Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të zgjasin edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.
Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit, vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
Në njoftim theksohet se veprimet e individëve që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan, vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike.
Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm George bush për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Tag: gjendjen
-

Kërcënohet siguria, SHBA zgjat me një vit gjendjen e emergjencës për Ballkanin
-

Berisha humb “shpresën” për heqjen e non-gratës, Trump zgjat urdhrin ekzekutiv për gjendjen e Ballkanit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan
Në dokumentin zyrtar të publikuar në regjistrin Federal, thuhet se situata në rajonin e Ballkanit vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
Thënë ndryshe, me zgjatjen e këtij afati për një vit, nuk ka më asnjë shpresë për ndryshimin e statusit për personat e sanksionuar nga departamenti i shtetit, përfshirë këtu edhe Sali Berishën si i sanksionuar zyrtarisht “non grata” bashkë me familjen e tij.
-

Amerika zgjat gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor: Kërcënohet siguria
Amerika zgjat edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi zyrtar u bë publik më 24 qershor 2025 dhe do të publikohet në Federal Register, si dhe do t’i transmetohet Kongresit Amerikan.
Emergjenca kombëtare u shpall për herë të parë më 26 qershor 2001 nga Presidenti i atëhershëm përmes Urdhrit Ekzekutiv 13219, për të adresuar kërcënimet e jashtëzakonshme ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të SHBA-ve që rridhnin nga dhuna ekstreme dhe veprimet që pengonin zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.Sipas njoftimit të fundit, “situata në Ballkanin Perëndimor vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve”. Në këtë kuadër, Presidenti amerikan ka vendosur të vazhdojë për 1 vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare, që përfshin sanksione dhe masa të tjera për individë që cenojnë paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajon.
-

Nuk doli në publik për 4 ditë rresht, Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore, ja si është ish-kryeministri
Kryedemokrati Sali Berisha prej katër ditësh ka mungur në publik, si edhe nuk u shfaq në SPAK për zbatimin e masës “detyrim paraqitje” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ditën e sotme, ish-kryeministri është rikthyer në një konferencë për mediat nga selia blu.
Sali Berisha u pyet mbi gjendjen e tij, ndërsa kreu i PD-së sqaroi se kishte një problem shëndetësor. Ai u shpreh se u përball me një gjendje virale, por theksoi se “kaloi pa asnjë ndikim të veçantë”.
“Jam transparent nuk bëj si ai tjetri. Unë një ditë po pata problem shëndetësor njoftoj publikun, kisha gjendje virale që kaloi pa asnjë ndikim të veçantë”, tha Berisha. -

Dita e tretë e stërvitjes, kuqezinjtë shtojnë ritmin
Kombëtarja shqiptare e futbollit nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik ka vazhduar përgatitjet në ditën e tretë të saj.
Ashtu si dje, sulmuesi Manaj nuk ka punuar me grupin për shkak të gjendjes së tij gripale.
Stafi mjekësor po ndjek gjendjen e tij.
Ndërkohë që pjesa tjetër e futbollistëve kanë qenë në dispozicion të brazilianit, që tashmë i ka idetë më të qarta për gjendjen fizike të tyre.
Ndërsa ekipi punoi paradite me ushtrimet fizike, në mbasdite në “Shtëpinë e Futbollit”, puna u përqëndrua në aspektin taktik, ndërsa trajneri Silvinjo zgjodhi edhe që ta ndante ekipin në dy grupe, ku u zhvillua edhe një ndeshje mes tyre.
Në fushë u pa një ritëm i lartë i kuqezinjve.
Vëmendja e teknikut është te sulmesit Broja, Muçi dhe Uzuni, me gjendjen e Manajt ende të paqartë.
Sfida me Serbinë, e treta për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 do të luhet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor.
Klan News -

Meta fton gazetarët në burg: SPAK ju ka keqinformuar për shëndetin tim, kam parametra piloti, pi lëng boronice
Ilir Meta
TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të një dite me parë të gazetares Anduena LLabani gjatë një debati me avokatin e tij Kujtim Cakrani. Meta ka akuzuar SPAK-un për keqinformim që u ka bërë gazetarëve ndaj shëndetit të tij dhe pretendon se është ndaluar transmetimi i pamjeve të votimit të tij për të fshehur gjendjen e mirë fizike.
Meta u shpreh se meqënëse gazetarët i besojnë kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me institucionin dhe për t’ju hequr këtë shqetësim i ka ftuat gazetarët për intervistë. Në mesazhin e tij kreu i PL për gjendjen e tij shëndetësore shprehet se është më mirë se asnjëherë, ku tregon se ka parametra piloti dhe vazhdon të jetë kampion absolut në ping-pong.
Ilir Meta: Një ftesë të sinqertë për gazetaren, znj. Anduena Llabani! E dashur Anduena, Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani. M’u duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar. Ndaj, meqënëse i beson kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me këtë institucion, për t’ju hequr këtë shqetësim që përhapët në publik, ju ftoj të takohemi këtu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
Jam i sigurt që nuk ka asnjë arsye që ju të mos e siguroni një ftesë nga SPAK edhe pse deri tani deputetët e Partisë së Lirisë apo edhe deputeti Dule dhe eurodeputeti Beleri nuk e kanë siguruar dot. Besoj se ju keni prioritet profesionalizmin dhe objektivitetin në raport me opinionin publik. Kështu që unë do të isha shumë i hapur për ju edhe për bisedë, edhe për intervistë me kamera, siç kam ftuar edhe znj.Grida Duma dhe gazetarët që sipas mendimit tim ishin të keqinformuar nga SPAK-u dhe jam i bindur se pas intervistës do të keni një mendim shumë të kthjellët, jo vetëm për fletërrufenë e SPAK-ut që e ka diktuar Edi Rama dhe ka zero provë apo fakt penal ndaj Ilir Metës, por edhe për gjendjen time më të mrekullueshme shëndetësore që kam patur ndonjëherë, me parametra piloti dhe kampion absolut në ping-pong, deri tani.
Sa i takon shqetësimit tënd për ata që më kanë tradhtuar mua, mos u shqetëso fare se ata janë viktima të shkeljeve të ligjeve që kanë bërë vet dhe nuk e justifikojnë dot asnjë akuzë ndaj Ilir Metës në këto 32 vite shërbim publik.Ju ngritët shqetësimin edhe të retorikës time në të kaluarën ndaj ndërkombëtarëve, që në fakt ka qenë qëndrimi im ndaj dhunimit që ata i kanë bërë Kushtetutës, si përfaqësues të George Sorosit në Shqipëri, me qëllim kapjen totale të shtetit dhe shndërrimin e Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe të shtetit të së drejtës në Narkoshtet siç jemi sot.
Ju e dini që jo vetëm populli i Shqipërisë e ka përkrahur qëndrimin dhe retorikën time në mitingun e jashtëzakonshëm të 2 Marsit në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe Komisioni i Venecias, në të gjitha përballjet e mia Kuvendin njëpartiak prej 122 kartonash, më ka dhënë të drejtë, madje edhe vet Gjykata Kushtetuese e Edi Ramës. Kjo është një ftesë për të hequr shqetësimin tuaj nga ndonjë dezinformim që është shpërndarë nga SPAK (ose nga ndonjë bashkëpunëtor ose bashkëpunëtore e tij), që me urdhër të Edi Ramës ndaloi edhe gazetarët që ishin ftuar ditën e votimit për të filmuar votimin tim, gjoja për arsye teknike në mënyrë që qytetarët dhe votuesit të mos e shikonin që Ilir Meta është në top formë si asnjëherë tjetër.
Për kthjelltësinë time të siguroj, madje do ta shohësh edhe vetë nëse të japin leje, që është shumë më e mirë se sa e ndonjë spakisti që mund t’ju ketë dezinformuar juve sepse prej 8 muajsh unë zonjë e nderuar pi vetëm lëng boronicë Puke. Ndërsa ata të SPAK-ut nga euforia e 83 mandateve që i kanë dhënë Edi Ramës edhe mund ta teprojnë me verë, ndoshta jo aq të shtrenjtë sa e pi ai. Sidoqoftë ju përshëndes, por meqenëse kuptova një shqetësim që ju kishit, që është një dezinformacion për shkak të burimeve të tua të njëanshme, unë ju mirëpres në çdo kohë. Sigurisht që zgjedhja është e juaja!
Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat. Meta akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish./ZËRI
-

Meta fton gazetaren ta vizitojë në burg: SPAK ka keqinformuar për shëndetin tim, jam kampion në ping-pong
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon që të përdorë rrjetin social Facebook, edhe pse ndodhet në burg. Ai këtë herë ka akuzuar SPAK për keqinformim që u ka bërë gazetarëve ndaj shëndetit të tij dhe pretendon se është ndaluar transmetimi i pamjeve të votimit të tij për të fshehur gjendjen e mirë fizike. Sakaq Meta fton edhe gazetaren Anduena Llabani që ta vizitojë në ambientet e burgut, pas deklaratave të saj në media për gjendjen shëndetësore e psikologjike të tij. ”Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani. M’u duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar’‘,-shkruan Meta.
Postimi i plotëNjë ftesë të sinqertë për gazetaren, znj. Anduena Llabani! E dashur Anduena, Nuk njihemi nga afër se nuk na ka rënë rasti, por ju ndoqa në një debat me avokatin tim të nderuar, Kujtim Bej Cakrani. M’u duke e shqetësuar për gjendjen time shëndetësore dhe psikiatrike, por të siguroj se je totalisht e dezinformuar. Ndaj, meqënëse i beson kaq shumë SPAK-ut për shkak të marrëdhënieve të afërta profesionale që mund të keni me këtë institucion, për t’ju hequr këtë shqetësim që përhapët në publik, ju ftoj të takohemi këtu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
Jam i sigurt që nuk ka asnjë arsye që ju të mos e siguroni një ftesë nga SPAK edhe pse deri tani deputetët e Partisë së Lirisë apo edhe deputeti Dule dhe eurodeputeti Beleri nuk e kanë siguruar dot. Besoj se ju keni prioritet profesionalizmin dhe objektivitetin në raport me opinionin publik. Kështu që unë do të isha shumë i hapur për ju edhe për bisedë, edhe për intervistë me kamera, siç kam ftuar edhe znj.Grida Duma dhe gazetarët që sipas mendimit tim ishin të keqinformuar nga SPAK-u dhe jam i bindur se pas intervistës do të keni një mendim shumë të kthjellët, jo vetëm për fletërrufenë e SPAK-ut që e ka diktuar Edi Rama dhe ka zero provë apo fakt penal ndaj Ilir Metës, por edhe për gjendjen time më të mrekullueshme shëndetësore që kam patur ndonjëherë, me parametra piloti dhe kampion absolut në ping-pong, deri tani.
Sa i takon shqetësimit tënd për ata që më kanë tradhtuar mua, mos u shqetëso fare se ata janë viktima të shkeljeve të ligjeve që kanë bërë vet dhe nuk e justifikojnë dot asnjë akuzë ndaj Ilir Metës në këto 32 vite shërbim publik. Ju ngritët shqetësimin edhe të retorikës time në të kaluarën ndaj ndërkombëtarëve, që në fakt ka qenë qëndrimi im ndaj dhunimit që ata i kanë bërë Kushtetutës, si përfaqësues të George Sorosit në Shqipëri, me qëllim kapjen totale të shtetit dhe shndërrimin e Reformës në Drejtësi në Ramaformë dhe të shtetit të së drejtës në Narkoshtet siç jemi sot.
Ju e dini që jo vetëm populli i Shqipërisë e ka përkrahur qëndrimin dhe retorikën time në mitingun e jashtëzakonshëm të 2 Marsit në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe Komisioni i Venecias, në të gjitha përballjet e mia Kuvendin njëpartiak prej 122 kartonash, më ka dhënë të drejtë, madje edhe vet Gjykata Kushtetuese e Edi Ramës.Kjo është një ftesë për të hequr shqetësimin tuaj nga ndonjë dezinformim që është shpërndarë nga SPAK (ose nga ndonjë bashkëpunëtor ose bashkëpunëtore e tij), që me urdhër të Edi Ramës ndaloi edhe gazetarët që ishin ftuar ditën e votimit për të filmuar votimin tim, gjoja për arsye teknike në mënyrë që qytetarët dhe votuesit të mos e shikonin që Ilir Meta është në top formë si asnjëherë tjetër.
Për kthjelltësinë time të siguroj, madje do ta shohësh edhe vetë nëse të japin leje, që është shumë më e mirë se sa e ndonjë spakisti që mund t’ju ketë dezinformuar juve sepse prej 8 muajsh unë zonjë e nderuar pi vetëm lëng boronicë Puke. Ndërsa ata të SPAK-ut nga euforia e 83 mandateve që i kanë dhënë Edi Ramës edhe mund ta teprojnë me verë, ndoshta jo aq të shtrenjtë sa e pi ai. Sidoqoftë ju përshëndes, por meqenëse kuptova një shqetësim që ju kishit, që është një dezinformacion për shkak të burimeve të tua të njëanshme, unë ju mirëpres në çdo kohë. Sigurisht që zgjedhja është e juaja! -

Te PSG heshtin për gjendjen e Dembele pas dëmtimit, klubi asnjë mesazh apo video për të hutuar londinezët
6 Maj 2025
10:28
Telesport
Gjysmëfinalja e dytë e Champions League që do të luhet të mërkurën në mbrëmje është ajo mes PSG dhe Arsenal. Parizienët fituan 1-0 në Londër në përballjen e një jave më parë, por kanë një dilemë të madhe në formacion.
Trajneri Luis Enrique shpreson ta ketë sulmuesin e tij kryesor Ousmane Dembelè në dispozicion për ndeshjen e kthimit. Francezi u lëndua gjatë ndeshjes së parë kundër Arsenal në Londër dhe ende nuk ka një informacion të saktë për gjendjen e tij.
Klubi ka qëndruar i heshtur, si masë paraprake ashtu edhe për të shmangur dhënien e një asisti të pavullnetshëm për anglezët. Asnjë imazh i seancës stërvitore të grupit të ditës së djeshme nuk është publikuar në mediat sociale.
Nuk është dhënë ndonjë përditësim mbi gjendjen e Dembele, por sipas mediave franceze ai ka punuar rregullisht me grupin. Të shtunën, sulmuesi nuk u thirr për takimin e radhës në Ligue 1, pas dëmtimit.
Ai pësoi një problem me bicepsin femoris, por duket se situata po përparon në mënyrë të favorshme. Prandaj, stafi mjekësor dhe trajneri Luis Enrique kanë besim se ai do të jetë në fushë edhe pse ka ende mister. -

Ndërprerja e energjisë elektrike në mbarë vendin, Spanja shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpalluar gjendjen e jashtëzakonshme pasi një ndërprerje e energjisë elektrike mbarëkombëtare goditi pjesën më të madhe të Gadishullit Iberik. Ministria shtoi se statusi i emergjencës do të zbatohet në rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tani, Madridi, Andaluzia dhe Extremadura kanë kërkuar që qeveria qendrore të marrë përsipër rendin publik dhe funksione të tjera.
Më herët kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm të telefonave, duke theksuar se sektori i telekomunikacionit po kalon një moment kritik. Sanchez gjatë deklaratës theksoi se ende nuk ka informacion përfundimtar mbi shkaqet e ndërprerjes së energjisë që ka prekur pjesë të ndryshme të vendit.
Por u siguroi qytetarëve se për momentin nuk ka kërcënim për sigurinë publike. Kryeministri theksoi se sistemet e pagesave dhe bankingu dixhital po funksionojnë normalisht, duke qetësuar shqetësimet për ndikimin e mundshëm në jetën e përditshme. Sánchez njoftoi gjithashtu se Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të zhvillojë një tjetër mbledhje brenda ditës për të shqyrtuar masat që mund të merren në vazhdim.
-

I riu denoncoi gjendjen skandaloze të rrugës, dy zyrtarët e PS e dhunojnë (VIDEO)
Teksa futemi në pjesën më të ‘nxehtë’ të fushatës, duket se kanë incidentet po rriten.
Elbasani është një nga qarqet më problematike, teksa presioni vijon të rritet ndaj votuesve kundër PS.
Një rast i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy zyrtarë lokal të PS-së, kanë dhunuar një të ri vetëm e vetëm së kishte denoncuar rrugën e mjerueshme të fshatit të tij, ‘Polisi i vogël’.
Denoncimi është bërë nga kandidati për deputet në Elbasan, Bledi Himçi, i cili shkruan se policia nuk ka marrë asnjë masë.
“I bëj thirrje Prokurorisë së Elbasanit të nisë menjëherë hetimet ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale dhe ndaj çdo zyrtari policie, veçanërisht ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, i cili është bërë palë me krimin. Heshtja dhe mosveprimi janë bashkëfajësi”, shkruan Himçi.
Denoncimi i plotë i Bledi Himçit:
Një ngjarje tronditëse dhe e papranueshme ka ndodhur sot në Elbasan.
Fatjon Coga, një qytetar i ndershëm dhe anëtar i Partisë Demokratike, është dhunuar barbarisht vetëm pse pati guximin të denoncojë publikisht në rrjetin e tij social Facebook gjendjen e mjerueshme të rrugës ‘Polisi i Vogël’.
Sulmi i dhunshëm ndaj tij, është kryer nga kryeplaku Klodian Pepa dhe kushëriri i tij Nazmi Muzhaqi. Dhuna është një atentat i hapur ndaj lirisë së fjalës dhe një sinjal alarmi për kapjen totale të institucioneve nga krimi lokal.
Edhe më shqetësuese është sjellja skandaloze e Policisë së Elbasanit. Ndonëse anëtari i PD ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar ndaj tij, të dy agresorët e veshur me pushtet janë lënë të lirë nga policia,duke treguar se drejtësia në Elbasan është kthyer në vegël të pushtetit të inkriminuar.
Ky është një akt i pastër politik hakmarrjeje. Një akt frikacakësh që kanë humbur çdo lidhje me ligjin, moralin dhe qytetarinë.
I bëj thirrje Prokurorisë së Elbasanit të nisë menjëherë hetimet ndaj autorëve të kësaj ngjarjeje kriminale dhe ndaj çdo zyrtari policie, veçanërisht ndaj Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan, i cili është bërë palë me krimin. Heshtja dhe mosveprimi janë bashkëfajësi.
Ne, Partia Demokratike, jemi dhe do të mbetemi krah qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë vetëm dinjitet dhe një Shqipëri pa dhunë, pa krim, pa terror.
Këta banditë me pushtet mund të përdorin sot dhunën, por nuk do të ndalin dot marshimin e pandalshëm të qytetarëve drejt ndryshimit!
Të jenë të sigurtë,Elbasani nuk do të nënshtrohet.