Tag: gjakut

  • OBSH: 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni

    OBSH: 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni

    Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke e vendosur këtë sëmundje si një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në vend. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se 47% e popullsisë së moshës 30–79 vjeç janë të prekur nga tensioni i lartë i gjakut, shumë mbi mesataren globale prej 34%.
    Pavarësisht numrit të lartë të të prekurve, vetëm 49% e tyre janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim, ndërsa vetëm 11% e mbajnë sëmundjen nën kontroll. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të menaxhimit të hipertensionit në rajon, shumë larg objektivit global të OBSH-së që synon kontrollin e të paktën 50% të rasteve.

    Sëmundjet kardiovaskulare, të lidhura ngushtë me hipertensionin, përbënin gati 50% të të gjitha vdekjeve në Shqipëri në vitin 2022. Nga këto, 59 raste për çdo 100 mijë banorë kishin si shkak të drejtpërdrejtë tensionin e lartë të gjakut.
    Sipas OBSH-së, një nga shkaqet kryesore të përhapjes së hipertensionit në Shqipëri është konsumi i tepërt i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë kripë në ditë, më shumë se dyfishi i sasisë së rekomanduar nga OBSH (5 gramë). Kjo tepricë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e presionit të gjakut dhe rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
    Përveç kripës, faktorë të tjerë që përkeqësojnë situatën janë duhanpirja, konsumi i alkoolit dhe mungesa e aktivitetit fizik. Rreth 26% e të rriturve shqiptarë mbi 15 vjeç janë duhanpirës aktivë, ndërsa 24% e të rriturve mbi 18 vjeç rezultojnë fizikisht joaktivë. Këta faktorë jo vetëm rrisin rrezikun për hipertension, por edhe e përshpejtojnë progresin e tij drejt sëmundjeve të rënda kardiovaskulare.
    Edhe pse Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare për menaxhimin e hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, zbatimi i saj lë për të dëshiruar. OBSH thekson nevojën për forcimin e kujdesit parësor, përmirësimin e aksesit në trajtim dhe zhvillimin e fushatave ndërgjegjësuese për publikun.
    Gjithashtu, mungesa e një sistemi të integruar të dhënash klinike pengon ndjekjen e pacientëve dhe matjen efektive të rezultateve të trajtimit.

  • Raporti i OBSH: Vendi, para një alarmi shëndetësor! Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    Raporti i OBSH: Vendi, para një alarmi shëndetësor! Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.
    Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.
    Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.
    Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.
    Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.
    Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.
    Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25 vjeç. Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.
    Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.
    OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.

    /Monitor.al/

  • OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    OBSH: Rreth 800 mijë shqiptarë vuajnë nga hipertensioni, konsumojnë shumë kripë

    Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi.Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%.Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.Trendet historike tregojnë një rritje të vazhdueshme të rasteve të diagnostikuara, por hendeku mes pacientëve që trajtohen dhe atyre që e menaxhojnë mbetet i madh.Në vitin 2022, sëmundjet kardiovaskulare përbënin gati gjysmën e të gjitha vdekjeve në vend, ndërsa 59 raste për 100 mijë banorë lidhen drejtpërdrejt me presionin e lartë të gjakut.Megjithëse vendi ynë ka një strategji kombëtare për sëmundjet që lidhen me tensionin dhe ato kardiovaskulare, zbatimi praktik mbetet i dobët.Sipas OBSH, faktori kryesor i rrezikut për hipertensionin është konsumi i lartë i kripës. Shqiptarët konsumojnë mesatarisht 13 gramë në ditë, sipas të dhënave për të rriturit mbi 25 vjeç. Ky nivel është më shumë se dyfishi i rekomandimit të OBSH-së (5 gramë në ditë). Teprica lidhet drejtpërdrejt me rritjen e presionit të gjakut dhe është një nga arsyet kryesore pse kjo sëmundje është kaq e përhapur në vend.Shqipëria ka bërë studime kombëtare për përdorimin e kripës, por mungon ende një sistem i plotë të dhënash klinike që ndihmon në ndjekjen e pacientëve dhe në matjen e rezultateve për ata që e ulin.OBSH vë në dukje se, për të ulur barrën e hipertensionit, vendi duhet të forcojë kujdesin parësor, të zgjerojë fushatat e ndërgjegjësimit dhe të përmirësojë aksesin në trajtim efektiv.Shqipëria është para një alarmi shëndetësor me 47% të popullsisë së rritur që vuajnë nga hipertensioni, kur dihet se është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë në vend.Përveç konsumit të kripës, rreth 26% e të rriturve mbi 15 vjeç në Shqipëri janë duhanpirës aktivë. Ky nivel është i lartë në krahasim me shumë vende të tjera evropiane. Duhan-pirja jo vetëm rrit rrezikun për hipertension, por edhe shumëfishon ndikimin e tij, duke përshpejtuar dëmtimet kardiovaskulare dhe duke rritur mundësinë për infarkt e goditje në tru.Konsumi i alkoolit dhe inaktiviteti fizik janë faktorë rreziku gjithashtu. Rreth 24% e të rriturve mbi 18 vjeç raportohen si fizikisht joaktivë. Mungesa e lëvizjes lidhet me shtim peshe, obezitet dhe metabolizëm të dobët, faktorë që çojnë në rritjen e presionit të gjakut./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Konsumimi i një milkshake sjell pasoja negative për trurin, ja çfarë thotë studimi

    Konsumimi i një milkshake sjell pasoja negative për trurin, ja çfarë thotë studimi

    Konsumi i një milkshake-i me përmbajtje të lartë yndyre mund të ketë ndikim të menjëhershëm negativ në tru, thotë një studim i cili u publikua në revistën “The Journal of Nutritional Physiology”.
    Studiuesit zbuluan se një vakt i pasur me yndyrna, siç është një milkshake, ndikon pothuajse menjëherë në aftësinë e enëve të gjakut për t’u ngushtuar, çka lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e trurit dhe të zemrës.
    Për këtë studim, u testuan dy grupe njerëzish: 20 persona të moshës 18 deri 35 vjeç dhe 21 persona të moshës 60 deri 80 vjeç. Të dyja grupet konsumuan një milkshake me shumë yndyrë, përbërësit e të cilit ishin: 350 ml krem qumështi, 2 lugë gjelle shurup çokollate, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 lugë gjelle qumësht pluhur pa yndyrë
    Milkshake-i kishte gjithsej 1,362 kalori, 48 gram karbohidrate dhe 9.5 gram proteina. Studiuesit përdorën ultratinguj për të matur rrjedhën e gjakut para dhe 4 orë pas konsumimit të milkshake-it, ndërkohë që pjesëmarrësit kryenin ushtrime të lehta fizike. Ata e cilësuan këtë pije si një “bombë për trurin”, sipas një artikulli të botuar në platformën “The Conversation”.
    “Rezultatet tona konfirmojnë gjetjet e mëparshme që tregojnë se një vakt me shumë yndyrë ndikon negativisht në aftësinë e enëve të gjakut për t’u zgjeruar, një faktor kyç për shëndetin kardiovaskular, si tek të rinjtë ashtu edhe tek të moshuarit,” theksuan studiuesit.
    Edhe pse një vakt i tillë herë pas here nuk pritet të shkaktojë dëme afatgjata, ka efekt të menjëhershëm në trup, thanë ata.
    Ndikimi negativ ishte 10% më i theksuar tek burrat më të moshuar, të cilët kanë më pak aftësi për të rregulluar presionin e gjakut. Kjo gjendje mund të çojë në qarkullim të pamjaftueshëm ose të tepërt të gjakut në tru, duke rritur rrezikun për goditje në tru dhe dementie (çrregullime të kujtesës) me kalimin e kohës.
    Shkencëtarët përfunduan se ky studim është një rikujtim i rëndësishëm se ushqimi nuk ndikon vetëm në shëndetin afatgjatë, por ndikon edhe menjëherë në funksionimin e trupit dhe të trurit.

  • Mbrojnë zemrën dhe kontrollojnë kolesterolin

    Mbrojnë zemrën dhe kontrollojnë kolesterolin

    Kumbullat janë një frut i preferuar i verës dhe vjeshtës në Ballkan. Ne bëjmë komposto, reçel, i thajmë dhe shumë njerëz bëjnë edhe raki prej tyre.
    Përveçse janë të shijshme, kumbullat janë edhe jashtëzakonisht të shëndetshme dhe nëse i konsumoni çdo ditë, veçanërisht në sasinë prej 12 copë në ditë, trupi juaj mund të përjetojë një ringjallje të vërtetë.
    1.Kumbullat mbrojnë zemrën dhe kontrollojnë kolesterolin

    Kumbullat përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë oksidimin e kolesterolit LDL. Konsumi i rregullt ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe enëve të gjakut, duke zvogëluar rrezikun e problemeve kardiovaskulare.
    2.Minerale për kocka të forta
    Kumbullat përmbajnë bakër dhe kalcium, minerale thelbësore për shëndetin e kockave. Ato ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë së kockave dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e osteoporozës dhe sëmundjeve të tjera të kockave.
    3.Laksativ natyral për tretje të përsosur
    Kumbullat janë të pasura me fibra dietike që përshpejtojnë lëvizjet e zorrëve dhe lehtësojnë zbrazjen, duke i bërë ato një laksativ natyral pa acarim. Ato janë gjithashtu ideale për njerëzit me stomak të ndjeshëm.
    4.Ul trigliceridet dhe sheqerin në gjak.
    Luteina, një pigment bimor tek kumbullat, ndihmon në uljen e niveleve të triglicerideve dhe glukozës në gjak. Konsumi i rregullt mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve me obezitetin, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut.
    5.Kaliumi për rrjedhje më të mirë të gjakut dhe shëndet të zemrës
    Kaliumi në kumbulla zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon ngarkesën e punës në zemër, gjë që zvogëlon rrezikun e hipertensionit dhe përmirëson funksionalitetin e sistemit kardiovaskular.
    6.Energji dhe vitalitet
    Zakoni i përditshëm i ngrënies së kumbullave i siguron trupit energji natyrale dhe mbështetje për sistemin imunitar, dhe trupi juaj mund të përballojë më lehtë stresin dhe lodhjen e përditshme.
    7.Paralajmërim i rëndësishëm
    Edhe pse kumbullat kanë përfitime të shumta shëndetësore, ato nuk janë një kurë për të gjitha sëmundjet. Nëse keni probleme serioze me kolesterolin, tensionin e gjakut, diabetin ose çrregullime të tretjes, konsultohuni me mjekun tuaj.

  • Keni vendosur të bëheni prindër? Ja analizat që duhet të bëni patjetër disa muaj përpara

    Keni vendosur të bëheni prindër? Ja analizat që duhet të bëni patjetër disa muaj përpara

    Vendimi për të sjellë një fëmijë në jetë është një nga hapat më të rëndësishëm dhe më të bukur në jetën e një çifti. Por përpara se të ndodhë konceptimi, është e domosdoshme që trupi të jetë i përgatitur dhe çdo rrezik të parandalohet në kohë.

    Mjekët rekomandojnë që kontrolli shëndetësor i parakonceptimit (preconception screening) të bëhet të paktën 3–6 muaj përpara shtatzënisë.

    Analizat që rekomandohen për gruan:
    1. Hemograma (analiza e gjakut të plotë)
    Për të zbuluar aneminë, infeksionet, apo çrregullime të gjakut.
    2. TSH, FT3, FT4 (tiroidja)
    Funksioni i tiroides është thelbësor për zhvillimin e trurit të fetusit dhe suksesin e shtatzënisë.
    3. Anti TPO dhe Anti-TG (autoimuniteti tiroideal)
    Nëse keni histori familjare apo simptoma të Hashimoto-s, këto janë kritike.
    4. Ferritina, vitamina B12 dhe vitamina D
    Mungesat e tyre lidhen me lodhje, infertilitet dhe komplikacione në shtatzëni.
    5. Glukoza esëll + HbA1c
    Për të kontrolluar tolerancën ndaj glukozës dhe paradiabetin.
    6. TORCH Panel (Toxoplasma, Rubella, CMV, Herpes, etj.)
    Infeksione që mund të ndikojnë zhvillimin e fetusit.
    7. Rh dhe Grupi i Gjakut
    Për të parë nëse ka rrezik për inkompatibilitet Rh me fetusin.
    8. Analiza të koagulimit (PT, aPTT)
    Të nevojshme për të shmangur probleme si trombozat gjatë shtatzënisë.

    Analizat që rekomandohen për burrin:
    1. Spermograma
    Për të vlerësuar cilësinë, numrin, lëvizshmërinë dhe morfologjinë e spermatozoidëve.
    2. Grupi i gjakut dhe Rh
    Për të parë përputhshmërinë me partneren.
    3. Vitamina D, Zink, Testosteron total
    Hormonë dhe mikronutrientë që ndikojnë në fertilitetin mashkullor.
    4. Infeksionet urinare ose seksualisht të transmetueshme (nëse ka dyshime)

    Këshillë nga mjekët:
    • Filloni konsumimin e acidit folik (400–800 mcg/ditë) të paktën 3 muaj para shtatzënisë, për të ulur rrezikun e defekteve të tubit nervor te bebi.
    • Rregulloni peshën trupore, dorminoni stresin, dhe evitoni duhanin, alkoolin dhe ushqimet e përpunuara.

    Pse janë të rëndësishme këto analiza?

    Sepse shumë çifte zbulojnë probleme vetëm pasi shtatzënia ka nisur, gjë që e vështirëson trajtimin ose e rrit rrezikun për komplikacione. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se trajtimi.

  • Sekreti i zemrës së fortë? Këto ushqime të thjeshta mund t’ju zgjasin jetën!

    Sekreti i zemrës së fortë? Këto ushqime të thjeshta mund t’ju zgjasin jetën!

    Ushqimet e shëndetshme për zemrën garantojnë një formë të mirë të organizmit gjatë gjithë fazave të jetës.
    Ekspertët nënvizojnë se ushqerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë 80 përqind e rasteve të sëmundjeve të zemrës.
    Një regjim ushqimor që konsiderohet miqësor me zemrën përmban drithëra, yndyrna të shëndetshme, burime jo të yndyrshme të proteinave dhe një larmi frutash dhe perimesh.
    Një regjim i tillë përmban më pak karbohidrate të rafinuara, sheqer apo yndyrna të ngopura.
    Disa ushqime në veçanti janë tepër të mira për zemrën sepse ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit.
    TërshëraStudimet thonë se për ccdo racion drithërash të plota të konsumuara në ditë, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ulet me 9 përqind.
    Tërshëra meriton shumë lavde sepse është e pasur me fibër dhe ul kolesterolin.
    Njeriu ka nevojë për të paktën tre gramë me fibër në ditë ose më shumë se një gjysëm filxhani me tërshërë.
    MollëtMollët, sidomos lëkura e tyre, janë të pasura me antioksidantë të cilat e mbrojnë zemrën.
    Sipas studimeve, konsumi ditor i mollëve e ul ndjeshëm kolesterolin duke filluar nga 9 përqind.
    Për më tepër, mollët janë një prej burimeve më të mira të fibrës së tretshme.
    SardeletSardelet janë zgjedhja ideale sepse jo vetëm që përmbajnë pak mërkur por në 100 gramë gjenden 1,000 miligramë acide yndyrore omega-3.
    Sardelet kushtojnë lirë dhe janë tepër të shëndetshme.
    ArrorëtArrorët janë një burim i mirë i yndyrnave të pangopura, fibrës, proteinës, mineraleve dhe antioksidantëve.
    Arrat në veccanti përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin.
    Nëse njeriu konsumon 28 gramë arra për pesë ose më shumë herë në javë, është 14 përqind më pak i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
    Ata që konsumojnë një ose më shumë racione arrash në javë janë 19 përqind më pak të rrezikuar.
    ThjerrëzatThjerrëzat, fasulet dhe qiqrrat janë të mirënjohura për shëndetin e zemrës.
    Ato përmbajnë proteinë, fibër dhe folat, që ulin tensionin e gjakut.
    BoronicatTë gjitha frutat e pyllit përmbajnë shumë antioksidantë që e mbrojnë zemrën.
    Një gjysëm filxhani me boronica përmban 120 miligramë antioksidantë që ulin tensionin e gjakut.

  • Gjashtë ushqime që forcojnë shëndetin e zemrës

    Gjashtë ushqime që forcojnë shëndetin e zemrës

    Ushqimet e shëndetshme për zemrën garantojnë një formë të mirë të organizmit gjatë gjithë fazave të jetës.

    Ekspertët nënvizojnë se ushqerja e shëndetshme, mospirja e duhanit dhe aktiviteti i rregullt fizik mund të parandalojë 80 përqind e rasteve të sëmundjeve të zemrës.

    Një regjim ushqimor që konsiderohet miqësor me zemrën përmban drithëra, yndyrna të shëndetshme, burime jo të yndyrshme të proteinave dhe një larmi frutash dhe perimesh.

    Një regjim i tillë përmban më pak karbohidrate të rafinuara, sheqer apo yndyrna të ngopura.

    Disa ushqime në veçanti janë tepër të mira për zemrën sepse ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit.

    Tërshëra
    Studimet thonë se për ccdo racion drithërash të plota të konsumuara në ditë, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare ulet me 9 përqind.

    Tërshëra meriton shumë lavde sepse është e pasur me fibër dhe ul kolesterolin.

    Njeriu ka nevojë për të paktën tre gramë me fibër në ditë ose më shumë se një gjysëm filxhani me tërshërë.

    Mollët
    Mollët, sidomos lëkura e tyre, janë të pasura me antioksidantë të cilat e mbrojnë zemrën.

    Sipas studimeve, konsumi ditor i mollëve e ul ndjeshëm kolesterolin duke filluar nga 9 përqind.

    Për më tepër, mollët janë një prej burimeve më të mira të fibrës së tretshme.

    Sardelet
    Sardelet janë zgjedhja ideale sepse jo vetëm që përmbajnë pak mërkur por në 100 gramë gjenden 1,000 miligramë acide yndyrore omega-3.

    Sardelet kushtojnë lirë dhe janë tepër të shëndetshme.

    Arrorët
    Arrorët janë një burim i mirë i yndyrnave të pangopura, fibrës, proteinës, mineraleve dhe antioksidantëve.

    Arrat në veccanti përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin.

    Nëse njeriu konsumon 28 gramë arra për pesë ose më shumë herë në javë, është 14 përqind më pak i rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Ata që konsumojnë një ose më shumë racione arrash në javë janë 19 përqind më pak të rrezikuar.

    Thjerrëzat
    Thjerrëzat, fasulet dhe qiqrrat janë të mirënjohura për shëndetin e zemrës.

    Ato përmbajnë proteinë, fibër dhe folat, që ulin tensionin e gjakut.

    Boronicat
    Të gjitha frutat e pyllit përmbajnë shumë antioksidantë që e mbrojnë zemrën.

    Një gjysëm filxhani me boronica përmban 120 miligramë antioksidantë që ulin tensionin e gjakut./AgroWeb.org

  • Mos i injoroni këto simptoma! Leuçemia shpesh nis me shenja të vogla por fatale

    Mos i injoroni këto simptoma! Leuçemia shpesh nis me shenja të vogla por fatale

    Leuçemia, e njohur ndryshe si kanceri i gjakut, është një nga sëmundjet më të rrezikshme që shpesh zbulohet vonë. Arsyeja? Shenjat e para janë të lehta, shpesh ngatërrohen me lodhje apo probleme të zakonshme shëndeti. Por mjekët paralajmërojnë: kujdesi ndaj këtyre simptomave mund t’ju shpëtojë jetën.

    Shenjat që nuk duhet t’i neglizhoni:
    • Lodhje e vazhdueshme dhe dobësi edhe pas gjumit dhe pushimit.
    • Mavijosje të shpejta ose gjakderdhje të pazakonta (nga hundët, mishrat e dhëmbëve).
    • Temperaturë e lartë dhe infeksione të shpeshta sistemi imunitar dobësohet.
    • Djersitje gjatë natës dhe humbje peshe pa arsye.
    • Fryrje e nyjeve limfatike (në qafë, sqetulla apo ijë).
    • Dhimbje kockash ose kyçesh për shkak të grumbullimit të qelizave kancerogjene.
    • Lëkurë e zbehtë dhe rrahje të shpejta zemre shenjë e mungesës së qelizave të kuqe të gjakut.

    Pse ndodh kjo?

    Leuçemia prek qelizat e gjakut në palcën e kockave, duke penguar prodhimin normal të qelizave të shëndetshme. Kjo bën që organizmi të humbasë aftësinë për të luftuar infeksionet dhe të shkaktojë probleme serioze në qarkullimin e gjakut.

    Paralajmërimi i mjekëve

    Ekspertët theksojnë se zbulimi i hershëm është kyç. Shumë pacientë diagnostikohen në faza të avancuara, sepse simptomat janë të lehta dhe shpesh injorohen. Kontrolli mjekësor dhe analizat e gjakut janë mënyra më e sigurt për të identifikuar sëmundjen në kohë.

    Mos i nënvlerësoni këto shenja leuçemia shpesh nis heshtur, por zbulimi i hershëm mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.

  • Kur leukocitet rriten ose bien: Shenja të infeksionit apo paralajmërim për sëmundje më të rënda

    Kur leukocitet rriten ose bien: Shenja të infeksionit apo paralajmërim për sëmundje më të rënda

    Si leukocitet e ulura ashtu edhe ato të ngritura kërkojnë konsultën e mjekut, i cili jep një vlerësim nëse duhen përsëriten dhe kur duhen përsëritur analizat apo kur duhen përfshirë metoda shtesë diagnostikuese

    Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut me një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet. Ato prodhohen në palcën e eshtrave dhe marrin pjesë në përgjigjen imune të trupit ndaj sulmit të mikroorganizmave patogjenë.

    Leukocitet transportohen nëpërmjet qarkullimit në të gjitha indet tona, ku aktivizohen si një “ushtri” që synon të mbrojë organizmin. Ka disa lloje leukocitesh, kryesoret janë granulocitet, limfocitet dhe monocitet.

    Çdo lloj ka funksionin e tij specifik dhe të gjithë kanë fuqinë për të zbuluar dhe shkatërruar mikroorganizmat, viruset, bakteret ose substanca të tjera toksike të rrezikshme. Gjithashtu, ato mund të prodhojnë antitrupa që kanë rolin e neutralizimit të efektit të agjentëve patogjenë.

    Vlerat normale të leukociteve në gjak janë nga 3,9 në 10×109/l.

    Kur analizat tregojnë se leukocitet janë zmadhuar, kjo zakonisht tregon një infeksion. Megjithatë, ky ndryshim mund të jetë edhe tregues i sëmundjeve më të rënda, siç janë sëmundjet malinje të gjakut.

    Rënia e leukociteve mund të jetë pasojë e infeksioneve virale apo të tjera, stresit, përdorimit të disa barnave, si dhe efekt anësor i kimioterapisë.