Tag: gjenerali

  • Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

    Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

    Ish-komandanti i forcave shumëkombëshe në Irak dhe Afganistan, si dhe ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus, ka shpjeguar se si sipas tij Perëndimi mund ta detyrojë Rusinë të ndalojë agresionin në Ukrainë.
    Në një intervistë për median amerikane, Petraeus thekson se zgjidhja e qëndrueshme vjen vetëm përmes presionit maksimal politik, financiar dhe ushtarak ndaj Moskës.
    A po afrojnë negociatat paqen?
    Sipas Petraeus, situata mbetet e paqartë sepse nuk dihen ende lëshimet që Rusia mund të bëjë. Ai kujton se kërkesat e Moskës kanë qenë “maksimaliste”, përfshirë zëvendësimin e presidentit Zelensky dhe dorëzimin e territoreve që Rusia as nuk i kontrollon.
    Përdorimi i fondeve të ngrira ruse
    Petraeus kërkon që Evropa të vërë në dispozicion 200–250 miliardë dollarët e fondeve ruse të ngrira në bankat evropiane. Këto para, sipas tij, duhet të përdoren si garanci për bono që do t’i jepnin Ukrainës financim të menjëhershëm për armatime, mbrojtje kundërraketore dhe rritjen e prodhimit të dronëve deri në 7 milionë në vit.
    “Kjo do t’i zgjidhte problemet ekonomike dhe ushtarake të Ukrainës për dy ose tre vitet e ardhshme”, tha ai.
    Goditja e ekonomisë ruse
    Gjenerali kërkon sanksione të reja shumë më të ashpra, që do të dëmtonin rrënjësisht ekonominë ruse dhe mbështetjen që merr nga vendet që i shesin teknologji dhe pajisje, sidomos Kina.
    Ai thekson se fondi i mirëqenies kombëtare të Rusisë pritet të mbarojë vitin e ardhshëm, ndërsa Ukraina po godet gjithnjë e më shumë rafineritë dhe depot ruse të karburantit, duke shkaktuar dëme të mëdha.
    “Me dy këto veprime, Putini nuk do të mund ta vazhdonte më luftën,” thotë Petraeus.
    A mjafton një garanci në stilin e Nenit 5 të NATO-s?
    Gjenerali shprehet skeptik: një garanci duhet të jetë “plotësisht e pathyeshme”. Ai thekson se ndihma më e madhe nuk është prania e trupave perëndimore në terren, por furnizimi i Ukrainës me armë, municione dhe sisteme të avancuara mbrojtëse.
    Pretendimet ruse për marrjen e Donetskut
    Sipas Petraeus, deklaratat ruse se “së shpejti do të marrin gjithë Donetskun” nuk qëndrojnë.
    “Ata nuk i janë afruar as brezit të fortifikuar. Për të avancuar kaq pak, kanë pësuar humbje që janë të paimagjinueshme,” deklaron ish-komandanti amerikan.

  • GJENERAL EDHE SI DËSHMITAR

    GJENERAL EDHE SI DËSHMITAR

    Nga Luan Rama
    Çfarë dëshmitari!Dhe çfarë qëndrimi; plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë në çdo fjalë. Argumentues, logjik, i kthjellët dhe mbi të gjitha këto, i vërtetë.Gjenerali Wesley Clark, edhe përpara Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, provoi se sa e drejtë ka qenë lufta e UÇK-së dhe se prej asaj lufte, Kosovës, iu bë aleate edhe vetë NATO e prirë nga SHBA.Me gjithë sa tha, por edhe me çfarë nuk tha, Gjenerali Clark konfirmoi edhe një herë se në atë gjyq nuk po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët, në fakt kanë më shumë se pesë vjet që janë marrë peng e mbahen padrejtësisht të burgosur, për interesa që nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.
    Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, po i bëhet gjyqi Adem Jasharit dhe gjithë të rënëve e martirëve të luftës. Po i bëhet gjyqi UÇK-së dhe vetë Kosovës.Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, duhet ta mbyllë farsën e ngritur mbi akuza e sajesa të pabaza, që për paradoks e shëmti, janë ushqyer edhe prej dëshmish të turpshme të disa shqiptarëve jugosllavë të Kosovës, të cilët, nuk e kanë për gjë të hedhin baltë mbi gjakun e derdhur në themelet e lirisë së Kosovës dhe mbi luftën e drejtë e patriotike të UÇK-së.Me dëshminë e vet, gjeneral edhe si dëshmitar, Gjenerali Clark, i ofroi një shans gjykatës, që ajo të ketë mundësi të mbrojë nderin e vet dhe të drejtësisë ndërkombëtare, njësoj siç gjenerali ia mbrojti nderin Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

  • “Thaçi nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës”/ Gjenerali amerikan, vijon dëshminë: UÇK, luftoi për lirinë e Kosovës

    “Thaçi nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës”/ Gjenerali amerikan, vijon dëshminë: UÇK, luftoi për lirinë e Kosovës

    Gjenerali amerikan, Wesley Clark ka vijuar dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë edhe gjatë ditës së martë.
    Ai tha se nuk ka prova dhe dëshmi që Ushtria çlirimtare e Kosovës ka kryer spastrim etnik të serbëve. “Kam indikacione që provojnë të kundërtën”, u shpreh Clark në përgjigje të pyetjes së prokurorit lidhur me pretendimet e parashtruara në një dokument.
    Clark pohoi gjithashtu se nuk mund të konfirmojë nëse ndonjë organ apo entitet qeveritar i ndonjë vendi anëtar të NATO-s i kishte dhënë armë UÇK-së pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë në fillim të vitit 1999.
    Në mbyllje të dëshmisë së tij, gjenerali amerikan në pension, para Gjykatës Speciale përsëriti se Hashim Thaçi nuk mban përgjegjësi për aktet e dhunës apo hakmarrjes që kanë ndodhur në Kosovë dhe se luftëtarët e UCK nuk ishin terroristë pasi luftuan për lirinë e tyre.

  • Gjenerali i NATO-s apel: Gjermania duhet të rrisë parandalimin e sulmeve të mundshme

    Gjenerali i NATO-s apel: Gjermania duhet të rrisë parandalimin e sulmeve të mundshme

    Bota E Martë, 18 Nëntor 2025 13:43
    Gjenerali i NATO-s, Ingo Gerhartz, u ka bërë thirrje autoriteteve gjermane të përshpejtojnë reformat dhe të rrisin gatishmërinë mbrojtëse të vendit, për të parandaluar sulme të mundshme në të ardhmen. Deklarata u bë në hapje të Konferencës së Sigurisë në Berlin, një aktivitet dyditor i fokusuar në forcimin e mbrojtjes së Evropës dhe përballimin e kërcënimeve të reja.
    “Sfida jonë kryesore është parandalimi – sot dhe kundër të gjitha formave të shtypjes,” u shpreh Gerhartz. Sipas tij, kërcënimet hibride dhe sulmet e mundshme të aktorëve armiqësorë kërkojnë masa shumë më të shpejta dhe të vendosura nga Berlini.

    Gjenerali theksoi nevojën për ndryshime të thella në mënyrën se si Gjermania menaxhon blerjet dhe zhvillimin e armatimeve: “Për të shmangur dhe parandaluar me sukses kërcënimet, reforma themelore e prokurimit, zbatimi i shpejtë i ligjit të ri për shërbimin ushtarak dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes në të gjithë shoqërinë janë të domosdoshme,” deklaroi ai.

    Gerhartz shprehu shqetësim për vonesat institucionale që, sipas tij, dobësojnë aftësinë e vendit për t’u përgjigjur ndaj situatave të emergjencës.

    “Rusia e kupton shumë mirë se proceset e prokurimit në Gjermani mund të zgjasin me vite dhe se industria ka vështirësi me rritjen e prodhimit të armatimeve,” – theksoi gjenerali, duke shtuar se vendi ende “nuk ka arritur pjekurinë strategjike që kërkon koha jonë.”
    Më shumë se 140 folës, përfshirë politikanë, drejtues ushtarakë dhe ekspertë të mbrojtjes, po marrin pjesë në konferencën e mbajtur në kryeqytetin gjerman. Diskutimet do të përqendrohen në rritjen e prodhimit të armëve, teknologjitë e reja të mbrojtjes dhe përgjigjet ndaj kërcënimeve ushtarake dhe hibride me të cilat përballen NATO dhe Bashkimi Evropian.
    Në aktivitet po marrin pjesë edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, si dhe homologu i tij suedez, Pal Jonson.

  • Polonia në fazë para-lufte, gjenerali polak: Rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike

    Polonia në fazë para-lufte, gjenerali polak: Rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike

    Polonia është në gatishmëri të lartë pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerali Wisław Kukula, tha se Rusia “ka filluar përgatitjet për luftë” dhe se vendi i tij “ka hyrë në një fazë para-lufte”.

    Në të njëjtën kohë, Varshava po denoncon sabotimin dhe sulmet kibernetike me origjinë ruse, ndërsa Kryeministri Donald Tusk njoftoi se shpërthimi i fundit në një linjë hekurudhore pranë Varshavës ishte një akt i pashembullt sabotimi.
    Gjenerali Kukulka, duke folur më 17 nëntor në radion publike të Polonisë Polskie Radio, theksoi se “Rusia tashmë ka filluar periudhën e përgatitjes për luftë” dhe se po “krijon një mjedis të favorshëm për agresion të mundshëm në tokën polake”. Siç tha ai, “kushdo që ka përjetuar luftë e di se ajo që po përjetojmë tani nuk është luftë, por një situatë para luftës – një formë lufte hibride”.
    Komentet e gjeneralit polak erdhën disa orë para se Kryeministri Donald Tusk të zbulonte se një pjesë e linjës hekurudhore midis Varshavës dhe Lublinit ishte hedhur në erë “në një akt sabotimi të paprovokuar”. Vija është një korridor thelbësor për ndihmën perëndimore për Ukrainën, dhe Tusk e quajti sulmin një “përpjekje të rrezikshme për destabilizim”.
    Edhe pse Polonia nuk i ka emëruar zyrtarisht autorët, zyrtarët qeveritarë kanë shprehur shqetësim për numrin në rritje të incidenteve të sabotimit dhe spiunazhit që i atribuohen shërbimeve të inteligjencës ruse ose bjelloruse.
    Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha tha se shpërthimi “mund të jetë një tjetër sulm hibrid rus, i projektuar për të testuar reagimet e NATO-s dhe aleatëve të saj”.
    Gjenerali Kukulka theksoi gjithashtu se “ne po jetojmë në një periudhë të vazhdueshme para luftës, edhe Lufta e Ftohtë ishte një periudhë e tillë”. Ai shpjegoi se sfida është “të menaxhohet siç duhet kjo fazë përmes një politike efektive të parandalimit, bazuar si në aftësitë tona mbrojtëse ashtu edhe në qëndrimin e qytetarëve”.
    Varshava tashmë ka rritur masat e saj mbrojtëse. Në shtator, forcat polake dhe aleate rrëzuan dronë rusë brenda hapësirës ajrore polake – i pari që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. Incidenti shkaktoi diskutime të gjera brenda NATO-s rreth mundësisë së rrëzimit të avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore aleate në të ardhmen.
    Në të njëjtën kohë, shërbimi i inteligjencës gjermane (BND) paralajmëroi më 13 tetor se Rusia “është gati të testojë kufijtë e Evropës” dhe se Moska “mund të përshkallëzojë situatën në çdo kohë” përmes sulmeve me dronë ose avionëve luftarakë. Këto vlerësime plotësojnë deklaratat e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, se vera e kaluar “mund të ketë qenë vera e fundit paqësore për Evropën” dhe se një konflikt i mundshëm NATO-Rusi “nuk mund të përjashtohet para vitit 2029”.
    Moska u përgjigj duke i përshkruar deklaratat si “retorikë agresive” dhe duke pretenduar se “nuk ka dyshim se kush po vepron si agresor”. Megjithatë, për Varshavën, ngjarjet e ditëve të fundit konfirmojnë se Polonia është në qendër të një forme të re lufte, ku kërcënimi ushtarak kombinohet me sabotim, sulme kibernetike dhe propagandë.
    “Gjithçka varet nga qëndrimi ynë”, përfundoi Koukoula. “Nëse arrijmë ta pengojmë armikun, do ta shmangim luftën, nëse jo, do ta inkurajojmë atë të sulmojë”, shtoi ai.

    Top Channel

  • Rasti Thaçi: Gjenerali Wesley Clark dëshmon sot në Hagë

    Rasti Thaçi: Gjenerali Wesley Clark dëshmon sot në Hagë

    Kosova E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:04
    Gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, do të paraqitet sot në Dhomat e Specializuara në Hagë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton KosovaPress.
    Dëshmia, e cila fillon nga ora 12:00, ishte parashikuar fillimisht për 18 nëntor, por është zhvendosur një ditë më herët. Ajo pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

    Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka nisur më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe më pas kanë dëshmuar figura të tjera kyçe si Paul Williams, John Stewart Duncan dhe James Peter Covey.

    Dhomat e Specializuara njoftuan se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklarimet mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat do të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

  • Kremlini, përgjigje një gjenerali gjerman

    Kremlini, përgjigje një gjenerali gjerman

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se Moska nuk ka ndërmend të sulmojë NATO-n, por paralajmëroi se çdo sulm nga aleanca do të përballet me një përgjigje të plotë “duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme”.
    Në përgjigje të vërejtjeve të një gjenerali gjerman në lidhje me gatishmërinë e NATO-s për luftë me Rusinë, Zakharova tha në një konferencë shtypi në Moskë se deklarata të tilla nga zyrtarët e NATO-s vijnë çdo ditë dhe i hodhi poshtë ato si “një fushatë e koordinuar e përgatitjes psikologjike të popullsisë për konflikt, duke përdorur Rusinë si një kokë turku për problemet e brendshme”.
    “Nëse një ide kaq e çmendur, një sulm ndaj vendit tonë, shfaqet midis strategëve të NATO-s, ata nuk duhet të kenë dyshim se ne do të përgjigjemi duke përdorur të gjitha mjetet e disponueshme. Udhëheqja ruse e bën rregullisht të qartë këtë qëndrim,” paralajmëroi ajo.
    Ajo më pas shtoi: “Sa i përket nesh, megjithëse jemi lodhur duke përsëritur veten, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë: ne nuk planifikojmë të sulmojmë shtetet anëtare të NATO-s. Megjithatë, ne tashmë po zbatojmë masat e nevojshme për të siguruar sigurinë mes grumbullimit të forcave të aleancës pranë kufijve tanë.”
    Rusia është e gatshme për çdo skenar dhe gjithmonë i jep përparësi paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit të barabartë, theksoi ajo. /tesheshi.com/

  • “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në teatrin Metropol, një nga tre produksionet teatrore në festivalin “Metrofest”

    “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në teatrin Metropol, një nga tre produksionet teatrore në festivalin “Metrofest”

    Nga Julia Vrapi
    Shfaqja teatrore  “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” erdhi në skenë si një nga tre produksionet në festivalin “Metrofest”, që këtë vit po zhvillon edicionin e nëntë të tij. Festivali i veprave shqipe është një nga projektet që ka nisur disa vite më parë pranë këtij teatri në Tiranë, ndërsa çdo edicion sjell për publikun produksione të ndryshme teatrore. Këto mbrëmje të nëntorit në vijim të shfaqjeve të festivalit në skenën e teatrit Metropol në Tiranë u shfaq dhe drama “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” sipas romanit të shkrimtarit Ismail Kadare, me regji nga Erina Lazi dhe interpretimin e shtatë aktorëve. Kjo vepër teatrore është vënë dhe më parë në skenën tonë, por këtë sezon artistik erdhi në festivalin “Metrofest” në teatrin Metropol. Shfaqja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në skenën e Metropolit ishte në mbrëmjet e datave 7, 8 dhe 9 nëntor. Rreth 20 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, një gjeneral italian merr një mision të ndershëm e të dhimbshëm: të gjejë eshtrat e ushtarëve italianë të rënë në Shqipërinë e izoluar. I shoqëruar nga një prift, ai niset në një udhëtim përmes kujtesës dhe plagëve të luftës. Por kërkimi për Kolonelin Z, një emër i njollosur nga mizoritë  e zhyt gjeneralin në një përballje të errët me të shkuarën. Eshtrat e Kolonelit, të varrosura fshehurazi nga plaka Nicë, mbeten të humbura në lumë… bashkë me ndjenjën e nderit dhe të faljes. Në rolet e shfaqjes që erdhi në skenë për tre mbrëmje me radhë ishin aktorët Klajdi Malellari, Klodian Çelmeta, Eno Basha, Eva Gjika, Kejda Shqefni, Vanesa Carkanji, Kejsi Haxhija. As.regji Megi Bregasi, skenografia nga Dorian Kodra e Xheni Qose, kostumografia Frenci Gjerasi dhe muzika Jurgen Muharremi. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një roman i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u botua më 1963 në Tiranë. Së pari doli në shtyp si një tregim në vitin 1962 dhe më pas u përpunua dhe erdhi si roman vitin pasues po në Tiranë. Vepra u përkthye në disa gjuhë tjera.
     “Metrofest” në teatrin Metropol
    Festivali  “Metrofest” po vijon si një projekt artistik prej disa vitesh në teatrin Metropol, ku këtë vit prezanton tre produksione teatrore, që ndërthurin traditën, simbolikën dhe realitetin shqiptar. Vepra e parë teatrore që ishte në skenë në kuadër të festivalit në Metropol në Tiranë ishte “Takim i Munguem”, autor dhe regji Rafael Hoxhaj, dramaturg Bujar Hoxhaj. Në vijim në festival vijoi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” sipas romanit të shkrimtarit Ismail Kadare e sjellë në skenë regjisorja Erina Lazi. Në vijim në datat  14, 15, 16 nëntor në Metropol është komedia “Makaronat e shejtanit” autor Lazër Lumezi dhe regjia Klajdi Malellari. “Metrofest” është një festival që u organizua për herë të parë në teatrin e Metropolit, në sezonin e vjeshtë-dimrit 2017, me temë drama shqipe. Festivali “Metrofest” në edicionin e nëntë është në vijim dhe të aktiviteteve të tjera artistike dhe kulturore këtë kohë në Tiranë.

  • ‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

    ‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

    Berlini është i përgatitur për një luftë me Moskën dhe është gati të vendosë 800,000 trupa të NATO-s drejt kufirit rus, tha kreu i komandës së operacioneve të përbashkëta të vendit, gjenerallejtënant Alexander Sollfrank.

    Vendosja hipotetike është pjesë e Planit të Operacioneve të Gjermanisë, i cili u zbulua vitin e kaluar. Dokumenti prej 1,000 faqesh rregullon përgjigjen e Berlinit nëse Neni 5 i traktatit të NATO-s aktivizohet në një konfrontim me Moskën. Ai përfshin shndërrimin e Gjermanisë në një qendër të madhe logjistike për vendosjen e qindra mijëra ushtarëve dhe pajisjeve nga vende të ndryshme të NATO-s kundër Rusisë. Vendosja duhet të përfundojë brenda 180 ditëve nga fillimi i konfliktit.

    Sipas Sollfrank, plani mund të zbatohet më shpejt sesa më vonë. ‘Rusia zotëron një potencial shumë të madh ushtarak pavarësisht luftës në Ukrainë’, tha ai në një konferencë vjetore të Bundeswehr-it në Berlin të premten, duke shtuar se ‘Rusia është tashmë e aftë të [nisë] një sulm të kufizuar në territorin e NATO-s’.

    Duke folur për Reuters të njëjtën ditë, gjenerali pohoi se Moska mund ta bënte këtë ‘që nesër’. Zyrtarët gjermanë kanë folur gjithnjë e më shumë për kërcënimin e supozuar rus, ndërsa kanë mbajtur një qëndrim gjithnjë e më agresiv ndaj Moskës.

    Kancelari Friedrich Merz ka deklaruar më parë se opsionet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë janë ‘shteruar’ dhe ka dyfishuar furnizimin me armë për Kievin.

    Të premten, ai dhe Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius thanë se ekzistenca e Gjermanisë në formën e saj aktuale kërcënohej nga Rusia. ‘Nuk është alarmizëm… kur them se mënyra jonë e jetesës është në rrezik’, tha Pistorius në konferencën ushtarake.

    Politico raportoi muajin e kaluar se planet e riarmatimit të Gjermanisë do t’i kushtonin asaj 377 miliardë euro (440 miliardë dollarë).

  • Gjermania: Rusia mund të godasë NATO-n që nesër

    Gjermania: Rusia mund të godasë NATO-n që nesër

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 15:28
    Gjenerali gjerman Alexander Sollfrank ka paralajmëruar se Rusia ka kapacitetin për të kryer një sulm të shpejtë ndaj territorit të NATO-s në çdo moment,  duke e cilësuar këtë si një rrezik të mundshëm deri në vitin 2029.
    Në një deklaratë të cituar nga Reuters,  Sollfrank tha se ritmi aktual i furnizimit me armatime nga Moska mund të çojë në një përballje të gjerë me aleancën:

    “Rusia ka mjaft tanke për të bërë një goditje të mundshme që nesër,” tha gjenerali,  duke shtuar se nuk ka indikacione për një plan konkret, por rreziku mbetet real.

    Ai theksoi se forcat ajrore ruse ruajnë kapacitete të konsiderueshme luftarake dhe bërthamore,  ndërsa forcat tokësore kanë pësuar humbje.

    Sipas Sollfrank,  vendimi për një sulm të mundshëm varet nga tre faktorë kyç: Fuqia ushtarake,  përvoja luftarake dhe udhëheqja politike dhe ushtarak.
    “Këta tre faktorë më çojnë në përfundimin se një sulm rus është brenda sferës së mundësive. Nëse do të ndodhë apo jo, varet nga sjellja jonë,” tha ai.
    Në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mbrojtjes kolektive,  Gjermania planifikon të rrisë stafin ushtarak me 60 mijë efektivë,  duke e çuar totalin në rreth 260 mijë ushtarë. Kjo është pjesë e angazhimit të vendit për të përmbushur objektivat e NATO-s në një kontekst sigurie gjithnjë e më të ndërlikuar.