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Sushila Karki, si udhëheqëse të qeverisë së përkohshme, duke shpërndarë parlamentin dhe shpallur zgjedhje të reja për në mars.

    Protestuesit theksojnë: “Ajo që Gjenerata Z ka të përbashkët është mosha dhe pakënaqësia jonë. Dolëm në rrugë për të kërkuar llogaridhënie dhe transparencë. Pjesërisht ndoqëm shembujt e Sri Lankës dhe Bangladeshit. Nuk besonim se do të përmbysnim një regjim të tërë brenda dy ditësh,” thotë Jatish Odzha, 25 vjeç.

    Të rinjtë e Nepalit janë bërë një forcë që nuk mund të injorohet më, duke dërguar një mesazh të qartë: koha e elitës së vjetër politike po mbaron.

  • As “alo” as “përshëndetje”: Gjenerata Z e hap telefonin dhe nuk… flet!

    As “alo” as “përshëndetje”: Gjenerata Z e hap telefonin dhe nuk… flet!

    Foto ilustruese

    SHBA- Kur telefononi dikë, prisni të dëgjoni një “përshëndetje” ose “alo” në telefon. Por nëse telefononi në numrin e një të riu që i përket Gjeneratës Z, brezit të lindur midis viteve 1997 dhe 2012 , ndoshta nuk do të dëgjoni gjë tjetër veçse një heshtje të sikletshëm.
    “Zoomerët”, siç quhet zakonisht kjo gjeneratë, kanë një pikëpamje të ndryshme për mënyrën sesi i përgjigjen telefonit, duke qenë se janë rritur në një epokë ku u duhet të ruhen gjithë kohës nga mashtruesit online. Kjo u diskutua së fundmi nga përdoruesit në rrjetin social “X”.
    Një përdorues shkroi se kishte vënë re që kur telefononin dikë të Gjeneratës Z, ata shpesh prisnin që ai të fliste personi që telefononte i pari në vend që të thoshin “përshëndetje” ose “alo”. Postimi u bë viral dhe nisi një bisedë më të gjerë rreth ndryshimit të zakoneve të tyre të telefonatave.

    Ka arsye për këtë sjellje. Arsyeja e parë dhe kryesore është numri i madh i thirrjeve të padëshiruara. Shumica e tyre janë thirrje telemarketingu, thirrje automatike ose mashtrues që duan t’u zhvatin para. Të presësh që bashkëbiseduesi yt të flasë është një strategji sigurie, veçanërisht në një kohë kur dikush mund të regjistrojë zërin tënd dhe pastaj ta falsifikojë atë. Ndoshta edhe duke përdorur inteligjencën artificiale.
    Marijus Briedis, drejtor teknik në NordVPN  shpjegoi se është më mirë të zgjidhni një ton neutral, emocionalisht “gri” . Kjo zvogëlon rrezikun që dikush të përdorë zërin tuaj kundër jush. Ai gjithashtu rekomandon të thoni gjëra të tilla si “Kush është?”. Por edhe ky version nuk është “përqafuar” nga Gjenerata Z. Ata besojnë se është joetike të flasësh i pari kur i përgjigjesh një telefonate. Ata besojnë se personi që ka telefonuar duhet të marrë iniciativën i pari.
    Megjithatë, shumë breza më të vjetër e konsiderojnë këtë praktikë jashtëzakonisht të paedukatë dhe mungesë respekti./ZËRI

  • Nga gjenerata në gjeneratë: Dakota Johnson dhe rruga e familjes së saj në kinematografi

    Nga gjenerata në gjeneratë: Dakota Johnson dhe rruga e familjes së saj në kinematografi

    Dakota Johnson, pas më shumë se dy dekadash karrierë, po dëshmon se është shumë më tepër se “fëmija i prindërve të famshëm”. Në Festivalin e Filmit në Kanë 2025, ajo u duartrokit për plot 8 minuta për rolin e saj në filmin “Splitsville”, të cilin e ka bashkëprodhuar vetë.
    Aktorja 34-vjeçare, e njohur për stilin e saj të veçantë dhe rolet e guximshme, po ndërton gjithnjë e më shumë emrin e saj në kinematografi, këtë herë edhe si producente dhe regjisore. Projektet e reja si Are We a Match? (me Pedro Pascal dhe Chris Evans) dhe Verity (me Anne Hathaway) e vendosin atë në pararojë të yjeve të brezit të saj.
    Dakota nuk është më thjesht vajza e Melanie Griffith, ajo është tani një forcë më vete në Hollivud.

  • “Halli” i madh i Gjeneratës Z: Çfarë të veshim në rast lufte?

    “Halli” i madh i Gjeneratës Z: Çfarë të veshim në rast lufte?

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ndërsa Presidenti Donald Trump e kupton se marrëveshja e tij e armëpushimit Izrael-Iran mund të mos jetë aq imponuese sa mendoi ai pasi dy vendet vazhdojnë të qëllojnë me raketa njëra-tjetrën – Gjenerata Z nuk po humbet kohë dhe është sulur në “TikTok”…për të bërë humor. Adoleshentët dhe të rinjtë hallin më të madh të jetës së tyre, aktualisht kanë se çfarë do të veshin në rast të një lufte. 
    “Lufta e Parë Botërore që po përjetoj dhe jam paksa nervoze,”- shkroi Avery, një krijuese që pozon me veshje të ndryshme që përfshijnë një minifund kamuflazh dhe një xhaketë të stilit “bomber”. Disa përdorues të “TikTok” që janë  rekrutuar në Ushtrinë Amerikane bënë shaka duke i shkruar se ata tashmë e kishin zgjedhur veshjen e tyre për Luftës së Tretë Botërore. 

    Trendit iu bashkua edhe Ethan Hillis, 26 vjeç, që prezantoi gjithashtu veshjet e tij në rast lufte.

    Të gjitha videot kanë kolonën zanore të këngës së Keshës të vitit 2010, “Blow” (Shembull teksti: “This place about to blow, oh-oh-oh-oh-oh-oh-oh” që në shqip përkthehet “Ky vend do shpërthejë”).
    Videot janë bërë virale, ndërsa njerëzit komentojnë: ‘Ky brez është kaq joserioz. Më pëlqen shumë’; ndërsa një tjetër thotë ‘Ky brez ka frikë vetëm nga shtatzënia’.
    Të tjerë e konsideruan këtë lloj humori të pakëndshëm. 
    “Jetë po rrezikohen. E ardhmja e botës sonë po rrezikohet para syve tanë dhe ju postoni këto gjëra?,”-shkruan një person që duket se nuk e shijon këtë lloj humori.
    Por krijuesit e Gjeneratës Z justifikohen me faktin se e kuptojnë atë që po ndodh dhe se po përpiqen ta minimizojnë me videot e tyre.
    “Shakatë vijnë nga një gjendje lodhjeje dhe vetëdija. Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë se sa i sintonizuar është Gjenerata Z. E gjithë ironia dhe veshjet janë thjesht ajo që duket nga jashtë. Poshtë postimeve tona fshihet frika,”-tha Hillis.
    Gjenerata Z është mësuar të përdorë humorin e zi për të kapërcyer kohë të vështira dhe trauma. Ka pak gjëra që Gjenerata Z nuk mund ta kthejë në një meme.
    “Joserioziteti” i supozuar i Gjeneratës Z në mediat sociale mund të jetë në fakt një përgjigje e thellë ndaj ekspozimit kronik ndaj lajmeve. Ata kanë përjetuar një rrjedhë të vazhdueshme traumash të dorës së dytë përmes mediave sociale. Kjo na prek të gjithëve, por Gjenerata Z i ka përjetuar në vitet e tyre më formuese. Trauma e dorës së dytë, ose ekspozimi indirekt ndaj ngjarjeve shqetësuese, mund t’i bëjë njerëzit të pandjeshëm me kalimin e kohës, veçanërisht kur përjetohet në mënyrë të përsëritur dhe pa zgjidhje. Për Gjeneratën Z, kjo ka rezultuar në një lloj kalloje emocionale; ata rrallë habiten nga lajmet negative sepse, për ta, nuk është një gjë e rrallë – është normë,”- tha Rana Bull, një terapiste që punon kryesisht me Gjeneratën Z.
    Ekziston gjithashtu një shpjegim neurologjik pse Gjenerata Z mund të duket e shkëputur nga realiteti. Sistemi i trurit ndaj kërcënimit aktivizohet ndryshe kur një stresor përjetohet drejtpërdrejt kundrejt atij indirekt. Mediat sociale krijojnë një shtresë distance emocionale – atë që psikologët e quajnë distancim psikologjik – gjë që e bën më të lehtë ndarjen nga ajo që dëshmojnë. 
    “Humori, ironia dhe absurditeti bëhen mjete përballimi që i ndihmojnë ata të rifitojnë një ndjenjë kontrolli ose të zvogëlojnë mbingarkesën emocionale,”-shtoi Bull.
    Është i njëjti lloj humori të zi që përdoret nga bluzat e bardha kur diçka është shumë e vështirë për t’u përpunuar, kështu që e qeshura funksionon si “thyes” tensioni.
    Por të bësh shaka, ndoshta idiote, rreth çështjeve gjeopolitike, të pakuptueshme, është një traditë e gjatë që nuk nis me Gjeneratën Z; ndaj duhet të kujtojmë se si Charlie Chaplin përdori satirën për të çaktivizuar dhe adresuar kërcënimin që po vinte nga Adolf Hitleri në veprën “Diktatori i Madh” në vitin 1940./ZËRI
    Marrë nga Huffington Post

    4jpg

    2jpg

  • Gjenerata Z po kursen më shumë para se çdo brez tjetër

    Gjenerata Z po kursen më shumë para se çdo brez tjetër

    Sipas një studimi të kryer nga Bank of America dhe Morning Consult, të rriturit e Gjeneratës Z (mosha 18–26 vjeç) po udhëheqin në zakonet e kursimit, duke lënë pas çdo brez tjetër. Rreth 73% e tyre raportojnë se kursejnë rregullisht një pjesë të të ardhurave të tyre çdo muaj.
    Edhe pse përballen me kosto të larta jetese dhe borxhe studentore, të rinjtë e kësaj gjenerate po i japin përparësi planifikimit financiar, krijimit të fondeve emergjente dhe investimeve që në moshë të re, më herët se Millenials dhe Gjenerata X.

    Analistët ia atribuojnë këtë prirje rritjes së ndërgjegjësimit financiar, përdorimit të mjeteve digjitale për menaxhimin e buxhetit dhe një mentaliteti të kujdesshëm të formuar nga pandemia dhe pasiguritë ekonomike të viteve të fundit.

  • Dokumentar austriak për Shqipërinë, Johannes Gierlinger shfaq “Gjeneratën e imazheve” në Gjirokastër

    Dokumentar austriak për Shqipërinë, Johannes Gierlinger shfaq “Gjeneratën e imazheve” në Gjirokastër

    Gjirokastra u bë qendër e reflektimit historik dhe dialogut kulturor përmes shfaqjes së filmit dokumentar “Gjenerata e imazheve” të regjisorit austriak Johannes Gierlinger.

    Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Ambasadës së Austrisë dhe mblodhi së bashku qytetarë, të rinj, artistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të interesuar për të kaluarën dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
    Dokumentari trajton proceset transformuese që ka kaluar Shqipëria, me fokus në kalimin nga diktatura komuniste drejt një shoqërie demokratike. Përmes një stili eseistik dhe një gjuhe filmike poetike, “Gjenerata e imazheve” ndërthur materiale arkivore, intervista dhe pamje bashkëkohore për të ndërtuar një narrativë të thellë mbi kujtesën kolektive dhe ndikimin e së shkuarës në të tashmen.
    Pas shfaqjes, pjesëmarrësit patën mundësinë të bashkëbisedojnë me autorët e filmit në një diskutim të hapur, ku u ngritën pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si shoqëria shqiptare përballet me të kaluarën e saj, si dhe rolin që arti dhe dokumentari mund të luajnë në këtë proces.
    “Quhem Johannes Gierlinger, jam autor filmi nga Austria. Kam realizuar filmin ‘Gjenerata e imazheve’, i cili është rreth Shqipërisë – një vështrim mbi të shkuarën dhe mënyrën sesi ajo ndikon të tashmen. Në film përfshihen tre gjenerata: gjenerata më e vjetër, ajo që ka qenë pjesë e transformimeve dhe gjenerata e re, që nuk e ka përjetuar komunizmin, por ndjen peshën e fantazmave të së kaluarës.”, tha Gierlinger.
    Regjisori Johannes Gierlinger, i njohur për punën e tij që ndërthur historinë, politikën dhe estetikën filmike, ndau me publikun frymëzimin pas këtij projekti dhe qasjen e tij ndaj Shqipërisë si një shembull i transformimeve sociale në Evropën Lindore.
    “Ky nuk është një dokumentar klasik, por një reflektim eseistik mbi historinë e Shqipërisë. Gjatë katër viteve që kam xhiruar këtu, rashë në dashuri me vendin dhe me njerëzit. Pavarësisht së kaluarës së dhunshme, mund të shohësh kaq shumë pozitivitet mes brezit të ri – një brez që ka potencialin të çojë vendin drejt realiteteve të reja. Por të flasim për të shkuarën mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme.”, shtoi autori.
    Ky aktivitet kulturor në zemër të Gjirokastrës solli jo vetëm një përvojë kinematografike të veçantë, por edhe një mundësi për reflektim të thellë mbi kujtesën, ndryshimin dhe rolin e brezave të rinj në ndërtimin e narrativave të reja.

    Top Channel