Tag: gjadrit

  • Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

    Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

    Një tjetër grup prej 50 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte.
    Emigrantët, të cilën do të transferohen në qendrën e Gjadrit, vijnë nga disa vende të ndryshme.
    Kjo është dërgesa e katërt e tillë nga Italia që prej fillimit të zbatimit të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
    Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, me mbërritjen e këtij grupi, numri i të pranishmëve në strukturën shqiptare shkon në rreth 50, ndërsa 30 persona tashmë janë deportuar nga kjo qendër.

  • Mbërrin në Shëngjin anija ‘Guardia Costiera’, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia nisen drejt kampit të Gjadrit

    Mbërrin në Shëngjin anija ‘Guardia Costiera’, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia nisen drejt kampit të Gjadrit

    Pasditen e sotme ka mbërritur në kampin e Gjadrit grupi i dytë i emigrantëve të dëbuar nga Italia, pasi u refuzua kërkesa e tyre për azil.

    Anija e rojes bregdetare italiane Guardia Costiera u ankorua në port në orën 17:00, duke sjellë 15 emigrantë të cilët më pas u transferuan drejt kampit të Gjadrit nën masa të rrepta sigurie. Sipas burimeve zyrtare, emigrantët hynë në ambientet e kampit rreth orës 19:15.

    Procedurat e regjistrimit dhe kontrollit mjekësor janë duke u zhvilluar nën masa të shtuara sigurie.

    Ky është kontingjenti i dytë i riatdhesuar në Shqipëri, pas grupit të parë prej 40 personash që mbërriti rreth tre javë më parë. Deri më tani, 16 prej tyre janë larguar nga kampi, pasi janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës, sipas burimeve pranë autoriteteve shqiptare.

  • Kampi i Gjadrit pret 15 emigrantë të rinj, nis faza e dytë e marrëveshjes me Italinë

    Kampi i Gjadrit pret 15 emigrantë të rinj, nis faza e dytë e marrëveshjes me Italinë

    Anija italiane është ankoruar në port dhe pritet që emigrantët të dërgohen më pas në kampin e Gjadrit nën masa të rrepta sigurie.
    Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve, pasi më herët mbërritën 40 emigrantë rreth 3 javë më parë ku 16 prej tyre deri tani janë larguar nga kampi i Gjadrit ku sipas burimeve janë riatdhesuar.

  • Largohen 16 emigrantë nga Gjadri. Dy riatdhesohen dhe 14 dërgohen në Itali për t’u deportuar

    Largohen 16 emigrantë nga Gjadri. Dy riatdhesohen dhe 14 dërgohen në Itali për t’u deportuar

    Emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë kanë nisur të largohen.
    Sipas burimeve, 16 nga 40 personat e vendosur pak javë më parë janë larguar nga kjo strukturë.
    Dy prej tyre janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës dhe 14 të tjerë janë dërguar në Itali në pritje të deportimit.
    Procedurat po kryhen konform rregullave të përcaktuara, në bazë të dekretit të qeverisë Meloni të miratuar më 28 mars të këtij viti.
    41 emigrantët mbërritën në Shëngjin me anijen “Libra” më 8 prill.
    Ata janë kontingjentë kriminalë, ndaj iu është refuzuar azili në Itali, pasi bëhet fjalë për persona të akuzuar ose të dënuar për krime; vrasje të mbetur në tentativë, dhunë seksuale, lëndime të rënda, pornografi me fëmijë, vjedhje, grabitje, nxitje të miturve dhe posedim të lëndëve narkotike.
    Që prej mbërritjes në Gjadër një pjesë e tyre janë bërë protagonistë të veprimeve të dhunshme, duke detyruar autoritetet që të shtojnë nivelin e sigurisë në këtë strukturë. Në bazë të dekretit të qeverisë italiane, kontingjente të tilla qëndrojnë në kampin e Gjadrit derisa të deportohen në vendet e tyre të origjinës, ku afati maksimal i qëndrimit do të jetë 18 muaj.
    Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht, për një periudhë deri në 28 ditë, azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane. Me dekretin e ri të qeverise Meloni, “Gjadri” do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili.

  • Kampi i Gjadrit, media italiane: Janë “zhdukur” 16 emigrantë…

    Kampi i Gjadrit, media italiane: Janë “zhdukur” 16 emigrantë…

    Media italiane “La Stampa” raporton këtë të hënë se nga 41 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë, kanë mbetur vetëm 25.
    “La Stampa” thekson se “nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që ata bënë brenda kampit pak javë më parë, duke thyer xhama e orendi, e ku dy prej tyre mbetën të plagosur lehtë me thikë.
    Sipas këtij artikulli të medias italiane, askush nuk do ta kishte ditur nëse Cecilia Strada, anëtare e Parlamentit Europian për Partinë Demokratike në Itali, nuk do të kishte vendosur të kryente një inspektim të ri të shtunën dhe të dielën e kaluar.
    Pamja që shfaqet, siç shpjegojnë Cecilia Strada dhe deputetja e PD-së Rachele Scarpa, është e “një strukture krejtësisht e papërshtatshme” dhe një heshtjeje shqetësuese institucionale.
    Avokatja Rosa Guerra, tha: Shkova për intervistë dhe klienti im nuk ishte. Nga 41 personat e transferuar në Shqipëri dy javë më parë, 25 janë aty. Ku janë 16 të tjerët? Pyetni parlamentarët. Nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar në përgjigje të pyetjeve tona, as për akseset e ndryshme në dokumente të kryera, kështu që duhet ta nxjerrim këtë përfundim duke krahasuar informacionin publik, regjistrin e ngjarjeve kritike, informacionin nga avokatët.
    Nga rindërtimi, Cecilia Strada dhe Rachele Scarpa shpjegojnë se para së gjithash ka një person që “u çua në Shqipëri pasditen e 11 prillit dhe u soll përsëri në Itali mëngjesin e datës 12, pa hyrë as në Qendrën e Kujdesit Shëndetësor”.
    Po ashtu shtuan se “nga 15 personat e tjerë të zhdukur nga apeli, ne besojmë se ka të ngjarë që gjashtë të jenë kthyer në Itali.

  • “Shqipëria nën rrezik”, Vasili: Rama bëri pazare me territorin, Gjadri bazë për trafik emigrantësh

    “Shqipëria nën rrezik”, Vasili: Rama bëri pazare me territorin, Gjadri bazë për trafik emigrantësh

    Deputeti i PL, Petrit Vasili thotë se përdorimi i kampit të Gjadrit si bazë e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, ishte paralajmëruar më herët nga opozita.
    Ligjvënësi i PL, përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se, disa prej emigrantëve të ardhur nga Italia dhe që janë akomoduar në kampin e Gjadrit janë zhdukur, duke shtuar dyshime për pazare të Ramës me territorin e Shqipërisë.
    Sipas Vasilit,  qëndrimet e Ramës, se vendi ynë po i dilte në krah Italisë për të përballuar fluksin e emigrantëve, janë vetëm broçkull të kryeministrit, duke shtuar se qeveria e tij, çdo ditë për shfaq pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga të rëndat, që do të kenë shqiptarët në të ardhmen.
    Statusi
    Emigrantet e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Rames!
    U paralajmerua qe ne krye te heres nga opozita qe kampi i Gjadrit i ngritur sipas Marreveshjes me Italine do sherbente per emigracionin e paligjshem dhe grupet e trafikanteve drejtojne largimin ilegal per ne Europe.
    Dhe keshtu ndodhi 16 emigrante jane zhdukur nga 40 emigrante, qe erdhen.
    Te gjithe kujtojne brockullat e Rames, qe gjoja po i dilte ne krah Italise per perballimin e emigranteve.
    Edi Rama ben pazare me teritorin e Shqiperise duke e kthyer ne nje baze te trafikimit te emigranteve te paligjshem.
    Marreveshja me Italine e trumbetuar me aq buje degradoi per faqe te zeze thjesht dhe vetem sherbeu per ca dite propagande per Ramen.
    Çdo dite e Rames ne qeveri vetem pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga me te rendat do te kene shqiptaret.

  • ‘Emigrantët zhduken nga Gjadri’/ Vasili: Rama pazare me territorin shqiptar, e ka kthyer në bazë trafikimi!

    ‘Emigrantët zhduken nga Gjadri’/ Vasili: Rama pazare me territorin shqiptar, e ka kthyer në bazë trafikimi!

    Deputeti i PL, Petrit Vasili thotë se përdorimi i kampit të Gjadrit si bazë e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, ishte paralajmëruar më herët nga opozita.

    Ligjvënësi i PL, përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se, disa prej emigrantëve të ardhur nga Italia dhe që janë akomoduar në kampin e Gjadrit janë zhdukur, duke shtuar dyshime për pazare të Ramës me territorin e Shqipërisë.

    Sipas Vasilit,  qëndrimet e Ramës, se vendi ynë po i dilte në krah Italisë për të përballuar fluksin e emigrantëve, janë vetëm broçkull të kryeministrit, duke shtuar se qeveria e tij, çdo ditë për shfaq pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga të rëndat, që do të kenë shqiptarët në të ardhmen.

    Statusi

    Emigrantet e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Rames!

    U paralajmerua qe ne krye te heres nga opozita qe kampi i Gjadrit i ngritur sipas Marreveshjes me Italine do sherbente per emigracionin e paligjshem dhe grupet e trafikanteve drejtojne largimin ilegal per ne Europe.

    Dhe keshtu ndodhi 16 emigrante jane zhdukur nga 40 emigrante, qe erdhen.

    Te gjithe kujtojne brockullat e Rames, qe gjoja po i dilte ne krah Italise per perballimin e emigranteve.

    Edi Rama ben pazare me teritorin e Shqiperise duke e kthyer ne nje baze te trafikimit te emigranteve te paligjshem.

    Marreveshja me Italine e trumbetuar me aq buje degradoi per faqe te zeze thjesht dhe vetem sherbeu per ca dite propagande per Ramen.

    Çdo dite e Rames ne qeveri vetem pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga me te rendat do te kene shqiptaret.

  • Çfarë po ndodh?/ Mediat italiane: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

    Çfarë po ndodh?/ Mediat italiane: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

    Mediat italiane, duke iu referuar Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, aktualisht kanë mbetur vetëm 25.
    Nuk dihet ende nëse 16 emigrantët e tjerë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo ndodhen në dhoma izolimi si pasojë e revoltës së ndodhur dy javë më parë në kampin e Gjadrit.
    Ndërkohë, një tjetër çështje që ka hapur diskutime lidhet me procedurat e azilit, në rast se një emigrant kërkon azil gjatë qëndrimit në Gjadër, procesi rinis nga e para, dhe personi duhet të rikthehet menjëherë në Itali për të ndjekur procedurat përkatëse.

  • Shitës trëndafilash me precedentë penalë, kush është emigranti i parë që u riatdhesua nga kampi i Gjadrit

    Shitës trëndafilash me precedentë penalë, kush është emigranti i parë që u riatdhesua nga kampi i Gjadrit

    Sa i ka kushtuar Italisë kthimi në Bangladesh i emigrantit të parë (dhe për momentin i vetmi) i ndaluar në qendrën e riatdhesimit në Gjadër? Jo më pak se 6.000 euro dhe ky është një vlerësim minimal duke marrë parasysh se shpenzimet kanë qenë të paktën dyfish më të larta se kostoja mesatare e një dëbimi, që vetë ministria e Brendshme italiane e ka përditësuar për vitin 2024 nga 2.500 në rreth 2.800 euro. Kjo pa përfshirë udhëtimet e përsëritura mes Italisë dhe Shqipërisë.
    Shitësi i trëndafilave që donte të kthehej në shtëpi
    Fahim, 49 vjeç, nga Bangladeshi, shitës trëndafilash në restorantet e Romës, me disa precedentë penalë të lehtë dhe pa leje qëndrimi. Ai do të mbahet mend si i pari që është dëbuar nga qendra e Gjadrit, por jo nga Shqipëria. Sepse protokolli i nënshkruar me Tiranën nuk e parashikon dëbimin direkt nga territori shqiptar – për të dhe të gjithë të tjerët që do të ndjekin të njëjtën rrugë, është e nevojshme rikthimi në Itali përpara fluturimit të dëbimit.
    Historia e tij është treguar ditët e fundit edhe në emisionin e Rai-t “Il Cavallo e La Torre”. Fahim u ndalua gjatë një kontrolli në Romë dhe u shpall emigrant i parregullt, fillimisht u dërgua në qendrën e Ponte Galeria. Duket se ai vetë kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer në vendlindje dhe nuk kishte ndërmend të kundërshtonte dëbimin, që mund të ishte kryer lehtësisht direkt nga Roma brenda pak ditësh.
    Katër udhëtime në shtatë ditë
    Por kur duhej të paraqitej përpara gjyqtarit, Fahimi u mor papritur dhe u transferua në Brindisi (udhëtimi i parë), prej nga u nis me anije (udhëtimi i dytë) drejt portit të Shëngjinit, bashkë me 39 migrantë të tjerë. Në Shqipëri qëndroi vetëm një javë, më pas u kthye në Itali (udhëtimi i tretë), dhe prej andej (udhëtimi i katërt dhe i fundit) u nis më në fund me avion drejt Bangladeshit.
    Shpenzime të shumëfishuara
    Mungesa e transparencës mbi atë që ndodh në qendrën e Gjadrit nuk lejon informacion të detajuar, por duke marrë parasysh se çdo i dëbuar shoqërohet nga dy policë, kostot për çdo udhëtim shumëzohen me tre. Kështu, një dëbim që mund të kryhej nga Italia përmes kostos standarde prej 2.800 euro, është shoqëruar me një sërë shpenzimesh të panevojshme për udhëtimet Romë–Brindisi, Brindisi–Shqipëri dhe kthim për tre persona.
    Dhe kush kërkon azil, duhet të kthehet në Itali
    Udhëtime të tjera janë bërë të domosdoshme për rikthimin në Itali të tre emigrantëve të tjerë të transferuar në Gjadër para pak ditësh: dy prej tyre për shkak të problemeve të shëndetit mendor që (me vonesë) janë konsideruar të papajtueshme me mbajtjen në qendër, dhe i treti sepse ndërkohë ka kërkuar azil. Ndryshe nga sa kishte deklaruar ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Romë kanë vendosur se një migrant që pret dëbimin, por ndërkohë kërkon azil, nuk mund të mbahet në Shqipëri. Për pasojë, edhe ai është rikthyer në Itali – duke krijuar një precedent që mund të shkaktojë një përplasje të re mes gjyqësorit dhe qeverisë./La Repubblica

  • Tensione në kampin e Gjadrit, 10 emigrantë në izolim pas akteve të dhunës

    Tensione në kampin e Gjadrit, 10 emigrantë në izolim pas akteve të dhunës

    Dhjetë emigrantë të strehuar në kampin e Gjadrit janë vendosur në izolim pas protestave dhe akteve të dhunës që shpërthyen pak ditë më parë në brendësi të qendrës. Ata tani lejohen të takohen vetëm me avokatët e tyre dhe po mbahen në qeli të ndërtuara enkas për raste të tilla.
    Sipas mediave italiane, incidentet nisën menjëherë pas mbërritjes së kontingjentit të parë prej 40 emigrantësh në Shqipëri më 11 prill, të cilët u transportuan me anijen “Libra” drejt portit të Shëngjinit. Ata janë persona që u është refuzuar kërkesa për azil në Itali dhe pritet të qëndrojnë në Shqipëri deri në 18 muaj përpara riatdhesimit në vendet e origjinës.
    Në përplasjet e brendshme janë dëmtuar dhomat e kampit, janë thyer xhama dhe shkatërruar dyshekë e pajisje të tjera. Mediat raportojnë gjithashtu se tre persona kanë pësuar lëndime të lehta nga përdorimi i thikave gjatë incidenteve.
    Autoritetet italiane, të cilat menaxhojnë administrimin e brendshëm të kampit sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, kanë ndërhyrë duke identifikuar dhe izoluar emigrantët më problematikë. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, deklaroi se shumë prej këtyre individëve janë të akuzuar apo dënuar më parë për vepra të rënda penale, si tentativa vrasjeje, dhunë seksuale, trafik droge dhe vepra të tjera kriminale.
    Kampi i Gjadrit, i cili fillimisht u konceptua si qendër pritjeje për emigrantët, tashmë po funksionon si qendër ndalimi për emigrantët që janë refuzuar nga sistemi italian i azilit, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni.