Tag: gjahu

  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio…

    Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio…

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie.
    Në fshatin Domen, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Kapen me armë gjahu dhe municion, procedohen penalisht dy persona

    Kapen me armë gjahu dhe municion, procedohen penalisht dy persona

    Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, teksa qarkullonin me armë gjahu dhe municion luftarak, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë në fuqi.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Domen, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin udhëtonin dy persona.
    Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës, si dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”.

    Sipas njoftimit, veprimet e Policisë janë pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e gjuetisë së paligjshme, si dhe për parandalimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me moratoriumin në fuqi.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy shtetasve të përfshirë në këtë rast.

  • Kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në Tepelenë

    Kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në Tepelenë

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi në bashkëpunim me një tjetër kërcënoi me armë gjahu një 23-vjeçar.
    Gjithashtu ata i dëmtuan të riut edhe makinën. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 31 tetor.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

    Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim

    Është proceduar 19-vjeçari, i cili kërcënoi me armë gjahu dhe dëmtoi automjetin e një personi në Tepelenë.

    Sipas policisë, shtetasi S.A, ishte shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, thuhet n

    Top Channel

  • Kërcënuan me armë gjahu të riun në Tepelenë, shpallet në kërkim 19-vjeçari, nis hetimi për një tjetër

    Kërcënuan me armë gjahu të riun në Tepelenë, shpallet në kërkim 19-vjeçari, nis hetimi për një tjetër

    Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim dhe një 20-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi kërcënuan me armë gjahu bashkëmoshatarin e tyre.
    Sipas njoftimit të policisë të rinjtë i kanë dëmtuar edhe makinën 23-vjeçarit, i cili gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 19-vjeçarit.
    Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe për shtetasin B. K., pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Shpallet në kërkim 19-vjeçari/ Kërcënuan me armë gjahu të riun, nis hetimi për një tjetër

    Shpallet në kërkim 19-vjeçari/ Kërcënuan me armë gjahu të riun, nis hetimi për një tjetër

    Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim dhe një 20-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi kërcënuan me armë gjahu bashkëmoshatarin e tyre.
    Sipas njoftimit të policisë të rinjtë i kanë dëmtuar edhe makinën 23-vjeçarit, i cili gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 19-vjeçarit.
    Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe për shtetasin B. K., pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Hetohen tre persona/ Kryenin gjueti të paligjshme tek Parku Kombëtar i Shebenikut, kapen në flagrancë duke…

    Hetohen tre persona/ Kryenin gjueti të paligjshme tek Parku Kombëtar i Shebenikut, kapen në flagrancë duke…

    Tre persona do të hetohen në gjendje të lirë nga Policia e Librazhdit u kapën në flagrancë me armë gjahu në fshatin Stërblevë, në rrugën që të çon në Parkun Kombëtar të Shebenikut.
    Gjatë kontrollit të kryer në makinën tip “Suzuki” që ata po lëviznin përveç armëve të gjahut blutë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 gjerdanë me fishekë.
    Njoftimi i policisë:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të paligjshme të gjuetisë, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, kanë parandaluar një rast të kësaj veprimtarie në zonë të mbrojtur.
    Në fshatin Stërblevë, në rrugën që të çon në Parkun Kombëtar të Shebenikut, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 shtetas duke udhëtuar me një automjet tip “Suzuki”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje dhe 2 gjerdanë me 30 fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, ku nisi procedimi penal për shtetasit O. D., 44 vjeç, L. D., 21 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

  • LAJM I FUNDIT – 59-vjeçari humb jetën me plagë arme në Cakran, Fier

    LAJM I FUNDIT – 59-vjeçari humb jetën me plagë arme në Cakran, Fier

    Ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Cakran të Fierit. Rreth orës 13:20, në ambientet e magazinës pranë banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, me plagë arme gjahu, shtetasi Shkëlqim Sadikaj, 59 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës me armë gjahu. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • E rëndë në Cakran, vetëvritet me armë gjahu 59-vjeçari

    E rëndë në Cakran, vetëvritet me armë gjahu 59-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Cakran të Fierit.

    Policia bën me dije se rreth orës 13:20, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Drogë dhe armë gjahu, dy të arrestuar në aksin “Nikël-Fushë Krujë’, sekuestrohen 10 kg kanabis

    Drogë dhe armë gjahu, dy të arrestuar në aksin “Nikël-Fushë Krujë’, sekuestrohen 10 kg kanabis

    Dy persona janë arrestuar në aksin ‘Nikël-Fushë Krujë’, pasi janë kapur me drogë dhe armë gjahu në automjet.

    Në kuadër të operacionit ‘Aksi’, ranë në pranga Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
    Në automjet u gjetën dhe sekuestruan 10 kg kanabis, 3 celularë dhe një armë gjahu pa leje.
    Njoftimi:
    Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.
    Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.
    Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.
    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
    Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
    Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.
    Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel