U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF Tv.
Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela.
Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026.
Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe moderatoreve, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj, ceremonia do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00 dhe ku do të ndahen plot 11 trofe.
Në një prononcim ekskluziv për FSHF Tv, Ardit Gjebrea, moderatori dhe producenti i këtij eventi tregoi më shumë rreth ceremonisë dhe zbuloi detaje nga programi artistik i ceremonisë.
“Unë jam përpara rubrikës “Të Panjohurit” dhe sigurisht që do të ketë shumë të panjohura në atë që do të ndodhë në “Topin e Artë” të këtij edicioni. Jam i nderuar që do të jem përsëri në prezantim dhe organizim të këtij eventi. Çfarë do të ketë? Nuk mund t’i zbulojmë dot emrat, edhe pse disa i dimë dhe disa të tjerë nuk i dimë akoma. Flas gjithmonë për të panjohurit dhe trofeve që do të marrin 11 çmimet që do të akordohen atë natë.
Jam shumë i lumtur sepse këtë vit do të ketë shumë personalitete. Ashtu si në vitin e kaluar, do të ngjiten në skenë emra shumë të njohur të botës së futbollit që ndër vite kanë dhënë kontribut dhe jo vetëm, që do të japin trofetë më të mirëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në vitin e kaluar ne patëm edhe një risi, Kombëtaren dhe përfshirjen e saj në ceremoninë e “Topit të Artë”. Do ta quaja këtë moment si qershinë mbi tortë sepse edhe këtë vit do të jetë votimi i vetë futbollistëve të Kombëtares për njëri-tjetrin. Nuk mund të anashkalojmë kualifikimin në fazën play-off që është edhe një ngjarje shumë e shënuar për futbollin shqiptar. Do të kemi edhe disa të ftuar special, Capital T dhe Loree dhe balerinët e famshëm të Dreams House Dance Academy.
Së bashku me mua do të jetë në krah Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj. Mos mungoni më 15 dhjetor, në ora 20:00 drejtpërdrejt në Tv Klan, “Topi i Artë”. Në fakt do të jetë një mbrëmje e artë” – tregon Ardit Gjebrea për FSHF Tv.
Pas transmetimit të prononcimit të Gjebreas, në studio u diskutua mbi personazhet e nominuar për trofetë e ndryshëm që do të akordohen.
Tag: gjebrea
-

Ardit Gjebrea zbulon detaje nga mbrëmja Gala për “Topin e Artë” dhe më të mirët e vitit 2025 në Shqipëri
-

Në Shtëpinë e Futbollit/ Hysaj komenton shortin e Shqipërisë në play-off. Ardit Gjebrea për FSHF Tv: Do të jetë një mbrëmje e artë
U transmetua pasditen e sotme puntata e 10-të e emisionit “Në Shtëpinë e Futbollit”, një program i prodhuar nga FSHF Tv.
Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në këtë episod ishin specialisti i futbollit, i përhershëm në studio, Florian Riza, përgjegjësi i eventeve në FSHF, Tritan Kokona dhe gazetari sportiv, Jurgen Zela.
Në pjesën e parë të emisionit u analizuan gjerësisht paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares gjatë fundjavës me klubet e tyre respektive. Po ashtu, u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me Elseid Hysaj, i cili komentoi shortin e Shqipërisë në fazën play-off të Botërorit 2026.
Pjesa e dytë e emisionit iu kushtua mbrëmjes gala “Topi i Artë”, që do të zhvillohet të hënën e 15 dhjetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe moderatoreve, Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj, ceremonia do të transmetohet live në Tv Klan duke nisur nga ora 20:00 dhe ku do të ndahen plot 11 trofe.
Në një prononcim ekskluziv për FSHF Tv, Ardit Gjebrea, moderatori dhe producenti i këtij eventi tregoi më shumë rreth ceremonisë dhe zbuloi detaje nga programi artistik i ceremonisë.
“Unë jam përpara rubrikës “Të Panjohurit” dhe sigurisht që do të ketë shumë të panjohura në atë që do të ndodhë në “Topin e Artë” të këtij edicioni. Jam i nderuar që do të jem përsëri në prezantim dhe organizim të këtij eventi. Çfarë do të ketë? Nuk mund t’i zbulojmë dot emrat, edhe pse disa i dimë dhe disa të tjerë nuk i dimë akoma. Flas gjithmonë për të panjohurit dhe trofeve që do të marrin 11 çmimet që do të akordohen atë natë.
Jam shumë i lumtur sepse këtë vit do të ketë shumë personalitete. Ashtu si në vitin e kaluar, do të ngjiten në skenë emra shumë të njohur të botës së futbollit që ndër vite kanë dhënë kontribut dhe jo vetëm, që do të japin trofetë më të mirëve të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në vitin e kaluar ne patëm edhe një risi, Kombëtaren dhe përfshirjen e saj në ceremoninë e “Topit të Artë”. Do ta quaja këtë moment si qershinë mbi tortë sepse edhe këtë vit do të jetë votimi i vetë futbollistëve të Kombëtares për njëri-tjetrin. Nuk mund të anashkalojmë kualifikimin në fazën play-off që është edhe një ngjarje shumë e shënuar për futbollin shqiptar. Do të kemi edhe disa të ftuar special, Capital T dhe Loree dhe balerinët e famshëm të Dreams House Dance Academy.
Së bashku me mua do të jetë në krah Jonida Shehu dhe Lenida Halilaj. Mos mungoni më 15 dhjetor, në ora 20:00 drejtpërdrejt në Tv Klan, “Topi i Artë”. Në fakt do të jetë një mbrëmje e artë” – tregon Ardit Gjebrea për FSHF Tv.
Pas transmetimit të prononcimit të Gjebreas, në studio u diskutua mbi personazhet e nominuar për trofetë e ndryshëm që do të akordohen. -

Video/ Ndodh propozimi për martesë në ‘Kënga Magjike’: Të dua në jetë të jetëve
“Kiss Cam” kapi një moment tejet të veçantë mbrëmjen e djeshme në ‘Kënga Magjike’.
Kamera u ndal te një çift. Djali, i cili quhet Fabian, u ngrit menjëherë në këmbë për t’u gjunëzuar para vajzës duke i kërkuar dorën për martesë. Ajo tha “po”!Biseda:
Ardit Gjebrea: Sa vite ke që e mban atë unazë në xhep?
Fabian: Dy muaj.
Ardit Gjebrea: Po shoqja jote si e ka emrin?
Fabian: Arjola.
Ardit Gjebrea: Përse vendose t’ia japësh këtë unazë këtu, sonte?
Fabian: Po sepse unë në fakt këtu jam njohur me Arjolën, këtu në Pallat të Kongreseve dhe kemi qenë pikërisht atje, ishim në karrige të ndryshme, ndërsa sot jemi të ulur bashkë.
Ardit Gjebrea: Na trego një çikë, ishit në dy karrige të ndryshme, pastaj?
Fabian: Më pas unë u largova pa i thënë “natën e mirë”, ndërsa tani dua t’i them disa fjalë.
Ardit Gjebrea: Po ta marrësh Arjolën afër dhe ta përqafosh do të ishte edhe më bukur.
Fabian: Të dua. Të dua me gjithë qenien time, të dua me çdo emocion, çdo mendim, çdo ndjenjë dhe gjithçka që ndodhet brenda meje. Faleminderit që the po, faleminderit që je kjo vajzë kaq e guximshme, kaq e fortë, faleminderit që ke ndryshuar jetën time, faleminderit që më ke shpëtuar dhe faleminderit që je kjo që je sot. Unë jam krenar që nesër do të jem burri yt dhe në fakt, kur Zoti krijoi njeriun, ai e pa dhe tha nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm, kështu që ai mori nga brinja e Adamit dhe krijoi Evën, kështu që ti je brinja ime, ti je ajo që më plotëson. Të dua në jetë të jetëve, princesha ime! -

VIDEO- Takimi i bukur në prapaskenë, Ardit, Jon e Anna Gjebrea flasin mes emocionesh..
Në prapaskenat e natës së parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike”, është gjendur edhe kamera e programit “Rudina” në Tv Klan. Pikërisht nëpër korridoret e Pallatit të Koncerteve, u ndal për të mësuar më shumë rreth dyshes më surprizë të 25 viteve të festivalit, Ardit dhe Anna Gjebreas. Të dy të emocionuar, Ardit Gjebrea ca më shumë, po ashtu si Joni që u bashkohet.
Ardit Gjebrea: Mendoj që ishte një natë e suksesshme. Publiku e duartrokiti, ‘feedback’-u i parë është shumë i mirë, jemi të lumtur.
-Kush kishte më shumë emocione, babi apo mami?
Anna Gjebrea: Kam përshtypjen babi.
Ardit Gjebrea: E vërtetë!
-“Kënga Magjike” ka bërë çerek shekulli. Si ndiheni që për herë të parë jeni bashkë me Anna-n?
Ardit Gjebrea: Ne ndihemi shumë mirë, sidomos kur na vjen edhe vëllai nga Amerika, ndërsa mamit nuk i pëlqen që të dalë në skenë.
-Jon, si ndihesh?
Jon Gjebrea: Shumë krenar. Ishte magji e vërtetë.
-A jeni i emocionuar edhe ju si babi dhe bija?
Anna Gjebrea: Akoma më shumë mendoj unë.
Jon Gjebrea: Shumë më shumë.
-Besoj se Anna ia arriti qëllimit, apo jo?
Jon Gjebrea: E ka kaluar mendoj. -

Alarmi për pilulën e abortit/ Përdoret pa kriter nga të rinjtë, nuk dinë pasojat e dëmshme për shëndetin riprodhues
Pilula e abortit, por edhe kontraceptivet që frenojnë shtatzëninë, po përdoren në mënyrë abuzive nga të rinjtë. Në kushte emergjence, të rinjtë, shpesh edhe nën efektin e alkoolit, i përdorin ata pa ditur pasojat e rënda që japin në shëndetin riprodhues.
“Kemi studime që, fatkeqësisht, tregojnë për një përdorim masiv të kontraceptivëve, por edhe pilulës së shtatzënisë, e cila është edhe e palicensuar”, thotë Elona Gjebrea, “Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.
Ndaj ky është një alarm për prindërit dhe mësuesit, por jo vetëm.
Më tej Elona Gjebrea shprehet se “Të rritet informacioni dhe aksesi i të rinjve tek mjeku.”
Lidhur me debatin për miratimin e ligjit për barazinë gjinore, por edhe ligjin për shëndetin riprodhues, Gjebrea thekson se: “Më parë se të miratohen, ligjet duhet konsultuar mirë për të frenuar dezinformimin.”
“Informacioni mbi shëndetin riprodhues është futur në kurikulat e shkollës, por shpesh kjo temë anashkalohet nga mësuesit”, përfundon ajo. -

“Jon”, shembull si mbijetojnë e frymëzojnë këngët meritore të çmimit të parë (Teksti/Video)
Ardit Gjebrea
Ka këngë në historinë e festivaleve të RTSH-ës që përveç që kanë lënë shenjë në historinë e muzikës sonë, kanë mbetur edhe inspirim për brezat. Një nga to është edhe kënga “Jon” e kantautorit Ardit Gjebrea.
Më 27 dhjetor të vitit 1991, në edicionin e 30-të të festivalit të RTSH-së, Ardit Gjerbrea paraqitet me këngën “Jon” në Tiranë, dhe fiton çmimin e parë.
Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Jon” të kënduar nga Ardit Gjebrea me vargje të Giancarlo Milone dhe Zhuliana Jorganxhit:
Më erdhe në një kohë të dëshpëruarMe dhimbje… Jon!Kur anijet si fantazmaNëpër det me aventuraKlithnin: Liberta !
Dhe sytë i kish aty gjithë Shqipëria,Ajo dinte si durontePo i shkuleshin filizatDeti u bë mal me njerëz,E toka det me lot.
Dhe ty për herë të parë të puthte dritaTi linde… Jon!Nuk e dije ç’ish gëzimiAs dhimbja as mjerimi,Qe flakë, godet e rrudhë një tokë.
Sot me gjithë foshnjet në botë je njësojSi ata ti qesh e luan,Kjo është vetëm nisja juaj,Por do rritesh do kuptosh,Se fatet s’janë njësoj!
Bekimin merr nga muaO shpirt i patrazuarNjë fjalë të thënë ma dëgjo:Zinxhira të praruar ty kanë për të ofruarPor prapë je skllavëri
Jon, ky emër marrë nga deti,Jon, me këngë vale tund djepin,Jon, dhe ti ja ndjeve aromën,Ta kesh per jete me vete…
Jon, po të lundrosh me këtë emër,Jon, e të takohesh me vëllezër,Jon, do të mjaftojnë dy duar,Të thuash se je, ti je je Jon!
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)
-

Ardit Gjebrea & Edit Mihali: Perëndeshë e bukurisë më je… (teksti dhe kënga)
Perëndeshë e bukurisë më jeunë për ty moj do t’pëlcasdashurinë që kam për tyo bo-bo si do t’ia bëj.
Dhe në ëndërr të shikojE kurrë s’të harrojëmos më mundoo yll, o xhan, o zemër o.
Jak o xhan e jak o shpirtjak o zemra imeeja të rrojmë që të dynë këtë botë.
Jak o ylli me shkëlqimFytyrë e dashurisëme zënë e ëmbël ti që kemë bëre të vdes.
Ilaçet nuk më bëjnë gjës’më shërojnë plagëtpërveç se syri yt i ziqë ma dogji zemrën.
Dëgjoje këngën duke klikuar KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
ARDIT GJEBREA: TË KËRKOJ, SI I ÇMENDUR TË KËRKOJ… (TEKSTI DHE KËNGA)


