Tag: gjatë

  • “Bëni shumë kujdes”, cilën shenjë Horoskopi po paralajmërojnë yjet ditën e sotme

    “Bëni shumë kujdes”, cilën shenjë Horoskopi po paralajmërojnë yjet ditën e sotme

    Dashi
    Mos bëni çmenduri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse nuk është momenti me i përshtatshëm. Merrini gjerat shtruar dhe qëndroni me këmbë ne toke. Beqaret do mund te realizojnë takime pa fund, por asnjeri nuk do i emocionoje sa duhet. Financat do jene te kënaqshme. Mund te përfitoni nga kjo për te kryer ndonjë shpenzim me tepër.
    Demi

    Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift pas një periudhe delikate dhe problematike. Do bashkëpunoni çdo moment me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe do kenë njohje te shumta. Financiarisht nuk do keni probleme serioze, megjithatë mire është qe çdo lloj shpenzimi ta kryeni me përkujdes dhe maturi.
    Binjaket
    Klima për jetën tuaj ne çift do përmirësohet ndjeshëm gjate kësaj dite. Do kaloni çaste te ngrohta me partnerin tuaj dhe do dashuroheni ashtu si vetëm ju dini. Beqaret nuk do dini çfarë zgjedhjeje te bëjnë duke qene se mundësitë për një lidhje do jene te shumta. Ne planin financiar do keni energjinë e duhur për t’u përballur me vështirësitë.
    Gaforrja
    Çifteve do iu realizohet çdo ëndërr dhe çdo dëshirë. Dita e sotme do jete fantastike kështu qe mund ta shfrytëzojnë sa te duan. Për beqaret priten takime nga me te bukurat dhe me te veçantat, mjafton qe ata ta hapin zemrën. Ne planin financiar Saturni do ndikoje negativisht. Mundohuni te ruani sa me shume ekuilibrin sepse përndryshe do keni vështirësi.
    Luani
    Kjo dite do jete një nga me te bukurat për jetën sentimentale te çifteve. Do dashuroheni plot pasion dhe energji dhe do ndiheni si mbi re. Beqaret do e kenë te vështire te bëjnë për vete një person qe kane kohe qe e pëlqejnë. Dëgjojini ndonjëherë edhe këshillat e miqve. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Përfitoni për te kryer investime te rëndësishme.
    Virgjeresha
    Dite shume e turbullt dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne momentin e fundit. Gjithçka mund te ndodhe sot. Për financat do përkujdeseni mjaft dhe do arrini te ruani një gjendje goxha te qëndrueshme.
    Peshorja
    Sjellja juaj e mire do zgjoje admirim dhe me shume dashuri nga ana e partnerit. Gjithçka do shkoje si e kishit menduar. Beqaret do takojnë persona me shumice, por asnjeri nuk do i beje te ëndërrojnë. Me mire prisni edhe pak kohe sepse përndryshe mund te zhgënjeheni. Financat nuk do jene aspak shqetësuese. Do shpenzoni me kujdes dhe gjendja do jete e qëndrueshme.
    Akrepi
    Ambienti i ngrohte do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do kuptoheni mire me partnerin dhe do bashkëpunoni fort me te. Beqaret do jene te bindur për atë qe duan te bëjnë dhe nuk do ndalen derisa t’ia arrijnë qëllimit. Gjendja e financave do përmirësohet dalëngadalë. Gjithsesi duhet te vazhdoni ende te shpenzoni me kujdes.
    Shigjetari
    Rutina do mbizotërojë gjate gjithë ditës se sotme ne jetën tuaj sentimentale dhe asgjë nuk ka për te shkuar siç mund ta kishit imagjinuar. Beqaret do i shprehini dëshirat e tyre dhe ndjenjat ndaj dikujt. Ka mundësi qe te filloje një etape e re sot për ta. Ne planin financiar mundohuni te mos gaboni sepse përndryshe do keni goxha vështirësi.
    Bricjapi
    Dite me shume fat kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni edhe me vështrime me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet te shohin ngado qe shkojnë sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta gjejnë personin e ëndrrave. Gjendja e financave nuk do jete aq e mire sa mendohej. Beni shume kujdes!
    Ujori
    Tregohuni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Për beqaret do jete dite pozitive dhe e mbushur me emocione te mëdha. Do realizoni takimet qe keni ëndërruar. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi goxha te mëdha. Asgjë nuk do ece sipas parashikimeve.
    Peshqit
    Atmosfera konfliktuale do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do merreni vesh me atë qe keni ne krah dhe nga ana tjetër do këmbëngulni te dale gjithmonë e juaja. Beqaret do realizojnë takimin e ëndrrave te tyre dhe do fillojnë një tjetër etape. Gjendja e financave do filloje dalëngadalë te ketë përmirësime, Gjithsesi vazhdoni te shpenzoni me maturi.

  • Dy të arrestuar në Tiranë, i gjejnë armë, municione e drogë

    Dy të arrestuar në Tiranë, i gjejnë armë, municione e drogë

    Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi iu sekuestruan armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. 

    Të arrestuarit janë I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

    Operacioni u kodua ‘Hunter’

    Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën  dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh. 

    Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

  • “Armët në tokë! Policia!”, arrestohen dy persona në Tiranë, iu gjendet arsenal armësh dhe drogë në makinë

    “Armët në tokë! Policia!”, arrestohen dy persona në Tiranë, iu gjendet arsenal armësh dhe drogë në makinë

    momenti i arrestimit

    TIRANË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, gjatë një operacioni në Mjull Bathore, pasi iu janë gjetur me vete armë dhe lëndë narkotike. Burime bëjnë me dije për ZËRI se personat e arrestuar janë Ilir Dushku dhe Bjorli Xhabrahimi. Sipas Policisë, Dushku rezulton me precedent të mëparshëm penalë, për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”

    NJOFTIMI I POLICISË
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. 
    Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.   
    Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. 
    Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.
    Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.
    Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:  I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.
    Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh. 
    Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • U godit me thikë gjatë sherrit për një koment në rrjetet sociale, humb jetën 15-vjeçari në Durrës

    U godit me thikë gjatë sherrit për një koment në rrjetet sociale, humb jetën 15-vjeçari në Durrës

    Ka ndërruar jetë 15-vjeçari që u godit me thikë në Durrës, gjatë një konflikti mes disa adoleshentëve, më datë 25 nëntor.
    Adoleshenti shkoi në spital me plagosje në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
    Kujtojmë se përplasja mes adoleshëntëve erdhi për shkak të një komenti në rrjetet sociale.

    Pas mësimit, të dy nxënësit u takuan bashkë me disa shokë për tu sqaruar. Por debati degjeneroi në përdorim të mjeteve të forta dhe të thikave. Në konflikt u përfshinë 4 të mitur.
    /vizionplus.tv

  • Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë

    Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë

    Ka ndërruar jetë këtë të enjte në QSUT 15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë me thikë në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra si në Durrës ashtu dhe në kryeqytet, nga familjarët konfirmohet se 15-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve të marra.
    Njoftimi i Policisë 

    Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

    Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

    Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Si të forconi imunitetin gjatë dimrit

    Si të forconi imunitetin gjatë dimrit

    Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.
    Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.
    Fibrat në zorrët tona, luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

    Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.

  • Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

    Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

    Ka nisur këtë të enjte fluturimi më i gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar që mbulon rreth 20 mijë kilometra, lidh tre kontinente dhe zgjat 25 deri në 29 orë.
    Ngjarja u njoftua nga kompania ajrore “China Eastern Airlines” dhe avioni u nis nga aeroporti Pudong i Shangait për në Auckland, Zelanda e Re, dhe destinacioni i tij përfundimtar është Buenos Aires në Argjentinë
    Sipas linjës ajrore, itinerari kalon Hemisferat Lindore dhe Perëndimore, si dhe Hemisferat Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimin më të gjatë.
    Veçse vendos një rekord të distancës më të gjatë pa ndërprerje, linja e re shkurton kohën totale të udhëtimit mes Kinës dhe Amerikës së Jugut me më shumë se katër orë.
    Linja do të operohet dy herë në javë me fluturime vajtje-ardhje duke u bërë një korridor i ri jugor mbi Paqësor.
    Kompania shpjegoi se për shkak të distancës së gjatë dhe kufizimeve në performancën e avionëve, fluturimet mes Kinës dhe Amerikës së Jugut deri më tani kanë kërkuar ndalesa të ndërmjetme.
    Por itinerari i si ka vetëm një ndalesë në dy orëshe Acukland, por sërish konsiderohet pa ndërprerje sepse nuk ka ndryshim avionësh dhe qëllimi është vetëm që pasagjerët të mund të pushojnë.

  • Shenjat e horoskopit kinez që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë dhjetorit

    Shenjat e horoskopit kinez që do tërheqin sukses financiar gjatë gjithë dhjetorit

    Tri shenja të horoskopit kinez do të tërheqin sukses financiar gjatë dhjetorit 2025. Çdo javë e këtij muaji sjell një mundësi pune ose nevojë për të marrë vendime të shpejta, por ditët kur do të korrësh frytet e përpjekjeve të tua janë: 4, 5, 17, 18, 29 dhe 30 dhjetor.
    Ritmi dhe koha janë dy tema kryesore gjatë gjithë muajit. Nëse një mundësi të shfaqet, ajo duhet kapur në atë moment. Hezitimi mund të çojë në humbjen e mundësive.
    Më poshtë shpjegohet çfarë nënkupton kjo për tre shenjat që do të përjetojnë sukses financiar gjatë tërë muajit:

    Derri
    Vitet e lindjes: 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
    Derr, ky është muaji për të kërkuar një rritje page ose për të testuar idetë që ke për paratë. Mënyra e vetme që do të përjetosh sukses financiar këtë dhjetor është të ndalosh shpenzimet e panevojshme. Miqësitë që të ftojnë në darka ose dreka jashtë buxhetit mund të duhet të vendosen në pritje.
    Në fillim të dhjetorit, fillo planifikimin e buxhetit herët. Nëse duhet të konsolidosh ose të planifikosh, nis nga java e parë. Mund të gjesh një ofertë me normë të arsyeshme që të të ndihmojë të shtosh para në xhep. Dritarja e parë për fitime hapet rreth datave 4-7 dhjetor; një klient mund të pranojë një propozim, ose mund të marrësh një bonus nga puna ose një projekt i kryer më herët gjatë vitit.
    Dritarja e dytë financiare hapet rreth datave 17-19 dhjetor. Përpjekjet e qëndrueshme në një projekt do të tregojnë frytet e tyre. Muaji mbyllet fuqishëm nga datat 29-31 dhjetor. Kërko rritjen e pagës ose dorëzo kërkesën për pushime herët. Gjej mënyra për të kursyer para në shtëpi, mund të gjesh diçka që lehtëson tensionin financiar pa shumë përpjekje.
    Lepuri
    Vitet e lindjes: 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, 2023
    Lepur, koha e duhur në marrëdhënie është çelësi i suksesit tënd financiar. Paratë do të vijnë përmes njerëzve, partneriteteve, bashkimeve dhe mënyrës si pozicionohesh me vendimmarrësit (qoftë edhe me partnerin/en nëse je i/e martuar). Fillo muajin duke bërë diçka që të vendos në radarin e tjerëve. Posto një njoftim në rrjetet sociale ose ndaj ide mbi trendet aktuale. Nëse dëshiron të njohësh dikë, prezanto veten dhe krijo lidhje.
    Dritarja e parë financiare hapet rreth datave 4-7 dhjetor, ku do të gjesh lidhje fitimprurëse. Ji i/e përgatitur. Nëse punon në një fushë të caktuar, informohu mbi zhvillimet e lajmeve ose ekonomisë. Shpreh mendime dhe opinione, edhe nëse nuk janë të njohura. Duhet të tregosh njohuri në fushën tënde ose ekspertizë profesionale.
    Dritarja e dytë hapet në mes të muajit, rreth datave 17-19 dhjetor. Do të jetë më e lehtë të mbyllësh një ofertë, të negociosh një kontratë ose të investosh. Nëse ndihesh i/e pasigurt për atë që të paraqitet, vepro me kujdes. Suksesi financiar mund të përfshijë edhe atë që je i/e gatshëm/me të sakrifikosh. Anulo shërbime ose abonime të papërdorura në fund të muajit.
    Tigër
    Vitet e lindjes: 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010, 2022
    Tigër, është mirë që je i/e guximshëm/me, sepse këtë muaj duhet të veprosh para se të shohësh shpërblime premtuese për suksesin financiar. Duhet të mbetesh i/e disiplinuar, por mos lejo që të ngecësh në zonat e sigurisë. Mund të të duhet të ndërmarrësh një rrezik për të marrë atë që dëshiron në dhjetor.
    Në fillim të muajit, nis një projekt që të konsolidon imazhin që dëshiron të projektosh tek të tjerët. Bëj një hap drejt një qëllimi ose ëndrre gjatë dritares së parë për fitime financiare, rreth datave 4-7 dhjetor. Veprimet e tua mund të marrin vëmendje, prandaj ji i/e përgatitur. Nëse po nxjerr një produkt ose projekt, sigurohu që strategjia të jetë e duhura. Gabimet mund të të demotivojnë, sidomos në datat 15-16 dhjetor, por qëndro i/e fokusuar.
    Rreth datave 17-19 dhjetor, mund të marrësh një ofertë për një promovim ose një punë të re. Mos ki frikë të vendosësh në atë kohë. Rezultatet e një rutine të re mund të shfaqen gjatë pushimeve, në datat 23-25 dhjetor, dhe kjo është koha për të vlerësuar çfarë funksionoi dhe si ta përsërisësh me përmirësime të vogla në janar.

  • Pothuajse 30 orë në ajër, nisin fluturimet rekord pa ndalesa që lidhin tre kontinente dhe mbulojnë 20,000 km

    Pothuajse 30 orë në ajër, nisin fluturimet rekord pa ndalesa që lidhin tre kontinente dhe mbulojnë 20,000 km

    Kompania ajrore China Eastern Airlines njoftoi të enjten nisjen e fluturimit më të gjatë pa ndalesa në botë, një itinerar i ri që mbulon rreth 20,000 kilometra, që lidh tre kontinente dhe zgjat 25 deri në 29 orë.

    Fluturimi MU745 u nis nga Aeroporti Pudong i Shangait me destinacion Auckland, Zelanda e Re, dhe destinacioni i tij përfundimtar ishte Buenos Aires, Argjentinë. Sipas linjës ajrore, itinerari kalon Hemisferat Lindore dhe Perëndimore, si dhe Hemisferat Veriore dhe Jugore, duke vendosur një rekord të ri botëror për fluturimin më të gjatë vajtje.

    Përveç arritjes së distancës më të gjatë, linja e re shkurton kohën totale të udhëtimit midis Kinës dhe Amerikës së Jugut me më shumë se katër orë. Linja do të operohet dy herë në javë me fluturime vajtje-ardhje.

    China Eastern shpjegon se për shkak të gjatësive të gjata të itinerarit dhe kufizimeve të performancës së avionëve, fluturimet direkte midis Kinës dhe Amerikës së Jugut deri më tani kanë kërkuar ndalesa të ndërmjetme. Itinerari i ri ndjek një “kalim jugor” me një ndalesë në Auckland, në krahasim me “kalimin verior” të mëparshëm përmes Evropës ose Amerikës së Veriut.

    Me këtë ndryshim, koha totale e udhëtimit zvogëlohet nga rreth 30 në rreth 25 orë dhe lidhjet bëhen më të drejtpërdrejta dhe funksionale. Vërehet se udhëtimi vajtje-ardhje arrin në 29 orë.

    Itinerari i ri mbush boshllëkun e lidhjeve direkte nga Shangai në qytetet kryesore në Amerikën e Jugut dhe formon një bosht të ri fluturimi mbi Paqësor. Kompania flet për një “rruginë jugore” që rrit lidhjen midis tre kontinenteve dhe riformëson hartat e udhëtimit ajror ndërkombëtar.

  • Kelly Osbourne shpërthen në lot gjatë intervistës së parë pas vdekjes së babait të saj, legjendës Ozzy Osbourne

    Kelly Osbourne shpërthen në lot gjatë intervistës së parë pas vdekjes së babait të saj, legjendës Ozzy Osbourne

    Kelly Osbourne, 41 vjeç, shpërtheu në lot gjatë intervistës së saj të parë televizive që nga vdekja e babait të saj, legjendës së Black Sabbath, Ozzy Osbourne. Ajo u shpreh për emocionet e saj ndërsa fliste për homazhet që qyteti i Birminghamit i ka bërë Ozzy-t.
    Ozzy vdiq në 22 korrik pas një beteje të gjatë me Parkinsonin, vetëm dy javë pas koncertit të tij të fundit në Villa Park të Birminghamit. Në ditëlindjen që do të kishte mbushur 77 vjeç, muzikanti u nderua me Lord Mayor’s Award, çmimi më i lartë qytetar i qytetit, nga Zëvendës Lord Mayor Ken Wood.
    Gjatë intervistës në BBC Breakfast, Kelly u shpreh: “Të njihemi në këtë mënyrë ka shumë rëndësi për ne, sepse ai e donte këtë qytet, e donte Birminghamin dhe ishte një Brummie i vërtetë. Ai bëri një gjurmë në këtë planet që nuk do të fshihet kurrë.”
    Ajo shtoi se homazhet dhe mbështetja e fansave, përfshirë mijëra njerëz, kanë ndihmuar familjen të përballet me dhimbjen. “Nuk do ta harroj kurrë. Dashuria që ndjemë për babain tim në atë ditë është e pabesueshme,” tha Kelly.
    Familja Osbourne, përfshirë Sharon dhe Kelly, pranuan çmimin në Birmingham me emocion të thellë. Fansat vendosën lule pranë Black Sabbath Bench në Broad Street, dhe familja ia kushtoi një mesazh të thjeshtë: “Të duam, babi. Me dashuri, Louis, Aimee, Kelly dhe Jack.”
    Ozzy Osbourne, i cili shiti mbi 100 milionë albume, do të mbahet mend për gjithmonë si ikonë e heavy metalit dhe për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën dhe kulturën e Birminghamit.