Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe xhaxhai tjetër i autorti, Gjovalin Shkambi.
Në një intervistë, ai tha se i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, por të njëjtin fat do kenë edhe gjyqtarët e tjerë që do dënojnë nipin e tij.
Tag: gjallë
-

“Kush ma dënon nipin nuk del i gjallë nga salla”, arrestohet pas kërcënimeve Gjovalin Shkambi
-

Para se të ndërronte jetë, Ozzy Osbourne i dedikoi fjalët më të ndjera Sharonit: Pa të, s’do isha gjallë
Në dokumentarin e ri Ozzy: No Escape from Now, legjenda e rock-ut Ozzy Osbourne reflekton mbi jetën, karrierën dhe dashurinë e tij të madhe, bashkëshorten Sharon Osbourne. Dokumentari pasqyron momentet e fundit të këngëtarit të Black Sabbath, përfshirë koncertin e tij të lamtumirës më 5 korrik, vetëm disa javë para se ai të ndërronte jetë në moshën 76-vjeçare.
Në skenën e koncertit në Birmingham, Ozzy ngjitet mbi një platformë si një mbret në fron, ndërsa publiku shpërthen në duartrokitje dhe lot. “Jam i emocionuar. Është hera e fundit. Vetëm shpresoj të mos mendoj për Sharon, sepse do të shpërthej në lot,” thotë ai, duke iu referuar bashkëshortes së tij prej 43 vitesh.
Sharon, 72 vjeç, tregon në dokumentar: “Më tha natën para koncertit: ‘Mendoj se do të qaj nesër.’ Dhe i thashë, ‘Sigurisht që do qash. Të gjithë do qajmë.’”
Ozzy shpreh se Sharon ishte arsyeja pse ai ia doli deri në fund. “Po të mos ishte për Sharon, unë nuk do isha gjallë. Do isha nën dhe. Ajo më shpëtoi jetën,” thotë ai.
Pas vdekjes së tij nga një atak kardiak më 22 korrik, mijëra fansa në Birmingham i dhanë lamtumirën, ndërsa familja e tij kërkoi privatësi në këtë kohë të dhimbshme. -

VIDEO/ Shkrumbohet stalla e bagëtive në Gjirokastër, shpëton gjëja e gjallë
Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të shtune një stallë bagëtish në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.
Sipas Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, zjarri ka rënë rreth orës 13:10, në fshatin Mashkullorë, Njësia Administrative Cepo, në një ambient (kasolle) që përdorej për mbajtjen e kafshëve shtëpiake.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është nisur automjeti zjarrfikës me efektivët. Me mbërritjen e tyre u konstatua se kasollja ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ekzistonte rreziku, që zjarri të përhapej në banesat përreth.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë izolimi i flakëve dhe u shmang përhapja e tyre. Brenda kasolles ndodheshin dru për ngrohje dhe barëra, të cilat u dogjën nga zjarri.
Fatmirësisht nuk pati dëme në gjënë e gjallë, por vetëm dëme materiale.
-

Gaforrja i ngec në vesh një fëmije në Meksikë, momenti kur mjekët ia nxjerrin të gjallë
Një fëmijë në Meksikë pati një përvojë të tmerrshme kur kuptoi se një gaforre e vogël i kishte hyrë në vesh ndërsa ishte në plazh.
Pedro i vogël ishte me nënën e tij, influencuesen Kitzia Mitre, në plazh kur papritmas ndjeu shqetësim të fortë në kokë dhe një ndjesi sikur diçka lëvizte në vesh. Nëna e tij e çoi menjëherë në një qendër mjekësore, ku mjekët zbuluan se një gaforre e vogël ishte bllokuar brenda veshit të tij.
Duke përdorur pinca speciale, mjekët e hoqën gaforren e gjallë, duke e lehtësuar fëmijën nga dhimbjet. Në videon e postuar nga nëna e tij në TikTok, Pedro shihet duke qarë me lot, me sy të fryrë, ndërsa nëna e tij i mban dorën për ta qetësuar ndërsa mjekët i stabilizojnë dhimbjet.@kitziamitre De los creadores de: me picó una abejita… llega un nuevo miedo desbloqueado… se metió un cangrejo 🦀 en la oreja 👂 de Pedro… es muy improbable que algo así pase pero le pasó … #UnCangrejoEnMiOreja #PobrePedro #TodosSomosPedro ♬ original sound – Kitzia Mitre
“A do të verbohem?” pyeti fëmija me ankth, me nënën e tij që e siguroi se nuk kishte një rrezik të tillë.
Pak kohë më vonë, mjekët e përfunduan me sukses operacionin dhe kamera regjistroi gaforren duke lëvizur e gjallë në shtrat, pranë pacientit të vogël.Top Channel
-

Skandal në Tomin të Dibrës: Fëmija i ndjerë prej 23 vitesh ende figuron i gjallë në gjendjen civile
Një rast skandaloz po shqetëson një familje në fshatin Tomin të Dibrës. Para 23 vitesh, një fëmijë ka humbur jetën, por deri më sot nuk është çregjistruar nga gjendja civile dhe në dokumentet zyrtare vijon të figurojë si i gjallë.
Prindërit dhe familjarët e tij kanë lëvizur për vite me radhë nëpër institucione për të kërkuar rregullimin e këtij problemi, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje. Ata tregojnë se janë detyruar të shkojnë edhe pranë zyrës së Hipotekës për të firmosur disa dokumente, por procedurat kanë ngecur, pasi në letra kërkohet edhe firma e fëmijës që ka ndërruar jetë.
Situata absurde ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjarëve, të cilët kërkojnë me ngulm nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të bëjnë çregjistrimin e fëmijës, duke i dhënë fund këtij ngërçi burokratik. -

Sapo t’i hapim sytë dhe e kuptojmë se jemi gjallë, duhet të ndjejmë se na është ofruar një mundësi tjetër për të bërë gjënë e duhur…
Nga Silvana Kola-LokaFaktin se meqenëse e duam dikë edhe ai do të na dojë gjithashtu! Faktin se meqenëse jemi gjallë dhe mirë sot, do të jemi gjallë dhe mirë edhe nesër! Faktin se meqenëse ia kemi dalë mbanë të arrijmë diçka në jetë, ajo do të vazhdojë të qëndrojë ashtu përgjithmonë!Faktin se mjafton se kemi lidhje gjaku me dikë ne mund të bëjmë ç’të duam me atë se nuk do ta humbasim!Faktin se nëse i jemi gjendur dikujt në nevojë edhe ai do të na gjendet kur të jemi nevojtarë! Faktin se meqenëse dikush qesh atëherë ai është një njeri i lumtur! Faktin se meqenëse ne sillemi mirë me të tjerët edhe të tjerët do sillen mirë me ne!Dhe lista do të mund të vazhdonte pambarim… Ndërkohë, pakçka mund të merret si e mirëqenë. Shumë pak!E ndër ato, gjëja që vazhdimisht ia kujtoj vetes si diçka që duhet marrë si e mirëqenë është se çdo mëngjes, kur hapim sytë dhe kuptojmë se jemi gjallë, duhet të ndjejmë se na është ofruar një mundësi tjetër për të bërë gjënë e duhur! Kaq e thjeshtë!ObserverKult
Lexo edhe:
SILVANA KOLA LOKA: MOS MË THONI “TI JE E FORTË!”
Mos më thoni “Ti je e fortë!“
Nga Silvana Kola Loka
Për ata, të cilëve iu mban kurrizi…-Ti je e fortë! Ti ke duruar kaq shumë gjëra! Mund ta durosh edhe këtë, jam i sigurt!-Po! Jam e fortë dhe këtë nuk e luan as topi! Por, ky është momenti kur dua ta ndjej gjithë peshën e trishtimit, dhimbjes dhe zemërimit. Kam të drejtë ta ndjej gjithë këtë, deri në palcë. Dhe, për ta bërë këtë, nuk kam nevojë as për spektatorë, as për bamirës. Të lutem, më lër vetëm!
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

‘Fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit’/ Ilir Meta uron Kombëtaren për ndeshjen ndaj Letonisë
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë për fitoren në ndeshjen eliminatore të Botërorit kundër Letonisë.
Në një postim në Facebook, Meta shkroi:
“Një fitore që e mban të gjallë ëndrrën kuqezi të Botërorit. Forca Shqipëri! Krenar për Kombëtaren tonë! ”Fitorja e kuqezinjve është pritur me entuziazëm nga tifozët, ndërsa Meta iu bashkua urimeve, duke theksuar rëndësinë e këtij triumfi për moralin e ekipit kombëtar dhe për ëndrrën e Shqipërisë për Botërorin.
Postimi i plotë:
-

Mrekulli në mesin e tragjedisë në Lisbonë! U raportua i vdekur, gjendet i gjallë babai i 3-vjeçarit që u shpëtua nën tramvaj
Një ngjarje tronditëse ka goditur Lisbonën, ku një aksident tragjik me tramvaj ka shkaktuar humbjen e jetës së 16 personave, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur rëndë.
Mes të mbijetuarve është një djalë gjerman 3-vjeçar, i cili u nxor nga rrënojat. Por mrekullia për familjen e 3-vjeçarit është e dyfishtë, pasi babai i tij u shpall fillimisht i vdekur nga aksidenti, është gjetur gjallë.
Mediat lokale fillimisht kishin raportuar se shtetasi gjerman kishte vdekur para syve të të birit në aksident.Familja shkoi në morg në Portugali, por nuk mundën ta identifikonin atë.
CNN Portugal raportoi se familja i tregoi një foto të burrit një oficeri policie vendas, i cili i çoi në spitalin São José. Atje u gjet gjallë, por “në gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i policisë portugeze. 3-vjeçari është bashkuar në spital me nënën e tij, e cila ndodhet gjithashtu në gjendje të rëndë.
Sipas agjencisë Lusa, fëmija ka marrë lëndime të lehta dhe po trajtohet në një spital pediatrik në Lisbonë.
Tramvaji Glória, që daton nga shekulli i 19-të, është një nga atraksionet më të njohura për turistët që vizitojnë kryeqytetin portugez, sidomos gjatë sezonit të verës.Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe nuk përjashtohet as ndonjë defekt teknik në sistemin e frenimit.
Mes viktimave janë shtatë burra, tetë gra dhe disa persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve lokale, të paktën katër nga të vdekurit ishin punonjës të organizmit bamirës më të madh në Portugali, Misericórdia de Lisboa Santa Casa, institucion që administron ndër të tjera edhe lojërat Euromillions. Ata përdornin rregullisht këtë linjë tramvaji për të shkuar në zyrat e tyre në qytet.
Numri i viktimave ka ndryshuar disa herë gjatë ditës. Fillimisht u raportua për 17 të vdekur, por kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, në një deklaratë për shtyp pasdite, konfirmoi se 16 persona kanë humbur jetën.
“Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të historisë sonë të afërt”, u shpreh kryeministri.
/vizionplus.tv -

Saranda gjallërohet nga Panairi i 13-të i Suvenireve – VIDEO
Shëtitorja buzë Jonit dhe Saranda u kthye edhe një herë në një qendër të gjallë ngjyrash, kulture dhe tradite, falë edicionit të 13-të i Panairi i Suvenireve. Ky event tashmë është shndërruar në një ndër ngjarjet më të rëndësishme të sezonit turistik në qytetin bregdetar. Organizuar nga Agjencia AJMMI me mbështetjen e Bashkisë Sarandë, panairi solli në qytet rreth 100 artizanë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi.
Artizanat nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi në Sarandë
Edicioni i këtij viti i Panairit të Suvenireve në Sarandë mblodhi së bashku mjeshtër nga treva të ndryshme shqiptare dhe rajonale, të cilët ekspozuan punimet e tyre artizanale në pavionët përgjatë shëtitores. Nga Prishtina dhe Gjakova, deri në Konispol, çdo artizan solli punime që pasqyrojnë mjeshtërinë, shpirtin krijues dhe trashëgiminë kulturore të brezave.
Punimet artizanale përfshinin motive tradicionale, punime druri, qëndisma, vepra qeramike dhe ornamente dekorative, duke ofruar për vizitorët një mundësi të veçantë për të marrë me vete një kujtim autentik nga Saranda.
Pjesëmarrja e të rinjve artizanë ishte një nga surprizat më pozitive të këtij edicioni. Prania e tyre tregoi se traditat e artit popullor shqiptar po përcillen me sukses tek brezi i ri, duke e mbajtur të gjallë këtë pasuri kulturore.
Vlerësimi nga Bashkia Sarandë
Në aktivitet mori pjesë edhe Nënkryetari i Bashkisë Sarandë, Florjan Sali, i cili e cilësoi panairin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të këtij sezoni turistik.
Ai vizitoi një nga një pavionët e artizanëve, u njoh nga afër me punimet e tyre dhe i përgëzoi për mjeshtërinë e treguar. Sali shprehu falënderime të veçanta për artizanët e rinj, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor përmes artizanatit.
“Ky panair është një pasqyrë e gjallë e kulturës sonë, një urë lidhëse mes brezave dhe një vlerë e shtuar për turizmin e Sarandës,” – tha ai.Panairi i Suvenireve, traditë e çmuar për turizmin e Sarandës
I zhvilluar për të 13-in vit radhazi, Panairi i Suvenireve në Sarandë është shndërruar në një brand turistik dhe kulturor për qytetin bregdetar. Ngjarja nuk shërben vetëm për promovimin e artit popullor dhe punimeve artizanale, por është edhe një pikë takimi ku bashkohen kultura të ndryshme të trevave shqiptare dhe të rajonit.
Panairi i jep Sarandës një identitet të veçantë gjatë verës, duke i shtuar gjallëri shëtitores buzë Jonit dhe duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë unike kulturore.Saranda panairi i suvenireve nuk është thjesht një ekspozitë artizanale, por një ngjarje që pasuron jetën kulturore të qytetit dhe forcon rolin e tij si destinacion turistik. Me traditën dhe ngjyrat e tij, panairi i 13-të dëshmoi edhe një herë se artizanati është pjesë e gjallë e identitetit shqiptar dhe një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit në Sarandë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
