Tag: gjatë

  • Vdes njeriu më i vjetër në botë

    Ka vdekur personi më i vjetër në botë, Kane Tanaka ka vdekur në moshën 119-vjeçare.

    Gruaja japoneze jetoi dy luftëra botërore. Vëllezërit Wright themeluan aviacionin modern në vitin e lindjes së saj, që ishte në vitin 1903.

    Ajo ishte 15 vjeç kur perandori gjerman Wilhelm II abdikoi.

    Në ditëlindjen e saj të 50-të, Volkswagen uli çmimin e një Beetle nga 4,400 DM në 4,200 DM.

    Zbarkimi në Hënë, rënia e murit të Berlinit, Fukushima, Kane Tanaka i pa të gjitha këto me sytë e saj.

    Në vitin 2019, gruaja e mrekullueshme u shpall zyrtarisht personi më i vjetër i gjallë nga Libri i Rekordeve Guinness.

    Ajo zgjidhi enigmat matematikore deri në fund, njeriu më i

    Vetëm një qytetare e botës, francezja Jeanne Calment (1875-1997), u vërtetua se ishte më e vjetër.

    119-vjeçarja i kaloi vitet e fundit në një shtëpi pleqsh. Nëna e pesë fëmijëve ngrihej çdo mëngjes në orën 6 të mëngjesit dhe ishte jashtëzakonisht aktive deri në pleqëri.

    Kane Tanaka shkonte në udhëtime me shëtitësin e saj, zgjidhte enigmat matematikore gjatë ditës dhe shkruante poezi.

    E moshuara ishte aq e mirë në një lojë në tavolinë saqë shokët e dhomës dhe punonjësit e saj nuk patën asnjë shans.

    Në vitin 2021 ajo donte të merrte pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pishtarit për Lojërat Olimpike në Tokio në një karrige me rrota, por u desh pandemia globale e koronës për të penguar planet e gruas së fuqishme.

    Kane Tanaka, e cila drejtonte një snack bar në Fukuoka gjatë jetës së saj të gjatë, vdiq më 19 prill 2022. Familja njoftoi vdekjen e saj gjashtë ditë më vonë.

  • Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

    Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

    Aktori legjendar 82-vjeçar, Robert De Niro, ishte prapa skenës në Studio 54 në New York City gjatë vizitës së tij për shfaqjen në Broadway “Edipi”, ku bashkëpunoi me Mark Strong dhe Lesley Manville.
    Një përfaqësues i aktorit konfirmoi për People se De Niro i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth natyrës së saj. Sipas burimeve, aktori nuk pritet të qëndrojë gjatë i lidhur me rripin pas operacionit dhe gjendja e tij është nën kontroll, duke qetësuar fansat që u alarmuan nga pamja më e hollë e trupit të tij në daljet publike gjatë muajve të fundit.
    Megjithatë, De Niro ka mbetur aktiv. Ai ka marrë pjesë në paraqitje publike, përfshirë Jimmy Kimmel Live! dhe një vizitë në Vatikan, duke treguar se nuk ka ndalur aktivitetin e tij profesional dhe social.
    Kjo ndërhyrje vjen disa vite pas dëmtimit të rëndë të këmbës në maj 2021, gjatë xhirimit të filmit Killers of the Flower Moon të Martin Scorsese. Aktori e përshkroi atë dëmtim si “të tmerrshëm”, por theksoi se ishte i menaxhueshëm dhe se kishte ndjekur trajtimin mjekësor të nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht.
    Fansat mund të qetësohen se De Niro, pavarësisht moshës dhe sfidave shëndetësore, vazhdon të mbetet aktiv dhe i përkushtuar ndaj artit të tij, duke treguar se karriera e tij e gjatë nuk ka ndërprerje.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

    Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

    Dashi
    Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do ju duket vetja si një princeshe. Beqaret do realizojnë një takim vendimtar ne orët e mesditës. Mire do jete qe t’i merrni gjerat shtruar. Ne planin financiar planetët do krijojnë kushtet e duhura qe gjerat te ecin si duhet. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara.
    Demi
    Jeta juaj ne çift do mbrohet gjithë kohës nga Venusi. Do ruani një marrëdhënie te ngrohte me atë qe keni ne krah dhe gjerat do ecin si i kishit menduar. Beqaret ka shume mundësi te dashurohen pas një personi diskret, por qe mbart ne vetvete mjaft vlera. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe gjendja nuk do ketë probleme aspak.
    Binjaket
    Nëse lidhja juaj ja ka dale me sukses te përballojë gjithë problemet disa ditëve me pare, edhe sot situata do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme. Beqaret do kërkojnë me ngulm te bëjnë për vete dike, por ka mundësi te mos ja dalin mbanë. Ne planin financiar fati do jete me ju dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do i shlyeni edhe borxhet e marra kohe me pare.
    Gaforrja
    Sot do kaloni disa momente delikate me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni keq. Gjithsesi mire është te mos nxitoheni te merrni vendime për te cilat do pendoheni shpejt. Beqaret do jene shume te shoqërueshëm dhe do takojnë persona vërtet mjaft te veçante. Shume shpejt do e ndryshojnë edhe statusin. Me paratë nuk do i keni punët aspak mire. Priten vështirësi.
    Luani
    Do duhet te bëni edhe pak me tepër durim sot ne jetën tuaj ne çift nëse doni qe gjerat te ecin si duhet. Kujdes edhe me kokëfortësinë. Beqaret me ne fund do e realizojnë takimin qe kane ëndërruar dhe do e shohin jetën me një sy tjetër. Me financat do merreni shume kohe, por serish nuk do arrini t’i përmirësoni aq sa duhet. Kënaquni ndonjëherë edhe me pak.
    Virgjeresha
    Do zgjoheni me humor te keq gjate kësaj dite dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Asgjë qe do iu thotë apo qe do iu beje ai nuk do ju pëlqejë. Edhe beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa me tej, pavarësisht se mundësitë do ekzistojnë. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për t’i zgjidhur problemet sepse mund te gaboni rende.
    Peshorja
    Priten ndryshime shume te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Pas problemeve dhe hatërmbetjeve, do i shihni gjerat me një sy tjetër. Beqaret do kenë ndryshime shume te mëdha dhe te papritura ne jetën sentimentale. Financat nuk do jene aq te mira sa për te kryer investime te tejskajshme. Çdo hap duhet hedhur i mire menduar.
    Akrepi
    Do ndiheni si te huaj me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Ata qe kane pasur probleme serioze qe prej kohesh do mendojnë edhe për një ndarje. Beqaret do vazhdojnë te mbeten serish te vetmuar. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi ne mënyrë qe gjendja te mbetet e qëndrueshme.Shigjetari
    Dite shume e trazuar dhe e mbushur me probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe debatet do jene shume te forta. Beqaret me ne fund do e bëjnë për vete dike qe do ua ndryshoje rrënjësisht jetën. Buxhetin nuk duhet ta lini shume pas dore sepse gjendja do ju përkeqësohet shpejt.Bricjapi
    Dite e shkëlqyer për ata qe janë ne një lidhje. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe marrëdhënia do jete e ngrohte. Beqaret do realizojnë disa takime mbresëlënëse te cilat do i mahnitin. Mire është qe te njiheni për pak kohe me ata persona para se te merrni vendime. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla te cilat mund te zgjidhen me pak maturi.
    Ujori
    Do ketë disa debate dhe mosmarrëveshje sot ne jetën tuaj ne çift, por asgjë e rende nuk pritet qe te ndodhe. Mos e lëshoni veten, por tregohuni optimiste. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë deri ne fund dashurinë, por pa shume fat. Merkuri do influencoje gjithë kohës financat. Do jeni shume me te kthjellet se me pare dhe gjendja do filloje te përmirësohet.
    Peshqit
    Mos kërkoni te dominoni mbi tjetrin gjate kësaj dite sepse kjo do jete e pamundur. Mire do jete te ruani ekuilibrin. Beqaret nuk do e kërkojnë me patjetër një person ne krah, por shume gjera do ju ndodhin si me magji. E rëndësishme është qe emocionet do jene goxha te fuqishme. Buxhetin do e riorganizoni dhe do ndiheni shume me te qete.

  • Tuchel: Çështja “Bellingham” duhet sqaruar, i trembem vapës së madhe në Botëror

    Tuchel: Çështja “Bellingham” duhet sqaruar, i trembem vapës së madhe në Botëror

    Thomas Tuchel po harton tashmë planet e tij për nxehtësinë e madhe që do të shoqërojë Botërorin në SHBA. Një nga masat parandaluese mund të jetë mbajtja e lojtarëve rezervë në dhomat e zhveshjes, në vend të pankinës: “Nëse kjo na ndihmon më vonë gjatë ndeshjes, kur ata hyjnë në fushë, atëherë e konsiderojmë si një mundësi.
    Nuk i pëlqen askujt, sepse dua që lojtarët të jenë aty jashtë, të ndiejnë energjinë dhe të japin energji nga pankina në fushë, por e njoh përfitimin. Kam parë skuadra dhe lojtarë ta bëjnë këtë gjatë Kupës së Botës për Klube. Shpresoj të mund ta shmangim. Është gjithmonë më mirë kur mund të jenë me ne”.
    Ndërkohë, vazhdojnë dyshimet për atë se kë do të përfshijë Tuchel në listën përfundimtare. Superylli i Real Madridit, Jude Bellingham, është kritikuar për disa qëndrime, veçanërisht për reagimin e pakënaqur pas zëvendësimit nga Morgan Rogers gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë: “Ajo ishte një pamje e keqe. Duhet të jetë çështje grupi.
    Gjithçka që kemi bërë në grumbullim ka të bëjë me grupin. Duhet ta rishikoj episodin, isha i lumtur për golin. Fola shpejt me Morgan Rogers dhe isha i sigurt që të gjithë po festonin së bashku. Do të hedh një sy. Ajo nuk është pamja që duam të transmetojmë. Ndjejmë që të gjithë janë të angazhuar dhe pranojnë vendime të vështira, si para, ashtu edhe gjatë ndeshjes”.

  • Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje dhe pengmarrje

    Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje dhe pengmarrje

    ilir dushku

    TIRANË- Personi që shihni në foton e mësipërme është Ilir Dushku, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, gjatë një operacionit të policisë së Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë.
    Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
    Së bashku me të u arrestua dhe Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë.

    Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi Ilir Dushku dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi Bjorli Xhabrahimi.
    Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e Ilir Dushkut Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

  • GJKKO kalon dosjen për gjykim/ Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës do gjykohet për korrupsion në zgjedhje

    GJKKO kalon dosjen për gjykim/ Kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës do gjykohet për korrupsion në zgjedhje

    Kalon për gjykim dosja për kreun e Bashkisë Vau i Dejës Kristjan Shkreli. Vendimi u dha këtë të premte nga GJKKO. Kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas SPAK, gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ka ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.
    Struktura e Posaçme konkludoi se gjatë hetimit është evidentuar se i pandehuri ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, “në mbështetje të këtij subjekti politik, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë”.

  • Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

    Hegseth shpëton në takime, por video e sulmit në anije mund të trondisë opinionin

    Raporti i Washington Post mbi një sulm të ushtrisë amerikane në shtator ndaj një anijeje të dyshuar për trafikun e drogës në Karaibe ka ngjallur shqetësim bipartisan në Kongres mbi rolin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth.
    Të enjten në mëngjes, kongresmeni republikan Mike Turner tha se ligjvënësit po dyshonin për saktësinë e informacionit të dhënë nga administrata Trump. Megjithatë, pas takimeve informuese me zyrtarët e lartë ushtarakë, përfshirë Gjeneralin Dan Caine dhe Admiralin Frank Bradley, si dhe pas shqyrtimit të materialit filmik, ndasitë partiake u rikthyen shpejt.
    Republikanët mbrojtën Hegseth dhe operacionin, ndërsa demokratët e kritikuan atë, duke ngritur shqetësime morale dhe ligjore. Në qendër të debatit është fushata anti-drogë e administratës Trump në Karaibe, përfshirë klasifikimin e trafikantëve si “organizata terroriste” dhe përdorimin e forcës vdekjeprurëse pa mbikëqyrje juridike të jashtme. Që nga sulmi i parë në shtator, janë kryer të paktën 22 sulme të ngjashme, me mbi 80 të vrarë.
    Washington Post raportoi se gjatë një sulmi, dy mbijetues nga sulmi i parë u vranë në ujë gjatë sulmit të dytë, pasi Hegseth thuhej se kishte urdhëruar “vritini të gjithë”. Hegseth tha se kishte qenë prezent gjatë sulmit të parë, por kishte lënë sallën para sulmit të dytë. Ligjvënësit e informuar nga takimet nuk gjetën prova që ai kishte dhënë këtë urdhër.
    Demokratët, si Jim Himes nga Connecticut, e përshkruan sulmin e dytë si “thellësisht shqetësues”, ndërsa republikanët, përfshirë Senatorin Tom Cotton, e cilësuan operacionin si “ligjor dhe i nevojshëm”.
    Presidenti Trump ka shprehur mbështetjen për publikimin e videos së sulmit të dytë. Nëse publikohet, ajo mund të ndikojë në opinionin publik, aktualisht të ndarë sipas linjave partiake.
    Për momentin, pozicioni i Hegseth duket i qëndrueshëm. Një raport i inspektorit të Pentagonit e ka liruar atë nga akuzat për transmetim të informacionit sekret gjatë kontestit të njohur si “Signalgate”, megjithëse theksoi se ai kishte rrezikuar personelin dhe objektivat duke diskutuar material të ndjeshëm në një aplikacion të pasigurt.
    Ndërkohë që dy histori potencialisht të dëmshme janë qetësuar për momentin, Hegseth mund të përballet sërish me vëmendjen publike në të ardhmen e afërt.

  • Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

    Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

    Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”.
    Këta shtetas qarkullonin me automjet, me armë me vete.
    Njëri prej tyre është dënuar më parë për krime kundër personit.
    Gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte 29-vjeçari  dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte 22-vjeçari.
    Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

  • Ushtronte aktivitet të paligjshëm mjekësor në zyrën e bashkëshortes së tij, në pranga 53-vjeçari, abuzonte seksualisht me…

    Ushtronte aktivitet të paligjshëm mjekësor në zyrën e bashkëshortes së tij, në pranga 53-vjeçari, abuzonte seksualisht me…

    Një 53-vjeçar në Prato të Italisë është lënë në arrest shtëpie pas dyshimeve se ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitet mjekësor brenda zyrës së bashkëshortes së tij, duke shkelë në mënyrë serioze sjelljen profesionale dhe duke abuzuar seksualisht me pacientet e tij.

    Sipas hetimeve, i dyshuari ofronte hidroterapi të zorrës së trashë, duke e reklamuar si trajtim të sigurt, pavarësisht rreziqeve të mundshme. Prokuroria deklaron se gjatë seancave, ai ka kryer shkelje serioze të sjelljes profesionale, përfshirë edhe sulme seksuale ndaj pacienteve. Deri tani, tre gra kanë raportuar se janë ndier të dhunuara gjatë trajtimeve, dhe njëra prej tyre ka qenë e para që ka denoncuar rastin.
    Ndërkohë, bashkëshortja e tij pritet të hetohet për lejimin dhe mbikëqyrjen e praktikave të paligjshme mjekësore brenda ambientit të saj të punës.
    Gjatë kontrolleve, autoritetet zbuluan mangësi të rënda higjienike, përfshirë pajisje të përdorura të ruajtura në mënyrë të papërshtatshme. Çështja po ndiqet nga Zyra e Higjienës dhe Shëndetit Publik e Autoritetit Shëndetësor të Toskanës Qendrore.
    Prokurori Luca Tescaroli bëri thirrje që çdo person që mund të ketë qenë viktimë e abuzimit të paraqitet dhe të raportojë ngjarjen tek autoritetet.

    Top Channel

  • Në makinë me armë/ Pranga dy personave në Tiranë, ja çfarë iu gjetën pas kontrollit në banesë

    Në makinë me armë/ Pranga dy personave në Tiranë, ja çfarë iu gjetën pas kontrollit në banesë

    Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”.
    Këta shtetas qarkullonin me automjet, me armë me vete.
    Njëri prej tyre është dënuar më parë për krime kundër personit.
    Gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte 29-vjeçari  dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte 22-vjeçari.
    Gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.