Tag: gjatë

  • Mbajti të burgosur thjeshtrin për 20 vite, policia publikon fotot e “Shtëpisë së tmerrit”

    Mbajti të burgosur thjeshtrin për 20 vite, policia publikon fotot e “Shtëpisë së tmerrit”

    Departamenti i Policisë në Connecticut, SHBA, ka publikuar fotot tmerruese të shtëpisë ku një djalë u mbajt i burgosur për 20 vite nga njerka e tij.

    Sipas CNN, viktima, tashmë 32 vjeç, ia doli të arratisej shkurtin e kaluar, pasi i vuri flakën shtëpisë me letër dhe antiseptik, me shpresën se kjo do t’i hapte rrugën lirisë.
    Autoritetet e gjetën atë të rraskapitur dhe ai peshonte vetëm 32 kilogramë dhe ishte 1.75 m i gjatë.
    Burri i tha policisë se, përpara se të shpëtonte, ai e kalonte pjesën më të madhe të ditës në një dhomë të vogël, të siguruar me dry dhe dërrasa. Fotot e publikuara tregojnë brendësinë e “shtëpisë së tmerreve”, me gjurmë të dukshme zjarri në muret e nxira dhe mobiljet e djegura.
    Megjithatë, përtej dëmeve të shkaktuara nga flakët, thuajse në çdo dhomë mund të shihen gjurmë të neglizhencës dhe braktisjes. Myku, mbeturinat, qilimat e pista dhe mobiliet e thyera duken në foto, duke dhënë një vështrim sesi jetonte gruaja dhe “i burgosuri” i saj.
    Nuk është e qartë se në cilën nga hapësirat e paraqitura po mbahej djali, por në pamje mund të shihen drynat e thyer dhe zonat që u dogjën gjatë arratisjes së tij.
    Njerka 56-vjeçare, e quajtur Kimberly Sullivan , arriti të shpëtojë nga shtëpia e djegur dhe tani akuzohet për rrëmbim dhe lëndim të rëndë trupor. Gruaja u deklarua e pafajshme në gjykatë dhe u lirua me kusht 300,000 dollarë .
    “Sado të tmerrshme që janë akuzat, zonja Sullivan mbetet e pafajshme (derisa të provohet fajësia) dhe kjo nuk ndryshon pavarësisht se sa njerëz e urrejnë atë,” tha avokati i të pandehurës, z. John Kaloidis.
    Siç raporton rrjeti amerikan, së fundmi kanë dalë informacione të reja nga shërbimet sociale të rajonit për rastin që ka tronditur SHBA-në.
    Dalja e fundit e burrit larg shtëpisë ishte me të atin, kur ai ishte rreth 14 ose 15 vjeç. Pas vdekjes së babait të tij në vitin 2024, “robëria” u bë edhe më e ashpër. Sipas dëshmisë së tij, ai dilte vetëm një minutë në ditë për ta lënë qenin të qetësohej në oborrin e shtëpisë, ndërsa pjesën tjetër e kalonte i mbyllur në dhomën e tij.
    Rreth një vit më parë, 32-vjeçari gjeti një çakmak në xhepin e xhaketës së vjetër të të atit. Më pas i lindi ideja të përdorte zjarrin për të shpëtuar nga kthetrat e njerkës.
    Shefi i policisë së Waterbury, Fred Spagnolo tha se viktima ka “një rrugë të gjatë për t’u rihabilituar me shëndetin fizik dhe mendor”. Rasti ka tronditur policinë lokale, të cilët kanë mbledhur para për t’i siguruar rroba, libra dhe mallra të tjera elementare për 32-vjeçarin.
    Kryetari i bashkisë së qytetit, Paul Pernerewski , tha se autoritetet lokale do t’i ofrojnë të gjithë mbështetjen që i nevojitej në përpjekjet e tij për të riintegruar dhe shëruar plagët e lëna nga një jetë e abuzimit dhe braktisjes.

    Top Channel

  • “Dividenti do taksohet me 10%”, lapsusi i Sali Berishës gjatë takimit me punonjësit e fasonerisë, reagon biznesmeni: Si 10%? Po e kemi 8%…

    “Dividenti do taksohet me 10%”, lapsusi i Sali Berishës gjatë takimit me punonjësit e fasonerisë, reagon biznesmeni: Si 10%? Po e kemi 8%…

    Në vazhdën e takimeve në prag të fushatës së 11 majit, Sali Berisha ishte sot në një takim në një biznes fasonerie në qytetin e Durrësit, ku prezantoi programin e ‘PD-Shqipëria Madhështore’, për sipërmarrjen me moton ‘Made in Albania’.

    Gjatë fjalës së tij dhe premtimeve që po jepte, nëse do të fitojë zgjedhjet, duke folur për dividentin, kreu i PD tha se me të ardhur në pushtet do të taksohet me 10%…
    Por menjëherë ndërhyri biznesmeni, i cili i shtangur i tha: Po si 10%, është 8%… duhet ta hiqni.
    “8% po, po ke të drejtë. T’i kërkon heqjen, do ta shqyrtojmë”, tha Berisha pas lapsusit.
     

    Top Channel

  • Iu gjetën doza kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Iu gjetën doza kokainë në banesë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

    Autoritetet italiane kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
    I riu u ndalua gjatë një kontrolli rutinë, ku sjellja e tij e dyshimtë shtyu policinë të inspektonte automjetin. Gjatë kontrollit, u zbuluan tre pako me 11 doza kokainë, të fshehura brenda mbështetëses së kokës në sediljen e makinës.
    Hetimet u shtrinë edhe në banesën e tij, ku u gjetën: 30 gramë të tjera kokainë, të ndara në 40 doza të gatshme për shitje, një peshore precize dhe material për paketim, 6000 euro cash, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës dhe një fletore me shënime, ku ishin të regjistruar emrat e blerësve dhe transaksionet e kryera ditët e fundit.
    Mediat italiane raportojnë se i riu ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet për rrjetin e mundshëm të trafikut po vijojnë.

  • Plagosi me thikë gruan, arrestohet bashkëshorti i 51-vjeçares

    Plagosi me thikë gruan, arrestohet bashkëshorti i 51-vjeçares

    ARRESTIMI

    SARANDË-Është arrestuar 55-vjeçari, i cili një ditë më parë (31 mars) plagosi me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Sarandë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta Adriatik Budini qëlloi me thikë në bark Miranda Budinin. Kjo e fundit ndodhet e shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi i policisë:
    Kapet dhe vihet në pranga brenda 24 orëve autori i dyshuar që plagosi me thikë bashkëshorten.
    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 17:40, në lagjen nr. 4, Sarandë, ku dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta në banesë, plagosi me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, ju informojmë se:
    Falë punës së pandërprerë dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., brenda 24 orëve nga momenti i ngjarjes, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomes”, në kushtet kur ishte bërë i pamundur largimi i tij, si rezultat i kontrolleve të shumta policore në terren.
    Shtetasja e dëmtuar, M. B., ndodhet e shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

  • Gjenden 43 bidona me benzinë afër Sazanit, i hodhi një skaf gjatë ndjekjes nga Policia dhe GdF

    Gjenden 43 bidona me benzinë afër Sazanit, i hodhi një skaf gjatë ndjekjes nga Policia dhe GdF

    Pamje nga aksioni

    GREQI- Tre ditë më parë, Policia kufitare është vendosur në ndjekje të një skafi të ardhur nga ishujt Fan të Greqisë. Sipas Policisë shqiptare, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza, roja bregdetare ka gjetur 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u gjetën dhe u sekuestruan në zonën e Triportit, por nuk japin detaje të tjera. Vetëm bëjnë me dije se lidhur me rastin vazhdojnë hetimet pa bërë me dije asnjë detaj. 
    Ndërkohë nga mediat është mësuar se skafi që qarkulloi në ujërat shqiptare, bënte linjën e trafikut të drogës Turqi-Greqi.
    Edhe pse është dhënë sinjalizimi dhe në ndjekje të tij është vendosur Policia shqiptare, së bashku me Guardia di Finanza-n, sërish nuk kanë arritur që ta ndalnin dhe skafi ka arritur që t’i shpëtojë Policisë. Vetëm gjatë kontrolleve pranë ishullit të Sazanit, Policia kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, arritën të gjenin bidonat e mbushura me benzinë. Ka dyshime se benzina do të përdorej për të furnizuar skafin.
    NJOFTIMI I POLICISË:

    DVKM Vlorë
    Intensifikohen kontrollet përgjatë vijës bregdetare, verifikohen mbi 200 mjete lundruese. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë ka shtuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirën detare, si dhe parandalimin e çdo veprimtarie të paligjshme që mund të zhvillohet në këtë hapësirë. Gjatë 10 ditëve të fundit, në bashkëpunim me Repartin Delta Force, Guardia di Finanza dhe strukturat e tjera partnere, janë realizuar kontrolle intensive nga toka dhe deti, me fokus zonat më të frekuentuara nga mjetet lundruese. Si rezultat, janë verifikuar mbi 200 mjete lundruese, të cilave iu është kontrolluar dokumentacioni përkatës, pajisjet e sigurisë, si dhe respektimi i itinerareve të miratuara. Këto veprime synojnë jo vetëm garantimin e lëvizjes së sigurtë për qytetarët dhe turistët, por edhe forcimin e kontrollit për të parandaluar rastet e trafikimit dhe krimet mjedisore. Gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Guardia di Finanza, DVP Vlorë dhe Rojen Bregdetare , u konstatuan duke pluskuar në det, 43 bidona plastikë që dyshohet se janë të mbushur me lëndë hidrokarbure. Bidonat u sekuestruan në SPK Triport. Vijojnë veprimet hetimore për këtë rast. Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, ndaj do të vijojë kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare. Qytetarët, për çdo rast nevoje për ndihmë dhe për të denoncuar paligjishmëritë, mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./ZËRI

  • I riu ndërroi jetë gjatë orarit të punës! Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit

    I riu ndërroi jetë gjatë orarit të punës! Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit

    Administratori i kompanisë së internetit, në të cilën punonte 31-vjeçari që humbi dje jetën gjatë orarit të punës po procedohet në gjendje të lirë.

    Kujtojmë se i 31-vjeçari ndërroi jetë dje, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.

    Njoftimi i policisë

    Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.

    Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni: I gjithë prilli do të dominohet nga…

    Luhatjet drastike të motit, Anira Gjoni: I gjithë prilli do të dominohet nga…

    Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, reshjet e shiut vijojnë të jenë ende prezente në vendin tonë. Për Report Tv, Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave thotë se shiu do të të na shoqërojë gjatë gjithë muajit prill.
    “I gjithë muaji prill do ketë prezencë të shiut. Gjatë këtij muaji mos i hiqni çadrat. Në qarkun e Kukësit reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri në formën e shtrëngatave. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë më të dobëta”, tha Gjoni ndërsa theksoi se nuk presim reshje me intensitet si në Greqi.
    Gjoni tha se java që vjen do të jetë e ftohtë pasi që prej kësaj jave do të kemi një ulje graduale të temperaturave.
    “Temperaturat do të ulen me 1-2 gradë. Të premten në veri të vendit, kryesisht në Alpe do të kemi reshje të dëborës”, nënvizoi Gjoni.
    Në fund Gjoni shtoi se edhe gjatë këtij muaji do të ketë ditë më diell, por do të ketë më shumë reshje se prilli i vitit të kaluar.

  • Gjenden 3 ton karburant afër Sazanit, i hodhi një skaf gjatë ndjekjes nga Policia

    Gjenden 3 ton karburant afër Sazanit, i hodhi një skaf gjatë ndjekjes nga Policia

    Foto ilustruese

    GREQI- Tre ditë më parë, Policia kufitare është vendosur në ndjekje të një skafi të ardhur nga ishujt Fan të Greqisë. Dyshohet se skafi që qarkulloi në ujërat shqiptare, bënte linjën e trafikut të drogës Turqi-Greqi.
    Por nuk kanë arritur që ta ndalnin dhe skafi ka arritur që t’i shpëtojë Policisë. Gjatë kontrolleve pranë ishullit të Sazanit, Policia kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia, arritën të gjenin 30 shishe të mbushura me benzinë. Ka dyshime se benzina do të përdorej për të furnizuar skafin.
    Po ashtu, kontrolle janë zhvilluar  në Karaburun dhe Sazan./ZËRI

  • Ja si do blindohet SPAK me pajisje të reja përgjimi, sisteme elektronike dhe hetues të rinj për të shkuar te…

    Ja si do blindohet SPAK me pajisje të reja përgjimi, sisteme elektronike dhe hetues të rinj për të shkuar te…

    Që nga krijimi i saj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) është pozicionuar si institucioni më i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me ndjekjen e shumë çështjeve të profilit të lartë, ky institucion është kthyer në një filtër për çdo institucion tjetër në vend. Për të përmbushur me sukses misionin e saj, SPAK ka hartuar një strategji ambicioze e cila ka nisur në 2024 për t’u finalizuar deri në 2027. Plani përfshin përmirësime në kapacitetet hetimore, teknologjinë dhe strukturën e institucionit. Me investime në teknologji të reja përgjimi, përmirësime në strukturën institucionale dhe një rritje të ndjeshme të kapaciteteve njerëzore dhe financiare, ky institucion pritet të bëhet edhe më i fuqishëm në ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit duke goditur “kokat” e korrupsionit dhe skemat e tyre të pastrimit të parave.
    Sipas dokumentit, SPAK do vazhdojë të investojë në teknologji të avancuar për të rritur kapacitetet e tij hetimore dhe aftësinë për të ndjekur rrjetet kriminale, si edhe do të përmirësojë infrastrukturën e sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat e ndjeshme të hetimeve. Një nga synimet kryesore të Altin Dumanit është gjithashtu rritja e numrit të prokurorëve dhe hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të përmbyllur sa më shpejt hetimet, si edhe të përballojnë gjithë denoncimet dhe rastet e korrupsionit të referuara në këtë institucion që sa vijnë dhe rriten. Vetëm gjatë vitit 2024, SPAK ka marrë nën hetim 629 persona. Sipas SPAK, numri i personave ndaj të cilëve është caktuar masë “arrest me burg” janë 246 persona, ndërsa të hetuar në gjendje të lirë janë 246 persona. Nga totali prej 2791 të paraburgosur, numri i personave të hetuar nga SPAK është 270. Me urdhër të SPAK janë vendosur pas hekurave ish-ministra, ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë.
    Si nisi puna e SPAK, zbardhen detaje të tjera nga dokumenti i SPAK
    SPAK nisi aktivitetin më datë 19 Dhjetor 2019 me emërimin e 8 (tetë) prokurorëve të saj të parë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), me vendimin Nr. 10/1, datë 7 Janar 2019 kishte parashikuar plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) vendeve vakante për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme) përmes procedurës së ngritjes në detyrë”. Gjatë vitit 2020 (në datat 31 Janar 2020, 21 Maj 2020 dhe 14 Korrik 2020) u emëruan edhe 5 (pesë) prokurorë të tjerë. Në vitin 2020, Prokuroria e Posaçme do të funksiononte vetëm me 13 prokurorë nga 15 të aprovuar. Në mungesë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), bazuar në përcaktimet e nenit 40/2 (Dispozita kalimtare) të ligjit Nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, funksionin e policisë gjyqësore të seksionit do ta kryenin 13 oficerë të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda gjatë vitit të parë të punës së kësaj prokurorie.
    Gjatë kësaj periudhe, përfunduan procedurat e emërimit vetëm të Drejtorit të BKH- së. Disa nga problematikat kryesore me të cilat u përball Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2020 ishin mungesa e numrit të plotë të prokurorëve (13 nga 15 të miratuar), mungesa e strukturës hetimore të BKH-së, mungesa e ambienteve të punës, pasi aktiviteti zhvillohej në zyra provizore të Gjykatës së Posaçme, dhe bllokimi i aktivitetit për shkak të pandemisë COVID-19. Viti 2020 nisi me një ngarkesë të konsiderueshme, ku Prokuroria e Posaçme do të kishte nën hetim 588 procedime penale me 746 persona nën hetim, nga të cilat 204 procedime penale transferoheshin nga ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndërsa 384 procedime penale u regjistruan për herë të parë nga kjo prokurori. Progres Raporti i vitit 2020 do të cilësonte vënien në funksionim të plotë të Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).
    Në vitin 2021 SPAK ishte në vijim të konsolidimit dhe plotësimit të organikës së saj me prokurorë, hetues të BKH-së dhe staf administrativ mbështetës. Gradualisht numri i prokurorëve gjatë kësaj përudhë nga 13 shkoi në 15 dhe vetëm në shtator të vitit 2021 filluan detyrën 28 hetuesit e parë të BKH-së nga 572 aplikantë. Duhet cilësuar se, procesi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së i cili kalon në 4 faza kryesore ka qenë shumë i komplikuar dhe ka marrë një kohë të konsiderueshme të aktivitetit të Prokurorisë së Posaçme. Një ngarkesë të rëndësishme në këtë proces ka marrë Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Pastërtisë së Figurës, i cili përbëhej nga dy prokurorë dhe një gjyqtar i posaçëm. Në këtë proces. Prokuroria e Posaçme është asistuar ngushtësisht nga misionet ndërkombëtare të ndihmës nga SHBA (ICITAP, OPDAT) dhe BE (EURALIUS, PAMECA etj.). Nga ana tjetër, gjatë vitit 2021, juridiksionit penal të SPAK ju shtua edhe hetimi pasuror sipas Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.01.2020, “Për Masat Parandaluese në Kuadër të Forcimit të Luftës kundër Terrorizmit, Krimit të Organizuar, Krimeve të Rënda dhe konsolidimit të Rendit e Sigurisë Publike”.
    Vetëm në zbatim të këtij Akti në vitin 2021 janë bërë 25 kërkesa për sekuestrim pasurie, si dhe 72 kërkesa për konfiskim pasurie. Gjatë vitit 2021 ngarkesa vjen në rritje, me gjithsej 715 procedime penale, nga të cilat 352 procedime penale të mbartura nga viti 2020 dhe me 363 procedime penale të regjistruara gjatë kësaj periudhe kohore. Ajo që vlen për tu veçuar gjatë kësaj periudhe është vendosja e bashkëpunimit të ngushtë me Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimin Informativ Shtetëror, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, si dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Gradualisht filloi dhe vendosja e kontakteve me agjencitë ligjzbatuese partnere, ato italiane, amerikane, gjermane, holandeze, belge, angleze, franceze, EUROJUST, EUROPOL, etj.
    Ngarkesa e SPAK
    Ngarkesa e punës për vitin 2022 vijon të jetë në parametra të konsiderueshëm. Gjatë kësaj periudhe u hetuan 712 procedime penale, nga të cilat 455 procedime penale të mbartura nga periudha paraardhëse, ndërsa 257 procedime penale janë regjistruar gjatë vitit 2022. Sidoqoftë, pas një eksperience 3-vjeçare SPAK kishte filluar të krijonte një vizion të qartë të punës dhe treguesve të kësaj strukture dhe krijuar një panoramë më të qartë të nivelit të vështirësive me të cilat do të përballej hetimi. Qoftë krimi i organizuar, por dhe korrupsioni i zyrtarëve të lartë kanë një nivel të lartë sofistikimi. Mbas hetimit të një mori çështjesh u vu re se, grupet kriminale shqiptare kishin rritur nivelin e bashkëpunimit të tyre me organizatat ndërkombëtare kriminale dhe me vendet e origjinës së prodhimit të drogave të forta.
    Nga ana tjetër, format e pastrimit të parave të cilat tani kanë filluar të shtrihen edhe në juridiksionet off shore e vendosin SPAK përballë vështirësive të ndryshme qoftë me hetimin e çështjeve por dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese. Sfida kryesore e vitit 2023 mbetej rritja e kapaciteteve në luftën kundër pastrimit të parave, duke pasur parasysh këtu edhe futjen e Shqipërisë në listën “gri” të pastrimit të parave nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL në shkurt të vitit 2020. Për këtë qëllim, gjatë vitit 2023, u emëruan 8 hetuesit e parë të Sektorit të Hetimit Financiar. Nga ana tjetër, vijoi konsolidimi i organikës së Prokurorisë së Posaçme me 18 prokurorë (1 të emëruar përkohësisht gjatë vitit 2023) dhe plotësimi me 60 hetues të BKH-së. Rritja e kapaciteteve njerëzore u përkthye edhe në rezultate pozitive ku numri i hetimeve të filluara kryesisht për vitin 2022 u rrit më të paktën 56%, numri i hetimeve të ish zyrtarëve të lartë për periudhën 2020-2022 ishte 24 procedime penale me 25 persona në hetim.
    Nga ana tjetër numri i procedimeve penale të regjistruara për veprat penale në kuadrin e krimit të organizuar për vitin 2022 pësojë një rritje të konsiderueshme me 139% krahasuar me vitin 2021. Një rritje të rëndësishme pati edhe treguesi i bashkëpunimit ndërkombëtar ku në vitin 2022 numri i skuadrave të përbashkëta hetimore u rrit me 22%. Sidoqoftë ndër sfidat kryesore të vitit 2022 mbeteshin evadimi i çështjeve të mbartura, mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe mungesa e infrastrukturës, faktor i cili vështirëson punësimin e ekspertëve financiar dhe të fushave të tjera për mungesë ambientesh normale pune. Gjatë vitit 2023, SPAK u orientua në rritjen e hetimeve shteruese të organizatave kriminale më me ndikim në tregjet kriminale shqiptare dhe hetimit të korrupsionit të ish zyrtarëve të lartë. Përkrah këtij objektivi, një objektiv tjetër ishte rritja e eficencës së SPAK, ku do ti kushtohej rëndësi një qasjeje të re hetimore dhe orientimit më të qartë të politikave të strukturës nëpërmjet miratimit të një sërë aktesh nënligjore të Prokurorisë së Posaçme dhe urdhrave të përbashkët me BKH-në. Për këtë qëllim u ngrit Sektori i Hetimit Financiar me 12 hetuesit e parë të saj të cilët ngritën në mënyrë cilësore standardet e hetimit.
    Kapacitetet
    Prokuroria e Posaçme është përpjekur që të rrisë dhe kapacitetet infrastrukturore duke siguruar tashmë një godinë shtesë e cila është në fazën e mobilimit dhe organizimit të brendshëm të saj. Paçka se numri i prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve të BKH-së vijoji i njëjtë për këtë periudhë, ngarkesa e procedimeve penale vijon të ketë rritje. Për vitin 2023, ishin rreth 750 çështje për 570 persona nën hetim, duke pasur një rritje në masën 16% në krahasim me vitin paraardhës. Në vitin 2023 ka pasur gjithashtu rritje edhe në shumë tregues të tjerë si rritje në hetimet e nisura kryesisht, rritje në numrin e çështjet e regjistruara për veprat penale në kuadër të krimit të organizuar në masën 8% dhe një rritje prej 20% për çështjet e regjistruara për veprat penale në kuadër të korrupsionit, si dhe rritje të çështjeve të regjistruara kryesisht në masën 41%. Prokuroria e Posaçme ka pasur edhe një përmirësim të ndjeshëm edhe në marrjen e vendimeve të fajësisë në të tre shkallët e gjyqësorit ku në shkallën e parë të Gjykatës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka patur një rritje prej 53% krahasuar me vitin 2022 me një tendencë të njëjtë rritje edhe në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe në Gjykatën e Lartë.
    Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka filluar diskutimet për adresimin e rritjes së kapaciteteve njerëzore në lidhje me plotësimin e detyrimit të kalimit të kompetencave të Komisionerit Publik, të cilat Kushtetuta (pika 8, të nenit 179/b) ia ngarkoi Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në 31 dhjetor 2024. Parashikohet se, numri i çështjeve që do të vijojnë të përfaqësohen në Komisionin e Posaçëm të Apelit (KPA) deri në përfundim të mandatit kushtetues të KPA-së, qershor 2026, të jetë rreth 30 çështje ku parashikohet se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, do të duhet të ndjekë rreth 150 seanca gjyqësore, në harkun kohor janar 2025-qershor 2026, numër që mund të rritet në varësi të kompleksitetit të çështjeve.

  • Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku

    Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku

    Mbrëmjen e të hënës ka nisur “Ferma Vip 2”, teksa ky edicioni, ndryshe nga ai i kaluari, do të jetë nën moderimin e moderatores Luana Vjollca.
    Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.
    Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.
    Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.
    Agai, i cili vijon të jetë surprizë, do të qëndrojë sërish në prapaskenë, për të parë lojën, për të dhënë urdhëra, dhe për të qenë gjithmonë aty i gatshëm për të ndëshkuar. Risia në këtë edicion është se televotimi është hapur që në natën e parë, ku mund të zgjidhni fermerin e preferuar.
    LISTA ME 16 FERMERËT E PARË

    Erand Sojli – Aktor
    Ron Zaiti – Muzikant
    Albi Lushi – Poet
    Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”
    Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant
    Silvana Bushati – Sipërmarrëse
    Elinara Shehu – Këngëtare
    Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare
    Anduel Kovaçi – Këngëtar
    Ylli Dreshaj – Model
    Keisi Meshau – Miss Shqipëria
    Andrea – TikTok-er
    Lim Hoti – Reper
    Nur Al Kahzali – Influencere 
    Ester Alushi – Aktore
    Frederik Ndoci – Këngëtar