Të dhëna të reja tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali , e cila u vra brutalisht nga Mark Antony Samson. Sipas raporteve të policisë mjeko-ligjore të siguruara nga agjencia LaPresse, krimi ka ndodhur në banesën e Samsonit në Via Homs 8, në lagjen afrikane të Romës, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme gjaku në pothuajse çdo dhomë.
Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç ka deklaruar i dyshuari në rrëfimin e tij. Viktima është goditur me thikë në zonën e qafës, duke shkaktuar një rrjedhje të madhe gjaku që ka përfunduar në muret e korridorit, dysheme dhe objekte të tjera të banesës.
Ekspertët kanë përdorur luminol për të zbuluar gjurmët e fshira të gjakut në pllakën e dushit, në lavamanët e banjës dhe kuzhinës. Gjurmë të tjera janë gjetur edhe në dorezat dhe shkopinjtë e furçave të pastrimit, si dhe në një kuti kartoni të fshehur mbi një dollap. Njolla e madhe gjaku është zbuluar gjithashtu në brendësi të derës së përparme të majtë të automjetit të Samsonit, ku u gjetën edhe disa tufë flokësh të gjatë, të cilët dyshohet se i përkasin Ilarias.
Pavarësisht përpjekjeve për të pastruar vendin e krimit më 26 mars, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë plotësisht. Policia ka sekuestruar një faturë të lëshuar nga një dyqan detergjentesh pranë banesës, e cila dëshmon blerjen e produkteve të pastrimit po atë ditë. Hetuesit dyshojnë se disa persona të tjerë mund të kenë ndërhyrë për të ndihmuar në pastrimin dhe fshehjen e provave.
Trupi i pajetë i Ilarias u zbulua më 2 prill në një shpat mali në Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina, disa ditë pas zhdukjes së saj. Sipas hetimeve, viktima ka qëndruar për të paktën 20 orë në banesën e Samsonit para se të transportohej dhe fshihej në zonën malore.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa organet e drejtësisë po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti që ka tronditur opinionin publik italian dhe më gjerë.
Tag: gjaku
-

“Gjurmë gjaku në çdo dhomë”, detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës në Itali, zgjerohen hetimet
-

Vrasja e Ilaria Sulës, hetuesit: Gjurmë gjaku në çdo dhomë, e pastruan disa persona
Mark Antony Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe duke bërë që gjaku të derdhej në çdo dhomë. Njolla gjaku janë identifikuar në të gjithë murin e korridorit të banesës në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu del nga raportet e inspektimit të policisë mjeko-ligjore të parë nga agjencia LaPresse.
Lidhur me orarin, hetuesit supozojnë se vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26 siç deklaroi krimineli i rrëfyer. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina, shkruan TGCOM.
Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të mëdha gjaku, duke përdorur pishtarë luminant, në dyshemenë e dushit dhe në lavamanët në banjë dhe kuzhinë. Gjurmë të tjera të dukshme gjaku ishin gjithashtu në shkopinjtë dhe dorezat e furçave të dyshemesë.
Një tjetër gjurmë u izolua nga hetuesit në një kuti kartoni në majë të një dollapi, ndërsa një njollë e madhe gjaku ishte në dorezën e brendshme të derës së përparme të majtë të makinës së Samsonit. Gjurmë janë gjetur edhe në disa doreza lateksi.
Gjurmët e gjakut mbetën me gjithë pastrimin e plotë të vendit të ngjarjes që u bë më 26 mars, datë në të cilën u blenë produktet e pastrimit në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh. Në konfirmim të kësaj, policia sekuestroi një faturë të lëshuar nga një dyqan jo larg shtëpisë ku ndodhi femicidi. Sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.
-

Vrasja e Ilaria Sulës/ Hetimet hedhin poshtë deklaratën e autorit! Gjaku u gjet në çdo dhomë të shtëpisë, për ta pastruar ndërhynë disa persona
Mark Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe njollat e gjakut janë identifikuar nëpër dhomat e shtëpisë.
Disa njolla gjaku janë parë në të muret e korridorit të banesës në via Homs 8 në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas hetimit, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.
Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të madhe gjaku te dushit dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe te furçat e dyshemesë, te disa doreza apo te doreza e derës së përparme të makinës së Samsonit.
Në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë, raporton TGCOM. Por, pavarëisht pastrimit të vendit të ngjarjes, shenjat e gjakut mbetën në disa vende, ndërkohë që sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.Top Channel
-

Gjurmë gjaku në mure e tualet, ekspertiza zbardh detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali
Mark Samson dyshohet se e vrau Ilaria Sulën me thikë, duke e goditur disa herë dhe njollat e gjakut janë identifikuar nëpër dhomat e shtëpisë.
Disa njolla gjaku janë parë në të muret e korridorit të banesës në ‘Via Homs 8’ në Romë, në lagjen afrikane ku ndodhi krimi. Kështu thotë raporti i ekspertizës mjeko-ligjore. Sipas hetimit, vrasja ka ndodhur mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç deklaroi autori i dyshuar. Trupi i studentes 22-vjeçare u gjet më vonë natën e 2 prillit në një shpat të malit Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina.
Policia mjeko-ligjore gjeti sasi të madhe gjaku në dush dhe në lavamanët e tualetit dhe kuzhinës. Gjurmë gjaku janë gjetur edhe te furçat e dyshemesë, te disa doreza apo te doreza e derës së përparme të makinës së Samsonit.
Në 26 mars, Mark Samson bleu produkte pastrimi në një dyqan mallrash shtëpiake dhe detergjentesh dhe këtë e konfirmon një faturë e lëshuar nga dyqani që është afër shtëpisë, raporton TGCOM. Por, pavarëisht pastrimit të vendit të ngjarjes, shenjat e gjakut mbetën në disa vende, ndërkohë që sipas hetuesve, disa persona kanë ndërhyrë për të hequr gjakun.
-

Vrasja e Ilaria Sulës/ Hetimet hedhin poshtë deklaratën e autorit. Dalin detajet e tjera tronditëse