Tag: gjatë

  • Flitet për një lidhje jashtë Big Brother, reagojnë ashpër familjarët e Egli Takos

    Flitet për një lidhje jashtë Big Brother, reagojnë ashpër familjarët e Egli Takos

    Showbiz E Hënë, 31 Mars 2025 09:13
    Gjatë këtyre ditëve bëri bujë të madhe një deklaratë e ish-banorit Gert Ferra për Egli Takon.
    Ai tha se banorja është në një lidhje jashtë duke aluduar për një djalë që quhet Mario, i cili njëherësh është trajner i fitnesit.

    Për këtë ka reaguar në Fan Club kunati i Eglit, Xhulio Todhe, duke treguar të vërtetën.
    I njëjti thekson se në këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë dhe se po bëhet gjithçka për vëmendje.
    Tutje shton se ai e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës për në Big Brother dhe se e njohin të gjithë.
    “Më duket pak qesharake çfarë nuk shikojmë, çfarë nuk dëgjojmë, kanë dalë shumë veta që flasin por familjari i Eglit jam unë dhe nusja ime.Eglin e kam shoqëruar që nga dita e parë, më njohin të gjithë, nuk e di nga i shohin këta filma”, u shpreh ai.
    Ndër tjerash shtoi: “Ti shiko kush i bën çdokush do pak vëmendje. Shumë e lehtë për të zgjidhur. Po e kam shok djalin në fjalë. Nuk ka asgjë të keqe, se këtu në Shqipëri kështu funksionon ta bëjnë direkt dashnor”.

  • ‘Ka emra të rrezikshëm në lista’… Trondit Basir Çollaku: Do dalin gjatë rrugës, keni për ta parë

    ‘Ka emra të rrezikshëm në lista’… Trondit Basir Çollaku: Do dalin gjatë rrugës, keni për ta parë

    Gazetari Basir Çollaku thotë se në listat e deputetëve për zgjedhjet e 11 majit vijojnë të jenë persona që kanë probleme me ligjin.

    “Realisht e gjithë qeveria është në Prokurorinë e Posaçme, por më shumë se gjysma prej tyre janë në dosjen e SKY Encro, duke kuvenduar me banditë, me horra elektoralë, me kriminelë, me pastrues parash”, tha ai në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.

    Çollaku theksoi se kjo situatë e rëndë nuk do të mbetet pa pasoja, duke parashikuar se shumë nga këta kandidatë nuk do të jenë edhe për shumë kohë në liri. “Dhe pavarësisht marrjes së një mandati dhe përfshirjes në listat e deritanishme, do të jetë një liri e përkohshme. Këtu ka edhe mbi gjysmën e kryebashkiakëve të vendit që janë po aty. Do kemi surpriza gjatë këtij muaji prapë. Në këtë drejtim, ku sojsëzë të partive, që janë futur nëpër lista…”, tha Çollaku. 

  • Horoskopi 31 mars 2025, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 31 mars 2025, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

    Dashi
    Dite e favorshme për dashurinë ne çift kjo e sotmja. Do përkujdeseni jashtë mase për personin qe keni ne krah dhe do jeni me te kuptueshëm me te. Beqaret do kenë jashtëzakonisht shume teka dhe nuk do mund te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme nga disa dite me pare dhe kjo fale ndihmës se disa te afërmve.
    Demi

    Jeta juaj ne çift do jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do dëshironi t’i bëni gjerat sipas mendjes suaj dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë shume vështirësi për te krijuar një lidhje serioze sepse personat qe do takojnë do duan vetëm aventura kalimtare. Ne planin financiar mund te kryeni shpenzime, por aq sa ua mban xhepi, jo me tepër.
    Binjaket
    Vështirësi te mëdha nuk do ketë gjate kësaj dite, por gjithsesi jeta ne çift nuk do jete aq pasiononte sa ju dëshironi. Mundohuni te paktën te ruani një klime te qete sepse me pas situata mund te përmirësohet me tepër. Beqaret do kenë flirte me një mik te vjetër. Edhe ne planin financiar do jeni me fat dhe do e stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.
    Gaforrja
    Vazhdimësia e jetës suaj ne çift sot do varet nga mënyra se si ju do silleni dhe se sa do e respektoni atë qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te dalin jashtë realitetit sepse do lëndohen pa mase dhe serish nuk do krijojnë dot lidhjen qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe nuk do bëni asnjë çmenduri. Gjerat do ecin si duhet.
    Luani
    Mos provokoni xhelozinë sot tek ai qe keni ne krah sepse do keni debate te forta dhe do e prishni atmosferën e ngrohte e cila ishte krijuar. Beqaret as sot nuk do kenë mundësi te krijojnë një lidhje serioze. Mundësitë do ekzistojnë, por ata do kenë me shume pretendime sesa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente qe te mundeni.
    Virgjeresha
    Ambienti ne çift do jete shume i vështirë gjate kësaj dite. Nuk do arrini dot te ruani një komunikim te ngrohte me partnerin, por ne çdo moment do debatoni. Beqaret do ia shprehin pëlqimin apo ndjenjat një peroni dhe ai do ua ktheje me te njëjtën mënyrë. Ka gjasa qe te ndryshoni shpejt status. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni investime.
    Peshorja
    Nuk do e toleroni për asnjë moment sot atë qe keni ne krah dhe kjo do e turbulloje situatën. Ne fund te ditës do pendoheni për gabimet qe keni bere. Beqaret do jene te paqarte pe rate qe duan dhe kjo do i pengoje te dalin edhe neper takime. Do humbni mundësi me te vërtetë te mira. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni sepse situata nuk është aspak e favorshme.
    Akrepi
    Dielli do e beje edhe me te bukur sot jetën tuaj ne çift. Do keni një komunikim me te mire me partnerin dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Për beqaret do jete nje dite me me fat se kurrë. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Situata financiare do jete delikate, megjithatë me pak menaxhim me te mire gjithçka mund te ndryshoje.
    Shigjetari
    Marrëdhënia ne çift do jete disi me e stabilizuar sot. Nëse keni çështje te pazgjidhura flisni hapur e partnerin. Beqaret do joshin persona te papërshtatshëm me te cilët nuk mund te krijojnë një lidhje ashtu si ata e kishin menduar. Ne planin financiar situata do vije duke u stabilizuar ndjeshëm fale maturisë dhe përkujdesit qe keni treguar ditët e fundit. Vazhdoni ne këtë rruge.
    Bricjapi
    Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë ditës e qëndrueshme. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humor për te dale neper takime dhe do mbeten serish te vetmuar. Kujdes me financat. Për shkak te shpenzimeve te domosdoshme qe do ju duhet te kryeni, situata do destabilizohet.
    Ujori
    Fale bekimit te yjeve, jeta juaj ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do kuptoheni me shikime dhe me gjeste me partnerin, prandaj nuk do jete nevoja për fjale te shumta. Beqaret nuk duhet te bien pre e gënjeshtrave qe do iu thonë disa persona sepse do lëndohen pa mase ne te ardhmen. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër se kurdoherë.
    Peshqit
    Jeta juaj ne çift do vazhdoje te mbetet e mire edhe gjate kësaj dite. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo probleme me partnerin tuaj. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ndihen edhe me mire qe sot. Ne planin financiar duhet te matni mire para se te kryeni shpenzime te mëdha. Situata nuk do jete ne gjendjen me te mire./vizionplus.tv

  • Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Mars 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Mars 2025

    Dashi
    Dite e favorshme për dashurinë ne çift kjo e sotmja. Do përkujdeseni jashtë mase për personin qe keni ne krah dhe do jeni me te kuptueshëm me te. Beqaret do kenë jashtëzakonisht shume teka dhe nuk do mund te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do kenë përmirësime te ndjeshme nga disa dite me pare dhe kjo fale ndihmës se disa te afërmve.
    Demi
    Jeta juaj ne çift do jete mjaft e trazuar gjate kësaj dite. Do dëshironi t’i bëni gjerat sipas mendjes suaj dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë shume vështirësi për te krijuar një lidhje serioze sepse personat qe do takojnë do duan vetëm aventura kalimtare. Ne planin financiar mund te kryeni shpenzime, por aq sa ua mban xhepi, jo me tepër.
    Binjaket
    Vështirësi te mëdha nuk do ketë gjate kësaj dite, por gjithsesi jeta ne çift nuk do jete aq pasiononte sa ju dëshironi. Mundohuni te paktën te ruani një klime te qete sepse me pas situata mund te përmirësohet me tepër. Beqaret do kenë flirte me një mik te vjetër. Edhe ne planin financiar do jeni me fat dhe do e stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.
    Gaforrja
    Vazhdimësia e jetës suaj ne çift sot do varet nga mënyra se si ju do silleni dhe se sa do e respektoni atë qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te dalin jashtë realitetit sepse do lëndohen pa mase dhe serish nuk do krijojnë dot lidhjen qe kane ëndërruar. Ne planin financiar do jeni te organizuar dhe nuk do bëni asnjë çmenduri. Gjerat do ecin si duhet.
    Luani
    Mos provokoni xhelozinë sot tek ai qe keni ne krah sepse do keni debate te forta dhe do e prishni atmosferën e ngrohte e cila ishte krijuar. Beqaret as sot nuk do kenë mundësi te krijojnë një lidhje serioze. Mundësitë do ekzistojnë, por ata do kenë me shume pretendime sesa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni sa me vigjilente qe te mundeni.
    Virgjeresha
    Ambienti ne çift do jete shume i vështirë gjate kësaj dite. Nuk do arrini dot te ruani një komunikim te ngrohte me partnerin, por ne çdo moment do debatoni. Beqaret do ia shprehin pëlqimin apo ndjenjat një peroni dhe ai do ua ktheje me te njëjtën mënyrë. Ka gjasa qe te ndryshoni shpejt status. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te kryeni investime.
    Peshorja
    Nuk do e toleroni për asnjë moment sot atë qe keni ne krah dhe kjo do e turbulloje situatën. Ne fund te ditës do pendoheni për gabimet qe keni bere. Beqaret do jene te paqarte pe rate qe duan dhe kjo do i pengoje te dalin edhe neper takime. Do humbni mundësi me te vërtetë te mira. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni sepse situata nuk është aspak e favorshme.
    Akrepi
    Dielli do e beje edhe me te bukur sot jetën tuaj ne çift. Do keni një komunikim me te mire me partnerin dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe keni pasur. Për beqaret do jete nje dite me me fat se kurrë. Shfrytëzojeni deri ne maksimum. Situata financiare do jete delikate, megjithatë me pak menaxhim me te mire gjithçka mund te ndryshoje.
    Shigjetari
    Marrëdhënia ne çift do jete disi me e stabilizuar sot. Nëse keni çështje te pazgjidhura flisni hapur e partnerin. Beqaret do joshin persona te papërshtatshëm me te cilët nuk mund te krijojnë një lidhje ashtu si ata e kishin menduar. Ne planin financiar situata do vije duke u stabilizuar ndjeshëm fale maturisë dhe përkujdesit qe keni treguar ditët e fundit. Vazhdoni ne këtë rruge.
    Bricjapi
    Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë ditës e qëndrueshme. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humor për te dale neper takime dhe do mbeten serish te vetmuar. Kujdes me financat. Për shkak te shpenzimeve te domosdoshme qe do ju duhet te kryeni, situata do destabilizohet.
    Ujori
    Fale bekimit te yjeve, jeta juaj ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do kuptoheni me shikime dhe me gjeste me partnerin, prandaj nuk do jete nevoja për fjale te shumta. Beqaret nuk duhet te bien pre e gënjeshtrave qe do iu thonë disa persona sepse do lëndohen pa mase ne te ardhmen. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër se kurdoherë.
    Peshqit
    Jeta juaj ne çift do vazhdoje te mbetet e mire edhe gjate kësaj dite. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje apo probleme me partnerin tuaj. Beqaret do ndihmohen nga Merkuri dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ndihen edhe me mire qe sot. Ne planin financiar duhet te matni mire para se te kryeni shpenzime te mëdha. Situata nuk do jete ne gjendjen me te mire.

  • Avokati Idajet Beqiri, mes pesë më të mirëve/ Fitues i “Togës së Artë 2025”

    Avokati Idajet Beqiri, mes pesë më të mirëve/ Fitues i “Togës së Artë 2025”

    Më 29 mars 2025, gjatë një ceremonie solemne në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik, Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, e udhëhequr nga Kryetari Av. Sajmir Visha, ka shpallur pesë avokatët më të mirën të vitit dhe ka nderuar me çmimin “Toga e Artë 2025” Av. Idajet Beqirin për meritat e tij të veçanta.
    Av. Beqiri, i njohur për kontributin e tij në mbrojtjen e interesave të klientëve dhe zbulimin e aferave të pushtetit, u vlerësua për një karrierë të pasur, duke u nderuar për sfidat dhe përballjet e tij profesionale.
    Gjatë fjalës së tij falënderuese, Beqiri ndau mendimet e tij mbi sfidat që përballen avokatët në sistemin gjyqësor shqiptar.
    “S’ka gjë më të madhe kur të vlerësojnë kolegët. Përplaset avokati me kauzën dhe gjykatat tona japin vetëm 2% pafajësi. Në Francë, në Gjermani, shkon akuza e prokurorisë në gjykatë dhe avokatët marrin 20% pafajësi”, tha Beqiri.

  • EMRI/ Me mbi 8 kg drogë në makinë, arrestohet në Laprakë 56-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe armë

    EMRI/ Me mbi 8 kg drogë në makinë, arrestohet në Laprakë 56-vjeçari! Në banesë iu gjet edhe armë

    Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin, Taulant Çyço.

    Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme

    Top Channel

  • Mbi 8 kg drogë në makinë/ Arrestohet në Laprakë 56-vjeçari, në banesë iu gjet edhe armë

    Mbi 8 kg drogë në makinë/ Arrestohet në Laprakë 56-vjeçari, në banesë iu gjet edhe armë

    Shërbimet e Policisë, pas marrjes së informacionit se një shtetas po transportonte një sasi kanabisi të cilën e posedonte me qëllim shitjen janë vënë në ndjekje të tij dhe në rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, kanë ndaluar, automjetin tip “Audi A3” me drejtues 56-vjeçarin, Taulant Çyço.
    Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi A3”, u gjetën të fshehura në bagazh, 8 kg e 45 gram kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet e iu sekuestrua një armë gjahu pa leje.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  • U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, bie në prangat e policisë 56-vjeçari në Tiranë

    U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, bie në prangat e policisë 56-vjeçari në Tiranë

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, duke arrestuar një 56-vjeçar që po transportonte një sasi të konsiderueshme kanabisi.
    Gjatë operacionit, i identifikuar si Taulant Çyço., banues në Tiranë, u ndalua te rruga “Pandi Dardha” në Laprakë, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Audi A3”.
    Policia, pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës informative, zbuloi se ai kishte në automjet 8 kg e 45 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonte për qëllim shitje.
    Gjatë kontrollit në automjet, u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një armë gjahu pa leje që u gjet gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit.
    Sakaq, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

  • Kryepeshkopi Joan mban liturgjinë e parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, mesha mbahet në gjuhën shqipe

    Kryepeshkopi Joan mban liturgjinë e parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, mesha mbahet në gjuhën shqipe

    Pamje nga mesha

    TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi ka mbajtur liturgjinë e parë, pas caktimit si Kryepeshkop. Liturgjia u mbajt në Tiranë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi u shpreh se forcimi i unitetit brenda kishës është nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.
    “Falenderojmë dhe nderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, një listë e gjatë të cilën do ta kujtojmë me nderim e mirënjohje. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX kisha u përball me persekutimin e egër komunist. E gjitha infrastruktura materiale e shpitërore u shkatërruar pjesërisht apo plotësisht. Kishat e shkatërruan nga themelet, pasi diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjegjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë”, tha ai.
    Gjatë liturgjisë, kryepeshkopi shpalosi shtatë shtylla themelore të misionit të tij të në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare: Ruajtjen e Traditës së Shenjtë, forcimin e unitetit brenda Kishës, ruajtjen e ekuilibrit midis “Ungjillit të Mbretërisë” dhe “Ungjillit Social”, mbrojtjen e vlerave të martesës dhe të familjes, ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, inkurajimin e të rinjve për të dashur atdheun e tyre dhe për të mos e braktisur atë, si dhe kultivimin e marrëdhënieve me të gjitha Kishat dhe bashkësitë e tjera fetare.
    Në ceremoni morën pjesë zyrtarë të lartë nga Shqipëria dhe Greqia, si delegacione nga 13 Kishat Ortodokse të botës. Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i Shtetit, Bajram Begaj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe përfaqësues nga radhët e opozitës.
    Po ashtu, dje në Katedralen Ngjallja e Krishtit u mbajt ceremonia zyrtare e fronëzimit të Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joani. Qindra besimtarë ndoqën nga afër ceremoninë e uljes së një kryepeshkopi shqiptar në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare. Gjatë fjalës së tij në ceremoni Kryepeshkopi i ri, Joan u shpreh se i lutet Zotit që t’i japë forcë e urtësi për të përmbushur këtë detyrë të vështirë dhe të shenjtë.
    Joan Pelushi u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas. Emri laik i kryepeshkopit Joan është Fatmir Pelushi. Hirësia e tij, Joani u zgjodh nga vetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos që ta pasonte pas vdekjes së tij. Në Shqipëri, Mitropoliti i Korçës Joani konsiderohej si “alter egoja” e kryepeshkopit të ndjerë të Shqipërisë, të cilin e shoqëronte apo edhe e zëvendësonte në krye të delegacioneve të Kishës Ortodokse të Shqipërisë kur ishte e nevojshme./ZËRI

  • Liderët në Kosovë urojnë Fitër Bajramin me thirrje për tolerancë

    Liderët në Kosovë urojnë Fitër Bajramin me thirrje për tolerancë

    Liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, i kanë uruar qytetarët e vendit për festën e Fitër Bajramit, me mesazhe për mirësi dhe tolerancë.
    Myslimanët në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë të dielën e 30 marsit Fitër Bajramin, një festë që shënon përfundimin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
    Presidentja Osmani tha se kjo ditë feste duhet të jetë “një moment reflektimi, dashurie dhe mirësie për të gjithë ne”.

    “Uroj që lutjet tuaja gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë pranuar, e që shtëpitë tuaja të mbushen me paqe, harmoni e me bekime”, tha ajo.
    Në Kosovë ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt të dielën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.
    Kurti uroi besimtarët duke bërë thirrje për mirësi dhe shëndet.
    “Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti”, tha Kurti.
    Ndërkohë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe tolerance mes njerëzve, duke bërë lutje që të ndalet dhuna pas disa vrasjeve që tronditën vendin gjatë muajit mars.
    “Pavarësisht motiveve dhe rrethanave, në islam vrasja është një akt i ndaluar dhe i shëmtuar, ndër gjynahet më të mëdha. Feja islame i jep shumë rëndësi jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj”, tha Tërnava.
    Dy vrasje dhe një vetëvrasje në Vushtrri, si një tjetër vrasje në Prishtinë gjatë muajit të Ramazanit në mars tronditën vendin.
    Çfarë është Fitër Bajrami?
    Fitër Bajrami zakonisht pritet me gëzim dhe entuziazëm dhe shënohet me falje në xhami dhe festime që zakonisht përfshijnë vizita familjare, tubime, shëtitje dhe rroba të reja.
    Kjo festë shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit, që zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.
    Përvec agjërimit, myslimanëve u kërkohet  gjithashtu të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin.
    Fitër Bajrami zgjat tri ditë.
    Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.
    Islami është feja e dytë më e madhe në Evropë, pas krishterimit.
    Në kontinent janë disa vende me shumicë myslimane, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.