Tag: gjatë

  • “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

    “Unë dhe familja ime po flinim me paranoja”/ Ballafaqimi mes Gjestit dhe Eglit, çfarë ndodhi gjatë darkës së tyre në suit?

    Egli dhe Gjesti kaluan një darkë së bashku në suitën e vendosur në shtëpi, për t’u ballafaquar me njëri-tjetrin.

    Gjatë bisedimit që patën, banorja i tregoi se çfarë përjetoi nga Gjesti, me këtë të fundit që i kërkoi dhe falje.

    Në Prime-n e së martës, ky ballafaqim u pasqyrua kështu nga banorët:

    Egli: Ndjeva nota pendese. Ndoshta shumë gjëra bëhen prej lojës dhe nuk e vë në dyshim. Zgjedh të besoj që po, ka dhe variantin që ka nota sinqeriteti në pendesën e tij, që thotë se e vret pendesa. Për më tepër, nuk mendoj se është as rasti i parë e as rasti i fundit që për atë egon mashkullore, të thotë që në fund të ditës se nuk ka asgjë. Gjesti nuk ka moshën e Laertit le të themi, jo moshën e tim ati. Gaboi. Por nuk dua të jetojmë me pengje. Ndoshta nesër nuk mund të zgjohemi nga gjumi. Nuk dua të pendohem.

    Gjesti Nuk e besoj që është e vërtetë ato që më thonë. Nuk e kam bërë vetëm këtë sukses, por që dhe Egli ka ndikim në këtë. Kemi arritur të kemi një komunikim të mirë. Falje kam kërkuar. Nuk e kam kuptuar atë që kam thënë. Dhe unë kam vepruar me kokën time.

  • Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë! Ja një nga simptomat e para që

    Kanceri i mushkërive nuk fillon gjithmonë me kollë! Ja një nga simptomat e para që

    Sot, gjithçka i atribuohet stresit, mungesës së gjumit ose rraskapitjes së përgjithshme, përfshirë lodhjen. Megjithatë, nëse përjetoni lodhje të pashpjegueshme që zgjat për një kohë të gjatë, duhet t’i kushtoni vëmendje.
    Lodhja kronike është një nga simptomat e kancerit të mushkërive që pacientët e raportojnë shpesh, veçanërisht në fazat e mëvonshme të sëmundjes. Vështirësia në frymëmarrje e shkaktuar nga kanceri i mushkërive mund të çojë në një ndjenjë të theksuar lodhjeje.
    Përveç kësaj, grumbullimi i lëngjeve në zgavrën e barkut mund ta vështirësojë edhe më shumë frymëmarrjen, gjë që e shton më tej lodhjen.
    Simptoma të tjera të kancerit të mushkërive.
    Përveç lodhjes së pashpjegueshme, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik rendit edhe simptomat e mëposhtme që mund të tregojnë kancerin e mushkërive:
    Një kollë që nuk largohet pas tre javësh. Një kollë e vazhdueshme që përkeqësohet
    Infeksione të përsëritura të frymëmarrjes
    Kollitja me gjak
    Dhimbje gjoksi gjatë frymëmarrjes ose kollës
    Frymëmarrje e vazhdueshme
     
    Humbje oreksi ose humbje peshe e pashpjegueshme
     
    Simptomat më pak të njohura përfshijnë ndryshime në gishta si trashje e majave, vështirësi në gëlltitje dhe dhimbje gjatë gëlltitjes.

  • 3 frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

    3 frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

    Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit gjatë ditës, duke parandaluar mbingrënien ose zgjedhjet e gabuara ushqimore më vonë.
    Por, cilat jaën 3 frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin?
    Mollët
    Mollët janë një zgjedhje ideale për mëngjes, jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për përfitimet shëndetësore që ofrojnë. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në kontrollin e oreksit dhe parandalojnë zgjedhjet e keqija ushqimore gjatë ditës. Mollët gjithashtu përmbajnë një flavanoid të quajtur quercetin, i cili ka veti antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.
    Portokalli
    Portokajt janë burime të shkëlqyera të vitaminës C, e cila është thelbësore për imunitetin dhe shëndetin e zemrës. Gjithashtu, këto fruta ofrojnë një sasi të mirë të fibrave dhe kaliumit, duke ndihmuar në mbajtjen e një tensioni të shëndetshëm të gjakut. Antioksidantët dhe fitonutrientët që gjenden në portokajt kanë veti antinflamatore dhe detoksifikuese, të cilat janë të dobishme për të parandaluar sëmundje kronike.
     
    Kivi
     
    Kivi edhe pse më pak i njohur se mollët dhe portokalli, është një frut fantastik për mëngjesin. Ky frut është i pasur me vitaminë C, e cila është jetike për forcimin e imunitetit. Gjithashtu, kivi ofron një sasi të mirë të fibrave, të cilat janë të dobishme për tretjen dhe ndihmojnë në rritjen e ndjesisë së ngopjes. Përmbajtja e lartë e ujit në kivi gjithashtu kontribuon në hidratimin e trupit, i cili është veçanërisht i rëndësishëm në mëngjes pas një periudhe të gjatë pa ujë gjatë natës.
     
    Këto 3 fruta mollët, portokajt dhe kivi ofrojnë një kombinim të shkëlqyeshëm të shijes, energjisë dhe përfitimeve shëndetësore për të filluar ditën tuaj. Një mëngjes i pasur me këto fruta jo vetëm që ndihmon në një ditë të fortë përpara por edhe kontribuon në një rutinë më të shëndetshme ushqimore në afat të gjatë, duke ulur rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

  • Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit, dëmet që shkaktojnë

    Gabimet e zakonshme që bëni gjatë dushit, dëmet që shkaktojnë

    Dushi i shpeshtë apo mos ndërrimi i peshqirëve për një kohë të gjatë mund të sjellin shqetësime të ndryshme për shëndetin tuaj. Për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa këshilla të vlefshme.
    Bëni dush shumë shpesh
    Nëse bëni çdo ditë dush edhe nëse në të vërtetë nuk keni nëvojë për një të tillë, ju mund të jeni duke dëmtuar lëkurën tuaj. Larja largon vajin dhe bakteret e shëndetshme nga lëkura juaj, kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë, kruarje dhe të lejojë që bakteret e këqija të hyjnë përmes lëkurës së plasaritur. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj papastërtive dhe baktereve normale, ju në fakt e ndihmoni atë në forcimin e sistemit imunitar.
     
    Përdorni sapunin e gabuar
    Sapunët e ashpër mund të vrasin shumë baktere, duke përfshirë edhe ato të mirat. Duke e lënë lëkurën tuaj më të ekspozuar ndaj bakereve të dëmshme që janë rezistente. Prandaj përdorni sapunë të butë me vajra të shtuar, pastrues të butë ose shampo dushi me hidratues të shtuar. Nëse keni ekzemë ose lëkurë të ndjeshme, sapunët me aroma mund të irritojnë më tepër lëkurën tuaj. Në vend të tyre përdorni sapunë pa aromë.
     
    Nuk i lani shpesh peshqirët
    Peshqirët e lagësht janë një terren perfekt për rritjen e baktereve, mykut dhe viruseve. Një peshqir i ndotur mund të shkaktojë mykun e thonjve, kruajtjen e këmbëve dhe lytha. Për të shmangur këtë, ndërroni ose lani peshqirin tuaj të paktën një herë në javë dhe sigurohuni që të thahet pas çdo përdorimi.
     
    Mos pastrimi i sfungjerëve të dushit
    Sfungjerët janë të shkëlqyer por janë edhe vendi i përsosur që mikrobet zgjedhin për t’u fshehur. Ju duhet ta pastroni atë çdo javë dhe pas çdo përdorimi ta lini në një vend të përshtatshëm ku ai mund të thahet me lehtësi. Dhe mos harroni ta zëvendësoni me një të ri çdo 1-3 muaj.
     
    Bëni dush me ujë të nxehtë
    Një dush i gjatë dhe i nxehtë edhe pse mund t’ju kënaqë pa masë, sidomos në muajt e ftohtë, mund të largojë yndyrat natyrale të lëkurës tuaj duke e lënë lëkurën e thatë. Mbroni lëkurën tuaj duke përdorur ujë të vakët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse keni një sëmundje të lëkurës si ekzema ose psoriasa.
     
    I lani flokët shumë shpesh
     
    Nëse nuk keni skalp shumë të yndyrshëm, ndoshta nuk keni nevojë t’i lani flokët çdo ditë. Nëse keni flokë kaçurrelë, të trashë ose të lyer, lajini flokët më rrallë në që të mos thahen shumë.
     
    Nuk e pastroni kokën e dushit
     
    Koka juaj e dushit është shtëpia ideale për bakteret, të cilave u pëlqen të rriten në vrimat e vogla, të lagura dhe të errëta. Kur uji rrjedh, bakteret mund të hyjnë në ajrin që thithni.
     
    Nuk e hidratoni lëkurën pas dushit
     
    Kremi hidratues funksionon duke bllokuar lagështinë në lëkurën tuaj. Koha më e mirë për ta përdorur është menjëherë pasi të jeni larë. Aplikojeni krem hidratues brenda pak minutash psi jeni tharë mirë me peshqir.

  • Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Sfida me Andorrën, Kombëtarja stërvitet në Londër. Shqetëson Strakosha

    Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin “Wembley”.
    Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta.
    Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.
    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi.
    Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.
    Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.
    Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.
    Ndërsa, Andorra do të zhvillojë konferencën në orën 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në orën 19:00.

  • Si ta Përgatisni Shtëpinë për të Ftohtin e Dimrit

    Si ta Përgatisni Shtëpinë për të Ftohtin e Dimrit

     Me ardhjen e dimrit në një shtëpi ajo çfarë shtohet në mënyrë të ndjeshme është fatura e energjisë.

    Kjo për shkak të të ftohtit në vendin ku jetoni, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve në mbarë botën.

    Prandaj është e rëndësishme të keni parasysh disa këshilla për të shmangur të ftohtin dhe faturat e kripura në fund të muajit.

    AgroWeb ju sugjeron 4 këshillat e domosdoshme nga ekspertët.

    Izoloni shtëpinë

    Edhe nëse nuk mund ta izoloni të gjithën, të paktën kujdesuni që të investoni tek çatia apo muret që kanë më shumë kontakt me erën dhe shiun.

    Sipas ekspertëve çereku i nxehtësisë që mund të shpërndani në shtëpi me anë të ngrohseve mund të humbasë nëse nuk keni një shtëpi të izoluar.

    Një izolim i mirë do të mbajë të gjithë nxehtësinë brenda duke ju ulur për rrjedhojë faturën e energjisë për një kohë të gjatë.

    Perde më të trasha

    Rreth 40% e nxehtësisë del jashtë nga dritaret ndaj është mirë t’i mbuloni ato me perde të trasha.

    Gjatë dimrit përdorni perde më të gjatë, të plota e të rënda në mënyrë qët ë parandaloni të ftohtin.

    Në këtë mënyrë do të evitoni futjen direkte të ajrit të ftohtë në shtëpi apo lagështirën që mund të sjellë dimri.

    Kujdesuni për oxhakun

    Një kanal nga ku mund të futet i ftohti në shtëpinë tuaj është edhe oxhaku i papërdorur.

    Nëse keni një oxhak që e ndizni rrallë sigurohuni që ta mbyllni në brendësi të tij në mënyrë që të mos qarkullojë ajri i ftohtë.

    Në të kundërt mjaft të ndizni zjarrin e të ngroheni me jë kosto më të ulët.

    Tubat kullues

    Gjatë periudhës së shirave, ngricave ato që mund të prishen e rëndohen më shpejt janë tubat e kullimit në shtëpinë tuaj.

    Sidomos nëse keni një shtëpi private, ndaj kini parasysh t’i kontrolloni nëse janë në gjendje ta përballojnë dimrin ose jo.

    Në këtë mënyrë mund t’i kurseni vetes punë dhe para përgjatë periudhës së shirave apo ngricave./AgroWeb.org

  • Lulet e Brokolit, Surprizat e një Perimeje Plot Vlera

    Lulet e Brokolit, Surprizat e një Perimeje Plot Vlera

    Brokoli është një perime që rritet mirë gjatë periudhave të freskëta të vitit. Brokoli i përket familjes së kultivarëve Brassica oleracea, që përfshin lakrën, lakrën e vogël, lulelakrën dhe barishte të tjera.

    Formimi i tufëzave të brokolit në qendër të bimës shënon momentin kur ju duhet të përkujdeseni rregullisht për rritjen e saj.
    Brokoli mblidhet kur sythet e lules janë akoma të mbyllura. Kur petalet e lules së brokolit nisin të marrin nuancë të verdhë, atëherë prijeni brokolin nga kërcelli menjëherë, pavarësisht madhësisë, pasi ky është momenti i fundit për të përfituar perimen e brokolit.
    Nëse lulet çelin, atëherë lakra e brokolit do të shpërhapet dhe perimja nuk do ta ketë formën e saj tradicionale.
    Shpesh ndodh që bima futet në periudhën e lulëzimit më herët se zakonisht. Kjo vjen për shkak të mangësive në ujitje dhe përkujdesje.
    Në rastin e brokolit, një perime që dashuron freskinë, lulëzimi i hershëm nënkupton se bima është mbajtur në temperatura të ngrohta.
    Në vendet me klimë të ngrohtë, farat e brokolit mbillen në vjeshtë, në mënyrë që të çelin gjatë dimrit ose në fillim të pranverës.
    Mënyra më e mirë për të parandaluar çeljen e luleve të brokolit është të ruani temperaturën në tokën e mbjellë.
    Nëse e mbillni brokolin në mot të ngrohtë, atëherë sigurohuni ta ujisni në mënyrë të përsëritur. Uji i ftohtë do ta ruajë temperaturën e tokës dhe do të ndalojë lulëzimin e parakohshëm të bimës.
    Lulet ngjyrëverdhë të brokolit janë të ngrënshme dhe të shijshme. Ato mund të hahen të freskëta ose të gatuara.
    Këto lule përdoren jo vetëm për garniturë por edhe përfshihen në sallatë falë vlerave të tyre ushqimore.
    Lulet e çelura plotësisht të brokolit do të fishken gjatë zierjes, por lulet pjesërisht të çelura e ruajnë formën e tyre.
    Aroma dhe shija e këtyre luleve është goxha e kënaqshme dhe e kërkuar, madje në shumë tregje, ato shiten në sektorin e barishteve të veçanta dhe delikate.
    Kultivarët më të përhapur të brokolit janë tre. Kultivari më i përdorur është ai Kalabrez që ka marrë emrin nga Kalabria e Italisë.
    Tufat e tij janë të mëdha dhe kërcenjtë të trashë. Ky kultivar prodhohet në temperaturë të ftohtë. Kultivari i dytë është ai me tufëza të shumta e të vogla dhe me shumë kërcenj të hollë.
    Lulelakra ngjyrë vjollcë është një nënkultivar i brokolit që ka tufëza shumë më të vogla. Shpesh ndodh që majat e tufëzave kanë ngjyrë vjollcë./AgroWeb.org

  • Si ta rrisni trumzën në kushtet e shtëpisë

    Si ta rrisni trumzën në kushtet e shtëpisë

    Trumza është një bimë me shumë përdorime. Janë plot 50 varietete të kësaj bime që përdoren në gatim dhe për zbukurim. Aroma e saj kompleton shijen e çdo gatimi.

    Llojet e trumzës Trumza që përdoret në kuzhinë njihet si Trumza Angleze. Kërcenjtë e saj janë të mbushura me lule të vogla në formë ovale. Kjo bimë mund të arrijë deri në 30 centimetra, ndonëse disa lloje të saj janë më të shkurtra. Ka varietete të tjera të trumzës që zvarriten dhe janë ideale për zbukurimin e kopshteve ose gurëve.
    Trumza e limonit është një tjetër varietet shumë i dashur, posaçërisht për aromën e agrumeve. Ajo përdoret si për zbukurimin e kopshteve por edhe në gatime. Një nga kultivarët e këtij varieteti ka gjethe të verdha dhe zgjerohet horizontalisht. Ajo konsiderohet si një mbulesë shumëngjyrëshe e lëndinave me lulet e saj ngjyrë të verdhë, të kuqe dhe jeshile.
    Trumza herbale (Thymus herbabarona) është shumë aromatike. Ajo ka gjethe me ngjyrë jeshile të errët.
    Rritja e trumzësAgroWeb.org ju sugjeron që të blini më mirë fidanë të gatshëm se sa ta rrisni trumzën direkt nga fara, duke qenë se në këtë mënyrë ajo do të lëshojë rrënjë shumë ngadalë dhe do të rritet në mënyrë të çrregullt. Mund të merrni degën e një bime ekzistuese të trumzës dhe ta rrisni atë. Trumza e adhuron diellin. Ajo kërkon një tokë të kulluar mirë, por është bimë e pavarur dhe kërkon hapësirë nga simotrat e saj, të paktën në 30 centimetra. Gjatë dimrit, trumza ka nevojë tëeuml; qëndrojë ngrohtë. Halat e pishës janë ideale për të mbuluar bazën e bimës dhe mbrojtur atë nga ngricat. Gjatë pranverës dhe verës duhet ta krasisni trumzën, e cila ka tendencën të shpërthejë dhe të zerë shumë hapësirë.
    Mbledhja dhe ruajtja Gjethet dhe degët e trumzës mund të mblidhen gjatë gjithë verës. Por nëse dëshironi ta thani trumzën, atëherë mblidhini degët, lidhini së bashku dhe varini kokëposhtë në një vend të ajrosur mirë dhe në hije. Gjethet mund t’i thani, piqni ose ngrini veçmas. Nëse dëshironi, mund t’i ruani në një enë të mbyllur mirë./AgroWeb.org

  • Trëndafila Mahnitës në Hapësirat e Shtëpisë – Si t’i Mbillni në Shtëpi

    Trëndafila Mahnitës në Hapësirat e Shtëpisë – Si t’i Mbillni në Shtëpi

    Një nga lulet më të mrekullueshme që gëzon syrin dhe mahnit shqisat me aromën dhe pamjen magjepsëse.

    AgroWeb.org ju sjell mënyrën se si t’i rrisni me sukses në hapësirat e shtëpive tuaja.
    Trëndafilat kanë një sezon mbjelljeje edhe në këtë periudhë.
    Kur të keni zgjedhur llojin e trëndafilit që dëshironi ta rrisni vetë, vendosni për metodën e rritjes: nga rrënja apo dega. Rrënjët e zhveshura të trëndafilit mund të mbillen direkt nën tokë.
    Nëse dëshironi mund të zgjidhni fidanë të gatshëm dhe t’i transferoni ato nga saksia në një tjetër ose në kopsht.
    Këto mund t’i gjeni në çdo pikë të tregtimi të luleve me shumicë apo me pakicë në qytetet tuaja.
    Zgjidhni vendndodhjen
    Duhet të gjeni një vend që preket nga drita për të paktën 6 orë në ditë. Nga ana tjetër, zgjidhni një vend jo të mbipopulluar me bimë të tjera.
    Toka duhet të jetë e shkrifët dhe të ketë një sistem të mirë kullimi. Mund të zgjidhni vazo të thella që u japin trëndafilave hapësirën e duhur për të lulëzuar.
    Ujitini trëndafilat gjatë përgatitjes për mbjellje. Nëse jeni duke mbjellë rrënjët e trëndafilave, futini në ujë për disa orë.
    Nëse jeni duke mbjellë fidanë, ujitini mirë përpara transferimit në një vazo tjetër.
    Duhet të hapni nga një vrimë për çdo trëndafil që do të mbillni. Vrima duhet të jetë 35-40 centimetra e gjërë dhe 30 cm e thellë.
    Masat e mësipërme nuk kanë nevojë të jenë ekzakte, por e rëndësishme është që trëndafilat të kenë hapësirë.
    Dheun e hequr mënjanë duhet ta përzieni me pleh. Nëse synoni të mbillni shumë trëndafila, atëherë jepuni bimëve shumë hapësirë nga njëra tjetra.
    Mbjella dhe Kujdesi
    Mbjellja. Rrënjët ose fidanët duhet t’i vendosni në vrimën e hapur dhe t’i rrethoni me dheun organik. Nëse jetoni në vend me klimë të ftohtë, atëherë rrënjët ose fidanët e trëndafilit duhen futur më thellë nëntokë që të mbrohen nga temperaturat e ftohta.
    Përdorni duart për të shtypur dheun përreth që mos të krijojë bulëza ajri.
    Vaditja. Trëndafilat kërkojnë ujitje të vazhdueshme, sidomos gjatë natës, pasi i keni mbjellë ato.
    Shtoni hala pishe dhe pleh në shtatin e rrënjëve dhe të fidanëve.
    Kjo do e mbajë temperaturën përreth në nivele të qëndrueshme dhe do t’i mbrojë trëndafilat gjatë fazës fillestare të rritjes.
    Gjatë verës ujitini më shpesh. Trëndafilat kanë nevojë për shumë ujë që të rriten shëndetshëm. Mos e lini tokën të thahet.
    Krasitini trëndafilat. Në këtë mënyrë do të jenë të shëndetshëm dhe të bukur. Largoni zgjatimet e shkurreve në mënyrë që të parandaloni prishjen e bimës.
    Krasitja duhet të jetë e njëtrajtshme, sipër sythave aty ku formohen degët.
    Trëndafilat kanë nevojë për mbrojtje gjatë dimrit. Kujdes nga ngricat.
    Zgjatimet dhe e gjithë shkurrja duhet krasitur ndjeshëm deri në gjysmë metri. Degët mund t’i lidhni së bashku që të jenë më të mbrojtura./AgroWeb.org

  • Djerësitja Shfaros Rezervat e Kaliumit, Magnezit dhe Glukozës – Si Duhen Zëvendësuar

    Djerësitja Shfaros Rezervat e Kaliumit, Magnezit dhe Glukozës – Si Duhen Zëvendësuar

    Sapo të ktheheni në shtëpi nga një ditë nën diellin e nxehtë, ndaluni në kuzhinë.

    Edhe pse mund të mos keni oreks, është e rëndësishme që të furnizoni trupin tuaj pas gjithë djersitjes.
    Edhe pse ne nuk jemi të uritur gjatë muajve të verës, të ushqyerit e shëndetshëm është më e rëndësishme se kurrë, thonë shumë shkencëtarë dhe dietologë.
    Humbja dhe Zëvendësimi i Ushqyesve të Nevojshëm
    Djerësitja shkakton humbje masive tek kripërat minerale të organizmit. I nxehti sjell mangësi në kalium dhe natrium dhe arrin të shfarosë rezervat e glukozës, të cilat na japin energji.
    Gjatë të nxehtit, përqendrimi i kripës në gjak rritet, sepse trupi humbet më shumë ujë sesa natrium.
    Zëvendësoni humbjet me ujë ose lëng frutash të holluar dhe trupi juaj do të balancojë veten.
    Humbja e kaliumit ndodh edhe kur ju djersini. Zëvendësoni kaliumin duke pirë një gotë lëng portokalli ose kajsie ose duke ngrënë banane, rrush, patate, kos ose produkte qumështi.
    Frutat e pyllit, shalqini, pjepri dhe pjeshkët janë zgjedhje të tjera të mira.
    Magnezi gjithashtu humb gjatë djersitjes. Kjo mund të zëvendësohet duke ngrënë drithëra.
    Humbja dhe Zëvendësimi i Glukozës
    Gjatë motit të nxehtë, rezervat e glukozës, të cilat na japin energji, gjithashtu shterojnë në maksimum. Ata gjithashtu mund të zëvendësohen nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm.
    Zgjidhni perimet që janë të thella dhe të errëta në ngjyrë, sepse ato përmbajnë më shumë vitamina dhe minerale.
    Për shembull, hani spinaq në vend të sallatës jeshile. Zgjedhje të tjera të mira janë brokoli, speca jeshilë dhe karrota.
    Përdorni sa më tepër lëngje. Zëvendësimi i lëngjeve të humbura është kritik në nxehtësinë e verës, por kini kujdes se çfarë pini. Qëndroni larg pijeve me sheqer sepse mbeten të dëmshme për organizmin.
    Gjithashtu shmangni shumë kafeinën dhe alkoolin. Ata janë diuretikë dhe do të humbni më shumë ujë.
    Mos harroni se ushqimi renditet i pari
    Disa njerëz mendojnë se vitaminat kokërr mund të zënë vendin e ushqimit, por kjo nuk është e vërtetë.
    Para së gjithash, vitaminat dhe mineralet nuk sigurojnë energji, sepse nuk japin glukozë. Glukoza mund të merret vetëm përmes ushqimit.
    Lajmi i mirë është që substancat e humbura zëvendësohen përmes një mënyre të shëndetshme në të ngrënë gjatë verës.
    Edhe kur kripërat minerale humbin me djerësitjen nuk ka nevojë për të marrë suplemente shtesë./AgroWeb.org