Tag: gjakut

  • Gratë e neglizhojnë, por ënjtja e këmbëve fsheh disa probleme në trupin e tyre

    Gratë e neglizhojnë, por ënjtja e këmbëve fsheh disa probleme në trupin e tyre

    Ënjtja e këmbëve nuk duhet neglizhuar, pasi nuk kemi të bëjmë me një gjendje kalimtare, por është një reagim i trupit që tregon se mund të kemi probleme me qarkullimin e gjakut, me hormonet dhe me veshkat ose me tiroidet dhe mëlçinë. Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, në emisionin “Rreze Dielli” ka shpjeguar se çfarë ndodh kur këmbët janë vazhdimisht të ënjtura.
    “Zemra pompon gjakun kur ne jemi në aktivitet, muskujt e këmbës veprojnë si pompë që gjaku të shkojë në zemër, por kur ne qëndrojmë gjatë pa lëvizur rritet presioni në venat e këmbës dhe krijohen edema, ky mund të jetë një shkak i fryrjes së tyre. Por mund të ndodh që të keni edhe një destabilitet të estrogjenit. Kur keni disbalancim të tij, trupi mban më shumë ujë”, u shpreh Joka.
    Nutricionisti shpjegoi se të gjitha enët venoze të grave janë të ndjeshme nga presioni menstrual dhe disbalancimi hormonal që ndodh nga ciklet, por ai e vuri theksin edhe tek veshkat.
    “Edhe kur veshkat nuk filtrojnë siç duhet, në trupin tonë krijohen fryrje në këmbë dhe në fytyrë. Në këtë rast është parë që rritet kreatinina”, tha Joka.
    Nutricionisti shpjegoi se fryrja e këmbëve mund të vijë edhe nga problemet me tiroiden, pasi trupi fillon të mbajë ujë dhe natrium duke shkaktuar fryrje, ndaj sipas tij duhen bërë analizat TSH dhe T4.
    “Edhe problemet me zemrën dhe mëlçinë sjellin fryrje, qarkullimi i dobët i gjakut ose kur mëlçia është e ngarkuar nga toksinat krijojnë ënjtje të këmbëve”, tha Joka.
    Një kujdes të veçantë duhet të tregoni kur ndodh të keni fryrje vetëm në njërën këmbë ose kur ndjeni nxehtësi apo skuqje. Kujdes pasi mund të rrezikoni një trompozë, ndaj duhet të shkoni për të bërë menjëherë një kontroll mjekësor.
    Joka u ndal edhe tek ndjesia e syve të fryrë, ai shpjegoi se sytë janë dritarja e veshkave, por dhe e mëlçisë.
    “Sytë e ënjtur mund të vijnë nga inflamacionet nga bronket, mund të vijnë nga alergjitë që krijon kozmetika, por kujdes nëse ju fryhen sytë në mëngjes është problem tek veshkat dhe sistemi limfatik, nëse fryrja vazhdon gjatë ditës është nga bronket dhe nëse i keni edhe në darkë atëherë duhet të kontrolloni mëlçinë”, u shpreh ai.
    Të shuntë janë ata që mendojnë se trupi fryhet nga pirja e shumtë e ujit, por kjo nuk është e vërtetë.
    “Kam dëgjuar shpesh që shumë njerëz thonë se trupi fryhet nga uji, kjo është e gabuar, pasi trupi nuk fryhet sepse pimë ujë. Mos e hiqni ujin nga konsumimi, pini ujë gjatë ditës!” theksoi Joka.
    Nutricionisti shpjegoi disa metoda që ndihmojnë në shfryrjen e këmbëve, por ai tha se këto nuk janë metoda shëruese ndaj është shumë e rëndësishme të kuptohet shkaku i fryrjes.
    “Kompresat, çorapet, mbajtja e këmbëve lart, ndihmojnë për t’i çënjtur. Por kujdes sepse çorapet bllokojnë furnizimin e gjakut dhe mund të sjellin probleme arteriale. Zakonisht duhen vendosur në mëngjes, jo gjatë natës. Ne mund të përdorim kompresa me ujë të ftohtë që janë një palestër për enët e gjakut, por sërish duhet gjetur shkaku” nënvizoi ai.
    A ju ka ndodhur kur prekni këmbën e fryrë të krijohet një gropë. Ky është test që bëhet në shtëpi, në rast se gropa kthehet menjëherë brenda 3-4 sekondave nuk është problem, por nëse zgjat mbi 5 sekonda kemi një edemë dhe duhen bërë analizat. Një test tjetër është testi i unazëz dhe çorapes. Nëse ne veshim çorape dhe shohim që kanë krijuar një rreth ose nëse zgjohemi me duart të fryra edhe këtu duhet të shkojmë të bëjmë kontrollin mjekësor.
    Joka këshilloi të bëhen analizat e veshkave, tiroides, ata të hormoneve, mëlçisë, analiza e sentimentit, estradiolit dhe kortizolit, pastaj do të shihet se ku do të dalin problemet.
    Ja çfarë ushqimesh duhet të evitoni
    Ushqimet që kanë kripë natrium, sallamrat, djathrat, alkolin, pijet e ëmbla, sheqerin, karbohidratet e rafinuara si dhe ushqimet që kanë laktozë, duhen hequr nga menuja e ngrënies. Ushqimi i rëndë në darkë si dhe pozicioni i trupit në gjumë, sjell gjithashtu probleme me grumbullimin e lëngjeve. Konsumoni perime, shtoni konsumimin e limonit, majdanozit, erëzat, uthullën. Ecni tre herë në ditë 3-10 minuta, shmangni alkolin, bëni gjumë të plotë, kujdes me kripën nuk duhet tepruar me të se ngel uji në inde.

  • Mitet rreth hipertensionit: Simptomat që njerëzit gabimisht besojnë se lidhen me presionin e lartë të gjakut

    Mitet rreth hipertensionit: Simptomat që njerëzit gabimisht besojnë se lidhen me presionin e lartë të gjakut

    Një sërë simptomash, të cilat për vite me radhë janë konsideruar si shenja paralajmëruese të hipertensionit, rezultuan të mos kishin lidhje me këtë sëmundje. Simptomat që njerëzit zakonisht besojnë se shoqërohen me presion të lartë të gjakut – si dhimbje koke, gjakderdhje nga hunda, nervozizëm, djersitje, çrregullime të gjumit apo skuqje e fytyrës – janë në fakt mite që nuk mbështeten nga asnjë provë shkencore.

    Sipas kardiologes dhe specialistes së mjekësisë së brendshme, Dr. Maja Nešović, e cila prej vitesh trajton pacientë me hipertension, këto bindje janë krijuar dekada më parë dhe vazhdojnë të përhapen edhe sot, ndonëse janë hedhur poshtë nga studime serioze. “Në fillim të viteve 1990 mendohej se dhimbjet e kokës ishin të zakonshme tek pacientët me hipertension, por asnjë hulumtim i bërë që nga ajo kohë nuk e ka konfirmuar këtë,” – shpjegon ajo për revistën Stethoscope.

    Dhimbje koke

    Një nga mitet më të përhapura është se hipertensioni shkakton dhimbje koke. Në fakt, presioni i lartë i gjakut nuk shkakton dhimbje koke, përveç rasteve shumë të rënda që njihen si “kriza hipertensive” – një gjendje që mund të kërcënojë jetën e pacientit. Kjo ndodh vetëm kur rritja e presionit shoqërohet me simptoma serioze si çrregullime të shikimit apo të të folurit.

    Studimet e fundit madje tregojnë se njerëzit me hipertension përjetojnë më pak dhimbje koke se të tjerët. Revista shkencore Neurology ka raportuar se në 40 për qind të rasteve, pacientët me presion të lartë të gjakut kanë më pak episode dhimbjeje koke krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë.

    Gjakderdhje nga hunda

    Një tjetër keqkuptim i zakonshëm është se gjakderdhja nga hunda tregon hipertension. Mjekët theksojnë se kjo nuk është e vërtetë, përveç në rastet e krizave hipertensive. Vetëm rreth 17 për qind e pacientëve me hipertension përjetojnë gjakderdhje nga hunda, ndërsa në shumicën e rasteve, shkaku kryesor është ajri i thatë në ambient, fryrja e fortë e hundës apo përdorimi i barnave si Warfarin dhe Aspirinë, që ndikojnë në hollimin e gjakut.

    Dr. Nešović këshillon që nëse gjakderdhja nga hunda ndodh më shumë se një herë në javë ose është e vështirë të ndalet, duhet kërkuar ndihma e mjekut, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht hipertension. “Në shumicën e rasteve, gjakderdhja nuk ka asnjë lidhje me presionin e gjakut,” – thekson ajo.

    Gjakderdhje në të bardhën e syrit

    Edhe gjakderdhjet e vogla në të bardhën e syrit shpesh i frikësojnë pacientët me hipertension, por mjekët thonë se ato janë më të zakonshme tek personat me diabet dhe nuk lidhen drejtpërdrejt me tensionin e lartë të gjakut. Këto mikro-gjakderdhje ndodhin për shkak të brishtësisë së kapilarëve dhe mund të shkaktohen nga kollitja e fortë, sforcimi apo ndryshimet e papritura të presionit.

    Skuqje e fytyrës

    Skuqja e fytyrës është një tjetër fenomen që shpesh ngatërrohet me hipertensionin. Në realitet, kjo ndodh kur enët e gjakut në lëkurë zgjerohen për arsye të ndryshme – si ekspozimi ndaj të ftohtit, ushqimet pikante, pije të nxehta, përdorimi i kremrave për kujdesin e fytyrës apo edhe stresi emocional. Gjithashtu, tek personat me diabet ose pas konsumimit të alkoolit, ndodh skuqje për shkak të ndikimit të një substance të quajtur polipeptidi vazointestinal (VIP), e cila zgjeron enët e gjakut.

    Në të gjitha këto situata, vlerat e presionit të gjakut mund të jenë disi më të larta përkohësisht, por kjo nuk do të thotë se skuqja e fytyrës është shkaktuar nga hipertensioni.

    Marramendje (vertigo)

    Edhe marramendja shpesh përmendet si simptomë e hipertensionit, por kjo është një tjetër keqkuptim. Vertigoja mund të jetë pasojë e shumë gjendjeve të tjera, përfshirë efektet anësore të disa ilaçeve antihipertensive. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë që marramendja e papritur nuk duhet neglizhuar, pasi mund të sinjalizojë probleme serioze neurologjike ose kardiovaskulare.

    “Vrasësi i heshtur”

    Në përfundim, ekspertët theksojnë se hipertensioni është një sëmundje pa simptoma të qarta dhe shpesh quhet “vrasësi i heshtur”. Rritja e presionit të gjakut mund të ndodhë për vite të tëra pa asnjë shenjë paralajmëruese, ndërkohë që dëmton arteriet, zemrën, trurin dhe veshkat.

    “E vërteta e vërtetë është se hipertensioni është një sëmundje pa simptoma dhe si e tillë është një ‘vrasës i heshtur’. Nëse i injoroni vlerat e larta të presionit të gjakut, duke menduar se për sa kohë nuk keni simptoma nuk ka asgjë për t’u shqetësuar – gaboheni!” – paralajmëron Dr. Nešović.

    Mjekët këshillojnë që mënyra më e sigurt për ta zbuluar në kohë këtë gjendje është matja e rregullt e presionit të gjakut, si dhe ndjekja e një stili jetese të shëndetshëm me ushqim të balancuar, aktivitet fizik dhe shmangie të duhanit e alkoolit. Vetëm kështu mund të parandalohet dëmtimi afatgjatë që shkakton hipertensioni në trup.

  • Testi që zbulon 50 lloje kanceri! Rezultate befasuese në SHBA, mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes

    Testi që zbulon 50 lloje kanceri! Rezultate befasuese në SHBA, mund të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes

    Sipas një studimi të ri, një analizë gjaku për më shumë se 50 lloje kanceri mund të ndihmojë në përshpejtimin e diagnostikimit të sëmundjes.
    Rezultatet e një prove të kreyr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se testi është në gjendje të identifikojë një gamë të gjerë kanceresh, një rezultat mbreslënës që sugjeron se kjo analizë e gjakut përfundimisht mund të luajë një rol të madh në diagnostikimin e hershëm të kancerit.
    Zbulimi në fazë të hershme e bënë sëmundjen më të lehtë për tu trajtuar dhe potencialisht të shërueshme.

    Çështja kryesore e këtij studimi është se tre të katërtat e kancereve të zbuluara ishin ato që nuk kanë pasur një program shqyrtimi deri më tani siç janë kanceri i vezoreve, i mëlçisë, i stomakut, i fshikëzës dhe i pankreasit.
    Testi Galleri, i prodhuar nga firma farmaceutike amerikane Grail, mund të zbulojë fragmente të ADN-së kanceroze që janë shkëputur nga një tumor dhe qarkullojnë në gjak. Studimi përfshiu 25,000persona të rritur nga SHBA-ja dhe Kanadaja gjatë një viti, ndërsa të njëjtin studim po e bënë tashmë edhe Britania e madhe me një numër më të madh personash.
    Analiza e gjakut identifikoi saktë origjinën e kancerit në nëntë nga 10 raste.
    Por shkencëtarët që nuk janë përfshirë në hulumtim thonë se nevojiten më shumë prova për të treguar nëse analiza e gjakut ul vdekjet nga kanceri.
    /vizionplus.tv

  • Gjysma e të rriturve me tension të lartë, por pak e kontrollojnë atë: Mjekët tregojnë rolin e gjumit

    Gjysma e të rriturve me tension të lartë, por pak e kontrollojnë atë: Mjekët tregojnë rolin e gjumit

    Pothuajse gjysma e të rriturve vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, por vetëm një përqindje e vogël arrin ta mbajë atë nën kontroll, njofton Index.hr. Ky “vrasës i heshtur” shpesh kalon pa u vënë re, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe dështimit të zemrës.

    Ekspertët paralajmërojnë se dieta dhe ushtrimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të ulur presionin e gjakut, nëse nuk keni një gjumë të shëndetshëm. Kardiologu Dr. David CM Courteville shpjegon se gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve, nervave dhe enëve të gjakut, duke mbajtur presionin nën kontroll gjatë natës dhe ditës. Për këtë arsye, Shoqata Amerikane e Zemrës e ka përfshirë gjumin si një faktor kyç për shëndetin e zemrës që nga viti 2022.

    Aspekte të ndryshme të gjumit – sa gjatë flini, cilësia dhe rregullsia – ndikojnë drejtpërdrejt në rrezikun e hipertensionit, thotë Dr. David Risik. Studimet tregojnë se gjumi nën shtatë orë rrit rrezikun e hipertensionit me 7%, ndërsa më pak se pesë orë me 11%. Gjumi i çrregullt ose i keq mund të rrisë rrezikun deri në 48%. Edhe ndryshimet minimale në rutinën e gjumit, si 30 minuta më shumë ose më pak gjumë, mund të rrisin presionin e gjakut mbi 30%.

    Mjekët këshillojnë disa hapa të thjeshtë për të përmirësuar gjumin dhe ulur presionin e gjakut: mbajtja e një orari të rregullt gjumi, krijimi i një mjedisi të qetë në dhomë, shmangia e ekranit 30-60 minuta para gjumit, rutina relaksuese si leximi ose muzika e lehtë, shmangia e kafeinës, alkoolit dhe vakteve të rënda para gjumit, si dhe ekspozimi në dritën e ditës për të rregulluar ritmin e trupit.

    Dr. Risik përfundon: “Rrezet e diellit gjatë ditës ndihmojnë në vendosjen e ritmit të brendshëm të trupit, duke e bërë më të lehtë gjumin natën dhe duke ndihmuar në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut.”

  • Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

    Frutat që ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin!

    Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, zgjedhja e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë luan një rol kyç.
    Edhe pse të gjitha llojet e frutave janë të shëndetshme, kardiologët paralajmërojnë se disa prej tyre dallohen për shkak të efekteve të tyre mbrojtëse në sistemin kardiovaskular.
    Manaferrat janë një mburojë natyrale për zemrën

    Kardiologët theksojnë se manaferrat, veçanërisht manaferrat dhe boronicat, kanë veti të fuqishme antioksiduese që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
    Ato janë të pasura me antioksidantë si antocianina, acidi ellagjik dhe resveratroli, komponime që ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe inflamacionit, gjë që ndikon drejtpërdrejt në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
    Antioksidantët në këto fruta ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira dhe mbrojnë qelizat nga dëmtimet, duke mbrojtur kështu drejtpërdrejt zemrën dhe enët e gjakut.
    Sa shpesh duhet të hani manaferra?
    Kardiologët këshillojnë të hani manaferra të paktën tre herë në javë. Është e rëndësishme t’i konsumoni ato me masë dhe rregullisht. Zgjidhni manaferrat tuaja të preferuara dhe përfshijini ato në dietën tuaj të përditshme, edhe nëse në sasi të vogla.
    Edhe pse të gjitha manaferrat janë të dobishme, manaferrat dallohen si opsioni më i mirë. Maneratat kanë përmbajtjen më të lartë të fibrave dhe antioksidantëve nga çdo manaferrë tjetër.
    Në vendin e dytë janë boronicat, të cilat njihen prej kohësh për efektet e tyre të dobishme në shëndetin kardiovaskular.
    Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit, duke i bërë ato një shtesë ideale për një dietë të shëndetshme.

  • Mund ta ulni tensionin e gjakut dhe kolesterolin në mënyrë natyrale me këto ushqime

    Mund ta ulni tensionin e gjakut dhe kolesterolin në mënyrë natyrale me këto ushqime

    Nëse doni të përmirësoni shëndetin e zemrës suaj ose ta mbani atë në formë të shkëlqyer, duhet të konsumoni ushqime të caktuara më shpesh.

    Dr. Leroy Lott ndan ushqimet që duhet të përfshini në dietën tuaj për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

    Në krye të listës së tij janë boronicat, të cilat ai pretendon se “shpërndajnë nxehtësinë e brendshme dhe i sjellin dobi muskujve të zemrës”. Këto manaferra të vogla janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke parandaluar bllokimin e arterieve nga kolesteroli.
    Ai vazhdoi duke thënë se edhe luleshtrydhet meritojnë një vend në listë sepse ndihmojnë në shëndetin e zemrës në një mënyrë të ngjashme me boronicat. Ato gjithashtu mund të përmirësojnë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës.

    Gjithashtu duhet të përfshini arra në dietën tuaj sepse ato nxisin qarkullimin e gjakut dhe ulin presionin e gjakut. Ai thekson se arrat bëjnë mrekulli edhe për zemrën sepse janë plot me yndyrna të shëndetshme dhe fibra, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit.
    Spinaqi ishte i katërti në listën e Doktor Lott. Ai tha se është i shkëlqyer si për zemrën ashtu edhe për mëlçinë. I sjell dobi zemrës suaj në një numër mënyrash të tjera: Përmban nitrate që ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e rrjedhjes së gjakut, si dhe kalium, folat dhe magnez, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të prodhojë oksid nitrik, një molekulë që ul presionin e gjakut.
    Lott gjithashtu veçoi salmonin sepse “pasuron gjakun”. Ky peshk është plot me acide yndyrore omega-3, të cilat njihen për uljen e inflamacionit, uljen e kolesterolit, rregullimin e presionit të gjakut dhe përmirësimin e rrjedhjes së gjakut.

    Ai gjithashtu rekomandon vajin e ullirit, duke thënë se konsumi i moderuar mund të jetë i mirë për zemrën tuaj sepse është i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat mund të rrisin kolesterolin e mirë HDL dhe të ulin kolesterolin e keq LDL. Ai gjithashtu përmban përbërës që mund të ndihmojnë në parandalimin e grumbullimit të pllakave në arterie.
    Së fundmi, ai sugjeroi shtimin e fasuleve në dietë sepse ato “rrisin qarkullimin e gjakut” dhe “stimulojnë sistemin mbiveshkor”. Fasulet janë të pasura me antioksidantë, folat dhe magnez, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

  • Nga përmirësimi i funksioneve të trurit tek shëndeti i zemrës, ja përfitimet shëndetësore të gështenjës

    Nga përmirësimi i funksioneve të trurit tek shëndeti i zemrës, ja përfitimet shëndetësore të gështenjës

    Gështenjat mund të duken si diçka e zakonshme, por kanë një numër përfitimesh të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë aftësinë e tyre për të përmirësuar shëndetin e tretjes, për të forcuar kockat, për të menaxhuar diabetin, për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, për të rritur sistemin imunitar dhe për të ulur presionin e gjakut. Gështenjat gjithashtu parandalojnë sëmundjet kronike.

    PARANDALOJNË DIABETIN

    Shumë njerëz nuk janë në dijeni të rolit të rëndësishëm që mund të luajë fibra dietike në rregullimin, parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. Ushqimet që janë të larta në fibra diete, si gështenja, konsiderohen të shëndetshme. Ato u vijnë në ndihmë të sëmurëve diabetikë dhe shpesh janë pararendës për zhvillimin e diabetit, duke e parandaluar atë.

    FORCOJNË SISTEMIN IMUNITAR

    Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe për bërësve të tjerë antioksidues në gështenja, i bën ato ideale për sistemin tuaj imunitar. Vitamina C jo vetëm stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, por gjithashtu vepron si një antioksidant, duke kërkuar radikalet e lira brenda trupit dhe duke neutralizuar ato para se të mund të shkaktojnë që qelizat e shëndetshme të ndryshojnë ose të nxisin stres oksidativ pranë organeve vitale. Kjo mund të ndihmojë sistemin imunitar për parandalimin e sëmundjeve.
    PËRMIRËSOJNË FUNKSIONIN E TRURIT

    Funksioni i trurit përmirësohet ndjeshëm përmes konsumit të gështenjave. Kjo pasi ato janë të pasura me vitaminat e familjes B, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin dhe funksionimin e duhur neurologjik. Për më tepër, kaliumi i gjetur në gështenja mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në tru dhe të promovojë shëndet të mirë të sistemit nervor, duke rritur përqendrimin dhe kujtesën.

    PARANDALIMI I SËMUNDJEVE KRONIKE

    Sëmundjet kronike të të gjitha llojeve shkaktohen nga çlirimi i radikaleve të lira, të cilat mund të shkaktojnë ndryshimin e qelizave të shëndetshme, duke çuar në kancer, stres oksidativ dhe një numër sëmundjesh kronike. Pa antioksidantë si ato që gjenden në gështenja, trupi ynë do të luftojë betejat në shumë fronte, kështu që rritja e mbrojtjes me një grusht gështenja në ditë është një ide e mirë.

    PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

    Shumë njerëz mendojnë për yndyra si një gjë e keqe për t’u djegur gjatë një diete, por në fakt, trupi ynë ka nevojë për një numër të yndyrave të tjera për të funksionuar normalisht. Këto yndyra të mira, që gjenden në përqendrime të larta në gështenja, ndihmojnë në balancimin e kolesterolit, zvogëlojnë inflamacionin në të gjithë trupin dhe ulin rrezikun e krijimit të aterosklerozës dhe mpiksjes së gjakut në trup. Kjo ul rrezikun tuaj të goditjes, sulmit në zemër dhe sëmundjeve koronare të zemrës në një masë më të madhe.

  • Gështenjat mbrojnë trurin dhe parandalojnë sëmundjet kronike

    Gështenjat mbrojnë trurin dhe parandalojnë sëmundjet kronike

    Gështenjat mund të duken si një arrë e përditshme, por kanë një numër përfitimesh të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë aftësinë e tyre për të përmirësuar shëndetin e tretjes, për të forcuar kockat, për të menaxhuar diabetin, për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, për të rritur sistemin imunitar dhe për të ulur presionin e gjakut. Gështenjat gjithashtu parandalojnë sëmundjet kronike.
    PARANDALOJNË DIABETIN
    Shumë njerëz nuk janë në dijeni të rolit të rëndësishëm që mund të luajë fibrat dietike në rregullimin, parandalimin dhe menaxhimin e diabetit. Ushqimet që janë të larta në fibra diete, si gështenja, konsiderohen të shëndetshme. Ato u vijnë në ndihmë të sëmurëve diabetikë dhe shpesh janë pararendës për zhvillimin e diabetit, duke e parandaluar atë.

    FORCOJNË SISTEMIN IMUNITAR
    Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe përbërësve të tjerë antioksidues në gështenja, i bën ato ideale për sistemin tuaj imunitar. Vitamina C jo vetëm stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, por gjithashtu vepron si një antioksidant, duke kërkuar radikalet e lira brenda trupit dhe duke neutralizuar ato para se të mund të shkaktojnë që qelizat e shëndetshme të ndryshojnë ose të nxisin stres oksidativ pranë organeve vitale. Kjo mund të ndihmojë sistemin imunitar për parandalimin e sëmundjeve.
    PËRMIRËSOJNË FUNKSIONIN E TRURIT
    Funksioni i trurit përmirësohet ndjeshëm përmes konsumit të gështenjave. Kjo pasi ato janë të pasura me vitaminat e familjes B, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin dhe funksionimin e duhur neurologjik. Për më tepër, kaliumi i gjetur në gështenja mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në tru dhe të promovojë shëndet të mirë të sistemit nervor, duke rritur përqendrimin dhe kujtesën.
    Sëmundjet kronike të të gjitha llojeve shkaktohen nga çlirimi i radikaleve të lira, të cilat mund të shkaktojnë ndryshimin e qelizave të shëndetshme, duke çuar në kancer, stres oksidativ dhe një numër sëmundjesh kronike. Pa antioksidantë si ato që gjenden në gështenja, trupi ynë do të luftojë betejat në shumë fronte, kështu që rritja e mbrojtjes me një grusht gështenja në ditë është një ide e mirë.
    PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS
    Shumë njerëz mendojnë për yndyra si një gjë e keqe për t’u djegur gjatë një diete, por në fakt, trupi ynë ka nevojë për një numër të yndyrave të tjera për të funksionuar normalisht. Këto yndyra të mira, që gjenden në përqendrime të larta në gështenja, ndihmojnë në balancimin e kolesterolit, zvogëlojnë inflamacionin në të gjithë trupin dhe ulin rrezikun e krijimit të aterosklerozës dhe mpiksjes së gjakut në trup. Kjo ul rrezikun tuaj të goditjes, sulmit në zemër dhe sëmundjeve koronare të zemrës në një masë më të madhe.

  • Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani fistikë çdo ditë?

    Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani fistikë çdo ditë?

    Fistikët janë një ushqim i shijshëm dhe jashtëzakonisht ushqyes. Përveç shijes së tyre të pasur, ato janë burim i mirë proteinash, yndyrnash të shëndetshme, fibrave dhe antioksidantëve.

    Përfitimet kryesore shëndetësore:

    • Presioni i gjakut më i ulët: Kaliumi, magnezi dhe kalciumi ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut.

    • Shëndeti i syve: Luteina dhe zeaksantina mbrojnë retinën dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si degjenerimi makular dhe katarakti.

    • Rregullimi i peshës trupore: Fibrat dhe proteinat krijojnë ndjesi ngopjeje dhe ndihmojnë në kontrollin e oreksit.

    • Stabilizimi i sheqerit në gjak: Ngadalësojnë përthithjen e glukozës, duke ndihmuar njerëzit me diabet ose prediabet.

    • Shëndeti i zorrëve: Fibrat nxisin tretjen e rregullt dhe mbështesin mikrobiomën e shëndetshme të zorrëve.

    Vlera ushqyese për 28 gramë fistikë:

    • Kalori: 165

    • Proteina: 6 g

    • Fibër: 3 g

    • Yndyrë totale: 13 g (2 g e ngopur)

    • Kalium: 277 mg, Magnez: 30 mg

    Kujdes:

    • Jo të përshtatshëm për personat me alergji ndaj arrave.

    • Fëmijët nën 4 vjeç duhet t’i konsumojnë si pure ose salcë për të shmangur rrezikun e mbytjes.

    • Konsum moderuar për ata me probleme tretjeje ose gurë në veshka.
    Si t’i konsumojmë:
    Mund të hahen të thjeshtë, të shtohen në sallata, të kombinohen me fruta, djathë të butë, ose të përdoren për kore krokante mbi mish dhe peshk.
     

  • Grupi i gjakut dhe lidhja e tij me rrezikun e goditjes në tru: çfarë zbulon një studim i ri gjenetik

    Grupi i gjakut dhe lidhja e tij me rrezikun e goditjes në tru: çfarë zbulon një studim i ri gjenetik

    Një analizë në shkallë të gjerë sugjeron që grupi i gjakut mund të ndikojë në rrezikun e një goditjeje në tru të hershme, veçanërisht para moshës 60 vjeç. Gjetjet, të botuara në vitin 2022, tregojnë grupin e gjakut A si më të prekshmin , megjithëse ekspertët këmbëngulin se rreziku shtesë është i vogël dhe nuk justifikon alarmin ose shqyrtimin special; diçka që është përsëritur në Science Alert.

    Si lidhet grupi i gjakut A me goditjet në tru në fazat e hershme?

    Studiuesit shqyrtuan të dhënat nga 48 studime gjenetike që përfshinin më shumë se 17,000 pacientë që kishin pësuar goditje në tru dhe gati 600,000 njerëz të shëndetshëm si grup kontrolli, siç është vënë në dukje nga Science Alert.

    Ata zbuluan se ata me variacione gjenetike të lidhura me grupin e gjakut A1 kishin një rrezik 16% më të lartë për të pësuar goditje në tru para moshës 60 vjeç , ndërsa njerëzit me grup gjaku O1 dukeshin më të mbrojtur, me një rrezik 12% më të ulët.

    Ky efekt u vu re vetëm në rastet e fillimit të hershëm , pasi tek njerëzit mbi 60 vjeç lidhja u bë praktikisht zero. Ekspertët besojnë se ky fakt mund të lidhet me formimin e mpiksjeve të gjakut , të cilat janë më të rëndësishme në goditjet e hershme sesa në ato që ndodhin në moshat e vjetra, ku arterioskleroza është zakonisht shkaku kryesor, sipas ekspertëve.

    Çfarë nënkupton ky zbulim?

    Edhe pse lidhja midis grupit të gjakut dhe goditjes në tru mund të duket kurioze, është e qëndrueshme që ky informacion duhet të merret me kujdes.

    Rreziku i rritur tek njerëzit me grup gjaku A është relativisht i vogël, por faktorët e stilit të jetës , siç janë dieta, aktiviteti fizik, presioni i lartë i gjakut ose pirja e duhanit, janë ende shumë më të rëndësishëm . Përveç kësaj, shumica e goditjeve në tru ndodhin pas moshës 65 vjeç dhe rreziku rritet me moshën pavarësisht nga grupi i gjakut.

    Studiuesit këmbëngulin se, në vend që të shqetësohemi për grupin e gjakut, çelësi është dhe gjithmonë do të jetë kontrollimi i faktorëve të njohur të rrezikut dhe miratimi i zakoneve të shëndetshme për të mbrojtur shëndetin vaskular gjatë gjithë jetës, duke pasur parasysh se stili ynë i jetesës është një faktor kyç në kujdesin për veten tonë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.