Tag: gjatë

  • Deputetja Vata denoncon braktisjen e zonave rurale në Mat: Fshati prodhon ushqimin e vendit, por pushteti e braktis

    Deputetja Vata denoncon braktisjen e zonave rurale në Mat: Fshati prodhon ushqimin e vendit, por pushteti e braktis

    Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, deputetja e opozitës Denisa Vata u shpreh se gjatë vizitës në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit, u përball me një realitet të dhimbshëm: braktisje totale nga pushteti.

    Sipas Vatas, rruga kryesore është e amortizuar, kanali vaditës 9 km i gjatë hapet çdo pranverë nga vetë banorët pa asnjë mbështetje, ndërsa prodhimet e fermerëve nuk kanë treg dhe shpesh u konfiskohet malli.

    “Kjo nuk është çështje gjeografie apo buxheti, por zgjedhje politike që varfëron një zonë të tërë,” thekson deputetja.

    Postimi:

    Sot isha në fshatin Ketë, një nga zonat më të thella të rrethit të Matit dhe realiteti është një dëshmi e qartë e braktisjes totale nga pushteti vendor dhe ai qendror.

    1. Rruga është plotësisht e amortizuar.
    Asnjë ndërhyrje nga Bashkia Klos. Asnjë plan. Asnjë investim minimal. Zonat që prodhojnë ushqimin e këtij vendi nuk mund të lëvizin dot vetë.

    2. Kanali vaditës, rreth 9 km i gjatë, hapet çdo pranverë nga vetë banorët.
    Pa mjete, pa mbështetje, pa asnjë makineri nga bashkia. Në 2025, fshati vadit tokat me lopata dhe me krahë, ndërsa taksat që paguajnë shkojnë diku tjetër, jo për ta.

    3. Prodhimet nuk kanë treg ,madje edhe kur gjejnë një mënyrë për të shitur, u konfiskohet malli.
    Keta dhe Xibri njihen prej vitesh për domaten cilësore, por sot fermerët mbeten me prodhimin në duar.

    Dhe kur përpiqen t’i shesin në Rrugën e Arbrit, mallin ua bllokojnë. Kjo s’është as ekonomi, as mbështetje ,është tallje dhe shkatërrim i mundit të njerëzve.

    Kjo situatë s’ka lidhje as me gjeografinë, as me buxhetin: është zgjedhje politike që lë një zonë të tërë të varfërohet.

     

  • Mickoski siguron mandatin e tretë/ VMRO-DPMNE vulos rikthimin në pushtet

    Mickoski siguron mandatin e tretë/ VMRO-DPMNE vulos rikthimin në pushtet

    Christian Mickovski u rizgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së gjatë kongresit të partisë në qytetin e Kavadarçit, duke nisur kështu mandatin e tij të tretë si udhëheqës i kësaj partie, e cila është më e madhje e spektrit të djathtë.

    Mickovski ishte kandidati i vetëm për kryesinë e VMRO-DPMNE-së dhe u rizgjodh njëzëri nga rreth 800 delegatë të partisë.

    Gjatë fjalimit të tij në kongres, ai u ndal veçanërisht te rruga europiane e vendit, e cila mbetet e ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke akuzuar Bashkimin Europian se nuk ka aftësi për të dhënë një zgjidhje.

    “Na presin sfida serioze. Kemi një çështje të hapur me Bullgarinë, por duket se nuk ka një bisedues nga ana tjetër. Duam të arrijmë një zgjidhje të drejtë, por për çdo marrëveshje dua të di, ndryshe nga paraardhësit e mi në qeveri, se çfarë fiton Maqedonia dhe qytetarët e saj nga kjo.

     
    Mickovski u zgjodh për herë të parë kryetar i VMRO-DPMNE-së në dhjetor 2017, duke zëvendësuar mentorin e tij politik, Nikola Gruevski, i cili gati një vit më vonë u largua drejt Hungarisë, ku mori azil politik nga aleati i tij Viktor Orban, për të shmangur një dënim dyvjeçar për një rast korrupsioni gjatë kohës që ishte kryeministër i Maqedonisë së Veriut (2006-2016).
    Vitet e fundit, Christian Mitkovski është distancuar nga Nikola Gruevski.
     
     

  • E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

    E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

    Një 24-vjeçar, pjesë e ekuipazhit në anijen Kyebele, e ankoruar në kalatën 2 për të shkarkuar grurë, ka humbur jetën ditën e sotme, pasi e ka zënë korrenti teksa ishte duke punuar në këtë anije.
    Avaz Yafarov, 24-vjeç, me profesion elektriçist, është nga Azerbaixhani. Ambulanca shkoi në vend ngjarje, por fatkeqësisht i riu nuk arriti që të shpëtonte.

  • Arratisje si në filma, shqiptari ‘zhduket’ nga burgu i sigurisë së lartë në Itali, me ‘CV të pasur’

    Arratisje si në filma, shqiptari ‘zhduket’ nga burgu i sigurisë së lartë në Itali, me ‘CV të pasur’

    taulant toma

    ITALI- Një i burgosur shqiptar ka arritur të arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Opera të Milanos. Taulant Toma ka arritur të largohet gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, më 7 dhjetor, ndërsa sipas autoriteteve vendase, shqiptari ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas është ulur jashtë strukturës me çarçafë të lidhur, për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Arratisja dyshohet se ka ndodhur gjatë ndërrimit të turnit të gardianëve dhe besohet të ketë qenë e planifikuar deri në detajin e fundit, pasi gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.
    Ende nuk është e qartë se si i burgosuri ka arritur të kalojë murin rrethues të burgut dhe nëse ka pasur ndihmën e ndonjë bashkëpunëtori jashtë.
    Taulant Toma, sipas mediave italiane ka qenë i dënuar së fundi për grabitje dhe vjedhje me afat dënimi deri në vitin 2041, ndërsa ka një histori të gjatë arratisjesh.
    Në vitin 2013, ai u arratis nga burgu i Parmës, një tjetër strukturë e sigurisë së lartë. Në atë rast, ai u largua së bashku me bashkëkombasin e tij Valentin Frokaj, i cili më vonë mbeti i vrarë gjatë një grabitjeje në një vilë.
    Pas arratisjes, Toma u kap në Belgjikë në shtator të po atij viti, por u arratis sërish nga burgu i Latin, pranë Liezhit, vetëm tre muaj më vonë. Edhe në vitin 2009, ai kishte arritur të ikte nga burgu i Ternit.
    Autoritetet italiane kanë aktivizuar një plan kërkimesh në shkallë të gjerë. Janë ngritur pika kontrolli teksa edhe zonat industriale dhe fushat përreth janë duke u kontrolluar. Policia frikësohet se Toma mund të jetë larguar tashmë nga zona e Milanos. 

  • Avokati i Popullit publikon raportin: Shkelje të rënda të të drejtave të Ilir Metës në burg

    Avokati i Popullit publikon raportin: Shkelje të rënda të të drejtave të Ilir Metës në burg

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Avokati i Popullit ka publikuar një raport që evidenton shkelje të të drejtave të ish-presidentit Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në burg. Sipas raportit të bërë publik, gjatë periudhës 26 tetor 2024 – 18 gusht 2025, ai ka kryer më shumë se 3,000 telefonata dhe 172 takime, përfshirë me familjarë, avokatë dhe persona të tjerë.
    Mësohet se ai është takuar 118 herë me avokatët e tij, 3 herë me noterë, 49 herë me familjarë dhe 2 herë me persona jashtë familjes. Gjatë qëndrimit në qeli, Meta ka paraqitur ankesë për trajtim çnjerëzor dhe kufizime në komunikim dhe takime me të afërmit dhe miqtë e tij. Në raport, Avokati i Popullit ka evidentuar disa shkelje ligjore që ka bërë Drejtoria e Burgjeve në rastin e Metës, mes tyre: shkelje e të drejtës për familje, ndalim i vizitave konfidenciale dhe kufizim i komunikimit të të burgosurve me median, ndalimi i vizitave konfidenciale me deputetë dhe eurodeputetë pa miratimin e prokurorit bie ndesh me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.
    Problemet nisën më 9 qershor 2025, kur Meta përdori kontrollin mjekësor për të bërë një telefonatë me Z. Tedi Blushi, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në studio televizive. Një episod i ngjashëm u përsërit më 1 korrik me avokatin Kujtim Cakrani. Për këto, Meta u ndëshkua duke u kufizuar takimet me Blushin dhe duke u përjashtuar nga aktivitetet sportive brenda burgut.
    Në përfundim të raportit, Avokati i Popullit ka sjellë rekomandime për Drejtorinë e Burgjeve për rastin në fjalë, duke kërkuar rishqyrtim të menjëhershëm të kufizimeve të takimeve dhe telefonatave të Metës.
    Disa nga rekomandimet janë:
    -Shuarja e menjëhershme e ndalimit të komunikimit me Z. Tedi Blushi.-Sigurimi që të burgosurit të mund të kryejnë më shumë se 4 vizita në muaj, kur ka nevoja të veçanta familjare, publike ose sociale.-Zbatimi korrekt i Ligjit nr. 81/2020 për vizitat konfidenciale me deputetë dhe eurodeputetë.-Kufizimi i telefonatave vetëm me vendim të prokurorit ose gjykatës.-Eliminimi i pengesave jo ligjore për komunikimin e të burgosurve me median.
    Dokumenti i plotë:

     

    Dokumenti

    /ZËRI
    Dokumenta bashkëngjitur

  • Policia e Shtetit bën bilancin e muajit nëntor 2025: U finalizuan 115 operacione, vihen në pranga 602 shtetas

    Policia e Shtetit bën bilancin e muajit nëntor 2025: U finalizuan 115 operacione, vihen në pranga 602 shtetas

    Bashkëpunim i ngushtë me qytetarët për të garantuar rendin dhe sigurinë, punë operative dhe hetimore në funksion të goditjes së veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim, për hetime dhe operacione të përbashkëta në luftë kundër krimit të organizuar.

    Gjatë muajit nëntor:✅ U finalizuan 115 operacione policore, 13 prej të cilave me objektiv lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht (kryesisht për pjesëmarrje në grupe/organizata kriminale ndërkombëtare).✅ Në total, për veprimtari të ndryshme kriminale, u vunë në pranga 602 shtetas.✅ U sekuestruan 5.6 kg lëndë shpërthyese, sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, 29 granata, qindra kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës;— 41 armë zjarri, pjesë armësh dhe rreth 7000 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm;— rreth 7 kilogramë lëndë narkotike kokainë, rreth 85 kilogramë lëndë narkotike kanabis (38 kg në trajta çokollate dhe vaji), 1516 bimë narkotike kanabis dhe 300 fara të kësaj lënde;— 12 milionë euro pasuri dhe rreth 120 000 euro cash, me burime kriminale; 118 900 euro të vjedhura në bankë; 11 pako me kartëmonedha të falsifikuara dhe rreth 300 celularë;— pajisje për bllokim të valëve, jelek antiplumb, uniforma/pajisje si të Policisë, 2 targa të huaja të falsifikuara, 10 mjete të trafikuara, dokumente të falsifikuara dhe karta SIM të paregjistruara.

    ✅ Shërbimet e Repartit Elitë “RENEA”, Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Policisë lokale të Pukës, finalizuan me profesionalizëm operacionin me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Oroshi”. 2 shtetas që, me një arsenal armësh zjarri dhe shpërthyese, u vetizoluan në një banesë dhe me armë zjarri kanosën për jetën punonjësit e Policisë, pas 12 orësh në rrethim u vunë në pranga!✅ Policia e Vlorës zbardhi dhe dokumentoi vrasjen e 36-vjeçarit në Gjorm, ku pas 5 orësh kërkimesh intensive me dron, në terren të vështirë dhe me rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më herët me 35 vite burg për “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë veprimeve u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe prova të tjera materiale.

    ✅ 53 pjesëtarë grupesh kriminale në fushën e narkotikëve, në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër, u arrestuan gjatë megaoperacioneve “Labirinti”, “Cleaning 3” dhe “Andromeda”.✅ Policitë e Tiranës dhe Tropojës goditën 2 raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike dhe lëndëve plasëse drejt Kosovës, si dhe 4 raste të trafikimit të automjeteve luksoze nga Italia, Gjermania dhe Bullgaria.✅ Si rezultat i kontrollit të territorit dhe sigurimit të informacionit falë bashkëpunimit me qytetarët, u zbuluan 8 ambiente të mbyllura (7 në Shkodër, 1 në Tiranë), të pajisura me 992 pajisje për kultivimin/tharje të bimëve narkotike me anë të llambave;— 5 ambiente (banesa me qira) ku ushtrohej prostitucion dhe 9 lokale të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.✅ Seksionet e posaçme në drejtoritë vendore të Policisë, për hetimin e krimeve ekonomiko-financiare, goditën 42 raste në këto fusha, të cilat përfshinë: mashtrime nëpërmjet call center-ave, mashtrime me produkte ose për sigurim dokumentesh, si dhe ndërtime të paligjshme, kontrabandë mallrash, përdorim të dokumenteve false dhe ushtrim informal të aktiviteteve ekonomike.
    ✅ Strukturat e specializuara për hetimin e krimeve kibernetike goditën 12 raste në këtë fushë, të cilat përfshinë: pornografi me të mitur, mashtrime në llogari financiare/kriptofinanciare, vjedhje llogarish në rrjete sociale, si dhe keqpërdorim të këtyre llogarive.✅ U zbardhën 8 ngjarje kriminale që përfshinë: tentativë për vrasje, plagosje me armë zjarri/mjet prerës dhe shkatërrim të pasurisë me lëndë plasëse dhe me zjarr.✅ U finalizuan 17 operacione policore kundër vjedhjeve në banesa/subjekte.✅ U finalizuan 5 operacione policore për goditjen e rasteve të transportimit kundrejt fitimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht në shtetet e BE-së.✅ U parandaluan/goditën 4 raste të gjuetisë në kundërshtim me kufizimet e moratoriumit aktualisht në fuqi për këtë aktivitet.✅ Nga strukturat e Policisë, në qendër dhe në qarqe, u zhvillua operacioni “Hapësira publike”, që rezultoi me goditjen e 164 rasteve të shfrytëzimit të hapësirave publike/private për aktivitete ekonomike informale, si dhe me procedimin e 98 drejtuesve të automjeteve për parkime të gabuara që u bënë shkak për bllokim të lëvizjes së automjeteve, atyre të urgjencës por edhe të këmbësorëve në zona të ndryshme të vendit;Strukturat e Policisë garantuan rendin e sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor të zhvilluar në 5 bashki dhe të ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Angli”, të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”;Për shkak të motit të keq, shërbimet e Policisë kaluan në gatishmëri në të gjithë vendin, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve, për orientimin dhe në disa raste edhe për evakuimin e tyre.
    ✅ Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas shërbimit të përforcuar gjatë ditëve me mot të keq dhe të pajisura me mjete bashkëkohore, vijuan kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore.Gjatë muajit nëntor u vunë në pranga 220 drejtues mjetesh, nga të cilët 166 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 54 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;— u pezulluan 316 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;— u vunë 113 811 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe 1659 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e masës administrative maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.
    ✅ Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën:— 47 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 11 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false, 5 raste të mosdeklarimit të shumave të parave, 10 raste të kontrabandës së mallrave, 5 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, do të vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, me objektiva zbardhjen e ngjarjeve kriminale, si dhe goditjen e krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.Gjithashtu, do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për finalizimin e operacioneve policore me shtrirje dhe me impakt të gjerë.Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në njësitë fizike të Policisë ose në numrin 112, çdo paligjshmëri që hasin.

  • EMRI/ I dënuar deri në vitin 2041, shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, ja 41-vjeçari që po sfidon…

    EMRI/ I dënuar deri në vitin 2041, shqiptari arratiset nga burgu i sigurisë së lartë, ja 41-vjeçari që po sfidon…

    Taulant Toma, një grabitës i rrezikshëm shqiptar, i dënuar me burg deri në vitin 2041 është arratisur sërish nga burgu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 7 dhjetor.
    41 vjeçari, i konsideruar jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe me një histori kriminale që përfshin Itali dhe Europën, arriti të shpëtojë nga burgu i Opera-s në Milano, një institucion me siguri maksimale.
    Sipas informacioneve të Fatto Quotidiano, ai ka prerë hekurat e qelisë dhe më pas ka zbritur jashtë, duke shfrytëzuar errësirën dhe ndoshta një moment të favorshëm gjatë ndryshimit të turneve të rojave. Një arratisje që duket e planifikuar me kujdes, e shpejtë dhe precize.
    I lindur më 9 qershor 1984 në Shqipëri, Taulant Toma po vuante një dënim të gjatë për grabitje dhe vjedhje, me përfundim dënimi në 2041. Ai nuk është i panjohur për arratisje spektakolare, aftësia e tij për të humbur gjurmët ka sfiduar policinë italiane dhe belge.
    Në të kaluarën, ai ishte arratisur nga burgu i Parmës (po ashtu institucion me siguri maksimale) së bashku me bashkëkombësin Vamentin Frokaj, i cili më pas u vra gjatë një grabitjeje në vilë.
    Frokaj, gjithashtu, kishte arritur të arratisej më parë nga burgu i Palermos. Taulant Toma ka qenë protagonist edhe i një arratisjeje të bujshme në Belgjikë, ku autoritetet europiane e konsiderojnë prej vitesh si një individ me rrezik të lartë.
    Rasti i vitit 2013
    Në historinë e tij kriminale, veçohet një episod i vitit 2013, që pati shkaktuar diskutime në prokuroritë italiane. Pas arratisjes nga burgu i Parmës, Taulant Toma ishte shpallur në kërkim. Policia italiane e kërkoi për dyzet ditë me radhë, duke përdorur ndjekje, udhëtime në qytete të tjera, përgjime telefonike dhe ambientale.
    Vetëm më 23 tetor 2013, Prokuroria e Parmës mori vesh se ai ishte arrestuar në Belgjikë më 11 shtator dhe tashmë ishte në Liège, duke pritur ekstradimin. Ngjarja u konsiderua nga vetë Prokuroria si “paradoksale”, dhe u kërkua sqarim i drejtpërdrejtë nga ministritë e Brendshme dhe të Drejtësisë.
    Tani historia përsëritet. I arratisuri konsiderohet si individ që lëviz shpejt, me eksperiencë në shmangien e kontrollit dhe një rrjet kontakti ende për t’u verifikuar. Prefektura ka aktivizuar një plan kërkimi të gjerë, me patrulla, pika kontrolli, kërkime në fusha dhe zona industriale, kontroll në kufijtë e brendshëm.
    Ekziston frika se Taulant mund të përpiqet të largohet nga Italia ose të ribashkohet me grupe kriminale aktive në Europën Veriore.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

    Dashi
    Do bashkëpunoni fort me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje me se miri. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do jene me te qete. Për beqaret do ketë takime te shumta, por ata duhet ta hapin zemrën jo te mbyllen ne vetvete. Nëse kryeni shpenzime te pamenduara financat do dobësohen tej mase. Kujdes!
    Demi
    Sot duhet ta ndryshoni rrënjësisht sjelljen tuaj përkundrejt partnerit sepse nëse vazhdoni me kokëfortësinë qe ju karakterizon do keni shume probleme. Beqaret duhet te bëhen gati për takime vendimtare. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar tregohuni inteligjente dhe largpamës. Po shpenzuat pa fund për ta kënaqur veten do keni vështirësi me pas.
    Binjaket
    Nëse lidhja juaj është e forte gjithçka do shkoje mire sot. Do kuptoheni për mrekulli me partnerin dhe do argëtoheni pa fund se bashku. Beqaret nuk duhet te kërkojnë dashuri si neper përralla sepse ato nuk ekzistojnë ne te vërtetë. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm sepse gjendja nuk do jete me aq e qëndrueshme si me pare.
    Gaforrja
    Do e konsolidoni lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni qe ne orët e para te mëngjesit problemet qe ju kishin dale. Nëse nga ana tjetër jeni ende beqare, sado qe te mundoheni te gjeni personin ideal nuk do ja dilni mbanë. Qe te mos mërziteni vete qëndroni me tepër me miqtë. Ne planin financiar do jete Urani qe do ju mbështesë fort. Nuk priten probleme.
    Luani
    Do ndiheni me te largët gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe ndonjëherë do ju shkoje mendja t’i jepni fund lidhjes. Mos hidhni hapa për te cilat do pendoheni shpejt. Beqaret do fillojnë një histori dashurie shume te bukur dhe afatgjate. Financat menaxhojini me sa me shume kujdes sepse një gabim i vogël dhe gjerat mund te marrin tatëpjetën.
    Virgjeresha
    Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot do mundoheni te vendosni pak rregull. Ndonjëherë duhen bere edhe tolerime për te mirën e te gjithëve. Beqaret do kërkojnë perfeksionin tek një person prandaj edhe sot do mbeten vetëm. Shpenzimet duhet t’i pakësoni dhe nga ana tjetër te kryeni një riorganizim te të ardhurave. Kërkoni ndihmën e specialisteve.
    Peshorja
    Dite serish e vështirë kjo e sotme për te dashuruarit. Edhe pse do mundoheni shume, nuk do e ruani dot ekuilibrin. Neper mendje do ju shkojnë mendime pa fund. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume sepse me pas realiteti do iu duket akoma me i hidhur. Financat do jene te mira, megjithatë nuk duhen ndërmarrë shume rreziqe. Hiqni ndonjë para mënjanë.
    Akrepi
    Nuk do keni për çfarë te ankoheni gjate kësaj dite sepse ne te vërtetë gjithçka do shkoje për mrekulli ne jetën tuaj ne çift. Partneri jo vetëm qe do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës, por dhe do ju toleroje jashtë mase. Beqaret do lodhen se kërkuari dashurinë, por ne fund do mund ta gjejnë atë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri.
    Shigjetari
    Do jeni me humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do jeni gati ta toleroni me tepe rate qe keni ne krah. Marrëdhënia ne çift do ece ne rrugën e duhur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot tundimit dhe do fillojnë aventura te këndshme. Gjendja e financave do jete mjaft delikate. Mire do jete te mos kryeni asnjë investim sepse do ju shkatërrojë.
    Bricjapi
    Dite mjaft romantike dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo çast do jete i bukur, prandaj nuk do dëshironi qe dita te marre fund. Beqaret nuk do preferojnë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jene te mira. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te matur qe te mundeni ne mënyrë qe gjendja te filloje te stabilizohet disi.
    Ujori
    Dite shume e ndërlikuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje te mëdha kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do shkoje si ju e keni dashur. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë hap sepse do lëndohen me shume sesa e kane menduar ndonjëherë. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe edhe sikur gjendja te jete e qëndrueshme.
    Peshqit
    Do jeni shume te përqendruar gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni qe gjerat te shkojnë sa me mire. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim impresionues. Asgjë nuk do ndryshoje nga disa kohe me pare. Ne planin financiar do keni vështirësi për t’ia dale mbanë. Kërkoni ndihmën e familjareve ne rast nevoje.

  • Kur Ernesto Sabato vizitoi Shqipërinë/ “Ja pse nuk mund të qëndroj në vilën e ish-diktatorit”

    Kur Ernesto Sabato vizitoi Shqipërinë/ “Ja pse nuk mund të qëndroj në vilën e ish-diktatorit”

    Ernesto Sabato, shkrimtari i madh argjentinas me origjinë shqiptare, mbërriti në Shqipëri në një ditë të mesit të prillit të vitit 1996. Rinasi, i vetmi aeroport ndërkombëtar në veriperëndim të kryeqytetit shqiptar, priste pasagjerët e tij. Sabato zbriti thjesht, me kapelën e tij, vendosur gjysmë mënjanë, me syze të errëta dhe një pardesy hedhur shkarazi në supet e tij prej shkrimtari.

    Mbërriti në Shqipëri në një moshë kur vitet nuk premtojnë ndërmarrje të tilla që duan guxim dhe aventurë. Shkronjësi i karaktereve të paharruar të Martin Bruno, Juan Pablo, kishte mbërritur në Tiranë, pasi kishte kaluar në Paris, ku ishte ambientuar me klimën e kontinentit plak për të qenë paskësaj i pranishëm në një ceremoni që do t’i dorëzonte çmimin ndërkombëtar “Kadare’ .

    ”Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu, sepse një e katërta e gjakut tim është shqiptar”, pati thënë Sabato për ATSH-në në atë ditë prilli.

    Me prejardhje nga Kalabria e Italisë, i cilësuar si i barasvlefshëm me Borges, Marquez, Cortazar, atë ditë me re grindavece ai nuk harroi të tregonte se në studion e tij kishte një gravurë veneciane të heroit të madh të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

    Në fakt, kishin kaluar disa muaj që ai kishte pohuar se do të vinte në Shqipëri për të marrë këtë çmim dhe që atëherë e kishte konsideruar këtë vizitë në Shqipëri “një rikthim të lumtur tek stërgjyshërit e mi’.

    “Unë e admiroj popullin shqiptar për qëndresën e tij në shekuj”, ishte shprehur njeriu i madh i letrave.

    “Me cilët nga personazhet tuaj do të mund të identifikoheshit sot”, e pyetën. Bëhej fjalë për personazhe që e bënë të njohur në të gjithë botën me librat që ai shkroi, si “Tunel”, “Alejandra” dhe “Engjëlli i errësirës”.

    Vështroi pak dhe tha: “Të gjithë janë mishërime të inkoshiencës sime, e cila asnjëherë nuk gënjen. Të gjithë jemi një përzierje e mirësisë, e së keqes, e ateizmit, e besimit, e bujarisë, e egoizmit, e mirësisë, e frikës dhe e trimërisë”.

    I pyetur se çfarë e shtynte të shkruante, tha instinkti e jo arsyeja.

    “Arsyeja nuk i shërben ekzistencës. Arsyeja i shërben teoremave dhe fabrikimit të aparateve. Shpirti i qenieve njerëzore në thellësinë e tij nuk është për gjëra të tilla”, tha ai.

    Estet dhe filozof, kur ka shkruar shumë ese e kritikë mbi artin në përgjithësi dhe procesin krijues, Sabato tha paskësaj se përpara personazheve të tij ndihej si përpara qenieve me mish dhe me kocka dhe se e gjitha ishte një shprehje paksa e vështirë për t’u shpjeguar.

    Matilde Kusminsky Richter ishte gruaja e tij. Por, ka thënë se ka patur edhe dashuri tjera, si çdo qenia njerëzore.

    “Disa më të forta se të tjerat. E çfarë? Kultura të mëdha në lashtësi kanë qenë poligame. Vetëm në këtë shoqëri hipokrite dhe borgjeze fshihet tendenca natyrale e qenies njerëzore”.

    Gjatë qëndrimit të tij disaditor në Shqipëri, Sabato, larg pranisë së gazetarëve, vizitoi Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Muzeun Arkeologjik në Durrës, ku u mësua të ishte shprehur se kishte patur një rast të njihej me historinë e stërgjyshërve të tij.

    “Unë doja të vizitoja edhe Muzeun Historik të Krujë”, ishte shprehur Sabato, “sepse ruaj një respekt të veçante për Skënderbeun, por ja që mosha bëka të vetën”.

    Në një konferencë për shtyp ai u tha gazetarëve se “gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri kujtova shumë nënën time, e cila është me prejardhje shqiptare. E gjithë Shqipëria më do shumë dhe unë i shpreh shumë mirënjohje”.

    “Kur mora vesh se po qëndroja në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkova menjëherë të më largonin që aty. Unë nuk mund të qëndroja në atë tmerr”, tha Sabato, i cili kishte kaluar momente të vështira gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. “Unë nuk kam ardhur në Shqipëri pikërisht prej kësaj diktature”, u shpreh ai.

    Shumë vite më parë kishte qenë ‘politika’ e tij që e kishte distancuar nga një mik dhe njëherazi nga një emër i madh i letërsisë së Argjentinës dhe i botës, nga Borges. “Unë gjithnjë kam qenë i veçantë për të bërë armiq”, kishte thënë atëherë Sabato , duke iu kundërvënë shkrimtarit të madh gjatë regjimit të Peronit.

    Sabato vdiq në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e tij në Santos Lugares, provinca e Buenos Airesit, ne qershor të vitit 2011. Dy javë më parë ai kishte marrë një bronkit dhe në moshën e tij kjo ishte fatale. Autori i “Tuneli” (1948), “Heronj dhe varre” (1961) etj. do mbushte 100 vjeç më 24 qershor të atij viti./ATSH

    Lexo edhe:

    ERNESTO SABATO NUK E HARROI KURRË GJAKUN SHQIPTAR

  • Durrës/ Vodhën një market, në pranga dy të rinjtë, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

    Durrës/ Vodhën një market, në pranga dy të rinjtë, ja çfarë iu gjet njërit prej tyre

    Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën një market në Arapaj të Durrësit. Në pranga kanë përfunduar shtetasit A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.
    Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël, kanabisi, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.
    Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare. Policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta persona.
    Njoftimi i policisë:
    Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndikimi”
    Dyshohet se, nën ndikimin e lëndëve narkotike, vodhën në një market në Arapaj të Durrësit. Identifikohen dhe vihen në pranga dy autorët.
    Njërit prej autorëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, kanabis.
    Dy autorëve iu gjetën edhe sende të tjera të vjedhura më parë, në automjete e dyqane.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se njëri prej autorëve merrej edhe me shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Sekuestrohen sendet e vjedhura, një palë doreza dhe një kaçavidë që i përdornin për vjedhje, një sasi lënde narkotike kanabis dhe vlera monetare.
    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga puna gjurmuese dhe hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndikimi”.
    Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve: A. Gj., 20 vjeç, dhe E. Xh., 22 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 18, Durrës.
    Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një market në pronësi të shtetasit Sh. K., banues në fshatin Arapaj, dhe ishin larguar me një automjet që drejtohej nga shtetasi A. Gj.
    Në momentin e kapjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura jo vetëm në marketin e shtetasit Sh. K., por edhe sende të tjera të vjedhura në automjete dhe dyqane ditë më parë.
    Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Xh. iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, kanabis, për të cilën, nga veprimet hetimore, dyshohet se merrej edhe me shpërndarjen e saj.
    Njëkohësisht, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin për të kryer vjedhje, 3 telefona të markave të ndryshme, një kaçavidë, doreza dhe rrobat e përdorura gjatë vjedhjeve, si dhe një shumë vlerash monetare.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas dhe nga një shtetas tjetër.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.