Tag: gjatë

  • Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Përfundon mbledhja e KLP, Joni Keta zgjidhet drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot për të shqyrtuar dhe votuar kandidaturën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidati i propozuar për postin e drejtorit është Joni Keta, ish zv.drejtor i BKH-së, u zgjodh në krye të “FBI”-së shqiptare me 11 vota pro dhe asnjë kundër.
    Keta do të ketë një mandat 5-vjeçar nën drejtimin e BKH duke pasuar postin e Aida Hajnajt, si edhe ka mundësinë e rizgjedhjes pas përfundimit të mandatit.
    Procesi i përzgjedhjes ka zgjatur disa muaj dhe në garë ishin gjithsej 7 kandidatë, përfshirë zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorë. BKH, e njohur ndryshe si “FBI-ja shqiptare”, u drejtuar gjatë mandatit të parë nga Aida Hajnaj.
    Procesi i përzgjedhjes u monitorua nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, të pranishëm edhe gjatë votimit të sotëm.
    Gjatë garës, Joni Keta u përball me kandidatët Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.
    Me zgjedhjen e tij, struktura e BKH-së nis fazën e dytë të funksionimit, me synimin për të rritur kapacitetet e hetimit dhe mbështetjes ndaj SPAK në çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

  • 67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza

    67 gazetarë të vrarë gjatë këtij viti! Gati gjysma në zonat e konfliktit në Gaza

    Raporti i fundit i organizatës Reporterët pa Kufij (RSF) i publikuar këtë të martë, më 9 dhjetor, tregon një bilanc alarmant: 67 gazetarë janë vrarë gjatë vitit të fundit, shumica prej tyre të shënjestruar nga forcat e armatosura, grupet paramilitare dhe rrjetet kriminale.
    Të paktën 53 nga 67 profesionistët e medias të vrarë gjatë vitit të kaluar janë viktima të luftës ose rrjeteve kriminale.
    Në raportin vjetor të publikuar nga grupi për lirinë e medias me seli në Paris, thuhet se Gaza është zona më e rrezikshme, ku 43% e gazetarëve të vrarë u ekzekutuan nga ushtria izraelite. Që nga tetori 2023, mbi 220 gazetarë janë vrarë në këtë konflikt.
    Kjo i ka bërë forcat izraelite “armikun më të keq të gazetarëve“, tha RSF në raportin e saj.
    Ukraina dhe Sudani mbeten gjithashtu zona të përgjakshme për profesionistët e medias, me gazetarë të vrarë gjatë raportimit në terren.
    Meksika renditet si vendi i dytë më i rrezikshëm në botë për gazetarët, me nëntë të vrarë vetëm këtë vit, kryesisht nga krimi i organizuar.
    Vetëm dy gazetarë të huaj humbën jetën jashtë vendeve të tyre: fotografi francez Antoni Lallican në Ukrainë dhe gazetari nga Salvadori Javier Hércules në Honduras.
    Statistika shqetësuese
    Përpos numrit të gazetarëve që kanë mbetur të vrarë nga konfliktet në botë, të tjera statistika shqetësuese janë publikuar.
    Kështu, sipas raportit rezulton se 503 gazetarë janë aktualisht të burgosur në 47 vende. Kina mban vendin e parë me 121 të ndaluar, e ndjekur nga Rusia (48) dhe Myanmar (47).
    135 gazetarë janë të zhdukur, kryesisht në Siri (37) dhe Meksikë (28). Ndërsa 20 gazetarë janë peng në vende si Jemeni dhe Siria, ku grupet e armatosura vazhdojnë të përdorin gazetarët si mjet presioni.
    Drejtori i Përgjithshëm i RSF-së, Thibaut Bruttin, paralajmëron: “Gazetarët nuk vdesin, ata vriten! Ata shënjestrohen për punën e tyre. Kritika ndaj medias është e ligjshme, por urrejtja ndaj gazetarëve, e nxitur nga forcat e armatosura dhe krimi i organizuar, po i kthen ata në viktima të padëshiruara të historisë.”

  • Vdes në rrethana të mistershme nipi i Nehat Kullës, u hodh nga ura 160 metra e lartë

    Vdes në rrethana të mistershme nipi i Nehat Kullës, u hodh nga ura 160 metra e lartë

    ura ku eshte hedhur klodian kulla

    KLOS- Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”, në zonën e Klosit. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.
    “Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.
    Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Gjithashtu, një grup shpëtimi ka ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga zona ku është gjetur.
    Klodian Kulla që raportohet të jetë nipi i Nehat Kullës, ka ndaluar automjetin mbi urë dhe është hedhur në një lartësi prej 158 metrash duke përfunduar në shkëmbinjt e zallit të Fshatit.
    Nehat Kulla i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.
    Kulla shleu dënimin në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
    Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
    Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

  • I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para

    I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para

    Një person është gjetur i pajetë poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”.

    Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë së Shqipërisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Gjithashtu, një grup shpëtimi ka ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga zona ku është gjetur.
    Policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.
    Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.
    Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
    Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

    Top Channel

  • Shkenca thotë: Kënga ‘Last Christmas’ i shkakton ankth dhe stres qenve

    Shkenca thotë: Kënga ‘Last Christmas’ i shkakton ankth dhe stres qenve

    Ndërsa ju mund të kënaqeni me muzikën festive gjatë festave, duket se një këngë specifike po i streson qentë! Sipas një studimi të Pandora’s CloudCover Music, shumë kafshë, përfshirë qentë, nuk janë aspak të kënaqur me “Last Christmas” të Wham!. Kjo këngë ka një efekt negativ tek qentë, duke i shkaktuar atyre ankth dhe stres.

    Adhuruesit e muzikës së Krishtlindjeve kalojnë mesatarisht 65 orë e 42 minuta gjatë vitit duke dëgjuar këngë festive. Gjatë këtyre orëve, kafshët tuaja janë po aq të ekspozuara ndaj muzikës që ju dëgjoni. Por ndërsa ndoshta ju mund të kënaqeni me këngët e festave, kafshët nuk ndihen gjithmonë njësoj.

    Studimet kanë treguar se shumë qen reagojnë negativisht ndaj “Last Christmas”, duke shkaktuar ankth dhe tension në trupin e tyre. Muzika me ritme të larta ose tonalitete të veçanta mund të ketë një efekt stresues tek disa kafshë. Ndërkohë që ju mund të luani muzikën për t’u relaksuar, është e rëndësishme të keni parasysh se këto tinguj mund të jenë të dëmshëm për qentë dhe kafshët e tjera.

    Nëse planifikoni të dëgjoni këngët festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve, mund të dëshironi të rishikoni përzgjedhjen e këngëve dhe të shmangni atë që mund të shkaktojë ankth tek qentë tuaj. Kujdesi dhe mirëkuptimi ndaj kafshëve është gjithmonë i rëndësishëm, veçanërisht gjatë festave! 

  • Zbulohet anija e lashtë luksoze egjiptiane

    Zbulohet anija e lashtë luksoze egjiptiane

    Arkeologët kanë zbuluar në ujërat pranë Aleksandrisë një anije të rrallë argëtimi të Egjiptit të lashtë, e cila përputhet me përshkrimet e historianit grek të shekullit të parë, Strabo, duke e cilësuar zbulimin si një nga më emocionuesit e viteve të fundit.

    Anija, e datuar në gjysmën e parë të shekullit të parë pas Krishtit, ishte rreth 35 metra e gjatë dhe e konceptuar për të mbajtur një pavijon qendror me kabinë luksoze. Ajo u gjet pranë ishullit të fundosur Antirhodos, pjesë e portit të lashtë Portus Magnus të Aleksandrisë, një nga qytetet më madhështore të botës së antikitetit.

    Strabo, i cili vizitoi Aleksandrinë mes viteve 29-25 p.e.s., përshkruante anije të tilla si mjete të stolisura për udhëtime zbavitëse nga oborri mbretëror, ku njerëzit festonin, kërcenin dhe luanin muzikë gjatë natës.

    Zbulimi u bë nga Instituti Europian për Arkeologjinë Nënujore (IEASM), nën drejtimin e profesor Franck Goddio, një nga arkeologët më të njohur të detit.

    “Është hera e parë që një anije e tillë zbulohet në Egjipt”, tha ai, duke theksuar se deri më sot anijet e përshkruara nga autorët e lashtë njiheshin vetëm nga mozaikët dhe ilustrimet, si mozaiku i Palestrinës.

    Nga analizat paraprake, anija ka një gjerësi prej rreth 7 metrash dhe mund të ketë pasur mbi 20 lundërtarë. Ajo ishte vetëm 7 metra nën sipërfaqe dhe 1.5 metra nën sediment, me strukturë të pazakontë. Dyshemeja ishte e sheshtë dhe pupthi i rrumbullakët, i përshtatur për ujëra shumë të cekëta.

    Goddio beson se anija mund të ketë fundosur gjatë shkatërrimit të madh të Tempullit të Isis rreth vitit 50 e.s., ngjarje që solli zhytjen nën det të pjesëve të tëra të Aleksandrisë pas tërmeteve dhe valëve të fuqishme. Një tjetër teori sugjeron se anija mund të ketë qenë barkë rituale e tempullit të Isis, e përdorur gjatë ceremonive detare të kultit.

    Në strukturën e anijes u gjet edhe grafiti në greqisht, i cili ende nuk është deshifruar.
    Ky zbulim pritet të ofrojë të dhëna të reja mbi jetën, religjionin, luksin dhe kulturën e Egjiptit romak të hershëm. Sipas ekspertëve të Universitetit të Oksfordit, është hera e parë që gjendet një anije e këtij lloji në formë të ruajtur arkeologjike.

    Anija do të lihet në fund të detit, sipas rregullave të UNESCO-s që favorizojnë ruajtjen e mbetjeve nënujore. Punimet e gërmimeve do të vijojnë, ndërsa vetëm një pjesë shumë e vogël e zonës është eksploruar deri tani.

  • Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

    Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

    Yevhenii Ivanov, pilot ukrainas i një aeroplani luftarak Su-27, u vra gjatë kryerjes së një misioni luftarak në lindje të Ukrainës të hënën.
    “Nënkoloneli Yevhenii Vitaliiovych Ivanov, navigator i lartë i Brigadës së 39-të të Aviacionit Taktik, u vra gjatë kryerjes së një misioni luftarak në një aeroplan Su-27 në lindje në mesditën e 8 dhjetorit 2025”, u tha nga forcat ajrore ukrainase.
    Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme, duke deklaruar se rrethanat e tragjedisë janë nën hetim.

    Në anën tjetër, luftimet mes ukrainasve dhe rusëve janë duke vazhduar pothuajse në të gjithë pjesët e Ukrainës.
    Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për armë tjera nga aleatët perëndimorë me qëllim që të mund të parandalojë sulmet ruse.
     
  • Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 12-vjeçari, arrestohet oficeri i policisë

    Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një 12-vjeçari, arrestohet oficeri i policisë

    Një oficer policie është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një 12-vjeçari gjatë një kontrolli policor në Greqi.

    Sipas autoriteteve, i mituri së bashku me nënën e tij u paraqitën në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve dhe raportuan një rast të sjelljes së keqe policore. Menjëherë u hap një dosje hetimore, u njoftua Prokuroria dhe të miturit iu lëshua urdhër për ekzaminim mjeko-ligjor.
    Sipas mediave greke, në kuadër të procedurave, të miturit iu treguan 15 oficerët dhe ai identifikoi një prej tyre, megjithëse rezultoi se oficeri i përzgjedhur ishte në turnin e natës dhe jo gjatë orarit kur dyshohej se kishte ndodhur incidenti. Oficeri u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një akuzë për plagosje të një personi të pambrojtur.
    Megjithatë, nga hetimi paraprak dhe deklaratat e fqinjëve dhe shokëve të fëmijës, të cilët ishin të pranishëm gjatë kontrollit, nuk u gjetën prova që të konfirmonin përdorimin e dhunës.

    Top Channel

  • Letra e shtatë vendeve të BE për asetet e ngrira ruse, Leyen: Sa më gjatë që Putini e vazhdon luftën, aq më e lartë kostoja për Rusinë

    Letra e shtatë vendeve të BE për asetet e ngrira ruse, Leyen: Sa më gjatë që Putini e vazhdon luftën, aq më e lartë kostoja për Rusinë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mbështetja e Kievit dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes evropiane janë përparësi kryesore për të ashtuquajturin “Aleanca e të gatshmëve”, një grup vendesh që kërkojnë të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë .

    Von der Leyen tha se kishte informuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë të Koalicionit mbi përparësitë e planit evropian. Ajo tha se propozimi për të përdorur asetet e ngrira ruse përmes një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën ishte “kompleks”, por do të rriste koston e luftës për Moskën.
    “Sa më gjatë që Putini të vazhdojë luftën e tij, duke derdhur gjak, duke marrë jetë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase, aq më e lartë do të jetë kostoja për Rusinë”, tha Presidentja e Komisionit.
    Ajo shtoi se lidhjet brenda Evropës ishin “ më të forta se kurrë ” dhe se shtetet anëtare do të vazhdonin “të qëndronin së bashku, duke mbështetur Ukrainën dhe duke mbrojtur Evropën”.

    This afternoon, we had a meeting of the Coalition of the Willing. I updated President @ZelenskyyUa and leaders present on two key priorities – support for Ukraine and increasing European defence preparedness.
    We all know what is at stake and we know we do not have any more time…
    — Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 8, 2025

    Top Channel