Tag: gjatë

  • Liderët urojnë Fitër Bajramin me thirrje për tolerancë

    Liderët urojnë Fitër Bajramin me thirrje për tolerancë

    Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i kanë uruar qytetarët e vendit për festën e Fitër Bajramit, me mesazhe për mirësi dhe tolerancë.

    Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë të dielën e 30 marsit Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
    Presidentja Osmani tha se kjo ditë feste duhet të jetë “një moment reflektimi, dashurie dhe mirësie për të gjithë ne”.
    “Uroj që lutjet tuaja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar, e që shtëpitë tuaja të mbushen me paqe, harmoni e me bekime”, tha ajo.
    Në Kosovë ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt të dielën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.
    Kurti uroi besimtarët duke bërë thirrje për mirësi dhe shëndet.
    “Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti”, tha Kurti.
    Ndërkohë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe tolerance mes njerëzve, duke bërë lutje që të ndalet dhuna pas disa vrasjeve që tronditën vendin gjatë muajit mars.
    “Pavarësisht motiveve dhe rrethanave, në islam vrasja është një akt i ndaluar dhe i shëmtuar, ndër gjynahet më të mëdha. Feja islame i jep shumë rëndësi jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj”, tha Tërnava.
    Dy vrasje dhe një vetëvrasje në Vushtrri, si një tjetër vrasje në Prishtinë gjatë muajit të Ramazanit në mars tronditën vendin.
    Çfarë është Fitër Bajrami?Fitër Bajrami zakonisht pritet me gëzim dhe entuziazëm dhe shënohet me falje në xhemat dhe festime që zakonisht përfshijnë vizita familjare, tubime, shëtitje dhe rroba të reja.
    Kjo festë shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit, që zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
    Përvec agjërimit, myslimanëve u gjithashtu të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin.
    Fitër Bajrami zgjat tri ditë.
    Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.
    Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë, pas krishterimit.
    Në kontinent janë disa vende me shumicë myslimane, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën./REL

    Top Channel

  • Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave!

    Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave!

    Ushtria izraelite zgjeroi ofensivën e saj tokësore në Rripin jugor të Gazës, duke përparuar në lagjen al-Jneina të Rafah, si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar një zonë tampon përgjatë kufijve të enklavës.

    Gjatë operacionit, ushtria raportoi se trupat shkatërruan infrastrukturën e Hamasit në zonë.
    Më vete, dhjetëra sulme ajrore u kryen gjatë fundjavës, duke synuar atë që ushtria thotë se janë Hamasi dhe infrastruktura e Xhihadit Islamik Palestinez. Objektivat përfshinin depo armësh, raketahedhës dhe ndërtesa të përdorura nga grupet terroriste. Sulmet, shtoi ushtria izraelite, vranë gjithashtu disa operativë terroristë, përfshirë ata që ishin përgjegjës për sulmet me mortaja ndaj Izraelit.
    Ndërkohë, ushtria izraelite ka pranuar gjithashtu se gabimisht ka hapur zjarr ndaj ambulancave dhe zjarrfikësve në jug të enklavës, gjatë një operacioni të synuar kundër anëtarëve të Hamasit, raporton Corriere della Sera. Incidenti ka ndodhur të dielën e kaluar në lagjen Tel Sultan të Rafah dhe, sipas autoriteteve të Hamasit, të paktën një shpëtimtar u vra.
    IDF tha se trupat e saj fillimisht qëlluan ndaj automjeteve të Hamasit, duke vrarë disa terroristë, por menjëherë më pas automjete të tjera u afruan në mënyrë të dyshimtë, duke bërë që ushtria të hapte përsëri zjarr, duke goditur anëtarët e dyshuar të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.
    Pas një hetimi paraprak, IDF pranoi se disa nga automjetet e synuara ishin autoambulanca dhe zjarrfikëse./TAR

    Top Channel

  • “Kalonte më shumë kohë me djemtë…”/ Kriset marrëdhënia mes Loredanës dhe Danjës, banorja: Ka përdorur fjalë ofenduese

    “Kalonte më shumë kohë me djemtë…”/ Kriset marrëdhënia mes Loredanës dhe Danjës, banorja: Ka përdorur fjalë ofenduese

    Me afrimin e fundit të garës në Big Brother VIP Albania 4, raporti i Danjës dhe Loredanës ka pasur krisje, që ka çuar në debate të shumta mes banoreve.

    Gjatë spektaklit të së shtunës, të dyja banoret kanë akuzuar njëra-tjetrën për prishjen e shoqërisë mes tyre.

    Loredana: Raporti me Danjën ka filluar shumë mirë dhe ishte krijuar një afrimitet goxha i rëndësishëm. Ndërkohë që ne ndanim krevatin bashkë, gjatë ditës e shikoja që Danja kalonte më shumë me djemtë se sa me mua. Sjelljen e saj shumë herë e kam neglizhuar por më vonë kuptova se ajo rrinte me djemtë e shtëpisë për të përmbushur egon. Gjatë gjithë kohës është munduar të thojë: Loredana është xheloze. Sulmet kanë ardhur gjithmonë nga ana e saj.

    Danja: Marrëdhënien me Loredanën e kam pasur në syrin tim të shëndetshme. I kam thënë në sy atë që unë mendoj. Loredanën këto ditë e kam dëgjuar të më thojë fjalë ofenduese si: je shumë fallso, shumë e ulët, por ajo që më bënë më shumë përshtypje është se më thotë se kërkoj marrëdhënie sipërfaqësore.

  • Dëshironi 10 vite jetë më shumë?/ Ja çfarë diete duhet të ndiqni

    Dëshironi 10 vite jetë më shumë?/ Ja çfarë diete duhet të ndiqni

    David Sinclair, një shkencëtar dhe profesor në Universitetin e Harvardit, ka studiuar shumë për mënyrat se si mund të jetoni më gjatë dhe të ngadalësoni plakjen. Ai thotë se disa ndryshime të thjeshta në mënyrën se si hani dhe jetoni mund t’ju shtojnë deri në 10 vjet jetë.

    Për Sinclair, nuk ka rëndësi vetëm çfarë hani, por edhe si e hani atë. Ai beson se është më e rëndësishme të hani ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, sesa të hani shumë, madje dhe ushqime të shpejta.

    Një nga këshillat e tij është të hani më pak, por ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, si perime dhe fruta. Ai gjithashtu sugjeron të mos hani karbohidrate në mëngjes, pasi këto ushqime i japin trupit një ndjenjë bollëku, që e pengon trupin të përdorë energjinë dhe të aktivizojë proceset që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.

    Për të nisur ditën, ai rekomandon ushqime si kosi, arrat dhe disa suplemente që ndihmojnë trupin të djegë yndyrën dhe të rigjenerohet. Kjo mund të ndihmojë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe në parandalimin e plakjes.

    Sinclair gjithashtu është një mbështetës i dietës mesdhetare, e cila përfshin ushqime të shëndetshme si vaji i ullirit, drithërat dhe perimet. Kjo dietë ndihmon zemrën dhe parandalon sëmundjet që lidhen me plakjen.

    Megjithatë, për Sinclair, është e rëndësishme jo vetëm të hani mirë, por edhe të bëni ushtrime dhe të siguroheni që të flini mirë. Ai sugjeron të përdorni shtretër që rregullojnë temperaturën për të fjetur më mirë. Syri.net-iefimerida.

     

  • Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave

    Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Rafah të Gazës, ushtria pranon sulmin ndaj autoambulancave

    Ushtria izraelite zgjeroi ofensivën e saj tokësore në Rripin jugor të Gazës, duke përparua në lagjen al-Jneina të Rafah, si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar një zonë tampon përgjatë kufijve të enklavës. Gjatë operacionit, ushtria raportoi se trupat shkatërruan infrastrukturën e Hamasit në zonë.

    Më vete, dhjetëra sulme ajrore u kryen gjatë fundjavës, duke synuar atë që ushtria thotë se janë Hamasi dhe infrastruktura e Xhihadit Islamik Palestinez. Objektivat përfshinin depo armësh, raketahedhës dhe ndërtesa të përdorura nga grupet terroriste. Sulmet, shtoi ushtria izraelite, vranë gjithashtu disa operativë terroristë, përfshirë ata që ishin përgjegjës për sulmet me mortaja ndaj Izraelit.

    Ndërkohë, ushtria izraelite ka pranuar gjithashtu se gabimisht ka hapur zjarr ndaj ambulancave dhe zjarrfikësve në jug të enklavës, gjatë një operacioni të synuar kundër anëtarëve të Hamasit, raporton Corriere della Sera. Incidenti ka ndodhur të dielën e kaluar në lagjen Tel Sultan të Rafah dhe, sipas autoriteteve të Hamasit, të paktën një shpëtimtar u vra.

    IDF tha se trupat e saj fillimisht qëlluan ndaj automjeteve të Hamasit, duke vrarë disa terroristë, por menjëherë më pas automjete të tjera u afruan në mënyrë të dyshimtë, duke bërë që ushtria të hapte përsëri zjarr, duke goditur anëtarët e dyshuar të Hamasit dhe Xhihadit Islamik.

    Pas një hetimi paraprak, IDF pranoi se disa nga automjetet e synuara ishin autoambulanca dhe zjarrfikëse.

     

  • Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Mars 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Mars 2025

    Dashi
    Jeta juaj ne çift do ece me se miri gjate kësaj dite. Do i kushtoni me tepër kohe partnerit dhe gjithçka do shkoje për mrekulli. Beqaret do kenë mundësi shume te mira për te filluar lidhje serioze te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat nuk do kenë as problemin me te vogël kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.
    Demi
    Bashkëpunimi ne çift do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do i pranoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni t’i zgjidhni ato sa me pare. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri edhe pse do kërkojnë gjate gjithë kohës. Do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe. Klima për financat do jete përgjithësisht pozitive. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim.
    Binjaket
    Çastet intime do jene edhe me te shumta gjate kësaj dite kështu qe shfrytëzojeni pa fund jetën tuaj ne çift. Partneri mund t’iu beje edhe ndonjë propozim interesant. Beqareve do ju bëhen ftesa pa fund, por do e kenë te vështirë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar situata do vije duke u përmirësuar. Do jeni me te qete.
    Gaforrja
    Vështirësitë ne jetën tuaj ne çift do jete te shumta gjate kësaj dite. Mundohuni te tregoheni paksa me te kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vije fundi. Beqaret ka mundësi te pëlqejnë ne një mënyrë tjetër një mik te vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur atij ndjenjat. Financat për pjesën me te madhe do jene te stabilizuara.
    Luani
    Dita e sotme do jete e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do jene gjate gjithë kohës ne kërkim te shpirtit binjak, por mundësitë do jene te pakta. Gjithsesi miqtë nuk do ju lënë te mërziteni. Ne planin financiar situata do jete shume e mire dhe do arrini te kryeni edhe investime me rëndësi.
    Virgjeresha
    Dite shume problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni zënka te njëpasnjëshme me partnerin dhe nuk do arrini dot te vendosni qetësinë. Beqaret do jene spontane dhe kjo do i beje me tërheqës ne sytë e te tjerëve. Mundësitë per te hedhur hapat drejt një lidhjeje te qëndrueshme do jene te mëdha. Edhe financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm.
    Peshorja
    Do jeni ne forme te shkëlqyer sot dhe te gatshëm te bëni ndonjë çmenduri vetëm e vetëm qe marrëdhënia ne çift te jete e shkëlqyer. Beqaret gjithashtu do jene sharmante dhe askush nuk do iu rezistoje dot. Do e kenë ata mundësitë te bëjnë zgjedhjen e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni shume edhe nëse te ardhurat janë te qëndrueshme.
    Akrepi
    Komunikimi do jete i ngrohte dhe sita do kaloje për mrekulli sot për ata qe janë ne një lidhje. Megjithatë mos harroni t’iu kushtoni disa ore edhe miqve tuaj te ngushte. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Ne planin financiar do jeni realiste dhe nuk do shpenzoni me tepër sesa ua mban xhepi.
    Shigjetari
    Dite e kontrastuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here do jeni ne qejf dhe te gatshëm te bëni çmenduri me partnerin dhe here do debatoni ashpër me te. Beqaret nuk do jene ne humor për ta kërkuar princin e tyre te kaltër. Nëse shpenzoni pa fund financat do dobësohen aq shume saqë as vete nuk do dini çfarë te bëni me pas. Kujdes!
    Bricjapi
    Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Mezi do prisni qe dita te marre fund. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Ne planin financiar fatmirësisht yjet do i keni ne krah dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Situata do filloje te normalizohet.
    Ujori
    Nëse ju dalin probleme ne jetën tuaj ne çift, mundohuni t’i zgjidhni ato sa me pare te jete e mundur. Po i late pas dore situata mund te behet edhe me e ndërlikuar. Beqaret ka gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. Gjithçka do ndryshoje për ta. Ne planin financiar nuk priten vështirësi, megjithatë nëse hiqni disa para mënjanë do i bënit nder vetes suaj.
    Peshqit
    Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesante qe do iu joshin. Ne mbrëmje partneri do ju surprizoje. Beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do futen ne një etape te re te jetës se tyre. Vetmia do marre fund njëherë e përgjithmonë. Ne planin financiar shpenzoni me maturi qe te mos keni vështirësi.

  • Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

    Bill Gates: Brenda 10 viteve AI do të zëvendësojë shumicën e mjekëve dhe mësuesve

    Bill Gates

    SHBA-Gjatë dekadës së ardhshme, përparimet në inteligjencën artificiale do të nënkuptojnë që njerëzit nuk do të nevojiten më “për shumicën e gjërave” në botë, thotë Bill Gates. Miliarderi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft ka parashikuar se përparimet në Inteligjencën Artificiale (AI) do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzve në shumë profesione, përfshirë mjekësinë dhe arsimin.
    Gjatë një interviste të fundit në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Gates përshkroi një të ardhme ku AI do të kryejë shumicën e detyrave që aktualisht kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore.
    “Në ditët e sotme, ekspertiza në fusha si mjekësia dhe arsimi është e rrallë, sepse kërkon një mjek ose një mësues të shkëlqyer. Por brenda 10 viteve, këshillat mjekësore dhe mësimdhënia cilësore do të jenë falas dhe të aksesueshme për të gjithë,” tha Gates.
    Në një bisedë me profesorin e Harvardit, Arthur Brooks, Gates e përshkroi këtë epokë të re si “inteligjencë falas”, duke theksuar se AI do të integrohet gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Ai parashikon që teknologjia të revolucionarizojë sektorë si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, duke bërë të mundur që mësuesit dhe mjekët të zëvendësohen nga AI në shumë raste.
    “Është një ndryshim i madh dhe madje paksa i frikshëm, sepse po ndodh shumë shpejt dhe pa ndonjë kufi të qartë,” tha ai.
    Pavarësisht sfidave të mundshme, Gates mbetet optimist për përfitimet që AI do të sjellë, veçanërisht në trajtimin e sëmundjeve dhe aksesin universal në arsim.
    Megjithatë, ai pranon se disa aktivitete do të mbeten ekskluzivisht njerëzore, si argëtimi dhe krijimtaria.
    “Do të ketë gjëra që do t’i ruajmë për veten tonë,” tha ai, duke shtuar se prodhimi, transporti dhe bujqësia do të jenë në të ardhmen probleme të zgjidhura nga AI.

  • Emigrantët sollën 1 miliard euro/ Remitancat u rritën gjatë vitit 2024. Dërgesat nga bankat bëhen më të lira

    Emigrantët sollën 1 miliard euro/ Remitancat u rritën gjatë vitit 2024. Dërgesat nga bankat bëhen më të lira

    Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët për familjarët e tyre në Shqipëri shënuan vlera rekord në 2024. 1 miliardë euro u dërguan nga emigrantët nëpër botë ose 116 mln euro më shumë se në 2023.

    Nga këto shifra duket qartë se familjet shqiptare janë shumë të varura nga të ardhurat e të afërmve të tyre. Madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur ekonomia shqiptare u prekë rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e Covid-19.
    Më shumë para emigrantët dërguan në tremujorin e katërt i cili përkon edhe me festat e fundvitit, 272 milionë euro ose 8.2% më shumë se një vit më parë. Por dërgesat e emigrantëve janë edhe më të larta, nëse përfshihen paratë që vijnë në vend cash.
    Ndonëse dërgesat e emigrantëve po shtohen nga viti në vit, një tjetër hov pritet pas fillimit të kryerjes së transfertave përmes SEPA, teksa kostot për dërgesat e tyre do të jenë më të ulëta.
    Më shumë përfitime për emigrantët por dhe për ekonominë shqiptarët nga ulja e kostove të transaksioneve.
    Ndonëse sasia e remitancave është rritur ndjeshëm, familjet shqiptare po përfitojnë më pak se vite më parë, për shkak edhe të zhvlerësimit të euros.

    Top Channel

  • “Nuk ndryshon norma e interesit”, Sejko: Inflacioni mbetet në nivele të ulëta

    “Nuk ndryshon norma e interesit”, Sejko: Inflacioni mbetet në nivele të ulëta

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën e përmuajshme për mediat theksoi se ekonomia shqiptare vijon të qendrojë në një trajektore pozitive zhvillimi.
    Sejko bëri me dije se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje.
    Ndërsa inflacioni qëndron në nivele të ulëta, Sejko tha se tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

    Gjithashtu ai theksoi se tensioni i lartë gjeopolitik  dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.
    Ndëkrohë Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.
    Fjala e plotë e Guvernatorit
    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare.
    Ndonëse jo të plota, të dhënat e disponuara sugjerojnë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi. Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat, kanë ardhur në rritje gjatë dy tremujorëve të fundit, inflacioni qëndron në nivele të ulëta, tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar rritje të shpejtë e të qëndrueshme.
    Politika monetare e kujdesshme dhe konsistente e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, ka pasur një kontribut pozitiv në këto zhvillime. Ajo ka mundësuar kthimin e inflacionit pranë objektivit tonë, pa dëmtuar trendin pozitiv të rritjes ekonomike dhe stabilitetin financiar. Gjithashtu, ajo ka gjeneruar një ambient financiar të qetë, me kushte të favorshme financiare dhe kreditim në rritje.
    Projeksionet ekonomike për të ardhmen mbeten pozitive. Në skenarin bazë, inflacioni pritet të luhatet pranë objektivit, ndërsa ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatin e mesëm.
    Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është ende i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
    ***
    Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi një rënie të lehtë në dy muajt e parë të vitit 2025, duke qëndruar në nivelin mesatar prej 1.9%. Rënia e inflacionit u diktua nga ecuria e çmimeve të ushqimeve të papërpunuara dhe ulja e çmimit të energjisë për konsum familjar. Nga ana tjetër, inflacioni i çmimeve të artikujve të tjerë të shportës së konsumit ishte relativisht i qëndrueshëm.
    Në aspektin makroekonomik, zhvillimet në inflacion gjatë tremujorëve të fundit janë diktuar – në pjesën më të madhe – nga rënia në nivele të ulëta e inflacionit të importuar, në përgjigje të ecurisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe të forcimit të kursit të këmbimit. Ndërkohë, presionet e brendshme inflacioniste kanë pasur një rënie më të ngadaltë dhe mbeten konsistente me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve. Ecuria e këtyre të fundit pasqyron si kërkesën solide për mallra e shërbime, ashtu edhe rritjen e pagave dhe të kostove të prodhimit.
    Statistikat zyrtare mbi ecurinë e aktivitetit ekonomik gjatë dy tremujorëve të fundit nuk janë ende të plota. Megjithatë, informacioni i disponuar sugjeron se rritja ekonomike ka mbetur solide, në nivele të krahasueshme – ndonëse disi më të ulëta – se ajo e tremujorëve paraardhës. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik duket se është mbështetur në rritjen e konsumit dhe të investimeve të brendshme, si dhe në rritjen e eksportit të shërbimeve, ndërkohë që politika fiskale ka vijuar të qëndrojë në pozita konsoliduese dhe eksporti i mallrave vijon të shfaqë rënie. Kjo ecuri është pasqyruar në zgjerimin e sektorit të shërbimeve dhe të ndërtimit, ndërkohë që dinamikat e sektorit të industrisë dhe të bujqësisë janë më të dobëta.
    Zgjerimi i kërkesës agregate është shoqëruar me rritjen e punësimit, rënien e normës së papunësisë dhe vijimin e rritjes së pagave në sektorin privat. Kështu, sipas të dhënave të Instat-it, punësimi në tremujorin e katërt shënoi një rritje vjetore prej 1.8%, ndërsa pagat në sektorin privat u rritën me 9.5%. Në të njëjtën kohë, norma mesatare e papunësisë gjatë vitit 2024 zbriti në 8.5%, kundrejt nivelit 9.5% të shënuar gjatë vitit 2023. Sikundër e kemi theksuar dhe më parë, rritja e punësimit dhe e pagave ndihmon zgjerimin e të ardhurave familjare, por ajo tenton gjithashtu të transmetohet në rritje të kostove të punës dhe të çmimeve të konsumit.
    Rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme financiare, besimin për të ardhmen, si dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Këto të fundit janë diktuar si nga niveli relativisht i ulët i normës bazë të interesit dhe i normave të interesit të kredisë, ashtu edhe nga qasja pozitive e sektorit bankar ndaj kreditimit.
    Tregjet financiare kanë qenë të qeta gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Ato vijojnë të karakterizohen nga një nivel i lartë likuiditeti dhe prime të ulëta rreziku, duke shfaqur – në të njëjtën kohë – edhe një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit.
    Për pasojë, kredia për sektorin privat ka vijuar të rritet me ritme të shpejta – prej mesatarisht 16.7% gjatë dy muajve të parë të vitit – duke shfaqur në të njëjtën kohë një shpërndarje të mirë sektoriale dhe një cilësi të mirë portofoli. Një zhvillim specifik i dy tremujorëve të fundit ka qenë riaktivizimi i kreditimit në valutë, si pasojë e uljes së normave të interesit në tregjet evropiane dhe i rritjes së shpejtë të kredisë akorduar bizneseve për investime. Kjo e fundit shënoi një rritje mesatare prej 20% gjatë dy muajve të parë të vitit, duke mbështetur rritjen e kapaciteteve prodhuese. Gjithashtu, treguesi i kredive me probleme zbriti në 4.06% në muajin shkurt, një minimum i ri historik prej më shumë se një dekade.
    Stabiliteti i sistemit financiar, si dhe përmirësimi i treguesve të qëndrueshmërisë fiskale dhe të huaj të vendit, janë pasqyruar në një përmirësim të mëtejshëm të renditjes së rrezikut të borxhit sovran të Shqipërisë nga agjencia Standard & Poors në muajin mars 2025, duke e çuar atë në BB. Ky përmirësim ul kostot e huamarrjes së sektorit publik e privat në tregjet e huaja, si dhe rrit atraktivitetin e ekonomisë dhe të sistemit financiar shqiptar për investitorët e huaj.
    Përditësimi i parashikimeve sugjeron se trendet pozitive të zhvillimit do të vijojnë edhe në të ardhmen.
    Në skenarin bazë, inflacioni pritet të kthehet gradualisht pranë objektivit gjatë vitit 2025. Ky parashikim faktorizon pritjet tona për një ecuri më të balancuar të kërkesës dhe ofertës agregate për mallra e shërbime, një qëndrueshmëri më të lartë të kursit të këmbimit, si dhe për rënie të mëtejshme të inflacionit në partnerët tanë tregtarë. Paralelisht me të, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit në afatin e mesëm.
    Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet – për momentin – neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion.
    ***
    Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
    të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.
    Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen.
    Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

  • Kthehet ora verore, do flemë një orë më pak, por “zgjatet dita”!

    Kthehet ora verore, do flemë një orë më pak, por “zgjatet dita”!

    Akrepat e orës do të ecin një orë përpara këtë të diel.

    Lajmit të keq se do të humbasim një orë gjumë, i shtohet lajmi i mirë se errësira do të shtyhet. Fundi i orës dimërore do të ndodh në dy të mëngjesit, kur akrepat do të shkojnë menjëherë në 3:00. Në këtë mënyrë, ora verore do të na dhurojë më shumë dritë në mbrëmje, për një periudhë që zgjat deri në fund të tetorit.
    Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ora e shteteve evropiane ndryshon në të njëjtën kohë. Ky ndryshim u vendos me ligj në kontinentin e vjetër në vitin 1981. Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në gjithashtu në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje është kthyer në temë debati vitet e fundit. Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në.
    Ish presidenti amerikan Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje, ndërsa ne 2024-tën, Donald Trump, tashmë president  i Shteteve të Bashkuara qe shprehur se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

    Top Channel