Tag: gjallë

  • Berisha për Margarita Xhepën: Do mbetet përjetë gjallë në memorien e artit e kulturës shqiptare

    Berisha për Margarita Xhepën: Do mbetet përjetë gjallë në memorien e artit e kulturës shqiptare

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në homazhet për nderim të aktores së madhe shqipyare, Margarita Xhepa, e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare.
    Berisha u shpreh se ikona e kinematografisë shqiptare do të mbetet e gjallë përgjithnjë, falë kontributit të saj të vyer në kulturën dhe artin e Shqipërisë.
    “Për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, ne skenën dhe filmin shqiptar. Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e atyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj. Do mbetet e gjallë në memorien e artit e kulturës shqiptare”, u shpreh Berisha për media.

  • “Margarita Xhepa do mbetet e gjallë në memorien e artit shqiptar”, Berisha merr pjesë në homazhet e aktores Xhepa

    “Margarita Xhepa do mbetet e gjallë në memorien e artit shqiptar”, Berisha merr pjesë në homazhet e aktores Xhepa

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në homazhet për aktoren Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta dje në moshën 91-vjeçare.
    Në mesazhin e tij, Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të Xhepës në artin dhe kulturën shqiptare, duke e cilësuar atë si një figurë të pazëvendësueshme.
    “Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, u shpreh Berisha.

  • “PD, lokomotiva e integrimit, jo bllokuese e BE”/ Berisha: Rama një ‘meme’ e gjallë

    “PD, lokomotiva e integrimit, jo bllokuese e BE”/ Berisha: Rama një ‘meme’ e gjallë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mohuar akuzat e kryeministrit Edi Rama se do të bllokonte anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nëse vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit.
    Duke folur për gazetarët, Berisha e cilësoi Ramën si një politikan të njohur për “trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo limit”.
    “Ata që e quajtën Edi Ramën ‘meme e gjallë’, i gjetën emërtimin më të mirë. PD, që nga viti 1992, ka qenë lokomotiva e të gjithë proceseve integruese,” tha Berisha.
    Ai akuzoi Ramën për vonesat në hapjen e negociatave dhe theksoi se ky proces ndodhi për arsye gjeostrategjike, jo për meritë të qeverisë aktuale.
    “Negociatat u hapën sepse u mbajtën pezull për katër vite dhe u pa qartë që ky nuk respekton asnjë kriter të BE. Ai mision do të përmbushet nga PD, e cila, me seriozitetin dhe transparencën që ka treguar në momentet kyçe të integrimit, do të çojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE të bazuar plotësisht në meritë,” u shpreh Berisha.

  • Myanmar, i riu nxirret i gjallë nga rrënojat, 5 ditë pas tërmetit vdekjeprurës 7.7 ballë

    Myanmar, i riu nxirret i gjallë nga rrënojat, 5 ditë pas tërmetit vdekjeprurës 7.7 ballë

    Një burrë u nxor i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Mianmar të martën në mbrëmje, njoftoi shërbimi zjarrfikës, pesë ditë pas tërmetit me magnitudë 7.7 qw vrau të paktën 2,700 njerëz.

    I riu, rreth njëzet vjeç, u nxor nga rrënojat falë përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit nga Mianmari dhe Turqia në një hotel që u shemb në kryeqytetin Naypyidaw. Shpëtimi u bë rreth orës 00:30 (ora lokale; 20:00 me orën tonë), njoftoi brigada e zjarrfikësve të regjimit ushtarak.

    A man was rescued Wednesday after being trapped for five days under the collapsed Hotel Aye Chan Thar in Naypyitaw’s Ottarathiri Township, according to the Myanmar Fire Services Department, which worked with a Turkish rescue team. #WhatsHappeningInMyanmar pic.twitter.com/kHlHCrHlIL
    — The Irrawaddy (Eng) (@IrrawaddyNews) April 2, 2025

    Kujtohet se ditën e djeshme një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një pallati në të cilin kishte mbetur e bllokuar për 91 orë. 60-vjeçarja u “gjend e gjallë” mëngjesin e së martës dhe më pas u shpëtua me sukses dhe u dërgua në spital më shumë se një orë më vonë.

    Top Channel

  • ‘Rama, meme e gjallë’, Berisha me të rinjtë: Përcilleni në banesën e fundit diktaturën e re

    ‘Rama, meme e gjallë’, Berisha me të rinjtë: Përcilleni në banesën e fundit diktaturën e re

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, ku prezantoi programin e PD-së për ta, e ka cilësuar kryeministrin Rama si meme të gjallë dhe një meme që ecën.
    Berisha u shpreh se në këto 39 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, të rinjtë duhet t’i shndërrojnë në ditë të betejës së tyre, për të kuptuar sipas tij, që përball kanë një shpresë vrasës.
    “Çdo i ri dhe e re këto 39 ditë t’i shndërroj në ditën e betejës të madhe për ëndrrat e tyre, se përballë tyre qëndron një shpresëvrasës, një arrogant, qëndron, po e quaj tani, një meme e gjallë, meqenëse e tmerruat ju me meme dhe e mbyllin TikTok-un, ta quajmë një meme të gjallë, një meme që ecën”, tha Berisha.
    Më tej kryedemokrati tha se kryeministri, sipas tij, është armiku më i madh i rinisë, dhe se çmimin e 12 vite qeverisje të tij, e kanë paguar të rinjtë shqiptarë.
    Berisha: Çdo i ri dhe e re këto 39 ditë t’i shndërroj në ditën e betejës të madhe për ëndrrat e tyre, se përballë tyre qëndron një shpresëvrasës, një arrogant, qëndron, po e quaj tani, një meme e gjallë, meqenëse e tmerruat ju me meme dhe e mbyllin TikTok-un, ta quajmë një meme të gjallë, një meme që ecën.
    Nuk ka patur rinia shqiptare një armik më të egër dhe më të pabesë se Edi Rama ndonjëherë. Nëse analizoni këto 12 vite, çmimin më të shtrenjtë e paguan të rinjtë shqiptarë, fëmijët e shqiptarëve.

  • Detajet! I dashuri filipinas vrau shqiptaren, postonte nga telefoni i saj për të treguar se ishte gjallë

    Detajet! I dashuri filipinas vrau shqiptaren, postonte nga telefoni i saj për të treguar se ishte gjallë

    Ilaria Sula dhe Mark Samson

    ITALI-Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane nga ngjarja e tmerrshme që tronditi vendin, ku shqiptarja 22-vjeçare Ilaria Sula, u gjet e vdekur. Trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm në një zonë me pyje pranë komunës së Polit, rreth 40 kilometra nga Roma.
    Autori i vrasjes, njëherësh i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase ka pranuar krimin makabër. Ai dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë Ilarian në apartamentin e tij në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, dhe më pas ka tentuar të zhdukë trupin.
    Një detaj i rëndë që ka ndihmuar hetimet është fakti se, pas vrasjes, Samson ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilaries për të dërguar mesazhe dhe për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë. Tabulatet telefonike kanë ndihmuar policinë të zbulojë të vërtetën dhe ta vendosin atë në qendër të dyshimeve, shkruan “La Repubblica”.
    Ilaria ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Mbrëmjen e 25 marsit, ajo doli nga shtëpia pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk u kthye më. Familja e saj në Terni dha alarmin dhe policia italiane nisi kërkimet menjëherë./ZËRI

  • Tërmeti/ Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 65 orësh

    Tërmeti/ Gruaja shtatzënë nxirret e gjallë pas 65 orësh

    Një grua shtatzënë është shpëtuar e gjallë, pasi qëndroi 65 orë nën rrënojat e tërmetit të së premtes në Mandalai të Birmanisë.

    Ajo është një prej disa të shpëtuarve nga ekipet ndërkombëtare të emergjencës, që janë në luftë me kohën për nxjerrjen e sa më shumë të mbijetuarve në qytetin më pranë epiqendrës së lëkundjes së fuqishme të së premtes me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter.

    Numri i deritanishëm i viktimave të lëkundjeve të fuqishme përllogaritet në 1700, por shifra mund të jetë edhe më e lartë në këtë vend, ku aksesi i mediave ndërkombëtare është thuajse i pamundur për shkak të kufizimeve të ashpra të vendosura nga junta ushtarake që mban me dhunë pushtetin që prej 2021-shit.

    Autoritetet kanë shpallur një javë zi kombëtare, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se vendi ka nevojë urgjente për të paktën 8 milionë Dollarë në ndihmë të operacioneve të shpëtimit. Shumë spitale janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet dhe janë të mbingarkuar me të plagosur.

    Operacionet e shpëtimit viijojnë edhe në Bangkok, ku llogariten 19 viktima deri më tani, ndërsa kryeministrja ndoqi nga afër përpjekjet për gjetjen e të zhdukurve në shumëkatëshin në ndërtim që u shemb nga lëkundjet.

  • VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar: Gruaja nxirret e gjallë pas 60 orësh nën rrënoja

    VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar: Gruaja nxirret e gjallë pas 60 orësh nën rrënoja

    Ekipet e shpëtimit në Myanmar arritën të nxirrnin një grua të gjallë nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në qytetin Mandalay, rreth 60 orë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi shembjen e ndërtesës. Ky moment shpëtimi u shoqërua me një emocion të madh, duke i dhënë shpresë dhe forcë shumë njerëzve në mes të kësaj tragjedie të papërshkrueshme.

    Pas orëve të tëra të mundimshme dhe me shumë vështirësi, ekipi i shpëtimit mundi të nxirrte 30-vjeçaren Phyu Lay Khaing nga rrënojat, ku ajo kishte mbetur e ngulfatur. Ajo kishte kaluar mbi dy ditë të tëra duke luftuar për mbijetesë nën rrënoja. Pasi u nxorr nga rrënojat dhe u vendos në barrelë, qytetarët dhe kalimtarët shpërthyen në duarrokitje dhe brohoritje, shprehjen e gëzimit dhe mirënjohjes për shpëtimin e saj.

    Gruaja e mbijetuar u përqafua me burrin e saj, i cili kishte pritur për orë të tëra, duke shpresuar se ajo do të dilte e gjallë nga rrënojat. Më pas, ajo u dërgua menjëherë në spital për një vlerësim të shëndetit, ku mjekët do të shqyrtonin gjendjen e saj dhe do të planifikonin trajtimin e nevojshëm.

    Ky shpëtim është vetëm një nga shumë raste të tilla që pasuan tërmetin katastrofik me magnitudë 7.7 që goditi Myanmarin të premten e kaluar. Tërmeti ka shkaktuar tragjedi të mëdha, duke lënë më shumë se 1600 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Dëmet janë masive, shumë ndërtesa janë shkatërruar dhe struktura të shumta kanë pësuar dëme të mëdha, duke vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit që po përballen me kushte shumë të vështira.

    /vizionplus.tv