Tag: gjatë

  • ‘Berisha duhet të ishte në burg dhe jo në fushatë’, Ndocaj: Anti-shqiptar, të hetohen krimet e tij që nga 1991

    ‘Berisha duhet të ishte në burg dhe jo në fushatë’, Ndocaj: Anti-shqiptar, të hetohen krimet e tij që nga 1991

    Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka kritikuar ashpër kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se ai duhet të ishte në burg për veprimtarinë e tij dhe jo në fushatë elektorale. Gjatë një emisioni televiziv, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetonte të gjithë veprimtarinë e Berishës, duke përmendur disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë vrasjet e 2 prillit në Shkodër, Gërdecin, 21 janarin dhe furnizimin e makinerisë ushtarake të Millosheviçit me naftë kundër Kosovës.
    Ndocaj ka theksuar se Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, është përballë dy figurave intrigante, si Rama dhe Berisha, ku njëri premton pasaportë për BE dhe tjetri do të “shkrijë” SPAK-un. Sipas Ndocajt, fitorja e këtyre dy figurave do të nënkuptonte fundin e Shqipërisë dhe një rritje të emigracionit.
    Ai ka theksuar se Berisha është një nga njerzit më antikosovarë, duke e akuzuar atë për veprime që dëmtoi interesat e Kosovës gjatë luftës, duke furnizuar makinerinë serbe me naftë. Gjithashtu, Ndocaj ka kërkuar që SPAK të hetojë gjithashtu aksidentin misterioz të Sokol Olldashit në vitin 2013 dhe të hulumtojë veprimtarinë e Berishës për tre dekada, duke nisur nga ngjarjet e 2 prillit në Shkodër.
    Ai e ka përfunduar intervistën duke apeluar për drejtësi dhe hetim të plotë mbi këto ngjarje, për të siguruar që të bëhet drejtësi për qytetarët shqiptarë.

  • Kujdes gjatë fundjavës/ Reshje shiu dhe bubullima, ja çfarë pritet të ndodhë me motin dhe temperaturat

    Kujdes gjatë fundjavës/ Reshje shiu dhe bubullima, ja çfarë pritet të ndodhë me motin dhe temperaturat

    Edhe përgjatë ditës së shtunë në të gjithë territorin do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm.
     
    Gjatë ditës së nesërme nuk do të mungojnë reshjet e shiut të cilat do të jenë me intensitet mesatr të shoqëruara me shkarkesa elektirke.
    Ndërkohë pritet që era nga kuadrati i lindjes të arrijë shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa valëzimi në det do të arrijëderi në 1-2 ballë.
     

  • Policia Rrugore Rrit Masat për Parandalimin e Aksidenteve

    Policia Rrugore Rrit Masat për Parandalimin e Aksidenteve

    Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, duke përdorur makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

    Shoferët paralajmërohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe të shmangin alkoolin para se të ulen në timon. Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe parakalimet e gabuara mbeten ndër shkeljet më të rrezikshme, sidomos gjatë fundjavave kur trafiku është më i rënduar në zonat turistike dhe bregdetare. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Për shkak të motit të lagësht, autoritetet apelojnë për më shumë kujdes, pasi rreziku i aksidenteve rritet ndjeshëm. Policia Rrugore është e pranishme në terren 24/7 dhe fton të gjithë drejtuesit e mjeteve të kontribuojnë për sigurinë rrugore.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

  • “Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

    “Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

    Në konferencën për mediat, ai tha se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje.
    Ndërsa inflacioni qëndron në nivele të ulëta, Sejko tha se tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.
    Sejko u shpreh se tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.
    Po ashtu, Guvernatori Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.
    Fjala e plote e Guvernatorit
    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.
    Ndonëse jo të plota, të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat, kanë ardhur në rritje gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni qëndron në nivele të ulëta, tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje të shpejtë e të qëndrueshme.
    Politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime. Ajo ka mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit tonë, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe stabilitetin financiar. Gjithashtu, ajo ka gjeneruar një ambient financiar të qetë, me kushte të favorshme financiare dhe kreditim në rritje.
    Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm.
    Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
    ***
    Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të lehtë në dy muajt e parë të vitit 2025, duke qëndruar në nivelin mesatar prej 1.9%. Rënia e inflacionit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.
    Në aspektin makroekonomik, zhvillimet në inflacion gjatë tremujorëve të fundit janë diktuar – në pjesën më të madhe – nga rënia në nivele të ulëta e inflacionit të importuar, në përgjigje të ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe të forcimit të kursit të këmbimit. Ndërkohë, presionet e brendshme inflacioniste kanë pasur një rënie më të ngadaltë dhe mbeten konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Ecuria e këtyre të fundit pasqyron si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit.
    Statistikat zyrtare mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik gjatë dy tremujorëve të fundit nuk janë ende të plota. Megjithatë, informacioni i disponuar sugjeron se rritja ekonomike ka mbetur solide, në nivele të krahasueshme – ndonëse disi më të ulëta – se ajo e tremujorëve paraardhës. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Kjo ecuri është pasqyruar në zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që dinamikat e sektorit të industrisë dhe të bujqësisë janë më të dobëta.
    Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat. Kështu, sipas të dhënave të Instat-it, punësimi në tremujorin e katërt shënoi një rritje vjetore prej 1.8%, ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e papunësisë gjatë vitit 2024 zbriti në 8.5%, kundrejt nivelit 9.5% të shënuar gjatë vitit 2023. Sikundër e kemi theksuar dhe më parë, rritja e punësimit dhe e pagave ndihmon zgjerimin e të ardhurave familjare, por ajo tenton gjithashtu të transmetohet në rritje të kostove të punës dhe të çmimeve të konsumit.
    Rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Këto të fundit janë diktuar si nga niveli relativisht i ulët i normës bazë të interesit dhe i normave të interesit të kredisë, ashtu edhe nga qasja pozitive e sektorit bankar ndaj kreditimit.
    Tregjet financiare kanë qenë të qeta gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Ato vijojnë të karakterizohen nga një nivel i lartë likuiditeti dhe prime të ulëta rreziku, duke shfaqur – në të njëjtën kohë – edhe një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit.
    Për pasojë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me ritme të shpejta – prej mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit – duke shfaqur në të njëjtën kohë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe një cilësi të mirë portofoli. Një zhvillim specifik i dy tremujorëve të fundit ka qenë riaktivizimi i kreditimit në valutë, si pasojë e uljes së normave të interesit në tregjet evropiane dhe i rritjes së shpejtë të kredisë akorduar bizneseve për investime. Kjo e fundit shënoi një rritje mesatare prej 20% gjatë dy muajve të parë të vitit, duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese. Gjithashtu, treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.06% në muajin shkurt, një minimum i ri historik prej më shumë se një dekade.
    Stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në BB. Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj.
    Përditësimi i parashikimeve sugjeron se trendet pozitive të zhvillimit do të vijojnë edhe në të ardhmen.
    Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm.
    Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.
    ***
    Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
    të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen.
    Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

  • Shtatë Ushqimet e Shëndetshme Që Të Mbajnë Të Ngopur Më Gjatë

    Shtatë Ushqimet e Shëndetshme Që Të Mbajnë Të Ngopur Më Gjatë

    Në larminë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, ka produkte që treten shpejt dhe nuk të mbajnë të ngopur.

    Kësisoj, e gjejmë veten shpesh duke na kapur uria më shpejt dhe kërkojmë diçka për të ngrënë.
    Por përfundojmë duke ngrënë më shumë, e pastaj ndihemi të fryrë.
    Nga ana tjetër, ka disa ushqime të caktuara që të mbajnë të ngopur për më gjatë dhe shmangin urinë e tepërt.
    7 Ushqimet Që Të Ngopin Më Shumë
    Ekspertët e AgroWeb.org kanë listuar më poshtë ushqimet që kanë aftësi të mëdha ngopëse, falë të cilave njeriu mund të mbajë nën kontroll nivelin e kalorive dhe të përmirësojë shëndetin.
    Patatja e Zier Ose e Pjekur
    Patatet janë të pasura me niseshte, vitaminë C dhe ushqyes të tjerë të dobishëm.
    Kur ajo zihet ose piqet, patatja ka aftësinë të ulë oreksin dhe të mbajë njeriun të ngopur për më gjatë.
    Bishtajoret dhe Legumet
    Thjerrëzat, qiqrat, fasulet e bizelet janë karbohidrate që treten ngadalë.
    Ato përmbajnë shumë proteinë dhe fibër.
    Falë tyre, këto ushqime mbajnë nën fre urinë dhe nën kontroll nivelin e kalorive të konsumuara.
    Ushqimet e Pasura Me Fibër
    Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterolin.
    Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha.
    Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen.
    Produktet e Bulmetit Me Pak Yndyrë
    Këto produkte ju mbajnë të ngopur dhe ju frenojnë nga ideja e të ngrënit pa kursyer.
    Kosi është një nga shembujt më të mirë kundër urisë dhe mbipeshës.
    Ai është shumë i pasur me proteina.
    Vezët
    Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinës, vitaminës dhe mineraleve.
    Njerëzit që konsumojnë vezë në mëngjes ose në drekë ndihen më të ngopur dhe kanë më pak gjasa të konsumojnë ushqime jo të shëndetshme mes vakteve ose gjatë ditës./AgroWeb.org

  • Hyri në fushë dhe sulmoi arbitrin, procedohet penalisht presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima

    Hyri në fushë dhe sulmoi arbitrin, procedohet penalisht presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima

    Presidenti i klubit futbollistik “FK Apolonia” për femra, Koço Kokëdhima është proceduar penalisht pas një incidenti gjatë një ndeshjeje futbolli.
    Sipas njoftimit të policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet FK Apolonia dhe FK Gramshi, në stadiumin “Loni Papuçiu”, K. K. ka hyrë në fushë dhe ka debatuar me arbitrin, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar.

    Për këtë ngjarje, është nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për hetime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • “Mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë”, ish-ylli i Inter-it: Më pengoi kok*ina

    “Mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë”, ish-ylli i Inter-it: Më pengoi kok*ina

    Në gusht 2003, Chelsea bleu Adrian Mutu për 16 milionë sterlina, në një kohë kur klubi po shpenzonte falë investimeve të reja nga Roman Abramovich.
    Damien Duff, Juan Sebastián Verón, Joe Cole, Hernán Crespo dhe Claude Makélélé ishin ndër të tjerë që mbërritën në të njëjtën kohë.
    Rumuni, i cili në Angli mbahet mend më shumë për ndalimin e dopingut sesa për paraqitjet e tij në fushë, kujtoi ato kohë për Telegraph:
    “Marrja e kokainës gjatë kohës sime te Chelsea ishte vendimi më i keq që mund të kisha marrë në karrierën time. Isha i vetmuar dhe i trishtuar, por as depresioni dhe as asgjë tjetër nuk i justifikonte veprimet e mia.
    “Duhej të kisha kërkuar ndihmë. Por ju mësoni nga gjithçka në jetë, dhe ky mësim më bëri një person më të mirë – shumë më të pjekur dhe të vetëdijshëm. Dhe unë jam krenar për këtë.
    “Tolerancë zero – kjo ishte politika e Chelsea-t për drogën. Dhe mendoj se është e drejtë. Bëra një gabim, devijova nga rruga dhe e pagova çmimin.
    “Nuk isha mësuar me atë jetë. Unë nuk isha i përgatitur. Shkova te Chelsea gjatë një periudhe të trazuar në jetën time personale dhe e gjeta veten të bllokuar në shumë justifikime dhe gënjeshtra. Isha shumë i ri dhe shumë i vetëm”.
    Pasojat e asaj zgjedhjeje: “E kam menduar shumë dhe mendoj se për më shumë se një sezon kam qenë ndër lojtarët më të mirë në botë, kështu që mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë. Por vendimet e këqija më penguan ta bëja këtë. Mundohem të mos e mundoj veten për këtë”.

  • Hyri në fushë dhe dhunoi arbitrat! Nis hetimi ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima

    Hyri në fushë dhe dhunoi arbitrat! Nis hetimi ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima

    Koço Kokëdhima

    TIRANË-Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vënë nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu arbitrin. Ndaj tij, rëndon vepra penale “veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi.

    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i cili aktualisht është presidenti i klubit “Apolonia” u fut në fushë gjatë ndeshjes dhe tentoi të godasë arbitrin kryesor të ndeshjes Dorian Maletaj. Kjo për shkak se dha 3 kartona të kuq për lojtaret e ekipit të Apolonisë, të cilat pavarësisht mungesave, arritën që të triumfonin me rezultatin 1-0./ZËRI

  • Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin të mos sulmojë Poloninë. Armatoset Suedia

    Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin të mos sulmojë Poloninë. Armatoset Suedia

    Polonia ndihet veçanërisht e kërcënuar nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë. Gjatë një vizite në Varshavë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte përsëriti gatishmërinë e Aleancës për t’u kundërpërgjigjur.
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte e ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin që të mos ndërmarrë ndonjë sulm ndaj Polonisë. Kushdo që mendon se mund të shpëtojë duke sulmuar Poloninë ose një vend tjetër të NATO-s gabon dhe “do të ndiejë forcën e plotë të kësaj aleance të vendosur”, tha Rutte gjatë një vizite në kryeqytetin polak, Varshavë.

    “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”, shtoi kreu i aleancës ushtarake perëndimore. Kjo duhet të jetë e qartë për Putinin dhe “këdo që dëshiron të na sulmojë”.
    Më shumë fonde për ushtrinë
    “Rusia është dhe do të mbetet kërcënimi më i madh dhe më i keq për aleancën tonë,” theksoi Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin polak Donald Tusk. Moska po e transformon ekonominë e saj në një “ekonomi lufte”, e cila do të ketë një ndikim të madh në aftësitë e ushtrisë ruse.
    Në këtë kontekst, Rutte përshëndeti rritjen e planifikuar të shpenzimeve të mbrojtjes në Evropë dhe Kanada. Ai ra dakord me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se vendet e NATO-s duhet të investojnë edhe më shumë në sigurinë e tyre. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet “guri themeltar i aleancës sonë dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shtoi holandezi.
    Tusk theksoi se, duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në ndryshim, është shumë e rëndësishme që Polonia të marrë konfirmimin “se NATO-ja është e detyruar të mbrojë Poloninë në çdo situatë kritike”. Kryeministri foli edhe për bisedimet e armëpushimit mes përfaqësuesve të SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë: “Të jemi të sinqertë, ndikimi ynë në këto negociata, për ta thënë me mirësjellje, është i kufizuar. Prandaj, ne si NATO, si Poloni, duhet të jemi të përgatitur për skenarë që ende nuk i kuptojmë plotësisht”.
    Prandaj Polonia planifikon të shpenzojë 4.7% të prodhimit të saj të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen kombëtare këtë vit. Për më tepër, qeveria e Varshavës synon të tërhiqet nga i ashtuquajturi Traktati i Otavës që ndalon minat kundër personave, siç bënë Estonia, Letonia dhe Lituania. Të katër shtetet janë aleatë të ngushtë të Ukrainës.
    Suedia armatoset
    Suedia, anëtare e re e NATO-s, dëshiron gjithashtu të rrisë në mënyrë dramatike shpenzimet e saj të mbrojtjes gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Kryeministri Ulf Kristersson njoftoi në një konferencë shtypi në Stokholm se rreth 300 miliardë krona suedeze (afërsisht 28 miliardë euro) do të shpenzohen për mbrojtjen deri në vitin 2035. Ky është plani për riarmatimin më të madh ushtarak që nga Lufta e Ftohtë.
    Që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne e kemi parë veten në një situatë krejtësisht të re të politikës së sigurisë. Për më tepër, ka shumë pasiguri për marrëdhëniet transatlantike, tha Kristersson, duke iu referuar politikës së Trumpit. Këto pasiguri do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.
    Investimet e financuara nga kreditë janë të nevojshme për të alokuar rreth 3.5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2030, shpjegoi kryeministri suedez. Aktualisht, në vendin skandinav janë shpenzuar rreth 2.4% të PBB.
    Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë në vitet 1990, Suedia reduktoi në mënyrë drastike shpenzimet e saj ushtarake. Vetëm pas aneksimit nga Rusia të Gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, qeveria e Stokholmit filloi të investonte më shumë në sigurinë e vendit. Në mars 2024, Suedia, më parë neutrale, iu bashkua zyrtarisht NATO-s./DW/

  • Babai i Elseid Hysajt kërkon mol në liqen, Rama: Do ta zgjidhim, por kjo zonë ka potencial për industrinë e fizioterapisë

    Babai i Elseid Hysajt kërkon mol në liqen, Rama: Do ta zgjidhim, por kjo zonë ka potencial për industrinë e fizioterapisë

    Nga Shkodra në një takim me sipërmarrësit e rinj, kryeministri Edi Rama tha se vetëm në energji dhe ujë janë bërë rreth 200 milionë euro investime. Gëzim Hysaj, babai i futbollistit Elseid Hysajt, i kërkoi Ramës krijimin e një moli në liqen. Ai tha se krijimi i një moli do t’i vinte në ndihmë jo vetëm biznesit të tij gjatë periudhës së dimrit, por edhe të tjerëve që ndodhen në zonë.
    Sipërmarrësi: Jam Gëzim Hysaj, kur kam ardhur këtu shumë njerëz më kanë thënë se je budalla, por unë kam parë punën time. Pavarësisht fatit se djali fitoi disa lekë, më mbështeti dhe kam ndërtuar këtu. Unë kisha një kërkesë, njerëzit kanë ardhur te unë. Gjatë verës kam qenë plot. Kam 19 dhoma të faturuara gjatë vitit të kaluar, 116 mijë euro vetëm me këto dhoma. Unë për dimrin më duhet me pasur akses në liqen. Turistët e kërkojnë me bërë xhiro. Uji lëviz këtu, sivjet e kemi thelluar me bashkinë. Por gjatë dimrit mbyllet. Duhet një mol. Unë kërkoj një akses në liqen se është në të mirën e të gjithëve. Kam planifikuar të blej një skaf, me vendosur një biletë simbolike. Liqeni është pasuri e rrallë.

    Rama: E pashë edhe molin e ri. Do ta zgjidhim, por ka edhe një gjë tjetër që besoj se duhet duke parë çfarë kanë ata që bëjnë sukses në turizëm në dimër. Duhet edhe një element tjetër që ka shumë potencial që është turizmi i fizioterapisë, shëndetit, masazheve. Yt bir me siguri ka njohje me fizioterapista. Ajo është një zonë e industrisë që po merr gjithmonë e më shumë hov.