Tag: gixhari

  • “Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

    “Kush të ka kërcënuar ty?!”/ Olta Gixhari i kërkon shpjegim Milaim Zekës

    Milaim Zeka ishte i ftuar në një intervistë për “UëTëFë Show” në Andale Media, ku moderatorët Fatos Sulo dhe Artemis Senja e përfshinë në sfidën e rubrikës “Caliente”. Detyra? T’i telefononte Oltës Gixhari vetëm për ta përshëndetur.
    Telefonata mori një kthesë të papritur sapo Olta u përgjigj. Pas një përshëndetjeje të shkurtër, ajo u fut menjëherë në temë dhe i kërkoi llogari për deklaratat e tij:
    “Pse del me ato deklarata se nuk të kam thënë kurrë? Unë s’flas kurrë nëpër televizione, po ti si s’pushon? Kush të ka kërcënuar ty? Unë të kam kërcënuar?”
    Milaimi, që para telefonatës dukej i qetë dhe i sigurt, nisi të qeshte i zënë ngushtë, pasi Olta po e “vërshëllente” direkt. Ai ndryshoi tonin dhe nuk dukej më aq i bindur për pretendimin se ishte kërcënuar prej saj:
    “S’më ke kërcënuar, por… dëgjo, je në emision live. Të mora vetëm të të uroj shumë sukses ty dhe Leonorës.”
    Olta e mbylli bisedën shkurt:
    “Faleminderit, me mend në kokë.”
    Në fund, mbetet e qartë se Milaimi mund t’i ketë ekzagjeruar deklaratat e mëparshme, ku kishte pohuar se Olta e kishte “kërcënuar” duke i kërkuar të mos përmendte më Morinën, madje duke aluduar se ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga roli i opinionistit në “Big Brother VIP Kosova”.

  • “Le të han Olta”, Sasa e ofendoi keq në Prime. Del videoja e fortë

    “Le të han Olta”, Sasa e ofendoi keq në Prime. Del videoja e fortë

    Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 15:20
    Në “Prime” të së premtes në Big Brother Kosova Vip 4, opinionistja Olta Gixhari u përfshi në një debat të nxehtë rreth sjelljeve të Sases brenda shtëpisë, duke e vlerësuar një prej veprimeve të saj si “kërcënuese”.
    Gjatë analizës së klipit, ku Sasa shihet duke ia tërhequr jorganin Labit dhe duke e prekur atë në një moment tensioni, Olta deklaroi se situata ishte tejet e papërshtatshme dhe se një gjest i tillë, nëse do të ishte bërë nga një mashkull ndaj një femre, do të sillte pasoja shumë më të rënda.

    “Nëse këtë veprim do t’ia bënte Labi Sases, ai do të dilte me zarf të zi”, u shpreh Gixhari, duke aluduar se produksioni mund të jetë i prirur të zbatojë standarde të dyfishta në bazë gjinie.

    Deklarata e saj ndezi reagime të menjëhershme në studio, por duket se më së shumti e preku vetë Sasën, e cila nga shtëpia reagoi me nervozizëm ndaj komenteve të opinionistes. Në një moment, ajo u dëgjua duke thënë me ironi dhe acarim: “Le të han Olta, le të han”.

  • ‘Lali kthehu, Tirana është qelbur’/ Olta Gixhari ‘në gjunjë’ për Veliajn: Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë…

    ‘Lali kthehu, Tirana është qelbur’/ Olta Gixhari ‘në gjunjë’ për Veliajn: Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë…

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mbështetës të shumtë të Veliajt kanë shprehur hapur gëzimin e tyre, ndërsa ndër zërat publikë që reaguan ishte edhe aktorja e njohur Olta Gixhari.
    Përmes një postimi në Instagram, Gixhari ndau një mesazh emocionues në mbështetje të Veliajt, të shoqëruar me një fotografi të tij.“Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e duam më shumë në mungesë. Jo çdo e keqe vjen për keq, Lali. Tirana është qelbur dhe në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton,” shkroi aktorja në story-n e saj.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili u publikua pak ditë më parë, argumenton se shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak dhe miratimi nga Qeveria u kryen në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas gjykatës, justifikimi se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për tre muaj nuk përbënte bazë ligjore për shkarkim.
    Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej datës 10 shkurt, ndërkohë që proceset ligjore ndaj tij janë ende në zhvillim.

  • Olta Gixhari rrëfen se po përballet me një problem të rëndë shëndetësor

    Olta Gixhari rrëfen se po përballet me një problem të rëndë shëndetësor

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • ‘Nuk është ende momenti për t’i…’/ Olta Gixhari zbulon projektet e reja

    ‘Nuk është ende momenti për t’i…’/ Olta Gixhari zbulon projektet e reja

    Aktorja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Olta Gixhari ka zbuluar përmes një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram se po përgatitet për rikthimin në ekran, por pa dhënë shumë detaje. Një ndjekës e pyeti nëse ka ndonjë projekt në televizion, film apo teatër, dhe përgjigjja e saj la të kuptohet se surprizat janë afër.
    “Jam duke punuar për dy projekte, mezi pres t’i ndaj me ju, por nuk është ende momenti”, shkroi Olta Gixhari, duke ngjallur kureshtje te ndjekësit për atë që pritet të vijë. Pyetjet e tjera kishin lidhje me memesine, dy djemte, xhelozite mes tyre si dhe ne lidhje me peshen e saj, e cila pas lindjes, duhet pranuar se duket ne top forme.
    Kjo deklaratë vjen pas një periudhe në të cilën Olta ka qenë më e rezervuar për angazhimet e saj, ndërkohë që ndjekësit presin rikthimin e saj në ndonjë projekt televiziv apo filmik.
    Megjithëse aktorja nuk ka dhënë më shumë detaje, energjia dhe entuziazmi me të cilin e bëri postimin lënë të kuptohet se bëhet fjalë për projekte të rëndësishme që do ta rikthejnë fuqishëm në qendër të vëmendjes.
    Kujtojme se Olta ka qene opinioniste ne ‘Big Brother vip Kosova’, mbase nuk i dihet, mund ta shohim ne kolltukun e opinionistes ne Big-un e Shqipërisë.

  • Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

    Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

    Moderatorja dhe aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka vendosur t’i japë fund pyetjeve të shumta që ka marrë kohët e fundit nga ndjekësit në rrjete sociale për ndryshimin në syrin e saj. Në një “Ask me a question” në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Çfarë të ka ndodhur te syri?”
    Olta vendosi të përgjigjej hapur, duke sqaruar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa.
    Ajo shkroi:
    “Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”.- shkroi ajo, duke i “vene kapakun” kësaj pyetje.
    Me këtë reagim, Olta ka bërë të qartë se ndodhet në një moment delikat dhe kërkon privatësi lidhur me situatën e saj shëndetësore. Pavarësisht kësaj, mesazhi i saj është pritur me shumë dashuri dhe mbështetje nga fansat, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë dhe forcë për ta kaluar këtë periudhë.
    Mbase Olta do tregojë më vonë se çfarë po kalon.

  • ‘Moment i rëndë’/ Gerta Gixhari ngushëllon Gjestin pas humbjes së vëllait

    ‘Moment i rëndë’/ Gerta Gixhari ngushëllon Gjestin pas humbjes së vëllait

    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Gerta Gixhari, ka shprehur dhimbjen dhe mbështetjen e saj për Gjestin, i cili është prekur nga një tragjedi familjare pas humbjes së vëllait të tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gixhari shkruan se nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë këtë dhimbje, por ajo dërgon ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij.
    “Uroj që Zoti t’ju japë forcë ty dhe familjes tënde në këtë moment kaq të rëndë, dhe shpirti i tij të prehet në paqe,” shkroi Gixhari, duke shoqëruar mesazhin me një emoji paqeje.
    Ky reagim vjen pas dhjetëra mesazheve të ngjashme nga figura publike që i janë gjendur pranë Gjestit në këtë moment të vështirë.

    Si ndodhi aksidenti?
    Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
    Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
    Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.

  • Gerta Gixhari dhe Rozana Radi rikthehen në ekran

    Gerta Gixhari dhe Rozana Radi rikthehen në ekran

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

    Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

    Sot Gerta Gixhari feston ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse do të kishte një urim publik prej kësaj të fundit në rrjete sociale. Mirëpo Olta ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj personale të Instagrami-t, teksa shkruan:
    “Gëzuar ditëlindjen dashuri!”– shoqëruar me një imazh të shkrepur gjatë momentit të takimit të tyre kur Gerta Gixhari ishte pjesë e formatit të njohur “BBVA”.
    Ky postim hedh sërish poshtë zërat për një krisje të marrëdhënies mes dy motrave.
     
     

  • Gerta Gixhari bën deklaratën e fortë për Eglin dhe Gjestin

    Gerta Gixhari bën deklaratën e fortë për Eglin dhe Gjestin

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA