Tag: gjendet

  • E rëndë në Maliq! Gjendet i vetëvarur një 37-vjeçar, ja çfarë deklarojnë familjarët

    E rëndë në Maliq! Gjendet i vetëvarur një 37-vjeçar, ja çfarë deklarojnë familjarët

    Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit.

    Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
    Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka pasur konflikte por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.
    Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    “Rreth orës 12:20 në fshatin Sovjan, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasi K. H., rreth 35 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • E rëndë! Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq

    E rëndë! Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq

    Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit.
    Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
    Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte por nuk dihen shkaqet që e ccuan drejt këtij akti të rëndë.
    Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • Gjendet i pajetë në Velipojë 57- vjeçari, dyshimet e para të policisë për ngjarjen e rëndë…

    Gjendet i pajetë në Velipojë 57- vjeçari, dyshimet e para të policisë për ngjarjen e rëndë…

    Më datë 02.06.2025, në orën 19:30, në vendin e quajtur “Ish-shtëpia e ushtarakëve”, në Velipojë, Shkodër, është gjetur pa shenja jete, shtetasi T. B., 57 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Statistika e veçantë e rendit në 10 mesfushorët më të mirë në Europë, Xhaka gjendet në listë Modriçin, Vitinjën e Pedrin

    Statistika e veçantë e rendit në 10 mesfushorët më të mirë në Europë, Xhaka gjendet në listë Modriçin, Vitinjën e Pedrin

    Sezoni përfundoi dhe tashmë është momenti për të mësuar statistikat. CIES-i ka publikuar listën e mesfushorëve me më tepër pasime progresive për 90 minuta për sa i përket top 5 ligave më të forta të Europës.
    E thënë ndryshe, lista përfshin mesfushorët që me pasimet e tyre e kanë shtyrë ekipin më përpara në fushën e lojës. Në konsideratë janë marrë pasimet që e kanë zhvendosur skuadrën më shumë se 30 metra nga gjysmëfusha e vetë, më shumë se 15 metra mes dy gjysmefushave dhe më shumë se 10 metra në gjysmëfushën kundërshtare. I 6-i në këtë statistikë gjendet Granit Xhaka, m
    e një mesatare prej 10.4 pasimesh të tilla për 90 minuta. I pari në listë renditet Joshua Kimishi, me 12.2 pasime dhe pas tij vijojnë Modriçi, Lokateli, De Poli dhe Vitinja./Sport Ekspres/

  • E rëndë në Greqi, gjendet i vetëvarur shqiptari, dyshohet se…

    E rëndë në Greqi, gjendet i vetëvarur shqiptari, dyshohet se…

    Një burrë me kombësi shqiptare, i identifikuar si M.G, 41 vjeç, është gjetur i vetëvarur në Greqi.
    41-vjeçari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur këtë mëngjes pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.
    Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.

  • E papritur/ Armando Broja përjashtohet nga Everton? Sulmuesi shqiptar nuk gjendet sot as në stol 

    E papritur/ Armando Broja përjashtohet nga Everton? Sulmuesi shqiptar nuk gjendet sot as në stol 

    Një tjetër lajm i papritur për lojtarët shqiptarë. Kur vjen fundi i kampionatit dhe po afron ndeshja e Shqipërisë me Serbinë, disa prej futbollistëve tonë janë zhdukur nga lista e ekipeve të tyre, teksa janë ende me valixhet në dorë. 
    Tani ishte radha e Armando Brojës. Evertoni luan sot kundër Southamptonit dhe nëse të gjithë prisnin disa minuta për shqiptarin pasi rivali është i dobët dhe ka rënë nga kategoria, në fakt jo vetëm që nuk do të ndodhi, por për herë të parë Broja nuk gjendet as në stol. 
    Ka dalë formacioni zyrtar i Evertoni dhe shihet se emri i Brojës mungon si në fushë ashtu edhe në stol. Në fakt nuk ka ende një lajm sa i përket një dëmtimi të mundshëm të futbollistit të Kombëtares, ndërsa ky largim duket të jetë një përgatitje për të ardhmen përfundimtare të Armandos. Duhet theksuar se nën drejtimin e Moyes, Broja luajti dy herë si titullar kundër Notingham dhe Man City, ndërsa në dy takimet e fundit, nuk mori asnjë minutë. /Sport Ekspres/ 

  • Ky përbërës që gjendet në pijet energjike mund të zhvillojë ‘leuçeminë’

    Ky përbërës që gjendet në pijet energjike mund të zhvillojë ‘leuçeminë’

    Studiuesit kanë ngritur shqetësime serioze për një përbërës të zakonshëm në pijet energjike, pas rezultateve të një studimi të publikuar së fundmi në revistën shkencore Nature.

    Bëhet fjalë për taurinën, një aminoacid që gjendet natyrshëm në ushqime si mishi dhe peshku, por që përdoret gjerësisht edhe si shtesë në pijet energjike.

    Sipas kërkuesve nga Universiteti i Rochesterit, të cilët kryen hulumtimin, taurina është identifikuar si një rregullator kyç i tumoreve malinje mieloide, një grup kanceresh që, ashtu si leuçemia, lindin në gjak.

    Studimi tregon se qelizat kancerogjene konsumojnë taurinë për të nxitur glikolizën, një proces që zbërthen glukozën për të prodhuar energji, dhe që në këtë rast furnizon dhe përforcon vetë qelizat e sëmura.

    Ky zbulim përbën një zhvillim të rëndësishëm, pasi më parë taurina është konsideruar e dobishme si suplement në kimioterapi, për shkak të vetive të saj antioksiduese. Madje, një studim tjetër i botuar në Journal of Cancer Research and Therapeutics kishte sugjeruar se shtimi i taurinës mund të ndihmojë në mbrojtjen e organizmit ndaj efekteve anësore të kimioterapisë.

    Megjithatë, gjetjet e reja kanë ndryshuar perspektivën. Autorët e studimit theksojnë se, ndërsa taurina mund të ketë efekte mbrojtëse në disa kontekste, përdorimi i saj në formë suplementi veçanërisht në pijet energjike, duhet të shqyrtohet me shumë kujdes te pacientët që vuajnë nga leuçemia.

    “Meqenëse taurina është një përbërës i zakonshëm në pijet energjike dhe shpesh ofrohet si suplement për të zbutur efektet anësore të kimioterapisë, puna jonë sugjeron se është e rëndësishme të vlerësohet me kujdes ndikimi i saj tek pacientët me leuçemi”, shkruajnë studiuesit në Nature. Syri.net-newsbomb.gr 

  • U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

    U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

     

    Prej 3 ditësh i denoncuar i humbur, gjendet i pajetë 71 vjeçari L.G nga fshati Kamenicë.

    Ka qenë bashkëshortja që ka kallëzuar në polici humbjen e kontakteve me të, ndërsa sipas informacioneve mësohet se 71-vjeçari është gjetur i pajetë në tokat e fshatit, pasi ka dalë për të mbledhur kërmij.

    Dyshohet se kohët e fundit për shkak të vdekjes të djalit të tij, 71-vjeçari ishte rënduar psikologjikisht duke përdorur edhe alkool. Trupi do dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore.

  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet e pajetë në Bardhaj të Shkodrës 65- vjeçarja, dyshimet e para të policisë…

    MINUTA E FUNDIT – Gjendet e pajetë në Bardhaj të Shkodrës 65- vjeçarja, dyshimet e para të policisë…

    Shkodër/Informacion paraprak
    Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Rrëshqitja e dheut në Gramsh/ Gjendet i vdekur punëtori tjetër, shkon në 2 numri i viktimave

    Rrëshqitja e dheut në Gramsh/ Gjendet i vdekur punëtori tjetër, shkon në 2 numri i viktimave

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q