Tag: gjaku

  • “Serbët kanë mbetur 100 vjet mbrapa, do të derdhet gjaku deri në gju”

    “Serbët kanë mbetur 100 vjet mbrapa, do të derdhet gjaku deri në gju”

    Koča Popovićin është një nga personalitetet më interesante të politikës jugosllave.

    Luftëtar i Spanjës, student i Sorbonnës, komandant i partizanëve kundër nazistëve, ushtarak, diplomat dhe ministër i Jashtëm jugosllav, kritik ndaj Josip Broz Titos dhe mbi të gjitha kundërshtar i nacionalizimit dhe hegjemonizimit serb.

    Më 1972 Koča Popović dha dorëheqje nga posti i anëtarit të Kryesisë së Jugosllavisë dhe u largua nga politika.

    Në mars të vitit 1989, Koča Popović godet frontalisht Slobodan Miloševićin. Atëbotë udhëheqja serbe kishte hequr autonominë e Kosovës.

    Disa nga mendimet e Koča Popovićit:

    “-Miloševići ka qenë një mi i bankave, për shkak të tij do të derdhet gjaku deri në gju.

    – Ju e dini se jam i lindur në Beograd, por nuk jam serbomadh. Jam kosmopolit. (…)

    Çfarë po ndodh tani në Serbi nuk është aspak simpatike. Është program i rrezikshëm nacionalist.

    – Bashibozukët, të neveritshmit, fundërrinat janë ngritur në këmbë për të rindërtuar Mbretërinë e Dushanit.

    Serbët janë vetëm kundër atij që dëshiron bile pak t’i bëjë të arsyeshëm, ndërsa me entuziasëm i brohorasin atij që i bën budalla, i kthen prapa dhe u shkakton fatkeqësi.

    E dhimbshme që serbët në kuptimin civilizues dhe kulturor kanë mbetur si para 100 vitesh.

    Ata nuk janë në konflikt me botën, por me veten e tyre, duke u kthyer te shajkaça dhe opinga prej të cilave mezi kanë dale”, deklaronte ai atëherë.

    Fatkeqësisht parashikimet e tij dolën.

  • Çka mendonte Ernest Koliqi për politikën e kulturën?

    Çka mendonte Ernest Koliqi për politikën e kulturën?

    Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 – Romë, 15 janar 1975)

    Nga Ernest Koliqi

    -Bota shqiptare ka ndrrue dhe vjen tue pësue ndrrime dita ditës.E, kur thomi “bota shqiptare”, përfshijmë në kët shprehje mbarë gjinden qi flet shqip dhe ndjek frymën e traditave jetike arbnore: d.m.th. gjinden e gjakut t’onë mbrenda e jashtë kufijvet të shtetit shqiptar.

    Bijt e Shqipnisë janë të përhapun në mbarë rrokullin toksore (“ gjaku inë i shprishur”) dhe të gjithë, me të rralla përjashtime, i ndiejnë të gjalla në zemër lidhjet me vendin ku lindën ata vetë ose prej kah i u erdhen të parët.

    Këto lidhje -verigë e mrekullueshme qi shtrin hallkat e veta nëpër kontinente të planetit –mund të jenë vetëm landore ose vetëm shpirtnore, po edhe të përzieme. Arbreshët e Italisë, për shembull , e duen Shqipninë me nji ndiesi poetike të thjeshtë, në të cilën kujtimet e largta historike shkrihen në nji dritë andrre: n’at ndiesi nuk lëviz asnji lakmi landore dobije, veç dishiri bujare m’e pa vendin e zanafilles edhe fisin qi i u dhuroi gjakun e dejvet, të maltësuem sa ma tepër në shkallë qytetnije e lavdije. Na tjerët e duem Shqipninë shpirtnisht e njiherit landorisht sepse, mbrendë e jashtë, d.m.th, n’atdhe e në mërgim, dishrojmë t’a shofim të nderueme, po, por edhe të përparueme në mënyrë qi në truell të saj të mundemi me jetue sa ma të lum na vetë ose, s’paku, bijt tonë, po qe se na vetë , për nji arsye a për nji tjetër, mbesim e vdesim përjashta.Ky dishir m’e pa vendin t’onë mirë të mbarështruem e të mataruem politikisht mbi baza drejtsije shoqnore, do të mbette ndiesi e thatë po nuk u shndërrue në shkas përpjekjeje e vrull veprimtarije qi shëndrron dishirin në realitet. Shpesh këtu, në kët rubrikë, e kemi çekë punën se si në mes nesh ka mjerisht shumë prej asijsh që ngatrrojnë në mende të tyne kuptimin e atdhedashunis me atë të patrjotizmit. Kujtojnë se për të qënë atdhetar duhen krye vepra të spikatuna tek s’ve: me vu kryet në rrezik për çashtje, m’u dallue nëpër veprime të jashtëzakonshme, me shkri pasunin e m’u dërrmue në flijime mbinjerzore. Po t’ishin krejt shqiptarët patriota në nji të tillë mënyrë e po t’ia ngrehshim nji përmendore (monument) çdo njanit prej këtyne patrjotave, do t’a shifshim vendin t’onë të populluem ma tepër prej shtatorevet (statues) mermeri se prej njerzvet mishi e gjaku…Atdhetarija e rëndomtë, -pa shkëlqim e pa bujë, -asht ma frytdhanse shpesh se ajo që shënohet me shkronja ari ndër anale të lavdisë kombtare. Heroi me nji vepër, qi ngjatë nganjiherë vetëm nji çast , përjetëson veten. Atdhetari i rëndomtë, mbrenda mundsive të veta punon tanë jetën për çështje tue krye detyrët e përvujta pa dije të kuj e pa mtue (pretendue) njoftje e shpërblime; prandej duhet njehë shtyllë e kombësis. Cilët janë këto detyra? Janë një rrjesht bukur i madh, por na po rendojmë ato qi i sjellin shoqnis shqiptare ma shum dobi.

    Natyrisht po lamë m’anesh cilsit morale të cilat lypen të jenë pajë e sejcilit njeri: këtu po rrjeshtojmë vetit qi kërkon nji bashkëjetese harmonioze shqiptare.

     Skaji atdhedashuni ndryn në vetvete vështrimin qenësuer (essentiel). Niset drejt për s’drejti nga dashunija. Atdheu nuk përbahet nga bucat ase gurët e tokës, as nga landët e bimët, as nga malet e fushat por nga njerzija, nji gjaku i nji gjuhe dhe me të njëjtat doke, qi bashkëjeton në suazën e dheut të qujtun Shqipni. Sendet qi na rrethojnë n’atdhe marrin kuptim e veshen me bukuri sepse në to na shofim tue begue shkëndijat e ndiesive të gjindes arbnore. Ato janë dëshmitare të heshtuna të kalimit të breznive mbi dhe gjatë shekujvet. Taraboshi, Kaçaniku, Tomorri etj., kur i shikoj, m’a thekin shpirtin me mall e kreni pse në to ndiej pranin e nji fryme qi u a dhuroi kalvari shekulluer i popullit t’onë. Alpet, Andet, Kilimanxhari. Himalaja me pamje madhshtore do t’mi mbushnin syt me mrekulli, por zemrën sigurisht qi nuk do të m’a tronditshin. Pra, dashunija për bashkëbanuese e ban të kuptueshëm përfitimin (konceptin) e atdheut. Animirë, si mundet t’i thoje vetes “atdhetar” ai bir Shqipje, qi për arsye shkalle shoqnore, ja rrjedhimi shtëpijak, ja feje e krahine, e shikon shtrembët dhe e mënin bashkëgjakasin e vet a thue se Shqipnija nuk asht çerdhe e përbashkët, por llogor ku fati na dënon me kalue jetën? Pra vetija e parë e nji atdhetari qindron në dashuni të vëllazënvet nji gjaku i nji gjuhe. Mos e urre edhe në qoftë se nuk të pëlqen. Përpiqu me kuptue në të mirat prej mbetave. Këshilloji me të, rrahi me te çështjet urtisht e nejrzisht; po qe ma i shkolluem, ndriçoje; po që ma i pasun, ndihmoje. Tue e përbuzë bashkëgjakasin, cili do të jetë, pa asnji arsye themelore, ti mohon mundësin e bashkëjetesës kombtare, vërteton fjalët e të huejve që s’na duen, të cilët trumbetojnë se shqiptarët s’janë të zot t’i a krijojnë vetes nji atdhe. E dyta veti asht ruejtja e frymës shqiptare në mendime e në veprime vetiake dhe në rrethin shtëpijak. Mos lodh bulshijt me brohoritë ”Rrnoftë Shqipnija! Rrnoftë Flamuri! Rrnoftë filani e poshtë fistiku!” kur s’ruen nderin, then besën, han fjalën e dhanun, përdor shpifjen, gënjeshtrën, dredhit për të rrëzue vlerën e shokvet. Në vend të huej mandej nji sjellje shnjerzore, qi e shtyn të huejin me i a rrasë kombit mbarë fajin e turpshëm të ni njeriut, asht tradhtija ma e madhe kundrejt atdheut. Tue i u vu nji mollë emnit shqiptar, kryhet krimi ma i madh që nji njeri gjaku arbnuner mund të kryejë.Para do kohe nji mik shqiptar qi jeton në Stete e Bashkueme t’Amerikës, ardhë këtu me kalue vakancat, më tregonte se Kryetari i Bashkisë së Boston-it, në fjalim qi mbante kryevjetit me u dhnë llogari qytetarvet mbi veprimtari të veten edhe të Këshillit bashkijak, i u drejtonte nji fjalë të veçantë lavdi shqiptarëvet, të cilët, veç tjeravet, shquheshin për sjellje të urtë shembullore dhe vende në spikatje se emi i tyne nuk përmendej kurrë në kronikën e zezë të qytetit. Këta shqiptarë të Boston-it qi nuk përpiqeshin aq me qitë emnat e vet në shesh për lavd, por m’u sellë në mënyrë që emni shqiptar të mbahej i papërlyem e i nderuem.

    E ka cilsina tjera si detyra me rritë fmijët (sidomos në vend të huej) me frymë shqiptare, me mujtë në vete e me i u vu fre huqeve të paarsyeshme që gjarpnojnë në gjakun tonë e qi vishtirsojnë ma parë mbarëvajtjen e familjes e mandej edhe të rrethit shoqnuer, me i a njoftë vlerën shokut tue e rrudhë në zemër smirën e resën qi na e shkretnojnë jetën etj. etj. Po ti, Hilush Loci, mirë se këtyne bisedimeve i a ke vu emnin Fjala qet fjalën, e prandej i ke dhanë liri vetes me folë kodra mbas bregut, por më duket se u nise tue thanë që bota shqiptare ka ndrrue dhe na premtove në titull të flasin mbi politikë e kulturë; mos e humbe toruan (nga nji fjalë toskënisht ban lazem…) dhe harrove me e sjellë fjalën aty ku në fillim e kishe mendjen?

    Kësaj pyetjeje, qi më duket se shof të vizatuem në buzë të ndonji lexuesi, i përgjigjem: -Durim, or vëlla, ban pak durim se po vij edhe te argumenti shënue në titull.

    Ky qindvjet, në të cilin s’dij ta tham a kemi pas fatin apo rrezikun të jetojmë, shkaktoi e po shkakton ndryshime jo të pakta në botë e në njerzim. Rrethanat ma të ndërlikueme rrotullohen me shpejti të vrullshme. Jeta merr përditë fytyra të reja . Edhe shqiptarët, sidomos në tridhetë vjetët e fundit, u gjetën në hudhun, me vullnet a pa vullnet, mbi shtigjet të reja të historisë. E, për të përballue gjendjen e re, i u desht t’i përshtaten kohës. Në Shqipni e jashtë Shqipnije shënohen dukuri (fenomene), të panjoftuna parandej, në mendësi e në të prum. Arsimi tue u shtri zbuloi probleme të randa. Dikur çashtjet themelore të kombit mund u zgjidhshin edhe me instikt, me atë instikt të hollë me të cilin Perëndija pajisi shqiptarin. Sot lypet kultura. Për kulturë kuptojmë njoftimet e ditunis të blueme e të shndrrueme në dritë depërtuese që ndihmon me qitë në shesh kavijat (causes) e pasojat e ngjarjeve të jetës. Sot në Shqipni, në Kosmet, ndër arbreshë t’Italis, në mbarë diasporën i u kërkohet përgjigjja pseheve qi lodhin shqisen (intelektin) e çdo Shqiptari mendendritun e zemërndieshëm. Si mundet nji njeri politik, nji ndërtues i ardhëmënis s’atdheut me gjetë fillin e nji veprimtarije përtrise pa dijtë shka prodhon mendja shqiptare kudo që kjo rreket në hulumtime të cenëshme për t’ia diktue mysterin e rrahjeve zemrekut të historisë?Mos të trembet askushi nga hovi kulturuer qi shënohet në njënën ose në tjetrën pjesë të njerzisë me gjak e gjuhë e frymë atavike arbnore. N’anarkinë e dukshme të botës shqiptare po vjen rrëmbyeshëm tue lëvizë palci jetësuer i shqiptarizmit, i cili kërkon nga errsinat e mistershëme të nënvetedijes të shpërthejë në dritë të vetëdijes.

    Jemi përpara nji përpjekjeje së viganshme me njoftë rrajet e vërteta t’ona, prirjet e veçanta, mundësit e sakta shpirtnore; shofim gjithkund nji zell kërkese për të hetue sasinë e cilsinë e forcave gjallnore qi na lejuan në rrymën e shekujvet me kapërcye situata shum t’errta e rreziqe shpartalluese pa humbun emrin shqiptar dhe tue ruejtë visarin e trashigimeve stërgjyshore. Nuk asht nji kërkesë akademike.

    Asht nji nevojë e thellë e jetës vetiake e kolektive. Duem të gjejmë udhën qi na çon në pragun e nji jete kombtare e njerzore në përshtatje me vetitë ancestrale tona. Luftat, në botën e re , fitohen vetëm me armën e kulturës. Ata qi mendojnë ndryshej mbyllin sytë për të mos pa rrezet e diellit të ri qi ndriçon kët pjesë të dytë të Nandëqindit.

    Kuptohet vetvetiu se të gjithë nuk mund të jemi protagonista në lamijet kulturore. Por të gjithë mundemi me ndihmue, me ndjekë me trimnue përparimet e albanologjis dhe mundin e interpretuesavet të shpirtit kombtar. Keni ndopak dijeni mbi studime albanologjike e mbi krijesa letrare qi kryhen në Shqipni, , në Kosmet, ndër arbreshë t’Italisë, në krejt diasporen? Plotsonje kët të mbetë,. Mundeni ato vepra mos me i pëlqye, por keni për detyrë t’i nifni. Pa njoftë lëvizjet e vrumulisjet e shpirtit shqiptar në të gjitha anët e veta, si mundena me zgjedhë udhën politike qi na çon në plotsim t’idealeve kombtare?Perëndoi koha e njohunive të mjegullta e të ceka: në daç e mburjeve patrjotike pa themel në daç e pohimeve paragjykuese qi ligshtojnë hovin kombtar. Tashti flitet në bazë të dokumentavet e të rezultatevet në të cilat arrijti shkenca e albanologjisë. Sot, nji shqiptar qi don të dijë sa peshon në kandar të vlerave njezore e të njerzimit dhe don t’eci mbi shtigje të ëksaj jete me vetëdije të plotë të mundësive dhe të caqeve të pakapërcyeshme të gjakut të vet, duhet t’i siellet kulturës. Sidomos ata qi vehen në krye të ndërmarjeve kolektive e kanë për detyrë m’u pajisë me të dhanat e fundit të lëvizjes kulturore qi pështjellueshëm por me shkas gjallnuer jo të pakët po vrumulisë në çdo vis ku vlon gjaku i ynë i shprishun. Hulumtimet shkencore shqyrtimet e përimtimet (analyses) e shpirtit individual e kolektiv shqiptar paraqitë në krijesat që, në nji shtjellim harkuer, përfshijnë tashma të gjitha gjinitë letrare (lirikën, artin tregimtar, dramaturgjinë) tue lulzue në Shqipni, në Kosmet, ndër arbreshë t’Italisë , në diasporë duhet jo vetëm t’i njofim por t’i bajm objekt studimi të thelluem.

    Vetëm kështu po përsëris, mund të kemi nji ide të qartë mbi botën shqiptare e, sejcili prej nesh, për vetveten.Sot për sot nji veprimtari politike e cila nuk ndriçohet prej kulturës nuk asht tjetër veçse nji lojë kote, qi argton ndoshta ata qi e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhën fatale të historis.

    (Shkëputur nga libri “Kritikë dhe estetikë” i Ernest Koliqit)

    Përgatiti: ObserverKult

    Lexo edhe:

    ERNEST KOLIQI: SHQIPTARVE U PËLQEN POLITIKA E KAFEHANEVE…

    Politika e kafehaneve

    Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika. Jo aqë ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qellim ndertues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehane ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze. Mbush e derdh… Vizató e shlyej situata…

    Nga Ernest Koliqi

    Naltësó e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente… Fundi? Sejcili shkon në shtëpí të vet pa ndërrue mendim, i bindun se ai vetëm ká në xhep të vertetën. Deri sa këto bisedime, rëndom të thata e të shtërpëta, janë nji mjet me kalue kohën dhe me hjekë mërzí, hajdedeh!; porsé mjerisht ndodhë shpesh qi aty me pohime të kota e shum lehtësisht cenohen vlera të çmueshme dhe mbillet fara e dyshimit qi pengon nisma të dobishme.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Duket si pluhur, shpiket gjaku artificial

    Duket si pluhur, shpiket gjaku artificial

    Shkencëtarët e University of Maryland School of Medicine po zhvillojnë një zëvendësues artificial gjaku që synon të stabilizojë pacientët e lënduar përpara se të mbërrijnë në spital.

    Kjo zgjidhje mund të reduktojë drastikisht vdekshmërinë në vendngjarje të largëta aksidentesh dhe zona konflikti. Risia është një hap domethënës për ndërhyrjen e menjëhershme. Ajo mund të jetë në dobi të mijëra njerëzve që ndërrojnë jetë nga hemorragjia çdo vit.

    Sipas Newsbytes, gjaku artificial mund të ruhet në trajtë pluhuri dhe të përdoret menjëherë nga mjekët.  Ai prodhohet nga hemoglobina, proteina që transporton oksigjenin në gjak. Ajo nxirret nga gjaku i skaduar dhe kapsulohet në një flluskë yndyre duke krijuar qeliza gjaku artificial. Flluska është kyçe për të tejkaluar problemet e sigurisë që kanë ndodhur më parë me gjakun artificial.

    Më pas, qelizat ngrihen dhe kthehen në një pluhur. “Kur nevojitet, një mjek mund ta përziejë me ujë dhe brenda një minuti, gjaku është gati. Mund të rezistojë për vite dhe të transportohet lehtësisht. Ideja është që mund të kryesh një tranfuzion në vendngjarjen e aksidentit”, shpjegon Allan Doctor.

    Njëkohësisht, mund të përdoret nga mjekët ushtarakë për të shpëtuar ushtarët e plagosur. Deopartamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve po investon mbi 58 miliardë dollarë për të zhvilluar gjakun artificial, bashkë  me elementë të tjerë.

    Deri tani, gjaku ka rezultuar i suksesshëm te eksperimentet me lepujt. Ekipi shpreson që eksperimentet te njeriu të nisin pas dy vitesh.

  • Portugali/ Mungesë e theksuar gjaku në spitale, shtyhen operacione dhe bëhet thirrje për dhurime

    Portugali/ Mungesë e theksuar gjaku në spitale, shtyhen operacione dhe bëhet thirrje për dhurime

    Rezervat e gjakut në Portugali kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë muajve të verës, si pasojë e mungesës së donatorëve që largohen për pushime, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore. Situata ka detyruar një nga spitalet më të mëdha të vendit, Spitalin Santa Maria në Lisbonë, të shtyjë disa ndërhyrje kirurgjikale dhe të bëjë thirrje urgjente për dhurime gjaku.

    “Rezervat janë të ulëta, siç janë në të gjitha spitalet në Portugali. Ky është një problem për vendin”, deklaroi Álvaro Beleza, drejtor i shërbimit të gjakut në këtë spital. Ai tha se Instituti Portugez i Gjakut dhe Transplantimit (IPST) po transferon gjak nga rajonet e Azoreve dhe Madeirës për të zbutur krizën.

    Sipas Belezës, donatorëve u është bërë apel të kontribuojnë përpara nisjes në pushime, pasi të sëmurët dhe ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente nuk “shkojnë me pushime”.

    Ai theksoi se ndonëse operacionet më emergjente nuk rrezikohen, disa ndërhyrje po shtyhen për të ruajtur rezervat për rastet më serioze. Situata është gjithnjë e më e rëndë çdo verë, për shkak të mungesës së dhuruesve në Portugali dhe në gjithë Evropën, ku mungojnë rreth dy milionë dhurime në vit.

    Në nivel të Bashkimit Evropian, nevojiten nga 67,000 deri në 70,000 njësi gjaku çdo ditë, por vetëm më pak se 5% e personave të kualifikuar dhurojnë gjak, sipas Aleancës Evropiane të Gjakut.

    Beleza ngriti shqetësimin për plakjen e brezit të dhuruesve të rregullt, të cilët pas moshës 65-vjeçare nuk mund të dhurojnë më, ndërsa të rinjtë tregojnë interes të ulët.

    Presidentja e IPST-së, Maria Antónia Escoval, vuri në dukje se pas datës 15 korrik situata e mungesës së gjakut rëndohet gjithmonë më shumë, ndërsa institucioni që ajo drejton publikon çdo javë situatën e stokut në internet, për të inkurajuar si dhuruesit e rregullt ashtu edhe ata të rinj që të kontribuojnë.

  • I dashuri 81-vjeçar e vrau pasi mbeti shtatzënë, si u zbulua vrasja e 17-vjeçares Aishe Vata në Durrës

    I dashuri 81-vjeçar e vrau pasi mbeti shtatzënë, si u zbulua vrasja e 17-vjeçares Aishe Vata në Durrës

    Një nga rastet më tronditëse të krimit në Shqipëri ka qenë edhe vrasja e 17-vjeçares Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit. Ajo u gjet me kokë të prerë.
    Ela Zaimi, nga Instituti i Policisë Shkencore, tregoi në emisionin “Opinion” se si u zbulua ngjarja. Përveç vrasjes rezultoi se e reja ishte edhe shtatzënë.
    Duke krahasuar profilet gjenetike, Policia Shkencore, arriti të identifikojë babain e fetusit, i cili rezultoi të ishte Shaban Norja.
    “Pranoi fillimisht që kishte një lidhje sentimentale me viktimën”, tha Zaimi.
    Por ajo që e nxorri zbuluar ishte ora që ai mbante në dorë.
    “U gjet një gjurmë gjaku mes hallkave të zinxhirit të orës së autorit. Nga ajo njollë gjaku u përftua profili gjenetik i viktimës”, tha Zaimi.
    Pasi pranoi krimin, Norja ka treguar rrobat që kishte përdorur atë natë.
    “Teshat ishin larë. Në dukje nuk kishin asnjë gjurmë gjaku. Megjithatë u identifikuan zona ku ishte gjaku dhe falë analizës së ADN u përftua profil gjenetik i viktimës në ato tesha”, tha Zaimi.
    Vrasja e Aishte Vatës tronditi publikun, jo vetëm për shkak të krimit, por edhe sepse autori ishte 81 vjeç, me të cilin ajo kishte një marrëdhënie dy vjeçare.
    Norja e vrau vajzën, pasi ajo mbeti shtatzënë.

  • Shkencëtarët zbulojnë një grup të ri gjaku, por i përket vetëm një personi nga Guadelupa

    Shkencëtarët zbulojnë një grup të ri gjaku, por i përket vetëm një personi nga Guadelupa

    Një grup i ri gjaku, i quajtur “Gwada negativ”, është zbuluar nga shkencëtarët, por deri tani është identifikuar vetëm tek një grua 68-vjeçare nga Guadelupa, një rajon francez përtej detit.

    Ky zbulim u bë publik në Kongresin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Milano, më 4 qershor.

    Gruaja u bë objekt studimi për herë të parë në vitin 2011 në Paris, kur analiza rutinë përpara një operacioni nuk arriti të përcaktonte grupin e saj të gjakut apo ndonjë përputhje me grupet ekzistuese. Për shkak të kufizimeve teknologjike, rasti mbeti i pazgjidhur për 8 vjet.

    Në vitin 2019, studiuesit përdorën analizën moderne të sekuencimit gjenetik për ta rishqyrtuar rastin. Pas dy vitesh kërkimesh të hollësishme, u zbulua një mutacion në një gjen të quajtur PIGZ, i cili ndikon në mënyrën se si proteinat ngjiten në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

    Ky mutacion i rrallë e bën gruan të vetmen person në botë të pajtueshëm me vetveten për transfuzion gjaku. “Ajo është e vetmja që mund t’i japë vetes gjak,” tha biologu Thierry Peyrard nga institucioni francez i kërkimeve të gjakut, Établissement français du sang (EFS).

    Sistemet e grupeve të gjakut janë më komplekse nga sa mendohet zakonisht. Ato bazohen në praninë ose mungesën e antigjeneve në sipërfaqen e qelizave të kuqe, proteina apo sheqerna që sistemi imunitar i njeh si të njohura ose të huaja. Sistemi më i njohur është ABO, i zbuluar nga Karl Landsteiner në vitin 1901, i ndjekur nga sistemi Rh, që përcakton nëse jemi Rh pozitiv apo negativ.

    Kombinimi i këtyre dy sistemeve jep 8 grupet klasike të gjakut. Por sot njihen 45 sisteme të tjera nga Shoqata Ndërkombëtare e Transfuzionit, dhe “Gwada negativ” është tani i 48-ti në listë.

    Studiuesit shpresojnë të gjejnë persona të tjerë me këtë grup unik duke filluar kërkimin te dhuruesit e gjakut në Guadelupë, për shkak të lidhjes gjenetike që mund të ekzistojë mes popullatave me origjinë të përbashkët.

    “Sfidat me grupet e rralla të gjakut nënkuptojnë rëndësi jetike për kujdesin ndaj pacientëve. Zbulimi i tyre mund të shpëtojë jetë,” thuhet në deklaratën e EFS. / Science Alert – Syri.net

  • “Gwada negativ”/ Një grup i ri i rrallë gjaku identifikohet tek një grua nga Guadelupa

    “Gwada negativ”/ Një grup i ri i rrallë gjaku identifikohet tek një grua nga Guadelupa

    Foto ilustruese

    PARIS- Një zbulim i madh mjekësor ka ndodhur 15 vite pas zbulimit të tij fillestar. Shkencëtarët francezë konfirmuan se një grua nga Guadeloupa në Karaibe është e vetmja bartëse e njohur e një grupi të ri gjaku, jashtëzakonisht të rrallë, i cili është quajtur “Gwada negativ”.
    Kjo, sipas një deklarate nga Organizata Franceze e Dhurimit të Gjakut (EFS). Gruas, e cila jeton në Paris, iu mor një mostër gjaku në vitin 2011 gjatë një kontrolli rutinë para operacionit.
    “EFS sapo ka zbuluar sistemin e 48-të të grupeve të gjakut në botë!”- shkruhet në LinkedIn.
    Si u bë zbulimi?
    Sipas biologut mjekësor Thierry Peyrard të EFS-së, një antitrup “shumë i pazakontë” u identifikua për herë të parë tek pacienti në vitin 2011. Megjithatë, në atë kohë nuk kishte burimet e nevojshme për kërkime të mëtejshme. Shkencëtarët arritën të identifikonin një mutacion të rrallë gjenetik në vitin 2019.
    Gruaja trashëgoi grupin e rrallë të gjakut nga të dy prindërit e saj, të cilët ishin të dy bartës të mutacionit specifik. Emri “Gwada negativ” i atribuohet origjinës së pacientit (nga Guadeloupa – “Gwada” në zhargonin vendas). Emri u përqafua me entuziazëm nga komuniteti shkencor.
    Tani, shkencëtarët shpresojnë të gjejnë njerëz të tjerë me të njëjtin grup gjaku./ZËRI

  • Flamuri i UÇK-së nuk u lejua në stadium, OVL: Kur preket gjaku i dëshmorëve, preket liria për të cilën ata ranë!

    Flamuri i UÇK-së nuk u lejua në stadium, OVL: Kur preket gjaku i dëshmorëve, preket liria për të cilën ata ranë!

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër lidhur me një situatë të krijuar një ditë më parë gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, ku flamuri i UÇK-së u largua nga tribuna nga policia.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ata shkruajnë se kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë.

    ‘Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip’, shkruan OVL.

    Kujtojmë se gjatë ndeshjes së djeshme tifozët nuk u lejuan të futeshin në stadium me veshje në të cilën kishin të stampuar logon e UÇK-së apo materiale të tjera të identifikueshme me këtë logo.

    Po pavarësish kontrolleve, kishte nga ata që mundën të shpalosnin në tribuna flamurin e UÇK-së, por u ndaluan nga policia e cila në disa raste i ka hequr flamujt.

    Reagimi i plotë i OVL-se: 

    Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

    Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë.

    Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

    Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

    Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes, sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë dhe kujtesa është e shenjtë.

     

  • Shkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial universal që nuk kërkon përputhje të grupit të gjakut

    Shkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial universal që nuk kërkon përputhje të grupit të gjakut

    Studiues japonezë nga Kolegji Mjekësor i Mbrojtjes Kombëtare kanë arritur një përparim të madh shkencor: ata kanë krijuar një lloj gjaku artificial universal, i cili mund të përdoret për transfuzion te çdo pacient, pavarësisht grupit të gjakut. Ky zbulim premton të sjellë një revolucion në mjekësinë e emergjencës, trajtimin e traumave dhe kujdesin në situata ekstreme.
    Gjaku sintetik i krijuar përmban si komponentë qelizat e kuqe të gjakut ashtu edhe trombocitet – elementë thelbësorë për transportin e oksigjenit dhe ndalimin e gjakderdhjes. Në testimet e kryera me kafshë, gjaku artificial ka treguar rezultate shumë premtuese, duke arritur të shpëtojë jetën në 6 nga 10 raste me humbje të rëndë gjaku.

    Krahasuar me gjakun e dhuruar, i cili ka jetëgjatësi të kufizuar dhe kërkon përputhje të saktë të grupit të gjakut, ky gjak artificial ka disa përparësi të mëdha. Ai mund të ruhet për më shumë se një vit në temperaturë ambienti, çka e bën të përshtatshëm për përdorim në raste urgjente, në zona të largëta, apo në terrene lufte dhe katastrofa natyrore.
    Ky zhvillim mund të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të mjekësisë moderne – mungesën e gjakut të dhuruar dhe vështirësitë në përputhjen e grupit të gjakut në situata të ngutshme. Potenciali i gjakut artificial universal për të shpëtuar jetë dhe për të transformuar mënyrën si reagojmë ndaj emergjencave mjekësore është i jashtëzakonshëm, duke hapur një kapitull të ri në fushën e transfuzioneve dhe kujdesit shëndetësor.

  • “Gjurmë gjaku kudo”/ Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Ilaris

    “Gjurmë gjaku kudo”/ Dalin detaje të reja nga ekzekutimi i Ilaris

    Zbardhen detaje të reja tronditëse nga hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali, e cila u vra brutalisht nga Mark Antony Samson.
    Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç ka deklaruar i dyshuari në rrëfimin e tij. Viktima është goditur me thikë në zonën e qafës, duke shkaktuar një rrjedhje të madhe gjaku që ka përfunduar në muret e korridorit, dysheme dhe objekte të tjera të banesës.
    Ekspertët kanë përdorur luminol për të zbuluar gjurmët e fshira të gjakut në pllakën e dushit, në lavamanët e banjës dhe kuzhinës. Gjurmë të tjera janë gjetur edhe në dorezat dhe shkopinjtë e furçave të pastrimit, si dhe në një kuti kartoni të fshehur mbi një dollap.
    Njolla e madhe gjaku është zbuluar gjithashtu në brendësi të derës së përparme të majtë të automjetit të Samsonit, ku u gjetën edhe disa tufë flokësh të gjatë, të cilët dyshohet se i përkasin Ilarias.
    Pavarësisht përpjekjeve për të pastruar vendin e krimit më 26 mars, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë plotësisht. Trupi i pajetë i Ilarias u zbulua më 2 prill në një shpat mali.