Gjendet pajetë, 27-vjeçari Ajet Lleshi, i cili një ditë më parë kishte humbur kontaktet e me familjarët e tij në zonën e malit të Pashtrikut në Has.Mbrëmjen e kaluar 27-vjeçari kishte njoftuar familjarët se ishte bllokuar në mal për shkak të motit të keq dhe më pas nuk iu ishte përgjigjur thirrjeve të tyre.
Mëngjesin e sotëm dhjetëra efektivë të Hasit dhe ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova nisën kërkimet për të riun, i cili u gjet pas disa orësh i pajetë.Paraprakisht mendohet se shkak për vdekjen e tij kanë qenë temperaturat e ulëta që kishin përfshirë zonën e Pashtrikut gjatë ditëve të fundit, ku nuk munguan dhe reshjet e borës.
Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur që prej mëngjesit të djeshëm drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru në pyll.
Tag: gjendet
-

Humbi në malin e Pashtrikut, gjendet i pajetë 27-vjeçari
-

Iku për të prerë dru, por ngriu në mal/ Gjendjet pa jetë 27-vjeçari në Has (EMRI)
Gjendet 27 vjeçari i ngrirë në malin e Pashtrikut pa shenja jete. Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj i Hasit.
Ai ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.
Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja humbi kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit dhe pas disa orësh, e gjetën Rizaun në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa tashmë gjendet edhe i biri, fatkeqësisht i pajetë. -

Një vit më parë i vranë djalin, gjendet e vdekur në banesë nëna e Rigels Kaso
Gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kaso, 42 vjeçarit i cili u dhunua brutalisht nga një person dhe më pas humbi jetën në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë.
66-vjeçarja Teuta Kaso sipas të dhënave të policisë është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.
Rigels Kaso, u gjet nga policia e Tiranës i cili ishte dhunuar dhe lënë në mes të rrugës.
Hetimet në atë kohë zbuluan se 42-vjeçari ka komunikuar në “Instagram” me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit nga Peshkopia, Bajram Gjelodhi dhe ky i fundit ka shkuar vetë në vendtakimin që Kaso kishte lënë me të.
42-vjeçari është dhunuar me grushte nga Gjelodhi dhe i ka rënë koka në bordurë nga edhe mori dëmtime dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. -

“U harxhuan 130 mln euro e nuk gjendet asnjë gjurmë” Berisha: Lubi Balluku kishte detyrën të mbikqyrte punimet
Kreu i PD Sali Berisha ishte në një takim në një fasoneri në Durrës.
“Djegës i Tiranës, u harxhuan 130 mln euro e të mos gjendet asnjë gjurmë. Belinda Balluku, siç i them unë Lubi Balluku sepse ashtu e meriton, ka pasur detyrën të mbikqyrë ndërtimi çdo muaj. Ajo nuk raportonte dhe paratë jepeshin e ndërtimi nuk ndodhte sepse ajo e dinte që paratë i marte Edi Rama”, tha Berisha. -

MINUTA E FUNDIT – Gjendet pa jetë 76- vjeçarja në Grudë të Re të Shkodrës, policia jep informacionet…
Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin “Grudë e Re” është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete shtetasja M. B., 76 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten në oborrin e banesës së saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.Continue Reading