Tag: gjatë

  • Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse, Ukraina ndërmerr hapa për kursimin e rrymës

    Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse, Ukraina ndërmerr hapa për kursimin e rrymës

    Ukraina do të vendosë kufizime të reja për përdorimin e rrymës dhe do të lejojë importe shtesë të energjisë, ndërkohë që po bën përpjekje për ta ndrequr infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ruse, tha të martën vonë kryeministrja Yulia Svyrydenko.

    Forcat ruse kanë rritur ndjeshëm numrin dhe intensitetin e sulmeve ndaj infrastrukturës së gazit dhe energjisë në Ukrainë gjatë muajve të fundit, duke shënjestruar si termocentralet, ashtu edhe sistemet e bartjes së energjisë elektrike.
    Në javët e fundit qytetarët në shumë rajone të Ukrainës po përballen me ndërprerje të vazhdueshme dhe të papritura të rrymës. Të martën, rreth gjysma e banorëve të kryeqytetit Kiev mbetën njëkohësisht në terr.
    “Ndriçimi shtesë për ndërtesat, rrugët, parqet, dritat dekorative dhe reklamat e jashtme në qendrat e qyteteve nuk janë prioritet gjatë kësaj periudhe të vështirë për sektorin energjetik”, tha Svyrydenko në X, duke shpallur masa të reja për të përmirësuar gjendjen për konsumatorët civilë.
    Lista e ndërtesave që kanë të drejtë të furnizohen me rrymë pa ndërprerje duhet të shkurtohet më shumë. Përjashtim bëjnë spitalet, shkollat, ndërtesat jetike dhe ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes. Ndërmarrjet shtetërore do të jenë në gjendje të nisin importet e energjisë, shtoi Svyrydenko.
    “Kjo do ta ulë trysninë mbi rrjetin elektrik të Ukrainës dhe do ta stabilizojë ngarkesën gjatë orëve të pikut”, shtoi ajo.
    Gjysma e Kievit në terr
    Të martën, operatori kombëtar i rrjetit elektrik vendosi ndërprerje emergjente të energjisë në shumicën e rajoneve të Ukrainës, duke anuluar oraret e publikuara një ditë më parë dhe duke i futur qytetet në errësirë. “Gjendja në Kiev mbetet një nga më të vështirat, tani, deri në 50 për qind të konsumatorëve në kryeqytet janë pa rrymë”, njoftoi Ministria e Energjisë e Ukrainës në Telegram.
    Ukraina i ka tri centrale bërthamore, të cilat prodhojnë më shumë se 50 për qind të të gjithë energjisë elektrike në vend, por këto centrale detyrohen ta ulin prodhimin për shkak të dëmtimit të linjave të transmisionit.
    Ndërprerjet e energjisë prekin gjithashtu furnizimin me ngrohje dhe ujë. Banorët e Kievit dhe rajonit të Kievit gjatë javës së fundit janë furnizuar me rrymë vetëm 10 orë në ditë./Rel

    Top Channel

  • Konsiderohet si shqiptari më i kërkuar në Europë, 41-vjeçari arratiset sërish nga burgu i sigurisë së lartë

    Konsiderohet si shqiptari më i kërkuar në Europë, 41-vjeçari arratiset sërish nga burgu i sigurisë së lartë

    Ai ndodhej në një nga burgjet më të ruajtura të Italisë. Megjithatë, gangsteri shqiptar Toma Taulant (41 vjeç) ka arritur të arratiset. Madje duke përdorur trukun më klasik: fillimisht duke sharruar hekurat e dritares dhe më pas duke u ngjitur mbi murin e burgut me çarçafë të lidhur mes tyre. Pas tri arratisjeve të mëparshme të suksesshme, mes tyre edhe nga burgu i Lantinit në Belgjikë, ai ishte megjithatë nën mbikëqyrje të shtuar
    Nga Thierry Goeman, NIEWSBLAD
    Taulant Toma, i njohur edhe me emrin Admir Dedinca ose si “grabitësi i Parmës”, është në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet policore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse mendojnë se e kanë parë, të mos ndërmarrin asgjë vetë, por të njoftojnë policinë. Ai konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur. Ai ka lindur në Shqipëri dhe gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në arrati nga policia dhe drejtësia. Tani, sërish.
    Krimineli profesionist 41-vjeçar dhe “mbreti i arratisjeve” arriti të arratiset të shtunën nga burgu Opera, në jug të Milanos. Fillimisht sharroi hekurat e dritares së qelisë në repartin e sigurisë së lartë të burgut dhe më pas u largua duke përdorur çarçafë të lidhur.
    Ai po vuante një dënim në Milano deri në tetor të vitit 2048 për disa krime të rënda dhe grabitje me armë, gjatë të cilave nuk kishte ngurruar të përdorte dhunë.
    Sharrë hekuri dhe çarçafë
    Katër herë ka arritur të arratiset pas arrestimit dhe dënimit. Arratisja e fundit ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Ai përfitoi nga errësira dhe ndërrimi i turneve të rojeve për t’u larguar. Me shumë gjasë, kishte ndihmë nga jashtë – ashtu si edhe në të gjitha arratisjet e mëparshme.
    Në shkurt 2013, ai dhe një bashkëkombës u arratisën gjithashtu nga burgu i Parmës, ku mbaheshin në repartin e sigurisë së lartë. Partneri i tij, Valentin Frrokaj, i cili vuante një dënim me burgim të përjetshëm dhe ishte arratisur më parë nga i njëjti burg, u qëllua për vdekje dy vite më vonë nga një argjendar gjatë një grabitjeje në një vilë.
    Atëherë u organizua një kërkim i madh për Taulantin, i cili u arrestua përfundimisht në Belgjikë. Në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ai u burgos në burgun e Lantin (Liège).
    Por para se policia italiane të vinte për ta marrë për gjyqin në Itali, ai arriti të arratisej sërish. Gjatë shëtitjes, u ngjit mbi murin e burgut të siguruar me tela me gjemba. Kjo u bë e mundur sepse disa të burgosur shpërqendruan rojat, ndërsa të tjerë formuan një piramidë njerëzore, duke krijuar një lloj shkalle për t’i hapur rrugën drejt lirisë.
    Aftësi fizike
    “I arratisuri tregoi aftësi fizike të jashtëzakonshme”, deklaroi më pas prokurorja belge, Danièle Reynders, gjatë një konference për shtyp.
    Arratisja ishte e përgatitur mirë. “Mbreti i arratisjeve” u prit nga tre bashkëpunëtorë të armatosur në një makinë arratie.
    Arratisja e tij e parë daton që në vitin 2009, kur iku nga burgu i Ternit, në veri të Italisë.
    Mbingarkesa në burgje
    Ministria italiane e Drejtësisë pranon se vendi po përballet me mbipopullim serioz në burgje. Sipas shoqatës Antigone, në vitin 2025, mbipopullimi në burgjet italiane arriti në 133%, me më shumë se 62.000 të burgosur për rreth 51.000 vende të disponueshme.
    Kësaj i shtohet edhe mungesa e stafit, e cila e vështirëson mbikëqyrjen e të burgosurve.
    Në burgun Opera, nga ku u arratis Taulanti, ndodhen 1.338 të burgosur, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 918 vende. Aty punojnë 533 roje, kur do të nevojiteshin të paktën 811. “Një situatë e paqëndrueshme”, thonë sindikatat.

  • Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

    Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

    Andrej Babis, miliarderi që mbështet Donald Trump, bëri betimin si kryeministër i Çekisë të martën duke sinjalizuar një fund të mundshëm të ndihmës për Ukrainën dhe potencialisht marrëdhënie më të trazuara me Bashkimin Evropian.

    Lëvizja ANO e Babis, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, u bashkua me dy parti euroskeptike për të formuar një qeveri koalicioni. Koalicioni tha se BE-ja nuk kishte të drejtë të impononte vendime që cënonin sovranitetin e shteteve anëtare. Ndërsa gjatë fushatës Babis është zotuar gjithashtu të kufizojë ndihmën për Ukrainën.
    “U premtoj të gjithë qytetarëve të Republikës Çeke se do të luftojnë për interesat e tyre brenda dhe jashtë vendit”, tha Babis në fjalën e tij.
    I lindur në Sllovaki, Babis është çeku i shtatë më i pasur sipas revistës Forbes. Ai e bëri pasurinë e tij si pronar i kompanisë së madhe të ushqimit dhe kimikateve Agrofert dhe kompanive të tjera.
    Gjatë gjithë karrierës së tij politike, Babis është përballur me akuza për konflikt interesi për rolet e tij në biznes dhe politikë, duke shkaktuar protesta masive gjatë mandatit të tij të mëparshëm. ish-anëtari i Partisë Komuniste, është përballur gjithashtu me akuzat se ka qenë agjent i policisë sekrete komuniste në vitet 1980.

    Top Channel

  • Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Gazeta belge: U arratis sërish duke përdorur trukun e vjetër si në Belgjikë

    Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Gazeta belge: U arratis sërish duke përdorur trukun e vjetër si në Belgjikë

    Ai ndodhej në një nga burgjet më të ruajtura të Italisë. Megjithatë, gangsteri shqiptar Toma Taulant (41 vjeç) ka arritur të arratiset. Madje duke përdorur trukun më klasik: fillimisht duke sharruar hekurat e dritares dhe më pas duke u ngjitur mbi murin e burgut me çarçafë të lidhur mes tyre. Pas tri arratisjeve të mëparshme të suksesshme, mes tyre edhe nga burgu i Lantinit në Belgjikë, ai ishte megjithatë nën mbikëqyrje të shtuar

    Nga Thierry Goeman, NIEWSBLAD

    Taulant Toma, i njohur edhe me emrin Admir Dedinca ose si “grabitësi i Parmës”, është në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet policore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse mendojnë se e kanë parë, të mos ndërmarrin asgjë vetë, por të njoftojnë policinë. Ai konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur. Ai ka lindur në Shqipëri dhe gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në arrati nga policia dhe drejtësia. Tani, sërish.

    Krimineli profesionist 41-vjeçar dhe “mbreti i arratisjeve” arriti të arratiset të shtunën nga burgu Opera, në jug të Milanos. Fillimisht sharroi hekurat e dritares së qelisë në repartin e sigurisë së lartë të burgut dhe më pas u largua duke përdorur çarçafë të lidhur.

    Ai po vuante një dënim në Milano deri në tetor të vitit 2048 për disa krime të rënda dhe grabitje me armë, gjatë të cilave nuk kishte ngurruar të përdorte dhunë.

    Sharrë hekuri dhe çarçafë

    Katër herë ka arritur të arratiset pas arrestimit dhe dënimit. Arratisja e fundit ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Ai përfitoi nga errësira dhe ndërrimi i turneve të rojeve për t’u larguar. Me shumë gjasë, kishte ndihmë nga jashtë – ashtu si edhe në të gjitha arratisjet e mëparshme.

    Në shkurt 2013, ai dhe një bashkëkombës u arratisën gjithashtu nga burgu i Parmës, ku mbaheshin në repartin e sigurisë së lartë. Partneri i tij, Valentin Frrokaj, i cili vuante një dënim me burgim të përjetshëm dhe ishte arratisur më parë nga i njëjti burg, u qëllua për vdekje dy vite më vonë nga një argjendar gjatë një grabitjeje në një vilë.

    Atëherë u organizua një kërkim i madh për Taulantin, i cili u arrestua përfundimisht në Belgjikë. Në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ai u burgos në burgun e Lantin (Liège).

    Por para se policia italiane të vinte për ta marrë për gjyqin në Itali, ai arriti të arratisej sërish. Gjatë shëtitjes, u ngjit mbi murin e burgut të siguruar me tela me gjemba. Kjo u bë e mundur sepse disa të burgosur shpërqendruan rojat, ndërsa të tjerë formuan një piramidë njerëzore, duke krijuar një lloj shkalle për t’i hapur rrugën drejt lirisë.

    Aftësi fizike

    “I arratisuri tregoi aftësi fizike të jashtëzakonshme”, deklaroi më pas prokurorja belge, Danièle Reynders, gjatë një konference për shtyp.

    Arratisja ishte e përgatitur mirë. “Mbreti i arratisjeve” u prit nga tre bashkëpunëtorë të armatosur në një makinë arratie.

    Arratisja e tij e parë daton që në vitin 2009, kur iku nga burgu i Ternit, në veri të Italisë.

    Mbingarkesa në burgje

    Ministria italiane e Drejtësisë pranon se vendi po përballet me mbipopullim serioz në burgje. Sipas shoqatës Antigone, në vitin 2025, mbipopullimi në burgjet italiane arriti në 133%, me më shumë se 62.000 të burgosur për rreth 51.000 vende të disponueshme.

    Kësaj i shtohet edhe mungesa e stafit, e cila e vështirëson mbikëqyrjen e të burgosurve.

    Në burgun Opera, nga ku u arratis Taulanti, ndodhen 1.338 të burgosur, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 918 vende. Aty punojnë 533 roje, kur do të nevojiteshin të paktën 811. “Një situatë e paqëndrueshme”, thonë sindikatat.

     

  • Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

    Aksidenti i rëndë i Miss Xhamajka, u rrëzua gjatë provave dhe pësoi…

    Pak para finales së Miss Universe 2025, konkursi u trondit nga një ngjarje dramatike. Miss Xhamajka, Dr. Gabrielle Henry, pësoi një aksident të rëndë gjatë provave paraprake më 19 nëntor në Tajlandë, duke rënë nga skena dhe duke u lënduar seriozisht.
    Sipas njoftimit zyrtar nga kompania organizuese, konkurrentja ka pësuar hemorragji intrakraniale, ndër lëndime të tjera, dhe ndodhet në gjendje kritike.
    Momenti i aksidentit u filmua nga kamerat dhe brenda pak minutash Dr. Henry u transportua me urgjencë në një spital në Bangkok, ku u vendos në njësinë e kujdesit intensiv. Ajo vazhdon të monitorohet 24 orë nga ekipi mjekësor, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të mbulojnë plotësisht të gjitha shpenzimet e trajtimit dhe shtrimit të saj.
    Ngjarja ka hedhur një hije të rëndë mbi konkursin, i cili këtë vit është shoqëruar me tensione dhe incidente të tjera. Para kurorëzimit të Miss Meksikës, Fátima Bosch, si Miss Universe 2025, ndodhi një tjetër episod i pakëndshëm: një nga organizatorët kryesorë, tajlandezi Nawat Itsaragrisil, e ofendoi publikisht Bosch duke e quajtur “budallaqe” gjatë një takimi me konkurrentet më 4 nëntor. Ky veprim shkaktoi reagim të menjëhershëm, duke e detyruar Miss Meksikën dhe disa prej pjesëmarrëseve të largoheshin në shenjë solidariteti. Pas kritikave të shumta, Itsaragrisil kërkoi falje, por u largua nga detyrat e tij për konkursin e 74-të.
    Me dy episode të rënda brenda pak ditësh, Miss Universe 2025 po përballet me tensione të forta dhe kritika të ashpra, ndërsa publiku pret me ankth lajme të reja për gjendjen e Dr. Gabrielle Henry.

  • Liverpool gjen lojtarin perfekt në vend të Salah në Serie A, gati oferta 100 mln euro

    Liverpool gjen lojtarin perfekt në vend të Salah në Serie A, gati oferta 100 mln euro

    9 Dhjetor 2025

    17:09

    Telesport

    Mohamed Salah po kalon ditët e tij të fundit te Liverpool. Egjiptiani me siguri do të largohet gjatë merkatos së janarit, nëse nuk ndodh tani, atëherë në verë largimi i tij është 100% i sigurt.
    Në anën tjetër, drejtuesit e Liverpool nuk po rrinë duarkryq, por po ndjekin disa emra për të gjetur zëvendësuesin ideal të egjiptianit. Mediet angleze zbulojnë se emri i parë në listën e gjatë të kandidatëve në vend të Salah është ylli i Serie A, Kenan Yildiz.
    Drejtuesit e klubit bardhezi po punojnë për rinovimin e kontratës së yllit turk dhe janë të bindur se do të arrijnë një marrëveshje, megjithëse lojtari kërkon një pagë vjetore midis pesë dhe gjashtë milionë eurosh.
    Megjithatë, në Torino, nuk përjashtohet mundësia për largimin e Yildiz në rast se vjen një ofertë e jashtëzakonshme dhe e tillë duket se është shifra e ofruar nga Liverpool që mendohett ë jetë rreth 100 milionë euro.

  • Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin

    Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin

    Një episod i ri midis Donald Trump dhe një gazetareje ndodhi të hënën, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
    Këtë herë, presidenti amerikan sulmoi Rachel Scott të ABC News, kur ajo e pyeti nëse do t’i urdhëronte Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth të publikonte videon e sulmit ndaj një varke kontrabandiste minash më 2 shtator, pasi ai më parë kishte deklaruar se “nuk kishte problem” me publikimin e pamjeve filmike.
    “Unë nuk e thashë këtë. Ti e the këtë, jo unë”, tha Trump, duke kundërshtuar pyetjen dhe përmbajtjen e saj.
    Kur Scott këmbënguli me pyetjen, presidenti republikan e quajti atë “gazetaren më bezdisëse në këtë fushë”. “Më lejoni t’ju them, ju jeni një gazetare bezdisëse – një gazetare shkatërruese, vërtet shkatërruese. Dhe është gjithmonë e njëjta gjë me ju. “Të thashë, çfarëdo që Pete Hegseth dëshiron të bëjë, ai është dakord me mua”, shtoi Trump.
    Ky tension nuk është i pari midis Trump dhe Scott, pasi të dy u përplasën përsëri vitin e kaluar në një aktivitet të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
    Ai kujton se në nëntor, gjatë një takimi me gazetarët në Air Force One, Trump i kërkoi një gazetari të Bloomberg News të heshtte, duke thënë: “Hesht, derrkuci”. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, i quajti këto deklarata “një shembull të drejtësisë së presidentit”. Gjithashtu, për Ditën e Falënderimeve, presidenti e pyeti gazetaren e CBS News, Nancy Cordes, nëse ishte “budallaqe” pasi i bëri një pyetje në lidhje me procedurat e kontrollit për shtetasit afganë pas një të shtëne me armë në Uashington.
     

    BREAKING: In a shocking moment, Trump crashes out on ABC reporter Rachel Scott who asks him if he approves releasing the boat strike video. “Let me just tell you — you are an obnoxious– a terrible reporter.”
    Totally unhinged.pic.twitter.com/bR70QibNPj
    — Really American 🇺🇸 (@ReallyAmerican1) December 8, 2025

  • Leonardo DiCaprio ngre alarm: “AI po e zhvesh artin nga humaniteti”

    Leonardo DiCaprio ngre alarm: “AI po e zhvesh artin nga humaniteti”

    Leonardo DiCaprio ka kritikuar hapur përdorimin e inteligjencës artificiale në Hollywood, duke thënë se “nuk ka asnjë grimcë humaniteti në të”. Aktori 51-vjeçar, i shpallur së fundmi Entertainer of the Year nga revista TIME, u shpreh se arti i vërtetë duhet të vijë vetëm nga dora dhe mendja njerëzore.
    Në intervistën e tij, DiCaprio u ndal edhe te trendi i fundit të videove të krijuara nga AI ku figura të famshme që nuk jetojnë më “interpretojnë” këngë moderne. Ai pranoi se këto klipe mund të duken interesante herën e parë, por sipas tij, “zhduken njësoj si gjithë mbeturinat e internetit sapo kalon moda”.
    “Nuk ka asnjë pikë lidhjeje emocionale në të. Sado brilante të duken, nuk janë art i vërtetë,” deklaroi aktori.
    DiCaprio foli gjithashtu për sfidën e madhe të ruajtjes së privatësisë, një luftë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Ai u shpreh se për të pasur një karrierë të gjatë, ka mësuar të qëndrojë sa më larg vëmendjes, duke u shfaqur në publik vetëm kur ka diçka për të thënë ose promovuar.
    Për këtë arsye, aktori pothuajse gjithmonë shihet me kapelë dhe maskë, një zakon që nisi gjatë pandemisë dhe që e ka bërë pjesë të përditshmërisë së tij. Edhe në evente të mëdha, si dasma e Jeff Bezos, ai është fotografuar duke fshehur fytyrën.
    Karriera e DiCaprios mori hov të jashtëzakonshëm pas suksesit monumental të Titanic, një famë që sipas tij i ndryshoi jetën përgjithmonë. Megjithatë, aktori thekson se synimi i tij kryesor ka mbetur gjithmonë i njëjtë: të rikthehet te arti i pastër, larg zhurmës dhe trendeve kalimtare si AI në kinematografi.
     

  • Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin, je shkatërruese

    Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin, je shkatërruese

    Një episod i ri midis Donald Trump dhe një gazetareje ndodhi të hënën, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

    Këtë herë, presidenti amerikan sulmoi Rachel Scott të ABC News, kur ajo e pyeti nëse do t’i urdhëronte Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth të publikonte videon e sulmit ndaj një varke kontrabandiste minash më 2 shtator, pasi ai më parë kishte deklaruar se “nuk kishte problem” me publikimin e pamjeve filmike.
    “Unë nuk e thashë këtë. Ti e the këtë, jo unë”, tha Trump, duke kundërshtuar pyetjen dhe përmbajtjen e saj.

    BREAKING: In a shocking moment, Trump crashes out on ABC reporter Rachel Scott who asks him if he approves releasing the boat strike video. “Let me just tell you — you are an obnoxious– a terrible reporter.”
    Totally unhinged.pic.twitter.com/bR70QibNPj
    — Really American 🇺🇸 (@ReallyAmerican1) December 8, 2025

    Kur Scott këmbënguli me pyetjen, presidenti republikan e quajti atë “gazetaren më bezdisëse në këtë fushë”. “Më lejoni t’ju them, ju jeni një gazetare bezdisëse – një gazetare shkatërruese, vërtet shkatërruese. Dhe është gjithmonë e njëjta gjë me ju. “Të thashë, çfarëdo që Pete Hegseth dëshiron të bëjë, ai është dakord me mua”, shtoi Trump.
    Ky tension nuk është i pari midis Trump dhe Scott, pasi të dy u përplasën përsëri vitin e kaluar në një aktivitet të Shoqatës Kombëtare të Gazetarëve me Ngjyrë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024.
    Ai kujton se në nëntor, gjatë një takimi me gazetarët në Air Force One, Trump i kërkoi një gazetari të Bloomberg News të heshtte, duke thënë: “Hesht, derrkuci”. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, i quajti këto deklarata “një shembull të drejtësisë së presidentit”. Gjithashtu, për Ditën e Falënderimeve, presidenti e pyeti gazetaren e CBS News, Nancy Cordes, nëse ishte “budallaqe” pasi i bëri një pyetje në lidhje me procedurat e kontrollit për shtetasit afganë pas një të shtëne me armë në Uashington.

    Top Channel

  • Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Dhjetor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 10 Dhjetor 2025

    Dashi
    Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, por kohet e fundit ju kane dale disa probleme te vogla, mire është te mundoheni t’iu gjeni zgjidhje te shpejte dhe te mendoni vetëm për te ardhmen. Nuk ja vlen te merreni gjate me gjera elementare. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa ndonjë emocion te madh. Financat do kenë disa tronditje te vogla.
    Demi
    Dëgjojeni gjate gjithë kohës sot atë qe keni ne krah dhe mos bëni te kundërtën e saj q ju thotë nëse nuk doni qe te lindin vështirësi e probleme. Beqaret ka mundësi te ngelen edhe sot vetëm. Mundësitë për takime thuajse do mungojnë fare. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe te kujdesshëm nëse nuk doni te keni probleme serioze.
    Binjaket
    Do afroheni edhe me shume gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah dhe do diskutoni gjere e gjate për çdo lloj teme qe do iu vije ne mendje. Beqaret do e takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një etape te re shume me te bukur se me pare. Buxheti do jete i mire për pjesën me te madhe. Nuk do keni për çfarë te qaheni.
    Gaforrja
    Tregohuni te sinqerte sot me atë qe keni ne krah dhe mos i mbani asnjë te fshehte, Kjo do e shtoje besimin e tij tek ju dhe do ua rrite piket. Beqaret do kërkojnë te qëndrojnë serish vetëm dhe as qe do iu shkoje neper mend te joshin dike. Financat ka rrezik te ndërlikohen disi. Mbajini këmbët mbi toke sepse shume shpejt mund te pendoheni nga veprimet e kryera.
    Luani
    Pas një periudhe goxha delikate, sot ju qe jeni ne një lidhje do ndiheni disi me te qete. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni t;’i ndreqni me çdo lloj mënyrë. Beqaret duhet te tregohen realiste sepse po ëndërruan shume mund te përballen me zhgënjime. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim qe te mbeten ne gjendjen e duhur.
    Virgjeresha
    Ndjenjat për partnerin do jene edhe me te thella gjate kësaj dite. Nga ana tjetër do gjeni edhe mënyrën e duhur për t’i shprehur ato dhe do e bëni partnerin te lumtur. Beqaret do fillojnë histori dashurie afatgjata dhe mjaft te këndshme. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te hidheni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve.
    Peshorja
    Do keni disa përplasje me partnerin tuaj gjate kësaj dite megjithatë nuk do alarmoheni nga kjo. Pas mesditës klima do filloje dalëngadalë te ngrohet. Beqaret me ne fund do ja arrijnë qëllimit dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi goxha te mëdha, prandaj do ju duhet patjetër te hiqni dore nga disa shpenzime.
    Akrepi
    Dite e shkëlqyer për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën tuaj ne çift kjo e sotmja. Gjithsesi mendohuni disa here para se te veproni. Beqaret duhet ta harrojnë te shkuarën dhe te mendojnë vetëm për ato qe do vijnë ne te ardhmen. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni investime te pamenduara sepse do i vuani me vone pasojat.
    Shigjetari
    Duhet te keni durim dhe shume dëshirë për te rregulluar te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën ne çift. Nëse ndjenjat janë ende te fora do i keni me te thjeshta gjerat. Jeta sentimentale e beqareve do jete mjaft e favorizuar. Mund te krijoni një lidhje afatgjate dhe qe do iu sjelle mjaft kënaqësi. Edhe pse do keni shume dëshirë për shpenzime ju do i bëni balle dhe do kurseni paksa.
    Bricjapi
    Gjate kësaj dite te bekuar nga yjet gjithçka do shkoje me se miri. Do merrni iniciativa, do komunikoni me ngrohet dhe do e shfrytëzoni deri ne maksimum çdo moment qe do jeni pranë partnerit. Beqaret jo vetëm qe do kenë dashuri me shikim te pare dhe pasion, por pasioni do jete afatgjate. Ekuilibri buxhetor do te tronditet pak, kështu qe duhet te jeni shume te kujdesshëm.
    Ujori
    Ata qe janë ne një lidhje duhet te tregohen te drejtpërdrejtë me personat qe kane ne krah sepse përndryshe situata mund t’iu ndërlikohet. Beqaret ka rrezik te dashurohen me personin e gabuar sot. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishin ëndërruar. Ne planin financiar sado qe te mundoheni ta përmirësoni situatën gjendja do mbetet e njëjtë.
    Peshqit
    Dite e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te duruar dhe here pas here do hapni rruge ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe jo te hedhin hapa te gabuara. Ne planin financiar do ndiheni me te qete. Me shume kujdes dhe maturi do i zgjidhni problemet qe keni pasur.