Tag: gjatë

  • I gjenden doza kokaine gati për shitje, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

    I gjenden doza kokaine gati për shitje, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

    Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, iu gjetën sasi të ndara kanabisi dhe rreth 265 gramë kokainë, të përgatitura për shitje.

    Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Hulumtimi: Funksioni i tiroides gjatë shtatzënisë lidhet me rrezikun e autizmit

    Hulumtimi: Funksioni i tiroides gjatë shtatzënisë lidhet me rrezikun e autizmit

    Studimi ndoqi më shumë se 51,000 lindje, duke përfshirë 4,409 raste në të cilat nënat kishin nivele anormale të hormoneve tiroide para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë ose të dyjave.

    Hormonet e çrregulluara të tiroides gjatë shtatzënisë tek nënat që kishin një çrregullim të tiroides para shtatzënisë mund të rrisin rrezikun e autizmit tek fëmija, raportojnë studiuesit.

    Edhe pse një çrregullim kronik i tiroides i trajtuar në mënyrë adekuate nuk rriti mundësinë e diagnozës së autizmit tek fëmijët, çekuilibrat hormonalë të vazhdueshëm gjatë tremujorëve të shumtë rritën rrezikun, tha udhëheqësi i studimit Idan Menashe i Universitetit Ben-Gurion të Negevit në Izrael.

    Studimi ndoqi më shumë se 51,000 lindje, duke përfshirë 4,409 raste në të cilat nënat kishin nivele anormale të hormoneve tiroide para shtatzënisë, gjatë shtatzënisë ose të dyjave, raporton Reuters .

    Për sa kohë që mosfunksionimi ekzistues i tiroides kontrollohej në mënyrë adekuate, ai nuk shoqërohej ndjeshëm me një rrezik më të lartë për çrregullimin e spektrit të autizmit, sipas një raporti në The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism .

    Gjithashtu, mosfunksionimi i tiroides që filloi gjatë shtatzënisë nuk duket se rriti rrezikun.

    Megjithatë, mosfunksionimi i tiroides i pranishëm si para ashtu edhe gjatë shtatzënisë shoqërohej me një rrezik më shumë se dyfish më të lartë të autizmit, zbuluan studiuesit.

    Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për gratë me funksion të reduktuar të tiroides dhe si pasojë nivele të ulëta të hormoneve tiroide.

    Sa më e gjatë të jetë periudha e hipotiroidizmit, aq më i madh është rreziku i autizmit, dhe gjasat ishin më shumë se trefish të rritura kur nivelet e hormoneve ishin të ulëta gjatë të tre tremujorëve të shtatzënisë.

    Shumë pak gra në studim kishin funksion të rritur të tiroides, kështu që ai grup nuk u analizua veçmas.

    Autorët deklaruan se hormonet tiroide të nënës janë thelbësore për zhvillimin e trurit të fetusit.

    “Këto gjetje nxjerrin në pah nevojën për monitorim rutinor dhe rregullim në kohë të terapisë për të ruajtur nivelet normale të hormoneve tiroide gjatë shtatzënisë”, tha Menashe. 

  • E dërguara e posaçme e OSBE-së mbyll vizitën në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë

    E dërguara e posaçme e OSBE-së mbyll vizitën në Tiranë, vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë

    E Dërguara e Posaçme e Kryetares së Radhës të OSBE-së, ambasadorja Terhi Hakala, përfundoi sot vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, e cila kishte për qëllim forcimin e partneritetit të OSBE-së në vend dhe në rajonin e Evropës Juglindore. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ambasadorja Hakala zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik dhe organizatave rinore të shoqërisë civile.
    Në kuadër të vizitës, ajo hapi Konferencën Rajonale mbi Dhunën me Bazë Gjinore Online si edhe Konferencën kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit. “Për Kryesinë finlandeze, barazia gjinore dhe gjithëpërfshirja janë përparësi ndërsektoriale. Kjo përfshin forcimin e pjesëmarrjes kuptimplotë të shoqërisë civile, veçanërisht të të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara në proceset vendimmarrëse”, u shpreh Hakala.

    E Dërguara e Posaçme zhvilloi gjithashtu një takim me stafin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku vlerësoi punën dhe angazhimin e tyre shumëvjeçar. “Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për çdo anëtar të stafit për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj të palëkundur. Prej gati tri dekadash, Prezenca ka dëshmuar të jetë një partnere e besueshme dhe e qëndrueshme, duke mbështetur vendin pritës në përmbushjen e angazhimeve ndaj OSBE-së”, tha Hakala.

    Gjatë takimeve me organizatat rinore, ambasadorja diskutoi mbi bashkëpunimin e OSBE-së me Shqipërinë në fushat e shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, reformës zgjedhore, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përfshirjes së të rinjve. Finlanda në cilësinë e Kryesueses së OSBE-së, ka vënë theks të veçantë në fuqizimin e rolit të shoqërisë civile dhe promovimin e gjithëpërfshirjes, përfshirë edhe gjatë Konferencës Helsinki+50 të mbajtur në korrik, kushtuar 50-vjetorit të Aktit Final të Helsinkit.

  • Mblidhnin mbeturinat me dorë, punonjësi dëmtohet gjatë punës, shtrohet në repartin e kirurgjisë

    Mblidhnin mbeturinat me dorë, punonjësi dëmtohet gjatë punës, shtrohet në repartin e kirurgjisë

    Dy ditë pasi u publikua video që tregonte punonjësit e pastrimit në Tepelenë duke hequr mbeturinat me dorë, një incident i ri ka ndodhur në të njëjtin sektor. Një punonjës i shërbimeve publike, me inicialet K.C., është dëmtuar gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa ngjarja nuk është bërë publike nga asnjë institucion.

    Sipas burimeve, K.C. dyshohet se është zënë nga kazani i mbeturinave gjatë procesit të pastrimit. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij raportohet e stabilizuar.

    LEXO EDHE: Tepelenë/ Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë

    Ngjarja hedh sërish dritë mbi kushtet e punës në sektorin e pastrimit në Tepelenë, duke ngritur pyetje për sigurinë dhe mbrojtjen e punonjësve që angazhohen çdo ditë në këtë sektor.

  • Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ?

    Çfarë i ndodh trurit tonë kur ëndërrojmë ?

     

    Një ekip neuroshkencëtarësh nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë në SHBA ka nisur një program kërkimor trevjeçar për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh në tru gjatë ëndrrave dhe maktheve – dhe si këto përvoja mund të lidhen me çrregullime të shëndetit mendor si ankthi dhe çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

    Në kuadër të studimit, minjtë do të trajtohen për dy javë me mefloquinë, një ilaç kundër malaries që nuk përdoret më për shkak të efekteve anësore neurologjike serioze, si makthet e gjalla dhe ankthi. Gjatë kësaj kohe, studiuesit do të vëzhgojnë trurin dhe sjelljen e tyre për të kuptuar më mirë mekanizmat që qëndrojnë pas ëndrrave.

    “Ne në të vërtetë nuk e dimë se çfarë janë ankthet. Ato ndodhin gjatë gjumit REM dhe ndoshta përfshijnë qarkun e frikës në tru, por askush nuk e di saktësisht çfarë po ndodh gjatë një makthi,” tha Patrick Drew, profesor i neuroshkencës në universitet.

    Ekipi do të përdorë teknika të avancuara imazherie, përfshirë fMRI dhe regjistrimin e sinjalit të kalciumit, për të identifikuar se cilat zona dhe lloje të neuroneve aktivizohen gjatë maktheve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet korteksit prefrontal, që kontrollon emocionet, dhe amigdalës, që përpunon frikën.

    Shkencëtarët synojnë të krijojnë një model të bazuar në trurin e minjve që mund të ndihmojë në parashikimin e zhvillimit të çrregullimeve të ankthit tek njerëzit.
    Nëse hulumtimi rezulton i suksesshëm, ai mund të hapë rrugën për trajtime të reja të bazuara në gjumë për njerëzit që përjetojnë ankth ose PTSD.

    /konica

  • Kush pin më shumë alkool në BE? Ja si renditen shtetet

    Kush pin më shumë alkool në BE? Ja si renditen shtetet

    Sipas raportit “Health at a Glance 2025” nga OECD, konsumi mesatar vjetor i alkoolit për frymë në vendet e organizatës arriti 8.5 litra alkool të pastër në vitin 2023.
    Greqia regjistroi konsum më të ulët me 6.6 litra, ndërsa Rumania, Portugalia dhe Letonia ishin më të lartat, me mbi 11.5 litra në vit.
    Gjatë 10 viteve të fundit, shumica e vendeve të BE-së kanë parë një rënie të konsumit, me Belgjikën dhe Lituaninë që raportuan ulje prej mbi 2.5 litrash për frymë. Nga ana tjetër, Portugalia, Spanja dhe Rumania shënuan rritje me më shumë se 2 litra.
    Raporti thekson rrezikun e lidhur të alkoolit me disa lloje kanceri, përfshirë kancerin e gojës, fytit, mëlçisë, kolorektalit dhe gjirit. Në vitin 2023, 27% e të rriturve mbi 15 vjeç konsumuan sasi të mëdha alkooli të paktën një herë në muaj. Normat më të larta u regjistruan në Greqi, Irlandë dhe Suedi, mbi 40%, ndërsa më të ulëtat ishin në Hungari, Slloveni dhe Kroaci, nën 15%.
    Po rritet edhe konsumi mes të miturve. Mesatarisht, 5% e 11-vjeçarëve dhe 15% e 13-vjeçarëve raportuan pirje alkooli gjatë muajit të fundit, me normat më të larta në Republikën Çeke, Francë, Hungari, Bullgari dhe Rumani. Fillimi i hershëm i alkoolit lidhet me probleme të shëndetit mendor, ankth dhe rënie të funksioneve njohëse.
    Për të reduktuar pirjen e të miturve, shumë vende kanë miratuar strategji parandaluese. Kohët e fundit, Belgjika miratoi një Plan Veprimi 2023-2025, i cili ndalon shitjen e alkoolit në automatë gjatë natës dhe në spitale, si dhe kufizon marketingun e tij./Euronews.

  • Momentet e fundit të Shpat Kasapit, rrëfehet aktori i njohur: Humbi ndjenjat gjatë koncertit! Erdhi ambulanca…

    Momentet e fundit të Shpat Kasapit, rrëfehet aktori i njohur: Humbi ndjenjat gjatë koncertit! Erdhi ambulanca…

    Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur publikun dhe botën e artit shqiptar. Aktori Rezart Veleshnja, mik i ngushtë i artistit, ka rrëfyer momentet e fundit dhe miqësinë e tyre për emisionin “Breaking”.
    Sipas Veleshnjës, Shpati ndodhej në Itali me ish-bashkëshorten, Selvijen, për t’u kujdesur për djalin e tyre, i cili kishte probleme shëndetësore. Paralelisht, këngëtari vazhdonte angazhimet artistike dhe jepte koncerte.
    “Shpati ka qenë në Itali me Selvijen për shkak të problemeve shëndetësore të djalit. Ishte i përkushtuar si në koncerte, ashtu edhe te kurimi i të birit,” tregoi Veleshnja.
    Ai tha se Kasapi kishte ndjerë shqetësim gjatë një koncerti dhe se gjendja e tij u përkeqësua menjëherë.
    “Gjatë një koncerti ndjeu një shqetësim dhe humbi ndjenjat. Selvija u mundua shumë, por nuk mund të bëhej asgjë. Erdhi ambulanca, por… nuk mundën ta shpëtonin,” rrëfeu ai.
    Aktori theksoi se Shpati nuk kishte probleme të njohura shëndetësore, ndaj dyshohet për një shkak gjenetik, pasi edhe i ati kishte ndërruar jetë nga atak kardiak.
    “Shpati kishte shëndet shumë të mirë. Bënte kontrolle të rregullta dhe kishte nisur të kujdesej për ushqimin. Kam folur me të para dy ditësh disa herë. Ishim duke biseduar edhe për pjesëmarrjen e tij në ‘Big Brother’, mezi po prisja ta shihja aty,” tha Veleshnja me emocion.
    Lajmin për vdekjen e mikut e mori nga një shok, ndërsa, siç shprehet, nuk mundi ta besonte menjëherë.
    “U desh një moment për ta kuptuar. Tani na mbetet vetëm ta falënderojmë dhe vlerësojmë për gjithë gëzimin që na ka dhënë,” përfundoi aktori.

  • “Humbi ndjenjat gjatë koncertit”, aktori i njohur rrëfen momentet e fundit të Shpat Kasapit: Erdhi ambulanca, por nuk..

    “Humbi ndjenjat gjatë koncertit”, aktori i njohur rrëfen momentet e fundit të Shpat Kasapit: Erdhi ambulanca, por nuk..

    Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur publikun dhe botën e artit shqiptar. Aktori Rezart Veleshnja, mik i ngushtë i artistit, ka rrëfyer momentet e fundit dhe miqësinë e tyre.
    Sipas Veleshnjës, Shpati ndodhej në Itali me ish-bashkëshorten, Selvijen, për t’u kujdesur për djalin e tyre, i cili kishte probleme shëndetësore. Paralelisht, këngëtari vazhdonte angazhimet artistike dhe jepte koncerte.
    “Shpati ka qenë në Itali me Selvijen për shkak të problemeve shëndetësore të djalit. Ishte i përkushtuar si në koncerte, ashtu edhe te kurimi i të birit”, tregoi Veleshnja.
    Ai tha se Kasapi kishte ndjerë shqetësim gjatë një koncerti dhe se gjendja e tij u përkeqësua menjëherë.
    “Gjatë një koncerti ndjeu një shqetësim dhe humbi ndjenjat. Selvija u mundua shumë, por nuk mund të bëhej asgjë. Erdhi ambulanca, por… nuk mundën ta shpëtonin”, rrëfeu ai.
    Aktori theksoi se Shpati nuk kishte probleme të njohura shëndetësore, ndaj dyshohet për një shkak gjenetik, pasi edhe i ati kishte ndërruar jetë nga atak kardiak.
    “Shpati kishte shëndet shumë të mirë. Bënte kontrolle të rregullta dhe kishte nisur të kujdesej për ushqimin. Kam folur me të para dy ditësh disa herë. Ishim duke biseduar edhe për pjesëmarrjen e tij në ‘Big Brother’, mezi po prisja ta shihja aty”, tha Veleshnja me emocion.
    Lajmin për vdekjen e mikut e mori nga një shok, ndërsa, siç shprehet, nuk mundi ta besonte menjëherë.
    “U desh një moment për ta kuptuar. Tani na mbetet vetëm ta falënderojmë dhe vlerësojmë për gjithë gëzimin që na ka dhënë”, përfundoi aktori.

  • Leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut

    Leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës për PS, GJKKO dënon ish-zyrtarin e Kadastrës dhe ish-kryeplakun e Saukut

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me nga dy vite burg, ish zyrtarin e  Kadastrës, Dritan Stoka dhe ish kryeplakun e Saukut në Tiranës, Agim Osma, pasi premtonin leje legalizimi dhe punësim në këmbim të votës, premtime këto të bëra gjatë zgjedhjeve të 2019.

    Sipas organit të akuzës këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019,   duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta.

    Dritan Stoka, ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës, është dënuar me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, pasi në zgjedhjet vendore të vitit 2019 premtonte leje legalizimi në zonën e Saukut në Tiranë, si edhe punësime në këmbim të votës për Partinë Socialiste.

    Për të njëjtin krim zgjedhor GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Agim Osmën, kryeplak i Lagjes së Re në Sauk, por togat e zeza vendosën pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim, për pjesën e mbetur pa vuajtur, duke e vendosur të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 24 (njëzet e katër) muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ai ka vëndbanimin e tij.

    Sipas SPAK, këta dy shtetas kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, i detyronin për të votuar ne favor të Partisë Socialiste ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

    VENDIMI GJKKO

  • Me armë me vete në makinë, pranga 40-vjeçarit në Shkodër, nis hetimi për të miturin

    Me armë me vete në makinë, pranga 40-vjeçarit në Shkodër, nis hetimi për të miturin

    Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Blic” në kuadër të të cilit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për një të mitur.
    Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, blutë ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin 40-vjeçari dhe një 16-vjeçar.
    Gjatë kontrollit fizik, të miturit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Njoftimi i policisë:
    Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”.
    Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 
    Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
    -arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
    -referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.