Tag: gjatë

  • Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e vendit, dëme edhe në zonat e banuara

    Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e vendit, dëme edhe në zonat e banuara

    Gjatë natës një sulm masiv rus me dronë dhe raketa ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
    Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, ndërsa janë goditur nënstacionet, duke shkëputur një nga linjat e energjisë që furnizon termocentralin bërthamor të Zaporizhias.
    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Moska lëshoi 653 dronë sulmues të tipit Shahed, 36 raketa kruiz dhe 17 raketa balistike në objektiva në të gjithë vendin.

    Gjatë sulmeve u raportuan shpërthime në Poltava, Lutsk, Odesa, Zaporizhzhia dhe Bila Tserkva.
    Dronët rusë goditën gjithashtu një zonë banimi si dhe infrastrukturën kritike edhe në qytetin e Çernihovit, raportuan  Shërbimet Shtetërore të Emergjencave
    Sakaq Agjencia e Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore ka njoftuar se mburoja mbrojtëse e termocentralit bërthamor në Çernobil është jofunksionale për shkak të dëmeve të shkaktuara nga dronët. Ukraina për këtë e fajëson Rusinë.
    /vizionplus.tv

  • A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

    A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

    Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime të ngadalta deri në shekujt e fundit, kur teknologjia përshpejtoi evolucionin tonë.

    Gjatë dy shekujve të fundit, përparimet teknologjike e kanë transformuar shoqërinë me një ritëm të paparë. Adam Frank eksploron se si ky ritëm gjithnjë e më i shpejtë i evolucionit tekno-social ngre pyetje në lidhje me aftësinë e njerëzimit për t’u përshtatur

    Homo sapiens evoluoi si një specie e veçantë rreth 300,000 vjet më parë. E matur në breza (ku çdo brez zgjat 20 vjet), kjo do të thotë se janë rreth 15,000 stër-stër gjyshër që na ndajnë nga paraardhësit më të hershëm njerëzorë.

    E ndërsa ky është një fakt interesant në vetvete, ajo që është me të vërtetë e jashtëzakonshme është se si bota ku jetoi secili prej atyre brezave ishte jashtëzakonisht statike.

    Natyrisht, ka pasur fatkeqësi natyrore dhe luftëra. Megjithatë, në përgjithësi, universi “tekno-social” ku jetonte stërgjyshi juaj i 9045-të nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai ku banonte i 9046-ti. E njëjta gjë vlen edhe për shumicën dërrmuese të brezave pas tyre.

    Por kjo gjendje statike brez pas brezi nuk është aspak ajo që përjetojmë ne dhe shumica e njerëzve në planet sot. Ne jetojmë në një botë ndryshimesh të shpejta të nxitura nga teknologjia që ka prodhuar një botë tekno-sociale me kompleksitet marramendës.

    Është një situatë krejtësisht e ndryshme nga pothuajse çdo brez tjetër në linjën njerëzore.

    A është ky një problem? A kemi krijuar një botë që është shumë komplekse dhe që ndryshon shpejt për të mirën tonë?

    Një eksperiment i paprecedentë

    Harku i kulturave njerëzore, në përgjithësi, ka nisur nga grupet më të vogla të gjuetarëve-mbledhësve në vendbanime më të mëdha dhe më komplekse.

    Historia që tregohet shpesh është ajo ku kalimi në bujqësi dhe zbutje të kafshëve rreth 9000 vjet më parë, i shtyu njerëzit të krijonin shoqëri sedentare.

    Këto u rritën në madhësi së bashku me rendimentet ushqimore që lejonin kultivimi dhe blegtoria. Në këtë mënyrë, fshatrat u shndërruan në qyteza, qytezat në qytete dhe qytetet në perandori.

    Ndërsa disa aspekte të kësaj historie – si roli i bujqësisë – tani debatohen më fort, është e qartë se shoqëritë njerëzore janë rritur në madhësi dhe në kompleksitet.

    Kompleksiteti mund të matet në shumë mënyra, por një nga më të frytshmet është ta mendosh një shoqëri, si një rrjet marrëdhëniesh.

    Duke përdorur mjetet e shkencës së rrjeteve, është e mundur të përcaktohet ajo që quhet “topologjia” e rrjetit. Një rrjet ku çdo person ka një lidhje me të gjithë të tjerët duket shumë i ndryshëm nga ai ku çdo person njeh vetëm disa njerëz, që gjithashtu njohin disa njerëz e kështu me radhë.

    Dhe, për të përdorur një shembull ekstrem, të dyja këto topologji rrjetesh janë të ndryshme nga ajo ku të gjithë njohin vetëm një individ të veçantë dhe shumë qendror.

    Kur ne ishim gjuetarë-mbledhës në fise të vogla, jetonim në llojin e rrjetit “të gjithë i njohin të gjithë”. Por teksa shoqëritë u bënë më të mëdha, topologjitë ndryshuan.

    Kishte ende rrjete sociale lokale, por këto u futën në rrjete më të mëdha marrëdhëniesh që trajtonin gjithçka, nga administrata qeveritare te tregtia (mendoni Romën Perandorake ose Dinastinë Song në Kinë).

    Por ndërsa këto rrjete “civilizuese” ishin më komplekse se ato që njerëzit popullonin 100,000 vjet më parë, ritmi i ndryshimit ishte ende i ngadaltë.

    Rregullat e rrjetit social ndryshuan ngadalë: Shumica e brezave nuk panë ndryshime rrënjësore shoqërore gjatë jetës së tyre, përveç nëse vinte ndonjë ushtri pushtuese, e madje edhe atëherë, rregullat e rendit shoqëror (d.m.th. rrjetet sociale) mund të mos kenë ndryshuar shumë.

    Evolucioni tekniko-social

    Megjithatë, në botën që kemi ndërtuar gjatë shekullit të kaluar, ritmi i ndryshimeve të rëndësishme teknologjike dhe sociale ka ndodhur brenda fraksioneve të një jete të vetme njerëzore.

    Mendoni se sa përsëritje të telefonit keni parë. Në moshën 61-vjeçare, më kujtohet kur telefonat lidheshin me kabllo me një mur.

    Tani, teknologjia përparon aq shpejt sa të gjithë jemi të detyruar të blejmë një telefon të ri çdo 2-3 vjet, sepse të vjetrit thjesht nuk mund të vazhdojnë më.

    Videot e spikatura

    Ndërsa telefonat janë thjesht një aspekt i rrjeteve tona teknologjike, ne mund të përdorim ata, për të parë ndikimin e teknologjisë në organizimin shoqëror.

    Nuk ka nevojë t’ju tregoj se sa thellësisht mediat sociale dhe platformat e tjera dixhitale kanë ribërë normat sociale dhe politike.

    Nga aplikacionet e takimeve te përhapja e shpejtë e dezinformatave politike, pritshmëritë për mënyrën se si njerëzit mund ose duhet të sillen kanë ndryshuar, dhe më pas janë ndryshuar përsëri në një shkallë kohore që tani është më pak se sa një dekadë.

    Pika thelbësore për t’u kuptuar kur merren parasysh këto ndryshime është se çdo sistem ka afate kohore të natyrshme për ndryshimin e integruar.

    Këto afate kohore bazohen në “ligjet” e sistemit, rregullat e tij të brendshme. Nëse sistemi është një grumbull planetësh që rrotullohen rreth një ylli, atëherë ligjet janë ato të gravitetit dhe momentit këndor.

    Nëse sistemi është një rrjet ushqimor në një pellg, atëherë afati kohor mund të bazohet në atë se sa kohë duhet që uji të rrjedhë nga një skaj në tjetrin.

    Ajo që ka rëndësi këtu është se nëse sistemi përjeton ndryshime gjatë një periudhe që është më e gjatë se, ose afërsisht sa, afati kohor i brendshëm i sistemit, atëherë ai sistem zakonisht mund të përshtatet.

    Ai nuk do të shpërthejë ose do të shpërbëhet në përgjigje të këtyre ndryshimeve. Por nëse ndryshimet janë vërtet të forta dhe ato ndodhin shumë shpejt në krahasim me afatet kohore të sistemit, mund të ndodhin gjëra të këqija.

    Pra, cili është afati kohor i natyrshëm për rrjetet që përbëjnë botën tonë tekno-sociale njerëzore? Kjo është pyetja një milionë dollarëshe.

    Përgjigja naive: afërsisht një jetë njerëzore (d.m.th. një shekull apo më shumë). Pati shumë ndryshime nga viti 1820 në 1920, por shoqëria nuk u shpërbë.

    Kjo mund të ketë të bëjë me fleksibilitetin e njohjes njerëzore dhe natyrën e rrjeteve sociale (topologjinë e tyre) që i mbajnë shoqëritë të qëndrueshme.

    Por tani kemi ndryshime të forta në afate kohore që janë më pak se një gjeneratë e vetme. A është kjo shumë e shpejtë për njohjen e shpërndarë që ndodh në rrjetet tona sociale dhe politike?

    A është ritmi i ndryshimit teknologjik – i shoqëruar me ndikimin që ato ndryshime kanë në organizimin shoqëror (d.m.th. rregullat e rrjetit) – tani shumë i shpejtë për t’u përthithur nga sistemet tona? Kjo është gjithashtu pyetja miliona dollarëshe.

    Megjithatë, një gjë është e sigurt. Të gjithë brezat që jetojnë sot janë pjesë e një eksperimenti të gjerë e të paplanifikuar në fleksibilitetin dhe stabilitetin e rendit shoqëror njerëzor. Fati ynë si specie planetare varet nga mënyra se si do të shkojë ai eksperiment. / Big Think – Bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ALBAN BALA: SA SHUMË KANË NDRYSHUAR KOHËT, ZEMRA IME!

    Kanë ndryshuar kohët, zemra ime!Tani flas me thinja e mendoj me ëndrraHeshtjet krejt më janë plakur dhe sytëShohin më larg.Njëlloj më ngroh mëngjesi dhe mbrëmja.Mushkëritë ma ndjejnë lagështirën e mallitPara se të shfaqet në ajër.

    Kanë ndryshuar shumë kohët, zemra ime!Nuk janë më të arta as qeshjet, as gëzimet.Guximin e derdhën në bronx dhe e ngrinë.Të dashurit e mi i përflak mungesa e tyreDhe vetmia ime. Akullnajat po shkrijnë;Ndoshta dhe zemrat do ndjekin shembullin e tyre.

    Njeriu po zbulon historinë e tij,Kohën kur jetonte me dragonjtë në qiellFlakën e fikur të epokave që fëmijëtE mësojnë në shkollë, rregullisht.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ILIRIAN ZHUPA: POROSI FËMIJËVE

    Poezi nga Ilirian Zhupa

    Bashkë me të dashurën mbrëmjeve dhe netëveU japim fëmijëve këtë porosi,Vishni sandalet e lehta prej gjetheshDhe bridhni në shi.Këmishët e holla si tymi i cigaresZhvishini tek porta t’i rrëmbejë juga,merrni në trup gërvishtje dhe plagëTatuazhe të bukura.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Tension mes jush dhe partnerit tuaj”, zbuloni parashikimet e yjeve

    “Tension mes jush dhe partnerit tuaj”, zbuloni parashikimet e yjeve

    Dashi – Marrja e vendimeve vetë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për orë të tëra, konsultohuni me dikë tjetër. Shkëmbimi i ideve me të tjerët është strategjia juaj më e mirë për sukses. Komunikimi do të rrjedhë mirë mes jush.
    Demi – Tani është koha për të vendosur objektiva njëvjeçare në lidhje me karrierën tuaj. Kaloni kohë vetëm për të menduar se çfarë ka më shumë rëndësi për ju dhe çfarë dëshironi të arrini gjatë 12 muajve të ardhshëm. Shfrytëzoni energjinë pozitive që ju rrethon.
    Binjakët – Do të vini re ndryshime dhe ndërrime të mëdha në lidhje me punën sot. Atmosfera ka të ngjarë të ndihet jashtëzakonisht e ndryshme nga një ditë më parë. Merrni vendime bazuar në mënyrën se si janë gjërat tani në vend të asaj se si ishin. Jini fleksibël ose do të mbeteni prapa.

    Gaforrja – Do të ndjeni një valë të jashtëzakonshme krijuese që ju përshkon sot. Imagjinata juaj është e shfrenuar. Mos e ndaloni dhe mos u përpiqni ta zbutni. Shfrytëzoni këtë energji duke ndjekur një qasje më artistike ndaj karrierës suaj dhe do të lulëzoni si kurrë më parë.
    Luani – Pavendosmëria do të jetë armiku juaj më i keq sot. Ka shumë gjasa të mundoheni si kurrë më parë. Nëse marrëdhënia juaj aktuale duket se po vuan, mos e merrni këtë si një shenjë dështimi nga ana juaj. Përkundrazi, trajtojeni si një mundësi për të folur dhe për ta kuptuar më thellë partnerin tuaj.
    Virgjëresha – Një cikël i ri fillon për ju sot që do të zgjasë rreth katër javë. Mundësi të pabesueshme në lidhje me karrierën tuaj do t’ju shfaqen gjatë kësaj kohe. Edhe pse do të ketë ulje-ngritje brenda kësaj periudhe, përparësia e përgjithshme është e juaja.
    Peshorja – Mendohuni dy herë para se të vazhdoni me një ide të vjetër. Sot do t’ju dalin informacione të reja që do t’ju bëjnë të merrni në konsideratë një qasje të re. Merreni seriozisht, pasi nuk është diçka që duhet ta hidhni poshtë automatikisht.
    Akrepi – Situata juaj në karrierë po arrin kulmin. Gjatë ditëve në vijim mund të gjendeni në një udhëkryq të rëndësishëm. Vlerësoni progresin tuaj gjatë gjashtë muajve të fundit dhe gjeni një mënyrë për ta përmirësuar situatën.
    Shigjetari – Mënyra juaj e të folurit dhe të menduarit shpejt do të jetë shumë e dobishme sot. Do të ketë shumë mundësi në të cilat do t’ju duhet të mendoni shpejt. Besojini vetes që të merrni këto vendime spontane në vend që të kaloni orë të tëra duke menduar.
    Bricjapi – Kjo është një kohë kur ndjenjat janë shumë të forta. Nëse jeni tashmë në një lidhje, atëherë partneri juaj mund të habitet se sa thellë shkojnë emocionet tuaja. Nëse po filloni një lidhje të re, mund të jetë e dobishme të ndaloni dhe të mendoni përpara se të hapni zemrën tuaj.
    Ujori – Ekziston mundësia për tension midis jush dhe partnerit tuaj, veçanërisht nëse ndjenja të caktuara dalin në pah sot. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është të dilni dhe të bëni diçka aktive së bashku që kërkon shumë fokus dhe përqendrim. Kjo do t’ju afronte më shumë me njëri-tjetrin, në vend që të krijonte mosmarrëveshje.
    Peshqit – Objektivat e karrierës që i keni vendosur vetes disa muaj më parë duhet të zbatohen tani. Filloni të bëni kërkime dhe kërkoni këshilla nga të tjerë që e dini se mund t’ju ndihmojnë në këtë rrugë. Ata do të jenë më se të gatshëm t’ju ndihmojnë në këtë kohë.

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 6 dhjetor 2025…

    HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 6 dhjetor 2025…

    DASHI
    Mos e lejo impulsivitetin të të mposhtë. Dëshira jote për t’u përfshirë dhe për t’u përfshirë do të jetë e lartë, por nevojitet ekuilibër për të shmangur konfliktin. Beqarët mund të hasin takime interesante, ndërsa çiftet do të përjetojnë momente lidhjeje të thellë.
    DEMI
    Ju mund të mbështeteni në një fundjavë të qëndrueshme dhe të qetë gjatë orëve të ardhshme. Kjo është koha e përsosur për të konsoliduar projektet e punës dhe për t’u përkushtuar gjërave që ju sjellin qetësi mendore. Megjithatë, kini kujdes me shëndetin tuaj; disa sëmundje të vogla mund të kërkojnë më shumë pushim sesa pritet.
    BINJAKËT
    Ndjeni një dëshirë të fortë për risi dhe shoqërizim. Do të jetë një fundjavë e favorshme për takime, biseda dhe miqësi të reja. Lidhur me punën, do të duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur keqkuptimet.
    GAFORRJA
    Fundjava do të sjellë një përzierje emocionesh. Dëgjoni instinktet tuaja; mos kini frikë të tregoni ndjenjat tuaja. Kjo është një kohë rritjeje personale dhe vetëdije më të madhe.
    LUANI
    Do të jeni në gjendje të shfrytëzoni energjinë pozitive të kësaj fundjave për të shkëlqyer në punë. Kjo është koha për të ndërmarrë iniciativa të rëndësishme. Nevojitet pak durim për të kapërcyer disa tensione të panevojshme në jetën tuaj personale.
    VIRGJËRESHA
    Ko është një kohë reflektimi dhe organizimi. Këshillohet që të planifikoni me kujdes hapat tuaj të ardhshëm, veçanërisht në punë. Dashuria? Mund të lindin disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.
    PESHORJA
    Do të keni një fundjavë shumë të ekuilibruar. Gjatë orëve të ardhshme, do të jeni në gjendje të gjeni ekuilibrin e duhur midis nevojave personale dhe punës. Në dashuri, kjo është një kohë e mirë për të forcuar marrëdhëniet.
    AKREPI
    Fundjava do të jetë intensive dhe pasionante. Mundohuni të shfrytëzoni energjinë tuaj emocionale për të përmirësuar marrëdhëniet me të dashurit. Lidhur me punën, mund të vijnë konfirmime të rëndësishme.
    SHIGJETARI
    Do të keni një fundjavë dinamike dhe stimuluese. Gjatë orëve të ardhshme, është e rëndësishme të mos e shpërdoroni energjinë tuaj dhe të përqendroheni në atë që ka vërtet rëndësi. Është një kohë për qartësi dhe zgjedhje vendimtare.
    BRICJAPI
    Do të përballeni me disa sfida në orët e ardhshme, por me durim dhe vendosmëri, do t’i kapërceni të gjitha. Mos lejoni që pengesat t’ju dekurajojnë dhe shikoni përpara me besim. Në jetën tuaj dashurore, mund të lindin shpresa të reja.
    UJORI
    Ju pret një fundjavë plot ide dhe projekte. Kjo është koha e përsosur për të shprehur kreativitetin tuaj dhe për të kërkuar zgjidhje të reja për problemet. Në dashuri, zhvillime interesante janë të mundshme.
    PESHQIT
    Fundjava do të jetë një kohë me ndjeshmëri të madhe. Kujdesuni për veten dhe mos i lini pas dore emocionet tuaja. Gjatë orëve të ardhshme, do të jetë e rëndësishme të rrethoheni me njerëz pozitivë dhe të besueshëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • “U fikën dritat gjatë operacionit të 15-vjeçarit”, spitali i Durrësit reagon publikisht për rastin e Erion Bobës, si qëndron e vërteta

    “U fikën dritat gjatë operacionit të 15-vjeçarit”, spitali i Durrësit reagon publikisht për rastin e Erion Bobës, si qëndron e vërteta

    Spitali i Durrësit në një deklaratë publike ka reaguar dhe ka hedhur poshtë spekulime se gjatë operacionit disa ditë më parë të 15 vjecarit Erion Boba, janë fikur dritat në sallën kirurgjikale.

    Sipas bluzave të bardha të Durrësit, sqarohet se kjo nuk është e vërtetë.
    “Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
    Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
    Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
    Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
    Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes”, sqaron publikisht spitali.

    Top Channel

  • Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit

    Kadastra: 3000 qytetarë të pajisur me vendim legalizimi gjatë nëntorit

    Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar sot se gjatë muajit nëntor janë miratuar 3 mijë vendime të reja legalizmi.
    ASHK bën me dije se ky proces është vazhdimësi e angazhimt të plotë në punën për finalizimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë.
    Listat me vendimet e legalizimeve janë të publikuara në faqen zyrtare të ASHK-it dhe mund të konsultohen lehtësisht përmes faqës së internetit.
    Pas 30 ditëve nga data e njoftimit, përfituesit mund të regjistrojnë vendimin e legalizimit, pajisen me certifikatë pronësie, kartelë pasurie dhe fragment të hartës kadastrale, duke aplikuar përmes platformës e-Albania

  • Toney dhe Labinot Rexha pranojnë se kanë kryer vepër të jashtëligjshme në transmetim live

    Toney dhe Labinot Rexha pranojnë se kanë kryer vepër të jashtëligjshme në transmetim live

    Showbiz E Premte, 5 Dhjetor 2025 22:01
    Një moment i papritur gjatë spektaklit “prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe u bë viral në rrjetet sociale. Gjatë emisionit, banori Toney akuzoi Labinot Rexhën se vite më parë i ka mundësuar atij të merrte një kredi përmes disa dokumenteve të falsifikuara. Deklarata e tij shkaktoi habi dhe reagime të menjëhershme mes fansave.
    Moderator i spektaklit, Alaudin Hamiti, ndërhyri menjëherë, duke i sqaruar Toney se ajo që po tregonte përbën një vepër penale, pasi bëhet fjalë për një veprim të jashtëligjshëm.
    Ai theksoi se ngjarja supozohet të ketë ndodhur në Zvicër, një vend me rregulla strikte dhe ligje të forta financiare. Momenti i tensionuar la vend për spekulime dhe mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim zyrtar nga banka ku Toney ka punuar, apo zhvillime të mëtejshme lidhur me akuzat e ngritura gjatë spektaklit.

  • Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës/ Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë

    Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës/ Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë

    Spitali Rajonal i Durrësit ka dhënë një deklaratë për shtyp në të cilën sqaron se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të 15-vjeçarit nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike pas disa pretendimeve të tilla.
    Institucioni thekson se 15-vjeçari ishte paraqitur në gjendje kritike dhe se mjekët kishin ndërhyrë menjëherë me procedurat e nevojshme emergjente. Në një deklaratë zyrtare, spitali sqaron se asnjë ndërprerje energjie nuk është regjistruar gjatë operacionit dhe se pajisjet jetësore funksionojnë me sisteme rezervë të garantuara.
    “Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.
    Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
    Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
    Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes”, thuhet në deklaratë.

  • Trondit familja e 15 vjeçarit që vdiq: Gjatë operacionit ukën dritat! Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë!

    Trondit familja e 15 vjeçarit që vdiq: Gjatë operacionit ukën dritat! Reagon spitali: Nuk ka pasur ndërprerje të energjisë!

    15-vjeçari-banesa e familjes boba

    DURRËS- Vrasja e 15-vjeçarit Erion Boba nga bashkëmoshatari i tij në Durrës ka tronditur opinionin publik. I mituri është qëlluar me thikë, duke i shkaktuar atij plagë të rënda dhe prej gati 10 ditësh trajtohet në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, megjithëse nuk ia doli të mbijetonte. 
    Fillimisht i mituri është dërguar në spitalin e Durrësit, ku sipas familjarëve, janë përballur me kushte të rënda. Ata kanë zbuluar detaje tronditëse, teksa thonë se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale së cilës i është nënshtruar 15-vjeçari, është ndërprerë energjia elektrike. Në kushte të tilla, stafi mjekësor është detyruar të ndërpresë operacionin dhe të kërkojë transport urgjent drejt Tiranës. Sipas tyre, situata ishe kaotike. Familjarët kërkojnë hetim për neglizhencë dhe mungesë të kushteve bazë, duke akuzuar institucionet për ‘heshtje dhe mbulim të së vërtetës’. Sipas tyre, gjendja dhe kushtet e spitalin kanë ndikuar rëndë në përkeqësimin e gjendjes së të miturit.
    “Në spitalin e Durrësit, turp i Zotit, iknin dritat, prandaj e çuan në Tiranë urgjent. Gjendja e djalit u përkeqësua, sepse e kemi mik shtëpie dhe jemi në dijeni të çdo gjëje”, është shprehur një familjarë i të miturit. 
    Gjithashtu, halla e 15-vjeçari ka konfirmuar kushtet fatale në spitalin e Durrësit, ku nuk kishte as ashensor për emergjencat. Sipas saj, për 5 ditë askush nuk u afrua për të ndihmuar. 
    “Po. Kjo ka ndodhur vërtet. Si në mesjetë. Operim pa drita, por çdokush do të mbulojë diçka, që nga vrasësit, policia, spitali, media, të gjithë gënjejnë se nuk kanë qenë aty. Për 5 ditë, askush. Mjekët aty janë munduar, por kushtet janë fatale, as ashensor nuk kishte për emergjencat”, u shpreh halla e të ndjerit në një prononcim për JOQ.
    Nga ana tjetër, ka reaguar Spitali i Durrësit, duke sqaruar publikun mbi pretendimet e familjarëve. Spitali bën me dije se në sallë nuk ka pasur ndërprerje energjie, duke shtuar se sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
    DEKLARATË PËR SHTYP
    Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.
    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.
    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.
    Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh.
    Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.

    Erion Boba, vetëm 15 vjeç, u godit me thikë nga një bashkëmoshatar gjatë një përleshjeje të nxitur nga një debat online. Katër plagë i përshkuan gjoksin, një prej të cilave në zemër, që rezultoi të ishte fatale për të miturin. Jo më larg se dy ditë më parë, familja e Erion iu bëri thirrje shqiptarëve për ndihmë, pasi shpresat te shteti shqiptar duket se u shuan. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin e Durrësit, dhe më pas të atyre në QSUT, Erioni nuk ia doli, duke u bërë rasti i dytë në pak kohë, pas atij të Martin Camit, ku nxënësit vriten pas konflikteve të nisura në shkollë.
    Autori, 14-vjeçar ka shprehur pendesë përpara grupit hetimor, ku me keqardhje deklaroi se nuk kishte qëllim për të vrarë 15-vjeçarin. Sipas dëshmisë mësohet se në sherr janë përfshirë shumë persona, bashkëmoshatarë, të ndarë në grupe. I mituri deklaroi se ishin pajisur me mjete të forta, si masë për ndonjë konflikt të mundshëm. Ditën e ngjarjes, pasi kanë debatuar dhe qëlluar me sende të forta, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën, por sipas tij për vetëmbrojtje dhe vetëm për ta trembur./ZËRI

  • Vdekja e 15 vjeçarit, Spitali i Durrësit: Nuk na ikën dritat gjatë operacionit, kishim gjenerator

    Vdekja e 15 vjeçarit, Spitali i Durrësit: Nuk na ikën dritat gjatë operacionit, kishim gjenerator

    Spitali i Durrësit ka reaguar pas vdekjen të 15-vjeçarit. Spitali teksa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, thekson se i mituri mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Po ashtu në njoftim thuhet se ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedurat emergjente dhe kanë bërë më së miri punën e tyre. Reagimi i Spitalit erdhi pas disa pretendimeve në media se gjatë operacionit për pacientin në fjalë, në ambientet e spitalit kanë ikur dritat, diçka që sipas Spitalit është e pavërtetë.
    Deklarata për mediat e spitalit:

    Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit E.B, i cili humbi jetën informojmë opinionin publik se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik. Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Komplikacionet e zhvilluara janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

    Në vijim të publikimeve mediatike mbi pretendimin se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal Durrës “kanë ikur dritat”, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë operacionit të pacientit në fjalë.

    Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme. Gjithashtu, ashensorët e spitalit janë funksionalë dhe të mbuluar me kontratë aktive mirëmbajtjeje, me mekanizma ndërhyrjeje të menjëhershme në rast defektesh. Spitali Rajonal Durrës është i angazhuar për garantimin e kujdesit shëndetësor dhe bashkëpunon plotësisht me institucionet kompetente për sqarimin e ngjarjes.