Tag: gjelbër

  • Bashkëpunim shumëpalësh në teknologjitë e gjelbra, për të përshpejtuar tranzicionin me karbon të ulët

    Bashkëpunim shumëpalësh në teknologjitë e gjelbra, për të përshpejtuar tranzicionin me karbon të ulët

    Kina do të thellojë bashkëpunimin shumëpalësh në teknologjitë e gjelbra, do të mbështesë ndërmarrjet e saj të reja të automjeteve të energjisë, baterive dhe fotovoltaike në zgjerimin global dhe do të përshpejtojë tranzicionin me karbon të ulët të sektorit të saj të prodhimit në zgjerim, tha rregullatori kryesor i industrisë së vendit, shkruan “China Daily”.
    Li Lecheng, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, tha se vendosmëria e Kinës për të ndjekur një tranzicion të gjelbër në prodhim nënvizon përpjekjen e saj për të nxitur forca të reja prodhuese me cilësi të lartë dhe për të ndjekur zhvillim me cilësi të lartë.
    “Kina do të inkurajojë ndërmarrjet konkurruese kineze në fotovoltaikë, energjinë e erës, bateritë e litiumit dhe automjetet e reja të energjisë për t’u zgjeruar globalisht dhe për të investuar dhe zhvilluar projekte të energjisë së gjelbër në vendet dhe rajonet e përfshira në nismën “Një brez, një rrugë” dhe më gjerë”,- tha Li.
    Deri në vitin 2035, do të zgjerohet kapaciteti i instaluar të energjisë së erës dhe diellore në mbi gjashtë herë nivelet e vitit 2020, duke u përpjekur ta çojë totalin në 3600 gigavat dhe t’i bëjë automjetet me energji të re kryesore në shitjet e automjeteve të reja.
    Produktet e energjisë së rinovueshme të vendit eksportohen në mbi 200 vende dhe rajone.
    Produkte të tilla plotësojnë më shumë se 80 për qind të kërkesës globale për module fotovoltaike dhe 70 për qind të kërkesës globale për pajisje të energjisë së erës. Ndërkohë, mbi gjysma e automjeteve elektrike në botë qarkullojnë në rrugët kineze.
    Nga viti 2021 deri në vitin 2024, Kina prodhoi rreth 15.6 trilionë kilovat module fotovoltaike, të cilat kanë ndihmuar botën të gjenerojë rreth 3.2 trilionë kilovat-orë energji elektrike të gjelbër dhe të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me afërsisht 2.54 miliardë tonë.

  • Hodhën bojë jeshile në lumin e Venecias, Greta Thunberg dhe dhjetëra aktivistë të tjerë gjobiten dhe ndalohen të futen në Itali për 48 orë

    Hodhën bojë jeshile në lumin e Venecias, Greta Thunberg dhe dhjetëra aktivistë të tjerë gjobiten dhe ndalohen të futen në Itali për 48 orë

    Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të tjerë të “Extinction Rebellion” janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me 150 euro për lyerjen e lumenjve, kanaleve dhe shatërvanëve me ngjyrë të gjelbër në dhjetë qytete italiane, përfshirë Venecian.

    Aktivistët gjithashtu lyen me ngjyrë të gjelbër Kanalin e Madh në Venecia, duke pretenduar se përdorën bojë që nuk dëmton mjedisin. Protesta “Ndalo Ekocid” u zhvillua si pjesë e samitit COP30 në Brazil.
    Në Venecia, ku ishte e pranishme edhe Greta Thunberg, aktivistët marshuan gjithashtu midis turistëve në Urën Rialto. Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, e kritikoi veprimin si “një akt mosrespektimi për qytetin dhe historinë tonë”.
    “Është një gjest që mund të ketë pasoja për mjedisin”, shtoi ai.

    ¡Tiñen los canales para alzar la voz!
    Activistas climáticos protestan en varias ciudades de #Italia, incluida Venecia, a la cual le arrojaron un tinte ecológico al agua de sus canales para que se viera de color verde.
    En compañía de Greta Thunberg, los protestantes exigían que… pic.twitter.com/pf49LgPHPo
    — Fuerza Informativa Azteca (@AztecaNoticias) November 23, 2025

    Bojë e gjelbër u hodh gjithashtu në lumin Po në Torino, Reno në Bolonjë, Tara në Taranto, si dhe në shatërvanë në Padova dhe Xhenova.

    Top Channel

  • Pasioni për hipizmin po sjell jetë periferinë e Elbasanit

    Pasioni për hipizmin po sjell jetë periferinë e Elbasanit

    Në një zonë të qetë në periferi të qytetit të Elbasanit, Egli Santo ka zgjedhur të ndërtojë jetën e tij mbi një pasion të vjetër , hipizmin. Pas disa vitesh emigrimi, ai vendosi të rikthehej në vendlindje për të investuar në diçka që e kishte pasur gjithmonë për zemër, kuajt dhe kalërimin.
    Sot, në fermën e tij ndodhen 19 kuaj të trajnuar, të cilët përdoren për guida dhe aktivitete rekreative për të apasionuarit pas kalërimit, por edhe për vizitorët që duan të përjetojnë diçka ndryshe, pranë natyrës. Egli tregon se synimi i tij është që në të ardhmen të rrisë numrin e kafshëve dhe të zgjerojë aktivitetet që ofron ferma.“Dua që kjo fermë të mos jetë vetëm për ata që dinë të ngasin kuajt, por edhe për familjet, fëmijët dhe vizitorët që duan të kalojnë një ditë ndryshe, mes kafshëve dhe ajrit të pastër”, shprehet ai.

    Ferma e Eglit është shndërruar në një hapësirë të gjelbër dhe mikpritëse, ku dashuria për kafshët dhe dëshira për t’u lidhur me natyrën ndërthuren në mënyrë të natyrshme. Ky model i turizmit rural po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, duke kontribuar në zhvillimin e periferive të qytetit dhe në krijimin e mundësive të reja ekonomike për komunitetin.

    Në këtë kuadër, Bashkia Elbasan mbështet nisma të tilla që ndërthurin sipërmarrjen me ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e jetesës së gjelbër.“Mbështetja e iniciativave të reja që lidhin njerëzit me natyrën është pjesë e vizionit tonë për një Elbasan më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm. Këto ferma janë jo vetëm burim argëtimi, por edhe zhvillimi për komunitetin”, është shprehur Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, gjatë një vizite në fermë.Ferma e kuajve në periferi të Elbasanit është shembull se si puna, pasioni dhe respekti për natyrën mund të krijojnë hapësira që i japin qytetit frymëmarrje të re dhe e afrojnë më shumë me vlerat e qëndrueshmërisë dhe të gjelbërimit.

  • Kina: Si u bë shteti më ndotës në botë, udhëheqës i energjive të rinovueshme

    Kina: Si u bë shteti më ndotës në botë, udhëheqës i energjive të rinovueshme

    Nga Milena Gabanelli dhe Francesco Tortora, Corriere Della Serra
    Kina na ka mësuar me “mrekulli ekonomike”. Në vetëm 25 vjet ajo është transformuar nga një vend i varfër e i mbyllur në një superfuqi globale, nga “fabrika e botës” në kolos teknologjik, nga ekonomia e kontrolluar në eksportuesi më i madh në botë.
    Por, paralelisht me këtë ngritje, Kina është bërë edhe ndotësi më i madh planetar dhe në të njëjtën kohë, lider i tranzicionit energjetik botëror.
    Si ka ndodhur kjo kontradiktë?
    Nga varësia nga qymyri te revolucioni i gjelbër
    Historia fillon në vitin 2001, kur Kina hyn në Organizatën Botërore të Tregtisë (OMC). Ekonomia është në rritje, kërkesa për energji rritet në mënyrë të pakontrolluar dhe pjesa dërrmuese e saj prodhohet nga qymyri.
    Në vitin 2006, Kina e kaloi SHBA-në si prodhuesi më i madh i CO₂ në planet. Ajri në qytete bëhet i papërballueshëm dhe sipas Bankës Botërore, 16 nga 20 qytetet më të ndotura në botë ndodheshin në Kinë.
    Protestat për ajrin toksik fillojnë të rriten, duke u kthyer në problem politik. Përballë kësaj krize, Pekini kupton se siguria energjetike dhe stabiliteti social kërkojnë një ndryshim rrënjësor, investime në teknologjitë e gjelbra.

    Ligjet dhe planet që ndryshuan gjithçka
    Në vitin 2005 miratohet Ligji për Energjinë e Rinovueshme, që nxit kompanitë elektrike të investojnë në burime të pastra.
    Më 2009, qeveria nis programin “Golden Sun”, që subvencionon deri në 70% të kostos së investimeve në fotovoltaikë, dhe paralelisht nxit projektin “Dhjetë qytete, një mijë automjete”, për të promovuar makinat elektrike dhe ndërtimin e rrjetit të karikimit.
    Koorporatat kineze, fillimisht me prapambetje teknologjike, blenë makineri dhe njohuri nga partnerët perëndimorë që kërkonin të përfitonin nga punëtorët e lirë dhe tregu gjigant aziatik.
    Por përfituesi i vërtetë ishte vetëm një: Kina. Në 2010, shteti kinez bëhet prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore dhe turbinave me erë, dhe tre vjet më vonë kalon Gjermaninë si vendi me kapacitetin më të madh fotovoltaik të instaluar.

    “Made in China 2025”, strategjia e fuqisë së re
    Një tjetër hap i madh vjen me planin “Made in China 2025”, një program dhjetëvjeçar për të arritur pavarësinë industriale në sektorët strategjikë, duke përfshirë energjinë e gjelbër.
    Shteti ofron kredi me interesa të ulëta, shtetëzime të pjesshme dhe financime kërkimore, duke ndjekur një model të qëndrueshëm:
    Identifikon një sektor prioritar.
    E mbështet me fonde publike.
    Kompanitë rrisin prodhimin dhe inovacionin.
    Kur tregu “piqet”, subvencionet ulen ose hiqen, duke lënë në treg vetëm firmat më efikase.
    Kjo strategji ka përzgjedhur kampionët e vërtetë të industrisë kineze.

    Kontrolli i burimeve dhe zinxhirëve globalë
    Kina siguron burime të çmuara në Afrikë:
    Afrikë:
    41% të prodhimit të kobaltit dhe 28% të bakrit në Kongo,
    25% të manganit në Gabon,
    40% të uranit dhe 80% të boksitit në kontinentin afrikan.
    Ajo gjithashtu rafinon shumicën e lëndëve të para strategjike për industrinë e gjelbër: 95% të grafitit, 92% të tokave të rralla, 70% të litiumit dhe 21% të nikelit.
    Sipas John Hopkins University, në tre vitet e fundit kompanitë kineze kanë investuar mbi 220 miliardë dollarë jashtë vendit në teknologjitë e gjelbra.
    Qendrat industriale si Hefei dhe Shenzhen janë kthyer në qendra të mëdha të ekonomisë së qëndrueshme, ku bashkëpunojnë fabrika, laboratorë, universitete dhe logjistikë.
    Çdo vit diplomohen rreth 3,5 milionë studentë në fusha STEM, duke siguruar fuqi punëtore të kualifikuar për këtë revolucion teknologjik.

    Monopoli kinez i energjisë së gjelbër
    Sot, kompanitë kineze kontrollojnë:
    60% të tregut botëror të turbinave me erë,
    mbi 80% të prodhimit të paneleve diellore,
    dhe depozitojnë 75% të patentave botërore për energji të pastër.
    Në vitin 2025, në ndërtim janë 510 gigavat kapacitet i ri solar dhe eolik — krahasuar me 89 GV në BE dhe vetëm 41 GV në SHBA.
    Në sektorin e automjeteve elektrike, Kina ka dhënë 231 miliardë dollarë subvencione në 15 vjet. Në 2013 prodhonte vetëm 18 mijë makina elektrike, ndërsa në 2024 arriti 11 milionë.
    Në 2025, një në dy makina të shitura në Kinë do të jetë elektrike. Rrjeti i karikimit është më i madhi në botë, 16,7 milionë pika, nga të cilat 3,9 milionë vetëm në 7 muajt e parë të 2025-ës.
    Gjigantët Huauei, CATL dhe BYD kanë zhvilluar sisteme që karikojnë automjetin në vetëm 5 minuta.

    Ulje e emetimeve për herë të parë
    Sipas Global Energy Monitor, në 2024, 44% e gjithë energjisë diellore dhe eolike të botës është prodhuar në Kinë, më shumë se BE-ja, SHBA-ja dhe India së bashku.
    Edhe pse energjitë e rinovueshme përbëjnë ende më pak se 10% të konsumit total, emisionet e CO₂ janë ulur ndjeshëm për herë të parë (jashtë periudhës së Covid). Kjo falë zgjerimit të fuqishëm të energjisë diellore dhe me erë, që tani gjeneron rreth 25% të elektricitetit të vendit.
    Ana e errët e “mrekullisë së gjelbër”
    Megjithatë, suksesi i Kinës ka edhe pasoja të rënda:
    Çmimet e ulëta të produkteve kineze kanë shkaktuar problem në tregjet perëndimore, duke shkatërruar prodhuesit vendas.
    Në 2008, BE prodhonte 60% të paneleve diellore në botë; në 2022, ajo ra në vetëm 1% të prodhimit të vaferëve dhe 0,4% të qelizave.
    Vetë industria kineze e paneleve ka pësuar kriza të brendshme: në 2024, humbjet arritën në 60 miliardë dollarë dhe 87 mijë vende pune u zhdukën.
    Për më tepër, 61% e energjisë së përdorur në Kinë vjen ende nga qymyri, ndërsa nafta (18,3%) dhe gazi natyror (7,9%) mbeten burime kyçe.
    ‘Hijet’ e punës së detyruar
    Në rajonin Xinjiang, ku ndodhet parku diellor Midong, më i madhi në botë me 5,2 milionë panele, një organizatë ndërkombëtare akuzon Pekinin për përdorimin e punës së detyruar të pakicës ujgure në prodhimin e komponentëve për panelet diellore dhe bateritë e makinave elektrike.
    Ndotja
    Sot, me 1,4 miliardë banorë, Kina mbetet ndotësi më i madh në botë, përgjegjëse për 31% të emetimeve globale.
    Ajo vazhdon të ndërtojë centrale të reja me qymyr — 94,5 gigavat vetëm vitin e kaluar, duke vënë në dyshim premtimet e Marrëveshjes së Parisit për uljen e emetimeve me 65% deri në 2030 dhe neutralitetin klimatik deri në 2060.
    Përfundim
    Kina meriton vlerësim për shpejtësinë me të cilën ka ndryshuar kursin energjetik dhe për mënyrën e koordinuar të zhvillimit të industrive të gjelbra.
    Por ta quash “model ekologjik” është ekzagjerim, ajo mbetet e varur nga qymyri, përdor praktika të diskutueshme në zinxhirin e prodhimit dhe shkatërron konkurrencën ndërkombëtare me çmimet e ulëta.
    Në fund, Kina është një ‘fuqi e gjelbër’, një vend që ka kuptuar se energjia e pastër është edhe pushtet politik, jo vetëm mision mjedisor.

  • Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër/ Kapetanoviç në Samitin e Londrës: Rezultatet flasin vetë

    Ballkani me 15 hapa drejt Evropës së gjelbër/ Kapetanoviç në Samitin e Londrës: Rezultatet flasin vetë

    Londër, 22 tetor 2025 – Në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer, rajoni i Ballkanit Perëndimor mori një lajm të mirë: 15 rezultatet e përbashkëta të arritura këtë vit do ta bëjnë rajonin më konkurrues, më të gjelbër dhe më të afërt me Bashkimin Europian. 
    Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviç, prezantoi në Londër një paketë me 15 arritje konkrete, që variojnë nga investimet e qëndrueshme dhe energjia e pastër, deri te turizmi rajonal dhe transferimi i të drejtave sociale për qytetarët.  “Rezultatet flasin vetë – pesëmbëdhjetë arritje të prekshme që forcojnë bashkëpunimin, tranzicionin e gjelbër dhe integrimin rajonal. Së bashku po e mbajmë rajonin në rrugën e rritjes dhe të konvergjencës evropiane”, deklaroi Kapetanoviç, duke përshëndetur gjithashtu bashkimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bordin e RCC-së. 
    Në Londër u konfirmua miratimi i të gjitha 15 rezultateve nga liderët e rajonit, pas dakordësive të arritura më herët në Dubrovnik dhe Londër gjatë takimeve ministrore për Agjendën e Gjelbër dhe ekonominë. 
    Kapetanoviç theksoi se 82% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor besojnë se bashkëpunimi rajonal sjell rezultate të prekshme në ekonomi, siguri dhe politikë, prandaj “zbatimi i angazhimeve të këtij viti duhet të jetë prioritet”. 
    Në kuadër të Samitit, kreu i RCC-së zhvilloi një takim me Borjana Krišto, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, për të diskutuar hapat konkretë për implementimin e iniciativave rajonale. 
    Një broshurë me të gjitha 15 rezultatet është tashmë e disponueshme për publikun. 

  • Vizonarët e së Ardhmes së Qëndrueshme në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

    Vizonarët e së Ardhmes së Qëndrueshme në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

    Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 202529–30 Tetor, Pallati i Kongreseve, TiranëTiranë, tetor 2025 — Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të katërtin vit radhazi në Pallatin e Kongreseve, si eventi më i rëndësishëm në vend dedikuar sektorëve të energjisë dhe ndërtimit. Edicioni i këtij viti vjen nën kryefjalën “Eficienca energjetike”, një nga prioritetet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.Në zemër të këtij edicioni qëndron vizioni drejt Smart. Green. Sustainable. një qasje që bashkon teknologjinë, ndërtimin e përgjegjshëm dhe inovacionin e gjelbër për të ndërtuar qytete inteligjente, më të pastra dhe më të qëndrueshme. Ky është mesazhi që përçon Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2025: transformimi i sotëm është garancia për një të ardhme të qëndrueshme.Gjatë datave 29 dhe 30 tetor, rreth 80 kompani nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre më inovative përpara një audience të gjerë profesionistësh, investitorësh, përfaqësuesish institucionalë dhe publikut të interesuar për teknologjitë e reja të cilat rrisin komfortin dhe kursejnë më shumë.Ekspozuesit e këtij viti përfaqësojnë një gamë të gjerë sektorësh dhe ekspertizash, duke përfshirë:Zgjidhje për energjinë e rinovueshme dhe të pastër, që nxisin investime të reja në panele diellore edhe eficiencë energjetike.Praktika të ndërtimit të gjelbër dhe materiale të avancuara ndërtimi, që përmirësojnë qëndrueshmërinë, performancën energjetike dhe reduktojnë ndikimin mjedisor.Teknologji për automatizim, elektrifikim dhe infrastrukturë inteligjente, që po formësojnë të ardhmen e ndërtesave, industrive dhe qyteteve të digjitalizuara.Iniciativa për mobilitetin dhe infrastrukturën inteligjente, që mbështesin transformimin urban të qëndrueshëm dhe efikasitetin në transport.Panairi sjell së bashku kompani nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Polonia, Çekia, Gjermania, si edhe marka ndërkombëtare në fushat e mobilitetit, HVAC, fotovoltaikëve, riciklimit, energjisë hidro dhe hidrogjenit, duke lidhur rajonin me rrjetin më të gjerë evropian të industrive të qëndrueshme dhe investimeve të gjelbra.Aktivitetet gjatë dy ditëve të panairitDita e parë (29 tetor) hapet në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare të hapjes, e ndjekur nga Forumi i Investimeve në Pasuritë e Paluajtshme, ku dy panele diskutimi do të sjellin ekspertë dhe aktorë kryesorë të tregut të ndërtimit dhe investimeve.Me tej, partnerët mbështetës të panairit do të zhvillojnë aktivitete prezantimi dhe sesione informimi mbi produktet dhe shërbimet me inovatore në fushat e mësipërme.Dita e dytë (30 tetor) do të fokusohet në Forumin për Eficiencën e Energjisë dhe Inovacionin, me dy panele që trajtojnë temat më aktuale, mbi teknologjitë dhe praktikat që mund të bëjnë ndërtesat tona më cilësore, më kursimtare, më miqësore me mjedisin.Panairi i Hapur për PublikunPanairi do të jetë i hapur për publikun e gjerë gjatë të dy ditëve. Pjesëmarrja është falas dhe kërkon vetëm një regjistrim të thjeshtë në hyrje ose në këtë LINK.Vendndodhja: Pallati i Kongreseve, TiranëDatat: 29–30 Tetor 2025Orari: 09:00 – 19:30Organizuar nga Iceberg Exhibitions, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër mbetet një platformë kyçe për promovimin e inovacionit, partneriteteve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri dhe rajon. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Përmbyllet projekti “Zëri i gjelbër i rinisë”

    Përmbyllet projekti “Zëri i gjelbër i rinisë”

    Është përmbyllur projekti “Ecoyouth – The Green Voice of Youth”, një nismë që synoi të fuqizojë rolin e të rinjve në zhvillimin dhe zbatimin e politikave mjedisore në Shqipëri. Projekti u mbështet nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në kuadër të Western Balkans Youth Lab, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Mjedisit dhe partnerë të tjerë lokalë e kombëtarë.
    Ndër rezultatet kryesore të projektit u veçuan;Përzgjedhja e tre Green Seat Ambassador, që do të përfaqësojnë zërin e gjelbër të rinisë;Hartimi i një manuali praktik për përfshirjen e të rinjve në politikat mjedisore.Fuqizimi i Këshillave Vendorë Rinorë në Elbasan, Prrenjas dhe Librazhd.

    Në kuadër të projektit, të rinjtë nga Elbasani, Prrenjasi dhe Librazhdi u angazhuan aktivisht në takime konsultative, trajnime dhe fushata ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit. Ata u shndërruan në zëra aktivë të komunitetit, duke kontribuar me ide konkrete për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

    Gjatë aktivitetit përmbyllës, Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Kludia Krasnika, vlerësoi rëndësinë e projektit, duke theksuar se:“Të rinjtë janë motori i ndryshimit dhe kontributi i tyre është thelbësor për ndërtimin e një qyteti dhe vendi më të gjelbër. Projekte si ‘Ecoyouth’ tregojnë se bashkëpunimi midis institucioneve dhe rinisë sjell rezultate të prekshme për komunitetin.”

    Bashkia Elbasan vijon të mbështesë nisma që promovojnë qytete të gjelbra, pjesëmarrje rinore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

  • A e dini se kur u krijua semafori i parë dhe pse u vendosën ngjyrat e gjelbër, e kuqe dhe e verdhë?

    A e dini se kur u krijua semafori i parë dhe pse u vendosën ngjyrat e gjelbër, e kuqe dhe e verdhë?

    Për të zbuluar pse u zgjodhën këto ngjyra, do të ishte e dobishme të dinim se nga vijnë semaforët dhe ngjyrat e tyre. Në vitin 1910 u vendosën sinjalistikat e para të trafikut.

    Oficerët në atë kohë përdornin bilbilat dhe dritat për të ruajtur qarkullimin e makinave, duke i lënë shoferët të dinë se kur duhet të ndalojnë, ose të shkojnë.

    Në vitin 1920, William Potts krijoi semaforin e parë. Në atë kohë, nuk kishte rregulla për llojin e dritave apo modeleve që duheshin përdorur. Dhe kështu, këto drita do të dukeshin ndryshe kudo që të shkoni.
    Në vitin 1935, Administrata Federale e Autostradave krijoi “Manualin mbi Pajisjet Uniforme të Kontrollit të Trafikut” që mbante standarde për të gjitha shenjat dhe sinjalet.

    Ai manual kërkonte gjithashtu që semaforët të ishin kudo të kuq, të verdhë dhe të gjelbër.
    Para semaforëve, trenat përdornin sinjale drite për të ndihmuar në rrjedhën e trafikut të trenave. Në këto semaforë e kuqja do të thoshte ndalesë, e bardha do të thoshte shko dhe e gjelbër do të thoshte ‘vazhdo me kujdes’.
    Kur ngjyra e bardhë shkaktonte probleme (mund të ngatërrohet me diçka tjetër nga drejtuesit e trenave, duke shkaktuar aksidente), ata kaluan nga e bardha në jeshile për shenjën “shko”.

    Dhe për shkak se e verdha ishte më e dallueshme, ata e bënë të verdhën si “vazhdoni me kujdes”.
    Por atëherë pse e kuqe? Ngjyra e kuqe është ngjyra me gjatësinë më të madhe të valës. Dhe kjo do të thotë që ju mund ta shihni atë nga larg.

    Dhe kjo është shumë e dobishme kur bëhet fjalë për shenjat paralajmëruese dhe semaforët që duan që ju të ndaloni për siguri.

     
     
     
     
    p.kdita 

  • Dieta që e mban trurin në formë

    Dieta që e mban trurin në formë

    Plakja e trurit dhe çrregullimet neurologjike të lidhura me të, siç janë dëmtimi i lehtë njohës dhe sëmundja e Alzheimerit, përbëjnë një sfidë të rëndësishme.
    Hulumtimet e fundit shkencore kanë filluar të eksplorojnë rolin e të ushqyerit në shëndetin e trurit, duke nxjerrë në pah potencialin e dietës mesdhetare.
    Një studim i ri i botuar në Clinical Nutrition, zbuloi se një dietë mesdhetare e gjelbër, e pasuruar me çaj jeshil, mund të ngadalësojë rënien njohëse.

    Studimi DIRECT PLUS, një nga studimet më të gjata mbi lidhjen midis dietës dhe funksionit të trurit, përfshiu rreth 300 persona. Pjesëmarrësit ndoqën një nga dietat e mëposhtme për 18 muaj:
    Dietë tipike e shëndetshme
    Dietë tradicionale mesdhetare me kufizim kalorish, me pak karbohidrate të thjeshta, e pasur me perime e zëvendësim të mishit të kuq me shpendë dhe peshk.
    Dieta mesdhetare e gjelbër, e cila përfshinte gjithashtu çaj jeshil
    Analiza e niveleve të proteinave në gjak të pjesëmarrësve tregoi se nivelet më të larta të proteinave të caktuara shoqëroheshin me plakje më të shpejtë të trurit. Në të kundërt, pjesëmarrësit që ndoqën dietën e gjelbër mesdhetare treguan një rënie të këtyre niveleve.
    Studiuesit besojnë se efekti mbrojtës i dietës është për shkak të substancave anti-inflamatore që përmbahen në çajin jeshil.
    Siç shpjegon Anat Meir, një studiuese në Shkollën Harvard Chan, “studimi i proteinave në gjak na lejon të vëzhgojmë, në kushte reale, se si proceset e plakjes së trurit ndikohen nga ndryshimet në stilin e jetës dhe në dietë ”.
    Ky studim ofron një pamje dinamike të shëndetit të trurit, duke lejuar zbulimin e ndryshimeve biologjike shumë kohë para shfaqjes së simptomave.
    “Duke hartëzuar këto modele proteinash, ne fitojmë njohuri të vlefshme se si ndërhyrjet, të tilla si dieta, mund të ruajnë funksionin njohës gjatë plakjes“, shton Meir.
    Rezultatet e hulumtimit nxjerrin në pah rëndësinë e dietës për shëndetin e trurit dhe hapin rrugë të reja për parandalimin e rënies njohëse dhe sëmundjes së Alzheimerit.
    Dieta e gjelbër mesdhetare, me shtimin e çajit të gjelbër, duket se ofron një mjet të provuar shkencërisht për ngadalësimin e plakjes së trurit, duke përforcuar rëndësinë e zgjedhjeve të përditshme dietike në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

  • Kush janë pjesëmarësit e deritanishëm për Kupës së Botës?

    Kush janë pjesëmarësit e deritanishëm për Kupës së Botës?

    Lista e pjesëmarrësve të Kupës së Botës FIFA 2026 po plotësohet ngadalë, dhe deri më tani 28 nga 48 pjesëmarrësit janë të njohur.
    Së bashku me SHBA-në pritëse, Kanadanë dhe Meksikën, 25 përzgjedhje kanë kaluar kualifikimet deri më tani.
    Tendenca përfshin edhe tetë skuadra aziatike, gjashtë nga Amerika e Jugut dhe nga një nga Oqeania dhe Evropa.
    Për Jordaninë, Uzbekistanin dhe Kepin e Gjelbër, kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në Kupën e Botës.
    Dhe këtu është rasti për të kujtuar se Jordania sapo u mund 4-2 nga Shqipëria në një miqësore në Tiranë.
    Skuadrat kombëtare që kanë fituar pjesëmarrjen në Kupën e Botës:
    AZIA: Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite
    AFRIKA: Algjeria, Tunizia, Maroko, Egjipti, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegali
    CONCACAF: Kanadaja, Meksika, SHBA
    CONMEBOL: Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai
    OFC: Zelanda e Re
    EVROPA: Anglia