Tag: gjatë

  • Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

    Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

    Me rastin e 35-vjetorit të publikimit të filmit klasik “Home Alone”, aktori Macaulay Culkin ka ndarë një histori të rrallë dhe pak të njohur nga prapaskenat e xhirimeve, duke surprizuar fansat që prej dekadash e identifikojnë me rolin e Kevin McCallister.
    45-vjeçari ishte i ftuari i nderit në eventin “Një Natë Nostalgjike me Macaulay Culkin”, i mbajtur në Qendrën e Konventave dhe Argëtimit Long Beach në Kaliforni. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me publikun, ai rrëfeu se gjatë provave për filmin, bashkë-ylli i tij Joe Pesci i njohur për rolin e hajdutit Harry e kishte kafshuar në të vërtetë në gisht.
    “Ai më kafshoi gjatë provave,” tha Culkin duke qeshur. “Duhet të mbani mend që për pjesën më të madhe të filmit, unë nuk jam realisht në të njëjtin set me Joe dhe Dan (Stern). Ne xhironim në vende të ndryshme, ndaj nuk e njihja aq mirë.”
    Ai shpjegoi se incidenti ndodhi nga ditët e fundit të xhirimeve, kur ai ishte ende vetëm 9 vjeç. Në atë skenë, Pesci në rolin e hajdutit kërcënon të kafshojë dhe t’i presë gishtat Kevin-it.
    “Joe i tha Danit: ‘Do t’i thuash fjalët?’ Unë s’kisha një replikë aty, por u përgjigja: ‘Po, sigurisht’. Pastaj Joe tha: ‘Do t’i kafshoj këto gishta një nga një’, dhe papritur më nguli dhëmbët në gisht. Unë bëra ‘aaah!’ si një fëmijë i vogël, dhe fytyra e tij ndryshoi menjëherë kur kuptoi se sapo kishte kafshuar një nëntëvjeçar. Një koleg nëntëvjeçar! Duhej telefonuar departamenti i burimeve njerëzore,” tha ai me batutë.
    Culkin shtoi se Pesci u ndje menjëherë në faj: “Ai tha, ‘më vjen keq’, dhe unë iu përgjigja: ‘Është në rregull, vetëm mos e bëj më’.”
    Por surpriza më e madhe erdhi më pas: aktori zbuloi se edhe sot, pas 35 vitesh, mban një shenjë të vogël në gisht nga ajo kafshë.
    “Po, më la një suvenir. Kam ende një gjurmë të vogël dhëmbi këtu. Është dhëmbi i Joe-s. Jo ai i artë… ai i zakonshmi. Tani është një histori e bukur për t’ju treguar, por atëherë ishte më shumë një moment ‘kush është ky tipi?’”
    Ai shtoi me humor se në atë moshë nuk kishte as idenë se kush ishte Joe Pesci: “Nuk e kisha parë fare ‘Raging Bull’. Nuk e dija se me kë po kisha të bëja.”
    Kur u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë hakmarrjen, Culkin pranoi se ideja i kishte kaluar në mendje:
    “E kam menduar pak. Ai luan golf me një fqinjin tim dhe sa herë më thonë ‘po vjen Joe’, unë them ‘po, po’. Vetëm më trokisni në derë dhe gjithçka do shkojë mirë,” tha ai duke mbyllur bisedën me humor.

  • Pse është e rëndësishme të merrni Omega 3?

    Pse është e rëndësishme të merrni Omega 3?

    Acidet Omega 3 janë në mënyrë të pabesueshme të rëndësishme. Acidet yndyrore ofrojnë shumë përfitime shëndetësore për trupin dhe trurin.
    Në fakt, pak dietologë kanë studiuar tërësisht acidet e ngopura omega 3. Këtu janë 17 përfitime shëndetësore të acideve të ngopura omega 3 të pranuara edhe nga shkenca.
    Acidet Omega 3 mund të luftojnë depresionin dhe ankthin

    Depresioni është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme në botë. Simptomat përfshijnë trishtimin, letargjinë dhe një humbje të përgjithshme të interesit për jetën.Ankthi, gjithashtu një çrregullim i zakonshëm, karakterizohet nga shqetësimet e vazhdueshme dhe nervozizmi.Në mënyrë interesante, sipas studimeve njerëzit që konsumojnë omega 3 në mënyrë të rregullt kanë mundësi më të vogël që të ndihen në depresion. Mbi të gjitha, kur njerëzit me depresion dhe ankth fillojnë të marrin rregullisht omega 3, simptomat e tyre përmirësohen. Janë të paktën 3 tipe të acideve yndyrore omega 3: AlA, EPA, dhe DHA. Nga të gjithë, EPA është më i miri në luftën kundër depresionit. Një studim zbuloi gjithashtu se EPA është efektiv kundër depresionit si një drogë antidepresive.
    Omega 3 mund të përmirësojë shëndetin e syve
    DHA, një tip i Omega 3, përbën ndërtuesin më të madh të retinës së syrit. Kur nuk merr mjaftueshëm DHA, probleme të shikimit mund të shfaqen. Marrja e mjaftueshme e Omega 3 është e lidhur me reduktimin e degradimit të makulës, një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të shikimit dhe verbërimit.
    Omega 3 mund të mbrojë shëndetit e trurit gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjithë jetës
    Omega 3 është thelbësore për rritjen e trurit dhe zhvillimin e fëmijëve. DHA përbën 40% të acideve yndyrore të pangopura në trurin tuaj dhe 60% në retinën e syrit tuaj (12Prandaj, nuk është për t’u habitur që foshnjat që ushqehen me një formulë të fortifikuar DHA kanë shikim më të mirë sesa foshnjat ushqehen me një formulë ku ajo mungon. (17Marrja e mjaftueshme e omega-3s gjatë shtatzanisë është e lidhur me përfitime të shumta për fëmijën tuaj, përfshirë këtu:
    Inteligjencë më të lartë;
    Komunikimin më të mirë dhe aftësi sociale;
    Më pak probleme në sjellje;
    Uljen e rrezikut të vonesës së zhvillimit;
    Ulur rrezikun e ADHD, autizmin dhe paralizën cerebrale.
    Omega 3 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
    Sulmet e zemrës dhe goditjes janë shkaku më i madh i sëmundjeve të zëmrës. Dekada më parë, kërkuesit vëzhguan se konsumimi i mishit në disa komunitete ndimhmonte në zvogëlimin e rreziqeve për sëmundjet e zemrës. Ky fakt u lidh drejpërdrejtë me konsumimin e omega-3.Që atëherë, acidet omega-3 mund të shkaktojnë një ulje të madhe të triglicerideve, zakonisht të përdorur në një përqindje rrëeth 15-30%.
    Presioni i gjakut: Omega 3 mund të rrisë në mnëyrë të ‘mirë’ nivelin e kolesterolit HDL.
    Mpiksja e gjakut: Omega-3 mund të bëjë që trombocitet e gjakut të mos grumbullohen së bashku. Kjo ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të dëmshme pët gjakun.
    Pllakë: Duke i mbajtur arteriet tuaja të qeta dhe të lira nga dëmtimet, acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në parandalimin e pllakës që mund të kufizojë dhe ngurtësojë arteriet tuaja.
    Inflamacioni: Omega-3 zvogëlojnë prodhimin e disa substancave të lëshuara gjatë përgjigjes inflamatore të trupit tuaj.Për disa njerëz, acidet yndyrore omega-3 gjithashtu mund të ulë kolesterolin “e keq” të LDL. Megjithatë, provat janë të përziera, disa studime zbulojnë rritje në LDL.

  • Kosova i kërkon llogari Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK-së, Ministria e Jashtme notë proteste Beogradit

    Kosova i kërkon llogari Serbisë për arrestimin e veteranit të UÇK-së, Ministria e Jashtme notë proteste Beogradit

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se pasi ka marrë informacionin për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga Serbia i është drejtuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë me kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet e ndalimit dhe vendndodhjen aktuale të tij.
    Qenaj, që u arrestua sot, sipas Organizatës të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nga fshati Romajë i Prizrenit dhe kishte shërbyer në brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
    MPJD tha se po ashtu për këtë rast e ka njoftuar delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi “duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra”.

    “Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës”, tha MPJD.
    Kjo ministri shtoi se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të bëjë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës së Qenajt, “sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet”, informon Radio Evropa e Lirë.
    “Edhe njëherë, MPJD i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve të Serbisë, e cila vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe intimidimit të shtetasve të Republikës së Kosovës, duke cenuar kështu normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, u tha në njoftim.
    Ndërkaq, nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, tha më herët gjatë ditës për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe i gjetën Qenajt kartelën e anëtarësisë së veteranit.
    “Ai është arrestuar dhe sipas informacioneve që kemi, me gjasë ia kanë gjetur kartelën e anëtarësisë së veteranit që e kemi, në xhep kur e kanë kontrolluar. Ndërkaq, sipas informacioneve që morëm ne, Qenaj kishte kaluar dy-tri herë andej [nëpër Serbi] dhe nuk ka pasur ndonjë problem”, tha Syla.
    Më herët gjatë 25 nëntorit, Ministria për Punë të Brendshme të Serbisë tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i UÇK-së, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet A.Q.
    Sipas kësaj ministrie, ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës.
    Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.
    Të dyshuarit A.Q. (1973) i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh dhe MPB-ja serbe shtoi se në prokurorinë kompetente ndaj tij do të dorëzohet një kallëzim penal. Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.
    Në korrik të këtij viti, Lulzim Halili u arrestua nga Serbia nën dyshimet për krime lufte dhe nën pretendimet se kishte qenë pjesë e brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare. Atëbotë, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, tha se emri i tij nuk figuronte në listën e veteranëve e as në atë të pjesëmarrësve në këtë betejë.
    Në Koshare ishte një post ushtarak i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku nga 9 prilli 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi RFJ, për 67 ditë u zhvilluan luftime mes ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.
    Ministria e Mbrojtjes së Serbisë më vonë bëri të ditur se në betejën e Koshares u vranë 108 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Zyrtarët nga Kosova thanë se janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave thanë se NATO bombardoi Kosharen në maj të vitit 1999.
    Beteja në këtë post kufitar mes RFJ-së dhe Shqipërisë përfundoi më 14 qershor, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova në bazë të marrëveshjes me të cilën përfunduan bombardimet e NATO-s mbi RFJ.
    NATO-ja i nisi sulmet në caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.
    Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 9 prill në Serbi shënohet si një betejë heroike e forcave ushtarake të Jugosllavisë, pjesë autonome e së cilës në atë kohë ishte Kosova, ndërsa në Kosovë kretohet si fitore e UÇK-së.
    Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave. /REL/

  • Një nga më të fortat në Europë/ Çmontohet banda e narkotrafikut në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

    Një nga më të fortat në Europë/ Çmontohet banda e narkotrafikut në Itali, 28 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

    Gjatë një operacioni të madh të Guardia di Finanza dhe DDA e Milanos, u vunë në pranga 28 persona, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku ishin të përfshirë Camorra, Ndragheta, grupe të Amerikës Latine si dhe grupe shqiptare.
    Mediat italaine raportojnë se në këtë aksion të gjërë morën pjesë edhe Gjermania, Holanda, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Kolumbia dhe Brazili.
    Sipas hetimeve, droga, në vlerë mbi 27 milionë euro, u transportua nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve detarë, duke u shpërndarë në pjesë të ndryshme të Italisë.

    Anëtarët e grupit ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur, e cila nxori, drejtua dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës në bashkëpunim me klanet mafioze italiane.
    Hetimi zbuloi gjithashtu përfshirjen e një ndërmjetësi kinez, i cili lehtësoi pagesat për dërgesat e drogës përmes sistemit informal të transferimit të parave “Fei Ch’ien”.
    Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 400 kilogramë kokainë, pjesë e 3,5 tonëve të trafikuara nga rrjeti. Hetuesit nënvizuan se bashkëpunimi me Eurojust dhe Europol ishte vendimtar për zbulimin e rrjetit dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve.
    Rrjeti përdorte teknikën e “grabitjes” për të fshehur drogën brenda kontejnerëve të transportit të ligjshëm, duke e bërë shpërndarjen më të vështirë për autoritetet.

  • Nga Llogaraja te Qafë Plloça, flet gazetari: Projektet e Ballukut po ekspozojnë modelin e qeverisë

    Nga Llogaraja te Qafë Plloça, flet gazetari: Projektet e Ballukut po ekspozojnë modelin e qeverisë

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, tha se pezullimi dhe marrja e pandehjes së Belinda Ballukut është një rast kyç për të kuptuar mënyrën e qeverisjes së vendit gjatë viteve të fundit.
    Sipas Hoxhës, Balluku ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në qeveri gjatë 6 viteve të fundit, duke administruar buxhete të mëdha dhe duke marrë vendime që shpesh lidhen me projekte infrastrukturore strategjike. Ai theksoi se kryeministri ka krijuar një skemë vendimmarrjeje ku përgjegjësia bie mbi ministrat, ndërsa vetë nuk firmos.
    Gazetari përmendi disa raste që lidhen me këtë skemë, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë, projektet e termocentraleve lundruese, tenderin e Unazës së Madhe, shembjen e rrugës në Qafë Plloçë dhe licencat për parqet fotovoltaike.
    “Për TEC-et lundruese Balluku duhet të ishte penalizuar para kësaj, se denoncimi atje është më i hershëm. Për atë thanë që është ambasadorja amerikane, të cilët pasi i mbaroi mandati u punësua te kompania të cilat na i solli. Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira. Tani u futën te Unaza, dhe ajo e Qafë Plloçës u shemb”, tha ai.

  • Pse është e rëndësishme të merrni Omega 3, përfitimet shëndetësore

    Pse është e rëndësishme të merrni Omega 3, përfitimet shëndetësore

    Acidet Omega 3 janë në mënyrë të pabesueshme të rëndësishme. Acidet yndyrore ofrojnë shumë përfitime shëndetësore për trupin dhe trurin. Në fakt, pak dietologë kanë studiuar tërësisht acidet e ngopura omega 3. Këtu janë 17 përfitime shëndetësore të acideve të ngopura omega 3 të pranuara edhe nga shkenca.

    Acidet Omega 3 mund të luftojnë depresionin dhe ankthin 

    Depresioni është një nga çrregullimet mendore më të zakonshme në botë. Simptomat përfshijnë trishtimin, letargjinë dhe një humbje të përgjithshme të interesit për jetën.Ankthi, gjithashtu një çrregullim i zakonshëm, karakterizohet nga shqetësimet e vazhdueshme dhe nervozizmi.Në mënyrë interesante, sipas studimeve njerëzit që konsumojnë omega 3 në mënyrë të rregullt kanë mundësi më të vogël që të ndihen në depresion. Mbi të gjitha, kur njerëzit me depresion dhe ankth fillojnë të marrin rregullisht omega 3, simptomat e tyre përmirësohen. Janë të paktën 3 tipe të acideve yndyrore omega 3: AlA, EPA, dhe DHA. Nga të gjithë, EPA është më i miri në luftën kundër depresionit. Një studim zbuloi gjithashtu se EPA është efektiv kundër depresionit si një drogë antidepresive.

    Omega 3 mund të përmirësojë shëndetin e syve 

    DHA, një tip i Omega 3, përbën ndërtuesin më të madh të retinës së syrit. Kur nuk merr mjaftueshëm DHA, probleme të shikimit mund të shfaqen. Marrja e mjaftueshme e Omega 3 është e lidhur me reduktimin e degradimit të makulës, një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të shikimit dhe verbërimit.

    Omega 3 mund të mbrojë shëndetit e trurit gjatë shtatzënisë dhe gjatë gjithë jetës 

    Omega 3 është thelbësore për rritjen e trurit dhe zhvillimin e fëmijëve. DHA përbën 40% të acideve yndyrore të pangopura në trurin tuaj dhe 60% në retinën e syrit tuaj (12Prandaj, nuk është për t’u habitur që foshnjat që ushqehen me një formulë të fortifikuar DHA kanë shikim më të mirë sesa foshnjat ushqehen me një formulë ku ajo mungon. (17Marrja e mjaftueshme e omega-3s gjatë shtatzanisë është e lidhur me përfitime të shumta për fëmijën tuaj, përfshirë këtu:

    Inteligjencë më të lartë;

    Komunikimin më të mirë dhe aftësi sociale;

    Më pak probleme në sjellje;

    Uljen e rrezikut të vonesës së zhvillimit;

    Ulur rrezikun e ADHD, autizmin dhe paralizën cerebrale.

    Omega 3 mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

    Sulmet e zemrës dhe goditjes janë shkaku më i madh i sëmundjeve të zëmrës. Dekada më parë, kërkuesit vëzhguan se konsumimi i mishit në disa komunitete ndimhmonte në zvogëlimin e rreziqeve për sëmundjet e zemrës. Ky fakt u lidh drejpërdrejtë me konsumimin e omega-3.Që atëherë, acidet omega-3 mund të shkaktojnë një ulje të madhe të triglicerideve, zakonisht të përdorur në një përqindje rrëeth 15-30%.

    Presioni i gjakut: Omega 3 mund të rrisë në mnëyrë të ‘mirë’ nivelin e kolesterolit HDL.

    Mpiksja e gjakut: Omega-3 mund të bëjë që trombocitet e gjakut të mos grumbullohen së bashku. Kjo ndihmon në parandalimin e formimit të mpiksjeve të dëmshme pët gjakun.

    Pllakë: Duke i mbajtur arteriet tuaja të qeta dhe të lira nga dëmtimet, acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në parandalimin e pllakës që mund të kufizojë dhe ngurtësojë arteriet tuaja.

    Inflamacioni: Omega-3 zvogëlojnë prodhimin e disa substancave të lëshuara gjatë përgjigjes inflamatore të trupit tuaj.Për disa njerëz, acidet yndyrore omega-3 gjithashtu mund të ulë kolesterolin “e keq” të LDL. Megjithatë, provat janë të përziera, disa studime zbulojnë rritje në LDL.

  • Shqipëria priti mbi 11 milionë turistë/ INSTAT: Në krahasim me një vit më parë janë rritur me 6.7%

    Shqipëria priti mbi 11 milionë turistë/ INSTAT: Në krahasim me një vit më parë janë rritur me 6.7%

    Shqipëria ka pritur më shumë turistë të huaj gjatë këtij viti.Të dhënat zyrtare të Instat tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor 2025 në vend kanë hyrë mbi 11.1 milionë shtetas të huaj.Nëse bëjmë një krahsasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja është me 6.7%.

    Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të turistëve të ndjekur më pas nga Italianët.Sipas Instat 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajit tetore është 908.642 duke u rritur me mbi 19,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Këto të dhëna konfirmojnë transformimin e turizmit shqiptar në gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.

    Të dhënat tregojnë se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë gjatë këtij viti. Në muajin Tetor 2025, 659.405 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 5,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

  • Ju ndihmon të luftoni stresin, pija që duhet të konsumoni në vend të ushqimeve të yndyrshme

    Ju ndihmon të luftoni stresin, pija që duhet të konsumoni në vend të ushqimeve të yndyrshme

    Pijet me kakao mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit, duke neutralizuar njëkohësisht efektin negativ të ushqimeve me yndyrë që shumë prej nesh i konsumojnë kur jemi të stresuar. Nëse hani ushqime të yndyrshme gjatë periudhave stresuese, pirja e kakaos mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt nga stresi.
    Edhe pse kemi tendencë të drejtohemi drejt ushqimeve me shumë yndyrë gjatë kohës së stresit, konsumimi i kakaos mund të na ndihmojë të shërohemi më shpejt nga efektet fiziologjike të stresit. Këtë e tregon një studim i ri nga Universiteti i Birminghamit në Mbretërinë e Bashkuar.
    Autorët e studimit, vërtetuan se konsumi i ushqimeve yndyrore mund të ndikojë negativisht në funksionin vaskular dhe të zvogëlojë oksigjenimin kortikal gjatë situatave stresuese, si dhe të parandalojë rimëkëmbjen e mëvonshme të organizmit.
    Kakaoja relakson shtresën e qelizave endoteliale të enëve të gjakut, përmirëson funksionin e tyre dhe rregullon presionin e lartë të gjakut, i cili është një reagim i zakonshëm ndaj stresit.
    Konsumi i pijeve me kakao shoqërohet me një përgjigje më të mirë ndaj stresit. Për këtë studim, shkencëtarët rekrutuan 23 individë të rinj e të shëndetshëm, burra dhe gra. Secilit iu dha një vakt me shumë yndyrë së bashku me një pije kakaoje, një orë e gjysmë përpara se t’i nënshtrohej një testi stresi tetëminutësh.
    Funksioni i tyre vaskular u vlerësua duke matur zgjerimin e ndërmjetësuar nga rrjedha e gjakut të arteries brachiale, e cila tregon se sa mund të zgjerohet arteria kur rritet rrjedha e gjakut. Kjo u mat në fillim të provës dhe më pas 30 dhe 90 minuta pas detyrës stresuese.
    Në grupin me përqendrim të lartë të kakaos , zgjerimi 30-minutësh i ndërmjetësuar nga rrjedha ishte më i ulët, por ishte përmirësuar ndjeshëm pas 90 minutash, duke treguar një shërim më të shpejtë nga efektet e stresit.
    U matën edhe efekte të tjera të stresit, duke përfshirë oksigjenimin kortikal prefrontal, rrjedhjen e gjakut në parakrah, presionin e gjakut , aktivitetin kardiovaskular, diametrin e arteries karotide të përbashkët dhe rrjedhjen e gjakut, si dhe gjendjen shpirtërore. Në këto matje, nuk u vunë re dallime midis grupeve me epikatekinë të lartë dhe të ulët.

  • E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

    E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

    Dy alpinistë kanë humbur jetën pasi ranë nga maja më e lartë e Zelandës së Re, Aoraki (Mali Cook), një prej ngjitjeve më të rrezikshme në botë.

    Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një ngjitjeje në majën 3,724 metra të lartë të malit, një terren i njohur për rreziqet e tij të mëdha dhe motin e paparashikueshëm.
    Dy alpinistët e vdekur ishin pjesë e një grupi prej katër personash që përpiqeshin të ngjiteshin në majën e malit.
    Dy të tjerët, të cilët nuk u lënduan, kontaktuan shërbimet e emergjencës natën e kaluar dhe u shpëtuan herët të martën me helikopter. Pavarësisht kushteve të vështira, ekipet e shpëtimit e gjetën trupat e dy alpinistëve të vdekur më vonë, ende të lidhur me parzmoren e ngjitjes.
    Mali Aoraki Cook është një nga destinacionet më të rrezikshme për alpinistët, për shkak të terrenit të tij të ashpër, çarjeve të thella dhe motit të paparashikueshëm.
    Asnjë nga alpinistët nuk është identifikuar publikisht, por media e Zelandës së Re raporton se një nga të vdekurit ishte një udhërrëfyes malor i njohur ndërkombëtarisht.
    Gati një vit më parë, tre alpinistë nga SHBA-ja dhe Kanadaja u zhdukën gjatë ngjitjes dhe shpallën të vdekur pas një kërkimi të gjatë, megjithatë trupat e tyre nuk janë gjetur ende. Autoritetet thonë se moti i keq kishte penguar kërkimin.
    Viktimat që humbasin jetën gjatë ngjitjeve në Aoraki Cook janë një fenomen i njohur. Sipas klubit alpin ClimbNZ, dhjetëra njerëz kanë vdekur në këtë mal, dhe është e zakonshme që një sezon ngjitjeje të kalojë me të paktën një viktimë. Kjo ngjitje ka dëshmuar rrezikshmërinë e saj për alpinistët e pa përvojë, por edhe ata me eksperiencë.

    Top Channel

  • 131 mace të egra u larguan nga ishulli: Ajo që ndodhi më pas i habiti edhe shkencëtarët

    131 mace të egra u larguan nga ishulli: Ajo që ndodhi më pas i habiti edhe shkencëtarët

    Disa vjet më parë, macet jetonin në Ishujt Ogasawara në Japoni dhe gjuanin pëllumba pylli me kokë të kuqe, një specie pëllumbash që jeton ekskluzivisht në ato ishuj.

    Është një zog me madhësi mesatare, rreth 40 centimetra i gjatë. Numri i tyre ra ndjeshëm në fund të shekullit të 20-të për shkak të shpyllëzimit dhe grabitjes nga macet. Në vitin 2008, numri i tyre ra nën 80 dhe specia ishte në prag të zhdukjes.

    Kur filluan të largonin macet nga ishulli në vitin 2010, pëllumbat e egër me kokë të kuqe u rikthyen nga pragu i zhdukjes. Midis viteve 2010 dhe 2013, ata kapën 131 mace, duke e ulur numrin e tyre në më pak se 20. Gjatë së njëjtës periudhë, numri i përgjithshëm i pëllumbave të vëzhguar u rrit nga 111 në 966 të rritur dhe nga nëntë në 189 zogj të vegjël.

    Ezistenca e jashtëzakonshme e zogut

    Shërimi jashtëzakonisht i shpejtë i pëllumbave ka tërhequr vëmendjen e studiuesve nga Universiteti i Kiotos.

    “Shumica e specieve, numri i të cilave bie në nivele kaq të ulëta, vuajnë nga bashkimi brenda familjes, i cili grumbullon mutacione gjenetike të dëmshme. Kjo e bën të vështirë rikuperimin, madje edhe me masa intensive konservimi”, shpjegon Daichi Tsujimoto, autori kryesor i një studimi të ri, të botuar në revistën Communications Biology, që analizon rikuperimin e kësaj specie.

    Megjithatë, pëllumbi i egër kokëkuq i ka tejkaluar të gjitha pritjet. Prandaj, shkencëtarët donin të hetonin arsyet gjenetike për një rezistencë të tillë. Ata krahasuan të gjithë gjenomet e pëllumbave të egër kokëkuq si të atyre të egër ashtu edhe të atyre të robëruar, si dhe popullatat e egra të nënllojeve më të përhapura japoneze. Ata matën shkallën e kryqëzimit brenda familjes dhe ngarkesën gjenetike (numrin e mutacioneve të dëmshme) në të dyja speciet, raporton BBC Wildlife Magazine.

    Rezultatet ishin të habitshme. Pëllumbat e egër me kokë të kuqe kishin më pak mutacione të dëmshme sesa të afërmit e tyre më të përhapur. Kjo sugjeron që rezistenca e tyre gjenetike është rezultat i mbijetesës afatgjatë si një popullatë e vogël dhe e izoluar para mbërritjes së njerëzve, shpjegoi udhëheqësi i ekipit Yuji Isagi.

    Inbreeding

    Gjatë shekujve, procesi i inbredimit gradual ka pastruar gjenomin e tyre nga mutacionet e dëmshme. Ky proces njihet si pastrim gjenetik. Ai u ka lejuar zogjve të mbijetojnë më lehtë pasi popullatat u shkatërruan nga grabitqarët dhe të riprodhohen më shpejt kur kërcënimi është hequr.

    “Kjo histori unike evolucionare u ka dhënë qartë zogjve një qëndrueshmëri që nuk e shohim te speciet e tjera të rrezikuara”, shton Isagi.

    Studimi sfidon bindjen e përhapur gjerësisht se bashkimi brenda familjes e bën gjithmonë më të vështirë rikuperimin për shkak të ekspozimit ndaj mutacioneve të dëmshme. Në vend të kësaj, ai thekson se popullatat e vogla, në kushte të caktuara, mund të përshtaten gjenetikisht me kalimin e kohës dhe të mbijetojnë edhe rënie shumë të rënda të popullatës.