Tag: gjatë

  • Sfidat e përkthimit, Virgjil Muçi: Gjithnjë u kthehem mjeshtrave të gjuhës shqipe, është proces i përmirësimit të vetes gjatë gjithë kohës

    Sfidat e përkthimit, Virgjil Muçi: Gjithnjë u kthehem mjeshtrave të gjuhës shqipe, është proces i përmirësimit të vetes gjatë gjithë kohës

    Xhejsmi i Percival Everet është vepra me të cilën Virgjil Muçi u përzgjodh autori i përkthimit më të mirë në Panairin e Librit.

    Romani është një ripërfytyrim brilant i aventurave të Hakëlberi Finit, sa tronditës aq edhe satirik, i treguar nga këndvështrimi i skllavit Xhim. Kjo kryevepër erdhi në dorën e lexuesit shqiptar pak muaj pasi fitoi çmimin Pulitzer.
    “Është një libër fatlum do ta quaja, ishte një dashuri në shikim të parë, si për botuesin, ashtu edhe për përkthyesin. Arritëm në përfundimin që ky libër duhet përkthyer sa më parë dhe duhet ofruar sa më shpejt për lexuesin shqiptar. Janë të rrallë ata libra, janë të rrallë ata autorë që lexohen nga të gjitha moshat”, u shpreh Virgjil Muçi.
    Duke folur për procesin e ndërlikuar të përkthimit dhe përshtatjesh në shqip të Xhejmsit, Muçi tregon sfidat që has çdo përkthyes.
    “Është një sfidë e vazhdueshme, është një libër që kërkon mund dhe përpjekje gjatë gjithë kohës që merresh me të. Unë vazhdimisht i kthehem mjeshtrave të shkollës shqipe të përkthimit, duke qenë se te ata gjej jo vetëm frymëzimin, por edhe pasurinë e madhe gjuhësore që bënë të mundur të na vijnë në shqip kryeveprat e letërsisë botërore dhe në të njëjtën kohë të ndihmonte edhe shkrimtarët për ta pasuruar gjuhën dhe për ta bërë sa më interesante për lexuesin. Është sfidë se nuk është një proces i mbyllur, është një proces i përmirësimit të vetes gjatë gjithë kohës“, tha përkthyesi.
    Me përvojën e tre dekadave në letërsi, bazuar edhe në komunikimin e vazhdueshëm me lexuesin e tij, Muçi thekson se autori nuk duhet të ndalë në asnjë moment punën drejt vetëpërmirësimit me qëllim për të kënaqur lexuesin e tij.
    “Si autorët, edhe përkthyesit duhet të kenë parasysh se nëse nuk jemi në gjendje të tërheqin vëmendjen e lexuesit, nuk kemi pjese fajësojmë lexuesit. Këtë defekt duhet ta shohim te vetja. Është një proces i gjatë pune që nuk shteron asnjëherë”, theksoi shkrimtari.

    Top Channel

  • Shiu mbush Kaskadën e Drinit, KESH thirrje banorëve për kujdes

    Shiu mbush Kaskadën e Drinit, KESH thirrje banorëve për kujdes

    Autoritetet hidrometeorologjike njoftojnë sot më 16 nëntor 2025, se gjatë periudhës 17–23 Nëntor priten reshje të dendura në basenin e lumit Drin.

    Sipas njoftimit, kulmet e reshjeve priten më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

    Reshjet mund të arrijnë deri në 150–200 mm në Fierzë dhe deri në 300 mm në Koman–Vau i Dejës.

    KESH po monitoron situatën dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.

    Në njoftim gjithashtu theksohet se qytetarët e zonave përreth duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë periudhës me reshje intensive.

    Banorët këshillohen të mos afrohen pranë lumenjve dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve, ndërsa situata do të vazhdojë të monitorohet ditë pas dite.

  • “Priten reshje të forta”, Balluku ndan apelin e KESH, u bën thirrje banorëve të veriut: Tregoni kujdes

    “Priten reshje të forta”, Balluku ndan apelin e KESH, u bën thirrje banorëve të veriut: Tregoni kujdes

    Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shpërndarë njoftimin e KESH, ku u bën thirrje qytetarëve që jetojnë në veri të vendit të tregojnë kujdes gjatë ditëve të ardhshme.
    Duke nisur nga e hëna në mbrëmje e deri ditën e enjte, në të gjithë territorin pritet përkeqësim i motit, me reshje me intensitet të lartë.
    Në njoftim theksohet se gjatë datave 17–23 nëntor do të ketë reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.

    Njoftimi:
    Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
    👉Reshjet e pritshme arrijnë deri në:

    Fierzë: 150–200 mm
    Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm

    🟢KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet  brenda
    kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
    ⚠️Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.

  • Alarm për reshje intensive në veri përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes

    Alarm për reshje intensive në veri përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes

    Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, gjatë datave 17–23 Nëntor në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë.

    Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
    Sasia e reshjeve pritet të arrijë në Fierzë në nivelin 150–200 mm dhe në Koman–Vau i Dejës, deri në 300 mm.
    KESH po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të reshjeve intensive që mund të shkaktojnë përmbytje ose situata të rrezikshme në rrugë dhe zona të ulëta.

    Top Channel

  • Zelensky në Athinë për gazin: Moska dhe Kievi mund të shkëmbejnë robër së shpejti

    Zelensky në Athinë për gazin: Moska dhe Kievi mund të shkëmbejnë robër së shpejti

    Presidenti Zelensky vizitoi Athinën pasi njoftoi më parë se Ukraina do të importojë gaz nga Greqia për të ndihmuar në mbulimin e nevojave të saj të dimrit.
    Gjatë një takimi me Presidentin Grek Constantine Tassoulas, Zelensky tha se Greqia ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja, nga muaji dhjetor deri në mars 2026. Ndërkaq, Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve para festave të fundvitit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
    Shumë konsultime për të rifilluar procesin e shkëmbimeve të robërve të luftës janë realizuar në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.
    Në frontin e luftës, ushtria ukrainase goditi rafinerinë e naftës ruse në Ryazan, e cila ndodhet rreth 200 km në juglindje të Moskës, si “pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar aftësinë e armikut për të nisur sulme me raketa dhe bomba”. Ushtria ukrainase tha se sulmi shkaktoi shpërthime të shumta dhe një zjarr të madh në vendngjarje.
    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rrëzoi tetë dronë ukrainas gjatë katër orëve mbi rajonet e Belgorodit, Bryansk dhe Kursk, si dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia.

  • Mos harroni çadrat/ Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

    Mos harroni çadrat/ Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

    Shqipëria pritet të përballet me një javë të paqëndrueshme meteorologjike, ku reshjet dhe rrebeshet e herëpasherëshme do të alternohen me ditë më të buta, tipike për gjysmën e dytë të nëntorit.
    Java nis të hënën me rrebeshe të shpejta dhe mundësi stuhish lokale, ndërsa temperaturat mbeten ende relativisht të larta për këtë periudhë, duke arritur deri në 24 gradë gjatë ditës dhe duke zbritur në rreth 12 gradë gjatë natës. E marta mban të njëjtin ritëm, me shira që mund të marrin karakter më intensiv në disa zona, ndërkohë që vlerat termike fillojnë të bien lehtësisht.
    Të mërkurën vendi hyn në një fazë më të freskët dhe më të lagësht, me reshje më të qëndrueshme përgjatë ditës dhe temperatura që zbresin rreth 14 gradë, duke shënuar edhe pikën më të ftohtë të mesjavës. Nga e enjtja moti nis të përmirësohet gradualisht: erërat qetësohen, lagështia ulet dhe temperaturat rriten sërish deri në 20 gradë, duke sjellë një ndjesi më të butë që vazhdon edhe të premten.
    Fundjava rikthen sërish reshjet. E shtuna sjell shi të shpërndarë në shumë zona të vendit, ndërsa të dielën mbizotërojnë reshje të lehta dhe të izoluara. Temperaturat mbeten brenda vlerave tipike të nëntorit, me maksimum rreth 16 gradë dhe minimum që në disa zona mund të zbresë deri në 6 gradë gjatë natës.
    Në përgjithësi, java karakterizohet nga luhatje të shpejta të kushteve atmosferike, me nevojën e pashmangshme për çadër dhe veshje me shtresa. Pavarësisht intervaleve të qeta në mesjavë, reshjet dhe rrebeshet do të jenë pjesë e pandashme e motit në të gjithë territorin.

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit/ Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.

    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i  Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

    Top Channel

  • Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen Shqipëri – Angli

    Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen Shqipëri – Angli

    Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Anglisë, që do të zhvillohet më datë 16 nëntor, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, duke u mbështetur dhe në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash.
    Në këtë kuadër janë marrë masa për shoqërimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Anglisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;
    -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;
    -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;
    -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;
    -Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.
    Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, Shoqëritë private të sigurisë (stjuardët dhe personeli i sigurisë),  Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
    Janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Anglisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.
    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, më datë  16 nëntor  nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit dhe konkretisht:
    * Rruga “Papa Gjon Pali II”;
    * Rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
    * Rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së;
    * Rruga “Themistokli Gërmenji”;
    * Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;
    * Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
    * Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
    * Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
    * Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
    * ?Rruga “Skerdilajd Llagami”;
    * ?Rruga “Faik Konica”.
    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e hyrjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.
    Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.
    Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
    Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet.
    Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    Hyrja në stadium e tifozëve dhe e sportdashësve që kanë blerë biletë, fillon në orën 15:00.
    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.
    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’ju ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

  • Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Orë ligjore e verës gjatë gjithë vitit! Peticion në Itali, të hënën shkon në parlament

    Tetëdhjetë e katër përqind e qytetarëve europianë e duan, 352,000 italianë kanë firmosur një peticion për këtë gjë, e tani, në Itali, çështja shkon në Parlament: Ndryshimi i orës është kthyer sërish në temë të nxehtë të momentit, me gjithmonë e më shumë njerëz që shprehen kundër tij.
    Në Spanjë, vetëm pak javë më parë, Kryeministri Pedro Sánchez e riktheu këtë çështje në tryezën europiane, duke e quajtur ndryshimin e orës si “krejtësisht të pakuptimtë” dhe duke e nxitur Brukselin të rihapë një diskutim që ka mbetur në vendnumëro prej vitesh.
    Ky është ende një veprim paraprak, pa votim apo debat formal, por është i mjaftueshëm për ta rikthyer çështjen në qendër të axhendës, thotë Corriere della Sera. Itali, ideja e një ore që nuk ndryshon për dymbëdhjetë muaj po bën një hap përpara, e mbështetur nga shifra që premtojnë kursime dhe përfitime për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Zyrtarisht, çështja paraqitet në Parlament të hënën, ku do të prezantohet kërkesa për një hetim faktmbledhës nga Komiteti i Aktiviteteve Produktive, promovuar nga shoqata mjekësore SIMA, nga një organizatë jofitimprurëse si dhe nga deputeti i LEGA-s, Andrea Barabotti.
    Me atë rast, do të dorëzohen edhe 352,000 firmat e qytetarëve të mbledhura përmes peticionit online, i cili bën thirrje që ora e verës të respektohet gjatë gjithë vitit. Hetimi, nëse miratohet, do të duhet të vlerësojë në mënyrë sistematike ndikimet e masave: konsumin e energjisë, ndikimin në mjedis, shëndetin publik, sigurinë dhe zakonet sociale.

  • Makina përplaset me turmën gjatë një gare në Australi, 13 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje kritike

    Makina përplaset me turmën gjatë një gare në Australi, 13 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje kritike

    13 persona u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një makinë u përplas me një turmë gjatë një gare në qytetin Walcha, në Australinë juglindore.

    Makina po merrte pjesë në një garë në qytetin Walcha të shtunën në mbrëmje kur kaloi një gardh dhe goditi tribunën, tha policia e Uellsit të Ri Jugor në një deklaratë.
    13 persona u dërguan në spital, mosha e të cilëve varionte nga 20 deri në 75 vjeç, ndërsa dy persona ndodhen në gjendje kritika.
    Ish-zëvendëskryeministri Barnaby Joyce shprehu solidaritetin dhe lutjet e tij për të plagosurit, duke e cilësuar aksidentin si një fund të trishtueshëm për një ngjarje kaq të madhe.
    Rally-i i Motoçikletave Walcha mbahet çdo vit dhe është një ngjarje kryesore për entuziastët e motoçikletave, duke tërhequr pjesëmarrës dhe spektatorë nga rajoni.

    Top Channel