Gëzim Hysaj, babai i futbollistit Elseid Hysajt, i kërkoi kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit në Shkodër, krijimin e një moli në liqen.
Ai tha se krijimi i një moli do t’i vinte në ndihmë jo vetëm biznesit të tij gjatë periudhës së dimrit, por edhe të tjerëve që ndodhen në zonë.Pjesë nga diskutimi:
Sipërmarrësi: Jam Gëzim Hysaj, kur kam ardhur këtu shumë njerëz më kanë thënë se je budalla, por unë kam parë punën time. Pavarësisht fatit se djali fitoi disa lekë, më mbështeti dhe kam ndërtuar këtu. Jam në vitin e 4. Shyqyr që të takova. Për të bërë një biznes për të ecur para ee kemi në dorë ne. Unë kisha një kërkesë, njerëzit kanë ardhur te unë. Gjatë verës kam qenë plot. Kam 19 dhoma të faturuara gjatë vitit të kaluar, 116 mijë euro vetëm me këto dhoma. Unë për dimrin më duhet me pasur akses në liqen. Turistët e kërkojnë me bërë xhiro. Uji lëviz këtu, sivjet e kemi thelluar me bashkinë. Por gjatë dimrit mbyllet. Duhet një mol. Unë kërkoj një akses në liqen se është në të mirën e të gjithëve. Kam planifikuar të blej një skaf, me vendosur një biletë simbolike. Liqeni është pasuri e rrallë.
Rama: E pashë edhe molin e ri. Do ta zgjidhim, por ka edhe një gjë tjetër që besoj se duhet duke parë çfarë kanë ata që bëjnë sukses në turizëm në dimër. Duhet edhe një element tjetër që ka shumë potencial që është turizmi i fizioterapisë, shëndetit, masazheve. Yt bir me siguri ka njohje me fizioterapista. Ajo është një zonë e industrisë që po merr gjithmonë e më shumë hov.
Tag: gjatë
-

Babai i Elseid Hysajt i kërkoi mol në liqen, ja si iu përgjigj Rama
-

Nata e Kadrit, koha kur energjia e lutjes sinkronizohet me universin
Besimtarët muslimanë ashtu si dhe të gjithë amatorët e kulturës e dijeve të lashta njohin rëndësinë e Natës së Kadrit, e cila qëllon mes 10 ditëve të fundit të muajit të Ramazanit, në të cilën besohet se energjia e lutjes është e sinkronizuar dhe e shumëfishuar prandaj ritualet e besimit në të vlejnë shumë herë se ditët e tjera.
Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë) ndodh vetëm gjatë muajit të Ramazanit dhe zgjat një natë nga perëndimi i diellit deri në agim.
Sivjet udhëheqësit e besimit kanë deklaruar se Nata e Kadrit është nesër, të enjten e 27 marsit.
Besimi thotë se agjërimi në datën e Natës së Kadrit vlen sa 1 mijë muaj ose afro 80 vite, ku shpërblimi është më i madh se kurdoherë. ‘Kadr’, në arabisht përkthehet në ‘fat’ ose ‘dekret’ prandaj besohet se përmes lutjes myslimani mund të përmirësojë fatin e tij dhe atë që është shkruar për ta nga Zoti.
Nata e Kadrit është shumë e mundshme që të ndodhë gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, kur besimtarët janë më të angazhuar e fokusuar në adhurim dhe lutje. Ajo mund të bie në një nga këto data 21, 23, 25, 27, 29, dhe shumë muslimanë përpiqen të përkushtohen më shumë gjatë këtyre ditëve në lutje dhe adhurime për të pasur mundësinë për të ndjerë këtë natë të bekuar.
Gjatë natës së Kadrit, besimtarët angazhohen në adhurim të pandërprerë, duke lexuar Kur’an-in dhe duke u lutur për mirësi dhe udhëzim nga Zoti. Ky përkushtim ka një vlerë të madhe, dhe për ata që janë të sinqertë në lutjet e tyre sjell dobi dhe begati.
Nata e Kadrit është një mundësi për të pastruar shpirtin dhe për të bërë pajtim me Zotin. Ajo ofron mundësinë për të kërkuar falje për gabimet dhe për të arritur më shumë dije dhe afërsi me Allahun. Muslimanët besojnë se falja dhe begatia janë shumë më të mëdha gjatë kësaj nate, duke e bërë atë një moment të çmuar në kalendarin islamik. -

Tentoi ta grabiste dhe dhunoi me çekiç një grua, dënohet me burg shqiptari në Greqi!
Një 29-vjeçar shqiptar, i cili sulmoi një punonjëse karburanti me çekiç në zonën e Agioi Anargyri në Greqi, ka dëshmuar se ishte nën efektin e drogës gjatë aktit.
Ngjarja ndodhi më 20 shkurt 2024, kur autori hyri në dyqan rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe sulmoi gruan duke e goditur në shpinë, bark dhe kokë. Gjatë sulmit, ai e kërcënoi gruan duke i kërkuar paratë dhe e goditi atë, duke arritur të rrëmbejë rreth 680 euro.
Pas sulmit, autori tentoi të arratiset, por u kap nga policia dhe u arrestua.
Ai ka deklaruar gjatë mbrojtjes së tij se ishte përdorues droge dhe nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, duke kërkuar falje për veprimet e tij. Sipas mjekëve, viktima ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë mavijosje dhe gërvishtje të shumta.
“Unë jam përdorues droge, nuk mbaj mend asgjë. Kisha pirë shumë pilula, përdor kokainë, nuk mbaj mend çfarë kam bërë, kërkoj falje. Prej 13 vitesh jetoj në Greqi. Nuk e di… Shumë pak e mbaj mend ngjarjen, nuk e mbaj mend”, mësohet se ka dëshmuar ai në polici në lidhje me ngjarjen.
Disa ditë më vonë, shqiptari u gjykua dhe u dënua me 5 vjet e 10 muaj burg për aktin e dhunshëm që ka kryer -

Përdorimi i aseteve publike gjatë fushatës, Celibashi: Ka progres nga institucionet, sanksione penale për shkeljet
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, gjatë një tryeze diskutimi të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për administrimin e procesit zgjedhor, vlerësoi përmirësimin e situatës në lidhje me përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore.
Celibashi theksoi se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023, ka pasur një progres në sjelljen e institucioneve publike në raport me përdorimin e aseteve publike gjatë fushatës zgjedhore, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.
“Situata krahasuar me zgjedhjet e 2021 dhe 2023 ka një lloj ndryshimi pozitiv sa i përket sjelljes së institucioneve publike në raport me përdorimin e aseteve publike në prag dhe gatë fushatës zgjedhore. Duke thënë këtë nuk jam duke konfirmuar se standardi i sjellës së të gjitha institucioneve është ai që duhet të jetë, duhet të mbajmë në vëmendje se të paktën nuk jemi duke bërë regres në këtë çështje por as ndonjë progres sinjifikativ. Duket që ka një interes të shtuar apo merak të shtuar thuajse nga të gjithë drejtuesit e institucioneve publike për të qenë në rregull me ligjet që përcaktojnë sjelljen e administratës publike në këtë periudhë. Deri diku nga zori e deri diku nga ndërgjegjësimi, ata ia kanë dalë që t’i respektojnë këto rregulla, por ka ende shumë për të bërë dhe kuptojmë që mentaliteti është ai që duhet të ndryshojë”, tha Celibashi.
Kryekomisioneri pati dhe një paralajmërim për institucionet publike, se nëse shkelin ligjet në prag apo gjatë fushatës zgjedhore në përdorimin e aseteve publike për qëllime politike do të ketë sanksione deri të karakteri penal për ta.
“Ne si KQZ jemi përpjekur që t’i përgjigjemi të gjithave kërkesave dhe denoncimeve të organizatave të ndryshme lidhur me këtë aspekt dhe është mirë që në denoncimin e këtyre fenomeneve të prezantojmë gjetje të rëndësishme. Duhet të presim si do jetë situata në vijim, shpresoj që të kuptojmë të gjithë dhe institucionet që ka disa kufij që nuk duhet t’i shkelin, përndryshe sanksionet do të jenë edhe të karakterit penal në disa raste”, përfundoi Celibashi.
Prej vitit 1996, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka monitoruar shumicën e zgjedhjeve parlamentare dhe të qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe ka ofruar ekspertizën e tij ligjore në procesin e hartimit dhe ndryshimit të legjislacionit zgjedhor. -

Kurti: 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti informon se janë gjetur dhe identifikuar 11 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ata janë identifikuar pas 26 pranverash në pritje dhe ankth.
Postimi i plotëPas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve.
Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe djem shqiptarë, u grumbulluan me dhunë nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, në një fushë në Kralan, rrethuar me tanke. Aty u mbajtën nën tortura të vazhdueshme, pa ujë dhe ushqim për dy ditë. Më 4 prill, nga ta u ndaluan 86 burra dhe djem, ndër të cilët 11 ishin të mitur.
Që nga ajo ditë, askush nga ta më nuk është parë i gjallë. Disa prej tyre ishin gjetur në afërsi të liqenit Peruqac në Bajina Bashta të Serbisë. Pas zhvarrosjes nga Bishtazhini, Serbia i rrëmbeu kufomat.
Pas 26 viteve, në varrezën masive në Bishtazhin, janë gjetur dhe identifikuar:
Adem GashiSahit GashiBekim HasaniSheremet IsmajliMentor MyrtajOsman FejzaShkelzen HajdarajBekim GashiSabedin KryeziuMentor KryeziuVehbi Halilaj
Plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Në këto ditë të rënda nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e tyre. Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën dhe durimin e palëkundshëm të familjarëve përgjatë këtyre viteve.
Në këto ditë, e çdo ditë tjetër, të përbashkët e kemi dhembjen dhe nderimin për martirët e dëshmorët e kombit në Kosovë. Qëndrojmë bashkë për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë.
Jemi të përbashkuar në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Jemi pranë familjeve, me gjithë përkrahjen e mundshme, në këtë rrugëtim të vështirë të dhembjes dhe kujtesës. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të dashurit tonë që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë.Lavdi! -

Hashim Thaçi takon familjarët në Prishtinë para se të niset për në Hagë
Kosova E Shtunë, 22 Mars 2025 11:55
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij.
Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet të takojë edhe djalin e tij, Endritin, gjatë ditës së sotme.Thaçi erdhi dje në Kosovë, fillimisht për të nderuar kujtimin e babait të tij tek varri i tij dhe më pas vizitoi shtëpinë e tij në Burojë, ku takoi nënën, motrën dhe gruan. Pas takimeve të sotme me familjen, ai pritet të qëndrojë deri në pasdite dhe më pas të niset drejt Hagës për të vijuar procesin e tij ligjor.
-

Durrës, operacioni policor “Spring”, vë në pranga 3 shtetas, sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis
Durrës/Operacione të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Spring”.Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së kanabisit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.Sekuestrohen 3.5 kilogramë kanabis, e përpunuar dhe gati për shitje.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Spring”.Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Gjatë operacionit, pranë mbikalimit të Shkozetit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi H. Ç., i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë.Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë, konkretisht A. K., 43 vjeç dhe G. K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin shitur shtetasit H. Ç., në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15, lëndën narkotike që iu sekuestrua gjatë këtij operacioni.Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit A. K. dhe G. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një dorezë hekuri.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-

Maqedoni/ Kryhet autopsia e 59 viktimave, Mjekësia ligjore: Të gjithë viktimat në diskotekën e Koçanit vdiqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën nga asfiksia, që u shkaktua drejtpërdrejt nga zjarri, tha më 21 mars drejtori i mjekësisë ligjore në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Stankov, i cili dha informacione për autopsitë dhe identifikimin e viktimave.
Gjatë një konference për media ai tha ekspertët e mjekësisë ligjore, patologjisë dhe ekipe nga Ministria e Brendshme morën pjesë në kryerjen e autopsisë për 59 viktimat. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
“Disa nga viktimat kishin djegie të shkallës së parë dhe të dytë, por tre persona kishin edhe djegie të shkallës së katërt. Katër persona kishin pësuar thyerje të brinjëve dhe u asfiksuan teksa po tentonin të iknin”, tha Stankov.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ai tha se janë përdorur dy metoda për të identifikuar viktimat, përmes ADN-së dhe analizimit të shenjave të gishtërinjve. Megjithatë, Stankov tha se ishte e pamundur që të analizonin shenjat e gishtërinjve të katër viktimave, prandaj ata u identifikuan përmes ADN-së.
“Aktualisht po kryhen analiza toksikologjike për të përcaktuar se çfarë gjendej në gjakun e viktimave, edhe pse sipas gjetjeve mikroskopike gjatë kryerjes së autopsive, shumica e tyre kishin monoksid karboni”, tha Stankov, raportojnë mediat maqedonase.
Autoritetet thanë se raportet e të gjitha autopsive të kryera do të kompletohen gjatë këtij muaji, por analizat toksikologjike mund të marrin më shumë kohë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
“Nga 59 autopsitë e kryera, 70 për qind e viktimave ishin nga 16 deri në 29 vjeç, 16 ishin gra dhe 43 burra. Nuk dua të hyj në detaje pasi nuk janë kryer të gjitha analizat, por ka pasur viktima me thyerje të brinjëve dhe shenja të presionit që kanë çuar në asfiksi”, tha Stankov.
Duke folur për asfiksinë, Stankov shpjegoi se nën ndikimin e monoksidit të karbonit, shfaqen kokëdhimbje, të vjella, marramendje, humbje të vetëdijes, çorientim dhe paralizë muskulore dhe në raste të tilla, viktimat zakonisht gjenden pranë vendit ku kanë qenë në momentin kur kanë tentuar që të shpëtojnë.
-

Zbulimi i çuditshëm në Antarktidë, shkencëtarët gjejnë ekosistem të paprekur nga drita poshtë ajsbergut 19 milje të gjatë
Kur një ajsberg masiv u shfaq në brigjet e Antarktidës në fillim të këtij viti, bëri më shumë sesa thjesht riformësimin e shtresës së akullit, zbuloi një botë detare të lashtë dhe të paprekur.
Ajo që shkencëtarët gjetën nën akull i la ata të dy të habitur dhe plot pyetje. Ajsbergu 19 milje i gjatë u shkëput nga George VI Ice Self, duke ekspozuar një pjesë të oqeanit që nuk kishte parë rrezet e diellit për dekada. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
“Është një lloj ngjarjeje që kur ndodh, ju braktisni gjithçka që po bëni”, tha Patricia Esquete, shkencëtarja kryesore e misionit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
U gjet jetë aty ku nuk pritej
Sipas Washington Post, ekipi priste pak shenja jete, ndoshta sedimente, ndoshta disa mikrobe. Në vend të kësaj, ata gjetën një botë të gjallë që lulëzon në errësirë. Merimangat gjigante të detit, oktapodët, peshqit e akullit, koralet dhe sfungjerët, duke përfshirë një sfungjer në formë kavanozi që mund të jetë qindra vjeçar, në shtratin e detit.
“Ne ishim vërtet të befasuar dhe të mahnitur nga ekosistemet e ndryshme dhe ekosistemet e pasura që gjetëm atje poshtë”, shpjegoi Esquete, një studiuese në Universitetin e Aveiro në Portugali.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Gjatë ekspeditës disamujore, shkencëtarët përdorën një mjet të pilotuar nga distanca për të regjistruar pamjet dhe për të mbledhur mostra. Ekipi gjithashtu eksploroi pjesë më të thella të detit Bellingshausen.
Ndër gjetjet e tyre ishin krimbat e çuditshëm, kërmijtë e detit, peshqit dhe krustacet, shumë prej të cilëve mund të jenë krejtësisht të reja për shkencën. Identifikimi i plotë do të marrë muaj të tërë analizash laboratorike
Një mister më i thellë nën akull
Pavarësisht diversitetit, një pyetje dominonte misionin: Si mbijeton kaq shumë jetë në një vend krejtësisht të shkëputur nga rrezet e diellit? Në pjesë të tjera të oqeanit, organizmat në sipërfaqe fotosintezojnë dhe dërgojnë lëndë ushqyese deri në fundin e detit.
Por nuk ka shi të tillë lëndësh ushqyese nën akullin e Antarktidës. Në vend të kësaj, shkencëtarët dyshojnë se ekosistemi mund të ushqehet nga rrymat e oqeanit, uji i shkrirë nga akullnajat ose ndonjë burim tjetër i panjohur.
Kjo nuk është hera e parë që studiuesit janë befasuar nga biodiversiteti i Tokës në thellësi të detit.
Vitin e kaluar, një ekspeditë e Institutit Ocean Schmidt në brigjet e Kilit zbuloi më shumë se 70 lloje të reja, duke përfshirë karavidhe me kallam dhe kërmijtë e detit.
Por gjetja e Antarktidës është ndryshe. Ai u ofron shkencëtarëve një fotografi natyrore të një ekosistem të paprekur nga drita, aktiviteti njerëzor ose problemet klimatike.
-

Rama: Hotelet që parapaguajnë 65% të kapacitetit nuk do të kenë kontrolle gjatë sezonit veror
Kryeministri Edi Rama ka propozuar një skemë të re për formalizimin e sektorit të hotelerisë, duke ofruar një marrëveshje parapagimi për bizneset që dëshirojnë të shmangin kontrollet tatimore gjatë sezonit veror. Gjatë një takimi me sipërmarrës në Sarandë, Rama njoftoi se hotelet që pranojnë të deklarojnë paraprakisht 65% të kapacitetit të tyre për periudhën maj-shtator, nuk do të përballen me inspektime tatimore.
“Duam ta fillojmë me këtë dhe kush paguan 65% të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, nuk ka asnjë kontroll. Për më tepër, 30% e periudhës së dimrit do të përfshihet në këtë skemë, për të ndihmuar bizneset të mbajnë minimumin e stafit gjatë gjithë vitit,” tha Rama. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ai theksoi se kjo skemë është rezultat i konsultimeve me operatorët turistikë dhe se qeveria synon një formalizim gradual të sektorit, duke shmangur kontrollet e ashpra dhe krijimin e presionit mbi bizneset.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Në të njëjtin takim, kryeministri foli edhe për zhvillimet urbane në Sarandë dhe Ksamil, duke paralajmëruar kontrolle më të rrepta mbi administrimin e plazheve dhe duke përjashtuar mundësinë që pronarët e restoranteve të menaxhojnë shezlongët. Përveç kësaj, Rama njoftoi se falë inteligjencës artificiale, bizneset do të monitorohen nga inspektori virtual për të siguruar korrektësinë e faturave.
Sipas tij, hyrja e Shqipërisë në BE do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e vlerës së pronave, duke i inkurajuar investitorët të përfitojnë nga ky moment.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”