Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar mbi një foto të dalë sipas tij nga celulari i sekuestruar i Ervis Berberit. Manjani ngre pyetje për SPAK, për mënyrën se si kjo foto ka rënë në dorë të Gazment Bardhit.
Postimi i Ylli Manjanit
Kjo foto e bërë nga Ervis Berberi, duket qartë që nuk është mjedis shtëpie. Ky mjedis gjendet në Pallatin e Brigadave.
Por pavarësisht kësaj, pyetja themelore që kam është kjo:
Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
Në ç’rrethana ligjore, apo proçedurale kjo foto, e cila nuk është pjesë e asnjë fashikulli gjykimi dhe, nuk gjendet në asnjë dosje të asnjërit prej të pandehurve, ka dalë nga memoria e celularit të Ervis Berberit dhe gjendet në dorë të Gazit?!
Shikoni, kjo foto ka dalë nga SPAK dhe nga askush tjetër. Në vetvete ajo nuk shërben si provë e as si indicie për hetimet që janë në proçes. Ndaj dhe nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të dosjeve me akuzat e bëra.
Kjo foto provon vetëm një gjë: që SPAK nxit drejtësinë popullore dhe politike ndaj personave që ka nën hetim. Huq i përhershëm ky…
Dalja e kësaj foto në publik, përbën akt flagrance ndaj prokurorit të çështjes, i cili duhet të japë llogari për këtë gjë.
Ai është rojtari i të dhënave hetimore. Askush tjetër, përveç atij nuk ka përgjegjësi për nxjerrjen në publik e të dhënave personale të personave.
Gaz Bardhi, i cili kërkon të lajë turpin e dështimit politik për humbjen më të thellë në Fier, është i gatshëm të bëjë lajmësin e SPAK të drejtësisë popullore, qoftë dhe me gënjeshtra. Sidoqoftë përhapësi i të dhënave që i jep SPAK, nuk e bën atë fitues në zgjedhje, por temë tjetër kjo.
Përgjegjës ligjor për nxjerrjen e kësaj foto është Prokurori i SPAK.
Ky nuk është thjesht skandal, por sjellje anti kushtetutë e anti ligj nga ana e prokurorëve.
Kam kohë që e denoncoj këtë fenomen. Kjo e sotmja është provë tjetër e kësaj sjellje dhune ndaj personit dhe drejtësisë.Kaq.
Tag: gjendet
-

Ylli Manjani pyet SPAK: Si gjendet kjo foto në dorë të Gazmend Bardhit, nga celulari i sekuestruar e Ervis Berberit?!
-

E RËNDË – Gjendet pa shenja jetë në Shkodër 72- vjeçari, një 55- vjeçar në Koplik gjendet i dëmtuar
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi:
-në rrugën “Myzafer Pipa”, është gjetur pa shenja jete, në trotuar, shtetasi G. J., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore (arrest kardiak);
-më datë 21.11.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, është gjetur në rrugë, i dëmtuar, shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në Koplik, i cili dyshohet se është rrëzuar pasi ka qenë në gjendje të dehur;
-dje, në lagjen “Perash”, një 13-vjeçar dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vitamina D2 dhe Vitamina D3: Cili është ndryshimi dhe cila konsiderohet ‘më e mira’
Komuniteti shkencor ndërkombëtar është i qartë: vitamina D2, që gjendet kryesisht në burime bimore, është dukshëm më pak efektive sesa vitamina D3, forma që prodhon vetë lëkura jonë kur ekspozohet në diell. Megjithatë, çdo suplementim duhet theksuar kërkon patjetër rekomandim mjekësor.
Vitamina D është një nga nutrientët më të rëndësishëm për shëndetin: mban të forta kockat, dhëmbët dhe muskujt, ndihmon në parandalimin e infeksioneve, rregullon imunitetin, ndikon në presionin e gjakut, madje edhe në modulimin e gjeneve. Zbulimet e fundit shkencore i japin asaj rol të mundshëm mbrojtës edhe kundër melanomës, kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit.
Vitamina D2 (ergokalciferoli) ka origjinë bimore gjendet te kërpudhat dhe disa bimë.
Vitamina D3 (kolekalciferoli) është forma që trupi ynë e prodhon vetë falë diellit dhe gjendet natyrshëm në ushqime shtazore, si peshku, qumështi dhe sidomos vaji i mëlçisë së merlucit.
Të dyja, pasi hyjnë në trup, shndërrohen në formën e tyre aktive, e cila kryen funksionet jetike brenda organizmit.
Por sa i përket efektivitetit, një analizë e publikuar në Nutrition Review thotë se vitamina D2 mund të veprojë madje si antagoniste e D3, duke ulur efektin e saj në trup.
Pse shkencëtarët preferojnë D3?
Sipas konsensusit shkencor global, D3 ka përthithje më të lartë, biodisponibilitet më të mirë dhe një qëndrueshmëri më të gjatë në trup. Kjo do të thotë se trupi e përdor më mirë dhe për më gjatë krahasuar me D2.Ajo luan edhe një rol më të fortë në:
-mbështetjen e sistemit imunitar,
-rregullimin e kalciumit,
-ruajtjen e niveleve optimale të vitaminës D në gjak.Një analizë e Emily Brown nga Universiteti i Surrey, që shqyrtoi 20 studime klinike, tregoi se në 18 prej tyre pjesëmarrësit që merrnin D2 kishin nivel më të ulët të vitaminës D3 në krahasim me placebo-n ose grupin e kontrollit.
Për vegjetarianët striktë dhe veganët, të cilët nuk marrin burime tradicionale shtazore të D3, situata është më sfiduese. Ekziston vitamina D3 e përshtatshme për veganë, e nxjerrë nga likenet, por është më pak e përhapur sesa D2.Në vitin 2022, kërkuesit krijuan madje një domate të modifikuar gjenetikisht që prodhon D3, dhe aktualisht po testojnë nëse kjo rrit nivelin e vitaminës D te njerëzit.
-

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet e pa jetë 76-vjeçarja
Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur sot pa shenja jete nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Familjarët kishin njoftuar ditën e djeshme për largimin e saj nga banesa.
Sipas të afërmve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj të paqëllimshëm. -

EMRI/ U mor nga rrjedha e ujit, gjendet e pajetë gruaja
Gruaja, e cila u zhduk ditën e djeshme në Devoll për shkak se dyshohet që e mori rrjedhja e ujit, është gjetur e pajetë.
Forcat e Ushtrisë po punojnë për nxjerrjen nga uji të trupit të 76-vjeçares Flora Hoxha, e cila vuan nga demenca.
Ishte djali i të moshuarës së konstatoi se e ëma ishte larguar nga banesa mëngjesin e djeshëm duke ngritur alarmin.
Dyshohej gruaja mund të ishte marrë nga rrjedha e fuqishme e ujit, ndërsa trupi u gjet ditën e sotme. -

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares
Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 09:33
Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares.
Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur këtë të shtunë pa shenja jete nga strukturat e kërkim-shpëtimit.Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa.
Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia.
Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.
-

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Shkodër i moshuari, dyshimet e para të policisë…
Dje, në rrugën “Marije Kraja”, në qytetin e Shkodrës, ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi L. U., 85 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Tentoi të hynte për të vjedhur, 45-vjeçari gjendet i pajetë në kangjellat e murit rrethues
KOHA JONË SONDAZH
Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?
Ke arritur limitin e votimit.
-

Fushë-Arrëz, gjendet në rrugë një trup i pajetë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Arrëz, pasi është gjetur një trup i pajetë në rrugë.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale P.M., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti