Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë.
Mediat lokale në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Hasan Krasniqin.
Autoritetet kanë thënë se dyshojnë të jenë kryer vepra penale sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikimi i dokumentit zyrtar, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, konflikt i interesit, si dhe keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik.
Ato, gjithashtu, kanë bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin.
Në statutin e kësaj kompanie është e përcaktuar se, mes tjerash, ajo ka për obligim shërbimin e furnizimit me ujë, mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë, prodhimin dhe blerjen e ujit për plotësimin e kërkesës së konsumatorëve, mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të zeza dhe impianteve të tyre, dhe që mund realizojë çdo lloj operacioni financiar apo tregtar, i cili lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
Policia e ka ndaluar të dyshuarin Hasan Krasniqin edhe në mars të këtij viti për 48 orë, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i ka sekuestruar një laptop, telefon, si dhe mijëra euro.
Ai ishte arrestuar edhe në shkurt të vitit 2024 në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë, mirëpo nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh ishte arrestuar ai atëbotë.
Tag: gjakova
-

Zyrtari i Ujësjellësit “Gjakova” nën hetim: Prokuroria bastis shtëpinë dhe zyrat, dyshohet për korrupsion dhe mashtrim në prokurim
-

Policia kryen bastisje në objektin e KRU “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit të saj
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të hënën se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka kryer kontrolle në objektin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e kryeshefit ekzekutiv të kompanisë.
Mediat lokale në Kosovë raportojnë se bëhet fjalë për Hasan Krasniqin.
Autoritetet kanë thënë se dyshojnë të jenë kryer vepra penale sikurse keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikimi i dokumentit zyrtar, shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore, konflikt i interesit, si dhe keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik.Ato, gjithashtu, kanë bërë të ditur se gjatë operacionit policor janë sekuestruar prova materiale, që do të shërbejnë si prova për rastin.
Në statutin e kësaj kompanie është e përcaktuar se, mes tjerash, ajo ka për obligim shërbimin e furnizimit me ujë, mirëmbajtjen e sistemit të furnizimit me ujë, prodhimin dhe blerjen e ujit për plotësimin e kërkesës së konsumatorëve, mirëmbajtjen e sistemeve të ujërave të zeza dhe impianteve të tyre, dhe që mund realizojë çdo lloj operacioni financiar apo tregtar, i cili lidhet direkt apo indirekt me objektin e saj, brenda kufijve të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
Policia e ka ndaluar të dyshuarin Hasan Krasniqin edhe në mars të këtij viti për 48 orë, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe i ka sekuestruar një laptop, telefon, si dhe mijëra euro.
Ai ishte arrestuar edhe në shkurt të vitit 2024 në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë, mirëpo nuk është e qartë se mbi çfarë akuzash apo dyshimesh ishte arrestuar ai atë botë./REL -

Mitrovica dhe Gjakova po marrin stadiume të reja moderne
Punimet për ndërtimin e stadiumeve të reja në Mitrovicë dhe Gjakovë po zhvillohen me ritëm të shpejtë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se projektet po ecin sipas planit, duke sjellë kushte moderne për sportistët dhe tifozët. Këto investime synojnë të rrisin cilësinë e organizimit të ndeshjeve dhe aktiviteteve sportive, si dhe të nxisin zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe kombëtar.
Stadiumet e reja pritet të jenë jo vetëm qendra të futbollit, por edhe hapësira multifunksionale për evente të ndryshme komunitare./KultPlus.com
-

Mitrovica dhe Gjakova po bëhen me stadiume të reja moderne

20 medaljet e xhudos që lartësuan Kosovën në sportin ndërkombëtar
Adriatik BALLA
Sporti në Kosovë ka njohur disa arritje spektakolare dhe këtë e dëshmon më së miri numri i konsiderueshëm i medaljeve olimpike të fituar nga sportistët e Kosovës. Në fakt, xhudistët kosovarë kanë debutuar me medalje në të gjitha ngjarjet ndërkombëtare shumësportëshe për seniorë. Dhe prej të enjtes kanë medalje në të gjitha ngjarjet e rëndësishme shumësportëshe për të rritur e për të rinj. Janë plot 20 medalje që xhudistët i sollën vendit nga ngjarjet shumësportëshe për një dekadë prej se Kosova ka nisur të garojë në to. Medaljen e parë e fitoi Nora Gjakova në Lojërat Evropiane “Baku 2015”. Ishte edicioni i parë i Lojërave Evropiane, ngjarje që në fillim u vlerësua si Olimpiadë Evropiane. Për Kosovën ishte debutim në ngjarjet shumësportëshe. Pos historike, pjesëmarrja në Lojërat Evropiane në Baku ishte edhe disi festive. Për herë të parë sportistët e Kosovës parakalonin dhe garonin të barabartë me sportistë nga shumë vende të tjera në një ngjarje kulmore të shumë disiplinave sportive. Nora e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kilogramë, që ishte vlerësuar me “ngjyrë ari”. Medalja e 20-të u fitua të enjten në Shkup. Enise Zijade fitoi të bronztën në Festivalin Olimpik Veror Evropian për të Rinj (EYOF) që po mbahet në Shkup. Kjo ishte ngjarja e vetme shumësportëshe verore në të cilën xhudoja kosovare nuk kishte medalje. Dhe tani e ka.
Medalje në një aktivitet ku nuk e kishte emrin
EYOF-i po ashtu ishte ngjarja e vetme ku Kosova nuk kishte debutuar me medalje në xhudo. Që në pjesëmarrjet e para nga nxënësit e kryemjeshtrit Driton Kuka janë fituar medalje në Lojëra Evropiane, Lojëra Olimpike, Lojëra Mesdhetare dhe Lojëra Olimpike për të Rinj. “Është medalje që i ka munguar ekipit të xhudos. Jam shumë e lumtur që Enise Zijade e ka fituar këtë medalje. Por nuk jam aspak e befasuar për këtë sukses. Ka shumë vjet që ushtrojmë bashkë. Stërvitjen e parë e kemi që në gjashtë të mëngjesit. Jam e lumtur që mundi, sakrifica dhe djersa i është shpërblyer. Kjo medalje është jo vetëm për ekipin e xhudos, por për gjithë Kosovën, për gjithë sportin e Kosovës. Në krye me trajnerin tonë, Toni Kuka, rezultatet nuk kanë se si të mungojnë”, ka thënë Majlinda Kelmendi, trajnere e xhudistes së re, Zijade. Më meritori për këto medalje është kryemjeshtri Kuka. “Kur fitohen medaljet olimpike, flasim për kulminacionin në sport. Por gara të ndryshme edhe për grupmosha janë me rëndësi. Sidomos medalja e djeshme, që konfirmon vazhdimësinë e punës serioze. Nëse flasim për medaljet e fituara për një dekadë, mendoj se secila e ka rrëfimin e vet të veçantë. Si trajner jam me fat që kam arritur të fitoj çdo medalje të mundshme në sport. Jam krenar me nxënësit e mi dhe natyrisht me trajnerët që punojnë në ekipin tim”, tha Driton Kuka për “KOHA”-n e Prishtinës.
Lojërat Olimpike
Rio 2016: Majlinda Kelmendi – medalja e artë
Tokio 2020: Distria Krasniqi – medalja e artë
Tokio 2020: Nora Gjakova – medalja e artë
Paris 2024: Distria Krasniqi – medalja e argjendtë
Paris 2024: Laura Fazliu – medalja e bronztë
Lojërat Evropiane
Baku 2015: Nora Gjakova – medalja e bronztë
Minsk 2019: Majlinda Kelmendi – medalja e artë
Minsk 2019: Nora Gjakova – medalja e argjendtë
Minsk 2019: Loriana Kuka – medalja e bronztë
Lojërat Mesdhetare
Tarragona 2018: Distria Krasniqi – medalja e artë
Tarragona 2018: Nora Gjakova – medalja e artë
Tarragona 2018: Akil Gjakova – medalja e artë
Tarragona 2018: Loriana Kuka – medalja e argjendtë
Oran 2022: Distria Krasniqi – medalja e artë
Oran 2022: Laura Fazliu – medalja e artë
Oran 2022: Loriana Kuka – medalja e artë
Oran 2022: Akil Gjakova – medalja e bronztë
Oran 2022: Flaka Loxha – medalja e bronztë
Lojërat Olimpike për të Rinj
Buenos Aires 2018: Erza Muminoviq – medalja e bronztë
Festivali Olimpik Evropian për të Rinj
Shkupi 2025: Enise Zijade – medalja e bronztë