Tag: gjendet

  • Pogradec, drejtuesi i motorit gjendet i rrëzuar në rrugë

    Pogradec, drejtuesi i motorit gjendet i rrëzuar në rrugë

    Drejtuesi i një motori gjendet në rrugë i rrëzuar mbrëmjen e sotme në Pogradec. Rrethanat mbeten ende të paqarta pasi nuk dihet nëse drejtuesi është rrëzuar apo është goditur nga ndonjë mjet.

    Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi është çuar me urgjencë në spital ndërsa dyshohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Priten të tjera detaje në vijim.

  • E RËNDË – Gjendet i pajetë në një magazinë në Shkodër 43- vjeçari, dyshimet e para të policisë

    E RËNDË – Gjendet i pajetë në një magazinë në Shkodër 43- vjeçari, dyshimet e para të policisë

    Ditën e djeshme, në rrugën “Dasho Shkreli”, në Shkodër, në oborrin e një magazine është gjetur pa shenja jete, shtetasi K. Sh., 43 vjeç (i pastrehë), i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gjendet pa jetë në një taksi në Durrës një 57-vjeçare kineze

    Gjendet pa jetë në një taksi në Durrës një 57-vjeçare kineze

    Një shtetase kineze është dërguar pa shenja jete mbrëmjen e sotme në spitalin e Durrësit. Burime nga spitali bëjnë me dije se 57-vjeçarja kineze është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.
    Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

  • E rëndë/ 57-vjeçarja  gjendet pa shenje jete në një taksi, ja çfarë dyshohet

    E rëndë/ 57-vjeçarja gjendet pa shenje jete në një taksi, ja çfarë dyshohet

    Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”. Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

  • Gjendet i pajetë në banesë 73- vjeçari nga Malësia e Madhe, dyshimet e para të policisë…

    Gjendet i pajetë në banesë 73- vjeçari nga Malësia e Madhe, dyshimet e para të policisë…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin “Rrashkullaj”, Gruemirë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi B. L., 73 vjeç, i cili dyshohet se ka varur veten në banesën e tij.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Gjendet një pikturë e famshme e vjedhur nga nazistët

    Gjendet një pikturë e famshme e vjedhur nga nazistët

    Autoritetet argjentinase njoftuan sonte se kishin rikuperuar pikturën ikonike të vjedhur dekada më parë nga nazistët në Holandë.
    Policia kishte kontrolluar më parë disa shtëpi në qytetin bregdetar të Mar de Plata, duke kërkuar për veprën e artit. Është një portret i Konteshës Colleoni, nga piktori italian i shekullit të 18-të Fra Gallario (Giuseppe Ghislandi).
    Piktura kishte qenë e zhdukur për më shumë se 80 vjet dhe ishte përfshirë në një bazë të dhënash të artit të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u gjet falë një fotoje të postuar nga një agjenci pasurish të paluajtshme që tregon dhomën e ndenjes së një shtëpie.
    Pronarja e shtëpisë, vajza e një oficeri SS që iku në Amerikën e Jugut pas luftës, dhe burri i saj janë vendosur në arrest shtëpiak dhe janë akuzuar për pengim të hetimit. /tesheshi.com/

  • Horror/ Gjendet i vdekur çifti në banesë, ja çfarë dyshohet

    Horror/ Gjendet i vdekur çifti në banesë, ja çfarë dyshohet

    Një histori horror ka ndodhur pasditen e sotme në një apartament në qendër të Athinës, kryeqyteti grek ku oficerët e policisë gjetën një çift të vdekur.Trupi i gruas ishte në gjendje dekompozimi të avancuar ndërsa burri, 66 vjeç, u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, e vendosur pranë çiftit të vdekur.

  • E rëndë në Greqi, gjendet i vdekur çifti në banesë!

    E rëndë në Greqi, gjendet i vdekur çifti në banesë!

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të enjte në një apartament në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se policia ka gjetur një çift të vdekur.
    Sipas mediave trupi i gruas ishte në gjendje dekompozimi të avancuar ndërsa burri, 66 vjeç, u gjet me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, e vendosur pranë çiftit të vdekur.
    Hetimet janë në fazën fillestare dhe një mjek ligjor pritet në vendngjarje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur.

  • Gjendet një person i pajetë në Korçë, detajet e para (Emri)

    Gjendet një person i pajetë në Korçë, detajet e para (Emri)

    Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.
    Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
     

  • E rëndë/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    E rëndë/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit është gjetur nga kalimtarët një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç.
    Nga dyshimet e para dhe veprimet që po kryen grupi hetimor dyshohet për infarkt.
    Sipas informacioneve, 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që ngiste mjetin, dhe ka ndaluar duke dal prej tij, në atë moment dyshohet se ka pësuar infarktin. Vijon puna në vendngjarje.